Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës

Shko poshtë

Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës  Empty Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës

Mesazh nga Rifat Thu Mar 20, 2014 6:39 am

Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës


Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës  Agj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar dje masën e sigurisë “arrest me burg” për imamët e vetëshpallur Bujar Hysa dhe Genci Balla, por këtë fat kanë patur edhe Zeqir Imeri dhe Fadil Myslimani. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Edmond Balla, Verdi Morava, Astrit Tola dhe Orion Reçi, vendimi pritet të jepet sot në mesditë nën masa shumë të forta sigurie.

Genci Balla, apo i njohur si Abdurrahim Balla, dhe Bujar Hysa, dyshohet se janë organizatorët dhe personazhet kryesore, të cilët kontrollonin grupin prej 12 personash që rekrutonin besimtarë myslimanë për t`i dërguar në Siri. Tre ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 7 personave, ndërsa shpalli në kërkim 5 të tjerët nën akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, si edhe të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”.

Grupi dyshohet të ketë rreth një vit që merret me këtë aktivitet kriminal dhe numri i personave të dërguar në Siri kap shifrën 70. Nga ana e policisë janë sekuestruar armë e municione, si dhe prova të tjera me interes për hetimin. Për këta persona ka prova, sipas prokurorisë, me filmime, inçizime dhe fotografi, pa harruar dhe dëshmi të shumta. Ata kanë qenë nën hetim që në muajin shtator, bile saktësisht që në muajin tetor, pasi shërbimet sekrete të një vendi perëndimor kishin sinjalizuar palën shqiptare për elementë të tillë xhihadistë dhe që dërgonin luftëtarë për luftë në Siri. Një ndihmesë për evidentimin e tyre kanë dhënë edhe agjencitë e huaja, të cilat kanë burimet e tyre të informacionit edhe në Siri.

 Pas këtij informacioni, shërbimet sekrete shqiptare, SHISH dhe sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme e në Policinë e Shtetit, kanë filluar punën për të infiltruar agjentë brenda radhëve të këtij grupi, si edhe në disa grupe të tjera që veprojnë në Shqipëri, por edhe kanë rekrutuar disa djem të rinj me mjekër që kanë studiuar në vendet arabe. Sipas një burimi sekret në shërbimet sekrete, janë 11 agjentë potencialë të infiltruar në radhët e islamikëve, të cilët me kode sekrete informojnë shërbimet sekrete shqiptare për çdo lëvizje dhe veprime të krerëve të grupit që u arrestua, por janë edhe shumë të tjerë nën vëzhgim të rreptë.

 Loja mjeshtërore e shërbimeve ka bërë që në kupolën drejtuese të këtij grupimi të rekrutojnë një super-agjent, i cili duket si më radikali në grupim, por që raporton e regjistron gjithçka, në mënyrë që nesër kur të arrestohen edhe elementë të tjerë ekstremistë të besimit mysliman, të përdoren kundër tyre në gjykatë.

Shërbimi policor dhe ai i SHISH-it kanë rakorduar edhe me dy agjentë specialë, për të cilët askush nuk dyshon në radhët e grupimeve islamike, ku mësohet se njëri është në Durrës; ndërsa tre të tjerë janë në Elbasan dhe një në Shkodër. Burimi të cilit i jemi referuar, konfirmoi mbrëmë në orët e vona se edhe në rrethinat e Tiranës, ose më saktësisht në Bashkinë e Kamzës, në fshatin Laknas, kanë një agjent mjaft të kualifikuar, i cili ka regjistruar gjithçka nëpërmjet telefonit celular, në të cilin shërbimet sekrete kanë montuar një mini-aparaturë të fundit si teknologji, dhe pritet që të bëhet në kohën e duhur arrestimi i një grupi tjetër që ekziston në rrethinat e Tiranës, por që ka lidhje me grupin “me qëllime terroriste, si dhe të nxitjes së urrejtjes dhe grindjeve ndërmjet kombësive e feve” të Kavajës dhe atij të Elbasanit.

 Për një pjesë të grupimeve të tilla, të cilët kanë dërguar në Rinas vullnetarë për të luftuar në Siri e që janë kthyer nga policia, janë vënë përgjues në telefonat e tyre në momentin që policia i ka shoqëruar në komisariat. Pavarësisht se disa prej tyre, flasin me kode duke qenë se kanë njohuri për përgjimet, mjediset ku ata jetojnë dhe takohen me pjesëtarë të grupeve në rrethe herë pas here, janë nën përgjim. Çdo gjë është nën vëzhgim dhe priten fletë-arreste të tjera, deri në shkatërrimin e gjithë grupit me qëllime terroriste, i cili çuditërisht është i përbërë në shumicë dërmuese nga të rinj. Por, në hije të këtyre grupeve janë nën vëzhgim edhe dy intelektualë të njohur, që pritet në ditët në vazhdim të dalin në emisione televizive në mbrojtje të të arrestuarve. Po kështu, edhe në disa xhami, të cilat dyshohen ose që janë të paautorizuara nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, janë vendosur mikro-kamera dhe mjete inçizimi, duke mbledhur fakte për emrat që janë përfshirë në këtë rrjet të rrezikshëm.

Edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka dënuar përdorimin e fesë për qëllime të tilla, e aq më tepër për disa xhihadistë. Shqipëria ka një prej vlerave të mëdha botërore, që nuk e ka asnjë shtet në kaq perfeksion, ku harmonia fetare është ekselente. Ku ka vend tjetër si Shqipëria që myslimani, katoliku, ortodoksi dhe bektashiu, shkojnë tek festat e njëri-tjetrit dhe martesa mes anëtarëve të feve të ndryshme është shumë e zakonshme?

Ku ka bashkë-ekzistencë, tolerancë dhe harmoni kaq të bukur fetare sa në Shqipëri? Kjo vlerë e çmuar historike konsiderohet sot si kontributi kryesor që Shqipëria dhe populli shqiptar u afron popujve të botës në luftën kundër intolerancës, fanatizmit dhe ekstremizmit të maskuar me mbulesë fetare. Ndaj Shteti është i vendosur që të ndëshkojë këdo që guxon të fusë sherrin fetar apo ta përdorë fenë për qëllime të mbrapshta.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi