HISTORIA E ASTROLOGJISE
Faqja 1 e 1
HISTORIA E ASTROLOGJISE
Historia e astrologjisë
Megjithëse njerëzit janë magjepsur gjithmonë nga qielli i natës, kultura e parë Perëndimore që u interesua për lëvizjet në qiell ishte ajo sumeriane në luginën e Mesopotamisë, 6000 vjet para erës sonë. Rreth vitit 2400 pr.e.s babilonasit (të njohur gjithashtu si kaldeas), formuan mbi këto vëzhgime tabelat e para astrologjke, dhe gjatë mijëra viteve ata zhvilluan sistemin e parë të astrologjisë (e cila, gjithashtu, ishte njëkohësisht edhe astronomi: të dyja ishin sinonim deri në vitin 1800) të bazuar në vëzhgimet e cikleve planetare dhe se si ato lidheshin me ngjarjet e rëndësishme të qytetërimit të tyre.
Astrologjia babilonase ishte mjaft ndryshe nga astrologjia e sotme moderne. Sigurisht që në atë kohë nuk kishte kompjutera; dhe për më tepër ata nuk kishin lista të pozicioneve apo lëvizjeve planetare. Gjithçka mund të bënin ishte vëzhgimi i planetëve në qiellin e natës, dhe ata i ndiqnin kur ata shfaqeshin, kur ndryshonin drejtim, dhe kur zhdukeshin. Babilonasit fillimisht nisën t’i kushtonin vëmendje zodiakut siç dihet ne rreth vitit 700 pr.e.s, ndonëse horoskopi më i vjetër babilonas i njohur deri tani daton në vitin 409 pr.e.s.
Kur Aleksandri i Madh pushtoi Kaldean në 331 pr.e.s, kultura greke trashëgoi astrologjinë babilonase, megjithëse ajo nuk ishte deri në themelimin e mjekësisë greke dhe shkenca ishte vendosur saqë grekët filluan të kenë një interes aktiv në astrologji. Edhe pse astrologjia hyri vonë në grup, përparimet që grekët kanë bërë në fushën e matematikës, mjekësisë, gjeometrisë dhe filozofisë jo vetëm që avancuan dhe zgjeruan aplikimet praktike të astrologjisë si shkencë, por gjithashtu për grekët u bë e qartë se astrologjia ishte në fakt thelbi i shtatë shkencave themelore në të cilën futen të gjithë elementet kyçe të të tjerave.
Emërtimet moderne të planetëve dhe shenjave, si edhe baza e domethënies së tyre në të cilën ne mbështetemi sot, vjen nga literature greke. Deri tani personi më i njohur i asaj periudhe është Ptolemeu (Klaudius Ptolemaeus), i cili publikoi, në vitin 140, Tetrabiblos, një nga veprat më të famshme që është shkruar ndonjëherë për astrologjinë. Në këtë libër, Ptolemeu paraqet një sistem astrologjik që përfshin planetët, shenjat, shtëpitë, dhe aspektet, dhe është baza kryesore e astrologjisë që ne njohim sot. Sidoqoftë, Ptolemeu nuk ishte vet astrolog – ai ishte një enciklopedist, dhe thjesht krijoi një informacion (dokument) të plotë të filozofive dhe teknikave që përdoreshin në atë kohë.
Pas rënies së perandorisë romake, astrologjia perëndimore u zhduk për pothuajse 500 vjet. Fatmirësisht, arabët u bënë kujdestarët e dijeve astrologjike greke (sepse gjatë kulmit të qytetërimeve greke dhe romake, kishte tregti të lirë dhe të hapur ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, dhe kjo përfshin edhe përhapjen e dijes astrologjike ndërmjet dy kulturave), duke e ruajtur atë dhe njëkohësisht duke e përzier me sistemin e tyre astrologjik. Kur Perëndimi më në fund filloi t’i kushtonte përsëri vëmendje arsimit të lartë, shkrimet e Ptolemeut ishin të detyrueshme për të gjithë studiuesit, dhe astrologjia ishte edhe njëherë guri i themelit të arsimit perëndimor.
Astrologjia vazhdonte të zhvillohej dhe të zgjerohej gjatë Mesjetës deri në fund të Rilindjes. Përparimet në matematikë dhe matje hapen dyert për krijimin e disa sistemesh modernë shtëpish (grekët përdornin shtëpitë e shenjave të plota). Përparimet në kronometrazh u dhanë mundësinë astrologëve të formonin harta shumë më të sakta astrologjike sesa më përpara. Astrologjia ishte një pjesë themelore e kulturës së kohrave, e praktikuar nga shërues dhe mjekë, si dhe nga astrologët e oborrit mbretëror.
Çdo person i arsimuar i kohës do të ketë dhënë një kontribut të fortë në astrologji, në teori dhe në praktikë. Astrologjia individuale (e lindjes) u zhvillua gjatë kësaj periudhe kohe si diçka e disponueshme për njeriun e zakonshëm, (më përpara, vetëm anëtarët e familjes mbretërore konsideroheshin më të rëndësishëm për të pasur hartën e tyre të lindjes të llogaritur dhe të analizuar).
Një nga astrologët më të rëndësishëm në atë kohë ishte William Lilly, që në mesin e viteve 1600 publikoi trashëgiminë e tij astrologjike, Christian Astrology (Astrologjia e Krishterë). Për më tepër, për të bërë një paraqitje të veçantë të llojeve të teknikave astrologjike që përdoreshin gjatë asaj periudhe kohe, Astrologjia e Krishterë është një nga librat më të detajuar dhe me të plotë të publikuar ndonjëherë për astrologjinë horare. Për më tepër, për të vendosur rregullat dhe teknikat e astrologjisë horare, Lilly përfshin disa shembuj të hartave horare me interpretimet e tyre. Të dhënat që dha Lilly për astrologjinë parashikuese ishin të jashtëzakonshme – dhe kjo e futi atë në shumë telashe! Ai parashikoi Zjarrin e Madh të Londrës 15 vjet përpara fatkeqësisë (murtajës) dhe zjarrit; pas ngjarjes aktuale, Lilly u hetua si kontribues i mundshëm i zjarrit! (Sigurisht që ai u lirua). Një nga studentët e Lilly-t, Nicholas Culpeper, u bë një nga burimet përfundimtare për astrologjinë mjekësore dhe herbologjinë.
Sidoqoftë, me Epokën e Arsyes, dhe me rritjen e fuqisë dhe ndikimit të Kishës, praktika e astrologjisë në Perëndim u dobësua edhe njëherë.
Dikur anëtarë të vlerësuar të fisnikërisë dhe këshilltarë të mbretërve, astrologët ranë në rangun e magjistarëve. Në 1666 astrologjia u dëbua nga Akademia e Shkencave në Francë. Megjithëse kishte akoma goxha interes të përgjithshëm, astrologët nuk u respektuan më si pjesë e rrjedhës së përgjithshme.
Gjatë kësaj periudhe kohe, zbulimi i Uranit në 1781 shkaktoi një rrëmujë të madhe në komunitetin e astrologëve: ky planet i ri bëri të detyrueshme rivlerësimin e tërë sistemit të astrologjisë perëndimore. Ndonëse zbulimet pasuese të Neptunit dhe Plutonit me siguri shkaktuan trazira, Urani ishte planeti që me të vërtetë i tronditi gjërat.
Astrologjia nuk filloi të ngrihej më në popull deri në 1890 me ringjalljen e interesit për spiritualitetin, misticizmin dhe okultin që ishin të theksuar në Angli. Astrologjia praktikohej më hapur dhe me një interes më të madh në Europë; Veçanërisht, Karl Jungu futi shumë simbole të astrologjisë në punën e tij psikologjike, sidomos duke i lidhur me konceptet e tij të arketipeve dhe pavetëdijen kolektive.
Anglia kishte ende ligje të rrepta kundër parashikuesve të fatit në atë kohë, dhe Alan Leo, një astrolog i famshëm, u përpoq të ndryshonte fokusin e trajtimit të tij të astrologjisë larg nga parashikuesit e fatit dhe e prezantoi atë si një formë psikologjie. Edhe pse kjo në fund të fundit nuk e mbajti Alan Leon jashtë burgut, ai shënoi fillimin e Astrologjisë Individuale (të lindjes) që ne njohim sot.
Në fund të viteve 1960-70, meqë komuniteti astrologjik në Amerikë filloi të rritej dhe të zhvillohej, u propozuan dhe u testuan teknika të reja. Një tendencë e rëndësishme gjatë kësaj periudhe ishte për të larguar interpretimet e shpeshta negative dhe fataliste që përdoreshin në astrologjinë klasike dhe për të kërkuar mënyra më të fuqishme për të interpretuar një hartë lindje.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, rubrika e horoskopit të “shenjave diellore”, që fillimisht u shfaq në Angli në vitet 1920 njohu një rritje të popullaritetit. Astrologjia u bë përsëri pjesë e kulturës popullore - ose të paktën ishte një version shumë i mbyllur.
Një nga vështirësitë më të mëdha të astrologjisë ishte llogaritja e saktë e kohës që kërkonte harta astrologjike. Tashmë që kompjuterat e kanë zgjidhur këtë problem, shumë astrologë të kohës së sotme mund të eksperimentojnë me një diapazon të gjerë të teknikave klasike, për të rizbuluar rrënjët tona, si edhe për të zbuluar se si duhen përkthyer interpretimet e testuara ndër kohë në një kontekst më modern.
www.astro-al.com

Similar topics
» Fjalori i astrologjisë
» Vlera e astrologjisë
» Vajzë apo djalë - kjo mund të bëhet me anë të Astrologjisë
» Historia e homoseksualitetit
» Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi