Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akelou, zoti i lumit më të madh

Shko poshtë

Akelou, zoti i lumit më të madh Empty Akelou, zoti i lumit më të madh

Mesazh nga Rifat Sun Jul 22, 2012 3:31 pm


Akelou, zoti i lumit më të madh

Akelou, zoti i lumit më të madh 300px-Acheloos3

Akelou, zoti i lumit më të madh në Greqi, (sot Aspropotami në Etoli), i ati i Sirenave, trim me shtat vigan, i cili ka ditur ta ndryshojë figurën e vet.

Ishte i fejuari i Deianires së bukur, bijës së Eneut, mbretit të Kalidonisë, në të cilën u dashurua Herakliu, trimi më i madh i legjendave greke. Në dyluftim i cili u bë për shkak të saj, Akelou prej gjigantit u shëndërrua në gjarpër dhe kur edhe kjo nuk ndihmoi atëherë u shndërua në dem me brirë të fortë.

Mirëpo, Herakliu me mundin me të madh të fuqisë së tij gjigante,e mundi. Bririn që në këtë dyluftim ia theu hyjnesha e detit Nereidet,e mbushën me fruta të ndryshme dhe kështu prej tij (sikurse prej bririt të dhisë Amaltesë e cila me qumshtin e vet e ka ushqyer Zeusin, zotin suprem) "briri i begatshmërisë" u bë i famshëm.

Artistët antikë shpesh e kanë pikturuar Akeloun. Maska e tij është gjetur në rrotullzën etrure, që nga shek. VI - V para e.s., eqë sot gjendet në Muzeun e Vatikanit. Të të njëjtës kohë janë gati gjysma prej njëzet e pestë pikturave të njohura në vazat në të cilat janë paraqitjet e betejës së Akelout me Herakliun.

Prej pikturave të kohërave të mëvonshme të cilat e paraqesin Akeloun, dy janë në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, njëra është prej Jan Bruegelit plak, ndërsa tjetra e Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit).

Në Luvër të Parisit gjendet panou i madh ku paraqitet Herakliu me Akeloun, vepër e Goido Renit (Gvido Renit), si duket është e viteve 1617-1621. Në letërsinë e vjetër, kohë pas kohe, e ndeshim emrin e Akelout në kuptim të "kameleonit" tonë - kjo është edhe e kuptueshme, sepse për ngadhënjimin mibi mjeshtrinë e shndërimeve ka vërtet fuqi herkuliane dhe të qëndresës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi