Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit

Shko poshtë

Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit  Empty Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit

Mesazh nga SHKELBA Wed Dec 03, 2014 11:22 pm

Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit

Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit  Coco
Hulumtuesit francezë pretendojnë se kanë gjetur dëshmi të pakundërshtueshme se Coco Chanel, ka punuar si spiune për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një dokumentari, i cili është transmetuar në kanalin francez “France 3” mbrëmjen e djeshme, thuhet se janë zbuluar prova të pastra se ikona e modës, ishte anëtare e agjensisë sekrete të inteligjencës ushtarake të Adolf Hitlerit.
Dokumentari gjithashtu ngriti pyetje rreth rolit të luajtur nga të famshëm të tjerë francezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe këngëtarë si Edith Piaf dhe Maurice Chevalier dhe dramaturgu Sacha Guitry.
Dokumentari i titulluar “ Hija e një dyshimi” kundërshton pretendimet zyrtare të qeverisë franceze se figurat më të shquara të kohës iu bashkuan lëvizjes së rezistencës ose thjesht i bojkotuan nazistët.
Por këto pretendime janë konsideruar si të paligjshme nga historianët francez, hija e dyshimit është injoruar edhe nga rrjetet më të mëdha mediatike në Francë.
Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit  Coco-1_5477
Sipas dokumentarit të transmetuar të hënën, përfshirja e ikonës së modës Chanel me nazistët filloi rreth kohës së rënies së ushtrisë franceze në vitin 1940. Ajo u kthye në Paris menjëherë pas kësaj ngjarjeje dhe u vendos në hotelin Ritz, i cili u kthye në selinë franceze të aviatorëve militarë gjermanë të “Luftwaffe” në atë kohë.
Coco Chanel filloi shumë shpejt një marrëdhënie me një oficer të lartë të Gestapos, i njohur me emrin Baron Hans Gunther von Dincklage dhe u bë së tepërmi e njohur në rrethet e larta naziste. Chanel thuhet se u dërgua në vitin 1943 në Madrid për të shfrytëzuar njohjen e saj me Winston Churchill, për të arritur një armëpushim nga ushtarët britanikë të stacionuar atje.
Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit  Coco-2_3236
Churchill sigurisht që e injoroi propozimin dhe që historiani Henry Gidel e komenton: “Chanel shfaqi një megalomani të pabesueshme dhe naivitet, duke menduar se ajo kishte fuqi të ndryshonte mendjen e Churchill”.
Dokumentat e zbuluara së fundmi tregojnë se ndërsa punonte për nazistët, Chanel njihej me emrin e koduar ‘Westminster’, një nofkë që i referohej lidhjes së saj me Dukën e Westminster në 1920.
Numri “Abwehr” i Coco Chanel ishte F-7124 sipas procesverbaleve naziste, të cilat janë mbajtur sekret në arkivat e Ministrisë Franceze të Mbrojtjes, gjatë shtatë dekadave të fundit.
[You must be registered and logged in to see this link.]
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi