Astrologjia dhe astronomia: e ëma dhe e bija
Faqja 1 e 1
Astrologjia dhe astronomia: e ëma dhe e bija
Na ishte një herë, shekuj të shkuar një zonjë e bukur dhe e mençur. Askush nuk ia dinte moshën e vërtetë, por të gjithë e adhuronin për mençurinë dhe zgjuarsinë. Nuk dihej se ku kishte lindur, por disa miq të afërm, pëshpëritnin se kishte lindur “në një vend diku në Mesopotami”. Fama e saj qe e madhe dhe rritej dita ditës, duke kaluar nga Greqia deri në Egjipt, duke kapërcyer male e dete.
Mendjet e ndritura të asaj kohe nisen të interesohen për këtë zonjë dhe të mësonin më tepër rreth shkencës së saj. Shkenca e saj qe paksa e veçantë: mbështetej në pafundësinë e lidhjeve mes qiellit dhe Tokës, mes hapësirës dhe njeriut, mes pafundësisht të madhes dhe pafundësisht të voglës. Në ato kohëra të shkuara, shkenca që praktikonte kjo zonjë pushtoi tërë botën.
Nga të gjitha anët, mbretërit e thërrisnin për t’u konsultuar me të me shpresën se këshillat e saj do t’i ndihmonin t’i drejtonin punët më mirë, të përfitonin më shumë nga jeta. Zonja nuk po ia dilte dot më nga kërkesat e shumta! Megjithëse kishte mijëra nxënës, e pyesnin se kujt do t’ia linte të plotë njohurinë e saj të mahnitshme.
Atëherë, vendosi të sillte në jetë një fëmijë. Meqë qe bashkuar me një burrë serioz, pak të rreptë dhe të drejtuar nga shkencat matematike , lindi me të një vajzë me inteligjencë të shkëlqyer, por me karakter tepër të pavarur, e cila mezi priste të bëhej po aq e famshme sa e ëma. Kaluan vite dhe vajza u rrit. I zotëronte të gjitha aftësitë. Mprehtësinë dhe një dhunti pragmatike që shtyu të interesohej, njësoj si i ati për matematikën e dukurive që deri atëherë ishin marrë në mënyrë empirike,nga përceptimi i thjeshtë.
Atëherë u hap një epokë përparimi nga e cila njërëzit përfituan shumë. Duke punuar së bashku, nënë e bijë, fuqia e tyre u dyfishua sepse njëra merrej me qiellin nga brenda, me mënyrën si ndikonin lëvizjet në qiell mbi shpirtin e njeriut, kurse tjetra nga jashtë, pra me lëvizjet, orbitat, largësitë dhe rrotullimet e trupave qiellor.
Zbulimet e njërës ndihmonin tjetrën dhe anasjelltas. Njerëzit nga respekti dhe kureshtja, ngritën kulla më të larta se 90 metra që i quajtën “zigurat” dhe nga të cilat nisen të vëzhgonin të fshehtat e qiellit për të kuptuar më mire mësimet e dy zonjave. Për të mos i harruar, zbulimet për trupat qiellor, i shkruanin me karakteret kuneiforme nëpër rrasa argjile të cilat i poqën. Kjo ka ndodhur në qytetin Ur në Kaldé, rreth 5000 vjet më parë.
Shumë kohë më vonë, në Denderah të Egjiptit, disa artistë pikturuan në një tavan të rrumbullakët pamjen e qiellit me yje, e cila më pas u quajt zodiak, një fjalë që rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “rrethi i kafshëve”. Akoma më vonë, në një vend tjetër përtej oqeanit, një fis i quajtur Maja ndërtoi observatorë qiellorë, kushtuar zonjës dhe vajzës së saj. Falë tyre, dijetarët e mëdhenj Hiparku, Kepler, Tiko-Brahe bënë zbulime të tjera të rëndësishme.
Pastaj linden mosmarrëveshjet…Nuk kishin lindur ende as Frojdi dhe as Jungu, nuk ishte shpikur ende fjala “kompleks”… Kryengritja e fëmijëve nuk ishte ende në modë dhe kështu që…vajza u ngrit kundër së ëmës, e quajti plakë të marrë, madje e akuzoi si mashtruese. Zonja, që kishte goxha përvojë të gjatë, nuk ia vuri shumë veshin duke menduar se një ditë, kur të piqej, vajza do të kishte idé më tolerante.
Prandaj e la të ndiqte rrugën e saj dhe u kënaq me recetat dhe zbulimet e veta, madje qeshi kur e bija fitoi një konkurs për artet liberale dhe mori titullin e muzës me emrin Urania. Mirëpo kënaqësia e Uranias nuk mund të ishte e plotë sepse ngadhënjimi I saj nuk qe përfundimtar. Njerëzit vazhdonin ta ngatërronin me të ëmën dhe këtë nuk e duronte dot!
Prandaj nisi një luftë me të egër, duke u përpjekur ta demaskonte para gjithë të mençurve të botës atë që e kishte lindur. Kjo zgjati shumë. Pastaj erdhi shekulli i 17-të, i quajtur ndryshe “shekulli i ndriçimit”. Në Francë, një farë Kolberti i priti mirë argumentet e vajzës sepse qe pragmatik dhe kishte frikë nga gjithçka që nuk arrinte ta kuptonte me arsye. Ai e dënoi publikisht zonjën e vjetër dhe mbështetësit e saj si dhe ndaloi përhapjen e doktrinës së saj. Dalëngadalë, për të po flitej përherë e më pak, madje dhe fshehurazi, pasi kisha e fuqishme, nga ana e saj, mohoi çdo ndikim të qiellit mbi njeriun.
Sipas saj, njeriu qeverisej dhe drejtohej vetëm nga Zoti. Në këtë mënyrë, njerëzit u ndanë nga yjet… Urania vazhdoi rrugën e vet të ndritshme, e sigurt se e kishte hequr përfundimisht qafe të ëmën. Me krenari të madhe, bënte sikur nuk e dinte që e ëma e vazhdonte fshehurazi veprimtarinë e saj tunduese. Arriti sukese të mëdha teknike, nxori në dritë gjithçka që dikur dukej e mbuluar nga misteri, u bë e pasur dhe qeveritë i vunë në dispozicion mjete financiare dhe njerëz. Mirëpo, mes gjithë shkëlqimi, njerëzit sikur nisën të ndryshonin papritur.
Një gjithësi e përbërë nga skema të shpjegueshme dhe struktura të përcaktuara mirë nisi të bëhej e merzitshme, deri dhe e padurueshme. Nisen të ndjenin etje për të ditur, për të mësuar se çfarë ishin, ku shkonin, thjesht si individë, jo si molekula të një të tëre. Shpirti u rebelua, dhe inteligjenca. Si të gjendej një njohuri që bashkonte intuitën me llogaritjet, ku të gjendje një llogjikë për të shpjeguar jo-racionalen? Atëherë u kujtuan për zonjën e vjetër.
Edhe ajo kishte ndryshuar, u ishte përshtatur kërkesave të kohës. Ishte thjeshtëzuar për t’ju afruar të gjithëve. Kështu, mbërritëm në kohën ku jetojmë sot. Zonja e vjetër, besoj e keni kuptuar dhe ju, është Astrologjia, ndërsa vajza e saj, “vajza e mençur me nënë të marrë” është Astronomia. Konflikti nuk u mbyll, por zonja mori një pjesë të pushtetit të humbur.
Vajza nuk ka hequr ende dorë nga ideja për ta nxjerrë në pension, por e di mirë që nuk do t’ia arrijë sepse zonja Astrologji është vërtetë e fortë… Do të kenë tërë përjetësinë për t’u pajtuar
Similar topics
» Çfarë është Astrologjia
» Astrologjia sipas fesë islame
» Astrologjia mesopotame
» Astrologjia dhe religjioni
» Astrologjia bimore
» Astrologjia sipas fesë islame
» Astrologjia mesopotame
» Astrologjia dhe religjioni
» Astrologjia bimore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi