Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Programi sekret i Elitës

Shko poshtë

Programi sekret i Elitës Empty Programi sekret i Elitës

Mesazh nga Rifat Mon Jan 30, 2012 7:27 pm

Programi sekret i Elitës 381781_183590438400304_181934531899228_364126_205253243_a




Programi sekret i Elitës




Një numër i vogël njerëzish jashtëzakonisht të pasur, me prejardhje nga familjet më të pasura të Ruripës dhe Shteteve të Bashkuara, zotërojnë një pjesë mjaft të konsiderueshme të pasurive materiale të botës. Kjo fuqi është e përqendruar në Londër, e cila është qendra e sistemit bankar botëror. Kontrolli i ushtruar prej tyre mbahet brenda për brenda familjeve të tyre dhe trashëgohet brez pas brezi. Ata janë tej mase të organizuar dhe operojnë në fshehtësinë më të madhe nëpërmjet një rrjeti organizatash private. Ky grup quhet Elita Botërore.

Pasuria e tyre sa vjen e shtohet, nuk shuhet kurrë. Ata përcaktojnë rrjedhën e historisë nëpërmjet kontrollit virtual të ekonomisë botërore. Ata janë duke përpunuar një "plan madhor", i cili tashmë është mjaft i përparuar.

Reagimi i zakonshëm i njerëzve, të cilët për herë të parë dëgjojnë të flitet për Elitën Botërore dhe operacionet e tyre është mosbesimi dhe insistimi për të mos i dhënë këtyre pretendimeve asnjë kredibilitet, pasi duken të sajuara. Por, gjatë viteve të fundit, ka patur një volum gjithnjë në rritje librash, e esesh e artikujsh të gjithë me të njëjtën histori. Të gjitha bazohen në kërkime të dokumentuara. Informacionet e publikuara janë të faktuara nga eventet e fundit historike, duke mos lënë shteg për dyshime. Tashmë po merr formë "Urdhri i Botës së Re" - strategjia e Elitës Botërore.

Përqendrimi i kontrollit mbi burimet financiare filloi me Revolucionin Industrial. Shekulli XVIII ka qenë dëshmitari i rritjes së shpejtë dhe emergjente të Shtëpisë së Rothschild, perandoria financiare më e madhe dhe më e fuqishme, e ndërtuar me para, të cilat Mayer Amschel Bauer (më pas Rothschild) ia kishte përvetësuar William IV, i cili ia kishte vjedhur ato ushtarëve që kishte punësuar në qeverinë britanike për të luftuar ushtrinë e Napoleonit.

Rothschild i dërgoi këto para në Angli, bleu sasi të mëdha ari nga Kompania Indiane Perëndimore, të cilat më pas i përdori për të financuar aktet heroike të Dukës së Wellingtonit, për të punuar në Rrjetet e Vllazërive, për të manipuluar qeveritë dhe për të krijuar luftra dhe revolucione.

Ai i jepte para borxh të dyja palëve konfliktuale, gjë e cila u bë një praktikë standarde e elitës bankare. Ndikimi i Rothschild nuk mund të zmadhohet, pasi ka qenë pararendësi i korporatave ndërkombëtare dhe perandorive bankare të ditëve të sotme, të cilët e kanë përhapur kontrollin e tyre në të katërt cepat e botës me plane afatgjata.

Ashtu siç ka thënë edhe historiani John Reeves, Mayer Amschel nuk e ka imagjuar kurrë që djemtë e tij do të ushtronin vite më pas një ndikim kaq të palëkundur, saqë paqja e kombeve të varej prej tyre, që kontrolli i fuqishëm që kishin mbi tregjet Europiane të parave do t'i bënte të pozicionoheshin si arbitër të paqes dhe të luftës, pasi ata mund të zgjidhnin sipas pëlqimit të tyre të furnizonin ose të ndalonin mjetet e nevojshme për të vazhduar një fushatë.

Por, edhe pse duket e pabesueshme, ishte ndikimi i madh që ata kishin, i bashkuar me pasuritë e tyre të pafund dhe kreditet e pakufizuara, të cilat i lejonin të kishin aksesin maksimal dhe për një periudhë shumë të gjatë kohe, asnjë firmë apo kompani tjetër nuk ishte aq e fortë sa për t'iu kundërvënë apo për të marrë përsipër bizneset që Rothschild refuzonte.

Për të arritur këtë pozicion triumfues, Mayer Amschel dhe djemtë e tij kishin nevojë për bashkëpunimin e disa shteteve të ndryshme, por në momentin që ata arritën të ngjiteshin sipër bankave të tyre dhe të arrinin majat e ambicjeve, atëherë ishin të pavaruar nga çdo ndihmë dhe mund të vepronin në lirinë më të madhe, ndërsa shtetet qëndronin të përulur nën këmbët e tyre.

Rruga e triumfit të Rothschild është krijuar nga vetë Mayer Amschel, i cili thonte: "Më jepni kontrollin e valutës së shtetit dhe nuk do të pyes më për ligjvënësit." Kur djali i Rothschild, Nathan, vdiq, djali i tij më i madh, Lionel, mori përsipër biznesin duke i dhënë hua të mëdha qeverive britanike, amerikane dhe të tjera, duke përfshirë edhe borxhin prëj 80 milion $ Britanisë për të financuar Luftën Crimea. Lionel u pasua nga Nasthan i dytë, Lordi i parë Rothschild, i cili zuri vend në Shtëpinë e Lordëve në vitin 1885. Ai u bë guvernatori i bankës së Anglisë (Zonja e Vjetër e Rrugës Threadneedle) dhe kishte fuqi absolute mbi sistemin financiar botëror. Kjo fuqi nuk është shuar kurrë, thejsht është përhapur më tej me perandori të reja si Morgan dhe Rockefeller, kështu që në dekadën e këtij shekulli, fuqia dhe kontrolli i sitemit financiar botëror pas gjitha fronteve të tij është tërësisht në duart e Elitës Botërore dhe është gjigant.

Në fillimet e Revolucionit Industrial, fuqitë në Britaninë e Madhe ndërmorën përpjekjen më të madhe për të shkatëruar jetën në bashkësi të krijuar. Që nga viti 1770 deri në vitin 1830 janë shpërndarë 3.280 akte pronësie në duar private për përfitime private dhe u përvetësuan më shumë se 6 milion akër tokë shtetërore. Deri në 1830, asnjë shtet nuk kishte më shumë se 3 përqind tokë për përdorim publik.

Sipas historianit George Sturt, përvetësimi i pronave më shumë se çdo cështje tjetër ka ndikuar në mënjanimin e fshatrave. Ky kontroll mbi burime të pashtershme u rrit më shumë në vitin 1901 me zbehjen e demokracisë kur Morgan dhe Rockefeller, të cilët drejtonin dy grupet kryesore financiare të Shteteve të Bashkuara, shkrinë së bashku 112 drejtoritë e korporateve, duke kombinuar 22.2 bilion $ pasuri, një shumë marramendëse për atë kohë.

Në vitin 1910, dhjetë financierët u mblodhën në fshehtësi absolute në klubin privat të gjuetisë së J.P Morgan (Jekyll Island Club, në bregun e Gjeorgjisë) për të "gjuajtur rosa". Lajmet rreth kësaj mbledhje filluan të dilnin në pah vetëm pas gjashtë vjetësh, por edhe atëhere u bënë publike vetëm disa grimca të informacioneve.

Për shembull, më 18 janar 1920, gazeta "New York Times" ka bërë një deklaratë publike rreth Sistemit të Rezervave Federale, plani themellor për të cilin këto bankierë kishin vendosur të mblidheshin në fshehtësinë më të madhe në vitin 1910: "Sistemi i Rezervave Federale është burimi i kredive jo nga kapitalet". Kjo tregonte se rezervat, në vend të financoheshin nga metalet e çmuara apo të pasuri të tjera patundshme, të cilat mund të siguronin kapital për përmirësimin e industrive dhe tregtisë, financoheshin nga kreditë me interesa.

Më 25 korrik 1921, Senatori Owen deklaroi në të njëjtën gazetë se: "Bordi i Rezervave Federale është fuqia financiare më e madhe e botës. Në vend që kjo fuqi të përdoret si Akt Rezerve Federale, duke nënkuptuar që duhej të përdorej, bordi... ia ka deleguar këtë fuqi bankave,...".

Më 3 maj 1931, kur po komentohej vdekja e njërit nga kolegët më të afërt të J.P Morgan, "New York Times" përmendi: "Një e gjashta e të gjithë pasurisë së botës përfaqësohej nga Jekyll Island Club". Ky shënim i referohej vetëm burrave pjestarë të Grupit Morgan dhe anëtarëve të Klubit të tij, duke përjashtuar grupin Rockefeller dhe financierët europianë.

Ndërmjet këtyre "gjuetarëve të rosave" në vitin 1910, ishin edhe Benjamin Strong, kryetari i Kompanisë së Trustit të Bankierëve të J.P Morgan dhe nga viti 1914 deri në 1928 kur vdiq, guvernator i Bankës së Rezervave Federale dhe Paul Warburg, i cili nuk e dinte se ku përfundonte një armë dhe ku fillonte tjetra dhe kishte me vete një pushkë gjahu në tren atë natë në Hoboken, New Jersey. Warburg, i cili kishte në mënyrë të veçantë lishje shumë të fuqishme bankare në New York, Angli, Francë, Gjermani dhe Hollandë ishte fuqia kryesore pas fronit të Rezervave Federale. Vellai i tij Max, ishte kryetari i Shërbimit Sekret Gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi