Camet kane qene ish agjente potenciale te CIA-s
Faqja 1 e 1
Camet kane qene ish agjente potenciale te CIA-s
CIA vërteton akuzën e Sigurimit për “grupin çam”, ishin agjentët tanë
[You must be registered and logged in to see this link.]
Dokumenti që publikojmë sot, është pjesë e Dosjes Operacionale të Misioneve të CIA-s në zonën e Konispolit. Ajo është një prej dosjeve voluminoze më interesante që ndodhet në Arkivin e Deklasifikuar amerikan mbi Shqipërinë e viteve 1950. Në të hidhet dritë për disa figura dhe ngjarje nga më të njohurat në historinë 50-vjeçare të Shqipërisë komuniste.
Megjithatë, duhet theksuar se në disa dokumente tashmë të deklasifikuara, Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan pranon se dosjet e operacioneve klandestine kundër Shqipërisë janë asgjësuar në pjesën më të madhe të tyre. Për këtë arsye, zbulimi i dokumentacionit të mbetur është shumë i rëndësishëm për të kuptuar disa prej mistereve të historisë komuniste, si dënimi i një sërë figurash qendrore dhe lokale të ardhura nga zona e Çamërisë.
Aktualisht, opinioni i studiuesve që janë marrë me historinë e dënimit të grupit të njohur si Grupi i Konispolit, kanë pranuar njëzëri se procesi kundër tyre ka qenë i montuar. Ka pasur shumë dëshmi të bashkëkohësve, të të mbijetuarve nga ky grup, apo njerëzve të lidhur me familjet që vuajtën kalvarin e internimeve, se akuzat ndaj tyre kanë qenë një proces absurd i Sigurimit të Shtetit. Deri më sot, askush nuk ka mundur të hedhë poshtë këto pohime dhe duhet thënë që opinioni publik ka pranuar në fakt se dënimi i disa ish-partizanëve dhe komunistëve nga Konispoli ka qenë plotësisht një vepër e Sigurimit të Shtetit.
Sidoqoftë, historianët e fushës nuk kanë mundur t’i përgjigjen një pyetjeje mjaft legjitime: Përse Enver Hoxha dhe Shërbimi Sekret donte të godiste këta ish-komandante të luftës partizane nga zona e Çamërisë? Përse këta njerëz të njohur për kohën edhe përtej zonës së tyre, duheshin dënuar dhe çfarë reaksioni do të kishte ky dënim në popull nëse provohej se njerëzit që kishin luftuar në krahun e forcave çlirimtare tashmë ishin armiq të regjimit që sollën vetë në fuqi?
Nëse një numër i madh funksionarësh të komunitetit çam ishin kundër Enver Hoxhës dhe regjimit të tij, a ishte kjo një humbje e madhe për kauzën e pushtetit të ri? Këto, por edhe mjaft pyetje të tjera nuk kanë marrë ende një përgjigje të saktë dhe dënimi i funksionarëve çamë është parë gjithmonë si një goditje e këtij komuniteti nga ana e Enver Hoxhës.
Po përse i interesonte Hoxhës të godiste me çdo kusht krerët e këtij komuniteti? Askush deri më sot nuk ka dhënë një përgjigje të saktë rreth kësaj dileme. Dokumenti që botuam numrin e kaluar ku zbardhej një prej misioneve klandestine të CIA-s në zonën e Konispolit, është dëshmia e parë nga burimet origjinale mbi këtë çështje kaq enigmatike. Në të konfirmohet qartë se amerikanët, me ndihmën e zbulimit grek, kishin baza operacionale në Konispol. Aty vepronin disa agjentë besnikë të amerikanëve, të cilët nëpërmjet një rrjeti sekret të “kutive të fshehta” merrnin të dhëna ushtarake dhe politike nga Tirana dhe i përcillnin në Athinë.
Dokumenti i botuar nuk jepte mundësi për të identifikuar emrat e saktë të agjentëve që hynin nga Greqia për në Konispol, por ngjarjet dhe koha e përshkruar aty nuk ka dyshim se i lidh ata me grupin e Konispolit. Dokumenti që botohet sot, sjell dëshmi të reja për agjentët që operonin në Konispol dhe misionet e tyre klandestine. Veçanërisht në dokumentet e zbulimit amerikan për këtë mision të bie në sy roli i një gruaje të panjohur, e cila, sipas oficerëve amerikanë, luan rolin kyç në rrjetin e agjentëve në këtë zonë.
Kush është kjo grua misterioze, e cila del shpesh në dokumentet sekrete amerikane dhe çfarë roli ka pasur ajo në rekrutimin e personaliteteve të rëndësishme të kohës? Hulumtimi i mëtejshëm i kësaj dosjeje do të sjellë të reja në vazhdim, për të kuptuar më mirë misterin e dënimit të grupit të Konispolit.
SEKRET
Raporti i Statusit të Projektit
Projekti OBHUNT
Divizioni SE/1
Shënjestra Albania
Oficeri mbikëqyrës ( emri i fshirë)
NR 1313J -672
(emër i fshirë) (emër i fshirë) (emër i fshirë)
1. Grupi “E Mërkura” u infiltrua në Shqipëri më 16
maj 1955. Grupi i përbërë nga agjentët AILICH dhe
AIPUMP mundën të arrijnë të sigurt në shtëpinë e objektit
tonë AIPRIG, por e gjetën atë të braktisur dhe pjesërisht
të shkatërruar. Grupi “E Mërkura” doli nga territori
shqiptar pa asnjë problem për në Greqi më 19 Maj 1955,
por pa arritur të merrnin informacion mbi fatin e AIPRIG.
2. Zyra operacionale e terrenit raporton se edhe pse
grupi “E Mërkura” duket se ka raportuar me vërtetësi
ngjarjen e Misionit anëtarët e grupit do të dërgohen pranë
LCFLUTTERED (ka mundësi emri i koduar i vendit, ku
kundërzbulimi amerikan merrte në pyetje agjentët e vet
për të verifikuar vërtetësinë e raportimit të tyre- shën. red.),
për të vërtetuar nëse ajo që ata thonë është korrekt apo jo.
3. Zyra Operacionale në terren po shikon mundësinë e
ridërgimit përsëri të misionit “E Mërkura” për të rekrutuar
njerëz të tjerë besnikë në lokalitetin e AIPRIG (Konispoli-
shën. ynë) apo një xhaxha tjetër të AILICH, i cili
jeton më në brendësi nga kufiri greko-shqiptar. Ky mision,
nëse do të dërgohet, do të jetë nga 8 deri në 10 ditë.
Veprime në Pritje
Rikthimi i Misionit “E Mërkura”
Faktorë sigurie
Nuk ka asnjë informacion të ri
SEKRET
Raporti i Statusit të Projektit
Projekti OBHUNT
Divizioni SE/1
Shënjestra Albania
Oficeri mbikëqyrës (emri i fshirë)
NR 1313J -672
(emër i fshirë) (emër i fshirë) (emër i fshirë)
Veprime të raportuara nga Zyra Operacionale e Terrenit
1. AIPUMP, ish-radist, agjent me status në gatishmëri,
është rekrutuar si udhërrëfyes i misionit “E Mërkura”.
Ai dhe AILICH (kryetari i grupit) janë dërguar në OBATLANTIS
për të filluar trajnimin më 13 prill. Infiltrimi është
programuar për në 16 maj 1955.
2. Informacioni biografik për 3 personat që mendohet
se mund të jenë agjentë të misionit “E Mërkura” AIRTREBLE,
AIQUAKE dhe AITRAIL si dhe rezultatet pozitive
të interrogimit të AILICH ne LCFLUTTEN i janë dërguar
Qendrës.
3. Zyra Operacionale e Terrenit po shikon mundësinë
e misionit “E Shtuna” për t’u dërguar këtë verë.
4. AIRWISE, i parashikuar si një mundësi për të marrë
pjesë në misionin “E Shtuna”, raportohet se është i
sëmurë. Sëmundja e tij u diagnostikua si probleme që ka
pasur edhe më përpara me stomakun. Medikamentet e
zakonshme iu dhanë për këtë gjë. Duhet pasur parasysh
një kontroll mjekësor për tri javë, si një mënyrë parandaluese
për probleme të tjera.
Veprime në pritje
1. Organizimi i misionit “E Mërkura”
2. Rekomandimet për misionin “E Shtuna”
Faktorë rreziku
Asnjë
TOP SEKRET
Shefit S/E
(Emri i fshirë)
Operacioni OBHUNT/OBSIDIUS
Progres-Raporti i Operacionit OBSIDIUS
15 janar – 28 Shkurt 1955
Referenca: SGAA 13721, 21 janar 1955
Veprime të Autorizuara: Asmke për dosjet e Qendrës
Përmbledhje:
a. Analiza e Misionit të Dhjetorit e dërguar në
SGAA13850 29, janar 1955
b. Raporti i LGFLUTTER mbi agjentin RNDOLLAR, i
dërguar në SGAA, 2 shkurt 1955
AURON TARE
Similar topics
» Shqiptarët kanë nevojë të zhvillojnë arsyen për të qenë të lirë
» Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës
» Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit
» Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot
» Marsi ka qenë i pasur me liqene
» Agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës
» Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit
» Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot
» Marsi ka qenë i pasur me liqene
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi