Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stoicizmi doktrinë filozofike e periudhës së lashtë

Shko poshtë

Stoicizmi doktrinë filozofike e periudhës së lashtë Empty Stoicizmi doktrinë filozofike e periudhës së lashtë

Mesazh nga Rifat Thu Jul 26, 2012 6:47 am


Stoicizmi

Stoicizmi doktrinë filozofike e periudhës së lashtë 0
Stoicizmi eshte doktrinë filozofike e periudhës së lashtë greko-romake, që pranonte botën e jashtme materiale, por predikonte etikën idealiste si nënshtrim ndaj fatit dhe e kërkonte lumturinë te jetesa në përputhje me natyrën e duke mposhtur ndjenjat.

Filozofinë stoike, lindi aty nga fundi i qindvjeçarit të IV p.e.s. Ndahet zakonisht në tri periudha kryesore :

- Stoicizmi i vjetër (i lashtë), i themeluar nga Zenoni i Citiumit, Clzeanti dhe Krisipi ;
- Stoicizmi i periudhës së mesme, me përfaqsuesit Panetius dhe Posidonius që edhe janë përcjellësit e mendimit stoik në Romë e mëtej është më famëshmi përfaqësues Ciceroni dhe ;
-Stoicizmi i vonshëm me Senekën dhe Marc Aurelin. (nga ky i fundit, disa e quajnë këtë periudhë « stoicizmi perandorak (imperial) »).

Stoicizmi doktrinë filozofike e periudhës së lashtë Images?q=tbn:ANd9GcSkhkijDjYEWgUrAJkYH47qlJukXhtO5i7ew1rbm4QBFOTxXiHdbA
Marc Aureli
Emri stoicizëm rrjedh nga portiku Stoikon që ngrihej në afërsi të shkollës së Zenonit dhe është doktrinë e rrallë filozofike që nuk muer emrin nga themeluesi i vet e as nga koncepti kryesor që shtjellon por nga vendi ku shtjellohet dhe mësohet (Stoa).

Stoik pra është njeriu gjakfohtë dhe i patrembshëm nga situatat sikur edhe vet portiku në fjalë. Zotërimi i vetvehtes dhe pikëpamjet morale janë thelbi i çështjes së stoikëve kështu që kjo doktrinë ecën me hapa pushtuese në betejat kundër hedonistëve, epikuristëve dhe intelektualëve të Akademisë, gjer në atë shkallë sa që i zbehë gjer në eklips mendimet kundërshtare e sidomos pas dominimit të mendimit stoik.

Nuk mund të themi se metafizika e stoikëvë nuk ka kundërthënie në vehte : Ajo së pari është dhe duhet të konsiderohet si fizikë e jo metafizikë. Çdo gjë jashtë shpirtit është trup kurse shpirti vet një perceptim. Nga kjo ndoshta edhe shum studjuesë e filozofë konsiderojnë se stoicizmi ka karakter dhe dominancë idealizmi.

Është e saktë se në disa aspekte ka ideailzëm por a nuk flasin stoikët për principin dhe për atë se pafundshmëria apo hiçi nuk egziston dhe se trupi, masa është gjuthkund dhe e mbush çdo vend.

Që para stoikëve filozofë pra më të lashtë, ngritën dallimin e materjes nga forca. Stoikët e përvehtësuan dhe në pajtim me idetë e tyre, nxorën bashkësinë e materjes me forcën si burim krijues që quhet gjithashtu natyrë.

Stoicizmi zdhuket si shkollë filozofike shpejt pas përfundimit të sundimit të Mark Aurelit por inspiron shum besimin e krishterë në disa forma të saja të urtësisë.

Përndryshe stoicizmi mer hov të rëndësishëm disa shekuj më vonë, saktësisht ringjallet me paraqitjen e rilindjes dhe mer përmasa mjaftë rëndësishme, së pari në Itali e pastaj në Gjermani dhe Francë.

Zenoni nga Citiumi (335 - 263/262) lindi në qytetin e vogël Citium në Qipro, është themeluesi i shkollës stoike dhe se ishte i njohur me nofkën Fenikasi. Bir i një tregtar të pasur, edhe ai filloi me tregti porse y zhyt në humbje të mëdha prandaj ngriti dorë e u tërhoq. Rreth vitit 310 p.e.s. largohet nga vendlindja dhe vendoset në Athinë. Nga këtu i ndjek mësimet e cinistit Krates, megarikut Stilponit dhe akademistëve ksenokratit e Polemonit.

Pas përafërsisht dhjetë vjetësh, Zenoni, filloi të ngrej shkollën e vet në vend publik, që ishte Portiku i pikturave (Stoa Puakile) nga rrjedh pra edhe emri i shkollës Stoicizmi.

Është vështirë të ndërtojmë një pasqyrim të qartë mbi idetë dhe edukimin që shtjellonte Zenoni, pasiqë nuk na ka ngelur gati asnjë shënimm i shkruar. Janë shkrimet e nxënësit e tij Krisipit nga të cilat mësojmë se detyra morale, kontrolli i vetvehtes dhe harmonia me natyrën ishin parimet kryesore të etikës stoike të doktrinës së tij. Ndër nxënësit tjerë me famë në këtë kohë është edhe mbreti i Maqedhonisë Antigon Gonatasi.

I veshur me dituri të gjithanshme, Zenoni iu përvesh ngritjes së virtytit të luhatur nga Epikurienët, dhe rimëkëmbjes e të vërtetës së damkosur nga Skeptikët. Ndau shkencës në tri lami kryesore : Logjika, Fiziologjia dhe Morale. Dy të parat në thelb, për te janë vetëm përgatitje për të përqafuar të tretën që është nënkuptohet në këtë rast edhe më madhorja.

Në logjikë, trajton kriteret e së vërtetës dhe thotë se çdo ide e ynë e ka nismën në ndonjë ndjenjë. Në fiziologji (Shkenca e natyrës) ndanë botën si dhe njeriun në dy principe : njëra pasive, që është materia dhe ajo aktive që është arsyja. Sa i përket Moralit, ai kërkon nënshtrimin rregullave të përmendura se janë ligj hyjnor dhe jep kahjen e të ndjekurit të natyrës. Ai nuk pranon asnjë hirë e të mirë tjetër përveç virtytit kështu që, ngritet në personalitet të urtësisë së lartë gjer në hyjnim.

Përndryshe nga Zenoni sot na kanë ngelur vetëm titujtë e disa veprave si : Jeta sipas natyrë, Natyra Njerëzore, Detyra Fjalët dhe Pasionet. Sa i përket çështjeve që trajton, na i njohim nga shkrimet e Ciceronit, Senekës e Plutarkut. Për jetën e tij mësojmë nga Diogjen Laersi.

Zenoni vdiq në moshë shumë të shtyrë rreth vitit 262/263 p.e.s. i adhuruar nga të gjithë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi