A duhet te pertypni arre beteli?
Faqja 1 e 1
A duhet te pertypni arre beteli?
A duhet te pertypni arre beteli?
Nga Afrika Lindore,Pakistani e India e deri ne Azine e Jugut,Papua Guinene e Re dhe Mikronezi,numri i perdoruesve te arres se betelit arrin ne qindra milione,gati sa 10% e popullsise boterore.Tregtuesit e arres se betelit,ndonjehere bashke me femijet,nxjerrin tavolinat ne treg dhe ne rruge.Kurse tregtues te tjere vene drita neoni dhe punesojne vajza gjysem te zhveshura,''bukuroshet e arres se betelit'',per te terhequr njerez.Tregtia e arres se betelit ne mbare boten sjell miliarda dollare fitime ne vit.Po cfare eshte arra e betelit?Pse e pertypin kaq shume njerez?Si ndikon te shendeti?
Cfare eshte arra e betelit?
Ajo qe zakonisht quhet arra e betelit,eshte fruta e tulte e palmes se arekes (palma e betelit),nje bime tropikale qe gjendet ne vendet e Azise Juglindore dhe ne vendet aziatike te Paqesorit.Emri betel vjen nga bima e betelit (piper betle) qe nuk ka lidhje me palmen e arekes.Perdoruesit e arres se betelit mbeshtjellin nje pjese te frutit te arekes me gjethen e betelit,duke futur edhe pak gelqere.Gelqerja nxit clirimin e stimulanteve alkaloide.Disa shtojne ereza,duhan ose embelsues per ta bere me te shijshme.
Ky kombinim perberesish stimulon prodhimin e peshtymes dhe e ben te kuqe.Prandaj ata qe e pertypin,peshtyjne shpesh,madje edhe nga makina,pa pyetur as per kalimtaret.
Pertypen ne dem te tyre
''Arra e arekes eshte perdorur qe nga lashtesia dhe kryesisht per arsye shoqerore kulturore e madje dhe fetare-thote revista ORAL HEALTH.Perdoruesit shpesh e konsiderojne te pademshme dhe thone se jep nje ndjesi mireqenieje,euforie dhe ngrohtesie ne trup......Por provat kane treguar se vetem e pademshme qe nuk eshte.''
Autoritetet per parandalimin e drogave besojne se nje nga substancat e arres se betelit te ben te varur ndaj saj.Prandaj,disa perdorues pertypin deri ne 50 arra ne dite.Pa kaluar shume,dhembet u behen me njolla dhe mund tu semuren mishrat e dhembeve.Sipas ORAL HEALTH,perdoruesit e rregullt mund te kene probleme me ate qe quhet ''mukoza e pertypesve'',qe eshte shpesh rrudhosje dhe njollosje ne te kuqerremte e membranes se mukozes qe vesh gojen.Ata mund te vuajne edhe nga nje gjendje ''kronike,progresive,qe le shenja....ne mukozen e gojes'',dhe kjo quhet fibroze e nenmukozes se gojes.
Pertypja e arres se betelit eshte edhe shkaktar i nje forme te kancerit ne goje qe quhet karcinoma spinoqelizore e cila mund te shfaqet edhe ne pjesen e prapme te fytit.Kete e vertetojne edhe rastet e shumta me kancer te gojes nder te rriturit ne Azine Juglindore.Ne zonen e Tajvanit,ata qe pertypin arra beteli,perbejne rreth 85% te rasteve me kancer ne gojes.Pervec kesaj,sic thote gazeta THE CHINA POST,''ne Tajvan,rastet e kancerit te gojes,qe eshte nder 10 shkaqet kryesore te vdekjeve ne kete ishull,gati jane katerfishuar ne 40 vitet e fundit''.
Situata eshte pak a shume e njejte edhe ne vende te tjera.Gazeta THE PAPUA GUINEA POST-COURIER thote se ''sipas Shoqates mjekesore te Papua Guinese se Re,arra e betelit,nje nga gjerat me te pelqyera ne kete vend,po vret te pakten 2.000 njerez ne vit dhe eshte shkaktari i shume problemeve shendetesore''.Sipas nje mjeku dhe shkrimtari per mjekesine,''pasojat e perdorimit te vazhdueshem te arres se betelit jane po aq te shumellojshme sa ato te duhanit'' dhe perfshijne semundjet kardiovaskulare.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Kur duhet të festohet Viti i Ri
» Si duhet reformuar agjensia amerikane e zbulimit
» Dinosaurët duhet të kenë jetuar edhe në ujë !!!
» Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?
» Çfarë duhet ngrënë sipas shenjës së horoskopit?
» Si duhet reformuar agjensia amerikane e zbulimit
» Dinosaurët duhet të kenë jetuar edhe në ujë !!!
» Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?
» Çfarë duhet ngrënë sipas shenjës së horoskopit?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi