Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?

Shko poshtë

Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”? Empty Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?

Mesazh nga Rifat Sun May 13, 2012 6:13 pm


Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?

[You must be registered and logged in to see this link.]

Njerëzit që në lashtësi kanë synuar të kuptojnë sjelljet e tyre. Por, Pentagoni tashti është duke shkuar një hap më tej, pasi kërkon reagimin e saktë kimik në tru që bënë që njerëzit të jenë agresiv. Kështu, ata tentojnë t’i vënë njerëzit në kontroll.

A mund ta merrni me mend se çfarë mund të bëhet me këtë zbulim?!

Ndonëse tingëllon si skenar i një filmi të fantastikës shkencore, në Pentagon seriozisht janë duke u përpjekur për të gjetur se çfarë saktësisht në tru e shkakton dhunën. Fjala është për një fushë relativisht të re të shkencës – neurobilologjinë e dhunës politike – në mënyrë që të hulumtohet më mirë sjellja e njeriut.

Në fakt, qëmoti dihet se si rrëfimet kanë ndikim në psikikën e njeriut dhe se nga kjo formohet individi, por edhe identitetet e grupeve, nga të cilat lindin edhe aktet e dhunshme. Sigurisht, Pentagoni interesohet kryesisht në shkaktimin e dhunës në mendjen e njeriut. Por, këto përpjekje shumëkush i kanë interpretuar si një përpjekje që njerëzve t’u “shpërlahet truri”.

“Asnjëri prej nesh që punon në këtë hulumtim, as dikush tjetër, nuk punon për të rritur aftësinë e ushtarit që të vrasë njerëz apo të shpëlajë tru”, thotë njëri nga shkencëtarët, Paul Zak, i specializuar në neuroekonomi.

Shkencëtarët që punojnë në këtë program të diskutueshëm thonë se qëllimi i tyre është për të ndaluar konfliktet në botë, e jo për t’i kontrolluar njerëzit. Megjithatë, frika është nëse rezultatet e këtij studimi bien në duar të gabuara!

Ndoshta ideja fillestare është për të ndihmuar njerëzimin, por historia na ka treguar se si interesat personale shpesh transformohen në qëllime të këqija.

Telegrafi
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi