Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje ngjarje e paspjeguar

Shko poshtë

Nje ngjarje e paspjeguar Empty Nje ngjarje e paspjeguar

Mesazh nga Rifat Sat Dec 17, 2011 8:42 am

Nje fenomen misterioz...



Nje ngjarje e paspjeguar 6a00e54fcf22f08834015391f8bda9970b-500wi

James Worson, banor i qytetit anglez, Leamington, krenohej shumë për shpejtësinë me të cilën mund të vraponte. Kështu, pra, një ditë dy miqtë e tij e provokuan duke i thënë se nëse ishte aq i zoti sa deklaronte, le të vraponte në një distancë të madhe midis Leamington dhe Conventry, që kalonte përmes një pylli. Worson pranoi dhe nisi të vraponte drejt rrugës në kohë rekord më 3 shtator 1873.

Nga pas, vendosën ta ndiqnin dy shokët e tij, Hammerson Burns dhe Barham Wise me një karrocë dhe një aparat fotografik në dorë. Dhe ndërsa kilometrat e para të rrugës shkonin për mrekulli, sipas dy vëzhguesve, Worson nuk u largua për asnjë çast nga sytë e tyre.

Papritmas, panë mikun e tyre të pengohej dhe trupi i tij të përulej përpara, gati për të rënë, por në vend që të binte përdhe, e vetmja që u dëgjua, sipas thënieve të shokëve, ishte klithma më rrënqethëse që kishin dëgjuar ndonjëherë, madje ajo zgjati disa sekonda.

Dhe para se Worson të rrëzohej përtokë… u zhdukë. Askush nuk mësoi asgjë për fatin e vrapuesit. Ndërsa aparati fotografik regjistroi gjurmët e tij deri në pikën e zhdukjes… asgjë tjetër. E çuditshmja është se organet policore të Britanisë, për arsye të panjohura, nuk iu afruan pothuajse fare pikës së zhdukjes. Ç’të ketë ndodhur
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi