Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
2 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Organizata sekrete ...''Gestapo''
Gestapo gjermanisht: Geheime Staatspolizei, shqip Policia sekrete shtetërore, zakonisht shkurtuar si Gestapo, ishte policia politike e Rajhut të Tretë. Anëtarët e saj ishin të rekrutuar nga radhët e oficerëve të karrierës të policisë dhe roli dhe organizimi i saj është themeluar nga Hermann Goering pasi Adolf Hitleri erdhi në pushtet në mars 1933. Rudolf Diels ishte kreu i parë i organizatës, fillimisht e quajti 1A Departamentit të Policisë së Shtetit prusian.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Simboli i Gestapo
Detyra e Gestapos ishte për të hetuar dhe luftuar "të gjitha tendencat e rrezikshme për shtetin." Kishte autoritet për të hetuar rastet e spiunazhit tradhëtisë dhe sabotazhit, dhe në rastet e sulmeve kriminale ndaj Partisë Naziste dhe shtetit. Veprimet e Gestapos nuk kishin të kufizim ligjor apo gjyqësor.
Werner Best juristi nazit shprehej në këtë drejtim: "Për sa kohë që Gestapo ... zbaton vullnetin e udhëheqsit, është duke vepruar ligjërisht. " Gestapos përjashtohej edhe nga përgjegjësia prej gjykatave administrative, ku qytetarët mund të drejtoheshin për ta detyruar që ajo të vepronte në përputhje me ligjin.
Gestapo abuzonte shumë me fuqinë e saj, e tillë është Schutzhaft ose paraburgimi, pa procedurë gjyqësore, dhe dërgimi në kampet e përqendrimit. Njerëzit e arrestuar nën tortura të vazhdueshme firmosnin vetë dokumentin e burgosjes së tyre. Në vitin 1934, Goering,nën presionin e Heinrich Himmler, ranë dakord për ti kaluar kontrollin e Gestapos SS.
Në vitin 1936 Reinhard Heydrich u emërua shef dhe Heinrich Müller, përgjegjës i operacioneve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gestapo u zgjerua me një staf prej 45.000 njësi. Ajo ka ndihmuar në kontrollin e zonave të pushtuara të Europës dhe ishte e prirur për të identifikuar hebrenjtë, socialistët, homoseksualët dhe për transportuar në kampet e përqëndrimit. Në gjyqin e Nurembergut e gjithë organizata u arrestua dhe u ndoq penalisht dhe dënua për krime kundër njerëzimit.
Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Sun Jan 13, 2013 4:38 pm, edituar 2 herë gjithsej
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Arkiva sekrete per qellime spiunazhi.
Nje nder keto arkiva eshte edhe ai i Rosenholz-it (i cili njihet edhe me emrin Dosjet Rosenholz) përbëhet nga 381 CD-ROM që përmbajnë të dhëna mbi 280 000 dosje me informacion mbi bashkëpunëtorët e Hauptverwaltung Aufklärung (HVA), një nga agjensitë e zbulimit të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (Ministerium für Staatssicherheit (MfS)) të ish Republikës Demokratike Gjermane. Pjesa më e madhe e informacionit ka të bëjë me emrat e vërtetë të agjentëve që punonin për HVA në ish-Gjermaninë Perëndimore. Këta agjentë njiheshin nën emrin bashkëpunëtorë jozyrtarë (IM).
CIA arriti, pas një operacioni sekret, të marrë nën kontroll Arkivin Rosenholz dhe ta transportojë atë fshehurazi në SHBA. Arkivi u analizua nga CIA dhe vetëm në vitin 2003 u kthye në Gjermani pas bisedimesh të gjata mes SHBA dhe Gjermanisë. Edhe sot është e paqartë se pse këto bisedime vazhduan për kaq vite. Arkivi ishte pronë e shtetit të bashkuar gjerman dhe CIA njihte në detaje informacionin e ruajtur në Arkiv.
Pas kthimit në Gjermani, Arkivi u rikontrollua për gabime përkthimi ose gabime të tjera nga Birthler-Behörde (BStU). Që nga marsi 2004, Arkivi konsiderohet i hapur për publikun dhe secili mund të kontrollojë të dhënat që ai përmban për veten e tij mbas plotësimit të formularit përkatës (Antrag auf persönliche Akteneinsicht).
Sipas deklaratave të rezidentit të CIA-s në Moskë, Milton Bearden, Arkivi Rosenholz nuk u vu nën kontrollin e CIA-s në 15 janar 1990, por vetëm mbasi Presidenti i SHBA, George H. W. Bush, personalisht urdhëroi rezidentin e CIA-s në Berlin për të vepruar. Bearden më vonë punoi si rezident i CIA-s në Berlin dhe mbështeti kërkesën gjermane për rikthimin e Arkivit në Gjermani. Për këtë ndihmë atij iu akordua Bundesverdienstkreuz.
Deri më sot mendohet se janë rreth 1000 bashkëpunëtorë (IM) emrat e të cilëve nuk janë bërë të njohur për publikun. Agjenti më i njohur është Günter Guillaume, i cili në fund të karrierës së tij punonte si ndihmës personal i kancelarit Willy Brandt. Zbulimi i aktivitetit të tij agjenturor solli si pasojë edhe dorëheqjen e Brandt në vitin 1974.
Mbas rënjes së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanive, në pjesën lindore u krye "pastrimi" i nëpunësave shtetërorë për të larguar ish-agjentët. Mbas dorëzimit të Arkivit, u përsërit i njëjti proces. Vetëm në Landin Sachsen u kontrolluan 50 000 mësues, policë dhe punonjës të organeve të drejtësisë. U zbulua se 65 prej tyre kishin qënë "IM".
Në pjesën perëndimore nuk është kryer akoma i njëjti proces. Birthler-Behörde hartoi në prill 2005 një raport prej 238 faqesh mbi agjentët në Gjermaninë perëndimore. Raporti është akoma sekret. Birthler-Behörde deklaroi se publiku nuk duhet të presë "lajme spektakulare" mbas publikimit të raportit dhe të emrave të agjentëve. Ka shumë mundësi që të ngjasë e kundërta. Një nga informacionet që ka rrjedhur në shtyp është se për periudhën 1969-1972, në parlamentin gjerman kishte 43 deputetë të lidhur me Stasin. Stasi kishte praktikisht grupin e tij parlamentar me 30 socialdemokratë SDP, 10 kristelidemokratë dhe 3 fridemokratë FDP.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Spiunazhi elektronik ''Echelon''
Echelon është nje fjale kod qe për shume vite me rradhe është perdorur nga sherbimet informative amérikane për te perkufizuar bazat qe kane për qellim kapjen e sateliteve komerciale. Për sa i perket shtrirjes, Rrjeti Echelon i realizuar nga Sh.B.A, perben nje sistèm boteror ne gjendje te kape çdo sinjal ne komunikimet private dhe publike. Vendet themelues janë Amerika dhe Mbreteria e Bashkuar te cilave i janë bashkuar Kanadaja, Australia dhe Zelanda te Re.
Pak Histori
Ne 1943, gjate Luftes se Dyte Boterore, ShBA dhe Britania e Madhe nenshkruan marrveshjen Brusa, nje kontrate bashkepunimi për pergjimin e mjeteve te komunikimit. Makina Enigma, deshifrues i kryptografise naziste, nuk arriti ti rezitoje kesaj marrveshje .
Për te vazhduar bashkepunimin edhe pas luftes te dy palet nenshkruan ne 1947 traktatin UKUSA (United-Kingdom – United States of America). Vetem pak kohe pas nenshkimit, ne traktat nenshkruan Kanadaja, Australia dhe Zélanda Re.
Kryesisht vendet anetare merreshin vetem me kapjen e mesazheve hyrese dhe dales nga shtetet e tyre por me fillimin e Luftes se Ftohte u detyruan te zhvillonin me tej kete projekt. Ne mesin e viteve 70 u ngrit baza e pare Echelone qe ne ate kohe njihej me emrin P415.
Ne fillim te viteve 80’, ne kete marrveshje u bashkuan vende te tjera si Gjermania, Noervegjia dhe Koreja e Jugut, por rendesia e tyre ishte e dores se dyte pasi vetem 5 themeluesit e Echelon kane te drejte te shkembejn informacione midis njeri tjetrit.
Për rreth 2 dekada, Echeloni ishte krejtesisht i panjohur. Ne 1988 gazetari skocez, Duncan Campbell, zbuloi ekzistencen e ketij sistemi. Por cuditerisht ne ate kohe interesi i njerezve ishte mjaft i ulet. Ne 1996, gazetari zélandez Nicky Hager zbuloi fakte interesante mbi Echelonin. Gjithcka pasqyrohej deri ne detaj ne lirbrin e tij ''Secret Power'' ku permendet për here te para fjala Echelon.
Situata u komplikua akoma me shume kur u zbulua se ky sistem ishte perdorur për qellime private ne menyre qe shoqeri nga vendet anetare te Echelon, te kishin ndaj kundershtareve te tyre ne biznes, nje epersi e cila vinte nga pergjimi i bisedave telefonike ECHELON
Duke qene se është nje vepër «made by USA » perdoruesi me i madh i ketij sistemi ne menyre te paevitueshme është NSA (Agjensia e Sigurise Kombetare). Ndersa ne shtete kontribuse, Echelon perdoret nga :
GCHQ (Qendra e Komunikimit Qeveritar) Britani e Madhe.
CSE (Qendra e Sigurise ne Komunikacion) Kanada.
DSD (Drejtoria e Sigurise dhe Mbrojtjes) Australi.
GCSB (Zyra Qeveritare e Sigurise Komunikative) për Zélanden e Re.
Qendrat me te medha te sitetimit Echelon jane:
- Fort Meade, Maryland, Sh.B.A (qendra operative e NSA)
- Geraldton, Australia Perendimore,
- Menwith Hill, Yorkshire, Britani e Madhe
- Baza ajrore e Misaua-s, ne Japoni
Echelon është nje rrjet global, funksioni i te cili bazohet ne nje mori satelitesh artificiale, nga disa baza pergjimi ne Sh.B.A ndersa ne shtetet e tjera ka nga nje qender Leitrim (Canada), Morwenstow (Britani e Madhe), Pine Gap (Australi) dhe Waihopai (Zélande e Re), pa harruar dhe stacionet e levizshme nje nga te cilat është nendetsja amerikane Jimmy Carter, qe kryesisht është e ngrakuar te kape sinjalet komunikuese nga kabllot e shtrire nen det.
Detyra e Echelon është te télékopioje bisedat téléfonike, posten e elektronike, sms dhe çdo lloj forme tjeter komunikimi. Aftesite e ketij sistemi arrijne deri aty sa regjistrojne çdo komunikim ne te cilin perdoren fjale kyce apo duke u nisur nga theksi qe bashkfolesit perdorin nepër biseda telefonike.
Teorikisht Echelon nuk njeh kufij territoriale. Shume shtete kane krijuar sisteme analoge, ku si me i fuqishmi vazhdon te konsiderohet Frenchelon, qe sic mund ta keni kuptuar ndodhet ne France. Nje tjeter baze e njojur është ajo e Yorkshire ne Britanine e Madhe, me e madhja jashte Amerikes, punojne rreth 2 000 persona por 75% e tyre janë amérikane.
Echelon perdoret për qellime ushtarake, politike dhe tregtare. Disa here është perdorur për nenshkrimin e disa kontratave ne menyre qe shoerite amerikane te dilnin te fituara. Nje rast i njohur është « Boeing kunder Airbus ». Nje nga kundershtaret me te njohur te Echelon është Women Peace Camp. Militante te kesaj shoqate, kane hyre disa here me force ne bazen e Yorkshire, për te vjedhur dokument mbi Echelon, te cilat me pas u janë shperndare njerezve.
Spiunimi i publikut
1945-1973 Opéracioni SHAMROCK Qe nga viti 1945, NSA ka marre sistématikisht informacione nga zyrat e ndermarrjeve kryesore te telegrafise ne vend. Ky ishte vetem fillimi i operacioni SHAMROCK qe do te zgjaste me shume se 30 vjet. Nga 1966 deri 1973, qarkullimi total i télégrameve ne Sh.B.A arrinte deri ne 72 millione messazhes për vit. Sipas komissionit Church te Sénatit amérikan, NSA seleksiononte rreth 1,8 million prej tyre, te cilat me pas analizoheshin nga agjensite amérikane. Rastet kur Echelon është perdorur për favorizim
- 1994 Airbus kunder McDonnell Douglas, për shitjen e avioneve te Saudians Airlines.
- 1994 Enercon, vjedhja e élémenteve teknike për ndertimin e heoelien (si mullinjte e eres por për prodhim energjie)
- 1994 Thomson CSF - Raytheonnjohja e ofertes se shoqerie franceze për ndertimin e nje sistemi mbikqyrje ne pyjet e Amazones.
- 1994 Marrveshje e pergjithshme mbi tarifat doganore dhe tregtare ne France. Kopjimi i postes elektronike te perfaqesuesve europiane.
Jam Echelon Day
21 tetori i 1999 u shpall « Jam Echelon Day », dita nderkombetare kunder ECHELON. Ate dite, nje grup aktivistesh nisi nje fushate mobilizimi kunder sistèmit ne fjale duke marre shkas nga lista e gjate e fjaleve te cilet aktivizojne sistemin analizues te Echelon. Aktivistet ftuan te gjithe njerezit qe mesazheve te tyre, te çdo natyre, ti shtonin fjale te cilat aktivizojne Echelon-in.
Kjo perpjekje u be për te bllokuar sisitemin. William Knowlse, qe ishte njeriu qe ndertoi nje liste me fjale kyce, disa dite me pas deklaroi se nuk mendonte qe fjalet e gjetura prej tij mund ti shkaktonin ndonje mbingareksese Echelonit.
NSA ka gjenij ne gjirin e saj, te cilet me siguri kishin marre masat e duhura për nje rast te tille – pohoi ai. Nje dite me pas Duncan Campbell, spécialist i rrjetit ECHELON, shtoi Mjafton qe ne te tilla raste, NSA te programoje sistemin ne menyre te tille qe te injorje mesazhet qe kane me shume se 5 fjale kyce.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
WikiLeaksi,organizata me dy medalje,nje te bardhe e nje te zeze...
[You must be registered and logged in to see this link.]
WikiLeaks është një organizatë e re mediatike me dy medalje,sepse e dashur per popujt dhe e urryer per qeverite, pa qellime fitim prurëse që publikon dokumenta të fshehta nga burime anonime. Website-i i tij u shfaq në 2006 dhe drejtohet nga The Sunshine Press. Brenda një viti nga dalja në internet, WikiLeaks deklaroi një database që ishte rritur në më shumë se 1.2 milion dokumente.
Organizata e ka përshkruar veten si të krijuar nga disidentë kinezë, si dhe nga gazetarë, matematikanë dhe teknologë nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, një aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.
WikiLeaks ka fituar disa çmime ndërkombëtare, duke përfshirë New Media Award nga Economist, 2008. Në Qershor 2009, Wikileaks dhe Julian Assange fitoi UK Media Award te dhënë nga Amnesty International për publikimin në 2008 të "Kenya: The Cry of Blood – Extra Judicial Killings and Disappearances" (Kenia: Lotët e Gjakut), një raport nga Komisioni Kombëtar i Kenias për të Drejta e Njeriut mbi vrasjet e kryera nga forcat policore në Kenia.
Në Maj 2010, New York Daily News renditi WikiLeaks të parin ne renditjen website që mund të revolucionarizojnë lajmet. Rusia shfaqi hapur mbështetjen për WikiLeaks dhe Julian Assange, duke dhënë një deklaratë sipas së cilës Assange duhet të marrë Çmimin Nobel.
Në Prill 2010, WikiLeaks publikoi një video nga një incident i vitit 2007 ku civilë irakiane dhe gazetarë u vranë nga forcat amerikane, në një website të quajtur Collateral Murder. Në Korrikun e të njëjtit vit, Wikileaks publikoi Ditarët e Luftës në Afganistan, një dosje me më shumë se 76, 900 dokumenta për Luftën në Afganistan të pa publikuara më para në publik. Në Tetor, grupi lëshoi një pako me 400.000 dokumenta të quajtura Ditarët e Luftës në Irak. Në Nëntor 2010, Wikileaks filloi publikimin dokumentave diplomatike të Departamentit të Shtetit Amerikan.
WikiLeaks u lëshua fillimisht si një faqe wiki të redaktueshme nga përdoruesit, por ka shkuar drejt një faqeje tradicionale me model publikimi, dhe nuk pranon më komente nga përdoruesit apo redaktime. Faqja është e përdorshme në servera të shumtë dhe faqe të ndryshme.
Historia
Domeini wikileaks.org u regjistrua në 4 Tetor 2006. Faqja publikoi dokumentin e tij të parë në Dhjetor 2006. Organizata e ka përshkruar veten si të krijuar nga disidentë kinezë, si dhe nga gazetarë, matematikanë dhe teknologë nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, një aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.
Krijuesit e WikiLeaks nuk janë njohur formalisht. Që nga Janari 2007 WikiLeaks është përfaqësuar publikisht nga Julian Assange dhe të tjerë. Assange e ka përshkruar veten e tij si pjesë e bordit këshillues të WikiLeaks.
Disa lajme tek The Australian e kanë quajtur Assange si krijuesin e WikiLeaks. Sipas revistës Wired, një vullnetar tha se Assange e ka përshkuar veten e tij në një bisedë private si "zemra dhe shpirti i organizatës, krijuesi, filozofi, organizuesi, financieri, dhe të gjitha të tjerat".
Nga Qershori 2009, faqja numëronte mbi 1.200 vullnetarë të regjistruar dhe kishte një listë me bordin këshillues që përmbante Julian Assange, Phillip Adams, Wang Dan, C. J. Hinke, Ben Laurie, Tashi Namgyal Khamsitsang, Xiao Qiang, Chico Whitaker dhe Wang Youcai. Pavarësisht paraqitjes në listë, i kontaktuar nga revista Mother Jones në 2010, Khamsitsang tha se ndërkohë që kishte marrë një e-mail nga WikiLeaks, ai kurrë nuk kishte pranuar të ishte pjesë e bordit.
WikiLeaks deklaron se "qëllimi i tij kryesor është ekspozimi i regjimeve shtypëse në Azi, ish-bllokut Sovjetik, Sub-Saharasë dhe Lindjes së Mesme, por ne gjithashtu jemi në shërbim të popujve të të gjitha rajoneve të cilët duan të ekspozojnë sjelljen joetike të qeverive dhe korporatave."
Arrestimi i Assange
Faqja elektronike WikiLeaks njofoi se do të vazhdojë botimin e dokumenteve sekrete diplomatike amerikane, megjithë arrestimin në Britani të themeluesit të saj Julian Assange. Në një informacion të shpërndarë me Twiter, WikiLeaks njofton se arrestimi i Xhulian Asanzh nuk do të ndikojë në operacionet e grupit dhe sipas njoftimit WikiLeaks do të nxjerrë sonte më shumë shkëmbime diplomatike se zakonisht.
Themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh u arrestua në Britani në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Suedia.
Asanzh kërkohej për t’u marrë në pyetje në Suedi rreth akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual, akuza që ai i mohon. Akuzat janë ngritur nga dy gra që ai takoi në Suedi në muajin gusht dhe nuk kanë të bëjnë me nxjerrjen e dokumenteve diplomatike. Por avokatët e tij thonë se akuzat për abuzim seksual janë një “manovër politike”.
Avokatët e tij kanë thënë se ai do të luftojë kundër ekstradimit në Suedi nga frika se mund t’u dorëzohet autoriteteve në Shtetet e Bashkuara.
Asanzh është themelues i faqes WikiLeaks, e cila ka botuar në Internet rreth 250 mijë kabllograme të sekreteve diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Një zëdhënës i kësaj faqeje tha se arrestimi i zotit Asanzh nuk do të ndryshojë planet për publikimin e dokumentave të tjera.
Para arrestimit të tij, WikiLeaks publikoi disa hollësi rreth memorandumeve diplomatike, në të cilat thuhet se NATO hartoi plane ushtarake për të mbrojtur vendet baltike kundër një sulmi rus pas konfliktit të Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008. Gazeta Guardian shkruan se memorandumet nxjerrin në dritë plane sekrete për të mbrojtur Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat ishin hartuar në selinë e NATO-s në Bruksel me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.
Kriminele te medhej
Alfonso Gabriele Kapone
Al Capone,Al Kapone, emëri i plotë Alfonso Gabriele Kapone, lindi më 17 janar të vitit 1899 në Napoli dhe vdiq më 25 janar të vitit 1947, ishte mafioz italo-amerikan, që sot konsiderohet si një simbol i mafiës dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20’.
Alfonso ishte djali i dy emigrantëve italianë, Teresa Raiola dhe Gabriele Caponi të cilët pas lindjes të së birit shkuan në Amerikë për një jetë më të mirë. Në fakt mbiemri i saktë i familjes ishte Kaponi por për shkak të një gabimi të gjendjes civile amerikane u bë Kapone. Alfonso u rrit në një ambient të degraduar dhe që në moshë të vogël ra në kontakt me banda hajdutëh të përbëra nga adoleshentë. Në moshën 13 vjecare u përjashtua nga shkolla pasi ofendoi dhe goditi një mesues.
Që nga ajo kohë ai u bë pjesetar i bandës "Five Pointers" e kryesuar nga Frenki Jejl. Pikërisht në këtë periudhë mori nofkën "Scarface", për shkak të një shenjë shumë të madhe në fytyrë, e cila i ishte shkaktuar nga thika e Frenk Galuço-s, i cili u thirr në dyluftim nga Kapone për shkak se i kishte ofenduar të motrën. Gjatë kohës që punoi nën urdhërat e Frenki Jejl, Kapone u arrestua për gjobvënie dhe 2 vrasje, por nuk u denua kurrë pasi punëdhënësit e tij shfrytëzuan njohjet e tyre në gjykatë dhe polici.
Më 1919, pasi kishte plagosur rëndë një anëtar të një bande rivale, me urdhër të Frenki Jejl, Al u dërgua në Cikago, me shpresën se gjendja do të qetesohej me kalimin e kohës. Me të mbërritur në Çikago, Kapone nisi të punojë për Xhoni Torrio, jo vetëm mik i vjetër i Jejl por edhe nip Big Xhim Kolozimo (mafioz italo-amerikan, kreu i organizatës "Mano Nera" Dora e Zezë). Ishte pikërisht Torrio që besoi shumë te Kapone duke i besuar tregun e basteve klandestinë.
Suksesi i arritur në pak kohë bëri që Al të bëhej krahu i djathtë i Torrio-s. Gjatë një atentati të organizuar nga banda e Din O'Benion; Torrio u plagos rëndë dhe gjendja e tij mendore u përkeqësua shumë aq sa vendosi që aktivitetin e grupit që drejtonte, t'ja beson Kapones. Vendimi i boss-it u pranua, madje edhe nga bandat rivale të cilat filluan ta quanin Kaponen "the big fellow" (Shoku i Madh). Suksesi erdhi pasi vendosi të investonte parat e fituara ilegalisht në aktivitete totalisht të ligjshme cka bëri të mundur që Kapone të merrej me pastrimin e parave edhe për llogari të bandave rivale.
Pushteti i Kapones mbi qytetin e Çikagos sa vinte e shtohej. Biznesi i kontrabandës së pijëve alkolike kishte mjaft fitim, cka i mundësonte të korruptonte këdo, madje edhe kryetarin e bashk Uilliam "Big Bill" Hejl Tompson Xhunior, i cili në një moment të caktuar i këshilloi Kapones se largohej nga qyteti për shkak se e gjithë Amerika e dinte mirë nivelin e kriminalitetit në kryeqytetin e Illinois-it. Duke qenë se nuk kishte absolutisht ndonje akuzë drejt tij, Al qëndroi.
Në 1929 Kapone shkoi në Florida nga ku urdheroi zhdukjen e një bande rivale që sot njihet si “Gjakderdhja e Shën Valnetinit”. Më 14 shkurt 1929, pesë njerëz të Kapones, të veshur si policë shkuan për një kontroll në bazën e një bande rivale. Nën preteksin e një kontrolli, ata i rreshtuan të pranishmit pas muri dhe pasi i çarmatosën, i vranë nën breshërine e automatikëve. Ky episod edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një larje hesapesh në një mënyrë mjaft mizore.
Ajo që ndikoi më shumë në mitologjinë e Kapones, ishin iniciativat e tij gjatë krizës ekonomike të 1929, një periudhë që detyroi shumë biznesmen të falimentonin. Thuhet se në atë kohë Kapone urdhëroi shpërndarjen e ushqimit dhe rrobave për nevojtarët megjithatë kjo nuk bëri që aktiviteti i tij kriminalistik të pësonte rënie. Duke përfituar nga kriza Al bleu Forest View, një vend që në pak kohë të të mbiquhej "Caponeville", një vend kur njerëzit e Kapones qarkullonin të armatosur si të ishin forca rendi. Në tetor të 1929 Kapone arrestohet për herë të parë me akuzën armëmbajtje pa leje.
Në 1930 Al Capone, ndodhej në krye të listes së FBI, dhe u cilësua si "armik publik numer 1" i Çikagos. Megjithë hetimet e shumta të kapje ndonje veprim të paligjshëm të Kapones ishte e pamundur pasi çdo levizje parashë apo malli bëhej në emër të ndonjë personi tjetër, pa harruar ketu edhe njohjet e tij të shumta në qeveri që jo rrallë e ndihmonin të kishte gjithnjë një alibi të pathyeshme. Pas shumë hetimesh u gjet një dokument që mbante nënshkrimin e Kapones, cka shërbeu për ta akuzuar për mospagim taksash.
Në vazhdim u shtuan edhe 22 akuza të tjera dhe Kapone u përball me drejtësinë. Avokatët e mafiozit kërkuan liri me kusht dhe kaucion por pasi kjo përpjekje dështoi Kapone u perpoq të korruptonte jurinë popullore duke ja arritur qëllimit. Dikush nga FBI e mori vesh dhe një mbrëmje para procesit kërkoi ndryshimin e jurisë, anëtarët e rinjë të së cilës e shpallen Kaponen fajtor dhe si denim i dhanë një gjobë të majme plus 11 vjet heqje lirie.
Disa ditë pas gjykimit, Kapone u dërgua në Atlanta, Gjeorgjia, burgu më famëkeq i Shteteve te Bashkuara. Nëpermjet njohjeve dhe korrupsionit, ai mundi që edhe pse në burg të drejtonte me sukses bandën e tij, ndërsa brenda hekurave kishte luksin dhe sigurinë e nevojshme. Kur u mor vesh se jetesa e Kapones nuk ishte dhe aq e keqe, ai u dergua në Alkatraz, ku kushtet ishin më të rrepta dhe nuk e lejuan të mbante kontakt me jashtë.
E vetmja menyrë për të fituar lirinë ishte sjellja e mirë, keshtu Kapone u be një i denuar model duke mos u perfshirë kurrë në sherre brenda burgut. Pikërisht në Alkatraz i diagnostikuan shenjat e para të sifilisit dhe për këtë arsye u tranferua në një spital për të burgosur. Në 1939, fitoi lirinë dhe pasi u shërua shkoi në Florida, ku për shkak të disa problemeve mendore nuk mundi të vazhdoje aktivitetin e tij kriminal. Në 25 shkurt të vitit 1947 pësoi një infarkt, çka i shkaktoi vdekjen.
Kishte kaluar vetëm një javë nga përvjetori i tij i 48të. Fillimisht Alfonso Kapone u varros në varrezat e Malit Olivet, në pjesën jugore të Çikagos, midis eshtërave të të atit Gabriele dhe vellait Frank. Megjithatë, në mars të viti 1950 eshtrat e tre anëtarëve të familjes u transferuan në varrezat e Malit Carmel në Hillside Illinois, në perëndim te Çikagos.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Kujtim Lika(Al Kaponia shqiptar)
[You must be registered and logged in to see this link.]
Një nga anëtarët kryesorë të një rrjeti kriminal të Ballkanit,me i madhi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i cilësuar si një nga personat më të kërkuar nga FBI,është arrestuar në Toronto. Arrestimi i tij vjen pasi po kërkohej në pesë shtete të ndryshme,prej rreth 14 vjetesh.
Kujtim Lika, 44 vjeçari nga Lagja Spaikore Elbasan, i njohur si “Timmy” u arrestua nga policia pasi kishte dalë nga apartamenti ku jetonte. Lika është arrestuar pasi kërkohej në SHBA. Holandë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë. Ish-gjimnasti pritet të dalë të në gjykatë dhe më pas t’i nënshtrohet procedurave për ekstradim.
Kujtim Lika ishte nje nga narko-trafikantet me te medhej latino-ameriakan,ku per vite me rradhe ne konspiracion te plote i kishte shpetuar FBI me dhjetra here.Nje djale me temperament te hekurt,nuk tutej para ligjit,ai vete bente ''ligje'',dhe kur ishte e nevojsheme ai i ekzekutonte nepermjet vetgjyqesise.
Lika është një nga krerët e grupit mafioz të drejtuar nga Myfit Dika. Ai është një nga 26 anëtarët e një rrjeti kriminal që akuzohen për trafik droge, trafik armësh, pastrim parash dhe grabitje të pronës. Ai është anëtari i fundit që arrestohet.
Dika është arrestuar në Toronto në janar të vitit 2010 dhe ende nuk është ekstraduar për në SHBA.
Policia sekuestroi një Bently, 500 mijë dollarë kesh, 30 mijë pilula ekstaze, 2.5 kg heroinë, armë dhe dy aeroplanë kur shkatërroi rrjetin kriminal që në një rast u përpoq të fuste në SHBA 100 kg kokainë.
Historia e këtij grupi është shfaqur në një nga emisionet televizive më popullore në SHBA, “Personi më i kërkuar në Amerikë”
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
La Stidda
[You must be registered and logged in to see this link.]
Stidda ose La Stidda (“ylli” në dialektin sicilian) është mega-organizata e pestë mafioze në Itali. Një grupim kriminal i përqendruar në provincat e Agrixhentos, Kaltanisetës, Enas dhe Raguzës, por dhe në zona më të vogla të ishullit italian.
Origjina e saj është në zonën e Agrixhentos, por në vitet e fundit ka përjetuar një zhvillim të shpejtë duke qenë e pranishme në shumë komuna jugore të Sicilisë, midis të cilave janë Agrixhento, Favara, Porto Empedokle, Palma di Montekiaro, Ribera, Likata, Kanikatu, Ravanuza, Kaltanisetta, Butera, Xhela, Maxarino, Nishemi, Riesi, San Kataldo, Somatino, Villalba, Ena, Villaroza, Piaca Armerina, Kalashibeta, Axhira, Katenanuova, Nikozia, Barafranka, Pietrapercia, Akate, Vitoria dhe Komizo. Kriminelët e Stidës janë të pranishëm edhe në Milano, Xhenoa, Trieste dhe Torino. Anëtarët e mafies “La Stida” janë të njohur për vendosjen e tatuazheve në formën e një ylli.
Ata njihen me emrin lokal, si “stidari” apo dhe “stidaroli” Në fakt, shumë pak njihet për originën e krijimit të saj, edhe pse besohet se ajo është krijuar me të njëjtin stil si dhe Mafia, madje në të njëjtat zona rurale të Sicilisë. Stida erdhi në skenën kur i penduari i Koza Nostrës, Françesko Marino Manoia, foli rreth saj në vitin 1989 përballë gjykatësit të njohur italian, Falkone.
Ish-mafiozi jeton me një identitet të ri dhe është bërë qytetar amerikan, kjo falë programit për të mbrojtur dëshmitarët. Manoia ka dëshmuar kundër mafiozëvë italianë në SHBA. Më vonë, një tjetër anëtar i mafias, Leonardo Mesina, bëri publike pikëpamjet e tij.
Sipas dëshmive të tyre, Stida është një organizatë që ishte themeluar nga ish-anëtarë të Koza Nostrës gjatë të ashtuquajturës Lufta e Dytë e Mafies, në fillim të viteve 1980. Shumë prej tyre ishin përjashtuar për shkak të mosbindjes, apo në një numër rastesh, edhe për shkak të martesave me të afërt të policëve vendas.
Shumë nga “stidarët” ishin ndjekës të mafiozit të vrarë, Xhuzepe Di Kristina. Gjithsesi, “Stida” ka ruajtur një profil të një mafie më shumë vepruese në zonat fshatare deri në fund të viteve 1980, kur dhe ajo filloi të ishte më shumë ekspansioniste dhe nisi të lëvizë drejt qyteteve, duke ofruar edhe skenën e dy grupeve mafioze siciliane, në konkurrencë me njëra-tjetrën.
Mafia Stida dallohet nga grupimi mafioz, Koza Nostra, nga fakti se nuk është e bazuar mbi sistemin e nderit, por është e interesuar vetëm në aktivitetet kriminale dhe në përfitimet materiale apo financiare. Stida është e fuqishme sidomos në Sicilinë jugore, në qytetet e Agrixhentos, Kaltanisetës dhe Xhelës. Liderit e parë i Stidës ishin Xhuzepe Kroce Benvenuto dhe Salvatore Kalafato. Një atentat me bombë vrau një nga bosët e Stidës, Kalogero Lauria.
Nga rivaliteti me Mafian në fillim të viteve 1990 solli më shumë se 300 të vdekur. Stida nuk është një organizatë me drejtim unik dhe shumë klane veprojnë relativisht të pavarura. Ato janë alete të njëra-tjetrës edhe kur bëhet fjalë për “larje hesapesh” me Koza Nostrën. Grupet e Stidës kanë të njëjtat rituale dhe rregulla. Anëtarët më të vjetër përdorin një gjilpërë dhe bojë të zezë dhe blu për të vizatuar një yll me pesë cepa në pjesën e djathtë të dorës, atje ku ndahet gishti i madh me atë tregues.
Mafia e pestë ka një karakteristikë të saj, ky është kapaciteti për të evoluar dhe ndryshuar rregullat, strukturën e brendshme dhe raportet midis klaneve të ndryshme, Sot, Stida dhe të gjitha grupet që e përbëjnë atë janë të strukturuara sipas një skeme të përcaktuar qartë, dhe ajo që bie në sy është rritja e rolit të kapos.
Ka një parim të ndihmës reciproke ndërmjet anëtarëve të një grupimi, apo dhe mes klaneve aleate apo miqve, por dhe individëve të vetëm, që mund të bëhen bashkëpunëtorë të ardhshëm, e sidomos të rrinjve me prirje kriminale. Sipas disa vlerësimeve, efektivi numëron 5 mijë anëtarë, disa prej tyre të larguar nga Koza Nostra. Aktualisht, edhe në Palermo dhe Katani, ekziston një celulë e Stidës, por shtrirja e saj është edhe në disa rajone të veriut të Italisë.
Hetimet në Italinë jugore konfirmuan se përveç aktiviteteve tradicionale, Strida është e përfshirë edhe në organizimin e bandave të vjedhësve dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Kjo është një mafie që kërkon të fusë duart në çdo aktivitet ilegal, atje dhe ku fitohet më shumë.
Në report me Koza Nostrën, Stida është shumë më e dobët, më pak e strukturuar, me e fragmentarizuar në disa zona si Militelo dhe Lentini. Ka më pak efikasitet në raport me të, më pak e interesuar për infiltrime dhe është më e lehtë për t’u kontrolluar nga shteti italian, pasi zonat ku ajo operon njihen më mirë.
Gjithsesi, sipas mediave italiane, ajo është si një “leopard” në territorin e saj e operon shpesh e ndihmuar nga zyrtarë dhe poltikanë të korruptuar. Mafies Stida i interesojnë shpërndarësit e drogës dhe shumë para nga fitimet janë përdorur për infiltrimin e drejtuesve lokalë.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Roberto Saviano tregon per mafien shqiptare
Çfarë bën mafia shqiptare?
Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenë një nga elementët e parë. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga Republika Çeke. Pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës tani ka kaluar te çimento. Kështu dhe ata u futën në biznesin e madh.
Kur ka filluar kjo lidhje?
Që në fund të viteve ‘80. Në fund të viteve ‘80, është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet ‘70 me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale.
Bëhet fjalë për një periudhë kur në Shqipëri kishte diktaturë?
Po.
Edhe në atë kohë ka pasur mafie?
Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë, kanë qenë personazhe të blerë nga organizatat kriminale.
Kush?
Drejtues komunistë që paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në Rumaninë e pas Çausheskut, quhej “Albanova Eserel”. Albanova është emri i vjetër i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit të “Kamorrës”. Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit me të gjithë drejtuesit komunistë që nuk merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi paguheshin nga Sakra Korona Unita, për kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin aty. Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka njëmijë probleme me burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur. Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik.
Kuptoj çfarë bëjnë shqiptarët në Itali. Po mafiozët e “Kamorrës”, çfarë bëjnë në Shqipëri?
Investojnë në çfarëdolloj ndërmarrjeje. Për shembull, në metalurgji, në ndërtimin e makinave, që nuk janë më në Itali, rroba, këpucë dhe investojnë në hoteleri. Në ish- vendet komuniste nuk ka traditë të turizmit, ka humbur. Ata vijnë dhe bëjnë turizëm.
Bëhet fjalë po për ata njerëz të viteve ‘80, apo për njerëz të tjerë?
Ka dhe njerëz të tjerë. Tani kriminelët e rinj po investojnë shumë në Evropën Lindore.
A keni dokumente për të shkruar një libër të ri për mafien shqiptare?
E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare, sepse ka një ëndërr të madhe te mafiozët e mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin e kokainës. Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është shumë e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Është më e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim Kolumbia e re.
Do të jetë vërtet?
Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu.
Po politikanët çfarë bëjnë ndërkohë? A kanë nevojë politikanët për mafien? Apo është mafia ajo që ka nevojë për politikën?
Unë mendoj se është politika ajo që ka nevojë për mafien. Në të shkuarën, nuk ka qenë kështu, kurse sot është.
Pse?
Sepse organizatat mafioze janë sipërmarrje. Është njësoj sikur një vend të hiqte dorë nga BMW-ja, “Microsoft”-i. Faturimi në Itali i tri mafieve, sipas Prokurorisë Kombëtare Antimafie, është 100 miliardë euro në vit. Sipërmarrja më e madhe italiane. Si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?
Ata janë të armatosur. Ti ke vetëm fjalët. Por ata kanë frikë nga ti. Mund të kihet frikë nga fjalët?
Vetëm nëse dëgjohen. Unë ekzistoj për sa kohë më dëgjojnë. Kur të reshtin së më dëgjuari, nuk do të ekzistoj më.
Atëherë, uroj që të shkruani dhe që t‘ju dëgjojnë.
Faleminderit.
Roberto Saviano ka lindur në Napoli, më 22 shtator 1979
Gazetar, bashkëpunëtor i “La Repubblica”, “L‘Espresso”, “Times”, “El Pais”, “Washington Post”
Shkrimtar, autor i librit “Gomorra” 2006
Në dy vjet, “Gomorra” është përkthyer dhe botuar në 42 shtete
2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë
“New York Times” e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës
“The Economist” e ka përfshirë në 100 librat e vitit
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
JSO, Njësia për Operacione Speciale(Beretat e Kuqe)
Emri i plotë i njësitit ishte "Jedinica za Specijalne Operacije" (JSO, Njësia për Operacione Speciale) ose "Crvene Beretke" (Beretat e Kuqe), ishte një njësit elite paraushtarak i "Resor Državne Bezbednosti" (RDB, Shërbimi i Sigurimit Serb). Në nëntor 2001, anëtarët e njësitit organizuan një protestë publike kundër RDB dhe u njohën si repart i pavarur nga RDB.
Njësia për Operacione Speciale u formua në vitin 2001, si njësi speciale paraushtarake sekrete. Për shkak të ruajtjes së sekretit, emri i njësisë, efektivi etj mbetën për një kohë gjatë të panjohur. Njësia u njoh me emrin "Beretat e kuqe" për shkak të beretave karakteristike të kuqe. Shumë nga ish-anëtarët e njësisë mbajnë një tatuazh të një trëndafili të kuq në anën e djathtë të qafës. Gjatë procesit gjyqësor kundër Milorad Ulemek, ish-anëtarët e njësisë i ndoqën seancat e gjyqit të veshur me bluza me një trëndafil të kuq në pjesën e gjoksit.
Njësia kishte në përdorim Humvees të blinduar dhe armë dhe pajisje të prodhuara jashtë ish-Jugosllavisë. Standardi i stërvitjes ishte tepër i lartë dhe u përgjigjej standardeve perëndimore. Stërvitja ishte krejt e ndryshme nga ajo tradicionale, edhe duke e krahasuar me njësitë e tjera speciale serbe. Stërvitja përfshinte ritualin e pranimit në njësi, dënime kolektive dhe stërvitje me ngarkesë të plotë. Njësiti konsiderohej si elita e forcave luftarake serbe dhe përdorej si grup sulmi për të shpërthyer pikat ku qëndresa kundër forcave serbe ishte më e fortë.
Njësia u shpërnda në mars 2003 pasi pjesëtarë të njësisë organizuan dhe realizuan vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjiingjić.
Komandantët e njësisë
Franko Simatović, i thirru shkurt Frenki, ishte komandanti i parë i JSO. Nga emri i tij pjesëtarët e njësitit u njohën edhe me emrin frenkijevci (Djemtë e Frenkit)
Milorad Ulemek, i njohur me emrin Legija.
Operacionet e Beretave të kuqe
Bosnia- Njësia mori pjesë aktive në luftën në Bosnje. Mori pjesë në pak veprime të vërteta luftarake dhe u përdor më shumë për të kryer pastrimin etnik. Njësia mori pjesë në Masakrën e Srebrenicës.
Kosova- Njësia mori pjesë aktive në Luftën e Kosovës
Atentate
Vuk Drashkovic- Me urdhër të Sllobodan Milloshevic, njësia tentoi të vriste në një aksident me makinë Vuk Drashkovic, një nga udhëheqësit e opozitës serbe, me datë 15 qershor 2000. Atentati dështoi.
Ivan Stambolic- Me urdhër të Sllobodan Milloshevic, njësia kreu grabitjen dhe vrasjen e Ivan Stambolic, me datë 25 gusht. Stambolic u gjend i varrosur shumë vite më vonë në Frushka Gora.
Zoran Đinđić- U vra nga pjesëtarë të JSO në mars 2003. Vrasja u krye nga Zvezdan Jovanović, snajper i JSO me urdhër të Milorad Ulemek, Legija.
Ndëshkimi
Pjesëtarët e njësisë nuk janë dënuar për krimet e luftës dhe gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë.
Me 28 qershor 2006, Gjykata Supreme e Serbisë dënoi me 40 vjet heqje lirie, Milorad Ulemek, për vrasjen e Stambolic dhe tentativë vrasje të Drashkovic. Bashkë me të u dënuan edhe 7 anëtarë të tjerë të JSO, me dënime nga 2 deri në 40 vjet heqje lirie.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Terroristi 007 (Irhabi 007)
Pas emrit Terroristi007(Irhabi007) fshihej Younis Tsoulis, lindur në 1983, i biri i Bachir Tsouli, nëndrejtori i zyrës turistike të Marokut në Londër.
Terroristi007 ose Irhabi007 u shfaq për herë të parë në faqet e internetit me propagandë fondamentaliste islamike në fund të vitit 2003. Ai pretendonte se njihte me saktësi mënyrën se si funksiononte interneti dhe sistemet e sigurisë së internetit.
Ai shpeshherë mburrej për aftësitë e tia në hacking, vjedhjen e infromacionit (hyrjen në sitemet kompjuterike pa të drejtë) dhe cracking, aftësia për të depërtuar në programet kompjuterike të mbrojtura. Ai deklaronte se ishte në gjendje të mësonte këdo si të operonte në internet dhe të mos zbulohej. Irhabi007 përdorte si gjuhë të parë anglishten dhe shkruante dobët në gjuhën arabe.
Shumë shpejt ai do të tërhiqte vëmendjen e punonjësve të shërbimeve të sigurimit dhe ekspertëve të internetit.
Irhabi007 përdorte disa mënyra për të përhapur propagandën fondamentaliste. Mënyra e parë ishte thyerja e serverave WWW të pambrojtur dhe përdormi i File Transfer Protocol (FTP), një protokoll për transferimin e fileve nëpërmjet internetit për të afishuar file me përmbajtje fondamentaliste.
Kjo teknikë bënte të mundur që kushdo të mund të shfrytëzonte me lehtësi filet që Irhabi007 kishte vendosur në serverat e infiltruar. Mes fileve që ai shpërndau në këtë mënyrë ishin video të udhëheqjes së lartë të Al-Qaidas, duke përfshirë Osama bin Laden, Ayman al Zawahiri dhe Abu Musab al Zarqawi.
Irhabi007 përdorte po ashtu edhe shërbimet falas WWW, shumica e të cilëve ishin të vendosur në SHBA, për të krijuar faqe të reja në [You must be registered and logged in to see this link.] Për shkak të gjerësisë së kufizuar të brezit të të dhënave (sasia dhe shpejtësia e transmetimit të të dhënave), e cila ofrohet nga shërbimet falas në WWW, Irhabi007 i përdorte ato për të afishuar vetëm adresat e fileve (materialeve) të vendosur në servera të tjerë, duke përfshirë faqe të ndryshme FTP, të cilat ai kishte mundur ti infiltronte.
Shumica e adresave në internet që ai krijoi ishin variante të emrit të tij si përdorues, si për shembull "erhabi", "007irhabi", and "irhaby007", ai i emërtoi dy nga faqet e tjera me emrat "alqa3edah" (si Al Qaeda) dhe "deadzionists". Vizitorët në këto faqe kishin mundësi që të merrnin informacion mbi manuale video dhe audio për prodhim armësh si dhe materiale propagandistike të Al Qaedas, duke përfshirë video të qytetarëve të SHBA duke u ekzekutuar në Irak
Shërbimet me cilësi të lartë në internet janë të rezervuar për klientët me pagesë. Për këtë arsye, në verën e vitit 2005 Irhabi007 filloi të vjedhë identitetin dhe informacionin mbi kartat e kreditit të qytetarëve të ndryshëm.
Një nga faqet në internet që ai krijoi në këtë mënyrë e quajti "alerhaab". Ai deklaroi se kjo faqe përdorej nga një grup terrorrist, por në regjistrimin e faqes ai përdori identitetin dhe të dhënat e një gruaje britanike me banim në Londër. Sigurisht që ajo nuk kishte asnjë dijeni për këtë faqe.
Kjo faqe mund të lidhet me Irhabi007 sepse adresa e e-malit e përdorur gjatë regjistrimit i përkiste një adrese të përdorur nga Irhabi007. Ai përdori po të njëjtin mashtrim edhe shumë herë të tjera. Për shembull "irhaab007" ishte regjistruar në emrin e një anëtari të Rezervës së Ushtrisë së SHBA, me banim në Pennsylvania.
Në korrik 2004, Irhabi007 filloi të ndiqet nga FBI, mbasi ai arriti të infiltrojë një server FTP të Departamentit të Rrugave dhe Transportit të shtetit Arkansas dhe e përdori atë për të shpërndarë mesazhe të Al Qaedas. Videot që ai shpërndau përfshinin edhe pamjet nga sulmet e grupeve fondamentaliste islame në Arabinë Saudite kundër banesave të punëtorëve të huaj në nëntor 2003.
Në gusht 2004, Irhabi007 filloi të ndiqet edhe nga policia austriake sepse ai shpërndau një hartë të një garazhi nëntokë në Vienë. Rreth kësaj kohe, shërbimet e sigurimit në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar arritën të përcaktojne se Irhabi007 vepronte diku në Angli
Megjithë aktivitetin e dendur, ishte e pamundur të zbulohej identiteti i vërtetë i Irhabi007. Identiteti i tij u zbulua mbas arrestimit të dy të rinjve në Sarajevo, Bosnia, në 19 tetor 2005.
Arrestimi
Në 19 tetor 2005, policia boshnjake arrestoi Mirsad Bektasevic, 19 vjeç, me origjinë nga Bosnia por me banim dhe nënshtetësi suedeze dhe Cesur Abdulkadir, 18 vjeç, me kombësi turke, sepse dyshohej se ata po përgatisnin një aksion terrorist. Gjatë kontrollit të banesës atyre iu gjet një brez bombe vetëvrasjeje, eksplozivë, armë zjarri dhe pajisje të tjera ushtarake. Në një kasetë audio të gjetur në apartament paraqiten dy vetë duke deklaruar se ata do të kryejnë një sakrificë në emër të zotit. Maskat e gjetura në apartament janë të njëjta me ato të përdorura në video.
Bektasevic kishte një telefon celular në të cilin u gjet edhe numri i telefonit i Younis Tsouli. Policia angleze vendosi që ta arrestonte 3 ditë më vonë, me 21 tetor 2005. Në momentin e arrestimit në shtëpinë e tij, Tsouli u kap duke punuar në një faqe me titullin "Ti Vëri një Bombë". Ai kishte në përdorim një kompjuter të fuqishëm dhe 750 GB informacion në harddisk. Për njohuri, një DVD ka rreth 4.7 GB.
Po gjatë këtij aksioni u arrestuan edhe Waseem Mughal, 22, dhe Tariq Al-Daour, 19. Të tre janë të akuzuar sipas Ligjit Kundër Terrorrizmit të Mbretërisë së Bashkuar, për 10 vepra penale, duke përfshirë planifikim vrasjeje, planifikim për përdorimin e lëndëve plasëse etj.
Tsouli është i akuzuar edhe për mbajtjen dhe ruajtjen e manualit për prodhimin e bombave, vendosjes së bombave në automjete dhe brezave të vetëvrasjes.
Infromacioni që u gjet në kompjuter i bindi hetuesat se Tsouli është i famshmi Irhabi007.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Organizata ish-anëtarëve të SS(O.D.E.SS.A)
Me termin ODESSA ose me saktë O.D.E.SS.A. (gjermanisht Organisation Der Ehemaligen SS-Angehörigen), shqip (Organizata ish-anëtarëve të SS), i referohet një rrjeti e përbërë nga kriminelë lufte të periudhës naziste të arratisur.
Është organizuar rreth fundit të luftës së dytë botërore nga një grup ish-funksionarësh të SS dhe me ndihmë e subjekteve të tjerë për të ndihmuar në arratisjen e udhëheqësve nazistë në të shumtën e rasteve drejt Amerikës Latine. Koncepti i një strukture organike dhe unitare e përkushtuar për shpëtimin dhe mbulimin e kriminelëve të SS e quajtur ODESSA, u bë e njohur në vitin 1972 fal suksesit të madh të arritur nga romani i shkruajtur nga Frederick Forsyth me titullin Dossier ODESSA, realizuar dhe si film në vitin 1974 me të njëjtin titull.
Në pranverën e vitit 1946 një ushtarak amerikan i dorëzon Simon Wiesenthal një zarf të sekuestruar një koloneli të SS, i burgosur në një burg austriak. Në zarf gjendeshin disa dokumenta ndër të cilave një dokument vërtetonte proçes-verbalin e një bashkëbisedimi të bërë në gushtin e 1944 në Hotel Maison Rouge të Strasburgut.
Në këtë bashkëbisedim merrnin pjesë mbreti i qymyrit Emil Kirdof, ai i çelikut Fritz Thyssen, Georg von Schnitzler i IG-Farben, Gustav Krupp banikeri nga Këlni dhe zëdhënsi i Volkswage, ai i Siemens dhe ai i Röchling. Gjithashtu në këtë takim ishin dhe delegatët e Martin Bormann, Albert Speer, Wilhelm Canaris, gjithësej 77 burrat me të spikatur dhe më të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë se Gjermanisë naziste kryen mbajtën një mbledhje e cila zgjati dy ditë.
Në përfundim të mbledhjes u vendos për propozimin e Bormann, financimi i arratisjes të hierarkëve nga bizesmenët, këta do të ruanin e administronin të gjitha kapitalet. Kjo gjë veç shpëtimin të jetës së nazistëve, do të mundësonte rikrijimin e Rajhut të Tretë në një vend e në një kohe që do caktohej në një moment tjetër. Gjithashtu evitimin e sekuestrimit të kapitaleve të fituara nga këta bizesmen gjatë periudhës së luftës e cila dukej që po shkonte drejt humbjes.
Operacioni ishte i menjëhershëm, shuma të medha kapitalesh u transferuan në shtete neutrale si Zvicra, Spanja, Turqia, Argjentina e Paraguai. Me kapitale gjermane u krijuan në një kohë shumë të shkurtër shumë shoqëri tregtare.
Sipas një raporti të vitit 1946 të Departamentit të Thesarit të SHBA shoqëritë që u krijuan ishin 750, 112 në Spanjë, 58 në Portugali, 35 në Turqi, 214 në Zvicër, 98 në Argjentinë dhe 233 në vende të ndryshme të botës. Në shumë pak kohë ODESSA ngriti në këmbë aktivitetin e saj dhe nëpërmjet korrierëve të saj arriti të kalojë në mënyrë klandestine njerëzit e SS.
Ratline (udha e minjve)
ODESSA përshkonte rrugën e manastirëve, një rrugë e quajtur edhe udha e minjve, pëergjat kufirit italian e austriak gjëndeshin shumë kisha e manastire, këto shfytzoheshin me ndihmën dhe të klerikve të cilët ishin anti-komuninist, për ti fshehur klandestinët e SS në shtëpi të sigurta klerikësh. Një ndihmë të veçantë kanë dhënë françeskanët të cilit i fshihnin nga një manastir në tjetrin. Vatikani ka patur një rol të veçantë në ndihmën ndaj kriminelëve nazistë.
Disa nga të arratisurit
Heinrich Müller drejtuesi i Gestapos dhe shumë të kërkuar të tjerë dyshohet të jenë arratisur në këtë mënyrë. Disa të arratisur të tjerë si Adolf Eichmann, Josef Mengele, Erich Priebke, Klaus Barbie, arritën të fshiheshin në Amerikën Latine, e u dekonspiruan e arrestuan pas shumë vitesh. Numri i të arratisurve me ndihmën e kësaj organizate mendohet të jetë 5.000 pjesëtar të SS.
Disa nga këta korrierë u infiltruan edhe në rradhët amerikane duke punuar si shofer kamionash ushtrie, i fshihnin pas në rimorkio klandestinët dhe e kalonin pa vështirsi kufirin austriak. Rruga e klandestinitetit ishte e llogaritur në çdo detaj dhe me një siguri të hekurt, gjatë internerarit kishte disa grupe të ODESSA të cilit i prisnin por asnjë nga këto grupe nuk e dinte se ku ndodhej grupi tjetër. Destinacioni i tyre ishte Zvicra, nga ku më pas me aviona linje civile arrinin ne Lindjen e Mesëme ose në Amerikën Latine.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Kasapi ose Xhelati i Lionit,Klaus Barbie.
Klaus Barbie (lindur ne Bad Godensberg 25 tetor 1913-vdes ne Lion 25 shtator 1991), ishte një ushtarak dhe kriminel nazist. I njohur me pseudonimin Kasapi ose Xhelati i Lionit, ishte komandant i Gestapos në Lionin e pushtuar. Pasi i shpëtoi Gjyqit të Nurburingut falë operacionit O.D.E.SS.A, u vendos në Bolivi, ku punoi si spiun për shërbimin sekret amerikan gjithashtu pas 1955 dhe për shërbimin informativ bolivian.
—Jam krenar për atë ç'kam bërë gjatë luftës së dytë botërore. Po të mos isha unë Franca do ishte një republikë socialiste sovietike. Klaus Barbie 1974.
Në vitin 1940 merr gradën toger në rradhët e SS. Më pas transferohet në Amsterdam në Holandën e pushtuar, ku i ngarkohet detyra e dëbimit të hebrenjve holandezë. Aty fitoi shpejt famën si përndjekës i pameshirshëm. Një ditë duke shëtiur në rrugët e Amsterdamit vrau me gjak ftohtësi një shitës akulloresh hebre, sepse sipas tij nuk e përshëndeti siç duhej.
Në 1942 transferohet në Lion në Francën e pushtuar dhe kishte për detyrë kërkimin dhe dëbimin e hebrenjve francezë. Emërohet komandat i Gestapos dhe merr gradën kapiten. Është përgjegjës për dëbimin e qindra hebrenjve dhe për eleminimin fizik të qindra partizan e patriotë francezë.
Në shtator 1944 duke parashikuar një përparim të Aleatëve, dogji të gjithë arkivën e Gestapos së Lionit, vrau qindra persona të cilët e njihnin aktivitetin e tij dhe eleminoi 22 agjentë të infiltruar që punonin për të në rradhët partizane. Në muajt e fundit të luftës nuk dihet asgjë mbi të.
Në fillim të 1946 shërbimi sekret ushtarak amerikan (CIC) që merrej me kundra-spiunazhin, mori lajmin që një grup ish-nazistësh ishte i gatshëm të punontë për ta për të luftuar komunizmin. Orgamizata e ish-SS e kishte bazën në Assen, fal një informacioni amrikanët zbulojnë që Barbie fshihet nën një emër tjeter Becker. Amerikanët zbuluan veç ne fillim të prillit të 1947 që ai ishte ish-komandanti i Gestapos, dhe urdhëruan arrestimin e tij. Por Barbie arriti të arratiset dhe të fshihet në Memmingen të Mynihut.
Në Memmingen zbulohet krejt rastësisht nga Taylor një agjent i CIC i cili i komunikoi arrestimin superiorit të tij Garvey. Por çuditërisht ata nuk e arrestojnë por e marrin në punë. Ndërkohë që të gjithë e kërkonin Barbie punonte për ata që e kërkonin si agjent hetues në grupet filo-sovietike apo naziste.
Në tetor 1947 Gravey vendosi të sqaroj pozitën Barbiet dhe njofton komandën, e cila e urdhëron ta arrestojë. Por arrestimi nuk u krye kurrë amerikanët donin ta shfrytzonin si agjent, ndaj urdhër-arresti u pezullua. Në maj 1948 ai u autorizua të vepronte në zonën e Memmingen me detyrën për tu infiltruar në rradhët e komunistëve gjerman.
Në 1949 Barbie transferohet me gjithë famlijen në Augsburg të Mynihut me të njëjtën detyre. Por që prej vitit 1948 francezët kërkonin kokën e tij, letra të shumta të partizanëve, patriotëve, të afëerm të viktimave prej dores së xhelatit mbërrinin në zyrat diplomatike amerikane në Francë. Por përgjigjja e Departamentit ishte po e kërkojmë, kemi humbur gjurmët e tij. Ndërsa Barbie punonte i pa shqetësuar për Shërbimin sekret ushtarak amerikan njësia nr.66.
Rreziku për tu dekonspiruar ishte ekzistent, ai ishte i super kërkuar. Për këtë motiv Shërbimi sekret ushtarak amerikan njësia nr.66 vendosi që Barbie duhet të largohej nga Gjermania nëpërmjet operacionit të njohur O.D.E.SS.A. e udhës së miut e ndihmës së një prifti kroat i cili e kaloi nga Austria në Itali e prej këndej në Amerikën Latine.
Me ndihmën e Shërbimeve sekrete amerikane të cilët i përgaditën dokumenta false atij dhe familjes ai ndryshoi mbiemrin ne Altmann dhe rezultonte si një mekanik.U nis nga porti i Xhenova për në Argjentinë më 16 mars 1951.
Transferohet në Bolivi më 1955 dhe në vitin 1957 me gjeneralitetet false merr nënshtetësinë boliviane si Klaus Altmann. Gjatë qëndrimit në Bolivi pati marrëdhënie me disa nga dikatorët bolivian e mori pjesë edhe në grushtin e shtetit sepse ishte këshilltar në ministrinë e brendshme boliviane. Gjithashtu është marrë dhe më trafik armësh e droge.
Sipas disa burimeve ka shërbyer si këshilltar i Shërbimeve sekrete boliviane për të kapur Chè Guevarën më 1967.Në vitin 1971 prokurori i përgjithshëm i Munihut e deklaroi të mbyllur çështjen Barbie për mungesë provash.
Por dy gazetarët hetues Serge dhe Beate Klarsfeld autor të disa kapjeve të bujshme nazistësh e gjetën Barbien, por qeveria boliviane e refuzoi ekstradimin. Në vitin 1972 shumë gazetar mbërritën në vend fshehjen e Klaus Barbie, por ai mohonte të ishte Xhelati i Lionit.
Pas shumë këmbunguljeve ai pranoi që ishte Klaus Barbie megjithse arrestimi i tij u bë për mashtrim. Pas një periudhe të turbullt në Bolovi ku ranë tre qeveri njëra pas tjetrës, Barbie u ekstradua për në Francë më 1983.
Gjyqi ndaj tij u hap më 11 maj 1987. Akuzat ndaj tij ishin :
Masakrra ndaj 22 personave në bodrumin e Gestapos në Lion, në verën e 1943.
Arrestimi dhe torturimi i 19 personave në verën e 1943.
Pushkatimi i 42 personave, 40 prej tyre hebrenj gjatë viteve 1943-1944.
Dëbimi i 650 hebrenjve dhe partizanëve në Kampin e përqëndrimit Aushtviz.
Pushkatimi i 70 të burgosurve të burgut të Lionit Montluc-à-Bron më 17-20 gusht 1944, dy prej të cilëve priftërinj.
Arrestimi dhe dëbimi i 55 hebrenjve, 52 prej të cilëve fëmijë në Izieu.
Më 4 korrik 1987 ai u dënua nga trupi gjykues me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit.
Vdiq nga leuçemia më 25 shtator 1991 në burgun e Lionit aty ku kishte masakrruar shumë viktima dhe kishte fituar pseudonimin Xhelati i Lionit.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Elyesa Bazna
Elyesa Bazna apo i njohur edhe si Iliaz Bazna.
Agjent i njohur i luftës së II-të Botrore, i njohur me pseudonimin ciceron pranë konsullit gjerman në Ankara gjatë viteve 1943-1944. Biografia e tij është e errët, dihet se ai ishte i burgusur në Marsej (Francë) për kontrbandë para luftës. Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare, ku i ati i tij kishte vdekur tragjikisht diku në malet shqiptare, në gjueti nga një anglezë.
Pas disa vitesh Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi. Më vonë punon në Ambasaden e Britanisë së Madhe në Ankara ku has në dokumenta të rëndesishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatve në Normandi, më 6 Qershor, 1944, më kodin e quajtur overlord dhe keto dokumenta i fotografon dhe i'a dorzon konsullit gjerman L-C. Moyzisch për një shumë afer 15 000 livre britanike për ç'do film.Mbas luftës me paratë e paguara nga Abwehr u mundua te hynte në bisnes por u zbulua pasi paratë ishin të fallsifikuara nga i ashtuquajturi Operacioni Bernhard.
Iliaz Bazna u bë i njohur pas luftës, kur ky konsull botoi kujtimet e tij me titillin "Operacioni Ciceron" ku pas ca vitësh pershtatet edhe për kinematografi, filmi i njohur me titullin "Afera Ciceron".
Historia e njërit prej agjentëve më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, që nga çelësabërës kasafortash u shndërrua në vjedhës dokumentesh të rëndësishme.
Emri i një agjenti shqiptar është shënuar në fjalorin biografik me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë emër dhe famë gjatë shekullit të 20-të, në Luftën e Dytë Botërore, fjalor ky që jep mjaft të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tyre. Të tërheq vëmendjen jeta e agjentit shqiptar, i cili është një nga agjentët më të shquar të shekullit XX.
Ai punoi për gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilëve u dha informacione mjaft të vlefshme. Ai radhitet përkrah agjentëve me famë botërore, që kanë bërë emër në të dyja luftërat botërore, si: Franc Fon Papen, Fric Kolbi, Kim Filbi, Mata Hari apo Ana Maria Leser.
Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut në çelësabërës. Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”.
Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960 - 1962.
Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës. Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.
Dokumentet sekrete. Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kërrkush. Në fillimin e vitit 1943 ambasadosri punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij.
Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna. Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar.
Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë. Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelsat.
Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe, me anën e një likuidi të quajtur “Leica”, prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete, që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit.
Takimi me gjermanin Ludvig. Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi.
Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve.
Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”.
Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik.
Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.
Si e mori shqiptari emrin “Cicero” Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop.
Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.
Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat.
Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë.
Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën.
Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi.
Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës. Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve.
Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”.
Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe.
Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët. Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme.
Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.
Arrestimi. Pas verifikimeve, Bazna u arrestua në Ankara. Por, nuk pranoi asgjë. Të gjitha pyetjeve që iu drejtuan i përgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur të mbidhte në atë kohë një shumë prej 300 mijë stërlinash, në atë periudhë një shumë marramendëse. Ai arriti të arratisej dhe të shkojë në Lisbonë, ku prenotoi një udhëtim për në Amerikën e Jugut.
Sapo shkoi në Amerikë të Jugut, Ciceroni hapi një llogari bankare duke depozituar paratë në një bankë të madhe. Pushonte në një vilë që kishte pamje nga oqeani, kishte shumë shërbëtorë, një femër të bukur dhe bëri një jetë qejfi prej një xhentëlmeni.
Tashmë ishte ai që kishte një të rekrutuar që i shërbente atij verbërisht. Kjo e bëri të renditej mes spiunëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, si për ironi të fatit, ai nuk do ta shijonte për një kohë të gjatë stilin e ri të jetës që kishte nisur. Bankierët amerikanojugorë erdhën ta vizitonin në vilën e tij dhe e informuan se kishte diçka që nuk shkonte me llogarinë e tij bankare. Pothuajse shumica e stërlinave britanike kishte dalë jashtë qarkullimit.
Në fillim ai u shokua, por më pas arriti të kuptojë “tradhtinë” e stërholluar të gjermanëve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi të qeshurit me zë të lartë. Punëdhësit e tij nazistë thjesht kishin prerë monedha false dhe ia kishin dhënë atij. Bazna u arrestua dhe u dërgua në burg, por më vonë arriti çuditërisht të lirohet dhe të kthehet në Evropë.
Shumë libra, përfshirë edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe një film të madh që quhej “Pesë Gishtat”, shfaqin profilin e tij të pabesueshëm, fantazma e të cilit për shumë kohë do të vërtitej në korridoret e errëta të spiunazhit. Si shumë spiunë të tjerë, ai punoi për përfitim personal, por në fund ai i kaloi ditët e tij në varfëri të plotë, duke vdekur në vitin 1971 pa pasur një dyshkë në xhep.
Hitleri i besoi shqiptarit. Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike.
Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurtë përgjimi.
Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë. Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false. Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash.
Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës. Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971. Agjent i njohur i luftës së II-të Botrore, i njohur me pseudonimin ciceron pranë konsullit gjerman në Ankara gjatë viteve 1943-1944.
Biografia e tij është e errët, dihet se ai ishte i burgusur në Marsej (Francë) për kontrbandë para luftës. Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare, ku i ati i tij kishte vdekur tragjikisht diku në malet shqiptare, në gjueti nga një anglezë. Pas disa vitesh Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi.
Më vonë punon në Ambasaden e Britanisë së Madhe në Ankara ku has në dokumenta të rëndesishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatve në Normandi, më 6 Qershor, 1944, më kodin e quajtur overlord dhe keto dokumenta i fotografon dhe i'a dorzon konsullit gjerman L-C.Moyzisch për një shumë afer 15 000 livre britanike për ç'do film.Mbas luftës me paratë e paguara nga Abwehr u mundua te hynte në bisnes por u zbulua pasi paratë ishin të fallsifikuara nga i ashtuquajturi Operacioni Bernhard.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Kush ishte Richard Trenton Chase..?
Që prej lindjes së tij më 23 maj 1950 dukej se Richard Trenton Chase nga Sakramento, Kaliforni kishte lindur nën një yll fatkeq. Kur ishte fëmijë ai lagte shtratin natën, ndizte zjarre dhe vriste kafshë të vogla. Kur nisi shkollën e mesme, Chase filloi të mendonte se një sindikatë krimi naziste e kishte vënë në shënjestër dhe po paguante nënë e tij që ta helmonte me një lëndë kimike që po ia kthente gjaku nnë pluhur.
Që të mbante zemrën e tij në fun
ksion, Chase filloi të vriste dhe t’u nxirrte zorrët kafshe të vogla, duke i përzier organet e tyre me coca-cola në një përzierës dhe më pas pinte përbërjen. Në vitin 1975, pasi kishte injektuar gjak lepuri në venat e tij dhe pësoi helmim gjaku Chase u shtrua në një institut psikiatrik.
Edhe atje ai e gjeti mënyrën për të vazhduar fiksimin e tij duke kapur zogj që uleshin në dritare dhe duke i ngrënë. Në vitin 1976 Chase iu dorëzua së ëmës bashkë me ilaçet. Në mes të vitit 1977 ai u gjet duke u endur në zonën e lumit Tahoe me një kovë të mbushur me gjak, por që nuk ishte gjak njeriu. Ai vrau njeriun e parë më 29 dhejtor 1977 dhe një muaj më vonë ai vrau 22-vjeçaren, Teresa Ëallin.
Ai tërhoqi trupin e saj në dhomën e gjumit dhe i nxori gjakun duke lyer gjithë fytyrën e trupin e tij. Dy ditë më vonë Chase bleu dy këlyshë nga një fqinj e më pas i vrau dhe u piu gjakun. Më 27 janar të atij viti, Chase vrau katër persona, të cilëve u nxori organet dhe u piu gjakun, por u arrestua shumë shpejt nga policia pasi kishte lënë gjurmë gjithandej.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
James Buchanan Duke,'krimineli'' më i madh i të gjitha kohërave
.
Një kirurg amerikan, Alton Ochsner, rikujton se kur ishte student në vitin 1919, klasa e tij u thirr të vëzhgonte autopsinë e trupit të dikujt që kishte vdekur nga kanceri në mushkëri. Në atë kohë, sëmundja ishte kaq e rrallë sa studentët mendonin se kishte shumë pak gjasa që t’i binte sërish rasti ta vëzhgonin nga afër.
Duket shumë e padëmshme, e bardhë, 8 centimetra e gjatë dhe më e hollë se sa gishti i një foshnje, por cigaret sot kritikohen si asnjë produkt tjetër. Kush i shpiku ato dhe sa përgjegjësi ka për vdekjet e panumërta që ka shkaktuar shpikja e tij?
Por në vitin 2000, vlerësohej se 1,1 milionë njerëz po vdisnin çdo vit nga kjo sëmundje dhe 85 për qind e tyre qenë sëmurë nga një faktor i vetëm, duhani.
“Cigarja është artefakti më vdekjeprurës në historinë e qytetërimit njerëzor”, thotë Robert Proctor i Universitetit të Stanfordit. “Besohet se ka vrarë rreth 100 milionë njerëz përgjatë shekullit të 20”.
Jordan Goodman, autori i Historisë së Duhanit, thotë se si një historian, ai është i kujdesshëm të mos i vërë gishtin një individi të caktuar “por në historinë e duhanit, ai është shumë i bindur se përgjegjësi kryesor ishte James Buchanan Duke – i njohur shkurtimisht si Buck Duke, njeriu përgjegjës për fenomenin e shekullit të 20 të njohur si cigarja”.
Jo vetëm që Duke ndihmoi në krijimin e cigareve moderne, por ai ishte edhe pionier i marketizimit dhe shpërndarjes që solli edhe suksesin e kësaj forme në çdo kontinent.
Më 1880-n, në moshën 24-vjeçare, Duke hyri në atë që në atë kohë ishte thjesht një pjesë e vogël e biznesit të duhanit – cigare të gatshme. Me një skuadër të vogël në Durham, Karolina e Veriut, ai filloi me cigaret e gatshme të përgatitura me dorë.
Dy vjet më vonë ai pa një mundësi të re. Filloi të punojë me një djalosh mekanik të quajtur James Bonsack, i cili tha se mund të mekanizonte prodhimin e cigareve. Duke u bind se njerëzit do të dëshironin të tymosnin këto cigare të rrumbullakosura pastër në mënyrë simetrike nga makineria.
Makineria e Bonsack e revolucionarizoi industrinë e cigareve.
“Në thelb kemi të bëjmë me një cigare me gjatësi të pafundme, të prerë në gjatësinë e përshtatshme”, thotë Robert Proctor. Fundi i hapur nënkupton që ishte mundësia për t’u “ëmbëlsuar me shtesa kimike”. Ata shtuan glicerinë, sheqer molash, si dhe kimikate për të ndaluar tharjen.
Por mbajtja e cigareve të njoma nuk qe sfida e vetme që shpikja e Bonsack kishte krijuar për Duke. Ndërsa vajzat në fabrikën e tij zakonisht arrinin të prodhonin 200 cigare në turn, makina e re arriti të prodhojë 120 mijë cigare në ditë, ose sa një e pesta e të gjithë konsumit të SHBA-së në atë kohë.
“Problemi ishte që ai prodhoi më shumë cigare nga sa mund të shiste”, thotë Goodman. “Atij iu desh të punonte se si të kapte tregun”.
Përgjigjja u gjet te reklama dhe marketingu. Duke sponsorizoi gara, i dhuroi cigaret e tij nëpër spektakle bukurie dhe vendosi reklama në revistat e para që në atë kohë sapo kishin filluar të dilnin. Ai gjithashtu kuptoi se përfshirja nëpër paketa të kartave të koleksionueshme ishte një mënyrë e mirë për ta bërë ves duhanin. Vetëm në vitin 1889, ai shpenzoi 800 mijë dollarë në marketing (rreth 25 milionë dollarë me vlerën e sotme).
Bonsack e mbajti për vete patentën e makinerisë së tij, por falë ndihmës së Duke për zhvillimin e saj, i ofroi atij një ulje prej 30 përqindësh në çmimin e qerasë.
Ky avantazh konkurrues – i plotësuar me promovim masiv dhe të disiplinuar – ishte çelësi drejt suksesit fillestar të Duke. Siç pati besuar ai, njerëzit e pëlqyen cigaren e prodhuar me makineri. Ato kishin pamje moderne dhe ishin më higjienike. Një fushatë reklamash e vuri këtë në dukje si avantazh ndaj purove, të cilat prodhoheshin duke përdorur duar njerëzore.
Por megjithëse pirja e cigareve u katërfishua në SHBA gjatë 15 viteve deri më 1900, sërish kjo mbeti një pjesë periferike e tregut. Shumica e duhanit përtypej apo tymosej përmes llullave dhe purove.
Duke ishte vetë një duhanpirës dhe pa potencialin e cigareve si një mundësi për t’u përdorur në vendet e njohura tradicionalisht për përdorimin e llullës apo purove, si dhomat e lojërave apo restorantet. Lehtësia me të cilën mund të ndizeshin dhe – ndryshe nga llullat – qëndronin të ndezura, ishte e përshtatshme për pushimet e kafesë në jetën e qyteteve moderne.
“Cigaret u përdorën me të vërtetë në një mënyrë të re”, thotë Proctor. “Dhe ato ishin një rrugë e mesme – kjo është ironia më e madhe, – besohej se cigaret ishin më pak të dëmshme se sa purot për shkak se ato ishin thjesht ‘cigare të vogla’ apo jo?”.
Ne e dimë tani se cigaret shkaktojnë shumë më tepër varësi se sa purot. Fakti është që tymi thithet – gjë që nuk është tradicionale për purot – dhe kjo gjë i bën më të rrezikshme cigaret e holla dhe elegante. Por korrelacioni mes duhanpirjes dhe kancerit të mushkërive nuk u zbulua deri në vitet 1930 dhe lidhja shkakësore nuk u vërtetua shkencërisht deri më 1957 në Britaninë e Madhe dhe më 1964 në SHBA.
Në fakt, deri në këtë kohë, cigaret reklamoheshin si të shëndetshme. Ata qenë në listën e enciklopedisë farmaceutike deri më 1906 dhe rekomandoheshin për kollë, të ftohtë dhe tuberkuloz (një sëmundje që tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë e lidh pikërisht me duhanpirjen).
Kishte një lëvizje popullore kundër cigareve në fillim të shekullit, por kjo lëvizje ishte më shumë e shqetësuar për moralitetin se sa për shëndetin. Rritja e konsumit mes grave dhe fëmijëve krijoi shqetësimin për rënien morale të shoqërisë. Cigaret u ndaluan për këtë arsye në 16 shtete të SHBA-së mes viteve 1890 dhe 1927.
Vështrimi i Duke u hodh përtej detit. Më 1902 ai themeloi duhanin britaniko-amerikan duke u bashkuar me rivalin e tij të përtej detit, Duhani Imperial. Paketimi dhe marketizimi do të kryheshin në përshtatje me konsumatorët e ndryshëm, por cigaret mbetën po të njëjtat. Më shumë se një dekadë para se të krijohej makina “Model T” i “Ford”-it, Duke në fakt kishte krijuar një produkt universal.
“Model T” i “Ford”
“Për të, çdo cigare ishte e njëjta”, thotë Goodman. “I gjithë globalizimi me të cilin ne jemi tashmë të njohur përmes ‘McDonald’s’ dhe ‘Starbucks’, të gjitha u paraprinë nga Duke dhe cigaret.
Shpërndarja globale e cigareve po vijon edhe në ditët tona. Megjithëse duhanpirja në pjesët e pasura të botës është në rënie, kërkesa për cigare në vendet në zhvillim po rritet me 3.4 për qind në vit, duke sjellë edhe rritje të përgjithshme të duhanpirjes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se në rast se nuk merren masa, më shumë se 100 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani në 30 vitet e ardhshme, pra më shumë se sa Sida, tuberkulozi, aksidentet me makina dhe vetëvrasjet të marra së bashku.
Duhani dhe lindja e globalizimit
Buck Duke thuhet se eci drejt hartës së botës dhe e vendosi gishtin mbi Kinë duke thënë: “Ky është vendi ku ne do të shkojmë të ndërtojmë perandorinë tonë!”.
Njeriu i ngarkuar për ta arritur këtë gjë ishte James Thomas. Deri sa kompanisë iu kërkua të largohet nga Kina më 1952, ajo kishte kapur 50 për qind të tregut. Thomas u shpërblye me një pagë nga 60 deri në 100 mijë dollarë më 1912-n, e barasvlefshme me 1.4 deri në 2.3 milionë dollarë të sotme. Howard Cox i Universitetit të Uorcester-it, thotë se Thomas ishte nga të parët perëndimorë që kuptoi mënyrën kineze të të bërit biznes, bazuar në lidhjet dhe favoret e ndërsjella.
Në fillim, cigaret u importuan nga SHBA, por prodhimi shpejt u zhvendos në Kinë. Për Cox, ky transferim i teknologjisë së prodhimit më shumë se sa të produktit është edhe pika e kthesës nga tregtia koloniale drejt epokës aktuale të globalizimit dhe korporatave shumëkombëshe.
Thomas mori skuadrën e vet të shitësve nga SHBA, por krijoi edhe bashkëpunime me kompani kineze për të shpërndarë produktin e tij. Kjo mënyrë e të bërit biznes sot është e zakonshme për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të hyjnë në tregun e Kinës.
Por a mund të akuzojmë Buck Duke për të gjithë këtë? Në fund të fundit, askush nuk detyrohet të fillojë të pijë duhan, edhe pse ata që e nisin e gjejnë shumë të vështirë ta ndërpresin.
Në një ese të re në gazetën për Kontrollin e Duhanit, Rober Proctor argumenton se shumë njerëz në industrinë e duhanit ndajnë së bashku përgjegjësinë. “Ne duhet të kuptojmë se reklamat mund të jenë kancerogjene, së bashku me dyqanet apo farmacitë që i shesin. Drejtuesit që punojnë në kompanitë e cigareve shkaktojnë kancer, siç bëjnë artistët që dizenjojnë paketimet apo kompanitë e marrëdhënieve me publikun dhe reklamuesit që menaxhojnë punë të tilla”, thotë ai.
Çështje ligjore të ngritura kundër kompanive të duhanit kanë tentuar të argumentojnë se ata e dinin rrezikun që shkaktonte produkti i tyre, por nuk bënë asgjë. Buck Duke, i cili vdiq më 1925, në fakt nuk e dinte.
“Unë nuk do ta konsideroja atë fajtor për konsumimin e cigareve”, thotë biografi i tij Bob Durden, i cili ka tendencën të vërë në dukje anët pozitive të karakterit të tij. “Ai ishte shumë punëtor dhe e dashuronte punën e tij”. Ata që mund ta gjejnë fajtor Duke, ndoshta duhet të mendojnë edhe për punët e tij të mira. Ai i dhuroi më shumë se 100 milionë dollarë Kolegjit të Trinitetit në Durham, Karolina e Veriut, universitet që mori emrin Duke më 1924 (për nder të James Buchanan Duke, babait të Buck Duke).
Por nëse nuk do të ishte për Buck Duke, a do të ishte ende Amerika duke e përtypur duhanin edhe sot e kësaj dite? Goodman beson se bota po ecte në mënyrë të pashmangshme drejt prodhimit të mekanizuar të cigareve. Makineria e Bonsack nuk ishte prototipi i vetëm dhe nëse Duke nuk do ta kishte kapur këtë mundësi, një tjetër do ta kishte zëvendësuar.
“Ai ishte njëkohësisht një hero dhe një batakçi. Buck Duke është një hero për shkak se ai e kuptonte tregun, kuptonte psikologjinë njerëzore, çmimet, kuptonte reklamën. Ai nuk është batakçi në këtë kuptim”, thotë Goodman.
Megjithatë, sado të mëdha të jenë arritjet e Duke si një arkitekt i prodhimit masiv dhe globalizimit, legjenda e tij do të vijojë të eklipsohet nga pasojat e asaj që krijoi. “Ai e bëri botën të pijë cigare”, thotë Goodman. “Dhe është cigarja problemi më i madh i shekullit të njëzetë”.
Gratë janë të lira! (1929)
Dr. Robert K Jackler i Universitetit të Stanford-it, Shkolla e Mjekësisë, shpjegon se si u bindën gratë të tymosin në fillim të shekullit të 20.
Industria kishte një problem. Pirja e cigareve nga gratë konsiderohej në atë kohë një veprim shumë i ulët. Për t’i bindur ato, duhej të ndryshohej mentaliteti kulturor.
Një grua që pinte cigare në një cep rruge ishte simbol i një prostitute. Një grua e denjë nuk mund të kapej kurrë duke pirë duhan në publik.
Edward Bernays, i cili ishte një kushëri i Sigmund Freud, u punësua nga Kompania Amerikane e Duhanit për të hartuar një strategji të marrëdhënieve me publikun, të tillë që të ndryshonte mentalitetin e grave. Bernays njihet nga disa si themelues i Marrëdhënieve me Publikun dhe nga të tjerë, si një propagandues i neveritshëm dhe i paskrupullt.
Vonë në vitet 1920, për shembull, kompania punësoi një grup vajzash për të marshuar përgjatë “Fifth Avenue” gjatë Paradës së Pashkëve, duke mbajtur “pishtarët e lirisë”, pra duke pirë cigare. Pas kësaj, duhanpirja u bë simbol i emancipimit të grave.
Shpikësit
Tregtarët e vdekjes
Automatiku i sulmit AK-47 ose Kallashnikovi – është arma më popullore në planet. Besohet se janë rreth 100 milionë kallashnikovë aktualisht në qarkullim nëpër botë, por krijuesi i saj, Mikhail Kalashnikov, (majtas), ndjen keqardhje për faktin se është bërë arma e parapëlqyer për ushtritë guerile të botës.
“Nuk janë dizenjuesit ata që duhet të marrin përgjegjësinë finale për faktin se ku përfundojnë armët – janë qeveritë që duhet të kontrollojnë prodhimin dhe eksportimin”, thotë ai.
J Robert Oppenheimer (qendër), së bashku me Enrico Fermi, shihet shpesh si “babai i bombës atomike” për rolin e tij në projektin Manhatan, Programin e Luftës së Dytë Botërore që zhvilloi armët e para bërthamore. Pas luftës ai u bë kryekëshilltar i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Energjinë Atomike dhe këmbënguli për kontrollin ndërkombëtar të fuqisë bërthamore e u përpoq të ndalonte përhapjen e armëve bërthamore.
Kimisti suedez Alfred Nobel patentoi dinamitin dhe gelinjitin. Më 1888, kur një gazetë franceze aksidentalisht publikoi obituarin e tij, ai u trondit kur lexoi: “Tregtari i vdekjes, vdiq… Dr. Alfred Nobel, i cili u bë i pasur duke gjetur mënyra për të vrarë më shumë njerëz dhe më shpejt se kurrë më parë, vdiq dje”. Besohet se kjo e shtyu atë të heqë dorë nga 2.69 milionë dollarë kur vdiq më 1896. (301 milionë dollarë me vlerën e sotme). Ai la porosi që këto para të përdoreshin për çmimet “Nobel”.
Kostot e duhanit
Cigaret shkaktojnë mesatarisht 1 vdekje për 1 milion të tymosura. Një kontejner 12 metra i gjatë përmban 10 milionë cigare, gjë që nënkupton se në çdo kontejner gjenden rreth 10 viktima. Një fabrikë si ajo Hongta në Kinë është përgjegjëse për shkaktimin e 25 deri në 30 mijë vdekjeve në vit nga kanceri i mushkërive. Dhe dy herë më shumë për shkak të sëmundjeve të tjera.
Prodhuesit e cigareve arrijnë të fitojnë një qindarkë për çdo cigare të shitur, gjë që do të thotë se fitojnë rreth 10 mijë dollarë për çdo të vdekur.
William Kremer, BBC
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Pablo Escobar, mbreti i droges..
Pablo Escobar, emri i plotë i të cilit është Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi në qytetin industrial Medejin të Kolumbisë në 1949. Bir i një fermeri dhe një mësuese të shkollës fillore, Pablo e filloi karrierën e tij kriminale në moshën 14 vjeçare duke vjedhur gurët e varrit nga varrezat e qytetit dhe duke i shitur ato. Në moshën 16-vjeçare filloi të pinte marihuana dhe të vidhte makina, 17 vjeç filloi të merrej me shpërndarjen e marihuanës , ndërsa 18 vjeç kreu vrasjen e parë.
Në fund të viteve ’70 Pablo filloi të merrej me transportimin e pastës së kokës nga malet e Andeve në laboratorët e Medejin ku pasta e kokas kthehej në kokainë. Pasi asgjësoi një nga trafikantët më të mëdhenj të qytetit, Escobar u morr vetë personalisht me trafikimin e kokainës. Oreksi i Amerikës për kokainë, në fund të viteve ’70, fillim të viteve ’80, çmimi mjaft i lartë i kokainës ( 35 000$ kilja) dhe lehtësia e transportimit të saj në SHBA, e shndërruan Escobarin në një nga trafikantët më të fuqishëm të qytetit. Escobar përdori aeroplanë të vegjël të tipit “Cesna” për transportimin e drogës nga Kolumbia në Bahame, ku kishte ndërtuar dhe një aeroport të vogël mbi një ishull artificial.
Escobari ofroi bashkëpunim trafikantëve të tjerë të qytetit Medejin, vëllezërve Ochoa, duke ndarë me ta shpenzimet e shpërndarjes, rrjetin e trafikimit në kolumbi dhe SHBA, fitimet dhe riskun e kapjes së “ngarkesave” nga dogana amerikane dhe policia. Kështu u krijua i ashtuquajturi Karteli i Medejin, një nga kartelet më të fuqishme në Kolumbi dhe në botë në trafikimin e kokainës. Në moshën 32 vjeçare Pablo Escobar fitonte 500 mije $ në ditë nga trafikimi i kokainës, ndërsa 3-4 vjet më vonë kjo shumë do të shndërrohet në 1 milion $ në ditë.
I gjendur nga një vjedhës gurësh të varreve dhe makinash në një milioner, Pablo Escobar bleu pasuri të mëdha në Kolumbi dhe në Karaibe. Një nga rançot e tija, Hasienda Napoles, kishte vlerë 63 milionë $, ndërkohë që zotëronte një flotë të tërë helikopterësh, aeroplanësh, makinash fuoristrada , një kopsht zoologjik personal me kafshë nga gjithë kontinentet dhe disa mijëra hektarë tokë në Kolumbi.
Në qytetin e tij të lindjes, Medejin, Escobari bleu një stadium futbolli, një skuadër futbolli, organizoi disa skuadra të ligave të reja të bejsbollit, një gazetë lokale. Escobar dhe bashkëpunëtorët e tij e konsideronin veten e tyre si “Robin Hude” bashkëkohorë, një “Al Kapone i ri”, ndërkohë që mburrej se zotëronte një prej makinave të Al Kapones.
Escobar organizoi një sistem privat social duke shpërndarë rroga dhe pensione, për të ndihmuar të varfrit, ndërtoi rreth 2600 apartamente të reja në një lagje të Medejin, lagje që sot e kësaj dite quhet “Pallatet Pablo Escobar”.
Përveç trafikimit të kokainës, Pablo Escobar ishte dhe një kriminel i paskrupullt dhe i pamëshirshëm.
Duke përdoru moton “Argjendin ose plumbin”, Escobar u jepte ryshfete të majme policëve dhe gjykatësve që pranonin të bashkëpunonin me të. Në rast kundërshtimi, “të pakorruptuarit” gjendeshin të vdekur ose me “gravatën kolumbiane”- ( shpikje e Escobar) ose me një plumb mbas qafe.
Por megjithëse kishte kaq shumë para, pasuri dhe famë, Pablo Escobar nuk ishte i kënaqur. Ai synonte të merrej me politikë dhe ëndërronte të bëhej president i Kolumbisë. Pablo gëzonte popullaritet të madh në shtetin e tij të lindjes (Antioquia) dhe në vitin 1983 u zgjodh si kongresmen në parlamentin kolumbian. Kongresmeni i vjetër kolumbian Rodrigo Lara Bonija në një debat të zjarrtë në parlament kritikoi Kongresin kolumbian që lejoi një trafikant ilegal kokaine të zinte ofiq qeveritar.
Si pasojë e këtij debati, Pablo Escobar u rrëzua nga posti i kongresmenit në 30 prill 1984. Bonija u ekzekutua nga njerëz të Pablo Escobar si raprezalje për deklaratat e tija.
Rodrigo Lara Bonija
Ishte momenti kur Pablo Escobar i shpalli luftë shtetit të Kolumbisë.Vrasja e Bonijas, bëri që qeveritarët kolumbianë me në krye Presidentin Belisario Bentakur, të merrnin masa të rrepta ndaj trafikantëve të kokainës. U krijuan një repart i veçantë policie me në krye kolonelin Hugo Martinez, (i ngjashëm me RENEAN shqiptare) me qellim special për të luftuar trafikantët si Pablo Escobar dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa zyrtare të lartë kolumbianë deklaruan se po të kapeshin, trafikantët e kokainës do të ekstradoheshin në SHBA për tu gjykuar.
Përgjigja e Pablo Escobar erdhi nëpërmjet dy sulmeve me bomba me telekontrol, e para kundër drejtorit të përgjithshëm të Policisë Federale kolumbiane, e dyta ndaj shefit të skuadrës speciale antinarkotik para ndërtesës së Policisë në Bogota. Në bombën e parë u përdorën 150 kg dinamit, ndërsa në të dytën 250 kg. Numri i viktimave rreth 80 të vrarë dhe 700 të plagosur në të dyja sulmet, por të dy shefat e policisë i shpëtuan vdekjes për qime. Duke rritur presionin rreth Pablo Escobar, policia arriti të asgjësojë disa bashkëpunëtorë të Escobar në 1986. Qeveria kolumbiane kërkoi ndihmën e qeverisë amerikane për këtë çështje.
Skuadër speciale e CIA-s që merrej me përgjimet e telefonave u mor me përgjimet dhe hartimin e strukturës së organizatës së Pablo Escobar, ndërsa komando të “Delta Force” trajnonin skuadrën kolumbiane antinarkotik. Për kundërpërgjigje, Escobar pagoi guerrilas të armatosur majtistë të fraksionit FARC të sulmonin Pallatin e Drejtësisë në Bogota. Gjatë këtij rrethimi u vranë 90 vetë, midis të cilëve dhe 11 nga 21 gjyqtarët e lartë të Kolumbisë, ndërkohë që dogjën të gjitha dosjet e kriminelëve të ishin kandidatë për ekstradim në SHBA.
Por terrori i ushtruar nga Pablo Escobar nuk ndaloi këtu. Në vitin 1989, vit zgjedhjesh në Kolumbi, Escobar ekzekutoi 3 nga pesë kandidatët për President të Kolumbisë gjatë fushatës elektorale, ndërsa në nëntor të vitit 1989, Pablo hodhi në erë aeroplanin e kompanisë Avianca duke vrarë 107 persona në bord. Atentati ishte drejtuar nënpresidentit kolumbian Gaviria, i cili nuk hipi në të në momentin e fundit.
I gjetur nën presionin e skuadrës antitrafik të kolonelit Martinez, Escobar deklaroi se do ti zhbënte ata brenda 1 jave. Por asnjë nga 600 policët që përbënin skuadrën speciale anti-Escobar (Search BlocK) nuk u vra. Për reprezalje Escobar ekzekutonte përditë në Medejin policë të thjeshtë. Brenda dhjetorit 1989, 60 policë të thjeshtë që nuk kishin të bënin fare me skuadrën antitrafik të Martinezit, u vranë nëpër rrugët e Medejin. Çmimet e vëna në kokën e çdo polici ndryshonin sipas gradës së tyre!!!!!
Megjithatë fshehurazi, Escobar bënte negociata me qeverinë kolumbiane për tu dorëzuar sipas kushteve të tij. Për këtë përdorte intelektualë, ish kongresmenë, priftërinj të cilët i kishte rrëmbyer. Pablo Escobar e gjunjëzoi shtetin kolumbian.
Kushtet e Pablos ishin:
1) Ndryshimi i kushtetutës kolumbiane dhe heqja e ligjit për ekstradim në SHBA
2) Shpërndarja skuadrës antitrafik(Search Block) e kolonelit Martinez
3) Pablo do të burgosej në burgun që do të ndërtonte vetë.
Pasi u pranuan këto kushte, Pablo u dorëzua ditën që nga Kushtetuta kolumbiane u hoq ligji për ekstradim në SHBA. U ngujua në një “burg” të ndërtuar prej tij në periferi të Medejin, të ashtuquajturin “La Catedral”. “Burgu” kishte brenda xhakuzi, një sallë diskoje, disa dhoma gjumi për Pablon dhe truprojat e tij, ndërkohë që Pablo vazhdonte trafikun i mbrojtur nga konkurrentët brenda territorit të “burgut”.
Rojet qeveritare të armatosura deri në dhembë në fakt ishin për të mbrojtur Escobar nga konkurrentët e jashtëm, ndërsa truprojat e Pablos e mbronin atë brenda mureve të “La Catedral”. Padyshim që Pablo dilte për “pushime” sa herë ti donte qejfi nga burgu, ndërsa nuk mungonin përditë prostitutat që kënaqnin Pablon dhe bashkëpunëtorët e tij.
Megjithëse iu plotësuan kushtet, Escobar i bëri një atentat të dytë kolonelit Martinez, atentat që dështoi. Trafikimi i kokainës vazhdoi dhe gjatë kohës që Pablo ishte në “burg”, madje arriti deri aty sa të ekzekutonte brenda burgut tre bashkëpunëtorë të tij që ai dyshonte se e vidhnin.
Kur u mor vesh vrasja e tre vetave brenda mureve të burgut, ministri i Drejtësisë së Kolumbisë vendosi ta çojë Pablon në një burg prej vërteti. Ky vendim u mor vesh nga Pablo, i cili arriti të rrëmbejë për 2 ditë zv/ministrin e drejtësisë që kish shkuar në “La Catedral” ti komunikonte vendimin. Pablo u “arratis” nga burgu duke i shpëtuar ndjekjes së një brigade të tërë të ushtrisë kolumbiane(!!!)( shqip të themi doli jashtë duke ecur si zotni) dhe kaloi në ilegalitet.
Pas dy ditësh i dërgoi qeverisë dhe popullit kolumbian se do të pranonte të rikthehej në “La Catedral” në paqe -megjithëse qeveria i kishte shkelur kushtet e vëna prej tij, por vetëm nëse roje të burgut kësaj radhe do të ishin jo policë kolumbianë, por ushtarë të OKB!!!!!
Natyrisht që këto kushte nuk u morën parasysh, qeveria kolumbiane kërkoi dorëzimin e tij pa kushte dhe riktheu në detyrë kolonelin Martinez, ndërkohë që ftoi përsëri skuadrën Centra Spike të CIA-s dhe “Delta Force” të fillonin ndjekjen e Escobar në bashkëpunim me skuadrën antitrafik kolumbiane të rikrijuar (Search Block).Qeveria kolumbiane ndryshoi legjislacionin e kushtetutes duke lejuar trupa të huaja (amerikane) të merrnin pjesë në operacione anti-Escobar.
Kështu pra në vitin 1992, fshehur në xhunglat e Kolumbisë dhe në getot e Medejin ku shihej si hero, Escobar rifilloi fushatën e terrorit. Por kësaj rradhe nuk kishte të bënte vetëm me Search Block-un kolumbian, Centa Spike e CIA-s dhe “Delta Force” te USMC (United States Marine Corps) por dhe me një organizatë të re kolumbiane të krijuar nga persona të persekutuar nga Pablo Escobar dhe konkurrentë të tij- LOS PEPES.
LOS PEPES në spanjisht është akronim pë “Populli i përsekutuar nga Pablo Escobar” përbëheshin nga njerëz të thjeshtë ish të afërm të viktimave të Pablos dhe ishin të armatosur më para të financuara nga karteli rival i Kalit( qytet në Kolumbi) si dhe të informuar për strukturën e Kartelit të Medejin nga njerëz të kolonelit Martinez të Search Block, por dhe agjentë te CIA-s.
Duke pasur liri veprimi të pakufizuar nga ligji meqë nuk ishin organizatë qeveritare, Los Pepes vepronin me metodat e skuadrave të vdekjes duke ekzekutuar publikisht të afërm, avokatë , bashkëpunëtorë të Pablo Escobar. Menjëherë mbas shfaqjes së Los Pepës në skenë, u hodhën në erë një pallat 5 katesh në qendër të Bogotas –pronë e të ëmës së Pablos , prona ëe konfiskuar a të Pablos, disa ranchovë të tij iu vu zjarri, makina të tij luksoze u bënë shkrumb e hi, si dhe u lanë në gjak pjesa më e madhe e të afërmve dhe të bashkëpunëtorëve të Pablo Escobar.
Los Pepes nuk kursyen as avokatët e Pablos të cilët i masakruan së bashku me fëmijët e tyre. Nuk kursyen gjithashtu as bashkëpunëtorët e e Pablos në qeverinë kolumbiane si ish drejtorin e Policisë Kombëtare kolumbiane, Karlos Kasadiegon, bashkëpunëtor i deklaruar i Pablos. Kështu gjithnjë e më shpesh, bashkëpunëtorë të Pablos ose dorëzoheshin tek policia kolumbiane e Martinez, ose gjendeshin të vdekur me një tabelë të nënshkruar rreth qafës ku shkruante: “Los Pepes. Ky është bashkëpunëtor i Pablo Escobar. Pablo së shpejti do të jetë rradha jote!”
I ndjekur nga policia kolumbiane, CIA, Los Pepes, Pablo Escobar humbi aksesin në paratë cash, nuk pranonte njeri të bashkëpunonte me të dhe aq me tepër tanimë ishte i frikësuar për jetën e familjes së tij, gruas Maria Viktoria, djalit të vet 16 vjeçar Huan Pablo dhe vajzës së tij 5 vjeçare Manuela. Me makinacione të ndryshme ai u nxorri fëmijëve një vizë amerikane për ti dërguar në Majami të ishin të mbrojtur.
Por në aeroportin e Bogotas, gruaja dhe fëmijët u kthyen nga qeveria kolumbiane mbrapsht sepse ambasadori amerikan Morris Busby i kishte konsideruar vizat e fëmijëve të parregullta pasi ishin nxjerrë pa praninë e të dy prindërve të tyre ( pasi ishin poshtë 18 vjec). Një përpjekje e dytë e Pablos për ti dërguar fëmijët dhe gruan në Gjermani, dështoi, pasi qeveria gjermane i riktheu ata mbrapsht nga aeroporti i Dortmundit ku arritën. Të demoralizuar, Escobarët u vendosën në një hotel luksoz në Bogota, hotel i cili ishte boshatisur nga frika se Los Pepes do ta sulmonin për të vrarë fëmijët e Pablos.
I demoralizuar, i frikësuar dhe duke ndërruar banesë çdo 3-4 orë, Pablo Escobar u bë i pakujdesshëm duke folur me orë të gjata në telefon me të birin për ta mësuar atë se si e kërkonte mbrojtjen nga presidenti Gaviria. Një nga këto telefonata u kap nga oficerë të Search Block, që gjetën kështu burimin dhe adresën ku gjendej Escobar. Duke vepruar me shpejtësi, oficerë të Search Block, të ndihmuar nga snajperë të CIA-s rrethuan banesën ku gjendej Escobar. Pas disa shkëmbimesh zjarri për disa minuta, Pablo Emilio Escobar Gaviria ra i vdekur i goditur me tre plumba, dy në këmbë dhe një mbrapa veshit të djathtë. Djali i kolonelit Martinez, anëtar i Search Block, ngriti grushtin lart duke thirrur: “Rroftë Kolumbia, Pablo Escobar vdiq!”
Kështu përfundoi jeta e kriminelit më të madh të të gjitha kohërave, të njeriut i cili i shpalli luftë të hapur shtetit të Kolumbisë, që e gjunjëzoi atë. Pablo Escobar ka vrarë me dorën e tij mbi 100 persona dhe është përgjegjës për vrasjen e mijëra të tjerëve dhe plagosjen e disa mijëra të tjerëve. Në ceremoninë e varrimit, e cila ishte madhështore, mijëra vetë, të varfër nga rrethinat e Medejin e shoqëruan trupin e kriminelit në varreza.
Dhe sot e kësaj dite varri i tij nderohet si hero popullor në getot e Kolumbisë është i mbushur me lule, ndërsa familja e tij, gruaja dhe fëmijët kanë kërkuar azil në Argjentine..
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Salvatore Riina,shefi historik i Cosa Nostras
PNentëmbëdhjetë vjet më parë, më 15 janar 1993 në Palermo, arrestohet shefi historik i Cosa Nostras siciliane, krimineli më i kërkuar në botë deri atëherë, Salvatore Rina. Ishte hetimi i shkëlqyer i karabinierisë se Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të të cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”, që do të finalizohej me kapjen e bosit të bosëve.
I lindur në fshatin Korleone në vitin 1930, sot ai është 82 vjeç. Veprimtaria e tij si “njeri i nderuar”, fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitrolozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafies në vend. Në krah të Lixhos, qelluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Riina.
Jeta e tij ishte thjeshte,ashtu si eshte jeta e një të arratisuri, që e ka zanafillen në muajin qershor të vitit 1969. Nuk ka patur asnjë burim zyrtar, që të vërë në dukje praninë në Sicili, gjatë gjithë periudhës para arrestimit të tij. Tre rrethana të rëndësishme do të lidhen me arratisjen: Martesa, lindja e fëmijëve dhe Korleone.
Fillimisht ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zevëndesoi Navarren. Gjate kësaj kohe ka bashkëpunuar sidomos me Bernardo Provencanon. Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj te vitit l974.
Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ja arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane. Për pushtetin e Riinas, fliste në hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Këtë e bën pas rikthimit nga udhetimi i shkurtër në SHBA, ku kishte shkuar për të takuar prokurorin e New Yorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhattanit, Ricard Martin.
“Por shefi i Cosa Nostras nuk ishte më Luciano Lixho, por Salvatore Riina. Është ai, që nga vendi i arratisjes, drejtonte trafikët më të mëdha të drogës në gjysmën e Botës. Dhe është gjithmonë ai prapa çdo ngjarje të përgjakeshme”, kishte thënë Falkone. Hetuesit shpjegojnë shkallën e ngjitjes zyrtare të Toto Riina-s në majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin në vitin l981.
Është viti i fillimit të luftës së familjeve mafioze me njera tjetren për pushtet. Nga njëra anë është klani i “korleonezëve” dhe nga ana tjetër boset Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade dhe Salvatore Inzerilo, që përfaqsonin mafien palermitane. Në më pak se dhjetë vjet, kronistët përshkruajnë skenat e një çmëndurie të vërtetë, të kryer ndërmjet qytetit dhe provincës.
“Eshtë luftë “familjesh” që përballen me interesa. Vriten ndërmjet tyre. Pas disa muajsh do të vijë paqja dhe gjithëçka do të kthehet si më parë. Në se për momentin qëllohet, është vetëm problem aleancash dhe ndarje territoresh. Me arritjen e marëveshjes, gjithëçka do të harrohet”, shkruajnë hetuesit. Duken optimistë. Nuk imagjinojnë se shpejtë do të duhet të merren me “korleonezët”, këtë grup mafiozësh me origjinë nga Korleone, që bosët palermitanë do t’i përcaktojnë si “fshatarë”, domethënë ata që vijnë nga fshati.
Të parët që do te japin sinjalet e luftës me “korleonezët”, janë don Gaetano Badalamenti, bosi historik i Cinisi-t, Tomazo Busheta, i “familjes” Porta Nuova dhe Stefano Bontade, që në ambientet e Cosa Nostras quhej “Princi” i Villagrazia. Është fillimi i viteve ’80. I pari që përfundon në shënjestrën e armëve të zjarrit të vrasësve të Toto Riina-s është Stefano Bontade.
Është mbremja e 23 prillit 1981. Bontade vritet në Rrugën “Aloi”, një rrugë që kryqëzohet me atë “Regione Siciliana”. Policët e sektorit të policisë kriminale gjejnë trupin e Bontades brenda në Alfa Romeon e tij. Fytyra e bosit është shpërfytyruar nga një numer i madh plumbash. Pak do t’i kishte shërbyer pistoleta kalibër 7,65, me karikatorin e dyfishtë në rripin e pantallonave.
“Vrasja e Stefano Bontades ishte vendosur me siguri nga “korleonezët”, në bashkëpunim me persona të tjerë të afërt te Bontade-s”, do të thoshte ish bosi Tomazo Busheta në vitin l984, kur ai do të fillonte bashkëpunimin me drejtësinë palermitane. Dy burgime të përjetshme jepen për këtë vrasje, që do te sinjalizonte fillimin e “luftës” ndërmjet “familjeve” palermitane dhe atyre “korleoneze”.
Për këtë vrasje Riina dënohet me burgim të perjetshëm, ndërsa njëzetë e pesë bashkëpunëtore të tjerë të prezumuar të tij, ndër të cilët “korleonezi” Bernardo Provencano, marrin pafajësi. Por në vitet e para ’90, do të arrijnë zbulimet e të penduarve dhe çështja e vrasjes së Bontades do të rihapet. Do të tregojnë detaje para prokurorëve palermitanë të penduarit Gaspare Mutolo dhe Xhuzepe Markeze, të cilët sqarojnë detajet mbi eliminimin e Stefano Bontade-s: “Stefano e paguan me jetë projektin për një komplot kundër Riina-s”. Dhe ishte vërtetë i sigurt don Toto Riina që në harkun e pak viteve do të arrinte në majën e Cosa Nostras.
Ai do të thoshte para bashkëpunëtoreve të tij se :” Është vetëm çështje kohe, mjafton të detyrohen disa familje palermitane të bashkohen me ne dhe ajo që mbetet do të jetë vetëm një lojë fëmijësh” Fjalë profetike këto të Toto Riina-s: do të kalonte të gjitha pengesat duke masakruar dhe eliminuar “armiqtë”. Në projektet e Riina-s nuk parashikohej vetëm vrasja, apo thjeshtë egzekutimi mafioz.
Objektivi i tij ishte të vritet në mënyrë të dukshme, të jepen sinjale, te cilat nuk lenë shteg për ekuivoke, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë. Për të nuk mund të kishte “familje” neutrale:” Në se nuk janë me mua, janë armiq”, thoshte shefi i “korleonezëve”, ndërsa vendoste dënimin me vdekje te Stefano Bontade-s. Të njëjtin fund si Bontade, do të kishte Salvatore Inzerilo, shef i mafies së lagjes palermitane te “Passo di Rigano”. Tetëmbëdhjetë ditë pas vrasjes së Bontades, do të ndodhte pusia kundër Inzerilos.
Eshtë 11 maj 1981. Kishte kaluar pak nga ora 12.20, kur zëri i një njeriu anonim do të njoftojë policinë se në Rrugën “Bruneleski” është kufoma e një njeriu.
Salvatore Inzerilo
Kur agjentët e seksionit të vrasjeve të policisë kriminale arrijnë në vendin e saktësuar nga telefonisti misterioz, do të gjejnë trupin e Salvatore Inzerilos. Në gjoks kishte një revolver 357 Magnum. Fytyra e bosit nuk mund të njihej, e shpërfytyruar nga plumbat.
“Dhe janë dy”, thonë hetuesit. Policia dhe karabinierët i kanë vendosur në një relacion të dy vrasjet dhe kuptojnë shpejtë se të dy bosët palermitanë janë vrarë nga “korleonezët”, sepse të dyja vrasjet bënin pjesë në të njëjtin projekt kriminal: vrasja Bontade lexohet së bashku me atë te Inzerilos. Ata do të eliminoheshin sepse ” janë elementë pengues në ngjitjen e Riina-s”. Edhe për vrasjen e Inzerilos do të hetohen dhe dërgohen në gjyq rreth tridhjetë mafiozë, ndër të cilët i zakonshmi Toto Riina. Por megjithatë çmenduria nuk ndalon këtu.
I penduari Mutolo do të flasë rreth vrasjes së shefit te tij Rosario Rikobono i “familjes Partanna-Mondello dhe gjashtë personave të tjerë. Mutolo tregon para hetuesve se grupi i lidhur me Riçobonon, më parë do të mbytet me litar dhe pastaj trupat e tyre do të shuhen në acid. Një vrasje e paralajmëruar kjo e Rikobono-s. Toto Riina nuk do t’a kishte falur kurrë vendimin për shkëputje nga “korleonezët”.
Riina dhe Provencano kishin mbërthyer sytë mbi Palermon dhe mbi një numër të madh biznesesh që nga kryeqendra siciliane gërshetoheshin me pjesën tjetër të botës, mbi të gjitha për trafikun e drogës, si dhe miliona dollarët e “kombinuar” me SHBA, Amerikën e Jugut dhe Italinë.
Të njëjtin fat si Rikobono do të prisnin të gjithë bosët e tjerë “jo besnike”. Masakrohen Filipo Markeze, shef i familjes “Corso dei Mille”, Pino Greko, dhe Pietro Mesikati Vitale.
Por janë vetëm disa nga një numer i madh njerëzish të mafies të vrarë me urdhër te don Toto Riina. Njëri nga të fundit “njerëz të nderuar” të eliminuar me urdhër të don Toto Riina, do të ishte Xhovani Bontade, vëllai i Stefano Bontades, i cili asgjesohet bashkë me gruan e tij.
Do të eliminonte me të vërtetë çfarëdolloj pengese don Toto Riina. Atje ku nuk arrinte vetë “delegonte” njeriun që, – sikundër shprehet prokurori Xhovani Tinebra- ishte gjithmonë në një nivel me të: Bernardo Provencano, që me Riinan kishin qenë të preferuarit e Luciano Lixhos. “Sipermarrja të vret”, titulloheshin faqet e para të gazetave siciliane në vitet ’70.
Është pikërisht kështu, kush kundërshtonte sistemin rreth të cilit xhironin dhjetra miliarda rrezikonte të zhdukej nga qarkullimi. Janë vite të korrupsionit, ku xhironin dhe pastroheshin para rreth qindra miliona në veprimtari të ligjëshme në dukje. Janë të penduarit që shpjegojnë para magjistratëve palermitanë, se cilat ishin mekanizmat e përdorura për dhënien e sipërmarrjeve publike.
Ata flasin edhe për rregullin e 15 përqindshit, një shifër fikse, një metaforë, që nënvizon rregullin lidhur me veprimtarinë e sipërmarrjes. Në thelb, një sistem ryshfeti që për shume vite kishte mbajtur të shtrënguar ekuilibret ndërmjet politikanëve të korruptuar, afaristëve dhe majës së Cosa Nostras me në krye Toto Riina.
Bosi i Cosa Nostres, do të ishte urdheruesi direkt edhe i vrasjes së njerëzve të institucioneve që do ta pengonin në rrugën e tij kriminale, si gjyqtari Gaetano Costa, prokurorët Roko Kinici, Xhovani Falkone, Paolo Borsellino, punonjësit e policisë dhe karabinierisë, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumë e shumë të tjerë. Sidoqofte ky personazh sot, prej pesëmbëdhjetë vjetësh është në burg, ku ruhet 24 orë plus 24 orë dhe ende nuk ka pranuar të thote asnjë fjalë…Nga ky qëndrim stoik, ai nuk lëvizi edhe pas arrestimit të djalit të tij, Xhovani Riina, kur u mendua se do te “thyhej”.
Pas arrestimit të Riinas, falë punës së karabinierisë, Policisë dhe sidomos Prokurorisë së Palermos e Kaltanisetas me prokurorët Kazeli, Tinebra, Lo Forte, Natoli, Skarpinato, Teskaroli, Xhordano, Grasso etj,do të bëhej e mundur identifikimi dhe kapja e të tjerë shefa mafioze, si Benedeto Santapaola, Leoluka Bagarela, Xhovani Bruska, Pietro Alieri, Salvatore Kancemi, Antonino Xhufre, Rafaele Ganci, Bernardo Provencano, Salvatore Lo Pikolo,etj.Rreth jetës së Salvatore Riines dhe familjes së tij, ende ka shumë mistere.
Me arrestimin e Toto Riines dhe bosëve të tjerë, nuk do të thotë se Cosa Nostra është rrëzuar. Ajo vepron, por tashmë me e kamufluar, me e rafinuar. Në krye të saj, mendohet se është Mateo Messina Denaro, rreth 45 vjeç, një bos mafioz i një brezi tjetër me të ri, i cili gjendet prej vitesh në arrati….
Megjithatë, sipas Prokurorit Nacional të Antimafies italiane Piero Graso, nuk është se aktualisht egziston një Komision në krye të organizimit mafioz, sikunder ishte më parë, në periudhën e Toto Riines.
Për Toto Riinen janë realizuar ekranizime, si “Shef i shefave” dhe “Ultimo”.Po ashtu janë shkruar edhe libra, si “Toto Riina” dhe “Korleonezet”.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Kush janë përgjuesit ligjor dhe ilegal për shqiptarët..?
Përgjimet që kryhen nga strukturat e shtetit tonë dhe që njihen nga gjykata bëhen të gjitha me lejen e Prokurorisë së Përgjithshme. Por, ka nga ato përgjime që bëhen vetëm për parandalim, siç i realizon Shërbimi Informativ Shtetëror, apo struktura të tjera.
Megjithatë, veç prokurorisë, policisë dhe SHISH, që dihen botërisht se bëjnë përgjime, ekzistojnë edhe institucione të tjera, që kryejnë veprime të tilla. Sot, aktualisht ka vetëm një bërthamë përgjimesh, e cila në bashkëpunim me kompanitë celulare është e instaluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që pritet që një e dytë të realizohet në Prokurorinë për Krimet e Rënda.
Prokuroria
Institucioni kryesor i përgjimeve është pikërisht prokuroria. Ajo ka bashkëpunim të ngushtë me SHISH dhe policinë. Çdo përgjim, kryesisht ato të dosjeve të korrupsionit, që paraqiten në gjykatë janë realizuar me urdhër të Prokurores së Përgjithshme. Por, ekzistojnë edhe përgjime të tjera, të cilat realizohen për vepra të ndryshme penale, që kërkohen më së shumti nga policia. Megjithatë, vetë uniformat blu nuk kanë akses përgjimi telefonik, por disponojnë mjetet dhe kanë akses përgjimi ambiental.
Sa i përket përgjimit të celularëve, në çdo rast policia duhet t’i drejtohet organit të akuzës. Kompanitë celulare instalojnë të gjithë bazën për kodet e nevojshme dhe përshtatin të gjithë infrastrukturën në zyrat e përgjimit. Më pas vendoset numri në përgjim, nëpërmjet klonimit dhe hetuesi dëgjon të gjitha bisedat.
Prokurori i Përgjithshëm mund të autorizojë edhe institucione ndërkombëtare për përgjime. Bashkëpunim të ngushtë ka pasur me shtetin italian, ku drejtësia e këtij vendi ka të gjitha aparaturat që mund të përgjojnë edhe numra shqiptarë, krahas atyre italianë. Por gjithmonë këto përgjime, nëse do të përdoren në gjykatë, kalojnë nga dora e Prokurorit të Përgjithshëm.
Policia
Kohët e fundit, policia ka kërkuar që autorizimi i përgjimeve të jetë më i lehtë, por kjo kërkon ndryshime ligjore. Madje, krerët e policisë kanë kërkuar përgjime edhe në mjetet e transportit, por ato nuk lejohen për arsye se cilësohen pronë private dhe jo publike. Ndërkohë, në lidhje me rastin e parë të përgjimit të një telefoni në Shqipëri, mësohet se ka ndodhur shumë vite më parë dhe u realizua gjatë një pengmarrje në Vlorë, kur morën peng djalin e një biznesmeni.
Autorët mbanin kontakte me një nga policët, i cili u tregonte planin e policisë çdo ditë, kështu që ata mund të spostoheshin nga vendi i fshehjes. Thuhet se një shef që erdhi nga Tirana e nuhati këtë punë dhe një mëngjes i rreshtoi të gjithë policët. U mori celularët e ndezur dhe pengmarrësit telefonuan në njërin prej tyre. Bashkëpunimi me një kompani celulare bëri që të gjendej cili numër e kishte marrë dhe ku gjendej në atë moment. Falë kësaj, autorët u kapën.
SHISH
Në bazë të aparaturave që ka, shërbimi sekret mund të bëjë përgjime të ndryshme, pa pasur nevojë ndihmën e të tjerëve. Por, përgjimet e tyre, janë parandaluese, siç ishte rasti i përgjimit të mesazheve kërcënuese ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Aparatura i kapi këto sms, para se të mbërrinin në antenë dhe nuk i lejoi që ato të shkonin në celularin e Ramës. Shërbimi Informativ mund të përgjojë qindra numra njëkohësisht për nevoja të ndryshme për sigurinë kombëtare.
SHIU dhe Garda
Organizma të tjerë shtetërorë që kanë aparatura përgjimi janë Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Garda e Republikës. Madje, kohët e fundit, opozita akuzoi SHIU-n se ka përdorur një aparaturë të blerë për përgjimin antiligjor të deputetëve të Partisë Socialiste, duke abuzuar me detyrën shtetërore. Ndërkaq, Garda është përfolur shumë për përgjime, por më shumë për antipërgjues, ose aparatura që nuk lejojnë sinjalet telefonikë. Madje, më 21 janar 2011, Garda, me aparaturat e saj zhduku të gjitha sinjalet telefonike në afërsi të Kryeministrisë.
Nga ana tjetër, tashmë edhe zyra në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po bëhet me bërthamë përgjimesh. Aparaturat janë instaluar pothuajse komplet, por ende nuk është vendosur vënia në punë e tyre. Në përgjimet e ndryshme mund të bien qytetarë të ndryshëm, por nëse ata rezultojnë se nuk janë të përfshirë në afera të ndryshme të jashtëligjshme, emrat e tyre zhduken nga bërthama e përgjimeve dhe është e rreptësishtë e ndaluar që bisedat e përgjuara të publikohen.
Në shkurt të vitit 2009, me anë të një vendimi të posaçëm, Kryeministri Berisha ngre strukturën e hetimit tatimor, e cila drejtohet nga Agim Shehu. Me anë të kësaj strukture, tatimet kanë mundësi të investigojnë me forma të ndryshme shkeljet e biznesit. Përgjimi i telefonit nuk është mjet i përdorur nga tatimet, pasi mungojnë pajisjet, por ka të drejtë ta kërkojë tek institucionet kompetente.
Struktura e departamentit operativ-hetimor ka të drejtë të mbledhë, përpunojë, ruajë, analizojë, shfrytëzojë dhe shpërndajë informacionin për shkeljet e dyshuara, të mundshme ose faktike, në fushën e tatimeve dhe të taksave nga subjektet tatimpaguese.
Kjo strukturë, mund të marrë të dhëna nga burime legale ose nga bashkëpunimi i fshehtë me individë. Në vendim thuhet se, bashkëpunimi i fshehtë me individë, bëhet kurdoherë me marrëveshje, në bazë të vullnetit të lirë, pa shpërblim ose me shpërblim, duke ruajtur, kurdoherë, sekretin e marrëveshjes dhe të informacionit.
Aparatura me vlerë 400 mijë USD në tregun e zi
Ka aparatura në treg që kushtojnë mbi 400 mijë dollarë dhe u shiten vetëm organizmave shtetërorë. Edhe po të kesh para duhet ta blesh me “mik”. Këto aparatura janë kompjuterë të fuqishëm që imitojnë antenat dhe marrin gjithë thirrjet e celularëve të zonës, për t’ua çuar më pas antenave reale, që mund të jenë pak më tutje.
Gjatë kalimit të informacionit, kompjuteri bën miliona llogaritje për të gjetur kodet e komunikimit mes një celulari dhe kompanisë së celularëve. Këto aparatura duhet të gjenden në afërsi të celularit që duhet përgjuar, gjë që limiton shumë dobishmërinë. Nga ana tjetër prodhojnë valë shumë të fuqishme që mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut.
“FlexiSpy”, spiuni për të përgjuar bashkëshorten”
Ekziston një program i njohur si FlexiSpy. Në bazë të informacionit nga kompania, e cila e prodhoi këtë program, ai lejon përgjimin e bisedave telefonike në celular, regjistrimin e thirrjeve si edhe SMS-ve, mbajtjen e arkivit me të gjitha thirrjet, si edhe kohëzgjatjen e tyre.
Të gjitha këto të dhëna mund të bien në dorë të personit të interesuar, nëpërmjet një lidhje online. FlexiSPY është reklamuar si program që “lejon përdoruesit e tij të shikojnë nëse i tradhton gruaja”. Në fakt, është shumë i shtrenjtë. Punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformën S60 të “Nokia”-s. FlexiSPY nuk është i vetmi program, i cili lehtëson përgjimet.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Shahram Amiri, një histori spiunazhi?
Shkencëtari iranian ka udhëtuar drejt Iranit, derisa debati për fatin e tij vazhdon. Historia e Shahram Amirit, shkencëtarit iranian, duket si e dalë nga romanet e spiunazhit. Ambasada e Pakistanit në Uashington, që mbulon dhe interesat iraniane në këtë vend, pohoi se një person që pretendonte se ishte Shahram Amiri u paraqit ditë më parë në këtë ambasadë dhe kërkoi të largohej drejt Iranit, pasi ishte rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë nga ana e tyre pohuan se Amiri ka qenë gjithmonë i lirë për t’u larguar në vendin e tij. Shkencëtari iranian u zhduk në Arabinë Saudite, derisa merrte pjesë në peligrinazhin drejt Mekës. Qeveria iraniane prej kohësh deklaron se Amiri u rrëmbye nga agjentët e CIA-s.
Qeveria amerikane kryesisht ka zgjedhur heshtjen lidhur me rastin e Amirit, deri në deklaratën e një dite më parë të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. “Zoti Amiri ka qenë në Shtetet e Bashkuara me vullnetin e tij të lirë dhe është po ashtu i lirë që të largohet”, deklaroi Klinton. Lajmi se Amiri kishte kërkuar strehim u bë së pari publik nga televizioni iranian, i cili shtoi se Teherani po bënte të gjitha përpjekjet për kthimin e tij.
Mediat iraniane kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara shpresojnë në një kthim pa zhurmë të Amirit, në mënyrë që të mbulohet historia e rrëmbimit. Zhvillimet në ambasadë janë të fundit në morinë e mistereve që kanë rrethuar identitetin e vërtetë dhe vendndodhjen e Amirit për më shumë se një vit. Në qershor, televizioni iranian transmetoi një video, në të cilën njeriu që e identifikoi veten si Amiri, thoshte se ishte rrëmbyer nga CIA dhe agjentët e Arabisë Saudite më 3 qershor të 2009-s.
“Quhem Sharam Amiri. Sot është 5 prill, 2010, dhe gjendem në Taskoni të Shteteve të Bashkuara, pasi jam rrëmbyer nga forcat amerikane dhe saudite”. “U rrëmbeva në Medina të Arabisë Saudite, më injektuan diçka dhe për pasojë isha i pavetëdijshëm për disa ditë, derisa më transferuan në Shtetet e Bashkuara. Këtu, gjatë tetë muajve, kam qenë subjekt i torturave”, thuhej në videon e televizionit iranian.
Pak ditë më vonë, në një tjetër video, një person që dukej i njëjtë me atë të videos të transmetuar në Iran, u shfaq në YouTube. “Jam në Amerikë dhe synoj të vazhdoj arsimimin tim në këtë vend. Jam i lirë dhe i siguroj të gjithë se jam i sigurt”, deklaronte një tjetër person i identifikuar si Amiri.
Lufta e videove vazhdoi, por Reul Mark Gereht, specialist për Lindjen e Mesme dhe ish-pjesëtar i shërbimeve të fshehta të CIA-s, thotë: “Padyshim se CIA nuk e ka rrëmbyer, pasi agjencia nuk bën gjëra të tilla. Nuk është produktive për ta të bëjnë veprime të kësaj natyre”.
Ai shton se vendimi i Amirit për t’u kthyer në Iran mund të lidhet me kërcënimet që mund t’u jenë bërë të afërmve të tij, apo thjesht një ndjenjë nostalgjie e malli. Gereht nënvizon se cilado qoftë arsyeja e kthimit të Amirit në Iran, nuk do të jetë lehtë. Qeveria iraniane mund ta përdorë për pak kohë për interesa propagandistike e më pas do të ashpërsojë qëndrimin ndaj tij. Deri atëherë, kjo histori duket se do të jetë në vëmendjen e mediave edhe për disa kohë.
...
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Margaret Gertruda Cele (Mata Hari), e vërteta e një agjenteje të bukur.
Jeta, rekrutimi dhe tradhëtia e madhe që i bënë francezët.
Margaret Gertruda Cele lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s’dihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Një herë duke lexuar gazetën, që merrej me kombinimet bashkëshortore, hasi në propozimin e dorës dhe zemrës së një kapiteni të ushtrive koloniale , Rudolf Makleon.
Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr. Burri filloi të sillej gjithmonë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t’i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore.
Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spuinazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh. Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit ? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.
Valltarja e bukur
Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë. Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj.
Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë “syri i mëngjesit” a diçka e tillë, pasi askush nuk e di me saktësi. Ajo do të interpretonte në spektakle të paparë, me valle rituale përzjerë me striptizëm dhe Parisi, Vjena , Berlini. Amsterdami, Roma dhe Monte Karlo paraluftës ranë në gjunjë para saj. Fitoi shumë dhe bleuvilae letra me vlerë. Por nuk dihet sesi një ditë u zhdukën të gjitha këto dhe ajo mbeti ngushte duke iu fshehur kreditoreve…
Rekrutimi
Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëhere pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me gërmën H shënoheshin agjentët e vjetër. Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta.
Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Në gjyq ajo tregoi: “Në Gjermani policia gëzon të drejtën e censurës për kostumet që përdoren në teatër. Mua më thanë se isha zhveshur më shumë sesa duhej. Prefekti erdhi të më kqyrte dhe aty u njohëm”. Këtu mund të shtohet se kreu i policisë, njeri i njohur në qytet vështirë se mund të shfaqej ne shoqërinë e një gruaje , jo më pak të njohur nëse ajo do të kishte qenë vertete agjente e tij. Veç kësaj policia i qëndronte larg spiunazhit, e sidomos atij ushtarak.
Vendimi fatal
Megjithatë Mata Hari ishte gjithmonë nevojtare për të holla. Në këto kushte ajo mori një vendim fatal për veten e saj : ‘Nëse shërbimi gjerman më dha kaq shumë për hiçgjë pse të mos mjel dhe atë francez?” Mata Hari kërkoi një takim me shefin e kundërzbulimit, kapitenin Ladu dhe sebep për një takim të tillë nxori kërkesën për një leje kalimi në qytetin kufitar Vitel, në të cilin e kishte ftuar kryetari i Bashkisë pak kohë më parë.
Bisedoi gjatë me Ladunë dhe hyri në shërbim të francezëve, pa përmendur fare faktin se i përkiste ndërkohë edhe zbulimit gjerman. Kur u ndanë Ladu , shumë inteligjent, i la të kuptonte se e këshillonte të mos punonte në dy fronte njëkohësisht, pasi mund të përfundonte shumë keq. Mata Hari iu përgjigj me një frazë të stërholluar, që donte të thoshte se ajo do t’i qëndronte deri në fund besnike shërbimit francez.
Veprimtaria në Spanjë
Duke lënë Mata Harin në Spanjë, Ladu vepronte me siguri. Zbulimi francez kishte kapur shifrën me të cilën atasheu ushtarak gjerman nëMadridkomunikonte me komanden nëBerlin. Pak kohë më parë një agjent i çoi Ladusë një telegram të deshifruar: “NëMadridka ardhur agjenti H-21. Ai arriti të penetrojë në zbulimin francez. Kërkon udhëzime dhe të holla.
Jep të dhënat që vijojnë për vendndodhjen e reparteve…po ashtu tregon se shtetari francez N është në marrëdhënie të ngushta me një princeshë të huaj”.Në telegramin e kthimit thuhej : “Agjenti H-21 të kthehet menjëherë në Francë dhe të vazhdojë punën. Të marrë çekun Kremer prej 5 mijë frangash në Kotuar d’Eskont”. Siç u sqarua më pas jo të gjitha të dhënat për repartet franceze ishin të sakta.
Nga i dashuri i saj rezidenti gjerman Hans fon Kale , Mata Hari mësoi se gjermanët ishin në dijeni të desantimit të planifikuar të anglezëve në një port maroken dhe ishin bërë gati ta godisnin atë. Ajo për të shmangur tragjedinë shkoi menjëherë tek rezidenti francez nëMadrid, kolonel Davinju dhe raportoi për atë çfarë kishte mësuar.. Por gjermanet duke e ditur kodin e francezëve kapen telegramin e Davinjus dhe i tërhoqën vërejtje të rëndë Hans fon Kale, që nga ana e tij pati dyshime të forta për Mata Harin dhe u grind shumë keq me të duke e akuzuar se: “ U kishte dhënë francezëve një informatë që nuk duhej të dilte”.
Por në të gjithë këtë histori Mata Hari kuptoi atë që shërbimi francez nuk kishte kuptuar prej kohësh. Gjermanët deshifronin të gjitha mesazhet e tyre. Ajo shkoi përsëri tek Davinju dhe e lajmëroi duke shpëtuar kështu me mijëra jetë njerëzish. Por Mata Harri nuk u shpërblye asnjëherë . Ajo shkoi nëParispër të marrë milionin e premtuar nga Ladu …
Arrestimi
Më 13 shkurt policia franceze e arrestoi. Ku ta dinte Mata Harri se ajo ishte konsideruar fajtore për fundosjen e 17 anijeve të aleateve dhe vrasjen e qindra ushtarëve. Duhej një fajtor dhe për këtë Mata Harri ishte e përshtatshme. Hetimi vazhdoi disa muaj. Në 24 korrik 1017 ajo shkoi në gjyq. Gjendjen e saj e përkeqësonte dhe fakti se të gjitha hetimet bazoheshin në truallin pjellor të opinionit publik të shqetësuar nga dështimi i të ashtuquajturit Operacioni Nivel-mësymja pranverore e trupave franceze.
Për këtë dështim akuzoheshin spiunet gjermane dhe mbi të gjithë Mata Harri. Edhe pse specialistët e shpjegonin këtë dështim me një sërë shkaqesh të tjera profesionale, duhej një kokëturku. Mata Harri dhe legjenda e thurrur për të ishte ideale. Akuzohej për spiunazh dhe për përfitime të shumave të mëdha nga gjermanët në këmbim të lajmeve. Edhe pse Mata Harri u shpjegoi se një pjesë të mirë të parave ajo i kishte fituar nga shërbime të tjera, asgjë nuk piu ujë. Ajo u dënua njëzëri me vdekje.
Fundi
Margarita Cele e priti vdekjen e vetme ne qelinë e burgut Sen-Lazar. Në momentin kur shkuan për ta marrë në qeli ajo është përgjigjur gjithë teka : “Kaq shpejtë? Që pa gdhirë !”. Nuk piu cigaren e fundit që i dhanë, por një gotë grog. Propozimit të pastorit për t’u falur i është përgjigjur: “Nuk kam dëshirë t’u falem francezëve. Megjithatë njëlloj janë. Jeta asgjë, asgjë dhe vdekja. Vdekja, gjumi, endrrat, ç’rëndësi kanë të gjitha? A nuk janë njëlloj ? Sot apo nesër, në shtrat apo në shëtitje ? Gjithçka është e gënjeshtërt”.
E lejuan të shkruajë tre letra të shkurtra: një për farë nëpunësi të lartë, një për vajzën dhe një për të dashurin Vadim. Pranë derës së burgut qëndronin pesë makina. Në atë mëngjes të vrejtur dhe tërë lagështi ajo u pushkatua në rrethinat e poligonit Vensen. Në momentin e pushkatimit duke shikuar në qiellin e lagësht të mëngjesit, kërkoi të mos ia lidhnin sytë dhe buzëqeshi…Jeta, aventurat dhe sidomos vdekja e Mata Harit krijuan shumë mite.
Informatori anglez Bernard Njumen ka shkruar: “Përgjithësisht nuk dëshiroj të them se dikur nuk ka ekzistuar një grua informatore, veprimtaria e së cilës të jetë e shquar Mes tyre ke qene një Mata Harri, por edhe ajo nuk ka kryar as të qindën e asaj ç’ka i atribuohet në aventurat romantike , apo as një të mijtën e asaj që thuhet për të në gjoja librat më seriozë”. Jeta tokësore e Mata Harit vazhdoi nëpër ekrane dhe në shumë filma ku spikasin “E turpëruara” me Marlen Ditrih në 1931 dhe “Mata Harri” e luajtur nga Greta Garbo.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Shin Bet,sherbimi teper sekret izraelit
Ju ftoj te shihni dokumentarin mbi sherbimin teper sekret Izraelit Shin Bet, e cila ka per detyre te mbroje shtetin Izraelit nga terrorizmi!Gjate 30 viteve te fundit Shin Bet ka patur vetem 6 udheheqes.Linku i meposhtem eshte vetem nje paraqitje e shkurter e dokumentarit.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Kim Philby - agjentit britanik i dyfisht
50 vjet më parë, më 23 janar 1963, një ndër agjentët më të rëndësishëm të zbulimit britanik, Kim Philby, u arratis në Moskë. Agjenti i dyfishtë ishte pjesë e së ashtuquajturës "Pesëshe e Kembrixhit", një grup agjentësh që i kalonte sekrete Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1930 deri në mesin e viteve 1950, ndërkohë që punonin për shërbimin e kundërzbulimit britanik MI-6.
Në vitin 1963, Lindja dhe Perëndimi ndaluan provat e armëve bërthamore në atmosferë. Fuqitë e mëdha bërthamore u mblodhën në Moskë në janar të atij viti. Ato nënshkruan një marrëveshje, e cila në perëndim u quajt hapi i parë drejt shkrirjes në Luftën e Ftohtë.
Por megjithë këto lëvizje diplomatike, agjentët e zbulimit të të dyja palëve nuk e kishin ndërprerë për asnjë çast Luftën e Ftohtë.
Mes këtyre agjentëve ishte Kim Philby, emri i plotë i të cilit ishte Harold Adrian Russell "Kim" Philby.
Philby njihet si agjenti që i solli më shumë dëm zbulimit perëndimor, sepse ai u dha sovjetikëve sekrete për 26 vjet me radhë deri sa u arratis në Moskë në vitin 1963.
Philby mendohet se ishte njeriu që u zbuloi sovjetikëve planet e shërbimeve të fshehta të zbulimit britanik, i cili në bashkëpunim me zbulimin amerikan dërgonte në Shqipëri agjentë për të përmbysur regjimin komunist shqiptar. Në Atë kohë, Philby shërbente si ndërmjetës i britanikëve me amerikanët. Si rrjedhojë, operacionet e Perëndimit në Shqipëri përfunduan me dështim dhe agjentët shqiptarë të rekrutuar nga grupet e emigrantëve u pushkatuan ose përfunduan në burgjet e regjimit.
Në korrik të vitit 1963, zyrtarët sovjetikë njoftuan se Kim Philby-t i ishte dhënë strehim politik si dhe shtetësia sovjetike.
Në vitin 1988, kur vdiq në mohën 76-vjeçare, për Philby-n KGB-ja sovjetike organizoi një funeral me ceremoni të plota dhe, megjithë ndryshimet politike në Rusinë pas-sovjetike, shërbimi i fshehtë i vendit ende e konsideron atë si hero.
Mikhail Lyubimov, agjent sovjetik në Londër nga viti 1961 deri më 1965, thotë se Philby besonte në çështjen e komunizmit.
"Mendoj se Philby ishte vërtet një njeri i madh. Jam takuar shumë herë me të dhe kemi pirë shumë uiski bashkë. Por përse u bë ai agjent i sovjetikëve? Sepse në atë kohë ai ishte komunist dhe detyra e çdo komunisti ishte të ndihmonte në çështjen e revolucionit botëror, për ta kthyer botën në socialiste. Megjithëse nuk ishte anëtar i hapur i Partisë Komuniste, ai merrte pjesë në shumë mbledhje."
Lyubimov ishte eprori i Philby-t në Moskë, i emëruar në këtë detyrë nga Drejtoria e Parë e KGB-së që merrej me zbulimin e huaj.
Në vitin 1965, Lyubimov u shpall person i padëshirueshëm dhe u dëbua nga Britania.
Pas arratisjes, Philby u mbajt pothuajse nën arrest shtëpiak në Moskë dhe të gjithë ata që i shkonin për vizitë kontrolloheshin nga KGB-ja.
Lyubimov e shpjegon qëndrimin e Philby-t me dëshirën e tij për të plotësuar detyrën si komunist për të përhapur politikat sovjetike në botë, pasi sipas tij, alternativa do të ishte të rreshtohej me Hitlerin pas Paktit të Mynihut të 29 shtatorit 1938.
Rusët ngulin këmbë se ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të KGB-së, Philby nuk morri kurrë para nga sovjetikët.
Viktor Kremenyuk, analist politik, thotë se arratisja e Philby-t u motivua nga pikëpamjet e tij socialiste, por në fund të fundit ai ishte një tradhtar.
"Jo sepse ata kishin nevojë për para por thjesht sepse ishin intelektualë që besonin në të ardhmen e ideve komuniste. Ndërsa për palën tjetër kjo ishte një tradhti ndaj vendit, ishte një krim."
Kremenyuk thotë se Philby dhe agjentët e tjerë që punonin në Britani për Bashkimin Sovjetik, shumë shpejt e kuptuan se regjimi që ata ndihmuan ishte totalitar.
"Regjimi diktatorial bazohej në terrorin, në veprime të paligjshme dhe në shumë gjëra të tjera të urryera, të papranueshme për çdo evropian të cilësdo bindjeje."
Kremenyuk thotë se Philby, ashtu si dhe agjentë të tjerë që punuan për sovjetikët, u zhgënjyen nga regjimi sovjetik.
Që nga arratisja e tij në vitin 1963, Philby i kaloi të 18 vitet e fundit të jetës në Moskë, ku jetoi i vetmuar, i zhgënjyer nga komunizmi dhe në luftë të përhershme me alkoholizmin.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Akademikja dhe spiunja Margaret Hasluck
“Gruaja jonë në Shqipëri: Jeta e Margaret Hasluck, akademike dhe spiune”. Ky është libri që studiuesi Bejtulla Destani i ka kushtuar një prej femrave më të njohura të spiunazhit anglez, i cili pritet të dalë së shpejti nga Qendra për Studime Shqiptare në Londër
Margaret HasluckKur Margaret Hasluck udhëtoi drejt Shqipërisë nuk e mendonte se nuk do ta harronte kurrë këtë vend. Anglezja me sytë e mëdhenj të zezë dhe flokët që i mbante gjithnjë nën qafë, mendonte vetëm diçka teksa bënte gati rrobat për të mbërritur në vendin që e kishte njohur vetëm përmes letrave, “të mund të harronte kujtimin e të shoqit”.
Ishte vetëm 38 vjeç dhe burri me të cilin kishte kaluar momentet më të bukura të dashurisë kishte vetëm tre vjet që ishte ndarë nga jeta për shkak të tuberkulozit. Kjo humbje e kishte ndryshuar Margaret. Vajza që dashuronte librat, tashmë kishte zgjedhur si shpëtim prej dhembjes studimin. Vendet e reja, dhe kërkimet shkencore u bënë një si një motiv për të ecur përpara.
Dhe Shqipëria nuk ishte e panjohur për të. Ferderick Hasluck burri me të cilin ajo u martua më vitin 1912, dhe që për vite me radhë drejtoi shkollën britanike të Athinës, e kishte pasur Shqipërinë shpesh pjesë të studimeve. Në tryezën e tij të punës, Margaret kishte lexuar disa histori, për vendin që ndodhej shumë pranë Greqisë, dhe të cilin ajo do ta vizitonte vetëm kur Ferderik nuk do të ishte më pranë saj. Ajo mbërriti në Shqipëri në vitin 1923 dhe u vendos për të jetuar në qytetin e Elbasanit.
Gruaja që vishej plot stil, dhe që dinte të fliste bukur jo vetëm për letërsinë angleze, e cila pëlqente bisedat me njerëzit, dhe kërkonte të eksploronte gjithçka të panjohur të atij qyteti do të bëhej shumë shpejt pjesë e kastës intelektuale të asaj kohe. Në rrugicat e ngushta të kalasë apo në rrugët që zgjaten tej në bulevardin kryesor të qytetit, ajo do të shëtiste shpesh mbrëmjeve me një burrë, që do të gjente tek anglezja, një bashkëbiseduese të veçantë, të cilën do të donte ta takonte shpesh për të ndarë mendimet e tij.
Ky burrë ishte Lef Nosi, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf e politikan… Miqësia e tyre do të ishte shumë e veçantë, aq sa kur vite më vonë Margaret u detyrua ta linte Shqipërinë, vetëm diçka kishte në mendje, “fatin e mikut të saj”. Janë pafund letrat që ajo shkroi me të, dhe i ruajti me kujdes në shtëpinë e saj. Po, ashtu dhe letrat që Nosi i shkroi mikes së tij…
Në kujtimet e Margaret nënvizohet se “pa përkrahjen e Lef Nosit nuk do të mund të kishte nxjerrë në dritë shkrimet e saj”. Studiuesi dhe historiani Bejtullah Destani prej kohësh ka qenë i tërhequr nga personaliteti i Margaret Hasluck. Pas një pune kërkimore ai ka bërë gati një libër kushtuar figurës së saj “Gruaja jonë në Shqipëri: Jeta e Margaret Hasluck, akademike dhe spiune”, i cili pritet të botohet këtë vit në Londër.
Në të, sipas Destanit përfshihet gjithë aktiviteti i Hasluck si studiuese, dhe kontributi i saj për Shqipërinë, si dhe puna si informatore e anglezëve. Margaret Hasluck ka qenë një nga agjentet më të besuara dhe aktive të anglezëve në Shqipëri. Emri i saj gjendet poshtë shumë dokumenteve të asaj periudhe, apo në kujtimet e oficerëve britanikë që operuan në Shqipëri.
Libri është i bazuar në dokumente të gjetura në arkivat e Londrës, dhe shkrime të kohës, të cilat e bëjnë më të plotë portretin e anglezes që jetoi gati 16 vjet në vendin tonë. Po kush është jeta e Hasluck? Margaret Hasluck u lind në vitin 1885 në një familje fermerësh. Ajo u bë një nga ekspertet më të njohura të botës perëndimore për popullin dhe kulturën e Shqipërisë. Librat e shkruar prej saj bazohen në përvojat e drejtpërdrejta në Shqipëri dhe ende konsiderohen ndër veprat më të arrira akademike. E lindur në Skoci, Margaret u shndërrua në një heroinë në atdheun e saj të ri, ku thërritej “anglezka”.
Në një kohë kur të pakta qenë femrat që pranoheshin në botën akademike, Margaret Hasluck studioi për letërsi klasike në Universitetin e Aberdinit dhe u diplomua në vitin 1907. Më pas, ajo vendosi të vijojë studimet në Kembrixh. Ndonëse përfundoi studimet me sukses, ajo nuk mori tjetër diplomë pasi deri në vitet ’20 Kembrixhi nuk u jepte diploma femrave. Megjithatë, Margaret do ta shuante etjen për studime të mëtejshme. Ajo shkoi në Greqi për të studiuar arkeologji në Shkollën Britanike të Athinës, gjë që i dha asaj mundësinë të merrte pjesë në gërmime arkeologjike në Turqi. Periudha e saj në këtë shkollë pati një ndikim të thellë në jetën e saj.
Atje ajo është njohur me bashkëshortin e saj të ardhshëm, drejtorin e shkollës, Frederick Hasluck, me të cilin ajo u martua në vitin 1912. Frederick Hasluck tregonte interes të veçantë për kulturën shqiptare dhe kishte botuar kërkime mbi bektashizmin (një version jokonformist i Islamit që referohet edhe si feja e katërt në Shqipëri). Mundësitë e tij për t’i thelluar më tej këto njohuri u ndërprenë fatalist, pasi ai u diagnostikua me tuberkuloz dhe vdes në vitin 1920.
Margaret fitoi një grant nga Universiteti i Aberdinit për të shkuar në Shqipëri, ku do të ndërmerrte kërkime etnografike duke u bazuar në disa nga shënimet e burrit të saj. U zhvendos në Shqipëri për të studiuar klanet veriore dhe banonte në qytetin e Elbasanit. Ajo mësoi gjuhën shqipe dhe botoi një libër mbi gramatikën e fjalorin e saj. Ndërkohë, në Elbasan Margaret zuri miqësi me intelektualin e mirënjohur, Lef Nosin, i cili i shiti asaj një copë truall ku ajo të ndërtonte një shtëpi.
Lef Nosi bashkëpunoi me të për studime të thelluara mbi etnografinë dhe folklorin shqiptar. Margaret u përzu nga Shqipëria në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përfundoi në Kajro, ku u rekrutua nga Operacionet Speciale që do të përdornin ekspertizën e saj për të nxitur rezistencën në Shqipëri. Megjithëse fillimisht ndihej e lumtur ngaqë ofronte informacioneve të shumta, ajo u zhgënjye me zhvillimet e mëvonshme dhe për pasojë dha dorëheqjen në vitin 1944, edhe pse u nderua nga mbretëresha me titullin “MBE” për kontributin e saj. Margaret Haslick u nda nga jeta nga leucemia në vitin 1948.
Vepra e saj më e njohur është “Ligji i pashkruar në Shqipëri”, enden shumë nga dorëshkrimet e saj. Sigurisht që edhe të gjithë librat e saj. Gjithashtu në Universitetin e Aberdinit janë ekspozuar shumë objekte nga jeta e saj. Shtëpia që ajo ndërtoi në Elbasan, është tashmë një jetimore. Më 18 qershor 2010, për 125-vjetorin e lindjes së saj, Margaret u nderua me titullin “Qytetare Nderi e Elbasanit” dhe një pllakë përkujtimore u vendos në shtëpinë e saj të dikurshme. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe pjesëtarë të familjes së saj.
Alison Brown i Universitetit të Oksfordit në një studim mbi punën e Margaret në Shqipëri, sidomos në Elbasan ku ajo u vendos në afërsi të lagjes “Haxhias”, thotë se ajo u quajt “Englezka” dhe shtëpia e saj edhe sot quhet “Shtëpia e Englezkës”. Sipas Brown ajo ka qenë një koleksioniste e mirë e tekstileve dhe materialeve folklorike që tashmë ndodhen në muzeun Mariskal (Marischal). Koleksionimet e saj u realizuan aty nga mesi i vitit 1921 dhe vazhduan deri në fillim të vitit 1940. Këto koleksione përbëhen nga rreth njëqind objekte.
Letra drejtuar Enver Hoxhës
“Pa Nosin, s’mund t’i përfundoj librat…”
Lef Nosi në vitin 1946, kur Lef Nosi ishte në burg, i kryqëzuar si “Kolaboracionist”, skocezja Margaret Hasluck mori guximin dhe i shkroi një letër Enver Hoxhës për t’i falur jetën Lef Nosit. Në të, ndër të tjera, në letër thuhet: “Jam gati me u-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t’udhëtoj….
Guxoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë…. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë. Me nderime të nalta, shkëlqes!
Margaret Hasluck
Studimet për punën e Hasluck
Roderick Bailey professor nga St. Antonys College i Oksfordit, në librin e tij “Çifti i çuditshëm: Margaret Hasluck dhe operacionet e posaçme ekzekutive, 1942-44”, kërkon të gjejë arsyet që e mbajtën Margaret gjatë në Shqipëri.
Sipas tij, “ngjizja me Shqipërinë është edhe një faktor tjetër për të parë rrjedhën e saj”. Me dëbimin e saj nga vendi në 1939, ajo vendoset përkohësisht në Skoci. Në 1942, ajo u rekrutua në (SOE), Organizim në Britaninë e asaj kohe që u shërbente Operacioneve Speciale Ekzekutive, një shërbim i forcave sekrete të kohës së luftës. Kjo organizatë e krijuar nga Churchill kishte për synim sipas Bailey për të ‘vënë Europën në flakë’, dhe kështu Hasluck u vendos në komandën e kësaj organizate në Shqipëri.
Ky është një angazhim i shkurtër i saj, por shumë i rëndësishëm për jetën dhe veprimtarinë e saj në shërbim të detyrës. Me rëndësi të veçantë ishte edhe ndikimi i bashkëshortit të saj, FW Hasluck, një arkeolog, me të cilin ajo udhëtoi në të gjithë Greqinë. Ballkani, sidomos Shqipëria në atë kohë janë cilësuar si zona me magjepsje të theksuar për elementin femëror, sidomos të grave udhëtare të atij shekulli. Kjo kishte ndodhur më parë me Edith Durham (1863 – 1944) dhe më vonë me Margaret Hasluck (1885 – 1948).
Përveç kësaj, duhet theksuar se Shqipëria e asaj kohe ishte edhe një vend interesant për koleksionime të ndryshme. Ajo mblodhi koleksionet e veta dhe e gjithë kjo punë e saj kishte një marrëveshje me autoritetet britanike duke mos ndikuar aspak në antropologjinë e ideologjive apo edhe folklor. Në punën e saj, mësohet se Hasluck ishte frymëzuar nga etnologët dhe folkloristët e saj bashkëkombës AC Haddon dhe Sir William Ridgeway, me të cilët ka punuar në Cambridge gjatë periudhës kur ajo kreu studimet e saj atje.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Bosi boseve Bernardo Provenzano,''meshirimi i mafjes paqedashese''
Historia nis në 1933. Provenzano lind natën në orën 4. Koincidencë për dikë që më pas do të quhet fantazma e pakapshme. Ai lind në të njëjtën ditë që Adolf Hitler merr pushtetin në Gjermaninë Naziste. Bernardo rininë e kalon duke punuar si i ati nëpër ara duke mbledhur grurë.
Nga një familje e varfër siçiliane ai lodhet që në rini me konditat që i jep jeta e vështirë në një Siçili që është shumë e varfër pas luftës botërore. Fillon të bëjë pune të vogla për kryetarin e familjes mafioze Michele Navarra. Rinia e dëshpëruar e bën atë të marrë emër si vrasës i pamëshirshëm. Shumë shpejt ai ngjit hapat e krimit edhe bëhet krahu i djathtë i bosit të ri Luciano Leggio.
Ai së bashku me një tjetër figure prominente të mafies Toto Riina vihen në shërbim të Leggios. Leggio thonte për Provenzanon: Bernardo ka trutë e një gomari ama ka shënjestrën e një përbindëshi. Ish bosi i Provenzanos i frikësuar nga ngjitja ne pushtet e Liggios urdhëron të besuarit e tij të eliminojnë Leggio.
Në një atentat kundër tij Leggio plagoset, por ama nuk e humb jetën. Tashmë është koha e tij të kundërpërgjigjet. Ai bashkë me dy gjeneralët e tij më të pamëshirshëm Riina edhe Provenzano i thurin një kurth Navarrës i cili teksa po kthehej nga një takim me bosa të tjerë të mafies bie në atentatin e treshes vrastare edhe nën breshërinë e 112 plumbave gjen vdekjen. Edhe njerëzit e tij bien një nga një. Liggio është tashmë babai i ri i mafies.
Godfatheri i ri.Në fund të viteve ‘60 Leggio arrestohet në kondita shumë të dyshimta. Riina tashmë është godfatheri i ri. Ai shquhet si hakmarrës. Shumë familje të penduarish masakrohen. Ideja e Toto Riines është se edhe një fëmijë i vogël fare kur të rritet është në gjendje të hakmerret për të atin e vrarë kështu që duhet eliminuar që tani që është foshnje. Mbretëria e Riinës lë pas 800 mafiozë edhe pjesëtare të familjes të vrarë.
Kur shteti italian fiton fuqinë që i mungonte fillon persekutimin e Mafies. Riina urdhëron hakmarrjen. Persona me pozitë të larte legalë eliminohen. Dy pushtetarë vdesin në një atentat me bombë. Shumë anëtarë të mafies ose arrestohen, ose largohen nga Siçilia ose pendohen.
Misteri 42-vjeçar.Ama misteri 42 vjeçar fillon këtu, në vitet ‘60-të. Ku ndodhet Provenzano? Miku i ngushte i Riinës edhe babai i egër i Cosa Nostras është një fantazmë. Vetëm një foto e tij dihet, asgjë më shumë.
Për një periudhë të gjatë ekzaktësisht 43 vjet Provenzano është asgjë më shumë sesa një Fantazmë në rrugët e provincës Corleone. Policia e kërkon, ai është i pranishëm vetëm në ngjarjet gjakatore.
Çdo krim i Cosa Nostras duket se është vepër e tij. Vetë Toto Riino mendohet të jetë thjeshte lider ama nuk ka famën e kasapit Provenzano. Madje si të tallet me shtetin ai në vitet 90-të kurohet në Marseje të Francës. Me shumë se 30 vjet kanë kaluar edhe Policia ka vetëm një foto të tij rreth 30 vjet më pare. Tashmë ai është i plakur. Me anë të ndihmës kompjuterike policia krijon skica se si Provenzano mund të jetë në të vërtetë.
Arrestimi i dyshimtë e Riinës
Në vitin 1993 ndodh diçka e paimagjinueshme deri atëherë. Godfatheri i Cosa Nostra arrestohet. Toto Riina shefi i padiskutueshëm i mafies siçiliane arrestohet në po të njëjtën situatë misterioze që kish rënë pre edhe Liggio para tij. Flitet për një përzierje të shtetit me Mafien.
Tashmë babai i padiskutueshëm i Cosa Nostras është ai, Fantazma e Corleones, gjakatari i Siçilisë. Don Bernardo traktori Pronvenzano. E quajnë traktori se sipas gojëdhënave i merr rivalet përpara me armën e tij si një traktor. Tashmë lider suprem i Cosa Nostra bëhet jo vetëm një kriminel i cili ka 43 vjet që i shpëton drejtësisë por edhe legjendë e padukshme.
Vetëm një fotografi 40 vjet e lashtë njihet. Familja ka po 40 vjet që nuk e takon. E vetmja mënyrë komunikimi e tij me familjen edhe te besuarit janë letrat e koduara. Nuk përdor telefon, nuk i beson teknologjisë edhe vazhdon të terrorizojë një komb të tërë me vendin që ka në simbolin e frikës që mban emrin Cosa Nostra.
Ne fund të viteve 90-të policia duke ndjekur dy mafiozë që mendohet të jenë direkt të lidhur me fantazmën e Corleones teksa janë gati të veprojnë marrin një ‘urdhër’ të çuditshëm të ndalojnë aksionin nga një kolonel i Policisë. Këtu rritet legjenda e Provenzianos. Tashmë fantazma e frikës është i lidhur me shtetin. Mendohet që partia e Berluskonit që ishte në pushtet kishte lidhje me Provenzanon.
Arrestimi
11 Prill 2006. Edicionet e lajmeve në mbarë Italinë lajmërojnë që fantazma tashmë ka një fytyrë edhe trup. Babai i fundit i Mafies, njeriu që për 43 vjet u tall me drejtësinë Italiane, ai para të cilit dridhej e gjithë Siçilia edhe kundërshtarët në përgjithësi është pre e forcave policore. Tmerri tashmë ka një fytyre të vyshkur prej një 71-vjeçari. Tani Bernardo Provenzano babai i fundit i mafies, “l’ultimo padrino”, “the last godfather” tashmë është një legjendë mbas hekurave të drejtësisë.
“Bibla” e Provenzanos, si të bësh biznes si një mafioz
Ata janë të dhunshëm, të pamëshirshëm, kanë shkaktuar me veprimet e tyre shumë fatkeqësi, por nuk mund t‘u heqësh presjen kur bëhet fjalë për sensin e tyre të të bërit biznes. Një gjë është e sigurt, që bosët mafiozë dinë se si të përfitojnë nga veprimet e tyre. Sigurisht që praktikat e tyre, në më të shumtën e rasteve janë të paligjshme, por “Cosa Nostra” nuk është aspak konservatore, siç është përshkruar shpesh në artikuj apo libra.
Arsyeja e ekzistencës së saj është një dhe e vetme: fitimi. Si çdo biznes në fund të fundit edhe mafia është pragmatiste dhe në ndryshim të vazhdueshëm për të eksploruar dhe bërë të vetat mundësitë e reja që ofron tregu. Metodat e përdorura nga biznesmenë të mëdhenj e të fuqishëm për të arritur fitime sa më të larta, kanë qenë përdorur prej mafies për një kohë të gjatë. Kur famëkeqi Bernardo Provenzano mori në dorë frenat e organizatës në mesin e viteve ‘90, ai trashëgoi një fuqi punëtore mafiozësh të demoralizuar.
Bombat që vranë gjykatësit e anti-mafies, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino, krijuan një rrëmujë të vërtetë dhe sollën ditë të vështira për mafiozët. Shumë prej tyre përfunduan burgjeve dhe njëherazi ishin aq të zhgënjyer me organizatën, sa nisën t‘u rrëfenin autoriteteve gjyqësore gjithçka që dinin në lidhje me funksionimin e mafies. Për sa i përket Provenzanos, si gjyqtarët, ashtu edhe vetë mafiozët, bien dakord në një pikë: Provenzano ishte forca karizmatike që rigjallëroi pasuritë e “Cosa Nostra”-s.
Për liderin e famshëm që ndodhet në burg, si dhe për shumë të tjerë të përmasave të tij, është thënë se nëse ata talentin dhe gjenialitetin e tyre do ta kishin shfrytëzuar në terrenin e biznesit të ligjshëm, do të kishin arritur rezultate të shkëlqyera dhe do të ishin shndërruar në persona shumë të suksesshëm.
Për fat të mirë, mënyrat mafioze, si përdorimi i dhunës për krijimin e monopoleve, apo fiksimi i çmimeve, nuk janë pjesë e praktikave të zakonshme të biznesit. Megjithatë, “Sistemi” që përdori Provenzano për të shndërruar një organizatë në prag të falimentimit në një sukses është interesant. Fakti që ai i shkroi në letër reformat e tij, do të thotë se prej tyre mund të nxirren rregulla interesante për drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Ja disa prej tyre.
Rregulli 1: Zhytja
Kur një kompani ndodhet në prag të falimentimit, hapi i parë që duhet të ndërmarrë është që të ketë sa më pak publicitet. Në njëfarë mënyre gabimet duhen varrosur dhe duhet ecur përpara. Tërheqja do të vlejë edhe për t‘u blerë kohë aksionerëve dhe për t‘i qetësuar ata që të vazhdojnë të kenë besim te ju. Për sa i përket Provenzanos, në lidhje me këtë ai shkruan: “Qëllimi ynë në momentin e vështirë për organizatën ishte që ta shndërronim atë në një organizatë të padukshme.
Pas një periudhe të përgjakshme vrasjesh e ekzekutimesh masive, ishte krijuar një situatë frike te të gjithë. Vendosëm të ndryshonim metoda. Nëse ndonjë pronar fabrike nuk donte të na paguante detyrimin, ne nuk e hidhnim në erë, por gjenim mënyra të tjera të qeta për ta bindur të bashkëpunonte”. Në sistemin e vjetër njerëzit fillimisht vriteshin, pastaj merreshin në pyetje. Sipas Provenzanos, rimëkëmbja e një organizate në prag të dështimit nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Rivendosja e lidhjeve me biznesmenët dhe politikanët duhej bërë ngadalë dhe pa rënë në sy.
Rregulli 2: Meditimi
“Qëndro i qetë, i qartë, korrekt dhe këmbëngulës, mos kundërshto çdo gjë që të thuhet, shndërro në përvojë çdo eksperiencë negative dhe sigurisht mos beso në gjithçka që të thuhet. Gjithmonë përpiqu që të zbulosh të vërtetën para se të flasësh dhe mos harro kurrë që para se të dalësh në një përfundim, duhet të kesh të paktën dy burime informacioni për të njëjtën çështje. Kjo është pjesë e një letre që konsiderohet si manifesti i ‘Cosa Nostra‘-s nën drejtimin e Bernardo Provenzanos.
Pas një dhjetëvjeçari ushtrimi të një dhune të patreguar në kohën kur organizata drejtohej nga famëkeqi Toto Riina, pasardhësi i tij, Provenzano e ndryshoi kulturën e “Cosa Nostra”-s, duke i instruktuar njerëzit e tij që të negocionin dhe t‘i jepnin rëndësi të madhe dialogut. Provenzano ishte i vendosur dhe kërkonte gjithmonë përgjigje të menjëhershme dhe të drejtpërdrejta për pyetjet që bënte. Nga ana tjetër, kur i leverdiste, luante edhe personin e dyzuar dhe të ndrojtur.
Ai i këshillonte njerëzit e tij që të negocionin për marrëveshjet para nënshkrimit të tyre. Ai vetë me dorën e tij punonte mbi kontratat dypalëshe, në mënyrë që të gjente gjuhën e kompromisit me palët dhe të zgjidhte të gjitha grindjet. Si çdo drejtor kompanie të fuqishme që kujdeset shumë për dukjen e tij të jashtme, Provenzano nuk dëshironte që të shfaqej me veshjen e një tirani, por donte që t‘u përçonte të gjithëve imazhin e një “diktatori të mirë”. Ai koordinonte aktivitetet e grupeve të ndryshme, por pa u imponuar vullnetin. Megjithatë, ai ishte bosi i pakontestueshëm. Gjithmonë bëhej ajo që donte Provenzano edhe pse të krijohej ideja se një vendim ishte rezultat i debateve dhe vlerësimeve të të gjithë grupit.
Rregulli 3: Konsensusi
Provenzano u përgjigjej letrave nga të gjitha nivelet e shoqërisë në lidhje me vendet e lira të punës, rezultatet e provimeve, shëndetësisë dhe administrimit të spitaleve. Si të ishte lideri i një fondacioni të mirëfilltë bamirësie, Provenzano e dinte mirë se mafia duhet ta prezantonte veten si një element pozitiv në shoqëri. Bosi duhet të shfaqej si një figurë bamirëse, si një xhaxha, këshilla dhe vendimi i të cilit shtrihej në të gjitha fushat dhe sferat e jetës, në ato publike, por edhe personale.
Ai e kuptoi se metodat e buta e bamirëse do t‘i afronin më shumë njerëzit tek organizata, se sa përdorimi i dhunës. Një nga hapat kryesorë që ai ndërmori për rimëkëmbjen e organizatës ishte rifitimi i konsensusit popullor. Mafia kishte pretenduar gjithmonë bindjen e komunitetit, ndërkohë që kjo taktikë nuk pinte ujë më, ndaj duheshin gjetur mënyrat e buta të konsensusit.
Rregulli 4: Fleksibiliteti politik
Provenzano ishte një lider shumë fleksibël dhe i ndryshonte rregullat sipas pëlqyeshmërisë së tij. I ndryshonte aleancat politike sipas rastit,pa pasur asnjë lloj pendese. Ishte gjithmonë në kërkim të politikanëve të cilët ishin ta gatshëm të bënin kompromise me të dhe ta ndihmonin, sigurisht në këmbim të favoreve ose sasive të mëdha të parave.
Rregulli 5: Distancimi
Në rastin e ndonjë skandali politik, ose të ndonjë dështimi në biznes bosi distancohej menjëherë nga e gjithë belaja. Me Provenzanon në krye, në shtyp po flitej gjithnjë e më pak për mafien, por edhe në rastet kur flitej nuk thuheshin gjithë të zezat” që përfliteshin dikur. Provenzano diti të distancohej nga skandalet e së shkuarës.
Si edhe të tjerët ai e kishte jetuar dhjetëvjeçarin më të egër të “Cosa Nostras”, dhjetëvjeçar që e shkatërroi plotësisht reputacionin e organizatës dhe anëtarëve të saj. Taktikat e tij të distancimit nga e kaluara e përgjakshme ia rikthyen virgjërinë” mafies. Me ndihmën e këshilltarëve ai u sigurua që jo vetëm emri i tij, por edhe ai i pjesëtarëve të tjerë të shkëputej njëherë mirë nga një e kaluar e turpshme. Ai krijoi imazhin e një njeriu paqedashës.
Re: Organizata,kriminele te medhej,arkiva,software sekrete
Spiunet e Perendimit qe i sherbyen Lindjes (Spiunet e Kembrixhit)
Në historinë e spiunazhit nuk mund të gjenden spiunë më të rrezikshëm se spiunët e Kembrixhit. Ndryshe nga të tjerët, të cilët shisnin informacione apo dokumente sekrete për para, këta kishin motive ideologjike, ndaj konsiderohen më të rrezikshmit.
Këta spiunë ishin Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby. Të tre, së bashku me Anthony Blunt dhe John Cairncross, u rekrutuan prej rusëve, ndërsa ishin studentë në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Të gjithë vinin prej familjesh të larta angleze, por ideologjia komuniste iu duk më e drejtë sesa ajo kapitaliste perëndimore, ndaj edhe i ngjitën me shpejtësi shkallët e karrierës në Angli, që ta dëmtonin atë sa më shumë.
Donald Maclean
Donald Maclean i ngjiti shkallët e karrierës në Ministrinë e Jashtme angleze në tetor të 1935-ës, si një pjesëtar i ri i Shërbimit Diplomatik të Madhërisë së Tij. Ai u bë i pari spiun i Kembrixhit që penetroi korridoret e pushtetit. Në fillim të vjeshtës së 1938-ës, Maclean u caktua në një pozicion prestigjioz në Paris. Në pranverën e vitit 1944 u dërgua në ambasadën angleze në Uashington, ambasadë e cila konsiderohej prej Churchill-it si më e rëndësishmja e të gjitha funksioneve jashtë vendit.
Kjo ambasadë u përdor nga Presidenti amerikan, Roosevelt, dhe Kryeministri anglez, Winston Churchill, si ndërmjetësja më e rëndësishme e marrëdhënieve të veçanta anglo-amerikane. Maclean, tashmë një diplomat i rëndësishëm në Uashington, kishte akses te dokumentet më sekrete, si angleze ashtu edhe amerikane. Në shkurt 1946, ai kaloi një javë në Bermuda, duke negociuar me Shtetet e Bashkuara për të drejtat e bazave ushtarake në Atlantik. Falë Maclean, Stalini kishte hartat e të gjitha bazave amerikane në Evropë.
Që nga gushti 1947 deri në qershor 1948, Maclean ishte përfaqësuesi i Britanisë për energjinë atomike britanike në Uashington, ndaj ai bëri shumë vizita te zyrat qendrore të Komisionit të Energjisë Atomike. Në vitin 1947 ai u bë sekretari i Komitetit të Politikës së Përbashkët, e cila koordinonte politikën nukleare anglo-amerikane-kanadeze.
Ligji i McMahon, i cili dhe themeloi Komisionin e Energjisë Atomike në gusht 1946, ndaloi Amerikën të ndante informacione nukleare me Britaninë. Por, pavarësisht nga Ligji McMahon, Donald Maclean vazhdoi të kishte akses të palimituar në informacionet atomike në Uashington.
Ai zotëronte një lejekalim, me të cilën hynte i pashoqëruar në ambientet e Komisionit të Energjisë Atomike. Duke punuar përpara hundës së zyrtarëve amerikanë dhe FBI-së, Maclean tradhtoi sekretet atomike amerikane dhe si rrjedhojë Rusia prodhoi bombën e saj të parë atomike, më herët nga ç‘pritej.
Me datë 24 qershor 1947, Stalini i bëri bllokadë Berlinit, duke mbyllur të gjitha rrugëkalimet dhe duke ndërprerë rrymën elektrike të qytetit. Katër ditë më vonë, Presidenti amerikan, Truman, shpalli se Shtetet e Bashkuara po dërgonte gjashtëdhjetë avionë B-29, me kapacitet atomik, në bazat e saj ushtarake në Angli dhe Gjermani. Ishte Trumani dhe jo Stalini ai që po bënte presion të rremë.
Maclean e dinte se qysh në fillim të vitit 1947 Shteteve të Bashkuara u ishte mbaruar uraniumi, ndaj ai ishte në gjendje të këshillonte strategjistët e Kremlinit se prodhimi i uraniumit në SHBA ishte i ngadalshëm apo nuk ekzistonte fare. Maclean ishte sabotator i Perëndimit dhe këshilltar i Lindjes. Si sabotator ai operonte përtej linjës së armikut, duke mashtruar makinerinë e politikës së jashtme perëndimore dhe duke shkaktuar konfuzion midis diplomatëve anglo-amerikanë. Ai shkaktoi kaos midis diplomatëve britanikë dhe amerikanë, kaos që kontribuoi rëndë në prishjen e marrëdhënieve dikur të veçanta anglo-amerikane.
Guy Burgess
Guy Burgess iu desh më vonë se Maclean të arrinte akses në sekretet shtetërore. Burgess ishte një individ shumë i vështirë. Ai ishte alkoolist dhe homoseksual. E nisi karrierën e tij si regjisor në BBC dhe në 1938-ën zuri një vend pune në Shërbimin Informativ Sekret Anglez, për shkak të talentit që kishte në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 1946, Burgess bëhet asistent personal i Hector McNeil, ministër i Shtetit në Ministrinë e Jashtme.
Ndërsa punonte në Ministrinë e Jashtme, Burgess u jepte rusëve çanta plot me dokumente të Ministrisë së Jashtme, të cilat fotokopjoheshin në ambasadën sovjetike, pastaj i ktheheshin atij. Boris Krotov, oficeri i tij, ndërmjetës rus deri në 1947-ën, i merrte çantat e Burgess në një fshat jashtë Londrës.
Në vjeshtë të 1948-ës, Burgess u transferua në Departamentin e Lindjes së Largët. Në gusht 1950 ai u caktua sekretar i dytë në ambasadën britanike në Uashington. Atje ai ishte në gjendje të informonte Moskën për detajet e formulimit të politikës britanike mbi Republikën Popullore të Kinës dhe Koresë gjatë periudhës së luftës në Kore, e cila nisi në qershor 1950.
Ndonëse ishte vetëm një oficer i gradës së katërt, Burgess kishte akses të shpeshtë në vlerësimet e inteligjencës në Komitetin e Përbashkët të Inteligjencës, zyrën e luftës dhe zyrat kryesore të gjeneralit Douglas MacArthur në Komandën Supreme të Aleatëve në Tokio. Një informacion i një rëndësie të veçantë për Moskën duhet të ketë qenë një analizë e detajuar e inteligjencës ushtarake në prill 1950 mbi ndihmën e Rusisë ndaj forcave komuniste kineze, të cilat tregonin të gjithë informacionin që kishte mbledhur Perëndimi dy muaj para luftës në Kore.
Impakti që patën në Moskë Maclean dhe Burgess kishte si kulm periudhën pas fillimit të luftës në Kore. Kremlinit duhej t‘i jenë dukur me shumë vlerë dokumentet e siguruara prej Maclean, kështu që ata mund ta këshillonin Kinën dhe Korenë e Veriut mbi strategjitë e pozicionet negociuese. Përveç dokumenteve të klasifikuara që u siguruan rusëve, Maclean dhe Burgess u shtuan atyre edhe lustrën e tyre personale antiamerikane, duke e shtuar frikën sovjetike se Shtetet e Bashkuara kishin për qëllim ta kthenin luftën në Kore në një luftë botërore.
Kim Philby
Agjenti në Perëndim, i cili e ndihmoi më shumë Kremlinin dhe KGB-në, ishte Kim Philby. Ndërsa ishte komandant në qendrën e Shërbimit Informativ Sekret Anglez në Turqi, 1947-1949, ai tradhtoi agjentët që shkelën kufirin rus, si edhe kontaktet së bashku me familjet e tyre brenda Bashkimit Sovjetik. Në vitet 1949-1951, Philby ishte përfaqësuesi i Shërbimit Informativ Sekret Anglez në Uashington.
Detyra e tij ishte të bashkëpunonte me CIA-n, funksion i cili e lejoi t‘i jepte ndërmjetësit të tij rus informacione sekrete angleze dhe amerikane. Ai njoftoi KGB-në për operacionin e sponsorizuar nga Shërbimi Informativ Sekret Anglez, për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në tetor 1949, për përpjekjen tjetër në verën e 1950-ës dhe për parashutat e hedhura nga CIA në nëntor 1950. Nerguti, njëri nga agjentët që mori pjesë në një nga këto operacione në Shqipëri, tha me dëshpërim: "Philby shkaktoi një dhimbje të madhe. Ai tradhtoi misionin tim".
Philby ishte përgjegjës edhe për kapjen e parashutistëve në Ukrainë në 1951-shin. Ai u dha rusëve informacione ekzakte për tri grupe agjentësh të hedhur me parashutë në Ukrainë prej Shërbimit Informativ Sekret Anglez. Këto operacione të dështuara në Shqipëri dhe Ukrainë përmenden nga vetë Philby te libri i tij "Lufta ime e heshtur". Në këtë libër ai përmend edhe përfshirjen e tij në zhdukjen e Kostantin Volkov, zv/konsull i Rusisë pranë Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, i cili kishte kërkuar azil politik.
Në shkëmbim të plotësimit të kërkesës së tij për azil politik, Volkovi kishte premtuar t‘u jepte britanikëve listat dhe netuorked e agjentëve rusë, të cilët operonin në Perëndim. Gjithashtu, ai tha se njihte emrat e vërtetë të tre agjentëve rusë që punonin në Britani. Në krye të çështjes "Volkov" u caktua Kim Philby, ndaj merret me mend përse u zhduk Kostantin Volkov.
Zyrtarët e lartë amerikanë dhe britanikë, madje edhe CIA, kishin konsiderata tepër të larta për Philby-n. Ai diskutohej të bëhej drejtori i ardhshëm i MI6 dhe ishte në listën e titullit Sër, titull që jepet nga vetë kreu i Monarkisë Britanike. Në vitin 1940, ai u rekrutua nga Shërbimi Sekret Britanik dhe u vendos në Sektorin D. Në vitin 1941 u transferua në Sektorin V dhe u vendos në krye të inteligjencës britanike në Spanjë dhe Portugali. Në 1944-ën u caktua si kreu i Sektorit IX, ironikisht ky sektor kishte për qëllim të operonte kundër komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik.
Në vitin 1946 bëhet drejtor i Shërbimit Informativ Sekret në Turqi. Në 1949-ën bëhet përfaqësues i Shërbimit Informativ Sekret Britanik në Uashington, si një oficer i lartë i kësaj të fundit, që kishte si detyrë të bashkëpunonte ngushtë me CIA-n dhe FBI-në. Tradhtia e tij i tronditi të gjithë dhe shkaktoi një konfuzion e mosbesim midis shërbimeve sekrete amerikane dhe Britanike. Dëmi më i madh që bëri Philby, sipas Christopher Andrew, ishte se bëri që oficerët e shërbimeve sekrete anglo-amerikane të endeshin kuturu në një shkretëtirë pasqyrash, duke kërkuar më kot për gjurmët e një mashtrimi të madh imagjinar sovjetik.
Dekripti Venona, i cili dha disa informacione që pasuan kapjen e spiunëve të sekreteve atomike, Julius dhe Ethel Rosemberg, zbuloi identitetin e një agjenti rus me emrin e koduar Homer. Homeri ishte Donald Maclean. Më 25 maj 1951, Burgess dhe Maclean u zhdukën. Ata u arratisën në Rusi. Philby u thirr në Londër për marrje në pyetje dhe iu kërkua të jepte dorëheqjen nga Shërbimet e Jashtme. Kërkimet për kapjen e Njeriut të Tretë filluan menjëherë, por nuk kishte asnjë evidencë apo provë që Philby ishte spiun rus. Në darkën e 23 janarit 1963, Philby zhduket. Bashkimi Sovjetik shpalli se Kim Philby kishte fituar azil politik në Moskë.
Donald Maclean, Guy Burgess dhe Kim Philby nuk u kthyen më kurrë në Perëndim. Burgess vdiq prej alkoolit në vitin 1963. Maclean u caktua si kolonel i KGB-së dhe vdiq në vitin 1983 nga një atak në zemër. Kim Philby u dekorua në vitin 1965 me "Urdhrin e Flamurit të Kuq" të Bashkimit Sovjetik, një nga dekoratat më të larta të dhëna ndonjëherë nga Moska. Ai vdiq në vitin 1988.
Arratisja e këtyre spiunëve e shkatërroi bashkëpunimin anglo-amerikan në ndarjen e informacioneve dhe armëve atomike. Të tre këta spiunë kishin qenë në gjendje t‘u siguronin rusëve informacione vitale anglo-amerikane. Moska kishte si pronë të saj informacione të një grade tejet të lartë, por Stalini ishte skeptik ndaj spiunëve që kishte në Perëndim.
Ai kishte frikë se mos ata bënin lojë të dyfishtë dhe se u jepnin Moskës ato informacione që ia diktonte Britania apo Amerika. Nëse Stalini do u kishte besuar plotësisht spiunëve të Kembrixhit dhe nëse ai do i kishte përdorur këto informacione kundra Perëndimit, ndoshta bota do ishte krejt ndryshe sot.
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Kontrolli i popullsise nepermjet projekteve sekrete..
» SHBA: eksperimente sekrete në manipulimin gjenetik..
» Vende sekrete dhe pamje te cuditeshme-nga Google Earth
» Në brendësi të botës sekrete të kartelit të drogës Sinaloa
» Dosja sekrete e agjenteve te UDB-se ne Shqiperi
» SHBA: eksperimente sekrete në manipulimin gjenetik..
» Vende sekrete dhe pamje te cuditeshme-nga Google Earth
» Në brendësi të botës sekrete të kartelit të drogës Sinaloa
» Dosja sekrete e agjenteve te UDB-se ne Shqiperi
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi