Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje histori paranormale

Shko poshtë

Nje histori paranormale Empty Nje histori paranormale

Mesazh nga Rifat Sun Dec 30, 2012 8:33 am


Nje histori paranormale


Nje histori paranormale White-woman-ghosts

Ne nje fshat te rrethit Vlores ne vitet '80, nje grua shkon per miqesi tek disa te aferm qe nuk ndodheshin shume larg. Tek te afermit e saj mund te shkonte nga 2 rruge, njera i binte pak me gjate kurse tjetra pak me shkurt e cila ndodhej mes per mes varrezash shume te vjetra.

Ajo u nis nga paraditja por duke pasur kohe (mbase dhe pa qellim) ajo i bie nga rruga e gjate. Pasi kalon dreken atje nga ora 2 niset per ne shtepi. Duke dashur te nxitoje i bie mes per mes varrezave te cilat ishin te rrethuara me ullinj shekullore!

Ne mes te varrezave degjon nje muzike te larte te cilen nuk e kuptoi nga vinte. Pas disa hapave muzika u be edhe me e forte. Ajo friksohet dhe ndalon. Ishte mesi dites dhe u habit pa mase qe te trembej ne varreza pikerisht ne kete ore.

Duke menduar keto gjera dikush e prek tek shpatulla dhe ajo kthehet vetetimthi. Nje grua e re e veshur shume bukur me nje bukuri hyjnore qendronte aq reale perballe saj. Pastaj rreth e rrotull saj u shfaqen si ne enderr shume burra e gra. Muzika tashme ishte aq prane sa veshet i bucisnin.

Rreth saj formohet nje rreth dhe te gjithe ata fillojne te hedhin valle plot hare. Ajo qendronte ne mes tyre e shastisur pa ditur cfare te bente. Gruaja e bukur qe i ishte shfaqur e para i afrohet dhe e fton ne valle duke i zgjatur doren.

Gruaja i thote: "Te lutem, me ler te shkoj! Kam nje femije te vogel per te ushqyer!" Gruaja e bukur ndalon vallen dhe i hap shteg te kaloje! Ajo largohet me shpejtesi pa guxuar ta kthente koken per asnje cast pas. Jehona e muzikes e ndoqi pas deri ne shtepi!!

Ajo grua qe ate dite ngeli me pasoja, ajo nuk guxonte te dilte nga shtepia se thoshte po me ndjekin, frikesohej nga zhurma me e vogel qe degjonte dhe turturohej nga enderra te frikshme cdo nate !!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori paranormale Empty Re: Nje histori paranormale

Mesazh nga Rifat Sun Dec 30, 2012 11:06 am


Misteri i frikshem i rruges Morrow


Nje histori paranormale Morrow_Road_Ghost

E vendosur ne Clay Township, Michigan, rruga e vjeter Morrow Road eshte e famshme per nje arsye shume te frikshme.

Sipas historise, thuhet qe nje mama me femijen e saj jane zhdukur nga shtepia e tyre ne kete rruge. Ngjarja ka ndodhur ne fund te viteve 1800. Djali u zhduk papritur dhe shume shpejt edhe mamaja e tij u zhduk gjithashtu.

Shume mendojne qe ajo ka vdekur nga nje vdekje e tmerrshme nderkohe qe kerkonte per djalin e saj.Ka shume njerez qe pretendojne qe fantazma e saj mund te shihet edhe sot e kesaj dite.

Rruga rurale eshte e gjate 2.5 milje dhe deri ne kohet e fundit ajo ishte shume e piset dhe e paperdorur deri sa zona iu popullua serish me njerez

.Ne 200 vitet e fundit ne te cilat kjo legjende per gruan dhe djalin e saj ka vazhduar, ngjarja eshte treguar ne disa variante te kesaj historie. Cdo variant ne fakt nuk ndryshon shume:

- Ndodhi nje rrembim, qe ia mori femijen mamase nga duart
- Nje shperqendrim i momentit i mamase dhe me pas ajo kupton qe djali i saj eshte mbytur dhe pasi gjen trupin e tij, ajo hidherohet dhe vret veten
- Nje vjedhje ne shtepi; dhe ata ishin te vetmet viktima
- Nje zjarr qe i mori jeten djalit dhe e ema u hodh ne zjarr per ta shpetuar
- Nje nate e ftohte dhe me stuhi mund ta kete kapur djalin jashte shtepise dhe e njejta gje edhe me te emen nderkohe qe kerkonte per te
- Nje vrases i lire e vret djalin dhe te emen qe kerkonte per te
- Mamaja e kishte lindur djalin pa qene e martuar dhe nga turpi qe ajo ndiente per kete, ajo e braktis femijen jashte shtepise. Megjithate ndjenja e fajit e prek ate dhe kur ajo kthehet per te marre djalin, ai eshte zhdukur dhe kerkimet per te fillojne.

Nuk dihet se kush eshte varianti i sakte i historise pasi asnje nuk ka vertet te dhena apo dokumenta per ate kohe.

Megjithste, nderkohe qe banoret e zones dhe turistet ecin pergjate rruges se vjeter, jane bere shume raportime qe kane degjuar nje ze gruaje qe bertet duke kerkuar ndihme ne gjejtjen e djalit te saj.

Nje histori paranormale MorrowRoadLink

Shume prej njerezve qe kane bere raportimet edhe e kane pare ate. Edhe pse njerezit nuk njihen me njeri tjetrin, sipas raportimeve te cdo personi; gruaja ka veshur nje kemishe nate ngjyre blu. Kjo do te ishte thuajse e pamundur dhe e pabesueshme. Eshte nje rastesi qe te gjithe raportojne qe ajo ka veshur kemishe nate ngjyre blu?

Nje histori paranormale Morrow_Road_Composition_Girl

Duket se kjo legjende do te jete e njohur edhe per shume kohe te tjera, sikur dicka deshiron qe ajo te vazhdoje e duket se nuk do te zbehet me kalimin e kohes. Mund te jete arsyeja e kesaj shikimet e gruas apo te qarat e mamase fantazem? Si ka mundesi qe njerez totalisht te panjohur me njeri tjetrin kane bere te njejtat raportime?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori paranormale Empty Re: Nje histori paranormale

Mesazh nga Rifat Sun Jan 06, 2013 10:36 am


Fantazma e djalit te vdekur i kerkon te falur nenes


Nje histori paranormale Ghost_boy

Ka kohe qe ne ameriken latine po perhapet me shpejtesi nje legjende qe ka te beje me nje femije.

Ai quhej Frederiko.Nje dite Federiko u kthye me heret ne shtepi nga shkolla, nena kishte filluar ta qortonte ç'po bene tash kaq heret ne shtepi pse je kthyer kaq heret mos ke bere ndonje problem ne shkolle, djali kishte ulur koken dhe thoshte me ze te trishtueshem "Me fal mami".

Po si te te fal i tha nena e vet kur ti kurr nuk rri rehat, djali i tha perseri "Me fal mami", tash mos mu beje kaq i sjellshem i tha nena ku ke qene me heret per te kerkuar falje jam lodhur nga kapricot tua, djali perseri i tha "Me fal mami".

Tani nena u nervozua shume e i tha shpejt ngjittu ne dhomen tende,s'dua te te shoh, ai i tha per here te fundit "Me fal mami" dhe u ngrit me vrap ne dhomen e tij.

Pas disa oresh dikush po binte telefon, ishte drejtoria e shkolles, nena e gateshme per ti thene skeni nevoje te me tregoni per bemat e djalit tim se e di te gjithen,neser do vij ne shkolle dhe me besoni,se e kam denuar veprimin e tij.Me falni i tha drejtori por ne duhet te te komunikojme se djali juaj ka vdekur, eshte rrezuar nga nje peme qe ishte ngjitur dhe duhet te vini ta merrni trupin e tij, Nena kishte mbetur e shtangur,çfare tha..?Na vjen keq i tha drejtori dhe pranoni ngushellimet tona.

Ajo mbylli telefonin dhe u nis duke vrapuar ne dhomen e te birit, ajo kishte filluar te bertiste me te madhe Federiko dhe se tashme e kishte kuptuar se i biri i kishte ardhe i vdekur duke i kerkuar falje e ajo e kishte qortuar.

&

I njenjti fenomen ka ndodh edhe tek nje zjarrfikes ku pasi qe i kishte vdekur i biri shpirti i tij kishte ardhur e i kishte thene babait nxito se nje shtepi po digjet, babai kishte nxituar dhe i biri e kishte dergu tek shtepia ku po digjej, ai kishte hyre duke e shpetuar nje familje te tere fal birit te tij te vdekur dhe kur kishte dal nga shtepia shoket i kishin njoftuar se i biri i kishte vdekur para 2 oresh!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori paranormale Empty Re: Nje histori paranormale

Mesazh nga Rifat Sun Jan 13, 2013 5:18 pm


Fantazma ne Metrone e Londres


Nje histori paranormale 3102349132_b2805874e6


Metroja e Londres: Per metrone e Londres tregohen shume histori mbi aktivitete paranormale te regjistruara qe ne kohen e ndertimit te saj. Por pse te gjitha keto, cfare ka ne ate metro? Pergjigje te ndryshme jane dhene por thuhet se gjate ndertimit te saj jane zbuluar shume varre te vjetra dhe gjithashtu shume punetore kane vdekur gjate ndertimit te saj.

Edhe sot e kesaj dite punetoret e metrose tregojne mbi shpirtrat e trazuar qe kane pare ne metro. E tille eshte dhe historia e njerit prej kontrolluesve te metrose qe po kryente sherbimin e tij ne turnin e nates. Ai tregon se po kalonte si cdo mbremje tjeter ne njeren prej galerive duke kontrolluar qe gjithcka te qe ne rregull. Ne nje moment sheh ne nje cep nje burre qe dukej se po punonte mbi dicka, burri ishte me kurriz dhe smund ti shihej fytyra.

Williami i afrohet duke u bere kurrioz pasi askush se kishte lajmeruar mbi ndonje punim qe do zhvillohej. Afrohet dhe ndalon nje meter larg burrit. Nderkohe shoku i William, Xhejmsi, qe ishte ne kabinen e kamerave te sigurise po shikonte skenen edhe ai kurrioz se pse ndaloi shoku. E cuditshme ishte se kamerat nuk tregonin asnje burre qe punonte por vetem Williamin qe kishte ndaluar dhe shikonte nga muri.

Nderkohe Williami sheh nje burre qe dukej qarte qe ishte punetor pasi ishte i veshur me kominoshe dhe kishte nje cante veglash por cdo gje ishte e cuditshme pasi rrobat ishin te nje stili te vjeter, mbase te atij te viteve 1800. Williami e pyet burrin se kush ishte dhe cfare donte atje.

Nderkohe nje ndjenje ftohtesie i pershkon trupin.Burri pergjigjet me nje ze si te mbytur se e ka derguar shoqeria e metrose per te rregulluar difektin ne tubat hidraulike. Nderkohe Xhejmsi duke pare shokun e tij qe dukej sikur po fliste me dike i therret ne radio.

Per cudi radioja e Williamit rezultonte e fikur edhe pse ne kamera dukej qarte nje drite e kuqe qe vinte nga gjoksi i Williamit, pikerisht atje ku mbante radion. Wiliami nderkohe qendronte ne ane te burrit te cilit nuk mund ti dukej shume mire fytyra.

Ai i thote se per sot nuk kishte asgje te regjistruar mbi nje difekt apo kontroll te mundeshem dhe burri me po te njejtin ze te mbytur i pergjigjet: "Shko kontrollo!" Williamin prap e pershkoi nje ndjesi e ftohte dhe duke u larguar per tek kabina e kamerave vazhdon te shikoje burrin qe punonte ne nje menyre te cuditshme me koken poshte.Kur arrin ne kabine kontrollon regjistrat dhe sheh qe asnje diket apo kontroll nuk qe regjistruar per ate dite.

I tregon cdo gje Xhejmsit dhe kur shohin te dy regjistrimet e kamerave mbeten pa fjale. Williami dukej sikur fliste me murin. Burri qe kishte pare ai ishte nje nga shpirtrat e punetoreve te vrare qe vazhdonte te endej neper metro! Kjo eshte nje nga historite e shumte qe tregohen mbi Uderground-in e Londres. Perplasje dyersh, zera qe vijne nga galerite dhe kontakte si ky e bejne kete metro nje nga vendet me te mistershme ne bote!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje histori paranormale Empty Re: Nje histori paranormale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi