Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia mesopotame

Shko poshtë

Astrologjia mesopotame Empty Astrologjia mesopotame

Mesazh nga Nikolaos Tue Apr 01, 2014 5:55 pm

Historia e astrologjisë mesopotame

Astrologjia mesopotame 24lsolk

Astrologjia është një praktikë e lashtë që civilizime të ndryshme me sa duket kanë zhvilluar në mënyrë të pavarur.  Kaldeasit që jetonin në Babiloni konsultoheshin me të që prej 3000 vjet pr.e.s. (ndërsa kinezët e praktikonin që rreth 2000 vjet pr.e.s). 
Duke vëzhguar Siriusin që ngrihej, egjiptianët parashikonin fryrjen e  lumit Nil. Kur Siriusi ngrihej në qiell , ata e dinin që cikli vjetor rifillonte. Nga Egjipti, Siriusi nuk është i dukshëm në qiell veçse në një pjesë të vitit. Ata e dinin që shfaqja e Siriusit në qiell përkonte me stinën e fryrjeve të Nilit. Edhe pse i vëzhgonin ngjarjet qiellore, egjiptianët nuk ishin astrologë të theksuar, siç mendohet. Astrologjia perëndimore, ajo që njohim ne sot, ka nisur në Mesopotami rreth 2000 vjet pr.e.s., në Irakun e sotëm.  Ka mundësi që të ketë nisur edhe më përpara, por dokumentat e para që përmendin astrologjinë, të gjetura përmes kërkimeve astrologjike, datojnë nga kjo epokë.  Në Babiloni, dijetarët mesopotamë vëzhgonin qiellin. Në çdo aspekt planetar, ata shikonin një ndeshje (dyluftim) ndërmjet zotave.  Dhe meqë ajo që është lart ndodh edhe poshtë, ata kërkonin gjithmonë një incidencë sinkronizmi.  Në këtë epokë, mitologjia dhe astrologjia përziheshin plotësisht. Planetët ishin zota (perëndi). Astrologjia ishte në shërbim të shtetit.  Dëshmitë e shkrimeve më të vjetra të gjetura që flasin për astrologjinë datojnë që nga viti 1700 pr.e.s.  Astrologët i bënin raporte mbretit. Qendrat astrologjike formonin një rrjet perandorak. Raportet e shkruar ishin mbi të gjitha një punë kolektive. Biblioteka në Ninivë ishte veçanërisht e orientuar drejt nevojave të astrologëve të mbretit. Sot, na mungojnë shumë dokumenta për të treguar këto histori.  Nuk kishte asnjë formë të astrologjisë popullore që të jetë identifikuar (rregjistruar). Tabletat prej argjili kuneiformë janë vetëm dokumenta zyrtarë, që mund t’i përdorte vetëm mbreti.  Këto informacione qarkullonin edhe mbi tableta prej dylli ose me letra papirusi, por këto  materiale janë delikate, që i rezistojnë shumë pak kohës. Shumë dokumenta qenë shkatërruar nga pushtimi persian  në vitin 538 pr.e.s. Për më tepër, edhe niveli i ujrave është ngjitur përgjatë shekujve deri në atë zonë, duke  shkatërruar informacionet.  Na mbeten praktikisht vetëm dokumenta që janë caktuar për astrologjinë mbretërore. Astrologjia ishte një besim (fe); zotat e mitologjisë ishin planetët. Priftërinjtë mesopotamë i ruanin me fanatizëm privilegjet e tyre dhe nuk i linin dijet e tyre të dilnin nga tempujt.
Forma të ndryshme astrologjie ekzistonin gjithashtu në Indinë antike dhe tek Majatë e Amerikës qëndrore. Rreth vitit 500 pr.e.s, astrologjia u përhap në Greqi, ku filozofët si Pitagora i referoheshin asaj në studimet e tyre fetare dhe astronomike.

www.astro-al.com
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi