Zona 51.Jo takime me UFO, por eshte prodhuar një avion super sekret
Faqja 1 e 1
Zona 51.Jo takime me UFO, por eshte prodhuar një avion super sekret
Zona 51.Jo takime me UFO, por eshte prodhuar një avion super sekret
Fotot ekskluzive nga baza e fshehtë 51, ku shumica ende mendojnë se janë fshehur provat e takimeve me qenie te llojit të tretë. Jo,atje s'ka anije jashtëtokësor, por një projekt top sekret. Për herë të parë jepen fotot e rrëzimit të një avioni te madh të mbrojtjes në vitin 1963
Në vitin 1963, një avion i zhvilluar në bazën sekrete tr padukshme,ne Zonen 51,rrezohet. Për herë të parë jane treguar fotot ekskluzive - nga të cilat CIA i ka deklasifikuar -ku gjate nje operacion tregohet se si është punuar për të hequr të gjitha gjurmët e aksidentit të projektit sekret .
[You must be registered and logged in to see this link.]
Tani që shumë dokumente që datojnë në epokën e Luftës së Ftohtë, janë deklasifikuar ( nuk konsiderohen sekret), në të kaluarën në Zonën ushtarake sekrete 51,janë zbuluar disa nga teknologjite me te çuditëshme,duke zhvilluar disa prototipa futuristik- të cilat janë mbajtur larg nga sytë,gjatë Luftës së Ftohtë.
CIA ka krijuar zonën 51 në vitin 1955 për të zhvilluar dhe testuar disa projekte sekrete ushtarake në shkretëtirën e izoluar te Nevades. Por edhe tashti mbas 50 vjetesh më vonë, baza zyrtarisht nuk ekziston dhe nuk shfaqet ende në listat e qeverisë amerikane.
Në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë ne Zone 51 u be projekti OXCART, që synonte krijimin e një aeroplani spiun që është dashur për të zvendesuar U-2, dhe qe u bë i famshëm në vitet e para të luftës së ftohtë,duke filmuar vendet sekrete të armikut.Ai mund të xhironte dhe fotografonte nga lartesi shumë të medha.
Aeroplani OXCART duhej të bënte misione spiune në Bashkimin Sovjetik pa u zbuluar nga sovjetikët. Por ushtaraket e Zones 51,e kane fshehur aeroplanin nga satelitë sovjetikë gjatë zhvillimit të tij në tokën amerikane. Sovjetikët e dinin se amerikanët në fakt po zhvillonin diçka në shkretëtirën Nevada.
Inxhinierët e SHBA-s filluan një gjueti të ngjashme me atë maces me miun me satelitët sovjetikë. Ketë prototip amerikanet duhej të fshihnin në hangar,nga satelitët. Jo vetëm kaq. Në një moment ata kuptuan se satelitët sovjetikë nepermjet rrezeve infra të kuqe zbulojne gjurmët e prototipit te OXCART.
Menjehere amerikanet filluan të prodhojnë prototipa të rreme, me mënyra më imagjinative,per të shmangur sovjetikët, të cilët nuk ishin në gjendje për të zbuluar planet pasardhëse te U-2, derisa programi është bërë publik në mes të viteve gjashtëdhjetë.
Gjatë 2.850 fluturimeve provë ultra sekrete, shumë njerëz arritën të shohim forma objektesh të çuditshem (për kohën) duke i quajtur aeroplanët futuristik te se ardhmes.
Kontrollorët me të njohur te linjave ajrore dhe pilotët e avionëve komerciale, shihnin pamje te avionit titan duke kontribuar në thashethemet hipotetike se kanë parë objekte te paindentifikuara UFO, ne Zonen 51.
Në fund të projektit u prodhua Archangel-12 ose A-12, aeroplani i parë i vërtetë i padukshme për radarët, kjo sipas ekspertëve të ndryshme.
A-12 është i aftë të fluturoje me 3220 km / h dhe ti kalojë Shtetet e Bashkuara për 70 minuta dhe në të njëjtën kohë të marrë fotografi të pastra të mjaftueshme për të identifikuar një objekt deri në 30 centimetra nga një lartësi prej 27 mijë metra.
Këto foto te zones 51 janë marrë dhe transmetuar me të njëjtin emër në National Geographic Channel SHBA.
Brian Handwerk
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi