Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Fri May 04, 2012 8:58 am

First topic message reminder :

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Zd4f7a1975



Organizata sekrete ...''Gestapo''


Gestapo gjermanisht: Geheime Staatspolizei, shqip Policia sekrete shtetërore, zakonisht shkurtuar si Gestapo, ishte policia politike e Rajhut të Tretë. Anëtarët e saj ishin të rekrutuar nga radhët e oficerëve të karrierës të policisë dhe roli dhe organizimi i saj është themeluar nga Hermann Goering pasi Adolf Hitleri erdhi në pushtet në mars 1933. Rudolf Diels ishte kreu i parë i organizatës, fillimisht e quajti 1A Departamentit të Policisë së Shtetit prusian.

[You must be registered and logged in to see this link.]
Simboli i Gestapo

Detyra e Gestapos ishte për të hetuar dhe luftuar "të gjitha tendencat e rrezikshme për shtetin." Kishte autoritet për të hetuar rastet e spiunazhit tradhëtisë dhe sabotazhit, dhe në rastet e sulmeve kriminale ndaj Partisë Naziste dhe shtetit. Veprimet e Gestapos nuk kishin të kufizim ligjor apo gjyqësor.

Werner Best juristi nazit shprehej në këtë drejtim: "Për sa kohë që Gestapo ... zbaton vullnetin e udhëheqsit, është duke vepruar ligjërisht. " Gestapos përjashtohej edhe nga përgjegjësia prej gjykatave administrative, ku qytetarët mund të drejtoheshin për ta detyruar që ajo të vepronte në përputhje me ligjin.

Gestapo abuzonte shumë me fuqinë e saj, e tillë është Schutzhaft ose paraburgimi, pa procedurë gjyqësore, dhe dërgimi në kampet e përqendrimit. Njerëzit e arrestuar nën tortura të vazhdueshme firmosnin vetë dokumentin e burgosjes së tyre. Në vitin 1934, Goering,nën presionin e Heinrich Himmler, ranë dakord për ti kaluar kontrollin e Gestapos SS.

Në vitin 1936 Reinhard Heydrich u emërua shef dhe Heinrich Müller, përgjegjës i operacioneve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gestapo u zgjerua me një staf prej 45.000 njësi. Ajo ka ndihmuar në kontrollin e zonave të pushtuara të Europës dhe ishte e prirur për të identifikuar hebrenjtë, socialistët, homoseksualët dhe për transportuar në kampet e përqëndrimit. Në gjyqin e Nurembergut e gjithë organizata u arrestua dhe u ndoq penalisht dhe dënua për krime kundër njerëzimit.


Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Sun Jan 13, 2013 4:38 pm, edituar 2 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Tue Dec 11, 2012 8:29 am


Salvatore Riina,shefi historik i Cosa Nostras

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Tot%C3%B2+riina

PNentëmbëdhjetë vjet më parë, më 15 janar 1993 në Palermo, arrestohet shefi historik i Cosa Nostras siciliane, krimineli më i kërkuar në botë deri atëherë, Salvatore Rina. Ishte hetimi i shkëlqyer i karabinierisë se Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të të cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”, që do të finalizohej me kapjen e bosit të bosëve.

I lindur në fshatin Korleone në vitin 1930, sot ai është 82 vjeç. Veprimtaria e tij si “njeri i nderuar”, fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitrolozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafies në vend. Në krah të Lixhos, qelluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Riina.

Jeta e tij ishte thjeshte,ashtu si eshte jeta e një të arratisuri, që e ka zanafillen në muajin qershor të vitit 1969. Nuk ka patur asnjë burim zyrtar, që të vërë në dukje praninë në Sicili, gjatë gjithë periudhës para arrestimit të tij. Tre rrethana të rëndësishme do të lidhen me arratisjen: Martesa, lindja e fëmijëve dhe Korleone.

Fillimisht ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zevëndesoi Navarren. Gjate kësaj kohe ka bashkëpunuar sidomos me Bernardo Provencanon. Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj te vitit l974.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Mafia-giovanni_912233i

Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ja arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane. Për pushtetin e Riinas, fliste në hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Këtë e bën pas rikthimit nga udhetimi i shkurtër në SHBA, ku kishte shkuar për të takuar prokurorin e New Yorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhattanit, Ricard Martin.

“Por shefi i Cosa Nostras nuk ishte më Luciano Lixho, por Salvatore Riina. Është ai, që nga vendi i arratisjes, drejtonte trafikët më të mëdha të drogës në gjysmën e Botës. Dhe është gjithmonë ai prapa çdo ngjarje të përgjakeshme”, kishte thënë Falkone. Hetuesit shpjegojnë shkallën e ngjitjes zyrtare të Toto Riina-s në majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin në vitin l981.

Është viti i fillimit të luftës së familjeve mafioze me njera tjetren për pushtet. Nga njëra anë është klani i “korleonezëve” dhe nga ana tjetër boset Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade dhe Salvatore Inzerilo, që përfaqsonin mafien palermitane. Në më pak se dhjetë vjet, kronistët përshkruajnë skenat e një çmëndurie të vërtetë, të kryer ndërmjet qytetit dhe provincës.

“Eshtë luftë “familjesh” që përballen me interesa. Vriten ndërmjet tyre. Pas disa muajsh do të vijë paqja dhe gjithëçka do të kthehet si më parë. Në se për momentin qëllohet, është vetëm problem aleancash dhe ndarje territoresh. Me arritjen e marëveshjes, gjithëçka do të harrohet”, shkruajnë hetuesit. Duken optimistë. Nuk imagjinojnë se shpejtë do të duhet të merren me “korleonezët”, këtë grup mafiozësh me origjinë nga Korleone, që bosët palermitanë do t’i përcaktojnë si “fshatarë”, domethënë ata që vijnë nga fshati.

Të parët që do te japin sinjalet e luftës me “korleonezët”, janë don Gaetano Badalamenti, bosi historik i Cinisi-t, Tomazo Busheta, i “familjes” Porta Nuova dhe Stefano Bontade, që në ambientet e Cosa Nostras quhej “Princi” i Villagrazia. Është fillimi i viteve ’80. I pari që përfundon në shënjestrën e armëve të zjarrit të vrasësve të Toto Riina-s është Stefano Bontade.

Është mbremja e 23 prillit 1981. Bontade vritet në Rrugën “Aloi”, një rrugë që kryqëzohet me atë “Regione Siciliana”. Policët e sektorit të policisë kriminale gjejnë trupin e Bontades brenda në Alfa Romeon e tij. Fytyra e bosit është shpërfytyruar nga një numer i madh plumbash. Pak do t’i kishte shërbyer pistoleta kalibër 7,65, me karikatorin e dyfishtë në rripin e pantallonave.

“Vrasja e Stefano Bontades ishte vendosur me siguri nga “korleonezët”, në bashkëpunim me persona të tjerë të afërt te Bontade-s”, do të thoshte ish bosi Tomazo Busheta në vitin l984, kur ai do të fillonte bashkëpunimin me drejtësinë palermitane. Dy burgime të përjetshme jepen për këtë vrasje, që do te sinjalizonte fillimin e “luftës” ndërmjet “familjeve” palermitane dhe atyre “korleoneze”.

Për këtë vrasje Riina dënohet me burgim të perjetshëm, ndërsa njëzetë e pesë bashkëpunëtore të tjerë të prezumuar të tij, ndër të cilët “korleonezi” Bernardo Provencano, marrin pafajësi. Por në vitet e para ’90, do të arrijnë zbulimet e të penduarve dhe çështja e vrasjes së Bontades do të rihapet. Do të tregojnë detaje para prokurorëve palermitanë të penduarit Gaspare Mutolo dhe Xhuzepe Markeze, të cilët sqarojnë detajet mbi eliminimin e Stefano Bontade-s: “Stefano e paguan me jetë projektin për një komplot kundër Riina-s”. Dhe ishte vërtetë i sigurt don Toto Riina që në harkun e pak viteve do të arrinte në majën e Cosa Nostras.

Ai do të thoshte para bashkëpunëtoreve të tij se :” Është vetëm çështje kohe, mjafton të detyrohen disa familje palermitane të bashkohen me ne dhe ajo që mbetet do të jetë vetëm një lojë fëmijësh” Fjalë profetike këto të Toto Riina-s: do të kalonte të gjitha pengesat duke masakruar dhe eliminuar “armiqtë”. Në projektet e Riina-s nuk parashikohej vetëm vrasja, apo thjeshtë egzekutimi mafioz.

Objektivi i tij ishte të vritet në mënyrë të dukshme, të jepen sinjale, te cilat nuk lenë shteg për ekuivoke, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë. Për të nuk mund të kishte “familje” neutrale:” Në se nuk janë me mua, janë armiq”, thoshte shefi i “korleonezëve”, ndërsa vendoste dënimin me vdekje te Stefano Bontade-s. Të njëjtin fund si Bontade, do të kishte Salvatore Inzerilo, shef i mafies së lagjes palermitane te “Passo di Rigano”. Tetëmbëdhjetë ditë pas vrasjes së Bontades, do të ndodhte pusia kundër Inzerilos.

Eshtë 11 maj 1981. Kishte kaluar pak nga ora 12.20, kur zëri i një njeriu anonim do të njoftojë policinë se në Rrugën “Bruneleski” është kufoma e një njeriu.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Inzerillo01g
Salvatore Inzerilo

Kur agjentët e seksionit të vrasjeve të policisë kriminale arrijnë në vendin e saktësuar nga telefonisti misterioz, do të gjejnë trupin e Salvatore Inzerilos. Në gjoks kishte një revolver 357 Magnum. Fytyra e bosit nuk mund të njihej, e shpërfytyruar nga plumbat.

“Dhe janë dy”, thonë hetuesit. Policia dhe karabinierët i kanë vendosur në një relacion të dy vrasjet dhe kuptojnë shpejtë se të dy bosët palermitanë janë vrarë nga “korleonezët”, sepse të dyja vrasjet bënin pjesë në të njëjtin projekt kriminal: vrasja Bontade lexohet së bashku me atë te Inzerilos. Ata do të eliminoheshin sepse ” janë elementë pengues në ngjitjen e Riina-s”. Edhe për vrasjen e Inzerilos do të hetohen dhe dërgohen në gjyq rreth tridhjetë mafiozë, ndër të cilët i zakonshmi Toto Riina. Por megjithatë çmenduria nuk ndalon këtu.

I penduari Mutolo do të flasë rreth vrasjes së shefit te tij Rosario Rikobono i “familjes Partanna-Mondello dhe gjashtë personave të tjerë. Mutolo tregon para hetuesve se grupi i lidhur me Riçobonon, më parë do të mbytet me litar dhe pastaj trupat e tyre do të shuhen në acid. Një vrasje e paralajmëruar kjo e Rikobono-s. Toto Riina nuk do t’a kishte falur kurrë vendimin për shkëputje nga “korleonezët”.

Riina dhe Provencano kishin mbërthyer sytë mbi Palermon dhe mbi një numër të madh biznesesh që nga kryeqendra siciliane gërshetoheshin me pjesën tjetër të botës, mbi të gjitha për trafikun e drogës, si dhe miliona dollarët e “kombinuar” me SHBA, Amerikën e Jugut dhe Italinë.

Të njëjtin fat si Rikobono do të prisnin të gjithë bosët e tjerë “jo besnike”. Masakrohen Filipo Markeze, shef i familjes “Corso dei Mille”, Pino Greko, dhe Pietro Mesikati Vitale.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 150px-MarcheseOrganizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRF3jPbXXwHfgqEuPs-cN6nbbpZKwhZK6KePAywF-t944d4kLowdw Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSd8IWnZrun1AnYeZAfBqbwkM3uFAR8ftJ1pEYyG7mdXWHsjoxAjQ Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 24001159

Por janë vetëm disa nga një numer i madh njerëzish të mafies të vrarë me urdhër te don Toto Riina. Njëri nga të fundit “njerëz të nderuar” të eliminuar me urdhër të don Toto Riina, do të ishte Xhovani Bontade, vëllai i Stefano Bontades, i cili asgjesohet bashkë me gruan e tij.

Do të eliminonte me të vërtetë çfarëdolloj pengese don Toto Riina. Atje ku nuk arrinte vetë “delegonte” njeriun që, – sikundër shprehet prokurori Xhovani Tinebra- ishte gjithmonë në një nivel me të: Bernardo Provencano, që me Riinan kishin qenë të preferuarit e Luciano Lixhos. “Sipermarrja të vret”, titulloheshin faqet e para të gazetave siciliane në vitet ’70.

Është pikërisht kështu, kush kundërshtonte sistemin rreth të cilit xhironin dhjetra miliarda rrezikonte të zhdukej nga qarkullimi. Janë vite të korrupsionit, ku xhironin dhe pastroheshin para rreth qindra miliona në veprimtari të ligjëshme në dukje. Janë të penduarit që shpjegojnë para magjistratëve palermitanë, se cilat ishin mekanizmat e përdorura për dhënien e sipërmarrjeve publike.

Ata flasin edhe për rregullin e 15 përqindshit, një shifër fikse, një metaforë, që nënvizon rregullin lidhur me veprimtarinë e sipërmarrjes. Në thelb, një sistem ryshfeti që për shume vite kishte mbajtur të shtrënguar ekuilibret ndërmjet politikanëve të korruptuar, afaristëve dhe majës së Cosa Nostras me në krye Toto Riina.

Bosi i Cosa Nostres, do të ishte urdheruesi direkt edhe i vrasjes së njerëzve të institucioneve që do ta pengonin në rrugën e tij kriminale, si gjyqtari Gaetano Costa, prokurorët Roko Kinici, Xhovani Falkone, Paolo Borsellino, punonjësit e policisë dhe karabinierisë, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumë e shumë të tjerë. Sidoqofte ky personazh sot, prej pesëmbëdhjetë vjetësh është në burg, ku ruhet 24 orë plus 24 orë dhe ende nuk ka pranuar të thote asnjë fjalë…Nga ky qëndrim stoik, ai nuk lëvizi edhe pas arrestimit të djalit të tij, Xhovani Riina, kur u mendua se do te “thyhej”.

Pas arrestimit të Riinas, falë punës së karabinierisë, Policisë dhe sidomos Prokurorisë së Palermos e Kaltanisetas me prokurorët Kazeli, Tinebra, Lo Forte, Natoli, Skarpinato, Teskaroli, Xhordano, Grasso etj,do të bëhej e mundur identifikimi dhe kapja e të tjerë shefa mafioze, si Benedeto Santapaola, Leoluka Bagarela, Xhovani Bruska, Pietro Alieri, Salvatore Kancemi, Antonino Xhufre, Rafaele Ganci, Bernardo Provencano, Salvatore Lo Pikolo,etj.Rreth jetës së Salvatore Riines dhe familjes së tij, ende ka shumë mistere.

Me arrestimin e Toto Riines dhe bosëve të tjerë, nuk do të thotë se Cosa Nostra është rrëzuar. Ajo vepron, por tashmë me e kamufluar, me e rafinuar. Në krye të saj, mendohet se është Mateo Messina Denaro, rreth 45 vjeç, një bos mafioz i një brezi tjetër me të ri, i cili gjendet prej vitesh në arrati….

Megjithatë, sipas Prokurorit Nacional të Antimafies italiane Piero Graso, nuk është se aktualisht egziston një Komision në krye të organizimit mafioz, sikunder ishte më parë, në periudhën e Toto Riines.

Për Toto Riinen janë realizuar ekranizime, si “Shef i shefave” dhe “Ultimo”.Po ashtu janë shkruar edhe libra, si “Toto Riina” dhe “Korleonezet”.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 6:05 pm


Kush janë përgjuesit ligjor dhe ilegal për shqiptarët..?


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRIst3div44PxfSJPUYKuFMYSpD60vKJ8MjRGCGbTEidN1snVMJCQ

Përgjimet që kryhen nga strukturat e shtetit tonë dhe që njihen nga gjykata bëhen të gjitha me lejen e Prokurorisë së Përgjithshme. Por, ka nga ato përgjime që bëhen vetëm për parandalim, siç i realizon Shërbimi Informativ Shtetëror, apo struktura të tjera.

Megjithatë, veç prokurorisë, policisë dhe SHISH, që dihen botërisht se bëjnë përgjime, ekzistojnë edhe institucione të tjera, që kryejnë veprime të tilla. Sot, aktualisht ka vetëm një bërthamë përgjimesh, e cila në bashkëpunim me kompanitë celulare është e instaluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që pritet që një e dytë të realizohet në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Prokuroria

Institucioni kryesor i përgjimeve është pikërisht prokuroria. Ajo ka bashkëpunim të ngushtë me SHISH dhe policinë. Çdo përgjim, kryesisht ato të dosjeve të korrupsionit, që paraqiten në gjykatë janë realizuar me urdhër të Prokurores së Përgjithshme. Por, ekzistojnë edhe përgjime të tjera, të cilat realizohen për vepra të ndryshme penale, që kërkohen më së shumti nga policia. Megjithatë, vetë uniformat blu nuk kanë akses përgjimi telefonik, por disponojnë mjetet dhe kanë akses përgjimi ambiental.

Sa i përket përgjimit të celularëve, në çdo rast policia duhet t’i drejtohet organit të akuzës. Kompanitë celulare instalojnë të gjithë bazën për kodet e nevojshme dhe përshtatin të gjithë infrastrukturën në zyrat e përgjimit. Më pas vendoset numri në përgjim, nëpërmjet klonimit dhe hetuesi dëgjon të gjitha bisedat.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSaYgMtpOEcvw-wzW76yLyHpwOWzdYQivD-1btEUrlN3nCNt-80oQ

Prokurori i Përgjithshëm mund të autorizojë edhe institucione ndërkombëtare për përgjime. Bashkëpunim të ngushtë ka pasur me shtetin italian, ku drejtësia e këtij vendi ka të gjitha aparaturat që mund të përgjojnë edhe numra shqiptarë, krahas atyre italianë. Por gjithmonë këto përgjime, nëse do të përdoren në gjykatë, kalojnë nga dora e Prokurorit të Përgjithshëm.

Policia

Kohët e fundit, policia ka kërkuar që autorizimi i përgjimeve të jetë më i lehtë, por kjo kërkon ndryshime ligjore. Madje, krerët e policisë kanë kërkuar përgjime edhe në mjetet e transportit, por ato nuk lejohen për arsye se cilësohen pronë private dhe jo publike. Ndërkohë, në lidhje me rastin e parë të përgjimit të një telefoni në Shqipëri, mësohet se ka ndodhur shumë vite më parë dhe u realizua gjatë një pengmarrje në Vlorë, kur morën peng djalin e një biznesmeni.

Autorët mbanin kontakte me një nga policët, i cili u tregonte planin e policisë çdo ditë, kështu që ata mund të spostoheshin nga vendi i fshehjes. Thuhet se një shef që erdhi nga Tirana e nuhati këtë punë dhe një mëngjes i rreshtoi të gjithë policët. U mori celularët e ndezur dhe pengmarrësit telefonuan në njërin prej tyre. Bashkëpunimi me një kompani celulare bëri që të gjendej cili numër e kishte marrë dhe ku gjendej në atë moment. Falë kësaj, autorët u kapën.

SHISH

Në bazë të aparaturave që ka, shërbimi sekret mund të bëjë përgjime të ndryshme, pa pasur nevojë ndihmën e të tjerëve. Por, përgjimet e tyre, janë parandaluese, siç ishte rasti i përgjimit të mesazheve kërcënuese ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Aparatura i kapi këto sms, para se të mbërrinin në antenë dhe nuk i lejoi që ato të shkonin në celularin e Ramës. Shërbimi Informativ mund të përgjojë qindra numra njëkohësisht për nevoja të ndryshme për sigurinë kombëtare.

SHIU dhe Garda

Organizma të tjerë shtetërorë që kanë aparatura përgjimi janë Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Garda e Republikës. Madje, kohët e fundit, opozita akuzoi SHIU-n se ka përdorur një aparaturë të blerë për përgjimin antiligjor të deputetëve të Partisë Socialiste, duke abuzuar me detyrën shtetërore. Ndërkaq, Garda është përfolur shumë për përgjime, por më shumë për antipërgjues, ose aparatura që nuk lejojnë sinjalet telefonikë. Madje, më 21 janar 2011, Garda, me aparaturat e saj zhduku të gjitha sinjalet telefonike në afërsi të Kryeministrisë.

Nga ana tjetër, tashmë edhe zyra në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po bëhet me bërthamë përgjimesh. Aparaturat janë instaluar pothuajse komplet, por ende nuk është vendosur vënia në punë e tyre. Në përgjimet e ndryshme mund të bien qytetarë të ndryshëm, por nëse ata rezultojnë se nuk janë të përfshirë në afera të ndryshme të jashtëligjshme, emrat e tyre zhduken nga bërthama e përgjimeve dhe është e rreptësishtë e ndaluar që bisedat e përgjuara të publikohen.

Në shkurt të vitit 2009, me anë të një vendimi të posaçëm, Kryeministri Berisha ngre strukturën e hetimit tatimor, e cila drejtohet nga Agim Shehu. Me anë të kësaj strukture, tatimet kanë mundësi të investigojnë me forma të ndryshme shkeljet e biznesit. Përgjimi i telefonit nuk është mjet i përdorur nga tatimet, pasi mungojnë pajisjet, por ka të drejtë ta kërkojë tek institucionet kompetente.

Struktura e departamentit operativ-hetimor ka të drejtë të mbledhë, përpunojë, ruajë, analizojë, shfrytëzojë dhe shpërndajë informacionin për shkeljet e dyshuara, të mundshme ose faktike, në fushën e tatimeve dhe të taksave nga subjektet tatimpaguese.

Kjo strukturë, mund të marrë të dhëna nga burime legale ose nga bashkëpunimi i fshehtë me individë. Në vendim thuhet se, bashkëpunimi i fshehtë me individë, bëhet kurdoherë me marrëveshje, në bazë të vullnetit të lirë, pa shpërblim ose me shpërblim, duke ruajtur, kurdoherë, sekretin e marrëveshjes dhe të informacionit.

Aparatura me vlerë 400 mijë USD në tregun e zi

Ka aparatura në treg që kushtojnë mbi 400 mijë dollarë dhe u shiten vetëm organizmave shtetërorë. Edhe po të kesh para duhet ta blesh me “mik”. Këto aparatura janë kompjuterë të fuqishëm që imitojnë antenat dhe marrin gjithë thirrjet e celularëve të zonës, për t’ua çuar më pas antenave reale, që mund të jenë pak më tutje.

Gjatë kalimit të informacionit, kompjuteri bën miliona llogaritje për të gjetur kodet e komunikimit mes një celulari dhe kompanisë së celularëve. Këto aparatura duhet të gjenden në afërsi të celularit që duhet përgjuar, gjë që limiton shumë dobishmërinë. Nga ana tjetër prodhojnë valë shumë të fuqishme që mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut.

“FlexiSpy”, spiuni për të përgjuar bashkëshorten”

Ekziston një program i njohur si FlexiSpy. Në bazë të informacionit nga kompania, e cila e prodhoi këtë program, ai lejon përgjimin e bisedave telefonike në celular, regjistrimin e thirrjeve si edhe SMS-ve, mbajtjen e arkivit me të gjitha thirrjet, si edhe kohëzgjatjen e tyre.

Të gjitha këto të dhëna mund të bien në dorë të personit të interesuar, nëpërmjet një lidhje online. FlexiSPY është reklamuar si program që “lejon përdoruesit e tij të shikojnë nëse i tradhton gruaja”. Në fakt, është shumë i shtrenjtë. Punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformën S60 të “Nokia”-s. FlexiSPY nuk është i vetmi program, i cili lehtëson përgjimet.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Sat Jan 12, 2013 7:51 pm


Shahram Amiri, një histori spiunazhi?


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Abc_gma_brianross_100714_wg

Shkencëtari iranian ka udhëtuar drejt Iranit, derisa debati për fatin e tij vazhdon. Historia e Shahram Amirit, shkencëtarit iranian, duket si e dalë nga romanet e spiunazhit. Ambasada e Pakistanit në Uashington, që mbulon dhe interesat iraniane në këtë vend, pohoi se një person që pretendonte se ishte Shahram Amiri u paraqit ditë më parë në këtë ambasadë dhe kërkoi të largohej drejt Iranit, pasi ishte rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë nga ana e tyre pohuan se Amiri ka qenë gjithmonë i lirë për t’u larguar në vendin e tij. Shkencëtari iranian u zhduk në Arabinë Saudite, derisa merrte pjesë në peligrinazhin drejt Mekës. Qeveria iraniane prej kohësh deklaron se Amiri u rrëmbye nga agjentët e CIA-s.

Qeveria amerikane kryesisht ka zgjedhur heshtjen lidhur me rastin e Amirit, deri në deklaratën e një dite më parë të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. “Zoti Amiri ka qenë në Shtetet e Bashkuara me vullnetin e tij të lirë dhe është po ashtu i lirë që të largohet”, deklaroi Klinton. Lajmi se Amiri kishte kërkuar strehim u bë së pari publik nga televizioni iranian, i cili shtoi se Teherani po bënte të gjitha përpjekjet për kthimin e tij.

Mediat iraniane kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara shpresojnë në një kthim pa zhurmë të Amirit, në mënyrë që të mbulohet historia e rrëmbimit. Zhvillimet në ambasadë janë të fundit në morinë e mistereve që kanë rrethuar identitetin e vërtetë dhe vendndodhjen e Amirit për më shumë se një vit. Në qershor, televizioni iranian transmetoi një video, në të cilën njeriu që e identifikoi veten si Amiri, thoshte se ishte rrëmbyer nga CIA dhe agjentët e Arabisë Saudite më 3 qershor të 2009-s.

“Quhem Sharam Amiri. Sot është 5 prill, 2010, dhe gjendem në Taskoni të Shteteve të Bashkuara, pasi jam rrëmbyer nga forcat amerikane dhe saudite”. “U rrëmbeva në Medina të Arabisë Saudite, më injektuan diçka dhe për pasojë isha i pavetëdijshëm për disa ditë, derisa më transferuan në Shtetet e Bashkuara. Këtu, gjatë tetë muajve, kam qenë subjekt i torturave”, thuhej në videon e televizionit iranian.

Pak ditë më vonë, në një tjetër video, një person që dukej i njëjtë me atë të videos të transmetuar në Iran, u shfaq në YouTube. “Jam në Amerikë dhe synoj të vazhdoj arsimimin tim në këtë vend. Jam i lirë dhe i siguroj të gjithë se jam i sigurt”, deklaronte një tjetër person i identifikuar si Amiri.

Lufta e videove vazhdoi, por Reul Mark Gereht, specialist për Lindjen e Mesme dhe ish-pjesëtar i shërbimeve të fshehta të CIA-s, thotë: “Padyshim se CIA nuk e ka rrëmbyer, pasi agjencia nuk bën gjëra të tilla. Nuk është produktive për ta të bëjnë veprime të kësaj natyre”.

Ai shton se vendimi i Amirit për t’u kthyer në Iran mund të lidhet me kërcënimet që mund t’u jenë bërë të afërmve të tij, apo thjesht një ndjenjë nostalgjie e malli. Gereht nënvizon se cilado qoftë arsyeja e kthimit të Amirit në Iran, nuk do të jetë lehtë. Qeveria iraniane mund ta përdorë për pak kohë për interesa propagandistike e më pas do të ashpërsojë qëndrimin ndaj tij. Deri atëherë, kjo histori duket se do të jetë në vëmendjen e mediave edhe për disa kohë.
...

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Sun Jan 13, 2013 10:59 am


Margaret Gertruda Cele (Mata Hari), e vërteta e një agjenteje të bukur.


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Mata-hari2

Jeta, rekrutimi dhe tradhëtia e madhe që i bënë francezët.

Margaret Gertruda Cele lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s’dihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Një herë duke lexuar gazetën, që merrej me kombinimet bashkëshortore, hasi në propozimin e dorës dhe zemrës së një kapiteni të ushtrive koloniale , Rudolf Makleon.

Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr. Burri filloi të sillej gjithmonë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t’i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore.

Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spuinazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh. Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit ? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.

Valltarja e bukur

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQBFcxfJH_aN8GeL9SNrOaqlti1EpQOTsR3-wW7ns7p5EB62xnh

Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë. Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj.

Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë “syri i mëngjesit” a diçka e tillë, pasi askush nuk e di me saktësi. Ajo do të interpretonte në spektakle të paparë, me valle rituale përzjerë me striptizëm dhe Parisi, Vjena , Berlini. Amsterdami, Roma dhe Monte Karlo paraluftës ranë në gjunjë para saj. Fitoi shumë dhe bleuvilae letra me vlerë. Por nuk dihet sesi një ditë u zhdukën të gjitha këto dhe ajo mbeti ngushte duke iu fshehur kreditoreve…

Rekrutimi

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQvfLpVIJ2YGmNZvfgTXmodVZOB3f7gBtYJJt2VdMheQmBmkfxrqw

Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëhere pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me gërmën H shënoheshin agjentët e vjetër. Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta.

Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Në gjyq ajo tregoi: “Në Gjermani policia gëzon të drejtën e censurës për kostumet që përdoren në teatër. Mua më thanë se isha zhveshur më shumë sesa duhej. Prefekti erdhi të më kqyrte dhe aty u njohëm”. Këtu mund të shtohet se kreu i policisë, njeri i njohur në qytet vështirë se mund të shfaqej ne shoqërinë e një gruaje , jo më pak të njohur nëse ajo do të kishte qenë vertete agjente e tij. Veç kësaj policia i qëndronte larg spiunazhit, e sidomos atij ushtarak.

Vendimi fatal

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcTlWBviq4P1fs-cmBe-nZEx3ek10tKFvXULBl-f5rSp149-1eh6

Megjithatë Mata Hari ishte gjithmonë nevojtare për të holla. Në këto kushte ajo mori një vendim fatal për veten e saj : ‘Nëse shërbimi gjerman më dha kaq shumë për hiçgjë pse të mos mjel dhe atë francez?” Mata Hari kërkoi një takim me shefin e kundërzbulimit, kapitenin Ladu dhe sebep për një takim të tillë nxori kërkesën për një leje kalimi në qytetin kufitar Vitel, në të cilin e kishte ftuar kryetari i Bashkisë pak kohë më parë.

Bisedoi gjatë me Ladunë dhe hyri në shërbim të francezëve, pa përmendur fare faktin se i përkiste ndërkohë edhe zbulimit gjerman. Kur u ndanë Ladu , shumë inteligjent, i la të kuptonte se e këshillonte të mos punonte në dy fronte njëkohësisht, pasi mund të përfundonte shumë keq. Mata Hari iu përgjigj me një frazë të stërholluar, që donte të thoshte se ajo do t’i qëndronte deri në fund besnike shërbimit francez.

Veprimtaria në Spanjë

Duke lënë Mata Harin në Spanjë, Ladu vepronte me siguri. Zbulimi francez kishte kapur shifrën me të cilën atasheu ushtarak gjerman nëMadridkomunikonte me komanden nëBerlin. Pak kohë më parë një agjent i çoi Ladusë një telegram të deshifruar: “NëMadridka ardhur agjenti H-21. Ai arriti të penetrojë në zbulimin francez. Kërkon udhëzime dhe të holla.

Jep të dhënat që vijojnë për vendndodhjen e reparteve…po ashtu tregon se shtetari francez N është në marrëdhënie të ngushta me një princeshë të huaj”.Në telegramin e kthimit thuhej : “Agjenti H-21 të kthehet menjëherë në Francë dhe të vazhdojë punën. Të marrë çekun Kremer prej 5 mijë frangash në Kotuar d’Eskont”. Siç u sqarua më pas jo të gjitha të dhënat për repartet franceze ishin të sakta.

Nga i dashuri i saj rezidenti gjerman Hans fon Kale , Mata Hari mësoi se gjermanët ishin në dijeni të desantimit të planifikuar të anglezëve në një port maroken dhe ishin bërë gati ta godisnin atë. Ajo për të shmangur tragjedinë shkoi menjëherë tek rezidenti francez nëMadrid, kolonel Davinju dhe raportoi për atë çfarë kishte mësuar.. Por gjermanet duke e ditur kodin e francezëve kapen telegramin e Davinjus dhe i tërhoqën vërejtje të rëndë Hans fon Kale, që nga ana e tij pati dyshime të forta për Mata Harin dhe u grind shumë keq me të duke e akuzuar se: “ U kishte dhënë francezëve një informatë që nuk duhej të dilte”.

Por në të gjithë këtë histori Mata Hari kuptoi atë që shërbimi francez nuk kishte kuptuar prej kohësh. Gjermanët deshifronin të gjitha mesazhet e tyre. Ajo shkoi përsëri tek Davinju dhe e lajmëroi duke shpëtuar kështu me mijëra jetë njerëzish. Por Mata Harri nuk u shpërblye asnjëherë . Ajo shkoi nëParispër të marrë milionin e premtuar nga Ladu …

Arrestimi

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSbgPt5kPneUgEIRzfBuJu9o5RSmtHt6iMvMcQih-_j5vEd78Lk

Më 13 shkurt policia franceze e arrestoi. Ku ta dinte Mata Harri se ajo ishte konsideruar fajtore për fundosjen e 17 anijeve të aleateve dhe vrasjen e qindra ushtarëve. Duhej një fajtor dhe për këtë Mata Harri ishte e përshtatshme. Hetimi vazhdoi disa muaj. Në 24 korrik 1017 ajo shkoi në gjyq. Gjendjen e saj e përkeqësonte dhe fakti se të gjitha hetimet bazoheshin në truallin pjellor të opinionit publik të shqetësuar nga dështimi i të ashtuquajturit Operacioni Nivel-mësymja pranverore e trupave franceze.

Për këtë dështim akuzoheshin spiunet gjermane dhe mbi të gjithë Mata Harri. Edhe pse specialistët e shpjegonin këtë dështim me një sërë shkaqesh të tjera profesionale, duhej një kokëturku. Mata Harri dhe legjenda e thurrur për të ishte ideale. Akuzohej për spiunazh dhe për përfitime të shumave të mëdha nga gjermanët në këmbim të lajmeve. Edhe pse Mata Harri u shpjegoi se një pjesë të mirë të parave ajo i kishte fituar nga shërbime të tjera, asgjë nuk piu ujë. Ajo u dënua njëzëri me vdekje.

Fundi

Margarita Cele e priti vdekjen e vetme ne qelinë e burgut Sen-Lazar. Në momentin kur shkuan për ta marrë në qeli ajo është përgjigjur gjithë teka : “Kaq shpejtë? Që pa gdhirë !”. Nuk piu cigaren e fundit që i dhanë, por një gotë grog. Propozimit të pastorit për t’u falur i është përgjigjur: “Nuk kam dëshirë t’u falem francezëve. Megjithatë njëlloj janë. Jeta asgjë, asgjë dhe vdekja. Vdekja, gjumi, endrrat, ç’rëndësi kanë të gjitha? A nuk janë njëlloj ? Sot apo nesër, në shtrat apo në shëtitje ? Gjithçka është e gënjeshtërt”.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Z

E lejuan të shkruajë tre letra të shkurtra: një për farë nëpunësi të lartë, një për vajzën dhe një për të dashurin Vadim. Pranë derës së burgut qëndronin pesë makina. Në atë mëngjes të vrejtur dhe tërë lagështi ajo u pushkatua në rrethinat e poligonit Vensen. Në momentin e pushkatimit duke shikuar në qiellin e lagësht të mëngjesit, kërkoi të mos ia lidhnin sytë dhe buzëqeshi…Jeta, aventurat dhe sidomos vdekja e Mata Harit krijuan shumë mite.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQds_-E5reUMIEFJ51Nf7yJM5JTVuoASt5wYGQ4wdQFx1I-xWO6YA

Informatori anglez Bernard Njumen ka shkruar: “Përgjithësisht nuk dëshiroj të them se dikur nuk ka ekzistuar një grua informatore, veprimtaria e së cilës të jetë e shquar Mes tyre ke qene një Mata Harri, por edhe ajo nuk ka kryar as të qindën e asaj ç’ka i atribuohet në aventurat romantike , apo as një të mijtën e asaj që thuhet për të në gjoja librat më seriozë”. Jeta tokësore e Mata Harit vazhdoi nëpër ekrane dhe në shumë filma ku spikasin “E turpëruara” me Marlen Ditrih në 1931 dhe “Mata Harri” e luajtur nga Greta Garbo.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Tue Jan 29, 2013 9:34 am


Shin Bet,sherbimi teper sekret izraelit


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Shin-beit

Ju ftoj te shihni dokumentarin mbi sherbimin teper sekret Izraelit Shin Bet, e cila ka per detyre te mbroje shtetin Izraelit nga terrorizmi!Gjate 30 viteve te fundit Shin Bet ka patur vetem 6 udheheqes.Linku i meposhtem eshte vetem nje paraqitje e shkurter e dokumentarit.




Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Albani-Explorer Mon Feb 04, 2013 3:13 pm


Kim Philby - agjentit britanik i dyfisht



Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSeR-hAQS3ls_mZ04yln7X2q-X20img5s6p6mQ58BpVAFKyYKEMYA

50 vjet më parë, më 23 janar 1963, një ndër agjentët më të rëndësishëm të zbulimit britanik, Kim Philby, u arratis në Moskë. Agjenti i dyfishtë ishte pjesë e së ashtuquajturës "Pesëshe e Kembrixhit", një grup agjentësh që i kalonte sekrete Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1930 deri në mesin e viteve 1950, ndërkohë që punonin për shërbimin e kundërzbulimit britanik MI-6.

Në vitin 1963, Lindja dhe Perëndimi ndaluan provat e armëve bërthamore në atmosferë. Fuqitë e mëdha bërthamore u mblodhën në Moskë në janar të atij viti. Ato nënshkruan një marrëveshje, e cila në perëndim u quajt hapi i parë drejt shkrirjes në Luftën e Ftohtë.

Por megjithë këto lëvizje diplomatike, agjentët e zbulimit të të dyja palëve nuk e kishin ndërprerë për asnjë çast Luftën e Ftohtë.
Mes këtyre agjentëve ishte Kim Philby, emri i plotë i të cilit ishte Harold Adrian Russell "Kim" Philby.

Philby njihet si agjenti që i solli më shumë dëm zbulimit perëndimor, sepse ai u dha sovjetikëve sekrete për 26 vjet me radhë deri sa u arratis në Moskë në vitin 1963.
Philby mendohet se ishte njeriu që u zbuloi sovjetikëve planet e shërbimeve të fshehta të zbulimit britanik, i cili në bashkëpunim me zbulimin amerikan dërgonte në Shqipëri agjentë për të përmbysur regjimin komunist shqiptar. Në Atë kohë, Philby shërbente si ndërmjetës i britanikëve me amerikanët. Si rrjedhojë, operacionet e Perëndimit në Shqipëri përfunduan me dështim dhe agjentët shqiptarë të rekrutuar nga grupet e emigrantëve u pushkatuan ose përfunduan në burgjet e regjimit.

Në korrik të vitit 1963, zyrtarët sovjetikë njoftuan se Kim Philby-t i ishte dhënë strehim politik si dhe shtetësia sovjetike.

Në vitin 1988, kur vdiq në mohën 76-vjeçare, për Philby-n KGB-ja sovjetike organizoi një funeral me ceremoni të plota dhe, megjithë ndryshimet politike në Rusinë pas-sovjetike, shërbimi i fshehtë i vendit ende e konsideron atë si hero.
Mikhail Lyubimov, agjent sovjetik në Londër nga viti 1961 deri më 1965, thotë se Philby besonte në çështjen e komunizmit.

"Mendoj se Philby ishte vërtet një njeri i madh. Jam takuar shumë herë me të dhe kemi pirë shumë uiski bashkë. Por përse u bë ai agjent i sovjetikëve? Sepse në atë kohë ai ishte komunist dhe detyra e çdo komunisti ishte të ndihmonte në çështjen e revolucionit botëror, për ta kthyer botën në socialiste. Megjithëse nuk ishte anëtar i hapur i Partisë Komuniste, ai merrte pjesë në shumë mbledhje."

Lyubimov ishte eprori i Philby-t në Moskë, i emëruar në këtë detyrë nga Drejtoria e Parë e KGB-së që merrej me zbulimin e huaj.

Në vitin 1965, Lyubimov u shpall person i padëshirueshëm dhe u dëbua nga Britania.
Pas arratisjes, Philby u mbajt pothuajse nën arrest shtëpiak në Moskë dhe të gjithë ata që i shkonin për vizitë kontrolloheshin nga KGB-ja.
Lyubimov e shpjegon qëndrimin e Philby-t me dëshirën e tij për të plotësuar detyrën si komunist për të përhapur politikat sovjetike në botë, pasi sipas tij, alternativa do të ishte të rreshtohej me Hitlerin pas Paktit të Mynihut të 29 shtatorit 1938.

Rusët ngulin këmbë se ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të KGB-së, Philby nuk morri kurrë para nga sovjetikët.

Viktor Kremenyuk, analist politik, thotë se arratisja e Philby-t u motivua nga pikëpamjet e tij socialiste, por në fund të fundit ai ishte një tradhtar.

"Jo sepse ata kishin nevojë për para por thjesht sepse ishin intelektualë që besonin në të ardhmen e ideve komuniste. Ndërsa për palën tjetër kjo ishte një tradhti ndaj vendit, ishte një krim."

Kremenyuk thotë se Philby dhe agjentët e tjerë që punonin në Britani për Bashkimin Sovjetik, shumë shpejt e kuptuan se regjimi që ata ndihmuan ishte totalitar.

"Regjimi diktatorial bazohej në terrorin, në veprime të paligjshme dhe në shumë gjëra të tjera të urryera, të papranueshme për çdo evropian të cilësdo bindjeje."

Kremenyuk thotë se Philby, ashtu si dhe agjentë të tjerë që punuan për sovjetikët, u zhgënjyen nga regjimi sovjetik.

Që nga arratisja e tij në vitin 1963, Philby i kaloi të 18 vitet e fundit të jetës në Moskë, ku jetoi i vetmuar, i zhgënjyer nga komunizmi dhe në luftë të përhershme me alkoholizmin.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Tue Feb 26, 2013 8:53 am


Akademikja dhe spiunja Margaret Hasluck


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSP_X3tFPxerjudCyODlVwe1BDcvz9mzOcPve7TayaBpwdyw2aL

“Gruaja jonë në Shqipëri: Jeta e Margaret Hasluck, akademike dhe spiune”. Ky është libri që studiuesi Bejtulla Destani i ka kushtuar një prej femrave më të njohura të spiunazhit anglez, i cili pritet të dalë së shpejti nga Qendra për Studime Shqiptare në Londër

Margaret HasluckKur Margaret Hasluck udhëtoi drejt Shqipërisë nuk e mendonte se nuk do ta harronte kurrë këtë vend. Anglezja me sytë e mëdhenj të zezë dhe flokët që i mbante gjithnjë nën qafë, mendonte vetëm diçka teksa bënte gati rrobat për të mbërritur në vendin që e kishte njohur vetëm përmes letrave, “të mund të harronte kujtimin e të shoqit”.

Ishte vetëm 38 vjeç dhe burri me të cilin kishte kaluar momentet më të bukura të dashurisë kishte vetëm tre vjet që ishte ndarë nga jeta për shkak të tuberkulozit. Kjo humbje e kishte ndryshuar Margaret. Vajza që dashuronte librat, tashmë kishte zgjedhur si shpëtim prej dhembjes studimin. Vendet e reja, dhe kërkimet shkencore u bënë një si një motiv për të ecur përpara.

Dhe Shqipëria nuk ishte e panjohur për të. Ferderick Hasluck burri me të cilin ajo u martua më vitin 1912, dhe që për vite me radhë drejtoi shkollën britanike të Athinës, e kishte pasur Shqipërinë shpesh pjesë të studimeve. Në tryezën e tij të punës, Margaret kishte lexuar disa histori, për vendin që ndodhej shumë pranë Greqisë, dhe të cilin ajo do ta vizitonte vetëm kur Ferderik nuk do të ishte më pranë saj. Ajo mbërriti në Shqipëri në vitin 1923 dhe u vendos për të jetuar në qytetin e Elbasanit.

Gruaja që vishej plot stil, dhe që dinte të fliste bukur jo vetëm për letërsinë angleze, e cila pëlqente bisedat me njerëzit, dhe kërkonte të eksploronte gjithçka të panjohur të atij qyteti do të bëhej shumë shpejt pjesë e kastës intelektuale të asaj kohe. Në rrugicat e ngushta të kalasë apo në rrugët që zgjaten tej në bulevardin kryesor të qytetit, ajo do të shëtiste shpesh mbrëmjeve me një burrë, që do të gjente tek anglezja, një bashkëbiseduese të veçantë, të cilën do të donte ta takonte shpesh për të ndarë mendimet e tij.

Ky burrë ishte Lef Nosi, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf e politikan… Miqësia e tyre do të ishte shumë e veçantë, aq sa kur vite më vonë Margaret u detyrua ta linte Shqipërinë, vetëm diçka kishte në mendje, “fatin e mikut të saj”. Janë pafund letrat që ajo shkroi me të, dhe i ruajti me kujdes në shtëpinë e saj. Po, ashtu dhe letrat që Nosi i shkroi mikes së tij…

Në kujtimet e Margaret nënvizohet se “pa përkrahjen e Lef Nosit nuk do të mund të kishte nxjerrë në dritë shkrimet e saj”. Studiuesi dhe historiani Bejtullah Destani prej kohësh ka qenë i tërhequr nga personaliteti i Margaret Hasluck. Pas një pune kërkimore ai ka bërë gati një libër kushtuar figurës së saj “Gruaja jonë në Shqipëri: Jeta e Margaret Hasluck, akademike dhe spiune”, i cili pritet të botohet këtë vit në Londër.

Në të, sipas Destanit përfshihet gjithë aktiviteti i Hasluck si studiuese, dhe kontributi i saj për Shqipërinë, si dhe puna si informatore e anglezëve. Margaret Hasluck ka qenë një nga agjentet më të besuara dhe aktive të anglezëve në Shqipëri. Emri i saj gjendet poshtë shumë dokumenteve të asaj periudhe, apo në kujtimet e oficerëve britanikë që operuan në Shqipëri.

Libri është i bazuar në dokumente të gjetura në arkivat e Londrës, dhe shkrime të kohës, të cilat e bëjnë më të plotë portretin e anglezes që jetoi gati 16 vjet në vendin tonë. Po kush është jeta e Hasluck? Margaret Hasluck u lind në vitin 1885 në një familje fermerësh. Ajo u bë një nga ekspertet më të njohura të botës perëndimore për popullin dhe kulturën e Shqipërisë. Librat e shkruar prej saj bazohen në përvojat e drejtpërdrejta në Shqipëri dhe ende konsiderohen ndër veprat më të arrira akademike. E lindur në Skoci, Margaret u shndërrua në një heroinë në atdheun e saj të ri, ku thërritej “anglezka”.

Në një kohë kur të pakta qenë femrat që pranoheshin në botën akademike, Margaret Hasluck studioi për letërsi klasike në Universitetin e Aberdinit dhe u diplomua në vitin 1907. Më pas, ajo vendosi të vijojë studimet në Kembrixh. Ndonëse përfundoi studimet me sukses, ajo nuk mori tjetër diplomë pasi deri në vitet ’20 Kembrixhi nuk u jepte diploma femrave. Megjithatë, Margaret do ta shuante etjen për studime të mëtejshme. Ajo shkoi në Greqi për të studiuar arkeologji në Shkollën Britanike të Athinës, gjë që i dha asaj mundësinë të merrte pjesë në gërmime arkeologjike në Turqi. Periudha e saj në këtë shkollë pati një ndikim të thellë në jetën e saj.

Atje ajo është njohur me bashkëshortin e saj të ardhshëm, drejtorin e shkollës, Frederick Hasluck, me të cilin ajo u martua në vitin 1912. Frederick Hasluck tregonte interes të veçantë për kulturën shqiptare dhe kishte botuar kërkime mbi bektashizmin (një version jokonformist i Islamit që referohet edhe si feja e katërt në Shqipëri). Mundësitë e tij për t’i thelluar më tej këto njohuri u ndërprenë fatalist, pasi ai u diagnostikua me tuberkuloz dhe vdes në vitin 1920.

Margaret fitoi një grant nga Universiteti i Aberdinit për të shkuar në Shqipëri, ku do të ndërmerrte kërkime etnografike duke u bazuar në disa nga shënimet e burrit të saj. U zhvendos në Shqipëri për të studiuar klanet veriore dhe banonte në qytetin e Elbasanit. Ajo mësoi gjuhën shqipe dhe botoi një libër mbi gramatikën e fjalorin e saj. Ndërkohë, në Elbasan Margaret zuri miqësi me intelektualin e mirënjohur, Lef Nosin, i cili i shiti asaj një copë truall ku ajo të ndërtonte një shtëpi.

Lef Nosi bashkëpunoi me të për studime të thelluara mbi etnografinë dhe folklorin shqiptar. Margaret u përzu nga Shqipëria në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përfundoi në Kajro, ku u rekrutua nga Operacionet Speciale që do të përdornin ekspertizën e saj për të nxitur rezistencën në Shqipëri. Megjithëse fillimisht ndihej e lumtur ngaqë ofronte informacioneve të shumta, ajo u zhgënjye me zhvillimet e mëvonshme dhe për pasojë dha dorëheqjen në vitin 1944, edhe pse u nderua nga mbretëresha me titullin “MBE” për kontributin e saj. Margaret Haslick u nda nga jeta nga leucemia në vitin 1948.

Vepra e saj më e njohur është “Ligji i pashkruar në Shqipëri”, enden shumë nga dorëshkrimet e saj. Sigurisht që edhe të gjithë librat e saj. Gjithashtu në Universitetin e Aberdinit janë ekspozuar shumë objekte nga jeta e saj. Shtëpia që ajo ndërtoi në Elbasan, është tashmë një jetimore. Më 18 qershor 2010, për 125-vjetorin e lindjes së saj, Margaret u nderua me titullin “Qytetare Nderi e Elbasanit” dhe një pllakë përkujtimore u vendos në shtëpinë e saj të dikurshme. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe pjesëtarë të familjes së saj.

Alison Brown i Universitetit të Oksfordit në një studim mbi punën e Margaret në Shqipëri, sidomos në Elbasan ku ajo u vendos në afërsi të lagjes “Haxhias”, thotë se ajo u quajt “Englezka” dhe shtëpia e saj edhe sot quhet “Shtëpia e Englezkës”. Sipas Brown ajo ka qenë një koleksioniste e mirë e tekstileve dhe materialeve folklorike që tashmë ndodhen në muzeun Mariskal (Marischal). Koleksionimet e saj u realizuan aty nga mesi i vitit 1921 dhe vazhduan deri në fillim të vitit 1940. Këto koleksione përbëhen nga rreth njëqind objekte.

Letra drejtuar Enver Hoxhës

“Pa Nosin, s’mund t’i përfundoj librat…”

Lef Nosi në vitin 1946, kur Lef Nosi ishte në burg, i kryqëzuar si “Kolaboracionist”, skocezja Margaret Hasluck mori guximin dhe i shkroi një letër Enver Hoxhës për t’i falur jetën Lef Nosit. Në të, ndër të tjera, në letër thuhet: “Jam gati me u-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t’udhëtoj….

Guxoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë…. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë. Me nderime të nalta, shkëlqes!

Margaret Hasluck



Studimet për punën e Hasluck

Roderick Bailey professor nga St. Antonys College i Oksfordit, në librin e tij “Çifti i çuditshëm: Margaret Hasluck dhe operacionet e posaçme ekzekutive, 1942-44”, kërkon të gjejë arsyet që e mbajtën Margaret gjatë në Shqipëri.

Sipas tij, “ngjizja me Shqipërinë është edhe një faktor tjetër për të parë rrjedhën e saj”. Me dëbimin e saj nga vendi në 1939, ajo vendoset përkohësisht në Skoci. Në 1942, ajo u rekrutua në (SOE), Organizim në Britaninë e asaj kohe që u shërbente Operacioneve Speciale Ekzekutive, një shërbim i forcave sekrete të kohës së luftës. Kjo organizatë e krijuar nga Churchill kishte për synim sipas Bailey për të ‘vënë Europën në flakë’, dhe kështu Hasluck u vendos në komandën e kësaj organizate në Shqipëri.

Ky është një angazhim i shkurtër i saj, por shumë i rëndësishëm për jetën dhe veprimtarinë e saj në shërbim të detyrës. Me rëndësi të veçantë ishte edhe ndikimi i bashkëshortit të saj, FW Hasluck, një arkeolog, me të cilin ajo udhëtoi në të gjithë Greqinë. Ballkani, sidomos Shqipëria në atë kohë janë cilësuar si zona me magjepsje të theksuar për elementin femëror, sidomos të grave udhëtare të atij shekulli. Kjo kishte ndodhur më parë me Edith Durham (1863 – 1944) dhe më vonë me Margaret Hasluck (1885 – 1948).

Përveç kësaj, duhet theksuar se Shqipëria e asaj kohe ishte edhe një vend interesant për koleksionime të ndryshme. Ajo mblodhi koleksionet e veta dhe e gjithë kjo punë e saj kishte një marrëveshje me autoritetet britanike duke mos ndikuar aspak në antropologjinë e ideologjive apo edhe folklor. Në punën e saj, mësohet se Hasluck ishte frymëzuar nga etnologët dhe folkloristët e saj bashkëkombës AC Haddon dhe Sir William Ridgeway, me të cilët ka punuar në Cambridge gjatë periudhës kur ajo kreu studimet e saj atje.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Wed Feb 27, 2013 12:11 pm


Bosi boseve Bernardo Provenzano,''meshirimi i mafjes paqedashese''

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Bernardo-provenzano-clare-longrigg-9782283023723

Historia nis në 1933. Provenzano lind natën në orën 4. Koincidencë për dikë që më pas do të quhet fantazma e pakapshme. Ai lind në të njëjtën ditë që Adolf Hitler merr pushtetin në Gjermaninë Naziste. Bernardo rininë e kalon duke punuar si i ati nëpër ara duke mbledhur grurë.

Nga një familje e varfër siçiliane ai lodhet që në rini me konditat që i jep jeta e vështirë në një Siçili që është shumë e varfër pas luftës botërore. Fillon të bëjë pune të vogla për kryetarin e familjes mafioze Michele Navarra. Rinia e dëshpëruar e bën atë të marrë emër si vrasës i pamëshirshëm. Shumë shpejt ai ngjit hapat e krimit edhe bëhet krahu i djathtë i bosit të ri Luciano Leggio.

Ai së bashku me një tjetër figure prominente të mafies Toto Riina vihen në shërbim të Leggios. Leggio thonte për Provenzanon: Bernardo ka trutë e një gomari ama ka shënjestrën e një përbindëshi. Ish bosi i Provenzanos i frikësuar nga ngjitja ne pushtet e Liggios urdhëron të besuarit e tij të eliminojnë Leggio.

Në një atentat kundër tij Leggio plagoset, por ama nuk e humb jetën. Tashmë është koha e tij të kundërpërgjigjet. Ai bashkë me dy gjeneralët e tij më të pamëshirshëm Riina edhe Provenzano i thurin një kurth Navarrës i cili teksa po kthehej nga një takim me bosa të tjerë të mafies bie në atentatin e treshes vrastare edhe nën breshërinë e 112 plumbave gjen vdekjen. Edhe njerëzit e tij bien një nga një. Liggio është tashmë babai i ri i mafies.

Godfatheri i ri.Në fund të viteve ‘60 Leggio arrestohet në kondita shumë të dyshimta. Riina tashmë është godfatheri i ri. Ai shquhet si hakmarrës. Shumë familje të penduarish masakrohen. Ideja e Toto Riines është se edhe një fëmijë i vogël fare kur të rritet është në gjendje të hakmerret për të atin e vrarë kështu që duhet eliminuar që tani që është foshnje. Mbretëria e Riinës lë pas 800 mafiozë edhe pjesëtare të familjes të vrarë.

Kur shteti italian fiton fuqinë që i mungonte fillon persekutimin e Mafies. Riina urdhëron hakmarrjen. Persona me pozitë të larte legalë eliminohen. Dy pushtetarë vdesin në një atentat me bombë. Shumë anëtarë të mafies ose arrestohen, ose largohen nga Siçilia ose pendohen.

Misteri 42-vjeçar.Ama misteri 42 vjeçar fillon këtu, në vitet ‘60-të. Ku ndodhet Provenzano? Miku i ngushte i Riinës edhe babai i egër i Cosa Nostras është një fantazmë. Vetëm një foto e tij dihet, asgjë më shumë.
Për një periudhë të gjatë ekzaktësisht 43 vjet Provenzano është asgjë më shumë sesa një Fantazmë në rrugët e provincës Corleone. Policia e kërkon, ai është i pranishëm vetëm në ngjarjet gjakatore.

Çdo krim i Cosa Nostras duket se është vepër e tij. Vetë Toto Riino mendohet të jetë thjeshte lider ama nuk ka famën e kasapit Provenzano. Madje si të tallet me shtetin ai në vitet 90-të kurohet në Marseje të Francës. Me shumë se 30 vjet kanë kaluar edhe Policia ka vetëm një foto të tij rreth 30 vjet më pare. Tashmë ai është i plakur. Me anë të ndihmës kompjuterike policia krijon skica se si Provenzano mund të jetë në të vërtetë.

Arrestimi i dyshimtë e Riinës

Në vitin 1993 ndodh diçka e paimagjinueshme deri atëherë. Godfatheri i Cosa Nostra arrestohet. Toto Riina shefi i padiskutueshëm i mafies siçiliane arrestohet në po të njëjtën situatë misterioze që kish rënë pre edhe Liggio para tij. Flitet për një përzierje të shtetit me Mafien.

Tashmë babai i padiskutueshëm i Cosa Nostras është ai, Fantazma e Corleones, gjakatari i Siçilisë. Don Bernardo traktori Pronvenzano. E quajnë traktori se sipas gojëdhënave i merr rivalet përpara me armën e tij si një traktor. Tashmë lider suprem i Cosa Nostra bëhet jo vetëm një kriminel i cili ka 43 vjet që i shpëton drejtësisë por edhe legjendë e padukshme.

Vetëm një fotografi 40 vjet e lashtë njihet. Familja ka po 40 vjet që nuk e takon. E vetmja mënyrë komunikimi e tij me familjen edhe te besuarit janë letrat e koduara. Nuk përdor telefon, nuk i beson teknologjisë edhe vazhdon të terrorizojë një komb të tërë me vendin që ka në simbolin e frikës që mban emrin Cosa Nostra.

Ne fund të viteve 90-të policia duke ndjekur dy mafiozë që mendohet të jenë direkt të lidhur me fantazmën e Corleones teksa janë gati të veprojnë marrin një ‘urdhër’ të çuditshëm të ndalojnë aksionin nga një kolonel i Policisë. Këtu rritet legjenda e Provenzianos. Tashmë fantazma e frikës është i lidhur me shtetin. Mendohet që partia e Berluskonit që ishte në pushtet kishte lidhje me Provenzanon.

Arrestimi

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Provenzano01g

11 Prill 2006. Edicionet e lajmeve në mbarë Italinë lajmërojnë që fantazma tashmë ka një fytyrë edhe trup. Babai i fundit i Mafies, njeriu që për 43 vjet u tall me drejtësinë Italiane, ai para të cilit dridhej e gjithë Siçilia edhe kundërshtarët në përgjithësi është pre e forcave policore. Tmerri tashmë ka një fytyre të vyshkur prej një 71-vjeçari. Tani Bernardo Provenzano babai i fundit i mafies, “l’ultimo padrino”, “the last godfather” tashmë është një legjendë mbas hekurave të drejtësisë.

“Bibla” e Provenzanos, si të bësh biznes si një mafioz

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQAuFoSG1oGT1F5SkvFQ9py1b9R6JSZJG9as54R0pkQNZLTrBv9

Ata janë të dhunshëm, të pamëshirshëm, kanë shkaktuar me veprimet e tyre shumë fatkeqësi, por nuk mund t‘u heqësh presjen kur bëhet fjalë për sensin e tyre të të bërit biznes. Një gjë është e sigurt, që bosët mafiozë dinë se si të përfitojnë nga veprimet e tyre. Sigurisht që praktikat e tyre, në më të shumtën e rasteve janë të paligjshme, por “Cosa Nostra” nuk është aspak konservatore, siç është përshkruar shpesh në artikuj apo libra.

Arsyeja e ekzistencës së saj është një dhe e vetme: fitimi. Si çdo biznes në fund të fundit edhe mafia është pragmatiste dhe në ndryshim të vazhdueshëm për të eksploruar dhe bërë të vetat mundësitë e reja që ofron tregu. Metodat e përdorura nga biznesmenë të mëdhenj e të fuqishëm për të arritur fitime sa më të larta, kanë qenë përdorur prej mafies për një kohë të gjatë. Kur famëkeqi Bernardo Provenzano mori në dorë frenat e organizatës në mesin e viteve ‘90, ai trashëgoi një fuqi punëtore mafiozësh të demoralizuar.

Bombat që vranë gjykatësit e anti-mafies, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino, krijuan një rrëmujë të vërtetë dhe sollën ditë të vështira për mafiozët. Shumë prej tyre përfunduan burgjeve dhe njëherazi ishin aq të zhgënjyer me organizatën, sa nisën t‘u rrëfenin autoriteteve gjyqësore gjithçka që dinin në lidhje me funksionimin e mafies. Për sa i përket Provenzanos, si gjyqtarët, ashtu edhe vetë mafiozët, bien dakord në një pikë: Provenzano ishte forca karizmatike që rigjallëroi pasuritë e “Cosa Nostra”-s.

Për liderin e famshëm që ndodhet në burg, si dhe për shumë të tjerë të përmasave të tij, është thënë se nëse ata talentin dhe gjenialitetin e tyre do ta kishin shfrytëzuar në terrenin e biznesit të ligjshëm, do të kishin arritur rezultate të shkëlqyera dhe do të ishin shndërruar në persona shumë të suksesshëm.

Për fat të mirë, mënyrat mafioze, si përdorimi i dhunës për krijimin e monopoleve, apo fiksimi i çmimeve, nuk janë pjesë e praktikave të zakonshme të biznesit. Megjithatë, “Sistemi” që përdori Provenzano për të shndërruar një organizatë në prag të falimentimit në një sukses është interesant. Fakti që ai i shkroi në letër reformat e tij, do të thotë se prej tyre mund të nxirren rregulla interesante për drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Ja disa prej tyre.

Rregulli 1: Zhytja
Kur një kompani ndodhet në prag të falimentimit, hapi i parë që duhet të ndërmarrë është që të ketë sa më pak publicitet. Në njëfarë mënyre gabimet duhen varrosur dhe duhet ecur përpara. Tërheqja do të vlejë edhe për t‘u blerë kohë aksionerëve dhe për t‘i qetësuar ata që të vazhdojnë të kenë besim te ju. Për sa i përket Provenzanos, në lidhje me këtë ai shkruan: “Qëllimi ynë në momentin e vështirë për organizatën ishte që ta shndërronim atë në një organizatë të padukshme.

Pas një periudhe të përgjakshme vrasjesh e ekzekutimesh masive, ishte krijuar një situatë frike te të gjithë. Vendosëm të ndryshonim metoda. Nëse ndonjë pronar fabrike nuk donte të na paguante detyrimin, ne nuk e hidhnim në erë, por gjenim mënyra të tjera të qeta për ta bindur të bashkëpunonte”. Në sistemin e vjetër njerëzit fillimisht vriteshin, pastaj merreshin në pyetje. Sipas Provenzanos, rimëkëmbja e një organizate në prag të dështimit nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Rivendosja e lidhjeve me biznesmenët dhe politikanët duhej bërë ngadalë dhe pa rënë në sy.

Rregulli 2: Meditimi
“Qëndro i qetë, i qartë, korrekt dhe këmbëngulës, mos kundërshto çdo gjë që të thuhet, shndërro në përvojë çdo eksperiencë negative dhe sigurisht mos beso në gjithçka që të thuhet. Gjithmonë përpiqu që të zbulosh të vërtetën para se të flasësh dhe mos harro kurrë që para se të dalësh në një përfundim, duhet të kesh të paktën dy burime informacioni për të njëjtën çështje. Kjo është pjesë e një letre që konsiderohet si manifesti i ‘Cosa Nostra‘-s nën drejtimin e Bernardo Provenzanos.

Pas një dhjetëvjeçari ushtrimi të një dhune të patreguar në kohën kur organizata drejtohej nga famëkeqi Toto Riina, pasardhësi i tij, Provenzano e ndryshoi kulturën e “Cosa Nostra”-s, duke i instruktuar njerëzit e tij që të negocionin dhe t‘i jepnin rëndësi të madhe dialogut. Provenzano ishte i vendosur dhe kërkonte gjithmonë përgjigje të menjëhershme dhe të drejtpërdrejta për pyetjet që bënte. Nga ana tjetër, kur i leverdiste, luante edhe personin e dyzuar dhe të ndrojtur.

Ai i këshillonte njerëzit e tij që të negocionin për marrëveshjet para nënshkrimit të tyre. Ai vetë me dorën e tij punonte mbi kontratat dypalëshe, në mënyrë që të gjente gjuhën e kompromisit me palët dhe të zgjidhte të gjitha grindjet. Si çdo drejtor kompanie të fuqishme që kujdeset shumë për dukjen e tij të jashtme, Provenzano nuk dëshironte që të shfaqej me veshjen e një tirani, por donte që t‘u përçonte të gjithëve imazhin e një “diktatori të mirë”. Ai koordinonte aktivitetet e grupeve të ndryshme, por pa u imponuar vullnetin. Megjithatë, ai ishte bosi i pakontestueshëm. Gjithmonë bëhej ajo që donte Provenzano edhe pse të krijohej ideja se një vendim ishte rezultat i debateve dhe vlerësimeve të të gjithë grupit.

Rregulli 3: Konsensusi
Provenzano u përgjigjej letrave nga të gjitha nivelet e shoqërisë në lidhje me vendet e lira të punës, rezultatet e provimeve, shëndetësisë dhe administrimit të spitaleve. Si të ishte lideri i një fondacioni të mirëfilltë bamirësie, Provenzano e dinte mirë se mafia duhet ta prezantonte veten si një element pozitiv në shoqëri. Bosi duhet të shfaqej si një figurë bamirëse, si një xhaxha, këshilla dhe vendimi i të cilit shtrihej në të gjitha fushat dhe sferat e jetës, në ato publike, por edhe personale.

Ai e kuptoi se metodat e buta e bamirëse do t‘i afronin më shumë njerëzit tek organizata, se sa përdorimi i dhunës. Një nga hapat kryesorë që ai ndërmori për rimëkëmbjen e organizatës ishte rifitimi i konsensusit popullor. Mafia kishte pretenduar gjithmonë bindjen e komunitetit, ndërkohë që kjo taktikë nuk pinte ujë më, ndaj duheshin gjetur mënyrat e buta të konsensusit.

Rregulli 4: Fleksibiliteti politik
Provenzano ishte një lider shumë fleksibël dhe i ndryshonte rregullat sipas pëlqyeshmërisë së tij. I ndryshonte aleancat politike sipas rastit,pa pasur asnjë lloj pendese. Ishte gjithmonë në kërkim të politikanëve të cilët ishin ta gatshëm të bënin kompromise me të dhe ta ndihmonin, sigurisht në këmbim të favoreve ose sasive të mëdha të parave.

Rregulli 5: Distancimi
Në rastin e ndonjë skandali politik, ose të ndonjë dështimi në biznes bosi distancohej menjëherë nga e gjithë belaja. Me Provenzanon në krye, në shtyp po flitej gjithnjë e më pak për mafien, por edhe në rastet kur flitej nuk thuheshin gjithë të zezat” që përfliteshin dikur. Provenzano diti të distancohej nga skandalet e së shkuarës.

Si edhe të tjerët ai e kishte jetuar dhjetëvjeçarin më të egër të “Cosa Nostras”, dhjetëvjeçar që e shkatërroi plotësisht reputacionin e organizatës dhe anëtarëve të saj. Taktikat e tij të distancimit nga e kaluara e përgjakshme ia rikthyen virgjërinë” mafies. Me ndihmën e këshilltarëve ai u sigurua që jo vetëm emri i tij, por edhe ai i pjesëtarëve të tjerë të shkëputej njëherë mirë nga një e kaluar e turpshme. Ai krijoi imazhin e një njeriu paqedashës.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Tue Mar 05, 2013 10:36 am


Spiunet e Perendimit qe i sherbyen Lindjes (
Spiunet e Kembrixhit)

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Cambridge_spies_nyrelease

Në historinë e spiunazhit nuk mund të gjenden spiunë më të rrezikshëm se spiunët e Kembrixhit. Ndryshe nga të tjerët, të cilët shisnin informacione apo dokumente sekrete për para, këta kishin motive ideologjike, ndaj konsiderohen më të rrezikshmit.

Këta spiunë ishin Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby. Të tre, së bashku me Anthony Blunt dhe John Cairncross, u rekrutuan prej rusëve, ndërsa ishin studentë në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Të gjithë vinin prej familjesh të larta angleze, por ideologjia komuniste iu duk më e drejtë sesa ajo kapitaliste perëndimore, ndaj edhe i ngjitën me shpejtësi shkallët e karrierës në Angli, që ta dëmtonin atë sa më shumë.

Donald Maclean

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQwM4IKJar5u4TFy6KttscByyfBACEaEwdXsraPXLCdWiUxw6L_

Donald Maclean i ngjiti shkallët e karrierës në Ministrinë e Jashtme angleze në tetor të 1935-ës, si një pjesëtar i ri i Shërbimit Diplomatik të Madhërisë së Tij. Ai u bë i pari spiun i Kembrixhit që penetroi korridoret e pushtetit. Në fillim të vjeshtës së 1938-ës, Maclean u caktua në një pozicion prestigjioz në Paris. Në pranverën e vitit 1944 u dërgua në ambasadën angleze në Uashington, ambasadë e cila konsiderohej prej Churchill-it si më e rëndësishmja e të gjitha funksioneve jashtë vendit.

Kjo ambasadë u përdor nga Presidenti amerikan, Roosevelt, dhe Kryeministri anglez, Winston Churchill, si ndërmjetësja më e rëndësishme e marrëdhënieve të veçanta anglo-amerikane. Maclean, tashmë një diplomat i rëndësishëm në Uashington, kishte akses te dokumentet më sekrete, si angleze ashtu edhe amerikane. Në shkurt 1946, ai kaloi një javë në Bermuda, duke negociuar me Shtetet e Bashkuara për të drejtat e bazave ushtarake në Atlantik. Falë Maclean, Stalini kishte hartat e të gjitha bazave amerikane në Evropë.

Që nga gushti 1947 deri në qershor 1948, Maclean ishte përfaqësuesi i Britanisë për energjinë atomike britanike në Uashington, ndaj ai bëri shumë vizita te zyrat qendrore të Komisionit të Energjisë Atomike. Në vitin 1947 ai u bë sekretari i Komitetit të Politikës së Përbashkët, e cila koordinonte politikën nukleare anglo-amerikane-kanadeze.

Ligji i McMahon, i cili dhe themeloi Komisionin e Energjisë Atomike në gusht 1946, ndaloi Amerikën të ndante informacione nukleare me Britaninë. Por, pavarësisht nga Ligji McMahon, Donald Maclean vazhdoi të kishte akses të palimituar në informacionet atomike në Uashington.

Ai zotëronte një lejekalim, me të cilën hynte i pashoqëruar në ambientet e Komisionit të Energjisë Atomike. Duke punuar përpara hundës së zyrtarëve amerikanë dhe FBI-së, Maclean tradhtoi sekretet atomike amerikane dhe si rrjedhojë Rusia prodhoi bombën e saj të parë atomike, më herët nga ç‘pritej.

Me datë 24 qershor 1947, Stalini i bëri bllokadë Berlinit, duke mbyllur të gjitha rrugëkalimet dhe duke ndërprerë rrymën elektrike të qytetit. Katër ditë më vonë, Presidenti amerikan, Truman, shpalli se Shtetet e Bashkuara po dërgonte gjashtëdhjetë avionë B-29, me kapacitet atomik, në bazat e saj ushtarake në Angli dhe Gjermani. Ishte Trumani dhe jo Stalini ai që po bënte presion të rremë.

Maclean e dinte se qysh në fillim të vitit 1947 Shteteve të Bashkuara u ishte mbaruar uraniumi, ndaj ai ishte në gjendje të këshillonte strategjistët e Kremlinit se prodhimi i uraniumit në SHBA ishte i ngadalshëm apo nuk ekzistonte fare. Maclean ishte sabotator i Perëndimit dhe këshilltar i Lindjes. Si sabotator ai operonte përtej linjës së armikut, duke mashtruar makinerinë e politikës së jashtme perëndimore dhe duke shkaktuar konfuzion midis diplomatëve anglo-amerikanë. Ai shkaktoi kaos midis diplomatëve britanikë dhe amerikanë, kaos që kontribuoi rëndë në prishjen e marrëdhënieve dikur të veçanta anglo-amerikane.

Guy Burgess

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Guy_burgess_460

Guy Burgess iu desh më vonë se Maclean të arrinte akses në sekretet shtetërore. Burgess ishte një individ shumë i vështirë. Ai ishte alkoolist dhe homoseksual. E nisi karrierën e tij si regjisor në BBC dhe në 1938-ën zuri një vend pune në Shërbimin Informativ Sekret Anglez, për shkak të talentit që kishte në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 1946, Burgess bëhet asistent personal i Hector McNeil, ministër i Shtetit në Ministrinë e Jashtme.

Ndërsa punonte në Ministrinë e Jashtme, Burgess u jepte rusëve çanta plot me dokumente të Ministrisë së Jashtme, të cilat fotokopjoheshin në ambasadën sovjetike, pastaj i ktheheshin atij. Boris Krotov, oficeri i tij, ndërmjetës rus deri në 1947-ën, i merrte çantat e Burgess në një fshat jashtë Londrës.

Në vjeshtë të 1948-ës, Burgess u transferua në Departamentin e Lindjes së Largët. Në gusht 1950 ai u caktua sekretar i dytë në ambasadën britanike në Uashington. Atje ai ishte në gjendje të informonte Moskën për detajet e formulimit të politikës britanike mbi Republikën Popullore të Kinës dhe Koresë gjatë periudhës së luftës në Kore, e cila nisi në qershor 1950.

Ndonëse ishte vetëm një oficer i gradës së katërt, Burgess kishte akses të shpeshtë në vlerësimet e inteligjencës në Komitetin e Përbashkët të Inteligjencës, zyrën e luftës dhe zyrat kryesore të gjeneralit Douglas MacArthur në Komandën Supreme të Aleatëve në Tokio. Një informacion i një rëndësie të veçantë për Moskën duhet të ketë qenë një analizë e detajuar e inteligjencës ushtarake në prill 1950 mbi ndihmën e Rusisë ndaj forcave komuniste kineze, të cilat tregonin të gjithë informacionin që kishte mbledhur Perëndimi dy muaj para luftës në Kore.

Impakti që patën në Moskë Maclean dhe Burgess kishte si kulm periudhën pas fillimit të luftës në Kore. Kremlinit duhej t‘i jenë dukur me shumë vlerë dokumentet e siguruara prej Maclean, kështu që ata mund ta këshillonin Kinën dhe Korenë e Veriut mbi strategjitë e pozicionet negociuese. Përveç dokumenteve të klasifikuara që u siguruan rusëve, Maclean dhe Burgess u shtuan atyre edhe lustrën e tyre personale antiamerikane, duke e shtuar frikën sovjetike se Shtetet e Bashkuara kishin për qëllim ta kthenin luftën në Kore në një luftë botërore.

Kim Philby

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Kim-philby

Agjenti në Perëndim, i cili e ndihmoi më shumë Kremlinin dhe KGB-në, ishte Kim Philby. Ndërsa ishte komandant në qendrën e Shërbimit Informativ Sekret Anglez në Turqi, 1947-1949, ai tradhtoi agjentët që shkelën kufirin rus, si edhe kontaktet së bashku me familjet e tyre brenda Bashkimit Sovjetik. Në vitet 1949-1951, Philby ishte përfaqësuesi i Shërbimit Informativ Sekret Anglez në Uashington.

Detyra e tij ishte të bashkëpunonte me CIA-n, funksion i cili e lejoi t‘i jepte ndërmjetësit të tij rus informacione sekrete angleze dhe amerikane. Ai njoftoi KGB-në për operacionin e sponsorizuar nga Shërbimi Informativ Sekret Anglez, për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në tetor 1949, për përpjekjen tjetër në verën e 1950-ës dhe për parashutat e hedhura nga CIA në nëntor 1950. Nerguti, njëri nga agjentët që mori pjesë në një nga këto operacione në Shqipëri, tha me dëshpërim: "Philby shkaktoi një dhimbje të madhe. Ai tradhtoi misionin tim".

Philby ishte përgjegjës edhe për kapjen e parashutistëve në Ukrainë në 1951-shin. Ai u dha rusëve informacione ekzakte për tri grupe agjentësh të hedhur me parashutë në Ukrainë prej Shërbimit Informativ Sekret Anglez. Këto operacione të dështuara në Shqipëri dhe Ukrainë përmenden nga vetë Philby te libri i tij "Lufta ime e heshtur". Në këtë libër ai përmend edhe përfshirjen e tij në zhdukjen e Kostantin Volkov, zv/konsull i Rusisë pranë Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, i cili kishte kërkuar azil politik.

Në shkëmbim të plotësimit të kërkesës së tij për azil politik, Volkovi kishte premtuar t‘u jepte britanikëve listat dhe netuorked e agjentëve rusë, të cilët operonin në Perëndim. Gjithashtu, ai tha se njihte emrat e vërtetë të tre agjentëve rusë që punonin në Britani. Në krye të çështjes "Volkov" u caktua Kim Philby, ndaj merret me mend përse u zhduk Kostantin Volkov.

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe britanikë, madje edhe CIA, kishin konsiderata tepër të larta për Philby-n. Ai diskutohej të bëhej drejtori i ardhshëm i MI6 dhe ishte në listën e titullit Sër, titull që jepet nga vetë kreu i Monarkisë Britanike. Në vitin 1940, ai u rekrutua nga Shërbimi Sekret Britanik dhe u vendos në Sektorin D. Në vitin 1941 u transferua në Sektorin V dhe u vendos në krye të inteligjencës britanike në Spanjë dhe Portugali. Në 1944-ën u caktua si kreu i Sektorit IX, ironikisht ky sektor kishte për qëllim të operonte kundër komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1946 bëhet drejtor i Shërbimit Informativ Sekret në Turqi. Në 1949-ën bëhet përfaqësues i Shërbimit Informativ Sekret Britanik në Uashington, si një oficer i lartë i kësaj të fundit, që kishte si detyrë të bashkëpunonte ngushtë me CIA-n dhe FBI-në. Tradhtia e tij i tronditi të gjithë dhe shkaktoi një konfuzion e mosbesim midis shërbimeve sekrete amerikane dhe Britanike. Dëmi më i madh që bëri Philby, sipas Christopher Andrew, ishte se bëri që oficerët e shërbimeve sekrete anglo-amerikane të endeshin kuturu në një shkretëtirë pasqyrash, duke kërkuar më kot për gjurmët e një mashtrimi të madh imagjinar sovjetik.

Dekripti Venona, i cili dha disa informacione që pasuan kapjen e spiunëve të sekreteve atomike, Julius dhe Ethel Rosemberg, zbuloi identitetin e një agjenti rus me emrin e koduar Homer. Homeri ishte Donald Maclean. Më 25 maj 1951, Burgess dhe Maclean u zhdukën. Ata u arratisën në Rusi. Philby u thirr në Londër për marrje në pyetje dhe iu kërkua të jepte dorëheqjen nga Shërbimet e Jashtme. Kërkimet për kapjen e Njeriut të Tretë filluan menjëherë, por nuk kishte asnjë evidencë apo provë që Philby ishte spiun rus. Në darkën e 23 janarit 1963, Philby zhduket. Bashkimi Sovjetik shpalli se Kim Philby kishte fituar azil politik në Moskë.

Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby nuk u kthyen më kurrë në Perëndim. Burgess vdiq prej alkoolit në vitin 1963. Maclean u caktua si kolonel i KGB-së dhe vdiq në vitin 1983 nga një atak në zemër. Kim Philby u dekorua në vitin 1965 me "Urdhrin e Flamurit të Kuq" të Bashkimit Sovjetik, një nga dekoratat më të larta të dhëna ndonjëherë nga Moska. Ai vdiq në vitin 1988.

Arratisja e këtyre spiunëve e shkatërroi bashkëpunimin anglo-amerikan në ndarjen e informacioneve dhe armëve atomike. Të tre këta spiunë kishin qenë në gjendje t‘u siguronin rusëve informacione vitale anglo-amerikane. Moska kishte si pronë të saj informacione të një grade tejet të lartë, por Stalini ishte skeptik ndaj spiunëve që kishte në Perëndim.

Ai kishte frikë se mos ata bënin lojë të dyfishtë dhe se u jepnin Moskës ato informacione që ia diktonte Britania apo Amerika. Nëse Stalini do u kishte besuar plotësisht spiunëve të Kembrixhit dhe nëse ai do i kishte përdorur këto informacione kundra Perëndimit, ndoshta bota do ishte krejt ndryshe sot.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Tue Mar 05, 2013 11:28 am


Si e mashtrova Sigurimin, une majori i rreme Xhaferr Kanani



Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcS2cLp9DO7tGmgQQkmmo-uYbtLbTBvCQT5rHgmFV__KC4TxoTfs-A

Eshte po ai, oficeri i rreme i Sigurimit te Shtetit. I afte te krijoje situata si atehere ne vitet ‘60, si dhe te vere ne loje, me shaka sigurisht, per te treguar se ka nje inteligjence natyrale te rralle. Xhaferr Kanani ishte vetem 25 vjeç kur iu fut aventures, e cila do te sfidonte “vigjilencen revolucionare” te Sigurimit te Shtetit. Tete muaj ai do te ishte kapiten dhe major i organit me te rrepte te diktatures komuniste ne Shqiperi.

Nga Kalivaçi i Tepelenes erdhi ne Tirane dhe me pas, teksa deshironte ta linte Shqiperine, te arratisej ne Kalane e Shkodres, takimi i Xhaferrit me nje kapter te Deges se Puneve te Brendshme te qytetit verior ndryshoi gjithçka. I prezantuar si kapiten i Ministrise se Brendshme dhe perfaqesues special i Kadri Hazbiut.

Nje fejese me vajzen qe e dashuroi qe me shikimin e pare e shnderroi Xhaferrin nga njeri qe tentonte te arratisej ne “oficer” te Sigurimit te Shtetit. Kur Sigurimi vertetoi qe vajza me te cilen ai dashurohej kishte biografi te mire, fejesa ne prezence te drejtuesve te Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres, e fiksuar ne celuloid, u be premise per nje jete me “lavdi”. Xhaferri do ta luante me mire se askush nga moshataret e tij rolin e idhullit te se dashures se tij, oficerin e Ministrise se Brendshme. Sa darka, dreka, ceremoni, biseda, mendime ka dhene ky njeri ne rolin e ekspertit te sherbimit te fshehte, qe ne te vertete nuk ishte askush.

Dy deget e brendshme me kryesore te drejtuara nga njerez me eksperience ne Ministrine e Brendshme, ajo e Durresit dhe e Shkodres, do te ishin totalisht “nen varesine” e oficerit te rreme me emrin Xhaferr Kanani. Tete muaj kombinacion nuk kishte se si te perfundonin me hapy-and per 25-vjeçarin. Askush nuk e pikasi kombinacionin e tij. Kanani, duke mos gjetur asnje rrugedalje, vendosi pas kontaktit me nje bashkefshatarin e tij oficer te vetedorezohej dhe te deklaronte perpara kryetarit te njeres prej degeve ku ai kishte luajtur kombinacionin personal se ishte i rreme.

Bashkebiseduesi i tij, nje oficer madhor dhe drejtues i Deges se Puneve te Brendshme te Durresit, u shastis kur mesoi se Xhaferri ishte askushi dhe kishte luajtur “me buken e femijeve te tij”.

Rasti “Kanani” ose majori i rreme i Sigurimit, “mori me qafe” mjaft kuadro te Sigurimit te Shtetit ne ate kohe, te cilet nga “sykalter” ishin shnderruar ne syleshe. Nje problem i madh do te lindte ne Ministrine e Brendshme per mungesen e vigjilences te organit me kompetent, leves se diktatures, Sigurimin e Shtetit.

Kadri Hazbiu nxinte, Mehmet Shehu ishte terbuar, Hysni Kapo, krahu i djathte i Enver Hoxhes, do ta analizonte deri ne detaje ngjarjen qe e diskretitonte krenarine e shtetit te asaj kohe. Mbledhje pas mbledhjesh, kreret e larte te shtetit te asaj kohe me vete vleresonin aftesine e Xhaferr Kananit per te depertuar deri ne kombinacione, zbardhje urdhrash sekrete, arrestime, njohje me situata dhe dokumentacine sekrete, dhenie mendimesh per lirimin e te arrestuarve nga organet e dhunes ne Durres dhe ne Shkoder, por partishmerisht ata ishin totalisht kunder asaj qe kishte ndodhur nga marsi deri ne tetor.

Hetuesite e gjata, shtrengimet e torturat nuk vertetuan akuzen per te cilen i riu nga Kalivaçi akuzohej: tradhti ndaj atdheut dhe venie ne sherbim te agjenturave te huaja. Xhaferri do te studiohej si rast i rralle kur nje fshatar me inteligjence natyrore arrinte te sfidonte kuadro te pergatitur te Sigurimit te Shtetit ne shkollat me te mira te KGB-se.

Per vite me radhe, Dega e Sigurimit ne ish-Shkollen e Ministrise se Brendshme do ta studionte fenomenin “majori i sigurimit” si rastin absolutisht ekstrem ku nje njeri sfidonte vigjilencen revolucionare te syrit, veshit dhe trurit te sistemit te Enver Hoxhes.

Nje histori qe ka mbetur gjate ne mendjen e bashkekohesve te Xhaferr Kananit, fenomenit te mashtrimit dhe “te marrit” qe guxoi te sfidonte vigjilencen revolucionare te asaj kohe. Ai vuajti 11 vjet burg per shtate muaj ne detyren e rreme te te derguarit special te Kadri Hazbiut ne dy deget e brendshme, ne ate te Durresit dhe te Shkodres. Kjo eshte nje histori e pashkruar deri tani, por qe do te sillet per te gjithe lexuesit e gazetes “Albania” nepermjet rrefimit te Xhaferr Kananit.

Ju jeni i njohur me nofken “Majori” i Sigurimit te Shtetit. Kush jeni ne te vertete?

Une jam Xhaferr Mehmet Kanani, nga Kalivaçi i Tepelenes dhe aktualisht banoj ketu ne Tirane, ne nje shtepi me qira, ne afersi te fabrikes se birres “Tirana”.

Perse njerezit ju therrasin Major?

Nuk kam qene asnjehere major, por kjo nofke lidhet me nje histori timen personale rreth 47 vjet me pare ne Shkoder.
A do te thote kjo qe ju nuk keni dashur asnjehere te sherbeni ne Forcat e Armatosura te asaj kohe?
Do te kisha dashur shume, por nuk me lejonte biografia e keqe, e cila do te me ndiqte pas deri ne vitin 1992.

Cila eshte “biografia” juaj?

Une jam nga Tepelena dhe rrjedh nga nje familje me tradita te hershme patriotike dhe me miqesi te zgjeruara nga Picari i Gjirokastes, Karkanjoz i Beratit, e deri ne Veleshnje te Skraparit dhe Dukat te Vlores. Babai im ishte nje besimtar i sektit bektashian. Mbetem pese jetime pas pushkatimit te babait, ne vitin 1944. Ne moshen 17-vjeçare, ngaqe nuk punoja dot ne miniere, shkova ne Patos dhe me pas erdha ne Tirane.

Si nisi historia juaj, e cila ju beri dhe personazh te vitit 1960?

Nje shoku im me kishte ftuar ne shtepine e tij ne Velipoje, me mendimin per t’u larguar jashte shtetit, ne Mal te Zi. Ishte mars i vitit 1960. Perpara se te mberrija ne shtepine e shokut tim, thashe t’i hidhja nje sy qytetit te Shkodres dhe te vizitoja kalane e Rozafes, monument historik i kryeqendres se Veriut te Shqiperise. Aty takova nje kapter policie, Petro Gori nga Fieri, i cili ishte i plotfuqishem ne ate zone. Me te shkuam ne kala, pasi isha prezantuar si oficer i Ministrise se Brendshme. I thashe kapterit se kisha deshire te njihesha me nje vajze, e cila kishte ardhur me kolektivin e Artizanatit te Shkodres per te festuar 8 Marsin. Kapteri me ndihmoi.

Fola me vajzen dhe e pashe qe deshira e saj per t’u njohur me nje oficer kishte qene e madhe. Keshtu, dashur-padashur iu futa aventures rinore per t’u ingranuar si oficer i rreme ne Sigurimin e Shtetit dhe nuk e mendova se kjo aventure do te me kushtonte me pas. Isha vetem 25 vjeç dhe vetem per hater te vajzes rriskova vite te tera burg nga jeta ime. Kapter Petros i thashe se doja te fejohesha me vajzen, emrin e se ciles nuk dua ta permend per arsye etike dhe njerezore. Kapterit i kisha thene se isha kapiten i pare i Sigurimit dhe rrija gjithmone civil. Ai me premtoi se punes se fejeses sime do t’i futej seriozisht, pasi ishte dhe i plotfuqishmi i zones ku punonte dhe vajza.

Ai bisedoi me shoqet e saj dhe me pas me vete vajzen, se ciles i tha per mua se kush isha. Pra i tha ate qe i kisha thene une, por qe nuk ishte aspak e vertete. Vajza kerkoi te bisedonim me dajen e saj dhe ashtu u be. Keshtu puna ime mori nje drejtim tjeter. Shkova te shoku im ne Velipoje, ai iku u arratis dhe me dha nje shume lekesh, pasi ato nuk do t’i nevojiteshin me kur te shkonte jashte. Shoku im sot gjendet ne Luksemburg. Mua me duhej te vazhdoja lojen e kapitenit te pare te Sigurimit dhe mesova se kapteri me te cilin isha njohur kishte raportuar ne Degen e Puneve te Brendshme te kryetari, te kolonel Skender Vinçani dhe zevendesi i tij.

Si rodhen ngjarjet me pas?

Kapteri Petro Gori, tashme mik dhe dashamiresi im, shkoi ne Degen e Puneve te Brendshme dhe u raportoi shefave te tij ate qe i kishte ndodhur, pra takimin me mua. Pak a shume ai u kishte thene se gjate punes se tij duhej te merrej edhe me nje problem, pra do te me ndihmonte mua, “kapiten te Ministrise se Puneve te Brendshme”, per fejesen me nje vajze te cilen ai e njihte.

Kolonel Skender Vinçani ia raportoi menjehere kete histori kryetarit, Feçor Shehu, i cili urdheroi vartesit e tij qe te me njoftonin se duhet te paraqitesha ne Degen e Puneve te Brendshme urgjentisht dhe ta bisedonim kete gje bashkerisht. Kapteri me takoi te kafja e madhe dhe me transmetoi urdhrin e eproreve te tij. Me pak frike dhe droje shkova, por gjithnje me bente pershtypje fakti qe per nje fjale goje kapteri shkon dhe raporton. M’u duk pak e habitshme se si mund te ndodhte keshtu kur kisha tjeter pershtypje nga jashte per Sigurimin e Shtetit.

Shkuat ne Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres?

Po. Kjo eshte edhe me e rende. Shkuam ne Dege dhe kapteri me percolli deri te hyrja dhe ndenji jashte, ndersa une hyra brenda dhe oficeri i rojes me shpuri tek eprori me i larte i tij. Ne zyren ku shkova gjeta pese persona: Kolonel Feçor Shehun, kryetar i Deges, kolonel Mit’hat Zaçen, nenkryetar i Deges, kolonel Skender Vinçanin, shef i Policise se Deges dhe dy nenkolonelet, Hysen Hoxhati dhe Mehmet Sinica, njeri shef i Sigurimit dhe tjetri komandant i Policise.

Te peste keta persona i pershendeta sapo hyra ne zyre dhe po prisja te degjoja se perse me kishin thirrur. Pasi me kthyen pershendetjen, me thane te ulesha ne karrige. Pas kesaj kuptova se ajo qe po perjetoja nuk ishte nje loje qe do te me kushtonte prangat, por e kishin marre te mireqene genjeshtren time. Fjala i takonte Feçorit dhe ai menjehere me pyeti nese isha oficer i Ministrise se Brendshme. Une pohova lehtas. Me pas e mori fjalen me nje pyetje Hysen Hoxhati, i cili me pyeti nese punoja me Muço Saliun. Edhe pse nuk e njihja fare kete te fundit, perseri, ashtu si edhe me pare pohova. Hyseni, si i Sigurimit qe ishte, vijoi me nje pyetje provokuese, duke dashur te dinte se si e kishte gruan Muçoja.

I thashe se ashtu vazhdonte te ishte, e paqejf. Kjo pergjigje me doli natyrshem dhe e mblodha mendjen se po te me arrestonin, s’kishte problem, pasi vetem kaq do te ndodhte, do te prishej loja ime dhe meqe ajo ishte ne hapat e pare, denimi do te ishte me i lehte. Pasi kalova proven e pare nisi seria e dyte e pyetjeve qe kishin te benin me aventuren time rinore. Feçor Shehu vazhdoi me nje tjeter pyetje, pasi donte te dinte nese doja te fejohesha ne Shkoder. Dhashe perseri nje pergjigje pohuese. Ai me tha se ne raste te tilla oficeret e Ministrise se Brendshme marrin autorizim nga ministri.

I thashe se e dija kete, por ngaqe nuk e kisha perfunduar ende problemin, ndaj dhe nuk kisha shkuar ta takoja ate personalisht. Kjo e bindi Feçorin, i cili me pas urdheroi nenkolonel Hysen Hoxhatin per t’u marre me kete problem. Ideja ishte qe ai duhet te verifikonte çdo gje ne lidhje me biografine e vajzes. Hysen Hoxhati autorizoi dy oficere te Sigurimit te merreshin me kete verifikim. Dy oficeret raportuan me pas se biografia ishte e paster dhe u autorizua kryerja e kesaj fejese. Ceremonia u be me pjesemarrjen e kuadrove te Deges se Puneve te Brendshme. Ketu u bene edhe disa fotografi, qe me pas rezultuan prova te fuqishme kunder meje dhe te tjereve qe ishin ne to.

Sa kohe qendruat ne Shkoder dhe ku strehoheshit?

Si per here te pare qendrova ne ate qytet 15 dite. Here kam fjetur ne turizem, por shume here me kane marre ne shtepite e tyre oficeret e Deges se Brendshme. Njerezit atje jane shume mikprites, nuk dija ku te shkoja me pare, pasi me ftonin te gjithe te saponjohurit.

Sa here keni hyre gjate kesaj kohe ne Degen e Puneve te Brendshme?

Disa here. Me merrnin dhe me pyesnin tashme si njeriun e tyre per ndonje problem dhe une jepja mendimin tim. Nga “koleget” une mesoja shume gjera te rendesishme dhe sekrete, dhe eproret e tyre, kur me pyesnin, u thosha ato qe m’i kishin thene vartesit e tyre. Ky ishte nje veprim qe me sherbeu ta shtyja ca aventuren time.
Kur shkonit ne Dege, a ju kerkoi kush dokument identifikimi, apo te tjera qe tregonin se kush ishe ne te vertete?
Jo, ky ishte dhe gabimi i tyre, i cili u be problem me pas. Edhe une vete nuk e kuptoja se si kisha mundur te krijoja kaq shume siguri per ta se isha ai qe kisha deklaruar dhe jo personi “asgje” qe realisht isha.

Asnjehere nuk e keni veshur gjate kesaj kohe uniformen e oficerit?

Te jem i sinqerte, as qe doja ta vishja, por rrethana e solli qe duhet te beja nje foto oficer dhe me duhej nje xhakete me graden e kapitenit te pare, se ashtu isha vetedeklaruar. Kete nder ia kerkova Vasil Semes. Ai ishte kapiten i pare ne Dege dhe e krijova situaten e tille qe ai nuk mund te me refuzonte. E mora xhaketen, edhe pse kishte shume dekorata, dhe bera foto, e kjo ndodhet edhe sot e kesaj dite ne dosjen time hetimore. Ne qershor, kur u bene disa gradime, i dhashe vetes graden major. Dhe qe nga ajo kohe me therrisnin major. Pra isha rritur ne grade, si dhe te tjeret.

A keni ndonje kujtim te veçante nga qendrimi juaj si oficer Sigurimi ne Shkoder?


Kam shume kujtime, por do te veçoja shoqerimin e kryeministrit te asaj kohe, Mehmet Shehu. Ishte qershori i vitit 1960. Po qendroja te posta e policise te Ura e Baçallekut. Vura re se erdhen gazet e Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Vura re kolonelin Skender Vinçani dhe nenkolonelin Hysen Hoxhati, shume police dhe oficere Sigurimi. Befas Vinçani me pyeti se a e dija se ishte duke ardhur Mehmet Shehu ne nje vizite zyrtare. I thashe se e dija dhe keshtu rihyra ne lojen e besimit te tyre.

Vinçani me tha se nga kodrat e Bushatit e deri ne Baçallek e ruanin forcat e drejtuara nga Sulo Skendaj, kurse nga atje e kendej duhet ta merrnin ne mbrojtje personalitetin e asaj kohe forcat e Deges se Puneve te Brendshme te Shkodres. Koloneli me kerkoi mendim edhe per menyren e organizimit te sherbimeve dhe fola ato qe mendoja. Aty e pritem dhe kryeministrin. Me disa te tjere e shoqerova deri ne Shtepine e Pritjes. Une, shoferi i kryeministrit dhe shoqeruesi i tij, Mit’hat Gjondeda, shkuam ne Shiroke dhe hengrem darke. Me pas me makinen e tyre u ktheva ne hotel.

Sa dite qendroi Mehmet Shehu ne Shkoder?

Ndenji nje dite e gjysme. Ai takoi drejtuesit e atij rrethi, Sule Bahollin, Bilal Parrucen dhe te tjere drejtues atje. Pastaj ai iku dhe me grupin e shoqerimit te tij ika edhe une deri ne Vore dhe prej andej ne Durres.
Ne Shkoder ju vinit shpesh tashme si major i veteshpallur i Sigurimit te Shtetit.

A ju kujtohet ndonje rast kur ju eshte kerkuar te nderhyni apo te jepni mendim per personat e arrestuar?

Nuk ka qene vetem nje rast, por shume te tille. Do te mundohem te sjell ne kujtese disa raste ku nderhyrja ime ka qene decizive, pra ka shpetuar njerez nga burgu. Doja te isha i mire me ate kontingjent, pasi e dija se neser do te isha une si ata me ate aventure qe kisha nisur dhe qe nuk do te zgjaste shume. Me kujtohet puna e nje kapteri te Postes Kufitare te Zogajt. Dy djem qe shkonin vazhdimisht te luanin futboll me ushtaret e postes ishin arratisur ne Malin e Zi. Tani ku situata eshte e tille, nis hetimi per veprimtarine e tyre, pra e kam fjalen ku rrinin, me ke rrinin deri edhe ku luanin.

Kishte rezultuar se ata kishin shkuar te luanin ne posten kufitare dhe diskutohej se vajtja e tyre atje kishte qene e qellimshme per te pare regjimin e ruajtjes se kufirit. Keshtu u germua edhe per te nxjerre pergjegjesite dhe dihet se “topi” mbetet ne hallken e fundit te kapteri, i cili ne te vertete i kishte lene djemte e fshatit te futeshin ne poste. Kur vajta me rastin e festes se Kufirit bashke me “koleget” e mi te Deges se Puneve te Brendshme ne Posten Kufitare iu thashe atyre qe djemte nuk kishin shkuar per here te pare ne poste dhe te luanin me ushtaret, ndaj mendoja se nuk duhej ta arrestonin kapterin. Ne fakt keshtu u be.

A ka pasur rast tjeter?

Jo vetem nje, por edhe shume te tjere, por do te them edhe rastin e lirimit te dy djemve nga Shkodra, qe notonin ne liqen shume thelle dhe Sigurimi mendonte se ata synonin te arratiseshin. Kur i pashe dhe mesova per ate qe akuzoheshin, u thashe se perderisa nuk kishte fakte qe te provonin deshiren e tyre per arratisje, e mira do te ishte te liroheshin. Me ka mbetur ne kujtese edhe nje rast tjeter qe lidhet me akuzen qe ishte ngritur per nje oficer, se gjoja donte te arratisej ne Mal te Zi. Ai ne fakt kishte shkuar te njerezit e vet ne Hot dhe atje ishte arrestuar. Ne fakt sapo mesova se si ishte puna, prisja rastin qe te me kerkonin mendim dhe kur me pyeten, u thashe se oficeri duhej te lirohej, pasi ai nuk ishte kapur ne pjesen e klonit, madje as ne afersi te tij, por ne Hot, e keshtu nuk u mor me kush me akuzat ndaj oficerit.

Durresi ishte “baza” juaj. Po dita e pare e qendrimit atje pas kthimit nga Shkodra si oficer i veteshpallur i Sigurimit, ju kujtohet?

Me kujtohet mire. Qe ne fillim “rezidenca” ime ishte porti, e gjithnje rrija afer tij. Atje isha njohur me disa oficere te Deges qe kishin sherbyer dikur ne Shkoder dhe me pas ishin transferuar. Keta oficere e dinin qe isha fejuar ne Shkoder se njihnin disa nga njerezit e vajzes. Nepermjet ketyre u prezantova edhe me disa oficere te tjere te Deges se Puneve te Brendshme Durres.

Ne kete qytet m’u la me shume hapesire veprimi. Ne Degen e Durresit ishin edhe disa oficere nga Jugu, si Kapllan Shehu, apo dhe te tjere. Ata menduan se une isha Xhemal Shehu, nje kolonel i ushtrise, me te cilin nuk njihesha, por me vone kuptova se me kishin ngaterruar me te. Edhe ne gjyq keta oficere u justifikuan me faktin se ngjaja me Xhemalin. Hajde merre vesh kete pune tani.Mbani mend ndonje incident ku ju eshte dashur te mbani qendrim ndaj ndonje personi ose te jepnit mendim per rastin?

Me kujtohet mire nje incident, qe me pas u fry shume, pra u be problem. Ate dite ne Durres ishte gjithe udheheqja e Shqiperise, pasi percillte pas nje vizite ne Tirane, Moris Torez, kreun e PK-sw franceze. Situata ishte e veshtire pasi marredheniet me ish-Bashkimin Sovjetik ishin ftohur dhe me sa mbaj mend vizita e tij u be aty nga korriku i vitit 1960.

Gjendesha mes oficereve te Deges se Puneve te Brendshme te Durresit kur Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe te tjere po shoqeronin Torezin. Kur ai u largua drejtuesit me te larte te asaj kohe te Shqiperise po ktheheshin per te makinat e tyre. Ne kete kohe nje grua u shkeput nga turma dhe i doli perpara Enver Hoxhes dhe i tha atij diçka. Kjo beri buje dhe shume shpejt u sqarua se gruaja ishte e shoqja e nje oficeri te Deges se Durresit, qe sherbente ne sektorin e Kufirit, kishte graden major dhe ishte nga fshatrat e Gjirokastres.

Gruan e moren dhe e shoqeruan. Ajo i kishte qare hallin Enverit per strehim, pasi jetonin ne nje barake dhe ne kushte shume te veshtira. Me pas gruaja u la e lire dhe nderhyra qe t’ia kthenin dinjitetin ne vend ta çonin atje ku e kishin marre. Ne kete kohe, ndersa une isha me kapitenin V.S, vjen Kryetari i Deges se Durresit, Kopi Niko i cili i drejtohet me arrogance kapitenit dhe i kerkonte llogari pse ai kishte e kishte lene gruan te shqetesonte udheheqesin.

Ai iu pergjigj qete se kishte qene larg dhe se atje kishin qene te tjere, me pas ai e prezanton me mua. Ne ishim duke pire kafe te klubi “Detari” dhe pas pergjigjes kryetari i deges i tha kapitenit se duhet te paraqitej ne Dege pasi kishin mbledhje. Kopi nisi te bisedoje me mua. Ai me pyeti per detyren ne zonen e plazhit. Nisi te me bente nje bisede, qe e mora si provokim, lidhur me nje shok te Byrose Politike i cili ishte ne rezidencen e plazhit dhe kishte rekomandim nga mjeku per te bere çdo dite 2-3 kilometer ne kembe.

Me pyeti nese kishte ndonje shok te mire me vete. Une i thashe se kishte jo nje por disa dhe me vone mesova se ne ate bisede behej fjale per Gogo Nushin. Keshtu nisi miqesia me Kopi Nikon, Kryetarin e deges se Puneve te Brendshme te Durresit. Duke ndenjur me kolonel Kopi Nikon, vjen Sekretari i Pare i Komitetit te Partise se Rrethit te Durresit. Kopi me prezantoi me te me shume pompozitet. I tha se isha nje kuader me rendesi dhe se per muajt e veres do te operoja ne plazh. Sami Gjebrea me dha edhe disa porosi qe lidheshin me problemet e te huajve ne plazh, sidomos per turistet gjermane dhe polake.

Sami Gjebrea nisi te analizoje veprimin e gruas qe i doli para Enver Hoxhes dhe tha se fajin per kete e kishte shoku yne ushtarak. Une duke e justifikuar oficerin i thashe se i shoqi nuk ka ditur asgje, se po ta dinte nuk do ta lejonte nje gje te tille, se ishte shok i mire. Kolonel Kopit iu be qejfi per pergjigjen qe i dhashe Sekretarit te Pare dhe me mori mua ne makine dhe shkuam ne Dege dhe u tha disa oficereve se une isha i Ministrise se Brendshme dhe se ne zonen e portit dhe ate te plazhit ata mund te ndeshnin shume oficere, por se asnje prej tyre nuk ishte si une.

E kjo ishte e vertete se une isha i veteshpallur te tjeret ishin ne rregull, te emeruar. Madje ai iu tha se per çdo gje duhet te me raportonin mua dhe ata e zbatuan urdhrin e tij. Pas pak i kerkova leje Kolonelit per te shkuar ne hotel “Vollaga” dhe ai urdheroi qe te bisedohej me drejtorin per te rezervuar per mua dhomen me te mire. Meqe tashme isha njohur me operativet e sigurimit te Plazhit te Durresit nisa te mesoja shume sekrete te detyrave te tyre dhe madje jepja dhe mendim per zgjidhjen e situatave, gje qe nisa ta beja me deshire se kisha filluar t’ia merrja doren.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Cosa Nostra..Familja Bonanno,nje shekull krime dhe pushtet..

Mesazh nga Rifat Sun Feb 02, 2014 1:06 pm


Cosa Nostra..Familja Bonanno,nje shekull krime dhe pushtet..



Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Nga-filmi-Godfellas-300x219




Vjedhja e “Lufthansa-s”,arrestohet pas 35 vitesh lideri i familjes mafioze



Të gjithë e kanë parë filmin “Godfellas” (Djemtë e mirë), me aktorë kryesorë Robert De Niro dhe Joe Pesci, dhe që ky film ka marrë shkak nga një ngjarje e vërtetë. E kemi fjalën për një nga grabitjet më të mëdha që është bërë në Amerikë është edhe ajo e depozitave të kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” në aeroportin “Kenedi” në Nju Jork. Grabitja u krye nga familja mafioze Bonnano, e cila vepronte në Amerikë dhe ishte një nga pesë familjet më të mëdha mafioze. Më 11 dhjetor të 1978, në orën 15.00, të armatosur deri në dhëmbë banda mafioze me ndihmën e një punonjësi të sigurisë të aeroportit arriti të futet në depozitat e aeroportit. Me ndihmën e bashkëpunëtorit të tyre ata arritën të hapin depozitat e sigurisë dhe te merrnin 6 milionë dollarë. Por megjithëse grabitja u realizua me sukses, pjesëtarëve të bandës grabitëse telashet u erdhën më vonë. Shumë prej anëtarëve të saj u vranë nga pjesëtarë të tjerë familjes mafioze. Historia e grabitjes u bë skenari i filmit. Dhe tani pas 35 vitesh në SHBA janë arrestuar disa nga protagonistët kryesorë të kësaj grabitje.


FBI ka arrestuar pesë persona të mafies së Nju Jorkut, përfshi një të dyshuar për të famshmen vjedhje të Lufthansa-s në aeroportin JFK, që është përjetësuar në filmin e vitit 1990 nga Martin Scorsese. Duke folur përpara gjykatës, Vincent Asaro, lideri actual i familjes mafioze Bonanno, tha se është i pafajshëm për akuzat. Pas seancës, avokati i tij, Gerald McMahon, bëri shaka: “Më ka telefonuar Martin Scorsese. Do të bëjë vazhdimin e filmit “Godfellas” dhe duket se prokurorët federalë do i ofrojnë atij skenarin”. Asaro, 78 vjeç, akuzohet për vjedhjen e 5 milionë dollarëve cash dhe 1 milion dollarëve në bizhuteri në terminalin e Lufthansa-s në aeroportin JFK më 11 dhjetor të vitit 1978. Në atë kohë ishte vjedhja më e madhe e para ash në SHBA. Prokurorja e ccështjes tha se “Vincent Asaro ia përkushtoi jetën e tij familjes kriminale Bonnano, me një karrierë kriminale të shtrirë përgjatë disa dekadave. As mosha dhe as koha nuk i zbehu metodat e pamëshirshme me të cilat vepron Asaro. Ai ka vazhduar të urdhërojë dhunë edhe në muajt e fundit”.

Historia e familjes mafioze Bonnano

“Pesë familjet” janë organizatat kriminale mafioze italo- amerikane kryesore, të cilat kanë dominuar krimin e organizuar në New York që në vitet 1930. “Pesë familjet”, sipas propozimit të Salvatore Maranzano-s dhe Charles Luciano-s, kishin përgjegjësinë të themelonin “Komisionin”, një kryesi, e cila vendosi kufij për territoret midis bandave që ishin në konflikte me njëra-tjetrën, dhe administrimin e aktiviteteve të mafias në Amerikë. “Pesë familjet” në New York mbeten “Shtëpia e Shenjtë” e Mafias siciliane në SHBA.


Në kulturën pop

Më 1972, novela dhe filmi “The Godfather” (Kumbari) u bazua në historinë e pesë familjeve kriminale që dominonin mafien në New York, por këto familje kishin emra të ndryshëm nga ato me të cilat njiheshin në realitet. Corleone-t (Korleonet), nga baza e tyre ne shtetin e Long Island në SHBA, i shpallin luftë anëtarëve të tjerë të “Pesë familjeve”, Tataglia-ve, Barzini-ve, Cuneo-ve, dhe Stracci-ve. Loja e shumë njohur “Grand Theft Auto” riprezanton disa nga “Pesë familjet” në lojë si familjet Leone, Sindacco dhe Forelli. Vlen për të shtuar se “Grand Theft Auto IV” karakterizon një parodi të “Pesë familjeve” që quhet “Komisioni”, i cili përbëhet nga familjet kriminale Ancelotti, Pavano, Messina, Gambetti dhe Lupisella, me një familje më të vogël e quajtur Pegorino që mundohej të bëhej pjesa e gjashtë e bashkimit, ose parodisë së “Pesë familjeve”. Familja kriminale Bonanno është një nga “Pesë familjet” që kontrollon aktivitete të krimit të organizuar në New York City, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda një fenomeni kriminal mbarëkombëtar, i njohur si Mafia (ose La Cosa Nostra).


Lufta e Castellammarese-s ndërmjet Giuseppe Masserias dhe Salvatore Maranzanos ishte një proces katalizimi i krijimit të “Pesë familjeve”. Duke luajtur një rol të dyfishtë për të arritur qëllimet e tij, Charles Luciano arrin t’i ketë të dy të vrarë, Masserian dhe Maranzanon, brenda një periudhë gjashtëmujore, me qëllim riorganizimin, ose ristrukturimin e bandës, heqjen e pozicionit “Shef i shefave”, i emërtuar nga Maranzano dhe themelimin e “Komisionit” për të vendosur mbi aktivitetet e të gjitha familjeve. Një nga pesë filialet e themeluara udhëhiqej nga Joseph Bonanno, “Joe Bananas” (Xho Banania), e formuar nga pjesë të familjes së Maranzanos. Në atë kohë, Bonanno ishte vetëm 26 vjeç, shefi më i ri në moshë ndër të pesta familjet. Ai e drejtonte familjen në bizneset e krimit të organizuar të bëra mjaft popullore tashmë si përfshirje në kumar, mashtrime financiare dhe shumë aktivitete të tjera të jashtëligjshme. Familja Bonanno shihej si lidhja më e fortë me “Pesë familjet”, pasi ishte e përbërë përgjithësisht nga siçilianë, të gjithë këta nga qyteti bregdetar, ku dhe Bonanno ishte lindur, Castellamare del Golfo në Siçili.

Bonanno besonte rreptësisht se lidhjet e gjakut dhe një edukim në mënyrën siçiliane ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur të bashkuara vlerat tradicionale të La Cosa Nostra. Fuqia e Bonannos u rrit si pasojë e marrëdhënieve të tij të shkëlqyera me Joseph Profacin, i cili ishte shefi e një familjeje tjetër. Ndër këto lidhje ishte dhe martesa e djalit te Bonannos, Salvatore (“Bill”) dhe mbesës së Profacit, Rosalie. Në qoftë se anëtarë të tre familjeve të tjera kishin në kokë mendime për të sulmuar dhe zhvatur nga bizneset e Bonannos, lidhjet e forta të këtij të fundit me familjen Profaci (e njohur më vonë si familja Colombo) i bënte ata të mendoheshin dy herë përpara se të vepronin. Me vdekjen e Joe Profacit në vitin 1962, pozicioni i Bonannos rrezikohej së tepërmi.


Lufta e Bonannos


E njohur ndryshe dhe si “copa e bananes”, lufta e Bonannos ishte një luftë civile brenda familjes. Shumë njerëz brenda familjes së Bonannos ishin xhindosur dhe ankoheshin që ai (Bonanno) nuk u gjendej asnjëherë pjesëtarëve të familjes. Kështu që, komisioni vendosi që Bonanno nuk e meritonte të vazhdonte si shef i familjes, duke emëruar një kapo të Bonannos, Gaspar DiGregorio, si shefin e ri të familjes. Në qoftë se të gjithë menduan se Bonanno mori fund, të gjithë ishin gabuar. Në këtë kohë lindi konflikti midis mbështetësve të DiGregorio dhe të besuarve të Bonannos, të udhëhequr nga Frank Labruzzo dhe djali i Bonannos, Bill. Kjo u njoh si lufta e Bonannos. Kështu, konflikti u pasua nga një mbledhje në një shtëpi të Brooklyn, ku një konferencë për paqe do të mbahej nga dy grupimet e familjes, tashmë të përçarë.

Njerëzit e DiGregorio erdhën me qëllimin për të shkatërruar kundërshtarin dhe një përplasje me armë pasoi atë mbledhje, megjithatë, asnjë nuk mbeti i vrarë. Më tej, shumë oferta të tjera nga të dyja anët u refuzuan dhe kështu që telashet e familjes vazhduan. “Komisioni” tashmë ishte mjaft i lodhur me punët e familjes. Për këtë arsye, zëvendësoi DiGregorion me Paul Sciacca, por luftimet vazhduan gjithsesi pavarësisht humbjeve në njerëz nga të dyja grupet. Kjo luftë u zbeh me Bonannon, që akoma fshihej, duke vuajtur nga një atak zemre.

Ai deklaroi tërheqjen e tij të përhershme në 1968 (ai jetoi deri në moshën 97-vjeçare, në vitin 2002, për të vdekur në Tucson, Arizona). Të dyja grupimet arritën paqen dhe u bashkuan nën udhëheqjen e Sciaccas, por ai u burgos me akuza të trafikimit të narkotikëve në 1971 dhe u zëvendësua nga Natale Evola, “Joe Diamonds” (Xho i diamanteve), si shef i familjes kriminale Bonanno. Udhëheqja e tij ishte mjaft e shkurtër; vdekja e tij (nga shkaqe natyrore) në vitin 1973, solli në krye Philip Rastelli, “Rusty”.

Refuzimi i komisionit

Për shkak të luftës së brendshme të familjes Bonanno, atyre iu hoq e drejta e përfaqësuesit në “Komision” dhe Rastelli erdhi në krye të një organizate krejtësisht të pafat dhe të sakatuar. Ish-shoku i Rastellit, Carmine Gallante, u bë një dezertor mjaft i fuqishëm dhe i rrezikshëm. Duke vepruar më parë si një pikë kyçe e importimit të heroinës në Amerikë, përmes Montrealit, Galante vendosi të riorganizonte operacionet e trafikimit të drogës së familjes. Marrëveshjet jashtëzakonisht fitimprurëse që Galante kishte arritur, e pasuruan familjen se tepërmi, por me katër familjet e tjera të lëna jashtë këtyre aktiviteteve, ai kishte arritur të ngrohte vetëm shpatullat e veta.

Kur tetë anëtarë të familjes Genovese u vranë nën urdhrat e Galantes, sepse ishin munduar të merrnin pjesë në operacionet e drogës, familjet e tjera vendosën që Galante e kishte tejkaluar cakun në krye të familjes Bonanno. Në 12 korrik të vitit 1979, Galante qëllohet për vdekje nga tre persona, në një restorant në zonën e Bushwick në Brooklyn. Rastelli edhe një herë vjen në krye, por shumë larg përfundimit ishte konflikti i brendshëm i familjes.


Tre kapot dezertorë, Philip Giaccone, Alphonse Indelicato, “Sonny Red” (Soni i Kuq) dhe Dominick Trinchera, “Big Trin” (Trini i Madh), vunë në pikëpyetje të madhe udhëheqjen e Rastellit dhe me sa duket planifikuan për ta rrëzuar atë. Me bekimin e familjeve të tjera, Rastelli arriti të hiqte qafe të tre kapot, falë një goditjeje të organizuar nga nënshefi i atëhershëm, Dominick Napolitano, “Sonny Black” (Soni i Zi), po kështu edhe nga shefi i ardhshëm Joseph Massino, “Big Joe” (Xhoi i Madh). I vetëshpalluri shef i mafies në Montreal, Vito Rizzuto, u ekstradua nga Kanadaja në Amerikë në gusht të vitit 2006, ku dhe do të haste akuza për lidhje në vrasjen e tre e kapitenëve të familjes Bonanno në 1981.


Donnie Brasco


Dy nga personat e përfshirë në vrasjen e tre njerëzve të pandershëm të Bonannos ishin Benjamin Ruggiero, “Lefty Guns” (Arma Mëngjarashe) dhe kapo i tij Dominick Napolitano, “Sonny Black”. Ruggiero ishte miqësuar me një burrë që e quante veten Donnie Brasco dhe e kishte prezantuar atë si një anëtar me të drejta të plota në familje, por pa dijeninë e Napolitanos. Faktikisht, Brasco ishte një agjent i FBI-së dhe emri i tij i vërtetë ishte Joe Pistone. Akuza nga më të ndryshmet kishin shënjestruar anëtarë të familjes, si pasojë e evidencave dhe dëshmive të Pistones, dhe që të dy, Ruggiero dhe Rastelly, u dënuan me burg për një kohë të gjatë. Ruggeiro bëri në total 11 vjet burg. Ai u nda nga jeta, për shkak të kancerit të mushkërive tre vjet, pasi u lirua. Napolitano pati një fat më të keq; më 17 gusht 1981, ai u qëllua për vdekje në bodrumin e shtëpisë së Ron Filocomo, nga vet ai dhe Frank Lino, “Curly”. Filmi Donnie Brasco është i mbështetur pikërisht në këto ngjarje.


Rigrupimet e familjes

Vdekja e Rastellit në vitin 1991, që pasoi një periudhë kohe, kur ai e drejtonte familjen nga burgu, solli dhe rritjen në detyrë të Massinos në postin më të lartë. Më në fund, familja kishte gjetur një burrë që mund të ndryshonte fatet e saj. Duke sjellë një mënyrë me sekrete për të bërë biznes, Massino jo vetëm që u përqendrua në tregtimin e narkotikëve, siç ishte tashmë e “detyrueshme” për shefat , por vepronte edhe në zona të tjera që ishin më pak të mundshme të tërhiqnin vëmendjen e autoriteteve, si për shembull tregtimi i stoqeve (aksioneve) të mafies, pastrim parash dhe mashtrim financiar. Një shok i ngushtë i Massinos dhe i shefit të familjes kriminale Gambino, John Gotti, ndihmoi gjithashtu t’i gjente Bonannos përsëri një vend në “Komision”. Si pasojë, kur familjet e tjera i shihnin shefat e tyre të shënjestruar nga autoritetet e policisë për trafikim droge, Massino arriti të dilte i pastër deri sa dyshimi për vrasjen e Napolitanos iu vu sërish pas.


Ai dhe nënzëvendësshefi i tij, Salvatore Vitale, u akuzuan për krime në 2003, duke pasuar dhe dy nga kapot e tyre që u nënshtruan dhe dëshmuan si dëshmitarë për autoritetet qeveritare. Vitale, i cili i kishte qenë tmerrësisht besnik shefit te vet, u akuzua gjithashtu edhe për vrasje të tjera dhe duke e parë veten ngushtë, vendosi të ndryshonte qëndrim dhe dëshmoi, duke lënë kështu Massinon të rrezikonte seriozisht, burgim të përjetshëm. Dënimi me gjobë mund të ishte një mundësi për Massinon, por në vitin 2004 ai u bë i pari shef në detyrë që u kthye në informator, duke i kursyer kështu vetes dënimin e mëparshëm. Massino mendohet të ketë qenë ai që e drejtoi FBI-në drejt një vendi në Parkun Ozone, në Queens, i quajtur “Vrima”, ku dhe gjendej trupi i Alphonse Indelicato që u gjet në vitin 1981. U tha të gërmonin ca më thellë dhe autoritetet zbuluan eshtrat e Dominick Trinchera dhe Philip Giaccone, po ashtu dhe një trup që dyshohej të ishte trupi i John Favara, një komshi i shefit të familjes Gambino, John Gotti, i cili kishte aksidentuar me makinë për vdekje djalin e gangsterit dhe pagoi me jetën e tij.


Pozicionet në familje

Ish-shefi Joseph Massino mendohet të ketë ndihmuar policinë me informacione mbi shumë anëtarë të lartë të familjes Bonanno, dhe shefin në terren Vincent Basciano, bisedat e të cilit me Massino u regjistruan në fund të vitit 2004 dhe fillim të vitit 2005 nga vet ky i fundit. Më parë Massino u bë një informator, dhe shefi në terren i tij ishte Anthony “Tony Green” Urso, mandati i të cilit ishte shumë i shkurtër pasi dhe ai u burgos si pasojë e shumë akuzave, duke i lënë vendin Bascianos. Jetëgjatësia e Vincent Bascianos në krye mori fund me burgimin e tij në fund të vitit 2004, por me tradhtinë evidente të Massinos, autoritetet pohojnë se Basciano u nderua me postin më të lartë në familje, duke e udhëhequr familjen e dobësuar së tepërmi tashmë, nga qelia e tij ne burg. Autoritetet vazhdonin të godisnin familjen.

Më 16 shkurt 2006 u arrestua shefi në terren i momentit, Michael Mancuso, për akuza vrasjeje, ndërsa shefi Vincent Basciano ishte akuzuar së fundmi për tentative për vrasje, vrasje me paramendim, dhe kumar të jashtë ligjshëm; dhe u dënua me burgim të përjetshëm në fund të vitit 2007. Akuzat kryesore që u ngarkuan mbi Bascianon ishin paramendimi dhe tentativat për vrasje të gjykatësit dhe prokurorit të çështjes, po ashtu edhe të Patrick DeFilippo, një kapiten i familjes kriminale Bonanno. Autoritetet federale kanë pohuar së fundmi në gazetën e përditshme “New York Daily News”, se shefi për momentin i familjes Bonanno, Vincent Basciano, ka emërtuar pronarin e biznesit të zonës së Brooklyn, Salvatore “Sal the Ironëorker” (Sal punëtori i hekurt) Montagna, 35 vjeç nga Elment, Long Island, si shefin e ri në terren i familjes Bonanno.

 Sal Montagna ishte një ushtar i thjeshtë i panjohur në stafin e pjesës së Bronx-it që drejtohej nga kapo Patrick “Patty from the Bronx” DeFilippo dhe u bë kapo në terren i këtij stafi, pasi DeFilippo u arrestua në 2003 për vrasje. Informacione të brendshme të autoriteteve pohojnë se Salvatore Montagna u emërtua si shefi në terren, edhe me këshillën e Vincent Bascianos, me qëllimin e këtij të fundit për të mbajtur zonën e Bronx-it si bazën kryesore të familjes Bonanno. Baza e familjes Bonano është mbajtur tradicionalisht në zonën e Brooklyn-it që nga koha kur në krye ishte patriarku Joseph Bonanno, deri në zhvillimin e shefit të zonës së Queens, Philip “Rusty” Rastelli, në fillim të viteve 1970. Triumfi i zonës së Bronx-it filloi me rritjen në detyrë të Bascianos, i cili kishte arritur postet më të larta në familje, vazhdoi me periudhën shumë të shkurtër të Michael Mancusos dhe tashmë mbetet në duart e Sal Montagnas, i cili vepron për Bascianon.

Shefi i ri shpeshherë thërritet “Sal the Zip” (Sali i Mprehtë), sepse ai është nga qyteti i lindjes së Joseph Bonanno, Castellammare del Golfo, dhe është mjaft i lidhur me grupimin sicilian të familjes, po kështu dhe me shokë nga Castellammare, si Baldo Amato, i cili ndodhet në burg, dhe ish-kapon e Bonannos, Cesare Bonventre, i cili u vra në vitin 1984. Në korrik të vitit 2004, gazeta prestigjioze “The New York Times” raporton se autoritetet federale në Brooklyn, thonë se në katër vitet e fundit kanë arritur të realizojnë dhe të fitojnë seanca gjyqësore për 75 gangsterë ose bashkëpunëtorë të një klani kriminal me pak më pak se 150 anëtarë nderi. Anëtarë të lartë të familjes Bonanno, duke përfshirë këtu dy ish shefa dhe shefin për momentin Vincent Bascianon, janë përndjekur dhe dënuar nga autoritetet, duke forcuar kështu pretendimet e qeverisë federale për fitore mbi familjen Bonanno dhe “La Cosa Nostra-n” e New York-ut.

 Në shkurt të vitit 2005, kapo i familjes Bonanno, Anthony “Tony Green” Urso, u gjend fajtor për një sërë akuzash si vrasje me paramendim, kumar, mashtrime financiare dhe grabitje me dhunë, ndërkohë kapo Joseph “Joe Saunders” Cammarano, së bashku dhe me ushtarin Louis Restivo u gjendën fajtor për vrasje me paramendim. 12 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes Bonanno, 7 prej të cilëve mbi moshën 70-vjeçare, duke përfshirë këtu dhe këshilltarin Anthony “Mr. Fish” Rabito dhe ushtarin e respektuar Salvatore Scudiero, u ndoqën dhe u arrestuan në qershor të vitit 2005, me akuzat e operimit të 10 milionë dollarëve në kumar të jashtëligjshëm.

Goditja më e fundit për familjen ishte ajo e 20 shtatorit 2006, kur kapot Louis “Louie Ha Ha” Attanasio dhe Peter “Rabbit” Calabrese u dënuan me 15 vjet burg për vrasjen e kapos Cesare Bonventre, në Queens, në vitin 1984. Nën udhëheqjen e Joseph Massino, familja Bonanno u ngrit sërish në majat më të larta të hierarkisë së familjeve kriminale të New York-ut, dhe përsëri u bë një nga më të fuqishmet në “Botën e Nëndheshme” të Amerikës, por tradhtitë dhe akuzat e shumta të anëtarëve të familjes, e kanë lënë atë thjesht si një guaskë të kohëve të arta në jetëgjatësinë e historisë kriminale. Dezertimi i ish-shefave të familjes, Joseph Masinno dhe Salvatore Vitale, së bashku dhe me 4 kapo me pozitë të lartë, ka bërë që familja Bonanno të humbasë shumë terren, fuqi, influencë dhe respekt në “Botën e Nëndheshme” të New York-ut, diçka kjo që nuk ishte parë që nga incidenti i Donnie Brasco-s.

 Me afrimin e gjyqit të kapove Michael “Mickey Nose” Mancuso dhe Patrick “Patty from the Bronx” DeFilippo, të akuzuar këta për vrasje, kumar dhe aktivitete të jashtëligjshme, mundësia që grupi i Bronx-it të jetë sërish në krye të familjes do të rishihet edhe me pozicionin e familjes Bonanno në të ardhmen, në “Botën e Nëndheshme” në Amerikën e Veriut. Basciano është sërish shefi i Bonanno-ve, me Salvatore “Sal the Ironëorker” Montagna si shefin në terren që nga viti 2006, i cili ndjek urdhrat e tij nga burgu. Me Nicholas “Nicky Mouth” Santora si nën shefin në terren për të burgosurin Michael “MikeyNose” Mancuso dhe Anthony “Mr. Fish” Rabito si këshilltar, Montagna është i aftë të operojë për Vincent “Vinny Gorgeous” Basciano aktivitetet ditore të familjes.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Historia e mafiozit John Gotti, padrinoja i fundit

Mesazh nga Rifat Mon Feb 03, 2014 10:01 am

Mafiozi qe fitoi simpatine e medias dhe publikut


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 John-gotti-newspaper


Historia e familjes “Gambino”  është e mbushur plot mistere, luftë tradhti, vrasje, çka ka bërë që kjo familje të hyjë në histori si një nga familjet më legjendare. Këtë familje e bëri të fashme John Gotti, ose siç i thoshin ndryshe “bosi spic” ngaqë vishej mjaft bukur dhe cilësohej si Al Kapone i ri i Amerikës. Gotti ishte personi që fitoi simpatinë e një pjese të publikut, të medias dhe urrejtjen e prokurorëve federalë dhe agjentëve të FBI-së. Ai së bashku me Al Kapones dhe Joe Colombo, ishin mafiozët e vetëm që dolën në kopertinën e revistës” TIME”.
 
“Gambino”, dy shekuj pushtet dhe luftra

Familja kriminale Gambino është një nga “Pesë Familjet” që kontrollon aktivitete të krimit të organizuar përgjithësisht në New York City, SHBA, i njohur në mbarë vendin me një fenomen kriminal si Mafia (ose Cosa Nostra). Me bazë në New York City, operacionet e bandës u shtrinë përgjatë gjithë bregdetit lindor dhe anembanë vendit deri në Califonia. Aktivitetet e jashtëligjshme përfshijnë shfrytëzimin e punëtorëve, kumar, mashtrime të ndryshme, grabitje me dhunë, pastrim parash, prostitucion, vrasje me pagesë, thyerje të ligjet për hedhje të mbeturinave toksike, vjedhje të ndryshme.

Origjinat

Origjinat e familjes kriminale Gambino mund kërkohen në ditët e hershme, kur banda kriminale napoletane e udhëhequr nga Pellegrino Morano, “Don Grino”, i cili u pasua nga Salvatore D’Aquila, “Toto”, menjëherë, pasi Morano u burgos në vitin 1916. D’Aquila u përball me forcat e Giuseppe Masseria, “Joe the Boss” (Xho Bosi), dhe u vra rreth vitit 1928, kur banda që ai kishte udhëhequr shkoi në duart e Alfred Mineo dhe Steve Ferrigno, gjatë periudhës së Prohibicionit. Lufta e Castellammarese, ndërmjet rivalëve nga New York-u, Masseria dhe Salvatore Maranzano, la pas shumë viktima, në mes të cilave Mineon dhe Ferrignon, të cilët u kapën në befasi dhe u vranë në 5 Nëntor të vitit 1930, jashtë shtëpisë së Ferrignos në adresën 759 Pelham Parkëay South.

Këto vrasje ishin ndër të fundit e radhëve të gjata vrasjesh nga të dyja palët në luftë, e cila në fund mbaroi dhe me vdekjet e dy “kokave”; Masseria në prill të vitit 1931 dhe Maranzano pesë muaj më pas. Përfituesi më i madh (dhe organizatori i dy vrasjeve) ishte Charlie Luciano, “Lucky”, i cili menjëherë riorganizoi krimin e organizuar në New York dhe hodhi bazat për themelimin e bashkimit, “Pesë Familjeve” të New York-ut, i bërë i njohur si “Komisioni” i Cosa Nostra.

Pas Luftës së Castellammarese

Duke pasuar një periudhë nën kontrollin e Frank Scalice, i pari lider, i njohur publikisht i familjes kriminale Gambino, ishte Vincenzo Mangano, “Vincent”, një student i denjë i shkollës Mafioze, në stilin e Masserias dhe Maranzanos, por dikush që tolerohej nga të gjithë, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Emil Camardan, zëvendëspresidenti i International Longshoremen’s Association. Nëpërmjet organizatës, Mangano dhe familja kontrollonin pjesën lindore të New York-ut dhe Brooklyn-it me aktivitete si grabitje me dhunë, mashtrime në masë, dhe kumar të jashtligjshëm, duke përfshirë këtu dhe bastet në garat me kuaj dhe llotari të ndryshme.

Mangano themeloi gjithashtu dhe City Democratic Club, me pretekstin e promovimit të bazave të vlerave amerikane, por në të vërtetë ishte për të mbuluar Murder Inc., bandën e mirënjohur të vrasësve, përgjithësisht çifutë, të cilët do të mbaronin punën që u kërkohej nga familja italo-amerikane, kundrejt një pagese. Phil Mangano ishte një anëtar, ashtu si dhe Albert Anastasia, i njohur si “Zoteria i Lartë Ekzekutor”. Në atë kohë, Carlo Gambino ishte rritur në detyrë brenda organizatës, ashtu sikurse ishte dhe një lider tjetër i së ardhmes së familjes, kunati i Gambino-s, Paul Castellano, “Big Paul” (Poli i Madh).

Vriten Vëllezërit e Mangano-s

Anastasia dhe Mangano gjithmonë shmangnin përballjen me njëri-tjetrin. Mangano ishte mjaft i indinjuar që Anastasia preferonte të mbante lidhje me anëtarë të ndryshëm të familjeve të tjera dhe në shumë raste të dy kanë qenë në prag të fillimit të një konflikti mes njëri-tjetrit. E gjithë kjo do të mbaronte shumë keq për Manganon dhe në Prill të vitit 1951 gjendet trupi i tij i pajetë, ndërsa vëllai i tij u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

I thirrur për të dëshmuar përpara familjeve të tjera të New York-ut, si i dyshuari kryesor për vrasjet e ndodhura, Anastasia asnjëherë nuk pranoi të ishte i përfshirë në dy vdekjet e Manganove, por megjithatë deklaroi që Vince planifikonte prej kohësh vrasjen e tij. Albert Anastasia kishte shumë kohë që drejtonte familjen dhe asnjë në familje nuk e mendonte veten të përfshirë në ecurinë e një prej vrasësve më të frikshëm të asaj kohe. Carlo Gambino, një karakter i ngjashëm me atë të një udhëheqësi, bëri manovrën për të marrë pozicionin e zëvendësit të Anastasias.

Anastasia eliminohet

Pasuria e familjes ishte e lidhur ngushtë me fitimet e një familjeje tjetër, atë që drejtohej nga Frank Costello, e cila njihet sot si familja kriminale Genovese. Vito Genovese zëvendësshefi “i uritur” për pushtet, kishte nevojë të gjente një mënyrë për të shkatërruar lidhjet e ngushta mes Costellos dhe Anastasias, lidhje këto që ishin burim solidariteti në Sindikatën Kombëtare të Krimeve për të dy shefat.

Kështu që Genovese arrin të përfitojë nga vrasja e një burri nga Brooklyn i quajtur Arnold Schuster në vitin 1952, të cilin Anastasia e kishte vrarë, sepse, rastësisht, ndodhi të ishte dëshmitar okular në vrasjen e një grabitësi bankash (të cilin Anastasia as që e njihte). Genovese dëshmon se Anastasia ishte i pabalancuar dhe një kërcënim për sindikatën. Me mbështetjen e Gambinos kundër shefit te tij, Genovese i kishte vënë gjërat në vijë për të hequr qafe udhëheqësin e Gambinove. Në fillim, Costellos i bëhet një atentat jashtë ndërtesës së apartamentit të vet dhe plagoset rëndë në dy Maj të vitit 1957. Atentati e shokoi Costellon deri në atë mase sa shpalli tërheqjen e vet nga kreu i familjes dhe doli në pension, duke i lënë gjithçka Genoveses. Supozohet që atentatori të ketë qenë Vincent Gigante, “Chin” (Mjekra).

Gjashtë muaj më vonë, ne 25 Tetor 1957, Anastasia vritet në karrigen e një berberhaneje në hotelin Park Sheraton në West 56 Street. Për shumë vite me radhë, vrasja mendohej të ishte kryer nga Joseph Gallo, “Crazy Joe” (Xhoi i Çmendur). Më vonë, shefi i familjes kriminale Colombo dhe armiku i Gallos, Carmine Persico, “Junior” (I riu), vetëshpall autoritet dhe meritë vetjake. Gjithsesi, gazetari Jerry Capeci në shkrimin e tij online “Vendi i Gangsterëve” dëshmon se vrasja është kryer nga një skuadër me tre vetë, e organizuar nga Joseph Biondo, “Joe the Blonde”, (Xho Bjondi) me urdhër të Carlo Gambino. Kjo skuadër përbëhej nga Stephen Grammauta, Stephen Armone dhe Arnold Wittenburg, një “grup pune” i trafikantëve të heroinës në Pjesën Lindore të Poshtme.

Ish zëvendësshefi i Anastasias, Carlo Gambino, mori në dorë të gjithë aktivitetet e familjes, e cila që atëherë njihet me emrin e tij. Biondo u shpërblye me postin e zëvendësshefit, të cilin e mbajti deri në ditën e vdekjes në 1966. Grammauta zuri postin e kapos gjeneral në vitet 1990.

Gambino promovon Familjen

Genovese burgoset për 15 vjet, ku edhe vdes në 1969. Familja Gambino shumë shpejt u bë një nga familjet më të fuqishme në Sindikatën Kombëtare të Krimeve, me lidhje të forta me shtëpitë e kumarit të Meyer Lanskyt në Cuba dhe Bahamas, një biznes shumë fitimprurës ky për Mafian. Dështimi i Joseph Bonanno, “Joe Bananas” (Xho Bananja), udhëheqësi i familjes kriminale Bonanno dhe rivali kryesor i Gambinos, për të anashkaluar Gambinon dhe “kokat” e familjeve të tjera kriminale të New York-ut në fund të luftës së Bonannos, e bëri Gambino-n një nga liderat më të fuqishëm të “Pesë Familjeve”.

Supozohet se Gambino ka përdorur pozitat e veta për të organizuar vrasjen e Joseph Colombo, lideri i familjes kriminale Colombo, në 28 Qershor 1971. Ka gjasa që vrasësi i Colombos, Jerome Johnson, të ketë qenë një “ushtar” i vetmuar i mbështetur në familje nga Colombo për Lëvizjen Italiane të të Drejtave të Njeriut. Ose si shprehet dhe një informator i quajtur Michael Franzese, ai mund të ishte mashtruar ose vënë në kurth nga vetë Carlo Gambino. Colombo i mbijetoi atentatit, por qëndroi në koma derisa vdiq në vitin 1977. Ai u varros përkrah Joseph Gallo. Johnson u vra nga truproja e Colombos.

Në ç’do rast, influenca e Gambinos ndihej dhe në prapa skenat e familjes kriminale Luchese, e udhëhequr kjo nga Carmine Tramunti, “Mr. Gribbs”. Gambino supozohet gjithashtu se kishte ndikim dhe në zgjedhjen e Frank Tieri, “Funzi”, si shef i familjes kriminale Genovese, pas vrasjes së Thomas Eboli, të cilin Gambino e kishte vrarë, për shkak të një borxhi droge me vlerë 4 milion dollarë. Në 15 Tetor 1976, Gambino vdiq nga një atak në zemër dhe kontrolli i familjes nuk shkoi atje, ku është më i mundshëm të shkonte, për zëvendësshefin Aniello Dellacroce, “Mr. Neil” (Zoti Neil), por për kunatin e Gambinos, Paul Castellanon, aleatët e Dellacroces mbetën të pakënaqur nga kjo lëvizje. Gjithsesi, Dellacroce i la gjërat siç ishin dhe vazhdoi të ishte sërish zëvendësshef i Castellanos tashmë.

FBI-ja “ngushton rrethin”

Mbështetësit e Dellacroces mbetën të pakënaqur, duke menduar se Castellano e ka trashëguar pozitën e vet më shumë se sa e ka fituar atë. Castellano ruajti një pjesë të energjisë për të mbajtur nën kontroll mbështetësit e Dellacroces, duke përfshirë këtu dhe skuadrën e mirënjohur të Anthony Gaggi, “Nino”, dhe Roy DeMeo, e cila mendohet të ketë kryer diku tek rreth 10-15 vrasje përgjatë regjimit të Castellanos që nga vitet e fundit të 1970-ve, deri në mes të viteve 1980.

Kur Castellano ishte akoma në krye, shumica e aktiviteteve të familjes operoheshin dhe kontrolloheshin në mënyrë jo zyrtare nga një katërshe e përbërë nga lideri i fuqishëm i distriktit të Garment, Thomas Gambino, “Tommy”, nga truproja dhe zëvendësshefi i ardhshëm Thomas Biloti, “Tommy”, dhe nga të fuqishmit liderë të zonës së Queens, Daniel Marino, “Danny”, dhe James Failla, “Jimmy Brown”, të gjithë rivale kryesore të John Gottit. Nuk ishte koha për acarime dhe argumenta brenda familjes, kur Byroja Federale e Investigimeve e kishte shënjestruar familjen Gambino si më të lehtën nga të pestat për t’u depërtuar. FBI arrin të përgjojë, në sajë të një përgjuesi të vendosur në llambën e tavolinës së kuzhinës së Castellanos, bisedat e shefit të familjes për disa aktivitete të jashtëligjshme dhe deri në fillim të viteve 1980, Castellano ishte i ngarkuar me një sërë akuzash.

Ai deklaron se dëshironte që familjen ta merrte në dorë djali i Carlo Gambinos, Thomas. Në vitin 1983, dënohen 13 anëtare të familjes Gambino për trafikim droge. Në këtë grup përfshihej dhe vëllai i John Gottit, Gene, dhe shoku i tij i ngushtë, Angelo Ruggiero, “Quack Quack”, i cili e kishte nofkën kështu (Kuak-kuak), për shkak se nuk pushonte së foluri. Policia federale kishte faktikisht që në vitin 1980 që përgjonte telefonin e tij fiks. Ata e kishin Ruggieron të regjistruar në kaseta, ku bisedonte për biznese të familjes, trafikim droge dhe shprehje mallëngjyese për Castellanon.

N.q.s. Castellano do e kishte marrë vesh që njerëzit e tij po trafikonin drogë, duke mos respektuar kështu rregullin e tij anti-drogë, Ruggieron do e kishin vrarë tashmë. Në bazë të ligjit, të pandehurit i lejohet të bëjë kërkesë për t’iu treguar kasetat e regjistrimit në ndihmë të mbrojtjes dhe kështu u bë megjithëse Dellacroce bëri të pamundurën për t’i manipuluar ato. Dellacroce ishte në këtë kohë i sëmurë me kancer, por me Ruggierion tepër të dëshpëruar për ndihmë, shoku i tij John Gotti i qëndron përkrah. Castellano këmbëngulte për transkriptet e kasetave, ose ai do të kërkonte heqjen qafe të Ruggerios dhe Gottit. Gotti e kuptoi që duhet të vepronte shumë shpejt dhe vdekja e Dellacroce në 2 Dhjetor 1985 i hapi atij rrugën për të shmanguar një pengesë si Castellano.


Në 16 Dhjetor 1985, Bilotti dhe Castellano po shkonin në një mbledhje me kapon Frank De Ciço, kur ata u qëlluan nga 4 vetë të paidentifikuar gjatë një ore trafiku. Këta burra u njohën nga eksperti i bandave Jerry Capeci dhe u identifikuan më vonë si Angelo Ruggiero, John Carneglia, Vincent Artuso and Salvatore Scala, të cilët ishin paguar për vrasjet nga John Gotti. Gotti ishte shumë i njohur për kostumet e tij të qepura me dorë dhe kollaret e mëndafshta, dhe për daljen e tij para medias, ndryshe nga çdo shef Mafioz më parë. Ai e caktoi DeCiccon si zëvendësin e tij dhe rriti në detyrë Ruggiero, si kapo gjeneral, në krye të skuadrës së tij të vjetër. Në atë kohë, Salvatore Gravano, “Sammy the Bull”, supozohej të ishte i zgjedhur këshilltar.Gotti favorizonte takime me njerëzit kur dilte në vende publike me qëllim që aparatet e sigurisë (survejimit) të kapin imazhe vizuale të tij. Shtëpia e tij ne Hoëard Beach, Queens, shpeshherë shihej në televizor.

Një nga komshinjtë e tij gjatë asaj kohe ishte John Favara, i cili u zhduk pas aksidentit me makinë, që i bëri djalit 12 vjeçar të Gotti-t, duke e lënë atë të vdekur. Një komshi tjetër ishte shoku i ngushtë dhe bashkëpunëtori i Gottit, Joseph Massino, “Big Joe” (Xho i Madh), i cili në fund të viteve 1980 njihej si zëendësshef i familjes Bonanno dhe një kandidat i fortë për të udhëhequr, që pas burgimit të shefit Philip Rastelli, “Rusty” (Rasti). Shumë shefa të familjeve ishin kundër kësaj jete që bënte Gotti, me daljet në televezion, takimet, ekspozimin e tepërta, veçanërisht ai i familjes Genovese, Vincent Gigante, “Chin” (Mjekra), një ish aleat i Castellanos.

Ky i fundit, së bashku me shefat e e familjes Luçhese, Vittorio Amuso, “Vic”, dhe Anthony Casso, “Gaspipe”, vendosi të bënte një atentat për Gottin. Në 13 Prill 1986, një makine bombë, e bërë gati për Gottin, la të vrarë De Ciccon. Me sa duket, ideja e Gottit se ai ishte i paprekshëm (ai ishte i akuzuar nga federalët tre herë dhe kishte arritur të shpëtonte) kishte ardhur tani në një pikë që e bënte atë jo shumë të sigurt. FBI-ja arrin të gjejë një apartament në pjesën “Italia e Vogël”, të cilin e lëshonte një e ve e vjetër, ku shefat e familjeve bënin mbledhjet e tyre.

Gotti ishte dëgjuar të planifikonte aktivitete kriminale dhe të ankohej ndaj “punëtorëve” të tij, veçanërisht Salvatore Gravanos, i cili, pasi kishte dëgjuar kasetat e përgjimit të federaleve, kishte pranuar të dëshmonte jo vetëm kundër Gottit, por edhe shumë gangsterëve të tjerë nga të pesta familjet. Në 2 Prill të vitit 1992, Gotti dhe këshilltari Frank LoCascio, “Frankie Loc”, u akuzuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm.

Familja që nga Gotti

Gotti vazhdoi të udhëhiqte familjen që nga burgu, kurse operacionet ditore u lanë për detyrë kapove John D’Amico, “Jackie Nose” (Xheki Hundashi), dhe Nicholas Corozzo, “Little Nick” (Niku i Vogël). Corozzo ishte shumë afër emërimit në krye të familjes, por ai u dënua me 8 vjet burg. Djali i Gottit, John Gotti, “Junior” (I riu), mori kreun e familjes, por në 1998 edhe ai u akuzua dhe u dënua me 77 muaj në burg.

Periudha post Gotti

Kur Gotti vdiq në burg në vitin 2002, i vëllai i tij Peter, u bë shefi, supozohej përkrah D’Amicos, por pasuria e familjes nuk ishte më si disa dekada më parë, kur konsiderohej organizata kriminale më e fuqishme në botë. Peter Gotti u burgos gjithashtu në vitin 2003 dhe familja supozohet të ketë shkuar në duart e Nicholas Corozzos, Jackie D’Amico dhe Joseph Corozzo. Të gjithë ish rivalët e Joh Gottit morën përfundimisht familjen, më shumë për arsyet sepse të gjithë besnikët e Gottit ose u futën në burg, ose ishin akoma duke kryer dënimet e tyre, por dhe sepse Gotti, babai, vdiq në burg në 2002.

Kështu, udhëheqësi i punëtoreve dhe kapua gjeneral u bë Michael DiLeonardo, “Mickey Scars” (Njeriu me shenjë), i cili i shndërroi evidencat e federalëve në prova të vërteta për t’u mbrojtur në seancat gjyqësore. Ai u detyrua të dëshmonte kundër gangsterëve të të pesta familjeve. Një nga mbështetësit e fundit të Gottit, DiLeonardo, dëshmoi kundër Peter Gottit dhe Anthony Ciccone, “Sonny”, nga 2003 deri në 2005, dhe u zhduk me ndihmën e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Në të njëjtën kohë, Sammy Gravano, zëvendësshefi i Gottit, ishte larguar nga programi në 1995 dhe ishte arrestuar dhe burgosur për operacione të shpërndarjes së drogave në një zonë nga Arizona deri në New York City në 2003.

Gjatë të njëjtit vit, ai u dënua me 19 vjet burg, me dëshmi nga informatorë midis bashkëpunëtorëve të tij. Në 2005, Nicholas Corozzo dhe zëvendësi i tij i përjetshëm Leonard DiMaria, “Lenny”, u liruan nga burgu, pasi kishin kryer dënimin 10 vjeçar për mashtrime dhe falsifikime në New York dhe Florida. Në të njëjtin vit, ligji Amerikan e njohu Corozzon si shefin e familjes Gambino, vëllain e tij Joseph Corozzo si këshilltar, Arnold Squitieri, “Zeke”, si zëvendësshef dhe Jackie D’Amico si shef dhe një anëtar nderi së bashku me vëllezërit Corozzo.

Që nga viti 2005 deri në 2007, autoritetet federale kishin arritur të kapnin kapitenët e familjes Gambino; Arnold Squitieri, Gregory DePalma, George DeCicco, “Butters”, Ronald Truçhio, “One Armed Ronnie”, Salvatore LoCascio, “Tore”, dhe Joseph Juliano, “Sonny”, duke përfshirë dhe shumë ushtarë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Në 7 Shkurt 2008, autoritet federalë dhe Policia e Shtetit të New York-ut kapën të gjithë hierarkinë e familjes Gambino (bashkë/shefat Nicholas Corozzo, Jackie D’Amico, zëvendëshefin Domenico Cefalu, “Italian Dom” (Dom Italiani), dhe këshilltarin e familjes Joseph Corozzo) me një goditje të rëndë që preku dhe figura nga familjet kriminale Genovese dhe Bonanno dhe akuzoi shumë figura të krimit në Siçili. Për shkak të dënimeve, ka mbetur një boshllëk fuqie në familjen Gambino. Shumë mendojnë se shefi i familjes tashmë është besniku i legjendarit Castellano, Daniel Marino, “Danny”, si pjesë e Queens.

Sot, FBI-ja dhe qeveria e SH.B.A. mendon se familja përbëhet nga 200 deri në 250 anëtarë. Ndërsa familja Gambino është për momentin më e madhja nga të gjitha familjet e tjera dhe anë një goxha influencë, ata nuk janë më të fuqishëm si më parë, në kohën e Carlo Gambinos dhe që nga vdekja e tij kanë patur një rënie graduale, më shumë si shkak i kohëve jo të qarta dhe plot nervozizëm të Paul Castellanos dhe John Gottit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Frank Costello, “kryeministri” i Cosa Nostra-s

Mesazh nga Rifat Mon Feb 03, 2014 10:07 am


Frank Costello, “kryeministri” i Cosa Nostra-s





Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Frank-Costello


Frank Costello, pseudonim i Francesco Castiglia (Lauropoli, 26 janar 1891 – Nju Jork, 18 shkurt 1973) ishte një mafioz italian, me nënshtetësi amerikane, i lidhur me Cosa Nostra-n në Shtete të Bashkuara. Costello është cilësuar si “Kryeministër i Bandës” nga shtypi amerikan. 

Francesco Castiglia lindi në Lauropoli, provinca e Cosenza-s, më 26 janar 1891. Që fëmijë Castiglia emigroi në Shtete të Bashkuara të Amerikës me motrën dhe mamanë, për t’u bashkuar me babain, Luigi Costello, që u transferua në Nju Jork përpara tyre. Këtu Castiglia hyri në kontakt me banda të vogla kriminale, dhe u arrestua për herë të parë në vitin 1908 për dhunë dhe vjedhje, por u lëshua sepse akuzat ndaj tij u tërhoqën. Në vitin 1912 ai arrestohet përsëri, por përsëri ai u lirua.

Në vitin 1915 Costello arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe dënohet me 11 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit, Costello u martua me një vajzë hebreje, të quajtur Lauretta Giegerman dhe kontaktoi me gangsterët Lcuky Luciano, Meyer Lansky dhe Joe Adonis dhe filluan trafikun e prostitucionit në Manhatan. Në vitin 1919 Costello, së bashku me ortakun e tij Henry Horowitz, përdornin Komapinën Horowitz si strofka të kumarit (por që në fakt ishte shoqëri prodhuese e lodrave dhe kukullave plastike).

Në vitin 1920 në shërbim të gangsterit hebre Arnold Rothstein së bashku me Lucky Luciano-n, Meyer Lansky-n, Dutch Stulz-in dhe Jack Diamond u morën me kontrabandën e drogës dhe alkoolit. Në vitin 1924 Costello bashkëpunoi edhe me Oëney Madden dhe William Dëyer, që drejtonin një bandë kriminale irlandeze.

Kjo ishte koha kur Frank Costello u njoh me emrin “Kryeministri i Bandës”, për lidhjet e tij politike me Tammany Hall, Organizatën e Partisë Demokratike të Nju Jorkut. Me këtë lidhje siguronte mbrojtje politike për aktivitetet e tij ilegale dhe aktivitetet e ortakëve të tij. Në maj të vitit 1929 Costello, së bashku me Luciano-n dhe Joe Adonis, ishin prezentë në një takim në Atlantic City, ku morën pjesë dhe mafifozët hebrenj dhe italianë dhe biseduan për strategji të përbashkëta në çështjet e trafikut të alkoolit. Ata diskutuan edhe për krijimin e një “Sindikate kombëtare të krimit”.

Në vitin 1931, pas vrasjes të bosëve Joe Masseria dhe Salvatore Maranzano, Costello bëhet bashkëpunuesi më i afërt i Lucianos që e bëri pjesë të Familjes së tij, duke e nominuar “këshilltar”. Por në vitin 1933 Fiorello La Guardia, kryebashkiaku i ri i zgjedhur i Nju Jorkut, sekuestroi dhe shkatërroi një pjesë të mirë të lojërave elektronike të Costello-s. Këto lojëra fati elektronike më pas u transferuan në Nju Orlins me aprovimin e Carlos Marcello-s, mafiozit lokal, duke korruptuar guvernatorin e Luizianës, Huey P. Long.

Në vitin 1936 Luciano u arrestua për shfrytëzim të prostitucionit dhe u dënua me 35 vite burg. Ai vazhdoi ta drejtonte Familjen e tij nga burgu përmes togerit Vito Genovese, por këtij të fundit iu desh të braktiste Shtetet e Bashkuara për të shmangur akuzat për vrasje. Nën përkrahjen e Joe Adonis, Anthony Carfano dhe Michael Coppola, Costello kontrollonte të gjitha lojërat elektronike të Nju Orlinsit dhe Floridas.

Edhe Lucianos u dëbua nga Shtetet e Bashkuara kështu që Costello u bë bosi i Familjes dhe zgjodhi si zëvendës të tij kushëririn Willie Moretti. Në 1951-shin Costello u mor në pyetje nga komisioni i hetimit për krimin e organizuar në Shtete të Bashkuara kundër senatorit Estes Kefauver. Po në të njëjtin vit Willie Moretti u vra me urdhër të Komisionit. Në fakt vrasja ishte nxitur nga Vito Genovese, që kishte vendosur për dominonte në Familje mbi Costellon. Si pasojë e refuzimit të përgjigjeve ndaj Komisionit Kefauver, Costello u dënua me 18 muaj burg. Në vitin 1954 u dënua me 5 vite burg për evazion fiskal, por bëri vetëm 1 vit sepse gjykimi u anullua.

Por më 2 mars të 1957-s ra në kurthin e Vincent Gigante-s, vrasësit të Genovese-s, i cili i qëlloi në kokë ndërkohë që ai kalonte nga ashensori për në apartamentin e tij në Manhatan. Costello arriti të shpëtonte sepse pësoi vetëm një gërvishtje dhe vendosi të hiqte dorë nga kontrolli i Familjes. Ai vdiq në paqe në vitin 1973.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Rifat Wed Feb 05, 2014 11:36 am


Si u krijua komisioni i Cosa Nostra-s në SHBA


Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Lucky-Lciano-dhe-Meyer-Lansky-239x300


Genovese, historia e familjes më të madhe mafioze në gjithë Amerikën Familja kriminale Genovese është një ndër “Pesë Familjet” që kontrollon aktivitete të krimit të organizuar në New York City, brenda fenomenit kriminal mbarëkombëtar i njohur si Mafia (ose Cosa Nostra). Familja kriminale Genovese ka qenë e njohur si “Ivy League” (Liga e universiteteve)




Familja kriminale Genovese mendohet se është formuar në fillimet e viteve 1900 nga anëtarë të bandave të ndryshme të gangsterëve siçiliano-amerikan. Së bashku, ata themeluan familjen kriminale Morello dhe origjinat e hershme të organizatës që do të ishte familja kriminale Genovese.

Themeluar nga vëllezërit Antonio, Nikolo, dhe Giuseppe Morello, dhe nga vëllezërit Vincenzo Terranova, “Vincent”, dhe Ciro Terranova, “The Artichoke King” (Mbreti Artiçoke), që pasuan ardhjen nga Corleone, Siçili më 1892, familja kriminale u përfshi në grabitje me dhunë dhe aktivitete të jashtëligjshme, në fillim te viteve 1910, dhe rekrutoi fëmijë të ndryshëm të emigrantëve italianë për t’iu bashkuar pjesëtarëve të bandave të saj në Harlemin lindor të Manhatanit. Por, ndërsa kjo familje fuqizohej dhe rriste influencën e vet në zonën e Manhatanit, rivali Brooklin pozicionoi Camorran napolitane dhe kryetarët e rëndësishëm Pellegrino Morano dhe Salvatore D’Aquila, “Toto”, shpallën një luftë të gjatë dhe të përgjakshme ndërmjet bandave kriminale, e cila, sipas të dhënave, vazhdoi për dhjetë vjet. Por, ndërsa i mirënjohuri Giuseppe Masseria, “Joe the Boss” (Xho Shefi), mori në dorë fuqinë e familjes kriminale Morello. Në fillim të viteve 1920, Masseria ishte parë si krimineli më pushtetshëm në gjithë zonën e New Yorkut, pasi ai arriti të merrte fuqi nga të dyja, Camorra e Brooklynit dhe Morellot.


Epoka Castellammarese





Ndërsa, Masseria fitoi fuqi në fillim të viteve 1920, ai rekrutoi gjak të ri në familjen e tij, si gangsterët Charlie Luciano, “Lucky” (Fatlumi), Frank Costello, Joseph Adonis, “Joey A” (Xhoi A), Vito Genovese, Albert Anastasia dhe Carlo Gambino, të cilët u bashkuan të gjithë në Masseria në aktivitete të jashtëligjshme, trafikimin e pijeve alkoolike, grabitje me dhunë, kumar dhe mashtrime. Por, ndërsa një tjetër gangster i fuqishëm, i quajtur Salvatore Maranzano, fitoi mbështetjen e pjesës së Brooklynit, ai u bë lideri i Castellammare del Golfo, organizata e njohur që dominoi pushtetin në Brooklyn dhe kishte pjesëtarë si Joseph Bonanno, “Joe Bananas” (Xho Bananja), Joseph Profaci dhe Stefano Magaddino. Deri në vitin 1928, gjatë zbatimit të ligjit antialkool, një luftë e gjithanshme kishte përfshirë dy bandat, të cilat dëshpërimisht u përpoqën të fitonin të gjithë fuqinë e New York-ut dhe të gjithë zonave fitimprurëse. Lufta është quajtur lufta Castellammarese, sepse një pjesë ishte napoletane dhe siçiliane nga ana tjetër. Gjithsesi, më shumë se 60 gangsterë nga të dyja familjet u vranë gjatë luftës së fundviteve 1920. Në 1931, ishte e qartë që asnjëri nga të vjetrit Mustache Petes (fanatikët e Mafias) nuk do e fitonte luftën, ndërkohë që i riu dhe brilanti Charlie Luciano, “Lucky” (Fatlumi) vendosi të luante rol të dyfishtë në këtë luftë dhe lejoi që ata të vrisnin njëri-tjetrin.



Në 15 Prill 1931, Giuseppe Masseria u ekzekutua në një restorant të ishullit Coney nga anëtarë të bandës së Lucianos. Luciano supozohej që po darkonte me Masserian, por atëherë u ngrit me mirësjellje për të shkruar në tualet, pikërisht përpara se shoqëruesit e tij të hynin brenda.



Edhe pse Salvatore Maranzano shpalli fitoren më vonë atë vit dhe organizoi të fuqishmen “Pesë Familjet” e New York-ut, Luciano, tashmë i dyti në komandë i Maranzanos, jep urdhër dhe ky i fundit qëllohet në kokë me armë zjarri në zyrën e tij në Manhatan gati gjashtë muaj me vonë. Ekzekutimi u krye nga gangsterë çifutë të marrë për këtë arsye nga Meyer Lansky, i cili ishte cilësuar si aleat nga Luciano dhe i besuari i Maranzanos, Gaetano Lucchese “Tommy”. Tashmë, Luciano ishte gangsteri më i fuqishëm në gjithë Amerikën.

Luciano dhe themelimi i komisionit



Luciano, si një lider i ri i krimit të organizuar, dhe bashkëpunëtori i tij Meyer Lansky së bashku krijuan Cosa Nostra-n moderne dhe bënë ndarje zonale në varësi të familjeve kriminale në të gjithë Amerikën. Ai themeloi Komisionin, i cili përbëhej nga “Pesë Familjet”, Chicago Outfit dhe familjen kriminale Buffalo e pjesës veriore të New York-ut, që përfaqësonte pushtet dhe influencë. Emri Cosa Nostra, që do të thotë “Gjërat tona”, ishte krijuar dhe mijëra gangsterë italo-amerikanë u lejua të bëheshin pjesë e familjeve kriminale. Por, ndërsa Luciano krijonte rregulla dhe ligje të brendshme, të gjithë duhej të bindeshin për të mbajtur organizatën në këmbë.

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 29220-w940
E ashtuquajtura “Koorporatë vrasëse”, e drejtuar nga Albert Anastasia, nën kontrollin e komisionit, eliminoi të gjithë ata që thyenin rregullat. Luciano bëri Vito Genovesen zëvendësshefin e familjes dhe Frank Costellon si këshilltar. Por në 1935, Luciano u akuzua për aktivitete të paligjshme dhe u dënua me 30-50 vjet burg. Atëherë, Genovese mori kontrollin e familjes Luciano dhe menaxhoi aktivitetet e saj të përditshme. Megjithatë, Genovese i shpëtoi një akuze për vrasje dhe u arratis në Itali, duke lënë Frank Costello si shefin e ri të familjes kriminale Luciano. Në vitin 1946, pasi kishte kryer dënimin prej 10 vjetësh në burg, Luciano u dëbua nga Amerika.



Kryeministri


Gjatë regjimit të Frank Castellos, familja Luciano mori nën kontroll shumicën e basteve, kazinove të jashtëligjshme dhe tregun e zi të punës në New York City. Costello ishte tmerrësisht i dhënë pas anës financiare të Lucianove dhe nuk kishte të bënte shumë me “muskulin” e familjes. i ashtuquajturi “Kryeministri i nëntokës”, Costello kontrollonte gjithashtu shumicën e “pikave të nxehta” në New York dhe thuhej se kishte shumë njohje politike dhe gjyqësore, aq sa asnjë gjykatës nuk merrte përsipër asnjë çështje pa aprovimin e tij. Costello besonte në diplomaci dhe disiplinë dhe gjithashtu fillloi interesat e familjes në Las Vegas, gjatë fillimit të viteve 1940, duke lejuar kolegët e tij Meyer Lansky dhe Benjami Siegel, “Bugsy”, të ndërtonin kazino atje. Megjithatë, më vonë Luciano supozohet se aprovoi vrasjen e Siegelit.

Costello qeverisi për njëzet vjet derisa zëvendësshefi i tij, Vito Genovese, u kthye nga Italia dhe u deklarua i pafajshëm në seancën gjyqësore, ku ishte akuzuar për vrasje. Ndërsa shërbente si një shef i familjes kriminale Genovese, Costello çuditërisht vizitohej në një psikiatër, për shkak depresioni dhe atake paniku, gjatë viteve 1950, dhe u këshillua të distancohej nga të gjithë bashkëpunëtorët e hershëm, si p.sh Vito Genovese, dhe të shoqërohej më mirë me politikanët, sesa gangsterët. Megjithatë, ishte rreth kësaj kohe, kur senatori i Tennessee, Estes Kefauver, filloi të investigonte krimin e organizuar në New York dhe caktoi seanca gjyqësore, të njohura si “seanca dëgjimore Kefauver”. Costello pranoi të dëshmonte në seancat dëgjimore dhe nuk zgjodhi Amendamentin e Pestë; në kundërshtim me të gjithë figurat e tjera të “nëntokës” ai qëndroi deri në fund. Komiteti Special dhe televizionet ranë dakord të mos bënin publike fytyrën e Frank Costello, por vetëm duart e tij.

Gjatë marrjes në pyetje, Costello refuzoi me nervozizëm t’u përgjigjej disa pyetjeve specifike dhe nuk jepte përgjigje të plotë për të tjerat. Në pyetjen e bërë nga Komiteti se çfarë kishte bërë për vendin e tij, ai u përgjigj “Kam paguar taksat e mia”. Costello i shpëtoi kështu seancës dëgjimore. Me vrasjen e shefit të familjes kriminale Mangano, Albert Anastasia, në fillim të vitit 1957, Costello humbi aleatin e tij kryesor për të mbajtur Genovesen nën kontroll.

Megjithatë, me vdekjen e Anasatasias, Carlo Gambino mori në dorë kontrollin e familjes Mangano dhe Genovese kuptoi që ai prapë mbeti zëvedndësshef dhe tentoi të vriste Costellon në 1957, por edhe pse u godit në anën anësore të kokës, ai përsëri mbijetoi (ai që tentoi ta vriste supozohej të ishte Vincente Gigante, “Mjekra”, shefi i ardhshëm i familjes). Megjithatë, pas atentatit, Costello i qetë doli në “pension” dhe i la Genoveses familjes Luciano.


Shefat e parë dhe kryesia





Pasi Genovese u burgos me 1959, një “Kryesi”, e përbërë nga shefi Thomas Eboli, “Tommy Ryan”, zëvendësshefi Gerardo Catena, “Jerry” (Xherri), dhe vartësi i tij Philip Lombardo, “Benny Squint”, u formua për të drejtuar familjen Genovese në fshehtësi të plotë. Kur Genovese u nda nga jeta në burg më 1969, disa tituj “Shefa të Parë” u formuluan për të konfuzuar forcat ligjore Amerikane dhe disa shefa mjaft të fuqishëm të bandave të tjera si Carlo Gambino, i cili manipuloi Ebolin për të marrë përfundimisht drejtimin e familjes Genovese në fundvitet 1960. Gjithsesi, kur Eboli nuk pagoi borxhin prej 4 milion dollaresh qe i kishte Gambino-s, ai u ekzekutua me 1972, duke lene kapitenin e Genovese dhe aleatin e Gambino-s, Frank Tieri, “Funzi”, si shefin zyrtar të familjes, ndërsa në të vërtetë “Kryesia” e përbërë nga Gerardo Catena, “Jerry”, Michele Miranda, “Big Mike” (Miki i Madh) dhe Philip Lombardo merrte të gjitha vendimet e familjes. Me vrasjen e shefit Angelo Bruno, “Gentle Don” (Doni i sjellshëm) të familjes kriminale të Philadelphia-s, anëtaret Vincent Gigante dhe Philip Lombardo të familjes Genovese, manipuluan rivalet ne luften për pushtet (familjen e Philadelphias), dhe në fund mbështetën Nicodemo Scarfo, “Little Nicky” (Niki i vogël), i cili në këmbim, më 1982, u dha te drejten te operonin me aktivetet e tyre në Atlantic City, zonë e familjes se tij.

Kjo taktikë pati shume sukses në forcimin e “Ligjit të mashtrimit”. Tieri, i sëmurë dhe ne prag të vdekjes, u arrestua nga autoritetet dhe ishte i pari shef bandash që do të gjykohej nga Akti për Influencën e Mashtrimit dhe Organizatat e Korruptuara (RICO) më 1981. Ai vdiq një muaj më vonë. Kur “Kapo” i zonës së Manhatanit, Anthony Salerno (“Tony i shëndoshe”), u bë shefi i radhes se pare me vdekjen e Tieri-se, Philip Lombardo vazhdoi punën si shefi i vërtetë. Me 1985, shefi i radhës së parë Salerno u gjykua si shefi i familjes kriminale Genovese nga Gjykata e Komisionit të Mafias dhe u dënua me 100 vjet burg. Lombardo, tashmë në pension, ia la drejtimin e familjes Vincent Gigantes, dikur rreth mes viteve 1980.



I pazakonti





Një “Administratë” me më shumë pjesëtarë u formua nën udhëheqjen e Vincent Gigantes, i cili përfshiu krijimin e një mesazhieri të kartërt dhe një pozicioni të pestë, që ishte “Shef në Terren”. Që kur Vincent Gigante fliste shumë pak me disa bashkëpunëtorë të afërt dhe kjo vetëm nëpërmjet djemve të tij, Vincent Esposito dhe Andrew Gigante, këto pozicione ishin krijuar për arsyen e izolimit të shefit nga ligji dhe për ta bërë atë të paprekshëm nga investigimet federale.

Ndërsa Gigante e gjente përherë një mënyrë për t’iu shmangur ligjeve, dhe kur të gjithe besonin se ai ishte ligjërisht i çmendur, ai vazhdonte të bindte psikiatër të ndryshëm që sëmundja e tij mendore sa vinte dhe përkeqësohej. Për të bërë gjithçka te besueshme, Gigante përherë vishte një rrobdishan dhe fliste përçart sa herë që ishte i dyshuar dhe në prag arrestimi. Deri atëherë ai kishte nofkën “I pazakonti”, ose “I çuditshmi”.

Ndërsa, Gigante vazhdonte të operonte ne Klubin “Triangle Social Club” në Greenwich, Manhattan, kur dhe pretendonte se ishte i sëmurë mendor, të gjithë aktivitetet e ditës organizoheshin prej tij, zëvendësshefit Venero Mangano, “Benny Eggs” (Beni Vezët), i cili operonte ne Brooklyn dhe këshilltarit Luis Manna, “Bobby”, i cili jo vetëm që operonte në zonën e New Jersey, por dhe supervizonte katër kapitenët e kësaj zone gjatë viteve 1980. Megjithatë, Gigante ishte drejtuesi kryesor i familjes kriminale Genovese, kur edhe këshilloi të vritej shefi i familjes kriminale Gambino, John Gotti, në 1986, pasi, ky i fundit, kishte urdhëruar vrasjen e shefit të tij në pension, Paul Castellano, më 1985, pa aprovimin e “Komisionit”. Një komplot me bombë, i organizuar nga Gigante, lideri i familjes kriminale Lucchese, Vittorio Amuso, “Vic”, dhe Anthony Casso, “Gaspipe”, nuk arriti të merrte jetën e Gottit.

Gjithsesi, i vrarë mbeti zëvendësshefi i Gottit, Frank De Cicco, në 13 Prill 1986, duke lenë kështu një boshllëk të madh pushteti ndërmjet tre nga “Pesë Familjet” e New York-ut.



Ndërsa, një konflikt i gjatë plasi ndërmjet këtyre familjeve në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, Gigante vazhdoi rrugën e familjes kriminale Genovese, duke u shtirur si i sëmurë mendor. Gjate fillimit te viteve 1990, Gigante kontrollonte familjen e tij me “grusht te hekurt”, dhe urdhëroi vrasjet e disa prej gangsterëve të familjes Gambino. Kjo ndodhi pak përpara se zevendësshefi i Gottit, Salvatore Gravano, “Sammy the Bull” (Sem Demi) vendosi të rrëfehej për 19 vrasës dhe të dëshmonte kundër Gottit dhe Këshilltarit Frank Lo Cascio më 1992.

Megjithatë, Gravano dëshmoi edhe kundër Gigantes, po kështu edhe të zëvendësshefit të familjes kriminale Philadelphia, Phil Leonetti, i cili gjithashtu pranoi të ishte informator, dhe dëshmoi kundër Gigante-s se kishte urdhëruar vrasjen e disa prej bashkëpunëtorëve të tij të hershem të viteve 1980. Përveç kësaj, Anthony Casso, “Gaspipe”, një zëvendësshef i dalë në pension tashmë, u be informatori i familjes kriminale Lucchese dhe implikoi Giganten, se në vitin 1986 kishte planifikuar vrasjen e lidërve të rinj te familjes Gambino, John Gotti, Frank De Cicco dhe Eugene Gotti, “Gene”. Me 1997, Gigante u akuzua për mashtrime të ndryshme, si dhe për akuza të urdhërimit të vrasjeve dhe u dënua me 12 vjet burg. Gigante vdiq nga sëmundje të zemrës më 19 dhjetor 2005, në moshën 77 vjeçare. Në kohën e vdekjes, ai ishte i burgosur në burgun federal në Springfield, MO.



Pozicionet më të fundit dhe lidershipi





Që në vitet 1990, gangsterë të panjohur në pozicione të larta të të pesta familjeve janë shndërruar në informatorë dhe kanë dëshmuar kundër sa më shumë të mundnin, duke bërë kështu që shefa, kapo, por edhe ushtarë, apo të bindurit, t’u jenë hapur dosje me akuza nga më të ndryshmet. Edhe pse e dobësuar së tepërmi dhe e vënë nën presion të vazhdueshem, familja Genovese sërish arrin të zotëroje fuqi dhe të influencojë në zona të ndryshme të New York-ut, New Jersey-it, Atlantic City-t dhe Florida-s. Genovese njihet si familja më e madhe mafioze në gjithë Amerikën.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete - Faqe 2 Empty Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi