Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori...

Shko poshtë

Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori... Empty Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori...

Mesazh nga Rifat Sun Jul 22, 2012 3:41 pm


Ferri...


[You must be registered and logged in to see this image.]
Ferri sipas [You must be registered and logged in to see this link.].

Ferri,vendi ku ndëshkohen përjetësisht shpirtrat e njerzve te vdekur

Ferri apo skëterra sipas shumë besimeve fetare, është vendi në të cilin pas vdekjes ndëshkohen përjetësisht shpirtrat e njerzve që kanë bërë një jetë të shthurur dhe mëkatare.

Në krishterim dhe islam ferri është i zjarrtë. Në besime të tjera ferri, nganjëherë është një vend i ftohtë dhe i errët (nga e cila rrjedh edhe fjala "skëterrë" në shqip).

Në kundërshtim me ferrin, shpirtërat që kanë bërë një jetë të drejtë, në përputhje me dëshirën e Perëndisë, shpërblehen të banojnë në parajsë.

Sot ferri nënkuptohet në mënyrë figurative, si një gjëndje humbjeje apo mospranie të hyjnores sesa si vend ndëshkues i amshuar.

Në krishterim

Në krishterim ferri përfytyrohet si një vend i nëndheshëm, i errët, me zjarr e squfur, i banuar nga dreqërit, që mundojnë me dhimbje të papërshkrueshme, pikëllim dhe vuajtje të amshueshme shpirtërat e papenduar të mëkatarëve të dënuar.

Të dënuarit në ferr munden të shikojnë shenjtorët, të lumnuarit dhe të të penduarit që pushojnë në lumturinë e parajsës apo në pritjen e shenjtë tË purgatorit, por nuk munden të gjejnë qetësi dhe lehtësim, pa asnjë shpresë. Jezusi në veçanti, e ka përshkruar shumë qartë konceptin e "ferrit" në krahasime dhe diskutime të ndryshme, të cilat gjenden në ungjijtë e Mateut dhe Markut:

«"Tani po ju them se do të vijnë shumë nga lindja dhe pernëdimi dhe do të rrijnë në një sofër me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin në mbretërinë e qiejve, ndërsa bijtë e mbretërisë (tokësore) do të dëbohen në errësirë, ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh."»

(Mt, 8,11-12)

«"Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e Tij, të cilët do të mbledhin nga Mbretëria e Tij të gjitha skandalet e të gjithë vepruesit e padrejtësisë, dhe do t´i hedhin në furrën përcëlluese ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh."»

(Mt, 13,41-42)

dhe sipas Markut,

«"Nëse syri yt mëkaton, shkule jashtë: është më mirë për ty të hysh në jetë i çalë, sesa të hidhesh me të dy sytë në Gjeena, ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk shuhet."»
(Mk, 9,47-48).

Ka edhe përmendje të tjera për Gjeenan, te Luka dhe Gjoni, e cila ishte një luginë ku digjeshin vazhdimisht plehrat dhe mbeturinat, prandaj edhe Jezusi e përdor atë si metaforë për të shpjeguar dhimbjen e tmerrshme të ferrit, atë të zjarrit. Ai përsërirt shpesh edhe formulën "ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh", gjë që jep një përfytyrim të frikshëm të vuajtjes dhe pikëllimit të ferrit.

Në teologji dhe filozofinë skolastike, ferri është thjesht largësia nga Perëndia, mosprania e dritës së Tij hyjnore, dhe pikërisht këtu qëndron në të vërtetë ndëshkimi skëterror, përtej përfytyrimit poetik.

Në fakt, shpirti priret vetvetiu me zjarr e dëshirë kah Perëndia, d.m.th. kah e pakufishmja, e Vërteta, Bukuria dhe Dashuria Absolute. Pra, heqja "në amshim" e këtij qëllimi të epërm të dëshirës njerzore, e dënon shpirtin në vuajtjen e tij të amshuar.

Afria, qënia në Perëndinë, nga Perëndia dhe për Perëndinë, është për shpirtin, në rrafshin qëllimor, realizimi i qënies sonë zanafillore, dhe, mbi atë dëshiror, lumturia jonë; në të vërtetë , këta dy "rrafshe", mbivendosen tek Perëndia, duke u bërë "plani" i vetëm kulmor.

Nuk është Perëndia ai që e dënon shpirtin, pra, por është shpirti që dënohet gjatë jetës, duke mos pranuar "Rrugën e shpëtimit" të ndërtuar dhe themeluar nga gjaku i Krishtit. Në përmasën tejnatyrore të amshimit, përtej kohës nuk është i mundshëm asnjë ndryshim - lëvizje, dhe prandaj Perëndia nuk mund të shpëtojë shpirtrat e dënuar, për të cilët megjithkëtë vuan, si Ati i të gjithë njerzimit.

Në islam
... Xhehennemi.

Ndër besimtarët mysliman ferri njihet si xhehenem dhe nënkupton vendin ku ndëshkohen njerëzit pa besim dhe mëkatarët.

Ferri nga myslimanët merret ashtu siç përshkruhet nga Kur'ani, libri i shenjtë i myslimanëve, kështu që në Kur'an ka përshkrime të ferrit si dhe krahasime të vetive të tij të këqija me vetitë e mira të parajsës (xhenetit).

Ferri (ashtu sikur edhe parajsa) sipas burimeve islame nuk janë një tërësi por janë të ndarë në nivele (jetësore) varësisht nga jeta dhe veprimtaria e personit, pra në kuadër të tëresis si ferr ka ferre të ndryshme nga ai më i lehti (Që kur zjarri ndizet nën këmb,truri vlon në kokë) e gjer tek ata më të vështirët.

Ferri nuk është vendbanim i përjetshëm për të gjith, por ka nga njerëzit të cilët do të kalojnë një pjesë të pasvdekjes së tyre në ferr dhe pastaj do të kalojnë në parajsë, don të thotë pas shpagimit për mëkatet e bëra në jetën e tyre.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori... Empty Re: Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori...

Mesazh nga Rifat Sun Jul 22, 2012 3:49 pm


Parajsa..


[You must be registered and logged in to see this image.]
Parajsa sipas Jan Brygel.

Parajsa është një fjalë që e ka prejardhjen nga sanskritja paradesha ose "vend i lartë" dhe më vonë u përshtat në perëndim në pairidaeza (persisht) që përbëhet nga pairi (përreth) dhe diz (krijoj), "paràdhisos" (greqisht), "pardes" (hebraisht), "partez" (armenisht) (kopësht) dhe "paradisus" (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajsë ose parriz. Në tekstet fetare zakonisht lidhet me jetën e amshuar të lumtur të të vdekurve që shijojnë shikimin dhe praninë e fytyrës së Zotit.

Burime si Ksenofoni e përdornin këtë emërtim për të treguar kopshtin e famshëm "parajsë". Tre prejardhjet kryesore të emërtimit perëndimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdhisos), përmbajnë idenë themelore të një parku ose kopshti.

Sot emërtimi "parajsë" nënkupton "qiellin" ose vendin e fundit e të lumtur, dhe rrjedh nga domethënia e fjalës greke paràdhisos të përdorur në Bibël për të treguar kopshtin e edenit.

Parajsa në Bibël: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri

[You must be registered and logged in to see this image.]
Adami dhe Eva debohen nga parajsa

Siguria e jetës së amshuar e të lumtur shfaqet vetëm kah fundi i Besëlidhjes së Vjetër. Më parë mendohej që të vdekurit zbritnin në "mbretërinë e të vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kënaqësi.

Në librin e makabejve, dhe libra të dytë kanonike të pa përfshirë në kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes së të vdekurve dhe jetën e amshuar. Jezusi e ka paraqitur shumë qartë këtë mësim në krahasime të ndryshme e fjalime:

Në gjykimin botëror (Mateu 25,31-46)
Tek "vjedhësi i mirë" (shprehje e përkthyer më mirë si "keqbërësi i penduar" në kryq) Jezusi i premton parajsën duke përdorur këto fjalë: Me të vërtetë po të them, sot do të jesh me mua në parriz (Luka 23,39-43).

Emërtimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon të ketë qënë i rrëmbyer në parajsë e të ketë dëgjuar fjalë të pathënëshme që nuk i lejohet askujt të thuhen.

Zbulesa 2,7 e përdor fjalën në lidhje me Edenin që e quan Parajsë. Fitimtarit do t´i jap për të ngrënë nga pema e jetës, që është në parajsën e Perëndisë.

[You must be registered and logged in to see this image.]
dita e gjykimit sipas Mikelanxhelos

Edeni - vendi i parë i banuar nga njerëzit. I shtrirë në Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerëzit që banonin në Eden ishin të pavdekshëm dhe të përkryer. Në këtë shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Artë. Të shtyrë në tundim nga gjarpëri, ata hëngrën nga fruti i pemës së dijes, si përfundim ata u dënuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsën për njerëzit, duke vënë një engjëlli kerubim me një shpatë të flaktë në hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).

Jeruzalemi i Ri - banesa e të drejteve të ribashkuar me Perëndinë pas Fundit të Botës. Gjoni e përshkruan atë në pamjen e një katërkëndëshi të madh (<> Zbulesa 21:16), që ngrihej në qiell. Gjerësia e brinjës së katërkëndëshit është 300km (12000 stade). Trashësia e mbulesës 72 metra (144 kubite). Katërkëndëshi do të ketë 12 porta, nga 3 porta nga çdo anë. Brenda katërkëndëshit do të ketë rrugë, dhe nga froni rjedh uji i gjallë, që ushqen pemën e jetës.

Përfytyrimi i parajsës nga Dantja

[You must be registered and logged in to see this image.]
Dantja dhe Beatriçja në rrethin e fundit të parajsës

Qielli i parë (Hëna) - banorë me detyrë ruajtëse
Qielli i dytë (Mërkuri) - banorë reformues dhe vuajtës padrejtësisht.
Qielli i tretë (Afërdita) - banorë të dashuruar.
Qielli i katërt (Dielli) - banorë të mençur e me dituri të medha (Tomas Akuini).
Qielli i pestë (Marsi) - luftëtarë të së vërtetës (Juda Makabea).
Qielli i gjashtë (Jupiteri) - banorë sundimtarë të drejtësisë.
Qielli i shtatë (Saturni) - banorë teologë dhe murgj.
Qilelli i tetë - (lëmshi i yllit) - banorë ngadhënjyes (Krishti, Zoja, Sh.Pjetri, Sh.Gjoni, Adami)
Qielli i nëntë - (Krijuesi) Perëndia, engjëjt
Qielli i dhjetë (Empirikët) - Lumi i Dritës dhe Trëndafili i Zjarrtë - banorë hyjnorë (Perëndia, Zoja, Moisiu, etj.) .

Parajsa ne Islam

slami parajsën (të njohur si xhenet), vetitë, jetën dhe të mirat në të i përshkruan duke u bazuar në argumentet [Kur'ani|Kur'anore]] si dhe dëshmitë e Muhammedit, të dërguarit të fundit në Islam.

Parajsa sipas argumenteve islame është një vend ku rrjedhin lumenj e rriten të gjitha bimët e mundëshme (Kurani 98:8). Në veçanti përmenden katër lumenj: uji, qumështi, vera dhe mjalti (Kurani 47:15).

Vetitë e mrekullueshme të parajsës në Islam janë prania e hyrijeve - vashave syzeza të bukura të virgjëra e të paprekura nga xhinët apo njerëzit (Kurani 55:55-76).

Njerëzve të drejtë që do të jenë banorë të parajsës u shërbejnë djelmosha të veshur në të gjelbërt me zbukurime të argjendëta (Kurani 76:19-21; 56:17).

Sipas argumenteve Islame parajsa është një vend i ndarë ku njerëzit do të ndahen sipas përkushtimit dhe devotshmërisë në nivele të ndryshme të parajsës.
Parajsa në judaizëm
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori... Empty Re: Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori...

Mesazh nga Rifat Mon Jul 23, 2012 3:05 pm


Purgatori

[You must be registered and logged in to see this image.]
Ilustrim per [You must be registered and logged in to see this link.] e [You must be registered and logged in to see this link.] nga [You must be registered and logged in to see this link.].

Purgatori sipas doktrinës së kishës katolike, është një gjendje e nevojshme por e dhimbshme e pastrimit nëpër të cilin duhet të kalojnë ata shpirtëra të njerzve të vdekur, që megjithse janë në "Hirin e Perëndisë në çastin e vdekjes, nuk janë plotësisht të pastër, por atyre u është siguruar shpëtimi i amshuar dhe hyrja në parajsë pas pastrimit. Ata duhet të vuajnë për të shpërblyer Drejtësinë Hyjnore, që të hyjnë në parajsë dhe shijojnë praninë e fytyrës së Perëndisë.

Purgatori nuk është një ndëshkim hyjnor mizor: përkundrazi, ai është frut i dashurisë së pafundme të Perëndisë. Në purgator vuajtja qëndron në atë, që i vdekuri në të vërtetë e ndjen praninë dhe dashurinë e përkryer të Perëndisë, por për shkak të mëkateve të tij nuk ndihet i denjë për këtë dashuri. Pikërisht kjo shkakton dhimbjen e madhe - shpirti pastrohet nga faji i tij i fundit nëpërmjet pendesës së tij.

Në fakt, në teologjinë katolike, një shpirt i papërsosur nuk do të mundte të qëndronte përballë Perëndisë pa vuajtur pamasë për mjerimin e vet, prandaj purgatori është një gjendje e domosdoshme në lumninë e shpirtërave mëkatare, edhe pse ndodhen në hirin hyjnor.

Mesha apo lutjet e të gjallëve, veçanërisht në kohën e përkujtimit të të vdekurit, ndihmojnë që kjo kohë të shkurtohet.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori... Empty Re: Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori...

Mesazh nga Rifat Mon Jul 23, 2012 3:13 pm


Mekati...


[You must be registered and logged in to see this image.]
Mëkati biblik, paraqitur nga [You must be registered and logged in to see this link.], [You must be registered and logged in to see this link.].

Mëkati (Gjynahu) është veprimi a ana e ligtë, e plogshtë a e dobët e njeriut nga pikëpamja shpirtërore.

Mekati krysisht përdoret si shprehje pak e shumë e përkufizuar në fe, përkatësisht ndër fetë abrahamike (judaizëm, krishterim, dhe islam) për të përshkruar një vepër që dhunon një rregull apo normë morale dhe gjendjen e kryerjes të këtij dhunimi. Sipas këtyre feve çdo mendim, fjalë apo vepër e menduar si jomorale, e turpshme, e dëmshme, apo tjetërsuese në të keqen mund të quhet "mëkat".

Në disa fe vepra mëkatare qëndron përgjithësisht në tejkalimin, edhe pa dashje, te kufijve të vendosur nga sfera e gjërave të shenjta dhe të gjërave jofetare.

E keqja

[You must be registered and logged in to see this image.]
Mishërimi i së keqes, me shfarosjen në masë të njerzve të pafajshëm, në kampet naziste të përqendrimit. Nordhauzen-1945.

E keqja apo e liga mund të përkufizohet si e kundërta e së mirës. Në fe dhe etikë, e keqja është cilësia moralisht e gabuar, e të gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit të njeriut, në parim apo jetë; ajo që shkakton dëm, dhimbje, padrejtësi, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi.

E keqja mishërohet në veprimet e njeriut, i cili është vetpërgjegjes për veprimet e tij dhe vuajtjet e të tjerëve, si : përndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

Çështja e së keqes në filozofi përcaktohet në shumicën e rasteve me pyetjet, pse ekziston (është) e keqja në botë? Në këtë çështje përfshihen shpesh edhe vdekja, sëmundja dhe mëkati. Në fenë e krishterë, e keqja i mvishet veprave të këqia të njerzve, të cilëve Perëndia u ka dhënë dëshirën e lirë.

Fetë e krishtera të cilat besojnë në parafatcaktimin dhe përligjjen nga besimi pohojnë, se Perëndia nuk është krijuesi i së keqes që kryejnë njerzit. Një shpjegim i së keqes është dualizmi, si p.sh. në zoroastrianizëm dhe manikeizëm. Në optimizëm e keqja trajtohet shpesh më me vertetesi. Libri i Jobit është trajtimi më i mirë i problemit.

Gjithësecilit i bëhet risk e mira dhe e keqja

E Mira nga Zoti, e keqja nga vetë njeriu!

Feja krishtere na mëson se shkaktar, gati i të gjtha të këqiave është Djalli, po aq sa edhe gruaja-Eva që e nxiti Adamin ta haje Pemën e ndaluar, ndërsa feja islame, thotë se shkaktar i gjithë të këqijave, është vetë njeriu... por edhe Shejtani, me të cilin edhe do të jetë në luftë gjer në vdekje.

Sipas Biblës “pemë e ndaluar” ishte pemë e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit pas ngrënies së pemës së ndaluar, Adami dhe Hava mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo "Pemë" ishte burimi i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit.

Kurani dhe Bibla të dy pajtohen rreth kësaj pikëpamjeje se ajo “pemë e ndaluar” nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol…urdhëra për ndalimin e disa gjërave. Shih: Kurani i shenjtë, përkthim e komentim, nga Muhammad Zakaria Khan. fq 11 e 196.

Zoti, pasi e krijoi nga dheu-balta… njeriun e vendosi në kopshtin e Edenit dhe i tha: mund t’i hash lirisht frytet nga çdo pemë… përveç frytete nga pema që jepë njohjen e së mirës dhe të së keqës…

Sipas Biblës, peme e ndaluar ishte pema e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit, pas ngrënies së pemës së ndaluar, Ademi dhe Hava mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo “pemë” ishte burim i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit… të dyja pajtohern se pema e ndaluar nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol.

Adami me shkeljen e urdhërit të Zotit humbi parajsën por fitoi diçka që s’e kishte asnjë qenie tjetër: të dallojë të mirën nga e keqja. Kjo, e kjo, pas gjuhës, ishte dhuntia, më e madhe nga Perëndia, për krijesën e quajtur NJERI.

Adamin - Ademin e tradhtoi lakmia e vërboi bukuria e Evës… Je krijuar nga pluhuri dhe në pluhur do të kthehesh... Një e vërtetë rrëqethëse, si vetë vdekja.

Nuk ka shpjegime dhe nuk mund të dihet asnjëherë për Mëkatin e Adamit në Prajsë. Mëkatoi qëllimisht dhe pse? E bëri këtë për vete, apo për ne? Ishte i vetëdijshëm se dëbimi nga Parajsa do t’i sillte sojit të tij verdiktin hyjnor, që, me vajin e parë si foshnje, e deri në vdekje, si shpërblim “fitoi” jetën me brenga”

" Ademi nuk ishte njeriu i parë i krijuar prej Zotit. Bota ka kaluar nepër ciklone të ndryshme, dhe Ademi, zëvendësi i racës së sotme, është vetëm lidhja (hallka) e parë e ciklonit të tanishëm, e jo njeriu i parë ndër krijesat e Allahut. Ai jetoi para nja 6.000 vitesh, na thotë Muhammad Zakaria Khan

Thënie

"Pandjeshmëria është dorashka me të cilën e keqja fsheh duart e saj. — Bodi Teni
"E keqja është më djallëzore kur nderohet". - Elizabet Barret Brauning
"E keqja është shkaktarja e pështjellimit." - Robert Bërton
"E keqja ka përkrahësit e saj." - Tomas Karlajl
"Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin më të dobët të gjunjëzuar". - Uilliam Kaupër
"Ata që luajnë me lodrat e së keqes shpihen dalngadalë të vringëllojnë shpatën e saj." - Bakminstër Fullër
"Unë nuk njoh asgjë më tallëse se një të keqe që pikëllohet." - Johan Volfgang Fon Gëte
"Nëse e keqja do të mund të bindej të shkruante një bibël, ajo do ta titullonte atë, Ti jeton vetëm njëherë." - Sidnei Herris
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori... Empty Re: Ferri,Parajsa,Mekati e Purgatori...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi