Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetmia, është frikë apo ndjenjë egoiste?

Shko poshtë

Vetmia, është frikë apo ndjenjë egoiste? Empty Vetmia, është frikë apo ndjenjë egoiste?

Mesazh nga Rifat Tue Nov 13, 2012 11:20 am


Vetmia, është frikë apo ndjenjë egoiste?


Vetmia, është frikë apo ndjenjë egoiste? 403252-bigthumbnail

Sipas komenteve që gjen rëndom në virtual, fraza më e përdorshme e një burracaku klasik është “e kam bërë vetë” – pra vetëm, pa ndihmën e askujt. Vetmia mund të jetë mburoja më e mirë e një egoisti – “s’kam nevojë askënd. Ia dal vetë mbanë”. Vetmia është pjesë edhe e folklorit shqiptar: “Mora rrugën për Janinë, isha vetëm”. Vetmisë nuk duhet t’i druhesh, duhet ta respektosh.

Shumë njerëz krijojnë lidhje intime me persona që nuk i duan, vetëm nga “frika” për të mos ngelur vetëm. Por ka edhe disa syresh që thonë se, “njerëzit e vetmuar kanë karakter të fortë”. Sipas komenteve, këta njerëz nuk ndjejnë nevojën e personave të tjerë përreth dhe kanë besim të plotë në vetvete. Kanë nevojë për prezencën e tyre vetëm si figura por jo si qenie, pasi ata edhe kur janë midis njerëzve janë përsëri vetëm. Disa syresh i shpjegojnë këto fenomene si “arsyet e njerëzve me karakter të dobët.

E kundërta ndodh me të vetmuarit, që nuk e ndjejnë nevojën e personave të tjerë dhe kanë besim te vetvetja. Kanw nevojën e të tjerëve vetëm si figura, por jo si qenie, kjo pasi ata edhe kur janë mes njerëzve janë përsëri vetëm, të ndryshëm nga ata. Këta njerëz ose dëgjojnë shumë dhe nuk flasin fare, ose flasin shumë dhe nuk dëgjojnë fare.

Sërish edhe këtu mund të themi që, vetmia është rasti më i mirë për mësuar nga vetja. Sipas psikologëve ka dy tipologji: njerëzit që preferojnë të qëndrojnë vetëm dhe ndihen më mirë ashtu. Nuk kanë dëshirë të bëjnë shoqëri të reja. Janë shumë të urtë në shkollë. Shumica i njohin thjesht si emër, sepse nuk komunikojnë. Ata njihen me termin Schizoid Personality Disorder. Ndërsa, tipat e turpshëm që nuk kane guxim të bëjnë shoqëri, ndonëse e dëshirojnë miqësinë/bisedat me të tjerët, por kanë frikë se mos çdo gjë do tu shkojë keq, quhen Avoidant Personality Disorder.

“Vetmia është bërë një sëmundje e turpshme… Njerëzit evitojnë vetminë pasi ajo të bën të mendosh. Por njëherazi, vetmia të ofron shumë kohë për të reflektuar”. Ashtu siç njeriu është një qenie sociale na vërteton faktin që, sado që të dëshirojmë të rrimë të vetmuar, me veten tonë, pas një farë kohe më të gjatë apo të shkurtër, rindjejmë nevojën e komunikimit, të një marrëdhënieje.

Është e vërtetë që ekzistojnë njerëz që ndihen më mirë kur janë të vetmuar dhe ky është një prej motiveve të cilat i dinë veçse ata. Tërhiqen nga një botë dhe nganjëherë është e vështirë ti kuptojmë. Në se do dinim se sa drama personale mund të fshehin ata , ndoshta do të mundeshim ti ndihmonim. Por nuk besojmë se do të ekzistonte dikush që do ti ofronte mirëkuptim dhe dashuri një të vetmuari, që të refuzohet…Tradhtia është e rëndë, aq më tepër kur ajo vjen nga një person i dashur…kur në këto momente e urrejmë realitetin, e dimë çfarë ndodh por s’duam ta besojmë…

Kjo miqësi është si paraja, vijnë dhe ikin gjithmonë kur ke më shumë nevojë për ta. Nuk kam pasur asnjëherë atë çfarë kam dashur, një dashuri të sinqertë qetë dhe të qetë, shumë qetësi! Jeta është treguar e padrejtë, çfarë më dha dje, sot erdhi të ma merrte mbrapsht… nuk kam dashur të jem i vetmuar, kam pasur përherë miq, por shpirti im ka qenë gjithë kohës i vetmuar, vetmia vrau të bukurën brenda meje… ndërsa tashmë nuk e di kush jam dhe çfarë dua…

Momentet e vërteta të lumturisë kanë qenë të pakta dhe pjesa më e madhe e tyre në fëmijëri. Kam arritur pas shumë vitesh të qaj nga vetmia, ku gjithë femrat të jetës sime kanë marrë secila copëza-copëza, disa netët, disa paratë… jam i predispozuar për humbje, por nuk dua më vetmi…

Vetmia na ndihmon edhe në përzgjedhjen e mendimeve ! Të kuptojmë se sa është e rëndësishme apo jo, për ne. Na jep mundësinë të analizojmë, dhe analizojmë sërish. Rikthimi në kujtime, nuk është një fjalë bosh në psikologji ! E tashmja është para…Duhet të mësojmë ti vlerësojmë momentet e kësaj vetmie, që na ofron jeta ! Por gjithashtu edhe vetmia kronike është mizerabil dhe jo e dëshiruar, por që kurrsesi s’mund ta konsiderojmë si një sëmundje të turpshme apo diçka tejet të rëndë.

Ajo është një “sëmundje e rëndë” veçse kur nuk i përshtatet dëshirës së vet dhe ka një karakter të tijin. Pamundësia për tu socialiuar ka të bëjë me funksione të një rendi psihik dhe ashtu si çdo lloj ndjesie, që nevojitet aplikimi i një terapie, indiferent nga natyra e saj.

Evitimi obsesiv i vetmisë shkon në mënyrë të pamohueshme drej sipërfaqësores, në formimin e një karakteri të dobët, dhe të paaftë për një rishikim të së shkuarës. Por gjetja e një ekuilibri në këtë drejtim është tejet i vështirë dhe në pjesën më të madhe lindin frustrimet. Vetmia ka ndëtuar përherë motivet për vetvrasje, pasi për shkak të mungesës së tjetrit, është e vështirë të mbash lart stimën për vetvehten e cila i përngjan më tepër një varke që fut ujë…

Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet, ne shoqeri e shqyejn te tjeret -Niçe

Vetmia nuk një “sëmundje”. Disa njerëz preferojnë të qëndrojnë të vetmuar, janë kryesisht personat introvertë, të cilëve nuk u pëlqen të dalin në botë. Shpesh, kur jemi të vetmuar, e kuptojmë se s’kemi një krah ku të mbështetemi, fillojmë ti bëjmë vetes një seri pyetjesh: »Vallë pse nuk është askush pranë meje?”, apo “Jam një person kaq I vështirë, apo kam kaq shumë difekte sa që nuk kam së paku asnjë shok?”.

Disa individë kanë vuajtur nga shumë tradhti nga njerëzit të cilët ata besonin, dhe kjo është një prej arsyeve që ata preferojnë të qëndrojnë të vetmuar. Kush është I vetmuar do të thotë që kështu dëshiron të jetë! Të futesh në një marrëdhënie të shpejtë nuk është dhe aq e vështirë…veçse kërkon dëshirën dhe forcën për “të dalë në dritë”, të jesh një njeri optimist dhe ti lësh tërë komplekset mënjëanë.

Të qëndrosh i vetmuar shpesh konsiderohet si një fazë apo periudhë e vështirë të jetës së dikujt, por një psikolog nga Universiteti i Çikagos ka realizuar një studim që tregon se, vetmia mund të jetë e ereditara. Kërkuesit vëzhguan rreth 8.000 çifte binjakësh ku zbuluan se 50% e tyre prezantonin karakteristika të ngjashme me vetminë.

Rezultatet indikonin faktin se vetmia, nuk është një dobësi personaliteti. Përkundrazi, është veçse një pjesë e genetikës të gjetura te njerëzit. Studimet tregojnë vetmia nuk ka asnjë lidhje me statusin social, lartësinë apo aspektin fizik. Faktorët që përcaktojnë vetminë janë ata që çojnë në ndarjen e marrëdhënieve sociale. Vetmia mund të jetë e rrezikshme.

Ajo prezanton një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, tensionin dhe pagjumësinë. Ndonëse vetmia është një pjesë integrale e genetikës së dikujt, nuk ka të bëjë fakti se individi respektiv është i dënuar përjetë të jetojë në vetmi. Njerëzit e vetmuar kanë shpesh probleme për t’u ndjerë të rëndësishëm, të vlerësuar dhe të dashur. Atyre shpesh u duhet të shohin fotot e më të dashurve, të shkojnë në kishë dhe të kalojnë më shumë kohë nën shqërinë e personave socialë.

Aritmetika e një çifti sfidon, ligjet e aritmetikës. Para se të formohet një çift, ai dhe ajo janë dy dhe pasi shprehin “betimin e dashurisë”, ai dhe ajo janë një, si në përalla. Të gjithë meshkujt dhe gjithë femrat duan të mbeten kështu: “çfarë më pëlqen mua ti pëlqejë edhe atij”, “ne shohim të njëjtat filma”, “ne nuk hamë darkë”, “ne preferojmë detin”…me pak fjalë, jemi një e tëra, jemi njësoj, ku dy gjysmat janë gjetur.

Çfarë bëjmë në momentin kur e kuptojmë se megjithëse jemi dy, dy të cilëve u pëlqen deti, por njërit i pëlqen peshkimi, ndërkohë që tjetrit plazhi. Dy të cilët pëlqejnë të njëjtat filma, por njëri i shikon në televizor dhe tjetri do ti shikojë në kinema? Jacques Salomé, është autori i një aritmetike speciale të çiftit: 1 1 = 3

Vetmia dhe interneti

Ndonëse një përdorus interneti mund të arrijë me dhjetëra mijëra kilometra në një sekondë të vetme, ndonëse e rrethojnë me dhjetëra të njohur realisht apo jo në diskutime, ndjesia virtuale është disa herë më e madhe se kënaqësia reale. Të jetosh virtualisht është si të rrethohesh nga hije, shpesh herë nga falsiteti dhe iluzionet. Dhe atëherë ata që përpiqen të shpëtojnë nga vetmia përmes hapësirës virtuale, më keq futen në të.

Disa mendojnë të gjejnë një partner në internet, pikërisht edhe për shkak të vetmisë, por në pjesën më të madhe të rasteve, gjejnë një partner zëvendësues dhe kanë pakënaqësinë që miku i tyre, mikesha apo bashkëshorti, bashkëshortja, janë më të tërhequr për aventura; në një “kopësht të Edenit”. Fakti që shkon në Indi, Kinë, Zelandën e re në një çast të vetëm është për tu vlerësuar.

Interneti vrapon më shpejt se era dhe të çon drejt botës së hijeve, që më pas, pasi fik kompjuterin,pas këtij peligrinazhi virtual, rikthehesh në shtratin tënd. Këtu gjërat amplifikohen, përfshirë vetminë,që do të duket më e zezë se më parë. Asnjëherë nuk e shoh radion dhe televizorin si një drogë, ashtu siç e shoh internetin. Vetmia, kurioziteti, naiviteti janë elementet që çojnë drejt dependencës prej internetit.

Je i vetëdijshëm se sa i vetmuar je kur e ndjen se shpirti yt po qan, në një dëshpërim të shurdhët, ndërsa pranë teje nuk ndodhet askush që të mbështjell ndër krahë, të të thotë një fjalë që të të largojë trishtimin; dikush që të “ngjyrosë” siluetën, së paku me një buzëqeshje false. Mban kokën poshtë, ndërsa në sytë e tu janë gati, mijëra pika loti të dala nga zemra.

Ndërsa qëndron në monotoninë e dhomës tënde, duke u përpjekur të gjesh shpresën, pyet veten përse po shkon kaq poshtë, ndërsa e di që gjithçka do të mbetet e njëjtë… Me mungesë fuqie, me trishtim në shpirt dhe lot mbi faqe realizon që s’ka më kuptim. Ndihesh e/i zhgënjyer. Pyet veten pse jeta jote është mbushur plot dhimbje për të shkuarën, që nuk ekziston më?. Kërkon me dëshpërim një përgjigje, ndërsa shikon se e shkuara jote ndodhet në të tashmen…

Pyet veten, kush është fajtori, por pyetja mbetet shpesh herë pa përgjigje. Fillon dhe analizon jetën dhe e kupton se në pjesën më të madhe je fajtor në gjithçka që ka ndodhur dhe në një farë mënyre do doje të ktheje kohën mbrapsht duke rregulluar gabimet e së shkuarës…Por ti nuk e ke në dorë atë ndryshim! Ndoshta, të mbetesh veçse të pranosh fatin tënd, ashtu siç nuk mund të ndryshosh më asgjë… Të tjerët të thonë s’je fajtor/e.

Do të ndryshosh gjithçka; një fillesë të re nga një dashuri e shkatërruar, por frika që gjithmonë do të kthehesh prej andej nga je nisur, – që nuk mund të gjesh dikë, asnjë pikë lumturie të cilën e meriton, – të pret krahët dhe shkurton ëndrrat në cast…

Gjithçka që mbetet është veçse një ëndërr, por kur e mendon atë buzëqesh trishtueshëm, pasi ëndrra tënde është e munguar nga shpresa, ashtu si edhe jeta jote “e pashpresë”. Nuk do të vuash më! Nuk do të qash dhe të mendosh jetën tënde, por është e paevitueshme. Gjithçka që di është që lotët nuk do të të mungojnë apo dhimbja të cilën e mban thellë në shpirt.

Ndoshta edhe kujtimet kur ndiheshit të lumtur. “Shumë vonë për ne”, thua me vete. E dashuron fillimisht për mëshirë, apo sepse ndihesh borxhli karshi një shpirti që të do, pasi s’të kërkon asgjë. Ndarje! Gjithçka vjen dhe ikën. Asgjë nuk mbetet në vend. Asgjë e ngjashme…ndoshta diçka mbetet ende: Kam mall për ty! “Miqtë” shpesh shkatërrojnë çiftet më të lumtura, – është shprehur një psikologe mbi studimin e saj mbi “Vetminë”. Larg, por megjithatë kaq pranë…

A do mundeshe t’a përqafoje sërish dikë në kraharorin tënd? Thuhet se, një dashuri e vërtetë është ajo që lind pa asnjë motiv. Pse njerëzit nuk e kuptojnë atë? Sepse, sepse mbase kanë frikë… Ç’është ajo ndjenjë? Disa thonë që është një ndjenjë magjike, të tjerët të thonë që “ëndërron me sy hapur”. Ndërsa dikush, ndoshta dikush, atje tej ka gjetur gjysmën tjetër të “Çelësit të Jetës”…
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi