RACA NJERËZORE MUND TË JETË QENIA MË INTELIGJENTE
Faqja 1 e 1
RACA NJERËZORE MUND TË JETË QENIA MË INTELIGJENTE
Rraca njerzore mund te jete qenia me inteligjente
Planetët mund të jenë vetëm një pjesë e vogël (e pallogaritshme) e universit, falë madhësisë së tyre, por ekzistojnë aq shumë prej tyre, ku shanset e jetës shtohen shumë më tepër. Universi, tashmë përshkon periudhën më të mirë të tij, përsa i përket favorizimit të krijimin yjeve –por duket se akoma nuk ka arritur kulmi i fazës së krijimit të planetëve.
Jeta inteligjente mund të ndodhet në një stad shumë më fillestar, të universit që ne shikojmë.
Thuajse 200 miliardë galaktikat e tij (universit), tregojnë një dinamik të fuqishme për të vazhduar më tej ekzistencën e tij për qindra e mijëra miliardë vjet, e pse jo shumë më tepër.
“Meqenëse planetët dhe jeta janë shumë të rinj në universin tonë”, thotë shkencëtari dhe astronomi Dimitar Sasseloc i Univeristetit të Harvard, në librin e tij “The life of the Super-Earths”, duke vijuar me tej se: “Qenia njerëzore, nuk vonoi të vinte në epiqendër. Madje fare mirë, mund të jemi ndër civilizimet më inteligjente të universit”.
Kjo mund të shpjegojë se pse ne nuk shikojmë asnjë fakt të “Tyre” dhe mund të duhet dhe shumë kohë akoma që të shpjegohet e famshmja dhe paradoksalja “Fermi”, e cila pyet se nëse ekziston jetë inteligjente e përparuar në Univers, ku ndodhet ajo dhe pse nuk shfaqet?
Pse nuk kemi zbuluar qoftë dhe një të dhënë bindëse për ekzistencën e tyre?
Historia e universit, sipas Sasselov dhe studimit të tij të ri “The life of Super-Earths”, ngjason dhe pohon këtë: Shumë breza yjesh, krijojnë mjaftë hekur, oksigjen, silic, karbon si edhe të gjithë elementët e tjerë, nga hidrogjenit deri tek heliumi origjinal për rreth 13 miliardë vjet, për të qenë në gjendje të formojnë sa Tokën ku ne jetojmë e banojmë, po aq dhe jashtë planetët të tjerë që misioni Keppler mundi t’i zbuloi kohët e fundit.
Mjedise të qëndrueshme në galaktika të cilat ishin pasuruar mjaftueshëm me element qiellorë për të pasur planet, ekzistonin vetëm 9-miliardë vjet më parë, ndërsa planetë shkëmborë siç, Toka dhe planetë super-Gaia kozmos, rreth 7-8 miliardë vjet më parë. Kështu, jeta duhej të priste deri në atë moment, e jo më shumë më vonë, që të fillonte të shfaqej në gjithë universin.
Midis 7 deri në 9-të, miliardë vjet më parë, ishin të disponueshëm shumë element të rëndë, të cilët më pas morën pjesë në formulën e komplikuar kimike e biologjike që kërkohet për krijimin e jetës dhe kështu u krijuan së bashku me Tokën dhe planetë të tjerë, njëkohësisht me ambientet e qëndrueshme që kërkohen për kompozimet kimike.
Enrico Fermi pretendojë se, duke patur parasysh moshën e Universit dhe falë numrit të madh të yjeve dhe sistemeve planetare, si dhe tmerrësisht distancës dhe kohës së shkurtër, në krahasim me atë të universit, që ju desh njerëzve (qenies njerëzore) për të zhvilluar teknologjitë e tyre, kështu, si rezultat i kësaj, civilizimet e tjera në galaktikën tonë, do të mund të kishin një përparësi të ndjeshme, në krahasim me qenien njerëzore dhe mund të jenë shumë herë më të zhvilluar si nga ana e teknologjisë po ashtu dhe nga ana e inteligjencës.
Dimitar Sasselov arriti në përfundimin se pretendimi statik në Paradoksalen e Fermi: “Vlen vetëm nëse afati kohorë për shfaqjen e jetës është shumë më i vogël se mosha e universit, por nuk është dhe aq saqë të dy kohët së bashku (të universit dhe të lindjes se jetës) të jenë të krahasueshëm. E ardhmja e jetës në Univers, ngjanë e shkëlqyer”, shtoi Sasselov.
Planetët mund të jenë vetëm një pjesë e vogël (e pallogaritshme) e universit, falë madhësisë së tyre, por ekzistojnë aq shumë prej tyre, ku shanset e jetës shtohen shumë më tepër. Universi, tashmë përshkon periudhën më të mirë të tij, përsa i përket favorizimit të krijimin yjeve –por duket se akoma nuk ka arritur kulmi i fazës së krijimit të planetëve. Në Univers, ekzistojnë shumë herë më tepër yje dhe planetë sesa kokrrat e rërës që gjenden në Tokë dhe sigurisht që ka një numër të barabartë planetësh.
Nga llogaritjet e bëra, 200 miliardë yje në galaktikën tonë dhe 90% e tyre janë shumë të vegjël dhe njëkohësisht shumë të mëdhenj që të kenë planetë, yje dhe satelitë në orbitën e tyre. Vetëm 10% prej këtyre yjeve u krijuan me elementë shumë të rëndë që të kenë plantë në orbitën e tyre siç është Toka, me 2% të tyre –rreth 100 milionë supre-Gaia dhe Gaia- të ndodhen brenda orbitës së banueshme të brezit të yllit tonë.
Por, mbetet të theksojmë dhe t’i përgjigjemi dilemës, nëse një planet tjetër atje jashtë në galaktikën tonë (si dhe në miliardat e galaktikave të tjera) është vetëm një milionë vjet më i madh se Toka jonë, sa më të zhvilluar dhe çfarë teknologjie inteligjente ata mund të kenë?
Siç edhe shkroi Arthur Clarke, çfarë do lloj teknologjie jashtëtokësore do duhet të dallohet nga magjia...
Dimitrov Xhunga- Moderator
- Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012
Similar topics
» Inteligjenca artificiale mund t`i japë fund racës njerëzore
» Mund të ketë jetë nën koren e Tokës
» Restaurohet një nënshkrim që mund të jetë i Shekspirit
» Një anije e çuditshme kozmik mund të jetë satelit vrasës rusë
» Ja pse mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''
» Mund të ketë jetë nën koren e Tokës
» Restaurohet një nënshkrim që mund të jetë i Shekspirit
» Një anije e çuditshme kozmik mund të jetë satelit vrasës rusë
» Ja pse mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi