Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitologjia ndër shqipëtarë

Shko poshtë

Mitologjia ndër shqipëtarë Empty Mitologjia ndër shqipëtarë

Mesazh nga Nikolaos Sat Apr 19, 2014 2:18 pm



Në një rrëfenjë mitike, shënuar nga disa autorë të antikitetit, në variante të ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i një mbreti fenikas, duke kërkuar motrën e vet Europën, arriti së pari në Beoti ku themeloi qytetin Teba, pastaj shkoi e zuri vend ndër llirë, ku, me të shoqen Harmonia lindi i biri: lliriosi. Duke u mbëshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e atributet e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen në gjarpërinj e ashtu kaluan në jetën e përtejme". Sipas një varianti tjetër, lliriosi gjarpër pati shumë fëmijë, djem e vajza. Këta fëmijë krijuan fillesën e fiseve ilire, fise që mbajnë emrat e tyre: emërtimet e fiseve në gjininë mashkullore u quajtën "bijtë e llirit", ndërsa ato femnore: "bijat e llirit". Pati dhe personalitete historike përtë cilat besohej se kishin lindur nga gjarpëri.
Ndër llirë është dëshmuar gjerësisht kulti i hyjnisë kalorës luftëtar. Ndër ta përmendet hyjnia kalorës i Japodëve, Medaurus, paraqitur hipur mbi kalë e me shtizën në dorën e majtë. Ikonografia ilire me paraqitje të kalit a të hyjnive kalorës është e pasur. Për të siguruar fitore në luftë a fat, në veprime të.ndryshme flijonin kuaj. Po janë të njohura ndër ta dhe sakrifica njerëzore: Në Desareti, në anë të Korçës, afër lumit Eord (Devolli i sotëm) llirët, për të siguruar fitore në ndeshje me ushtrinë pushtuese, si nathonë Kurti Rufi, Flavi Ariani etj, therën aty: tre djem, tri vajza e tre desh të zinj. Këta ua kishin bërë fli perëndive të tyre, sipas besimittë shenjtë, përt'iu dhënë guxim e siguri përfitore luftëtarëve të tyre, ("llirët dhe lliria tek autorëtantikë',..., f. 156,235).
Traditës ilire e parailire i përket tempulli i Dodonës pranë Janinës me malin Tomaros., me Lisin e Shenjtë e me tri plakat që tregonin permes gjetheve të lisit e zhurmës së enës së bakërt, fatin e ardhmë të njerëzve.
Njohim tek llirët disa emra hyjnish e diçka dhe tiparet e tyre: hyjni të natyrës e të burimeve, me emra të interpretimit grek a romak ose të zanafillës ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinëve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavëve, Bindi, Redoni, Andini, Sentona, Latra e kështu me radhë. Përgjithësisht këto janë hyjni të natyrës, të burimeve, të detit ose perëndi të gjithfuqishme si simotrat e tyre antike greke e romake. Hyjni tepër domethënëse është Redoni -hyjni ilire e detit, prej nga na është ruajturemri i tij deri sot: Kepi i Redonit (Rodonit) në bregdet në Adriatik, në veri të Durrësit.
Në shkrime të ndryshme, po dhe në dëshmi arkeologjike të shekujve të ndryshëm të mesjetës, janë ruajtur copëza besimesh, ritesh, mitesh të paganizmit, diku në një paraqitje më të qartë e diku më të mjegulluar. Këto dukuri të religjionit pagan të Mesjetës arbërore, sado që të thërmuara, si mendojmë ne, janë një urë e fortë ndërlidhëse në mes Lashtësisë llire e Kohës së Re të të njëjtit areal gjeografik e njerëzor, në vështrim të trashëgimive në fushë të mitologjisë. Nuk mund të mohohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë.
Në varret e Arbërve të Mesjetës së Hershme vërejmë vendosjen e kufomës nga perëndimi në lindje (në varr), vegla e amuleta, rrethimi i varrit me gurë ashtu si ndodh dhe në praktikë, i shoqëruar me besime të caktuara që kanë arritur deri në Kohë të Re. Në stolitë arbërore (shek. VI-XI) vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të kultit të hënës. Vathët e veshit te gratë janë në formë të gjysmëhënës, ashtu si ndodh dhe në ditë të sotme në gratë e Mirditës e të Matit etj. Edhe sot kulti i hënës në besimet popullore lidhet shumë me gruan e me fatin e saj në jetë, në shendet, në shërim, në lindje fëmijësh e tjerë. Në objekte të asaj kulture vërejmë kalin në hedhje fluturim dhe mendojmë se kjo ka të bëjë me hyjninë kalorës të llirëve; vërejmë zogjtë fatidikë, kultin e dorës e një seri shenjash të tjera me domethënie besimesh pagane. Kulti i dorës i pasqyruar, ndër të tjera, dhe në bërjen e saj si zbukurim në gdhëndje në gurë: në dyer, në porta, në vatër, në pëmendore. Në një dokument të vitit 1323 përmendet festa e Rushajëve me ritet përkatëse (Thallorzy, Jireçek, Suffllai, "Acta et diplomata... Vindebonnae", 1913, v.l, f.156, nr.527), çka flitet për atë festë pranvere që ka ardhë me shumë ritederinëditëttona.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi