Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
3 posters
Faqja 1 e 3
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Gjuha që flitet nga vetëm dy njerëz në rruzull
Në botë ekzistojnë afërsisht 6 000 gjuhë të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe ajo e quajtur ajapenko.
Këtë gjuhë e flasin vetëm dy njerëz në Meksikë, madje edhe ata dy janë në marrëdhënie fort armiqësore me njëri-tjetrin. Gjuha ajapenko në të kaluarën është folur në territorin e sotëm të Meksikës.
Kjo gjuhë i ka mbijetuar pushtimeve të Spanjës, luftërave, revolucioneve, thatësirave dhe përmbytjeve, por sot i kanoset vdekja- informojnë mediat e huaja. Kjo gjuhë flitet vetëm nga 75-vjeçari Manuel Segovia, dhe 69-vjeçari Isidro Velasquez.
Që të dy jetojnë në fshatin Ayapa në shtetin federal meksikan Tabasco, banojnë larg njëri tjetrit vetëm 500 metra, por prej shumë vjetësh janë në armiqësi mes tyre.
Ndonëse janë dy të vetmit në botë që e dinë këtë gjuhë, ata prej vitesh nuk kanë folur asnjë fjalë në gjuhën që dihet vetëm prej tyre. kjo ka qenë edhe arsyeja që Studiuesi i gjuhëve Daniel Suslak nga universiteti në Indiana, ka vendosur të shkruajë fjalorin e gjuhës ajapenka.
Ai ka konstatuar se kjo gjuhë është shumë interesante dhe për arsye se ajo është më e rrezikuara nga zhdukja në mesin e 68 gjuhëve të ndryshme që fliten në Meksikë.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Misteret e Nefritit
Ari(floriri) mund të jetë monedha më e njohur ndërkombëtarisht, por Nefriti brenda kontekstit të kulturës mijëravjeçare kineze, është pafundësisht më i çmuar. Ka një thënie të lashtë kineze sipas së cilës "ari mund të ketë një vlerë, por nefriti është i paçmuar".
Në Kinën e 8 000 vjetëve më parë, nefriti shihej si i krijuar nga bashkimi i thelbeve të qiellit dhe të tokës, e për rrjedhojë si i shenjtë. Roli i tij mbizotërues në historinë dhe kulturën kineze e bën nefritin dhe mjeshtërinë e përdorimit të tij një simbol të qytetërimit kinez.
Teksa parahistoria perëndimore është kronologjikisht e përbërë nga epoka e gurit, e hekurit dhe e bronzit, parahistoria e Kinës, mbështetur në objektet arkeologjike, ndahet në epokat e armëve prej guri, nefriti dhe bronzi. Gjatë dinastive Shang (1600 -100 p. e. s.) dhe Zhou (770 - 256 p. e. s), shpatat tehgjera dhe alebardët shiheshin si simbolet e pushtetit.
15 qytete për një copë nefriti
Nefriti He është më i famshmi në Kinë. Historia e tij shkon deri në vitet 700 p. e. s., kur një burrë i quajtur Bian He nga shteti i Çusë vuri re një feniks që qëndronte në majën e një mali brenda atij që tani është rezervati natyror i Shennongjia-së.
Ai ishte i bindur se në mal ishte i fshehur një thesar, sepse "feniksi zbret vetëm mbi gurët e nefritit", sipas mitologjisë kineze. Pasi gërmoi në majën e malit, Bian He gjeti një pjesë të madhe nefriti të paprerë, të cilin ia tregoi mbretit Li të shtetit Çu.
Por kur monarku thirri një zejtar nefriti për të vërtetuar njëmendësinë e gurit, i ashtuquajturi "specialist" e gjykoi atë si të pavlerë. Bian He-ja u dënua për këtë duke i prerë këmbën e majtë. Pas zëvendësimit të mbretit Li në fron, Bian He-ja ia dha thesarin e tij sundimtarit të ri, por me të njëjtin rezultat, dhe kështu humbi edhe këmbën e djathtë.
Bian He e mori atëherë thesarin e tij te porta e pallatit dhe qëndroi atje, duke qarë hidhurazi, për shtatë ditë e net. Mbreti Wen dërgoi dikë për të parë se përse po vajtonte Bian He, sepse gjymtimi asokohe cilësohej një dënim i lehtë. Bian He u përgjigj se nuk qante humbjen e këmbëve të tij, por i therrte në zemër që dhurata e çmuar që donte t'i jepte mbretit të tij u mor gabimisht vetëm për një gur të thjeshtë e ai u pa si mashtrues.
Mbreti Wen urdhëroi që shkëmbi të pritej e atëherë doli jashtë nefriti i pastër. Ai u quajt nefriti He për nder të besnikërisë së Bian He-së dhe u vlerësua aq shumë, saqë mbreti Wen ishte i gatshëm të jepte 15 nga qytetet e tij në këmbim të thesarit përrallor.
Këmbëngulja e Bian He-së për t'ia dorëzuar thesarin të vetmit zotërues që sipas tij e meritonte atë, perandorit, pasqyron sa të dhënë ishin kinezët pas nefritit dhe konceptit të besnikërisë.
Nefriti si ndërmjetës
Për më shumë se 1 mijëvjeçar pas kohës kur jetoi Bian He-ja, nefriti mbeti simbol i fuqisë së epërme në Kinë. Pas bashkimit të Kinës, perandori i parë i dinastisë Qin i urdhëroi zejtarët të bënin me nefritin He një vulë ku të ishin të gdhendura tetë karaktere që e shpallnin pronarin e saj si zotërues të "Mandatit të Qiellit, jetëgjatësisë dhe përparimit të përjetshëm", me fjalë të tjera i fuqisë absolute perandorake.
Meqë besohej se mishëronte thelbin e qiellit e të tokës, nefriti përdorej si mjet komunikimi ndërmjet shamanëve dhe zotave.
Një ritual që duhej të bënte çdo perandor me marrjen e postit ishte ai i ngjitjes në majën e një mali të njohur dhe i flakjes prej andej të fletëve të gdhendura të nefritit, duke njoftuar zotat e malit për hipjen në fuqi të tij. Kur perandori ishte i sëmurë, shamani i tij shkonte në mal e hidhte poshtë fletë nefriti ku ishin gdhendur lutje për shërimin e monarkut.
"Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili"
Në proverbat kineze, nefriti është një metaforë e shpeshtë për nderin e virtutin. Secila syresh e ka zanafillën në një gojëdhënë.
Proverbi "Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili" e ka burimin në vitin 550, kur perandori Xiaojing i dinastisë Wei Lindore u përmbys nga kryeministri i tij Gao Yang, i cili më pas krijoi dinastinë Ci veriore.
Pas një viti Gao Yang e vrau perandorin Xiaojing dhe 3 djemtë e tij. Vitin e dhjetë pas zaptimit të fronit nga Gao Yang ndodhi një eklips diellor, një shenjë e keqe në Kinën e lashtë. I frikësuar se kjo dukuri qiellore paralajmëronte një kërcënim për fronin e tij, Gao Yang vrau 700 pjesëtarë të klanit 44 familjesh të perandorit Xiaojing.
Kur lajmi i mizorisë mbërriti në degët më të largëta të familjes mbretërore, të gjithë u tmerruan nga frika se mos i priste i njëjti fat. Kur u mblodhën për të gjetur rrugët e mënyrat për t'i shpëtuar vdekjes, njëri prej tyre, një gjykatës i quajtur Yang Jingan, propozoi që të merrnin mbiemrin Gao si shenjë të besnikërisë ndaj dinastisë Ci veriore.
Por Jinghao, një kushëri i tij, ishte plotësisht kundër këtij mendimi: "A ia vlen të braktisim të parët tanë vetëm për të mbetur gjallë? Ai që është burrë më mirë vdes si një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili". Tradhtari Yang Jingan ia kallëzoi fjalët e guximshme të kushëririt të tij Gao Yang-it, dhe Jinghao u arrestua e u ekzekutua.
Pasi ndryshoi mbiemrin e Jingan-it në Gao, perandori e ngriti në detyrë atë, por ai vdiq nga një sëmundje tre muaj pas vrasjes së Jinghao-s. 18 vjet më vonë dinastia Qi veriore u shkatërrua. Fjalët "Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili" mund t'i kenë kushtuar Jinghao-s jetën, por megjithatë e bënë atë të pavdekshëm, duke u cituar përgjatë shekujve nga burra e gra të shquara kineze.
"Virtytet" e nefritit
Në të shkuarën, stolitë e xhevahiret me nefrit shënonin rang dhe status. Gratë e sërës së lartë, siç u këndohej në poezinë klasike, vinin stoli nefriti që tingëllonin kur ato ecnin. Por nefriti nuk kishte një funksion thjesht zbukurues. Besohej se ndodhte një ushqim i ndërsjellë ndërmjet një zbukurimi nefriti dhe bartësit të tij.
Kinezët e lashtë e vishnin nefritin gjithashtu si shenjë pastërtie morale. Besohet se Konfuci e ka përngjasuar butësinë kënaqësindjellëse të nefritit me virtytin njerëzor të bamirësisë, fortësinë e tij me ndershmërinë, shumësinë e ngjyrave me mendjemprehtësinë dhe tejndritshmërinë e tij me besnikërinë.
Në të folurin e figurshëm kinez nefriti shpesh është bashkëshoqëruar me virtytet femërore të pastërtisë e të dëlirësisë, duke qenë qenë grua ideale ajo që ishte "e pastër si nefriti dhe e qartë si akulli"
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Zbulohet nje pikture 40.000 vjecare ne nje shpelle.
Ne kontinentin Australian,ne veri te vendit,zbulohet nje pikture murale brenda nje shpelle.
Kjo pikture eshte zbuluar nga arkeologet qe para disa kohesh,por per te percaktuar me ekzkat parametrat e moshes,ben reklamimin e saj vetem tashti.
Shpella e Niwarla Gabarnmung gjendet në Arnhem te Australise veriore.
"Në fillim ne menduam se ishte një struc i madh," thotë arkeologu Ben Gunn, një anëtar themelues i Shoqatës Australiane Rock Art Research. "Piktura dukej qe nuk ishin struc,por një Genyornis, një zog i madh, me këmbët të trasha dhe kthetra me majë gjate
Ai shton: "Ose piktura është 40.000 vjet më parë, kur shkenca ka menduar qe Genyornis eshte zhdukur, ose ai ka jetuar shumë më gjatë se sa shkencëtarët kanë qenë në gjendje te perllogarisin kohen e jetes se kesaj specie.
Sipas antropologut dhe paleontologut Peter Murray, një nga dallimet kryesore me strucin e sotem eshte vetem madhesia trupore. Genyornis ishte i madh dhe ka përdorur për të ushqyer fruta dhe ndoshta kafshë të vogla.
Piktura e zogut te vjetër ne shpelle ishte i pajisur edhe me kthetrat te medha te këmbëve Ai ishte shtatlartë me peshe me te rënd se struci aktual i Australise.
Shtrohet nje pyetje...Kush i ka bere keto piktura kaq te vjetra,kur shoqeria njerzore i ka fillesat para 10-12000 vjetesh....?
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Marihuana dhe misteret e saj ne perdorimin e perditshem..!!!
Misteret e bimes se marihuanes jane te shumta.Shumkushe nga ne di vetem per perdorim personal,ne forme e nje droge te lehte. Por jo vetem kaq.
Kanabis Sativa ose marihuana(kerpi)ka filluar te kultivohet qe para 10.000 vjetesh. ....Eshtë përdorur si fije për të bërë litar dhe rroba, është përdorur si ushqim, sidomos farat u përdorën per te nxjerre karburante prej tyre, pelhura kerpit janë me cilesi të shkelqyera po keshtu dhe letra kerpit. (letër që është përdorur për hartimin e Deklaratës së Pavarësisë se Amerikes).
Nga kerpi eshte prodhuar etanol, kërpi eshte përdorur si një burim energjie për të zëvendësuar të gjitha derivate e naftes. ...Sot ne te gjith boten vazhdojne te justifikojne veprimet e prodhimet e tyre berthamore duke u mbrojtur se: "Energjia bërthamore është e vetmja zgjidhje e mundshme për krizën energjitike.
Kuptohet....."Fuqite e medha duhet ta kenë energjine bërthamore për të bërë truket e tyre të pista'', ...Ne u themi atyre luftenxitesve....se, ju nuk doni te mesoni nga historia,per keto bime te vogla,qe jane shpresa e se ardhmes per nje ambjent te paster.
Në 1937, Henry Ford-i krijoi Veturen e pare prej kerpi dhe etanolit,kërp-powered, i cili ndër të tjera ishte një karburant shume miqësore me mjedisin.Njekohesisht trupi i saj eshte goditur nga një çekiç dhe nuk i eshte shkaktuar asnje deformim apo ndonje gervishje,ajo mbetet e paprekur edhe pa një pullë.
Arsyet se,pse sot ky lloi mjeti nuk prodhohet e tregetohet,janë shumë, por sigurisht jo per shkak se ai nuk punon dhe nuk eshte i konkurueshem ... Diku tjeter qendron enigma.
Në mjekësi, kanabis është efektiv në dhimbje neuropathice dhe spasticity, dhimbje nga kanceri, për dhimbje te ndryshme, në skleroza te shumta, si dhe ne permiresimin e cilësisë së gjumit.
Përdoret kundër të përzierave dhe të vjella, anoreksi dhe cachexia,ne çrregullime të lëvizjes, astma, dhe glaukoma, ka edhe një ndikim kundër alergjive, inflammacioneve, infeksioneve, epilepsi, depresion, çrregullim bipolar, ankthi, varësia, sindromi i tërheqjes, tani janë kryer kërkime mbi kërkesat e mundshme kundër sëmundjeve autoimune, kancer, neuroprotection, temperaturë dhe çrregullime të presionit të gjakut.
Natyrisht në këto prodhime,marihuana permban elemente nen nivelin per te dhene efekte psikoaktive. .....Deri këtu, ju mund të thuhet se kjo bime është nje fabrike e mbinatyrshme (dhe është) me shumë aplikacione .. mjekësore në cdo pikë, megjithatë, kjo bime eshte e ndaluar dhe një nga arsyet e vërteta për këtë ndalesë janë,......mos prodhimi i derivateve të naftes dhe e najlonit.
Kur e panë se kanabis ishte duke u bërë një burim të rëndësishëm ne ekonomi, ekologji dhe ne përdorim të gjerë,.... të mëdhenjtë e Pushtetit Boteror, të mëdhenjtë e ekonomisë dhe të naftës, të menduar mirë,vendosen ta nxjerrin jashtë loje, për të siguruar vendin e parë të naftës ne tregun e etur boteror.
Por për të bërë atë, duhej qe të gjenin një pretekst për të bindur njerëzit që marihuana ishte një rrezik, dhe sot duket gati te shihet si një rrezik global nga e cila duhet të mbrohemi me çdo kusht.
Keshtu çdo gjë filloi te propagandohet se kerpi eshte droge e rrezikeshme.Ju dërgua gazetave, radiove dhe televizioneve mesazhe, që e shohin kanabis sativen(marihuane)si armikun publik numër një,u tha se "marihuana është rruga më e shkurtër drejt vdekjes, "në disa shkolla filluan transmetimet e nje filmi,qe njerzit sa po pinin hashash,fillonin te cmendeshin dhe fillonin të vrisnin,ose një person kryen vetëvrasje duke kërcyer nga dritarja,sapo thith nje cigare..
Dhe u ngrit ne besimin njerzor se kanabis ishte një substancë e rrezikshme .....
Ajo që duhet te sqarohet,eshte se njerëzit duhet të kuptojnë se kanabisi nuk është i rrezikshem, askush nuk ka vdekur kurrë nga kanabisi, askush nuk ka shkuar i çmendur, askush nuk ka vrarë ndonjëherë dikush, sepse ai ka tymosur.
Ai eshte një rrezik me vogël në krahasim me alkoolin, nikotinen apo benzodiazepina(valiumet e perzjera me pije me ngjyra). Krahasoni efektet e kanabisit me efektet e aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit ...
Atehere,pse nuk ndalohen gjithe keto pije alkoolike,duhani e preparate te tjera me te rrezikeshme se kanabis...? Misterin e thame me siper...konkurenca e eger e tregut te naftes, dhe jo gjoja kujdesi per shendetin e njeriu.Per te nuk pyet askush,e jo me shoqerite shumkombeshe,qe ne planin e tyre primar eshte norma maksimale e fitimit
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Shtepia e diellit,Haleakala(Hawai)
Haleakalā,eshte një vullkan gjigand mburojë,ne formen e nje ledhi mbrojtës per pjesen lindore të ishullit Maui(Hawai). Sipas legjendës, ai ishte këtu,ne preherin e malit Maui si gjysmëperëndi ,i gatshem per te liruar djellin vetëm pasi ti kishin premtuar se do faleshin para tij.
Haleakalā do të thotë "shtëpia e diellit", parku përfshin pellgun dhe kuroren e vullkanit.Nga OKBja Haleakala eshte vleresuar si nje biosfere rezerve e botes, sepse territori përbëhet nga perzjerja e 2 klimave të kundërta,nga ajo e malit dhe ajo e bregdetit.(tropikale dhe arktike)
Rruga për në te shkuar ne Haleakalā ngrihet mbi nivelin i detit në 10.000 fut (3048 metra) e qe zgjat në 38 milje (61 kilometra)-ndoshta nje nga gradientet me te medha në botë. Vizitorët mahniten me ndryshimet drastike te klimes dhe bimesise.
Perendia ka krijuar nje bote te vogel ne kete ishull,thone studiuesit. Aty kemi nje zone me vegjetacionit karakteristike subtropikale dhe nje zone me klime shkretetire subalpine,ku rritja e bimëve dhe kafshëve të tilla si silversword Haleakalā mund të shihen rralle në këtë vargmal te eger.
Disniveli dhe pamja e zones nga vullkani Haleakala deri ne ultesire eshte kaq drastik,sa qe te krijon pershtypjen se erozioni miliona vjecar ka bere qe njeriu te perjetoi ndryshime klimateriko-toksore si ne nje film me metrazh te shkurter.Ekziston nje bukuri ''therese''sa magjistaret ketu aplikojne magjite ne procesionet e tyre.
Si rezultat i kesaj bukurie terheqse,Ishulli Maui me vullkani Haleakala eshte shpallur park kombetar i vlerave te rralla.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Njeriu me syrin si te lazerit
Që është një njeri i veçantë këtë ia kanë thënë, por që sëmundja e autizmit do t’i shërbente për t’u bërë i njohur në mbarë botën, nuk e kishte parashikuar.
Stephen Wiltshirenga Anglia vuan nga një formë e rrallë autizmi dhe këtë e mori vesh që në moshën 3 vjeçare.
Shokët e klasës dhe profesorët e vunë re talentin e tij kur Stephen pikturoi ndërtesën Albert Hall me një shikim të vetëm.
Nje pikture e realizuar vetem me nje te pare.
Njeriu i veçantë mund ta shikojë vetëm një herë objektin dhe më pas e fikson në mendje, duke e hedhur në skicë.
Por vetia e tij ka përmasa më të mëdha, pasi Stephen-it i nevojitet vetëm një vizitë në një qytet çfarëdo dhe me pas ai arrin të vizatojë çdo detaj që ka parë, madje edhe numrin e saktë të kolonave apo dritareve të çdo ndërtese.Ae meriton te quhet njeriu me syrin lazer..?
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Te jetosh me gjysmen e kokes..!!!???
Punetori 28 vjecar Alen Drenusha,nuk duhet te ishte ende gjalle.Po ja qe ndodh dhe keshtu.
Alen Drenusha,i riu 28 vjecar me gjysme truri.
I riu 28 vjecar,puntor i patrajnuar ne shembje ndertesah te larta,fatkeqsisht bie nga nje lartesi prej 12-13 m.
Ngjarja ndodh ne Lokerbi ...Skoci.
Renia i shkakton fraktura te medha ne kraheror,ne brinje,i keput nervat degjimore duke e lene te shurdher nga nje vesh, i shkaterron gjysmen e mases se trurit, si dhe i demton njeren veshke.
Shume operacione te pashpresa te njepasnjeshme nga mjeket,Alen Drenusha kthehet ne jete.Pasojat jane te medha por mbi te gjitha ai eshte gjalle....dhe merr pjese ne dhenien e denimit nga gjykata ndaj pronarve punedhenes,per mos marrje masash sigurie.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Gruaja qe ruante zemren e burrit te saj ne sirtarin e punes
Mary Shelley
Më 18 korrik 1822, një muaj para se të mbushte të tridhjetat, anija e poetit Shelley u përfshi nga furtunat, në Gjirin La Spezia të Italisë.Ai, një mik i tij dhe lundërtari 18 vjeçar, u mbytën.
Percy Bysshe Shelley
1792 - 1822
Trupin e pajetë të Shelley e nxorrën valët në breg, disa javë më vonë. Në praninë e shumë miqëve të tij, përfshirë dhe Lord Byronin, u realizua procesi i djegies së trupit të poetit, atje në rërë.
Paradoksalisht, zemra e tij nuk u dogj (ndoshta vuante nga ndonjë sëmundje që nuk e lejonte diçka të tillë). Një mik i tij, që ishte i pranishëm gjatë djegies, rrëmbeu zemrën mes flakëve dhe ia dorëzoi bashkëshortes së Shelley, shkrimtares së Frankenstein, Mary Shelley.
Sipas legjendës, në sirtarin e tryezës së punës ajo ruante me fanatizëm të madh… zemrën e tij.
Kështu, shkroi veprën e saj të famshme FRANKENSTEIN!
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Ishulli koralor misterioz i Shu'ab Rumit
Nje nga mrekullite e natyres i mbuluar nga misteret e pazbuluara,eshte ishilli Shu 'ab Rumi.
Ndodhet ujrat e Sudanit dhe ka nje thellesi perqark tij reth 27-35 metra dhe me tej thellsia shkon deri ne 800 metra.
Legjendat per te jane te shumta,por midis tyre eshte legjenda e nje rojtari te Farit,i cili mbante te ndezur driten dhe shume kohes mbas vdekjes se tij.Ne far dritat vazhdonin te qendronin te ndezura pa pranine e askujt.
Thuhet se fantazme e tij silleJ rrotull neper kete ishull dhe nuk lejonte te tjeret qe te merreshin me punen e hershme te tij.
Por misteret nenujore jane edhe me te medha me boten e gjallesave te paperseriteshme te ketij ishulli si dhe te ujrave perqark tij.
Koralet e tij jane te papara si ne asnje vend tjeter ,po keshtu shumllojshmeria e peshqeve te lene mend.
Me poshte po postoi disa foto per kete bote te mrekulluar nenujore te ishullit Shu ab' Rumit.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Nje mister 240 vjecar...
Eshte nje rebus qe ka pothuaj 240 vjet,qe ngelet ne kuadrin e mistereve..
Një koleksion i specieve te ndryshme kafshesh të futura në enë qelqi nga gryka e ngushte e shisheve ne forme hinke,jane realizuar nga frat Fourcault,''babai''i koleksioneve parmigiane.
Foto ku tregohen kafshet brenda shisheve
te futura nga ana e poshteme e tyre
Prej 200 vjetesh, askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegojnë se si prifti FOURCAULT ka arritur ti realizoje keto koleksione te nje mynyre krejt te habiteshme.
Kavanozi ose shishja,quajeni si te doni,eshte me gryke shume te ngushte ne krahasim me madhesine e kafshes qe eshte futur brenda,per tu ruajtur ne formaline.
Kafshët jane ruajtur të përkryera për dy shekuj në kavanoza qelqi,me gryke hyrje te ngushte.
Ornitologjisti frat Jean Baptiste FOURCAULT ka mbledhur me dhjetra kafshe per koleksion në fund të vitit 1766 dhe askush nuk mund të kuptojnë se si ai i vendosi ato ne tilla ene.
Davide Csermely, drejtori i Muzeut të Historisë Natyrore të Parmës "Fourcault - deklaron se "FOURCAULT ka marre te fshehtën e koleksionit te tij në varr."
Vullkani Etna ne nje rizgjim ne prag te 21.12.2012
Vullkani Etna ne nje rizgjim ne prag te 21.12.2012
Vullkani më i madh në Europë, Etna, që ndodhet në Itali, është aktivizuar sërish, duke ofruar disa pamje spektakolare, por edhe të frikshme.Te frikeshme se te perforcon bindjen se bota eshte ne nje kolaps total si nga aktiviteti termik,ashtu edhe nga aktiviteti gjeosizmik.Majat jane ne prove per perashikimin e tyre.
Nje zbulim misterioz ne Egjypt
Nje zbulim misterioz ne Egjypt
Arkeologët në Egjipt kanë gërmuar pjesen e parë rreth dy milje të një rruge,ku jane rreshtuar me qindra sfinksa te gdhendur. Thuhet se "Avenue e sfinksave" është ndërtuar më shumë se 3.000 vjet më parë. Ajo lidhet nga dy tempuj gjigantë së bashku, dhe disa dijetarë besojnë se është përdorur vetëm një herë në vit, për një procesion shumë të rëndësishem fetare. Por për të qenë te sinqertë,kjo mbetet një mister i plotë për Egjiptin e lashte.
E vërteta është se ne dimë shumë pak për atë që i ka motivuar njerëzit e asaj kohe. Por tani turistët do të jenë në gjendje për të vizituar pjesën e parë të këtij gërmimi brenda vetëm disa javësh. Megjithatë, pjesa tjetër e projektit do të mbeten jashtë kufijve për publikun tani për tani. Përfundimisht pjesa e mbetur e projektit që ende ka nevojë për të gërmuar -eshte vlerësuar me 75 oborre të gjerë dhe të rrethuar fillimisht nga një 1,350 sfinksa,dhe do të jetë i hapur për publikun në vitet e ardhshme.
Pra, pse Egjiptasit kanë ndërtuar këtë rrugë të sfingave?Pse kane pasur idenë për ti vendosur sfinksat në vendin e parë? E pra, ashtu si ka kaq shumë pyetje rreth piramidat te lashta,dhe këto pyetje nuk kanë asnjë përgjigje solide,ashtu dhe per keto rruge te zbukuruara me sfinkse.nuk kane nje pergjigje.
Edhe pse nuk kemi përgjigjet,kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të bëjme pyetje. Sa më shumë që zbulohet rreth Egjiptit të lashtë,aq më interesante bëhet edhe kureshtja,dhe aq me shume pyetje shtrohen.. Në fakt, është vërtetë e vështirë për të folur për "misteret më të mëdha të botës së lashtë" pa përfshirë Egjiptin e lashtë.
Miniera ari te shfrytezuara nga romaket
Miniera ari te shfrytezuara nga romaket
Las Medulas
Las Medulas ndodhet në Leon të Spanjës. Është një vend i mrekullueshëm, i cili jo padrejtësisht konsiderohet i tillë. Ekzistenca e Las Medulas daton qysh në kohët Romake. Rreth 2000 vje më parë ishte miniera më e rëndësishme për nxjerrje ari dhe një burim kyç për financimin e shumë veprimtarive të atëhershme.
Romakët hoqën 500. 000.000 m³ tokë për të nxjerrë ar. Në mjediset e Las Medulas u angazhuan 60.000 punëtorë gjatë një periudhe 250 vjeçare. Romakët përdorën një mënyrë inovative për hedhjen në erë të shkëmbinjve, duke përfituar nga presioni i ujit që përmbyste shpellat nëntokësore.
Uji i nevojitur për gjetjen e arit transportohej nga Serra de La Cabrera përmes një rrjeti të ndërlikuar tunelesh, që arrinte deri në 100 km gjatësi. Sot, Las Medulas është shndërruar në një park madhështor, destinacion i preferuar për shumë alpinistë, ndërkohë që çdo ditë organizohen vizita të veçanta brenda tuneleve që dikur transportonin ujë.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Liqeni i shenjte
Një liqen i çuditshëm ndodhet në Kanada, pranë qytetit Osoyoos. Banorët e parë të zonës e quajtën khiluk dhe për shkak të vetive të tij kuruese, akoma dhe sot konsiderohet vend i shenjtë. Ai përmban sasi të mëdha mineralesh, si kalciumi etj.
Gjatë muajve të verës, shumica e ujit avullon, duke lënë pas njolla të mëdha në ngjyra të ndryshme. Ngjyra e njollave varet nga sinteza e mineraleve nga të cilat përbëhen, ndërsa mineralet që ndodhen përreth tyre kristalizohen duke formuar kalime.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Pula qe parashikon kohën
Një pulë ka shokuar ekspertët e vezëve me bërjen e tyre sipas gjendjes së kohës.
Sacha Anderson pretendon se vezët që bën pula e saj Rosie janë të çuditshme dhe janë në përputhje me gjendjen e kohës.
Ajo më parë kishte zbuluar vezën me disa të prera (nga jashtë) që ishin si rrezet e diellit, të cilat shprehnin ato ditë që koha ishte me diell.
Ndërsa javën e kaluar që ra borë, në të njëjtën ditë veza e pulës Rosie ishte e mbuluar me spërkla si të dëborës.
Në këtë mënyre Sacha, pronarja e pulës, insiston që ajo ka aftësi të veçanta.
Pasi gushtin e kaluar një vezë kishte rrezet e diellit mbi të që aq rreze sa kishte aq ditë ishin të nxehta.
Gjithashtu aj shprehet se pula ime mund t'i japë informacionin për motin BBC-së,sigurisht kundrejt një shpërblimi.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Proceset gjyqësore më të çuditshëm në botë!
Për të fituar para, njerëzit përgjithësisht punojnë. Punë të ndryshme, të ligjshme a të jashtëligjshme. Por ka dhe njerëz më me fantazi, të cilët preferojnë të fitojnë në mënyrë më të shpejtë, pa u lodhur e pa rrezikuar, pavarësisht pretendimeve të tyre për dëme morale, emocionale e fizike. Ata ngrenë padi, hedhin në gjyq individë e kompani duke kërkuar shuma marramendëse për arsye që mund të bëjnë edhe për të qeshur.
Kjo është arsyeja pse proceset gjyqësore të përmendura këtu, klasifikohen si 30 paditë më qesharake që ekzistojnë. Paditë gjyqësore janë nga më të çuditshmet dhe të paditurve në pjesën më të madhe të rasteve zor se u ka ardhur për të qeshur kur janë përballur me shifrat që duhet të paguajnë, pa e ditur realisht pse. Siç është rasti i një gruaje, e cila ka paditur dyqanin nga ku sapo kishte dale, sepse ishte “sulmuar” nga një shpend. Shpendi nuk vinte nga dyqani, vinte nga qielli.
Por ama, ndodhej në hapësirën që logjikisht, sipas gruas, i përkiste dyqanit. Një person tjetër ka ngritur padi kundër basketbollistit Michael Jordan, sepse i ngjante atij dhe për këtë arsye kishte pësuar shpesh herë në jetë shok emocional. Dhe në një pjesë të madhe rastesh këta “paditës” arrijnë të fitojnë shuma marramendëse, por ka dhe raste, kur trupi gjykues ka vendosur ta hedhë çështjen poshtë duke i prerë në mes “shpresat e mëdha” të këtyre njerëzve.
1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan
Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.
2. Ngre padi pasi ngecet në shtëpinë që po grabiste
Në tetor 1998, Terrence Dickinson në Pensilvani po dilte nga shtëpia që sapo kishte përfunduar së grabituri, nëpërmjet garazhit. Ai nuk mundi ta ngrinte portën e garazhit pasi hapësi automatik nuk funksiononte. Ai mbeti i mbyllur një javë aty sepse familja e shtëpisë ishte për pushime. Kështu ai hodhi në gjyq shoqërinë e sigurimeve të pronarit të shtëpisë me pretendimin se situata i kishte shkaktuar gjendje ankthi. Juria ra dakord t’i paguante gjysmë milioni dollarë.
3. Hedh në gjyq shkollën se e quajnë “gei”
Një adoleshent në një qytet të vogël në Kansas Siti, SHBA, pas vitesh të tëra ofendimesh nga shokët e klasës që mendonin se ishte gei arriti të përfitonte 440 mijë dollarë. Marrëveshja u arrit ndërmjet shkollës dhe 18-vjeçarit, Dylan Theno i cili ngrit padi në vitin 2004. Pasi u vërtetua se nuk ishte gei, ai mori dëmshpërblim për dëmin moral që i ishte shkaktuar.
4. Pengohet tek një fëmijë, thyen këmbën
Në janar të vitit 2000, Kathleen Robertson në Teksas mori një dëmspërblim prej 780 mijë dollarësh nga juria e gykatës, pasi kishte thyer kyçin e këmbës kur ishte penguar tek një fëmijë në një dyqan mobiliesh. Pronarët e dyqanit mbetën të habitur nga vendimi duke pasur parasysh se fëmija ishte i zonjës Robertson.
5. Hedh në gjyq pasi e kafshoi qeni, të cilin e ngacmoi
Në tetor të vitit 1999, Jerry Williams mori 14 mijë dollarë shpërblim dhe kompensim për shërbimet mjekësore pasi e kafshoi qeni i komshiut. Qeni ishte në kopshtin e të zotit dhe juria ishte e mendimin se Willimas e kishte provokuar duke i gjuajtur me pistoletë me saçme.
6. Hedh në gjyq restorantin se rrëshqet në lëngun e derdhur
Në maj të vitit 2000, një restorant në Filadelfia mori urdhër që t’i paguante një klienteje 113.500 dollarë pasi ajo kishte rrëshqitur në lëngun që ishte derdhur në dysheme dhe kishte thyer këmbën. Pija ndodhej në dysheme sepse para 30 sekondash viktima ia kishte hedhur në surrat të dashurit të saj pas një zënke.
7. Hedh në gjyq lokalin pasi bie nga dritarja e tualetit
Në dhjetor të vitit 1997, Kara Walton në SHBA hodhi në gjyq pronarin e një klubi nate pasi ishte rrëzuar nga dritarja e tualetit dhe kishte thyer dhëmbët. Ajo ishte ngjitur në dritare sepse nuk donte të paguante shërbimin prej 3.50 dollarësh. Gjykata e dëmshpërbleu me 12 mijë dollarë.
8. Hedh në gjyq kompaninë pasi përplaset
Në nëntor të vitit 2000, një person bleu një makinë-shtëpi “Winnebago”. Ndërsa po ecte në autostradë ai vendosi që të linte timonin e të shkonte në pjesën e pasme për të bërë kafe. Ndërkohë makina-shtëpi humbi kontrollin dhe u përplas. Kështu ai hodhi në gjyq kompaninë pasi ajo nuk e këshillonte në manualin e përdorimit që të mos kryente një veprim të tillë. Si përfundim fitoi rreth dy milionë dollarë dhe një makinë-shtëpi të re.
9. Hedh në gjyq parkun se nuk e paralajmëron për vetëtimat
Shawn Perkins u godit nga vetëtimat në një park në Ohajo, SHBA. Menjëherë ai mori avokatin dhe u gjend në sallën e gjyqit me një padi kundër parkut, ku kërkon dëmshpërblim. Arsyeja? Sepse njerëzit duhet të paralajmëroheshin që të mos lëviznin në kohë me bubullima.
10. Hedh në gjyq fast-food-in se ishte i shëndoshë
Caesar Barber, 56 vjeç nga Nju Jorku është obez dhe për këtë fajëson fast-food-et që, sipas tij, e kanë detyruar të hajë ushqimin e tyre pesë herë në javë. Ai ka ngritur padi kundër “McDonalds”, “Burger King”, të cilit sipas tij kanë përfituar prej tij dhe nuk e kanë paralajmëruar se ushqimi i tyre nuk është i shëndetshëm.
11. Hedh në gjyq shkollën e vjetër se e kishte përjashtuar nga skuadra e bejsbollit
Cole Bartiromo, 18 vjeç u bë milioner në tregun e bursës, por policia federale ia konfiskoi gjithë paratë me pretendimin se kishte mashtruar. Pas kësaj, shkolla nuk e lejoi që të merrte pjesë në skuadrat sportive. Ai e hodhi në gjyq shkollën pasi, sipas tij, ai pretendonte të ndiqte një karrierë si lojtar bejsbolli dhe për këtë kërkon një kompensim prej 50 milionë dollarësh, që i bie të jetë shuma që ai do kishte fituar si rrogë nëse do kishte vazhduar të luante.
12. Prifti hedh në gjyq viktimën se thyen marrëveshjen
Priftim David Hanser ishte ndër të parët priftërinj që u përfshinë në një skandal seksual me të mitur. Në vitin 1990, ai hodhi në gjyq një prej viktimave të tij duke kërkuar një shumë prej 65 mijë dollarësh. Viktima i kishte bërë thirrje kishës që të mos e lejonte Hanser-in që të punonte me fëmijë, dhe ky i fundit e hodhi në gjyq se sipas marrëveshjes ai nuk duhet të fliste për këto gjëra.
13. Hedh në gjyq fqinjin, të cilit po i vidhte
Në qershor të vitit 1998, 19-vjeçari Carl Truman në Los Anxhelos fitoi një shumë prej 74 mijë dollarësh, si dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore pasi fqinji i tij i kishte shkelur dorën me makinën “Honda Accord”. Truman s’e kishte vënë re se në makinën, së cilës po tentonte t’i vidhte gomat, ndodhej shoferi.
14. Fle në magazinë, hedh në gjyq punonjësit
Një 44-vjeçare, e cila kishte humbur shtëpinë për shkak të kredisë i vendosi gjithë plaçkat e saj në një magazinë, ku depozitoheshin mallra. Por ndërsa një natë ajo gjendej aty “duke kërkuar për disa letra”, punonjësit, sipas saj kishin mbyllur derën dhe ajo kishte mbetur brenda, duke fjetur aty. Edhe pse juria vendosi se faji ishte i Hudson, vendosi t’i jepte një shumë prej 100 mijë dollarësh.
15. Hedh në gjyq ruajtësen e qenit
Doug Baker, 45 vjeç hodhi në gjyq ruajtësen e qenit pasi kafsha e shtëpisë ishte arratisur. Sipas Baker-it, biznesi i tij falimentoi, pasi gjithë kohën e tij ai ia kushtoi kërkimit të qenit të tij të dashur. Pasi e gjeti qenin ai kërkoi nga ruajtësja e qenit 160 mijë dollarë për humbjet materiale dhe emocionale.
16. Polici vret gabimisht, hedh në gjyq kompaninë “Taser”
Oficerja Marcy Noriega qëlloi për vdekje një të prangosur në pjesën e pasme të makinës duke menduar se po e qëllonte me elektroshok. Pasi kësaj ajo hodhi në gjyq kompaninë e pajisjeve të elektroshokut pasi çdo polic mund të ngatërrojë një pistoletë me një pajisje elektroshok.
17. Hedh në gjyq shkollën për pezullimin 10-ditor
Një nxënës i një shkolle të mesme në SHBA, i cili është edhe atlet ka hedhur në gjyq shkollën, e cila e ka pezulluar për përdorim kokaine. Por në padi, ai pretendon se ia kanë vënë kokainën në hundë. Sipas tij, kokaina i është vënë në hundë në mes të klasës, për shkak të performancës së tij të shkëlqyer akademike.
18. Hedh në gjyq njeriun me të njëjtin emër
Kompania e bejsbollit i pagoi Mark Guthrie, 43 vjeç rrogën, në vend që këto para t’ia jepte Mark Guthrie, 38 vjeç. Kompania i ngatërroi të dy personat me të njëjtin emër dhe i pari pranoi t’i merrte paratë, madje kërkoi një vërtetim me shkrim se nuk do kishte probleme që kishte marrë 300 mijë dollarë më tepër. Por kompania në vend që të plotësonte kërkesën e tij, e hodhi në gjyq.
19. Hedh në gjyq revistën e konsumatorëve
Kompania “Sharper Image”, e cila shet filtra ajri hodhi në gjyq revistën “Consumer Reports” pasi ajo shkruante se këto filtra nuk e kryenin si duhet funksionin e tyre. Kompania u ankua se revista nuk kishte kryer një testim të drejtë. Mirëpo kjo kompani nuk ishte me fat, madje gjykata i kërkoi të paguante 400 mijë dollarë që ishin shpenzimet e gjyqit të revistës.
20. Hedh në gjyq “General Motors”
Edith Morgan, nëna e yllit të futbollit Derrick Thomas, i cili vdiq në një aksident me makinë tha se djali i tij vdiq sepse tavani i makinës u shkëput dhe i ra në kokë, jo sepse makina u rrëzua në autostradë. Ajo hodhi në gjyq “General Motors” dhe kërkoi më shumë se 100 milionë dollarë. Por gjykata nuk e pa të arsyeshme t’i jepte asaj asnjë kacidhe.
21. Hedh në gjyq radion
Tanisha Torres hodhi në gjyq radion “Shack” pasi folësi e kishte gërmëzuar gabim emrin e qytetit të saj në faturën e telefonit. Ajo nuk i kërkoi madje që ta ndërronte, por thjesht ngrit padi. Torres pretendoi në sallën e gjyqi se ishte ndier në siklet dhe i kishte ardhur turp kur kishte parë emrin e qytetit në faturën e telefonit dhe kërkon një shumë të papërcaktuar si dëmshpërblim.
22. Hedh në gjyq kompaninë se nuk jep instruksione për rripin e sigurimit
Mary Ubaudi ishte pasagjere në një makinë që u përfshi në një aksident. Ajo ia hodhi fajin kompanisë “Mazda Motors”, nga e cila ishte blerë makina. Ajo kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se kompania nuk ofronte instruksionet e duhura për përdorimin e rripit të sigurimit.
23. Hedh në gjyq David Copperfield
Christopher Roller i cili është i pasionuar pas magjisë ka hedhur në gjyq David Copperfield-in. Në një padi ai i kërkon atij që t’i tregojë sekretet e tij ose përndryshe t’i paguajë dhjetë përqind të fitimeve të tij përgjatë gjithë jetës, të cilat mund të arrijnë në 50 milionë dollarë. Sipas Roller, ai është Zot dhe aftësitë që përdor Copperfield nuk janë të natyrshme, ndaj i përkasin Zotit (Roller).
24. Hedh në gjyq komshinjtë, pasi trembet prej tyre
Dy fqinjë adoleshentë gatuan biskota për komshinjtë e tyre, por akti i tyre nuk u mirëprit. Renea Young u tremb, kur i dëgjoi teksa ecnin në verandën e shtëpisë së saj. Ata i kërkuan falje me shkrim, por Young i hodhi në gjyq gjithsesi duke kërkuar 3000 mijë dollarë. Kur mori vetëm 900 dollarë ajo “bëri namin” nëpër gazetat lokale, ndërsa tani çuditet që i gjithë qyteti nuk e sheh dot me sy.
25. Hedh në gjyq bankën se e lë pa gjumë
Pasi Barnard Lorence tërhoqi më shumë para se ç’kishte në llogari nga banka, u detyrua të paguante me këste mujore borxhin. Kështu, ai vendosi të ngrinte një padi kundër bankës, pasi sipas tij i kishte shkaktuar stres dhe dëshpërim, si dhe prej kësaj kishte humbur gjumin. Me siguri, dy milionë dollarët që ai kërkon, mund t’ia kthejnë sërish gjumin.
26. Hedh në gjyq dyqanin se lejon zogjtë të fluturojnë
Rhonda Nichols thotë se një zog i egër e kishte sulmuar ndërsa sapo kishte dalë nga dyqani i pajisjeve shtëpiake në Illinois, SHBA. Pas këtij incidenti, ajo vendosi se duke qenë se ajo ndodhej pranë dyqani, duhet të ishte ai përgjegjës për “sulmin” e shpendit. Ajo nuk iu ankua dyqanit, por depozitoi menjëherë një padi kundër tij, ku kërkonte 100 mijë dollarë. Çështja u pezullua nga gjykata.
27. Hedh në gjyq kompaninë telefonike
Michelle Knepper gjeti numrin e një doktori në librin telefonik dhe vazhdoi procedurën e operacionit plastik edhe pse ai ishte dermatolog, ndërkohë që asaj i duhej një kirurg plastik. Pasi komplikacioneve, ajo u ankua se një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur asnjëherë nëse nuk do e kishte gjetur numrin në bllokun telefonik. Kë hodhi në gjyq ajo? Kompaninë telefonike dhe fitoi 1.2 milionë dollarë.
28. Hedh në gjyq punonjësit e shpëtimit që i shpëtuan jetën
Barbara Connors, ndodhej në një makinë, të cilën po e ngiste dhëndri i saj 70-vjeçar kur makina ra në lumin e Konektikatit, SHBA. Polumbarët mbërritën menjëherë në vendngjarje duke i shpëtuar jetën, por Connors pësoi dëmtim në tru për shkak të zhytjes në ujë. Kë duhej të hidhte në gjyq? Shoferin? Sigurisht jo. Punonjësit e shpëtimit ishin objektiv më i arsyeshëm.
29. Hedh në gjyq dyqanin për shkak të ngjitëses në tualet
Bob Dougherty hodhi në gjyq dyqanin “Home Depot” pasi dikush kishte vënë ngjitëse në tualet. Por kjo shaka nuk rezultoi e këndshme për Dougherty, i cili pësoi dëmtime nga ngjitje. Edhe pse ai u shpreh se ky nuk ishte faji i dyqanit, “Home Depot” i ofroi dy mijë dollarë. Dougherty u shpreh se oferta ishte “fyese” dhe ngrit padi, ku kërkonte 3 milionë dollarë.
30. Hedh në gjyq spitalin
Tre motrat Bird hodhën në gjyq doktorët e një spitali pasi ato kishin parë doktorët që shkonin me nxitim në dhomën e së ëmës. Kjo, sipas tyre u kishte shkaktuar atyre stres të madh pasi kishin menduar se diçka nuk po shkonte si duhej me shëndetin e nënës së tyre. Gjyqi zgjati për shumë kohë deri sa mbërriti në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, e cila vendosi ta hidhte çështjen poshtë.
Vullkani mi i madh me llavë në botë!
Vullkani mi i madh me llavë në botë!
Krateri i vullkanit Nyiragongo është rreth 2 km i gjerë dhe përmban liqenin më të madh me llavë në botë. Lartësia e tij maksimale arrin në 3250 m ndërsa thellësia në 600 m…
Vullkani ndodhet në zonën e Liqeneve më të Mëdhenj të Afrikës dhe më konkretisht është pjesë e Parkut Kombëtar Virunga në Republikën Demokratike të Kongos, rreth 20 km në veri të Gomas, në kufijë me Ruandën.
Nyiragongo konsiderohet si një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë, pasi së bashku me fqinjin Niamuragira përgjegjësohen për 40% të shpërthimeve vullkanike që kanë ndodhur në Afrikë.
Shkencëtarë dhe fotografë të ndryshëm nga e gjithë bota, kanë udhëtuar herë pas here për të parë nga afër një nga liqenet më spektakolare të planetit. Ku “përpindëshi i nxehtë” zien vazhdimisht…
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Zbulohet statuja me antike e Nenes se Madhe Perendeshe
Zbulohet imazhi i pare i 'Nenes se Madhe(perendeshe)' i gdhendur ne nje shkemb ranor,qe perfaqeson prezantimin per here te pare adhurimin e njeriut ndaj nenes, si zoti Dea,monument qe u zbulua në afërsi të Chalukya Sri Kumara Swamy Samarlakota,ne tempullin Bheemeswara, pranë Kakinada në Lindje te Godavari,Indi
Arkeologu Krishnaiah (supervizor nga India), tha se gjatë një eksplorim rreth tempullit të Swamy Bheemeswara,për të përcaktuar origjinën dhe lashtësinë e ketij tempulli, arkeologu, se bashku me zëvendësin i tij Superintendenti D. Kanna Babu, kane zbuluar imazhin e bujshme dhe unike te nënës perëndeshë,ulur, simboli i Yakshinit, në një vend të largët jashtë tempullit.
Tempulli, shekuj i vjetër, është nderuar si Zoti "Kshetras Pancharama". Nga pikëpamja e kerkimeve arkeoologjike,skulptura, 'nëna perëndeshë' ishte një gjetje e rrallë,thote z Krishnaiah. Ky konstatim do të jetë me rëndësi jetike për të rindërtuar jetën kulturore te Andhras se lashtë, origjinen dhe evolucionin e arteve te para kulturore. Ky idhull u adhurua ne periudhen Ashoka në vitet 300 para eres sone.
Samarlakota mund të ketë luajtur një rol jetik në aktivitet e shquara kulturore ne kohët e lashta,qe datojnë në periudhë shumë antike. "Ne do të kryejmë eksplorimin,në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të sjellim pasurinë e lashtësise te Luginës arkeologjike te Godavarit."
Arkeolog Z. Babu, i cili bëri zbulimin, tha se një foto e NënëS perëndeshë, nuk ishte pare kurre me pare dhe tani eshtë gjetur në jug të Indisë një gur i kësaj madhësie. Skulptura eshte gërryer shumë,mbasi gjendet ne nje shkemb ranor dhe është 150 cm i lartë, 67 cm e gjerë dhe 28 cm i trasha në madhësi e formën e një Nënë perëndeshe,ulur në një piedestal të madh.
"Fizionomia karakteristike e fytyrës është rrumbullakuar, dinjitoze me faqet topolak dhe sy të gjerë, hunda, buzët të gjerë të rënda të prerë në çifte shumë të ngushtë." E fryrë, dhe e stolisur me një numër të madh rrathësh kurse ne vesh ka një palë vathë.Koka është e mbuluar nga floke me një model të bukur, por qe ishin gërryer thellësisht. "
Perdja që 'mbulon' jetën e saj, varet në mes të këmbëve të saja. Duart të mbeshtetura mbi kofshët qe te sjellin idene se do të marrë diçka. Z. Babu tha se këto karakteristika kanë ngjashmëri me vetëm perndeshen Yaksha,ku imazhet e Yakshas janë gjetur në vendet me të rëndësishme kulturore, të tilla si Beta, Patna, Deedarganji, Lauria dhe Amaravathi Nandanagarh,te periudhës se dominimit te dinastise Mauryan.
Ndertohet nano-roboti me origami te ADN-s
Ndertohet nano-roboti me origami te ADN-s
Eshte prodhuar një nano-robot i afte për të cliruar ngarkesa të vogla te ADN-së molekulare, brenda qelizave, duke kushtezuar aktivitetin dhe sjelljen e tyre.
Ky prototip,qe eshte i frymëzuar nga teknika e ndërtimit të origamise, është një hap përpara për prodhimin e pajisjeve inteligjente të afta për të administruar mbeturinat helmuese qe prodhojne qelizat e semura,me saktësi te larte.
Hulumtimi, i publikuar në revisten ''Shkencë'', spiegon per prodhimin e struktura komplekse te ADN-së që kur vendosen ne brendesi te qelizave te semura kanceroze,i detyrojne ato te bejne vetvrasje,deri ne shkaterrim te plote.
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Zhdukje qe mbeti enigme edhe per historine
Benjamin Bathurst
Ishte nata e 25 nëntor 1809.Bota ishte në luftë me Napoleon Bonapartin dhe aleanca të pasigurta,furishëm ishin duke u formuar në Evropë për t'iu kundërvënë atij.
Ne Vjenë ishte derguar si dipllomat i Britanisë se Madhe,Benjamin Bathurst.Kur por kthehej per ne shtepi,në Britani,nje dite vendosi te qendroi ne Berlin per te takuar nje mikun e tij.
Jo larg nga Berlini në qytetin e Perleberg,Bathurst se bashku me asistentin e tij vendosin te marrin kuaj ne dispozicion per te bere nje shetitje ne Berlin,ku dhe do te darkonin,pra ne naten e 25 nentorit 1809.
Ishte ora 9:00 kur kuajt ishin të përgatitur. Momente më vonë asistenti i tij u largua nga ai
për të marre pak ushqim per kuajte Kjo do të ishte hera e fundit qe dikush do të shihte ndonjëherë Benjamin Bathurst.
Kur kthehet,asnjë shenjë të Bathurst nuk kishte për të gjetur,dhe qe nga ai moment nje histori me zhdukje njerzore lindi.
Historia u perhap ne Angli disa javë më vonë, kur mbërriti në Londër asistenti i Bathurst's.Gruaja e Bathurst shkoi në Gjermani,per gjetjen e te shoqit dhe kordinoi hetimet me policine e Berlinit në këtë çështje.
Dosjet u mbushen plot me akte kerkimore,por pa sjelle asnje dobi. Zona u kontrollua eskluzivisht disa herë,por vetëm nje pallto me nje menge dhe nje pale pantallona eshte raportuar se i përkasin z.Bathurst,gjetur disa km larg në pyje.
Edhe pas një kërkimi me qenë te pregatitur te policise ne të gjithë zonën, nuk u gjet asnje gjurme tjeter.
U mendua se ne kete mesele zhdukjeje ishin perfshire agjentet franceze, e per kete arsye zonja Bathurst kerkoi takim direkt me Napoleonin.
Ajo disi e hutuar para Napoleonit e pyeti se çfarë ka ndodhur me burrin e saj. Napoleoni i habitur i tha se ai nuk kishte asnjë ide, dhe ofroi ndihmën e tij për të kërkim.
Edhe me hetimin e bere nga francezet ceshtja Bathurst mbeti përfundimisht e pa zgjidhur deri dhe sot e kesaj dite.
Asnjë provë nuk gjindet që Bathurst u vra, apo te kete nje prove qe ka pesuar nje ndërrim dimensional apo deshmi per rrembim nga qytetarë te ''huaj''.Asnjehere historia nuk foli per keto fakte per z.Bathurst
Mirteret e keshtjelles(Pallatit) Dario Ca'
Mirteret e keshtjelles(Pallatit) Dario Ca'
Xhovani Dario, nje dalmat nga nje familje jo e degjuar,ne vitin 1487 fillon ndertimin e nje nga pallateve me te redesishme dhe me te bukur mbi Kanal Grande,te Venecias.
I projektuar prej Pietro Lombardo,pallati u zbukurua nga mermere shumengjyresh,e qe ne pamje te pare te krijonte pershtypjen e nje 'prostitute plake',te pakten keshtu eshte quajtur nga D'Annunzio,por qe kurre nuk gezoi nje reputacion te mire.
Giovanni shkoi te jetoi ne kete pallat se bashku me te bijen,Marieta e cila u martua me djalin fisnik, Vincenzo Barbaro.Ketu filloi fatkeqesia e pare... Vincenzo qe merrej me tregeti falimentoi dhe hodh nga pallati i vdekur,kurse Marieta nga kjo fatkeqsi,pesoi nje atak ne zemer ku dhe ajo nderroi jete.
Pallati Dario Ca'
Me kalimin e viteve pallati ra ne duart e nje pasaniku armen,tregetar i gureve te cmuar.Edhe ai pas pak kohe falimentoi ,ku dhe vdiq ne mjerim,brenda nje kohe shume te shkurter.
Ne gjysmen e viteve '800,nje anglez shkoi te banoi ne kete pallat keshtjelle,pore e njenjta histori dhe vetvritet.Po e njenjti fund edhe per te dashuren e tij.
Kalojne vitet e Dario Ca' banohet nga nje zoteri amerikan,por per histori jo te qarta ai shkon te banoi ne Meksike,ku e dashura e tij vetevritet.
Ne vitet 1970 e dashura e llogaritarit te pronarit te Pallatit,goditet ne koke,e cila arratiset ne Londer ku dhe ketu e goditen per vdekje.
Edhe manaxheri i grupit te Rockut ''The who'',vetevritet pak kohe mbasi grupi kish blere pallatin.
Vitet '80.Nje tregetar venecian blen pallatin, dhe vetem kur per pak kohe falimenton,e motra e tij eshte gjendur e vrare ne pallat.
Mbas pak vitesh pronar i Darioa Ca' behet Gardini,nga Moro di Venezia,ku me barken e tij me vela donte behej kampion bote ne kete lloi sporti.Edhe ai, sic dihet nga te gjithe edhe ky perfundoi me vetvrasje.
Keto jane te gjitha historite tragjike te ketij pallati misterioz,me fakte vdekjesh te paspjegura kurre ndonjehere.[/b]
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Vila e Madam Malkontentes
Vila eshte ndertuar ne rrjedhen e lumit Brenta,ne nje provinc me emrin Malkontenta..Eshte projektuar nga inxhinieri i degjuar Palladio dhe eshte ndertuar ne vitin 1560,per llogari te Niccolò e Luigi Foscari.
Ne kete vile qe eshte rikonstruktuar ne vtin 1926,jetoi nje grua fisnike veneciane,e quajtur Elizabete,qe rridhte nga nje famije venedikase e njohur qe ne vite 1700.
Elizabeta beri nje jete me plot deshira dhe epshe te shthurura,e per keto veprime,zonjen e mbyllen ne vile(Malkontenta, nga e cila mori dhe emrin),ku ajo e vetme dhe e deshperuar,mbylli ditet e jetes se saj.
Perseri edhe sot eshte e mundur te shihet fantazma e turbulluar e zonjes Elizabete, neper sallat dhe koridoret e viles,eshte nje fanazme shume e vecante,me nje fustan te zi deri ne fund te kembeve,ndryshe nga jeta e saj tokesore me nje shthurje totale.
Me pamjen e saj te vecante kjo fantazme e zonjes Elizabete,qe leviz pa rreshtur neper vile me kembet e saj te padukeshme dhe me sy te mavijosur,duket siikur ngrihet ne fluturim perqark viles.
Shtëpia është ende e banuar dhe vizitohet nga turistët në kërkim të se mistershmes,por e zonja e re e viles ende nuk ka treguar ndonjëherë për turistët kurioz, por vetëm për pronarët e hershem te viles Malkontento..
Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
Pijet me cmimet me te ''kripura'' ne bote
A do të jepje 160.000 dollarë për një shishe verë, madje aq të vjetër sa s’pihet më… ?
Henri IV Dudognon Heritage Cognac Grande Champagne
Bëhet fjalë për konjakun më të shtrenjtë në botë, dhe jo vetëm për përmbajtjen por edhe për paketimin. Prodhimi i tij filloi në vitin 1776 dhe vjetërohet në fuçira për më shumë se 100 vjet. Shishja është e veshur me flori 24 karatsh dhe platin, ndërsa është e dekoruar me 6.500 diamante të çertifikuar. Shishen e bëri Jose Davalos dhe kostoja e saj arrin në 1.946000 dollarë.
La Ley del Diamante (Diamond Sterling) Tequila
Këtu paguan shtrenjtë sa shishen po aq dhe pijen, shishja është punuar nga 32 artizanë Meksikanë. Platinumi dhe argjendi në kombinim me 6000 diamante dekorojnë tekilën më të shtrenjtë në botë. Përmbajtja e saj përbëhet nga proporcione tekilash 3, 6 dhe 9 vjeçare. Çmimi i shishes është 1.547.880 dollarë.
DIVA Premium Vodka
Lëndët e para por dhe rafinimi special janë ato që e bëjnë këtë pije të veçantë. Është e bërë me ujë mineral natyral të distiluar tri herë. Herën e parë përmes akullit, të dytën, nëpërmjet një thupëre Skandinave dhe së fundi përmes diamanteve të thërmuar dhe gurëve të tjerë të çmuar. Shishja është e zbukuruar me gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar. Çmimi i saj është rreth 1.060.000 dollarë, megjithatë kostoja nuk është standarde, ajo mund të ndryshojë në varësi të gurëve të çmuar që i interesuari kërkon që të ketë shishja.
Wine 1787 Chateau Lafite
Është aq e vjetër sa njerëzit dyshojnë nëse pija ende është e konsumueshme. Chateau Lafite është blerë fillimisht nga Thomas Jefferson në Francë, dhe u shit në ankand (Londër) në vitin 1985. Tashmë, pronari i saj është një koleksionist Britanik, i cili dha 160.000 dollarë për ta blerë atë.
Nun’s Island, 25-Year-Old Pure Pot Still Whisky
Është rumi më i shtrenjtë që qarkullon sot për sot. Për fat të keq, nuk ekzistojnë shumë informacione lidhur me atë. Shishet u distiluan në shek. XIX. Shishja vlerësohet të arrijë në një çmim prej 194.660 dollarë.
Historia e nje bande
Historia e nje bande
“Banda Dalton” ishte një grup i njohur kriminal që veproi në Amerikën Perëndimore gjatë viteve 1890 – 1892. Banda përbëhej nga katër vëllezër: nga Grattion (lindur më 1861), William (1866), Bob (1869) dhe Emmett (1871). Emri i tyre u bë shumë i njohur kryesisht në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi numri i trenave dhe bankave që kishin plaçkitur nuk kishte të sosur.
Familja Dalton ishte me origjinë nga Jackson Country (Missouri). Babai i tyre, Louise, mbante një sallon në Kansas, derisa u martua me Adeline Younger dhe u zhvendosën në veriperëndim të Oklahomës. Atje, qëndruan deri në vitin 1882. Në 1886 u transferuan në Kansas, ku bënë 15 fëmijë, 2 prej të cilëve vdiqën pa mbushur 18 vjeç. Frank Dalton u vra në vitin 1887 në orar punë, nga një hajdut kuajsh. Thuhej se ishte më i maturi dhe më i përmbajturi i të gjithë vëllezërve, të cilët e respektonin dhe e kishin si mentorin e tyre. Adhurimi i vëllezërve Grattion, Bob dhe Emmett ndaj Frankut ishte një shkak i mirë për ata t’ i shërbenin ligjit!
Frank Dalton
Frank Dalton kishte karakter të veçantë, ishte shumë i përhedhur dhe nevrik. Imagjnoni, në moshën 19 vjeçare, ndërsa ishte ndihmës sherifi, qëlloi dhe vrau një burrë. Edhe pse pretendoi se e vrau në mbrojtje e sipër, ngjarja në fjalë, tronditi sa opinionin publik po aq dhe autoritetet shtetërore. Nuk vonoi shumë dhe në vitin 1890 u akuzua përsëri për importim ilegal pijesh në territor Indian, por me pagesën e garancisë dhe shkurtimin e përkohshëm të tij nga puna arriti t’i shpëtonte gjyqeve.
Grattion Dalton
Vrasja e Frank Dalton dhe jeta tronditëse e Bobit në kombinim me humbjen e fermës së tyre familjare për ndërtimin e hekurudhës, i bënë vëllezërit të merrnin rrugën e paligjshmërisë. Bob Dalton thirri George «Bitter Creek» Newcomb, Charley Pierce dhe Blackfaced, Charlie Bryant dhe u propozoi që së bashku me vëllain e tij Emmet të krijonin një bandë. Grattion dhe Bill Dalton iu bashkuan grupit pas një kohe relativisht të shkurtër, ashtu si dhe Bill Doolin, Dick Broadwell dhe Bill Powers.
Emmett Dalton
Në 5 nëntor 1892 banda tentoi aktin e fundit të paligjshëm. Gjatë përpjekjes së tyre për të vjedhur një bankë në Kansas, u perceptuan nga publiku dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi u vranë që të katërt. Megjithatë, shpëtoi i plagosur rëndë Emmet, i cili u dënua me burgim të pëjetshëm.
Zona e ''Vdekur'' ne shkretetiren e Meksikes
Zona e ''Vdekur'' ne shkretetiren e Meksikes
Thelle ne zonen e shkretetires se Meksikes shtrihet nje siperfaqe e vogel dhe jo shume e njohur qe duket se mposht ligjet e natyres dhe fiziken e zerit.
Kjo zone eshte e njohur si Zona e Vdekur'' ose e Heshtjes.
Ky eshte nje vend qe pa ndonje arsye te vecante, duket se valet e radios e pershkojne me veshtiresi ajrin. E vendosur ndermjet shteteve te Chihuaua, Coahuila dhe Durango, dhe vetem 400 milje larg kufirit te Shteteve te Bashkuara, dicka ne kete siperfaqe toke e ben pothuajse te pamundur te merren transmetime radio, televizioni, telefonata apo gjithcka tjeter qe ka nevoje per transmetime sinjali. Dhe e gjithe kjo nuk ka nje shpjegim te besueshem.
Nderkohe qe shkaku i ketij fenomeni eshte ende i panjohur, ka shume teori qe tregojne qe kjo toke ka patur lidhje qe me pare me aktivitete paranormale apo jashtetokesore.
Pavaresisht shkakut te panjohur te ketij fenomeni, Zona e Heshtjes vazhdon te jete nje vend interesant dhe terheqes, qe terheq kuriozet e thjeshte dhe studieuesit e te panjohures.
Tiparet unike te kesaj zone u zbuluan ne fillim kur aviatori Meksikan Francisco Sarabia raportoi probleme me radion nderkohe qe fluturonte mbi kete zone ne vitet 1930. Ky fenomen u kofirmua me pas ne vitin 1966 kur nje kimist organik nuk mundej te kontaktonte pjestaret e ekipit te tij me radion e tij te dores nderkohe qe po zhvillonte nje studim ne terren.
Megjithate, anomalite qe ndodheshin ne kete zone nuk u bene te njohura dhe nuk u dha rendesia e duhur deri ne 11 Korrik te vitit 1970. Ne ate date nje rakete difektoze e U.S. Air Force qe u lancua nga White Sands Missile Base ne new Mexico, doli papritur jashte rruges se saj te parashikuar dhe u perplas ne zonen e shkretetires. Per shkak se raketa po trasportonte dy konteniere me elemente radioaktive, nje ekip i Forcave Ajrore u dergua menjehere ne kete siperfaqe ku u konfirmua edhe nje here qe te gjitha llojet e sinjaleve radio deshtonin ne ate zone.
Si rezultat i kesaj, qeveria Meksikane vendosi te bente kerkime per te studiuar perberesit ne bimesi, kafshe dhe minerale ne kete siperfaqe ne nje perpjekje per te percaktuar shkakun e pamundesise se sinjaleve per te funksionuar ne kete vend.
Shpjegimi me i zakonshem qe japin shkenctaret per zhdukjen e menjehershme dhe te papritur te sinjaleve radio, eshte prezenca e larte e mineraleve te depozituar ne kete zone. Nivele shume te larta te magnetitit dhe uraniumit jane prezente, qe mund te krijojne pulsime elektromagnetike te mjaftueshme per te nderhyre me sinjalet radio. Nder te tera, kjo zone ka patur nje nivel te larte aktiviteti meteorit gjate mijera viteve. Kjo ka bere qe te kete spekulime te tera qe dheu ne kete zone mund te kete cilesi jo te zakonshme magnetike per shkak te fragmenteve te meteoriteve te thermuar.
Niveli i larte i aktiviteteve meteorite, ka gjeneruar shume teori sipas te cilave kjo zone eshte nje vorteks ku eshte e perqendruar nje sasi energjie e tokes e jashtezakonshme, duke e bere ate nje vend kryesor per aktivitetet paranormale.
Qe ne vitin 1910 jane dokumentuar raprtime te shumta per UFO dhe takime me qenie jashtetokesore ne kete zone nga banoret e saj. SHume njerez kane thene qe kane qene deshmitaret e disqeve te medha qe jane ulur ne kodrat e kesaj zone, ndersa shume te tjere pretendojne qe ne qiejt e nates mund te shohesh shpesh drita te mistershme dhe topa zjarri.
Se si Zona e Heshtjes shkaterron sinjalet radio dhe cdo sinjal tjeter dhe duket se terheq aktivitetet jashtetokesore akoma nuk eshte zbuluar. Ajo qe eshte e sigurt eshte qe kjo zone eshte mjaft e vecante dhe qe kundershton te gjitha ligjet e natyres
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
» Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi
» 50 kuriozitete të rralla nëpër botë
» Ngjarje dhe dukuri misterioze
» Prejardhja jone - qenie jashtokësore
» Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi
» 50 kuriozitete të rralla nëpër botë
» Ngjarje dhe dukuri misterioze
» Prejardhja jone - qenie jashtokësore
Faqja 1 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi