Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më mirë me a po pa lidership botëror..?

Shko poshtë

Më mirë me a po pa lidership botëror..? Empty Më mirë me a po pa lidership botëror..?

Mesazh nga Rifat Wed Jun 20, 2012 9:00 am


Më mirë a po m
ë keq pa lidership botëror..?


Më mirë me a po pa lidership botëror..? 0

-Jo shumë kohë më parë shumica e botës ankoheshin ndaj një Amerike që ishte shumë e sigurt, një “hiperfuqi” që u përpoq të udhëheqë, ndryshe nga ç’dëshironin ata që po marrin pjesë në takimin e G-20-ës të martën në Meksikë. E pra, urime. Një botë pa lidershipin amerikan po arrin më shpejt se sa madje edhe francezët shpresonin. A po ju pëlqen?

-Në Siri, një revoltë populliste kundër një diktatori kërcënon të shndërrohet në një luftë civile derisa Rusia dhe Irani mbështesin klientin e tyre në Damask, ndërsa Perëndimi i drejtohet pa dobi Kombeve të Bashkuara. Konflikti kërcënon të përhapet në vendet fqinje.

-Irani vazhdon marshimin e tij drejt një arme bërthamore përkundër lutjeve më se trevjeçare të Perëndimit (dhe së fundi) sanksioneve të dobëta. Izraeli mund të nxjerrë përfundimin se duhet ta sulmojë Iranin, për ta mbrojtur veten, pavarësisht nga rreziqet ushtarake, sepse ai nuk ka besim në vullnetin e Amerikës për të vepruar. Nëse Irani ia del me armën bërthamore, është i mundshëm shpërthimi i përhapjes bërthamore në të gjithë Lindjen e Mesme.

-Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin përsëri shpërfilli ftesën e presidentit Obama në samitin e G-8 në Kamp Dejvid dhe po e ndërlikon diplomacinë amerikane në çdo hap. Ai po dërgon armë dhe raketa antiajrore në Siri, po bllokon sanksionet e OKB-së dhe po e rikthen ndikimin rus në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Marrëdhëniet “e reja” të zotit Obama nuk po tregohen shumë.

- Në Egjipt, ushtria dhe Vëllazëria Myslimane po ballafaqohen ashper keto 3 ditet e fundit post zgjedhor,ku ushtria pothuaj ka bere grusht shteti,kurse Vëllazëria Myslimane deklaron se ka fituar zgjedhet dhe po proteston ne sheshin qendror te Kajros,ne nje kohe qe Shtetet e Bashkuara konsiderohen kryesisht si kalimtare. Demokratët nuk kanë besim në një Amerikë që i ndihmoi ata shumë pak në ditët kur Mubarak ishte në pushtet, ndërsa ushtria nuk ka besim tek një administratë amerikane që e braktisi Mubarakun në fund.

-Vendet e eurozonës po pengohen prej njërës në tjetrën pako të shpëtimit, duke rrezikuar një ekonomi ende të brishtë globale. Udhëheqësja më e rëndësishme aktuale në botë, Angela Merkel e Gjermanisë, hodhi poshtë këshillën e zotit Obama që të linte anash planet e kursimit në këmbim të rritjes së shpenzimeve në 2009-ën dhe është falënderuese për atë që bëri. Për shkak të kësaj, ekonomia e saj është më e fortë.

-Vendet e Azisë Jugore po bëjnë rikalkulime të interesave të tyre, derisa SHBA po shkon drejt daljes nga Afganistani. Pakistani kërkon 5 mijë dollarë për kalimin e një kamioni me furnizime për forcat amerikane, derisa vazhdon të ofrojë strehë për udhëheqësit talibanë. Irani po zgjeron ndikimin e tij në pjesën perëndimore të Afganistanit, ndërkohë që talibanët iu rezistojnë lutjeve të SHBA-së për të negociuar një armëpushim, duke parafytyruar se ata mezi po e presin largimin.

Për Putinët e botës dhe shumë amerikanë liberalë, këto shenja të venitjes së ndikimit të SHBA-së janë të mirëseardhura. Ata e kanë lidhur përfundimisht Guliverin amerikan. Epoka e“sigurisë kolektive” përmes OKB-së ka ardhur, dhe, pavarësisht nga vështirësitë e ardhshme, të paktën nuk do të ketë më Irakë të tjerë. Por vini re mirë se zëvendësimi i udhëheqjes së SHBA-së nuk është një epokë e re e paqes së administruar nga Kombet e Bashkuara.

Më shumë është një boshllëk i mbushur nga aktorët më të këqij të botës. Askund nuk është më e qartë kjo, sesa në Siri, ku Rusia dhe Irani kanë një hapësirë të lirë për ta forcuar diktaturën e Asadit. Çmimi është i lartë me masakrat njerëzore, por ai mund të jetë edhe më i lartë duke u treguar diktatorëve të tjerë, se më nuk ka rëndësi, po që se një president amerikan deklaron se ti “duhet të largohesh”.

Ajo që ka rëndësi është nëse keni patronë në Moskë, Pekin apo Teheran. Një pretendim tjetër, veçanërisht i njohur në Evropë dhe Kinë, është se kjo tërheqje amerikane është e pashmangshme, sepse SHBA është më e dobët ekonomikisht. Nuk ka asnjë dyshim se recesioni dhe rimëkëmbja e vakët kanë dobësuar burimet amerikane dhe besimin, por rënia ekonomike nuk është e pashmangshme.

Ajo është, siç ka thënë në vitin 2009, Çarls Krauthammer “një zgjedhje”. Amerika mund të zgjedhë që të qëndrojë në rrugën e saj të tanishme drejt një shoqërie me rritje të ngadaltë ekonomike, që shpenzon pasurinë nga lëmosha e brendshme, ose mund të zgjedhë edhe një herë që të jetë një shoqëri dinamike, që ndërmerr rreziqe me një rritje ekonomike prej më shumë se 3 për qind në vit.

Ajo që SHBA nuk mund ta bëjë është që të presë rritje vjetore prej 2 për qind në këtë epokë të Obamës dhe të financojë edhe planin e kujdesit shëndetësor të Obamës, e edhe ushtrinë amerikane.

Në trendin aktual, buxheti amerikan i mbrojtjes do të tkurret. Ka gjithmonë kufizime në pushtetin e SHBA-së dhe udhëheqja amerikane nuk do të ndërhyjë dashur padashur ose ushtarakisht. Ajo kërkon, megjithatë, që një president amerikan të besojë se epërsia e SHBA-së është e dëshirueshme dhe se nganjëherë kjo do të thotë udhëheqje e detyrueshme edhe po që se të tjerët kundërshtojnë.

Pa këtë udhëheqje amerikane, shenjat e rritjes së çrregullimit në botë do të jenë një paralajmërim për ditë të këqija.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi