Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkitektura fetare nder shekuj...

Shko poshtë

Arkitektura fetare nder shekuj... Empty Arkitektura fetare nder shekuj...

Mesazh nga Rifat Thu Jun 07, 2012 3:20 pm


Arkitektura fetare nder shekuj...


Arkitektura fetare nder shekuj... 320px-07Tirana_Et%27hem_beu_Mosque05

Arkitektura arabe..


Arkitektura arabe është pjesa më e përhapur dhe më e zhvilluar e artit islam që edhe sot e kësaj dite zhvillohet edhe mëtej. Me arkitekturën arabo-Islame nënkuptojmë zhvillimin e arkitekturës, stileve dizajnëve dhe veprave të ndryshme arkitekturale nga ana e arkitektëve myslimanë dhe jo myslimanë në vendet islame dhe për myslimanët. Në këtë arkitekturë përfshihen edhe stilet sekulare edhe ato fetare, por më të shprehura janë ato fetare. Ndër ndërtimet arkitekturale më të përhapura dhe më të përpunuara e dizajnuara artistikish janë xhamitë.

Përveç ndërtimit të xhamive në arkitekturën islame përfshihen edhe pallatet edhe kalatë, banjot publike, fontanat, urat si dhe ndërtime tjera arkitekturave që kanë vlera të larta artistike.

Fillet e zhvillimit të arkitekturës Islame i gjejmë që në kohën e fillimit të forcimit të Islamit, më saktësisht që në kohën e migrimit të Muhammedit nga Mekka në Medina kur u ndërtua xhamia Muhammedit. Sido që të jetë vepra e parë më me vlerë artistike arkitekturale u realizua në vitin 630 kur Muhammedi çliroi Mekën dhe riparoi Qaben në stilin Islam.

Zhvillimet tjera pasuese Islame në artin arkitektural gjithmonë u zhvilluan duke respektuar parimet Islame të ndalimit të pikturimit dhe ndërtimit të formave të njerëzve dhe kafshëve sepse ato paraqesin elemente të idhujtarisë.

Arkitektura fetare nder shekuj... 640px-Mohatta_Palace_Khi

Në shekullin e VII armata myslimane zgjeroi territoret kështu që me kalimin e myslimanëve në territoret e reja kishin nevojë për vende për faljen e namazit. Ata fillimisht përdornin shtëpitë e zakonta për faljen e namazit, por gjithashtu edhe ndërtonin xhami të thjeshta sikur shtëpia e Muhammedit ose xhamia e tij sa për të kryer obligimet fetare ndërtimin e xhamive për të falur. Më vonë pas zhvillimit ekonomik të myslimanëve, në vitet e Arta Islame, myslimanët filluan ndërtimin e xhamive me përkushtim të madh dhe me stile e vlera të veçanta arkitekturale.

Në territoret shqiptare arkitektura Islame filloi të përhapjet në kohën e sundimit Osman. Gjatë kësaj kohe pothuajse në të gjitha territoret shqiptare u realizuan ndërtime të ndryshme arkitekturale si xhami, ura, banjo publike, fontana etj. Stilet e ndërtimit të këtyre veprave arkitekturale ndryshojnë varësisht nga koha e ndërtimit dhe vendi ku janë ndërtuar.

Edhe pas largimit të osmanëve nga territoret shqiptare vazhdoi zhvillimi i arkitekturës islame. Në këtë periudhë pas islame të gjitha veprat arkitekturale islame janë realizuar me iniciativë shoqërore private pa ndërhyrje institucionale shtetërore duke u përqendruar në ndërtimin e xhamive.

Stil i njohur dhe specifik arkitektural islam u paraqit pak kohë pas vdekjes së Muhammedit. Ky stil u zhvillua duke marrë bazat nga modelet e zhvilluara nga egjiptianët antik, bizantinët, persianët dhe susanidët. Ndër shembujt më të hershëm është ai i vitit 691, përfundimi i Kupolës së Gurit (Qubbat al-Sakhrah) në Jerusalem që paraqet një hapësirë të brendshme të ndërtuar me gurë dhe të zbukuruar me arabeska.

Xhamia e Madhe e Samarrës në Irak e ndërtuar në vitin 847 është ndërtim arkitektural hipostil ku radhët e kolonave mbajnë dyshemenë mbi të cilën është ndërtuar minarja e madhe në formë spiraleje.

Haia Sofa në Stamboll gjithashtu ndikoi arkitekturën islame. Kur osmanët pushtuan qytetin bizantin, ata konvertuan kishën në xhami (tani muze) dhe përfshinë elementet arkitekturale bizantine në punën e tyre. Ky objekt arkitektural shërbeu si model edhe për ndërtime tjera arkitekturale osmane, si xhamia Shehzade, xhamia e Suleimanit dhe xhamia e Rystem Pashës.

Kupolat e xhamive kanë luajtur rol të rëndësishëm në arkitekturën Islame, kështu duke filluar nga ajo e para e vitit 691, Kupola e Gurit dhe duke vazhduar gjer në shekullin e XVII tek Taxh Mëhalla. Në kohën moderne ndërtimi i kupolave kaloi edhe në perëndim.

Arkitektura perse

Kur Persia ra nën sundimin e myslimanëve në shekullin e VII,që nga kjo kohë atje filloi të zhvillohet arkitektura islame në këto troje, fillimisht nga nevoja për të kryer obligimet fetare u ndërtuan xhamitë e para. Arkitektura islame në këto troje u zhvillua në sajë të kombinimit të elementeve arkitekturale të sjella nga myslimanët si dhe adaptimit të elementeve të gjetura në perandorinë perse.

Studiuesit vlerësojnë se huazimet dhe adaptimet e elementeve arkitekturale perse me kohë u zhvilluan dhe u përsosën më tej nga arkitektët vendas dhe myslimanë, në territorin e ri nën udhëheqje të myslimanëve.

Arkitektura fetare nder shekuj... 640px-Naghsh-e-jahan_masjed-e-shah_esfahan

Shumë qytete, duke përfshirë edhe Bagdadin u bazuan në precedencën e qytetit Firouzabad në Persi. Në fakt, dihet se dy dizajnuesit e angazhuar nga al-Mansuri për planifikimin e dizajnit të qytetit ishin Naubakht dhe Mashallah nga Khorasani, Iran.

Stili persian i xhamive karakterizohet me kolonat e tullave konike, pasazheve të gjata dhe harqet, secili, të mbajtura me disa shtylla. Në Azinë Jugore, kishte edhe elementet e arkitekturës hinduse, por më vonë u zëvendësuan nga dizajnet perse.

Arkitektura mure.

Konstruktimi i Xhamisë së Madhe të Kordobës (tani e shndërruar në katedrale) filloi në vitin 785 duke paraqitur dhe fillimin e zhvillimit të arkitekturës Islame në Gadishullin Iberian dhe në Afrikën Veriore (shih artikullin : Murët). Xhamia është e njohur për arkitekturën e habitshme të brendisë së sajtë.

Arkitektura mure arrin kulmin e sajë me me konstruktimin e pallatit të mrekullueshëm Alhambra në Grenadë. Pallati ka brendi të hapur dhe të freskët me shatërvan, ku brendia e pallatit është e rrethuar me të kaltër, të kuqe dhe ngjyrë ari. Muret janë të dekoruar me piktura me motive gjethesh, me mbishkrime arabe dhe arabeska të dizajnuara me mure tulla të glazura.

Arkitektura fetare nder shekuj... Mosque_of_Cordoba_Spain

xhamia e Cordobes

Arkitektura mure ka rrënjët e veta thellë në traditën e arkitekturës arabe dhe në dizajnin e themeluar gjatë kohës së kalifatit Emevit në Levant rreth vitit 660 me qendër në Damask. Gjatë kësaj kohe u realizuan shembuj shumë të mirë të dizajnëve arabo-Islame duke përfshirë dizajnët me figura gjeometrike (pasi figurat e njerëzve dhe kafshëve janë të ndaluara sipas Islamit), dizajnët e qeramikës, që paraqesin shtëpi tipike Damasku brenda së cilës gjenden shatërvan mu në qendër.

Edhe pas përfundimit të Rekonkuistës, ndikimi Islam vazhdonte të kishte ndikim në arkitekturën spanjolle. Pjesërisht, spanjollët mesjetarë përdorën stilin islam Mudéjar, nga shkalla e lartë e ndikimit të dizajnit islam. Një nga shembujt më të mirë të ndikimit mur në arkitekturën spanjolle është pallati mbretërorë Alcázar në Seville.

Arkitektura turkistane (timuride)

Arkitektura timuride është kulmi i artit Islam në Azinë Qendrore. Godinat madhështore të ngritura nga Timuri dhe Dinastia Timuride në Samarkand dhe Herat ndihmuan përhapjen e ndikimit të shkollës Ilkhanide të artit në Indi, kështu kjo ndikoi në lindjen e shkollës mugale të arkitekturës. Arkitektura timuride filloi me Mauzoleun e Koxha Ahmed Yasavit në Kazakstan dhe kulminoi me mauzoleun timurid Gur-e Amir në Samarkand. Stili dukshëm rrjedh nga arkitektura perse. Simetria boshtore është karakteristikë e të gjitha ndërtimeve të mëdha timuride, posaçërisht Shah-e Zendah në Samarkand dhe xhamia e Gowhar Shadit në Mashhad.

Arkitektura osmane shtrihet në gjithë territorin të cilin më parë për 500 vite sundoi Perandoria Osmane, por numri më i madh dhe xhamitë më të mëdha ekzistojnë në Turqi. Në arkitekturën osmane, e cila erdhi në fuqi dhe u zhvillua pas asaj bizantine e arabe, kishin ndikim këto dy të fundit, por osmanët zhvilluan stilin e tyre në ndërtimin e kupolave të xhamive.[7] Ndikimi i stilit të ndërtimit të xhamive nga arkitektura bizantine shihet nga kopjimi i stilit të ndërtimit nga Hagia Sofia, në të cilin stil u ndërtuan Xhamia Shehzade, Xhamia e Sulejmanit si dhe Xhamia e Rustem Pashës.

Arkitektura osmane

Arkitektura osmane zhvillohet më pas në një stil të veçantë, posaçërisht ndërtimi i xhamive të mëdha të ndërtuara nga arkitekti Mimar Sinani, siç është Xhamia e Sulejmanit e ndërtuar në shekullin e XVI.

Kulmimi i teknikës osmane të ndërtimit arriti me ndërtimin e hapësirave të brendshme të mëdha, posaçërisht ndërtimi i kupolave të mëdha të xhamive duke arritur një harmoni të jashtëzakonshme mes hapësirës së brendshme dhe të jashtme të një objekti, si dhe duke formuar harmoni të mrekullueshme të dritës dhe hijes brenda objektit.

Arkitektura fetare nder shekuj... Edirne_7333_Nevit
xhamia Sulejmanit

Arkitektura osmane-islame u dha dritë dhe stil të posaçëm objekteve qoftë fetare ose të tjera duke i bërë të njohura dhe të pranueshme si në botën islame ashtu edhe në atë jo islame.

Arkitektura osmane pati shtrirje edhe në trojet shqiptare i cili stil vlerësohet më tepër si evropian se sa orientalist.

Në trojet shqiptare janë ndërtuar shumë objekte në stilin arkitektural osman si në kohën e sundimit osman ashtu edhe pas asaj kohe gjer kah fillimi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX. Nga arkitektura e mbetur osmane janë shumë xhami nga të cilat pjesa dërmuese në qytetet e mëdha të shteteve ballkanike janë rrënuar, pastaj ura, shatërvanë, hamame etj.

Arkitektura shqiptare islame

Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.

Arkitektura Islame në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit të arkitekturës Islame në këto troje. Qëndrimi i saj shekullorë në këto troje dhe rëndësia e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe mund të vlerësohen përmes gjurmëve të mbetura.

Arkitektura fetare nder shekuj... Skopje_old_tykish_bridge_on_Vardar_river_in_1909
xhamia e Shkupit

Edhe përkundër trashëgimisë së pa shmangshme kulturore e artistike të zhvilluar gjatë kësaj kohe nga shqiptarët, studiuesve letrarë kanë hezituar që të bëjnë studimin e këtyre veprave, ata i kanë marrë me nënçmim vlerat artistike shqiptaro-islame.

Studiuesi shqiptar Hasan Kaleshi thekson:

"Mund të thuhet se shqiptarët janë të vetmit që nuk i kanë kushtuar kurrfarë rëndësie këtij aspekti..., edhe pse roli i shqiptarëve është më i madh se i shumë popujve ballkanikë, me dallim që ata i kanë studiuar shkrimtarët e tyre, e ndër ne kjo punë merret me nënçmim, të mos themi me përbuzje... Le që boshnjakët janë shumë përpara në studime, por madje edhe serbët edhe sllavo-maqedonasit."

Përkundër mos guximit të studiuesve shqiptarë që të hulumtojnë ndikimin Islam në zhvillimet kulturor, sociale e artistike në jetën e shqiptarëve vetë gjeneratat e dala të edukuara në qendrat Islame dhe ndryshimet në strukturat fisnore para dhe pas Islame dëshmojnë për një ndikim të rëndësishëm dhe në masë të madhe.

Në anën tjetër zhvillimi i arkitekturës së mrekullueshme si dhe ruajtja e tyre gjatë kohërave dëshmon për një lidhshmëri më të dashur se sa të dhunshme, siç pretendohet, mes shqiptarëve dhe Islamit. Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare theks të veçantë iu kushtua arkitekturë. Kështu u ndërtuan ura, xhami e shtëpi me stil të veçantë arkitektural e artistik.

Thuajse në tërë hapësirën e trojeve shqiptare ka monumente fetare që meritojnë theks të veçantë për nga vlera dhe rëndësia e tyre gjatë kohësh.

Ndër monumentet Islame tërheqëse për artdashësit shqiptarë dhe të huaj në trojet shqiptare veçohen: Xhamia e Et'hem beut në Tiranë, Xhamia e Larme në Tetovë, Xhamia e Madhe në Prishtinë, Ura e Gurit, Sahat Kulla, Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren etj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi