Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina, historia dhe parahistoria legjendare e masoneve

Shko poshtë

Origjina, historia dhe parahistoria legjendare e masoneve Empty Origjina, historia dhe parahistoria legjendare e masoneve

Mesazh nga Rifat Wed Dec 21, 2011 1:26 pm






Masonët historikë dhe parahistorikë - legjendarë



Origjina, historia dhe parahistoria legjendare e masoneve Vani4-o

Nga shkrimet në shqyrtim del se gati që të gjitha figurat, njerëzit më të shquar të njerëzimit, në të gjitha kohërat dhe nga të gjitha kombet e racat ishin masonë....

Ata ishin të pranishëm në të gjitha poret e jetës dhe ndikimi i tyrë në shoqëri është tejet i madh…

Sipas shumicës së autorëve, në Lëvizjen masonerike kanë qenë të përfshirë, edhe sot janë, fytyrat më të shquara, duke filluar nga suverenë shtetarë, mbretër e princër, madje dhe mbretëresha, ushtarakë të lartë si gjeneralë e mareshalë, oficerë të lartë e të ulët, politikanë, njerëz në pozita të larta në qeveri dhe administratë të shumicës së shteteve, madje, shkohet aq larg sa që thuhet se asnjë ministër i asnjë shteti, nuk mund të qëndroi nëse nuk është anëtar i ndonjë lozhe masone!!!

Sipas masonëve edhe Adami ishte mason, edhe Nou ishte mason (muratorinë, dhe mjeshrinë ia besoi të birit, Shemit), edhe pse arkën e ndërtoi nga druri e jo nga guri, Abrahami ishte mason. Mason ishte Salomoni, për të cilin flitete më së shumti lidhur me ndërtimin e Tempullit të shenjtë, në tokën premtuar, ashtu si dhe i ati Davidi. Mason ishte edhe Krishti, i cili zbuloi fshehtësinë e ringjalljes së njeriut, dhe mu për këtë edhe u kryqëzua!

Mason ishin edhe Shën Albani e Shën Augusti. Masonë ishin: mbreti kinez, Fo Hi, Aleksandri i Maqedonisë, themeluesi i Romës – Romuli, mbreti anglez Riçardi zemër Luani… Mbreti Eduard, Henri I, Henri VII... Mbretëresha Elizabetë I nuk i donte masonët, meqë si femër nuk mund të bëhej anëtare e tyre, por, Xhemsi I, Çarlsi I, Çarlsi II dhe Viljami III ishin masonë… Eduard VII, i cili ishte Mjeshtër i Madh, por edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore vazhduan lidhjet me masonët. Mbreti Viktor Emanuel III, (si dhe gjyshi i tij), mbreti i Suedisë Gustavi, Petri i Madh etj. Ishin masonë.

14 kryetarët e SHBA, duke filluar nga Xhorxh Uashingtoni, që të dy Roseveltat, Gerald Ford, Harry Truman, Regani e deri te Bushi i vjetër dhe Bushi i ri e Klintoni, ishin masonë... Edhe Vinston Çerçil, Zhak Miterani, Silvio Berlsconi, Menahem Begini, Henry Kisinxher, Gjilasi, Mosha Pijade, Koça Popoviq… ishin masonë. Edhe Mehmet Ali Pasha edhe Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku ishin masonë.…

Nga disa shkrime thuhet se masonë ishin edhe Hitleri, Lenini, e Stalini, (diku tjetër thuhet se, nga diktatorët ndërkombëtar, vetëm Stalini dhe Hitleri, nuk ishte mason), Fidel Kastro,Tito, Enver Hoxha, Pol Poti, Sadam Hyseni etj. Ishin masonë.

Figurat më të shquara, të të gjitha lëmive, si dhe numri më i madh i shkencëtarëve dhe filozofëve, si Pitagora, (që kishte shpallur veten, gjysmë njeri, gjymë perëndi!), Platoni, Ciceroni, Niche, Shopenhauer, Da Vinçi, Isak Njuton, Teslla, Darvini, Garibaldi, Marksi, Engelsi, Forojdi, Zhan Poll Sartër… Zbuluesi i penicilinës, Aleksandër Flemingu, ishin masonë.

Anëtarë të masonerisë franceze (Muratorëve të lirë), që nga ekzistimi i saj, ishin njerëzit më të shquar, jo vetëm enciklopedistët, Monteskjë, Volteri, (për Volterit, diku thuhet se nuk ishte mason), të cilët konsiderohen baballarë shpirtëror të Revolucionit Francez, por edhe të gjithë udhëheqësit e Revolucionit: Mirabi, Dantoni, Mara, Robespieri... të gjithë iluministët, thuhet, ishin masonë.

Masonë ishin edhe filozofët e shkrimtarë, si: Franklini, Miraba, Lafajeti, Luj Blana, Renani, Litrea, Pol Bera, Helveciu, Didëro, Viktor Hygoi, Mezmeri, dhe shumë të tjerë....

Shumë ministra dhe sekretar shtetëror, si në kohën e mbretërisë ashtu edhe të Republikës së parë, të dytë, të tretë, të katërt, madje edhe të fundit ishin masonë…

Nga oborri mbretëror i Bonaparatëve, gati që të gjithë meshkujt kanë qenë në pozita udhëheqëse të masonerisë… katër (4) vëllezërit e Napoleonit ishin masonë... Masonë ishin edhe Guiseppe Mazzini, Gëte, Balzaku, Kërlezha, Pushkini, Remboa, Bodleri, Oskar Vajld...

Si përfundim: (Sipas promasonerisë, por edhe antimasonerisë) masonë ishin: profetë, papë, rabinë, filozofë, shkencëtarë, piktorë, shkrimtarë, poetë, romasierë, dramaturgë, profesorë universitetesh, fizikantë, gjeografë, matematicientë, publicistë, mjekë, pedagogë, gjykatës, zejtarë, farmerë, industrialistë e tregtarë të mëdhenj e të vegjël, etj.

Do të ishte tepër, tepër e mërzitshme të jipej lista me të gjithë emrat e masonëve historikë, në gjithë rruzullin tokësor, vetëm nga fillimi i sh.18 e deri më sot.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi