Astrologjia bimore
Faqja 1 e 1
Astrologjia bimore
Astrologjia bimore
Astrologjia ka qënë përdorur për një kohë të gjatë në profesionet mjekësore për diagnozat e sëmundjeve dhe për të zbuluar sëmundjet e mundshme. Nicholas Culpeper (1616 – 1654) mjek dhe herbalist i famshëm e përdori astrologjinë për ilaçet e tij barnore (herbale). Harta e lindjes do të përdorej për diagnozë dhe Culpeper do ta trajtonte sëmundjen duke iu përshtatur asaj. Ai njihet për thënien e tij: “ Vetëm astrologët janë të përshtatshëm për ta studiuar mjekësinë dhe një mjek pa astrologji është si llampa pa energji (si kandili pa vaj)”
Duke iu referuar njerëzve të lashtë, një planet i vendosur në një shenjë të caktuar mund të tregojë një dobësi (ligështi), e cila i nënshtrohet kushteve të duhura, mund të tregohet me dëmtime, sëmundje, madje dhe me ngjarje fatale. Kjo varet kryesisht në aspektet midis planetëve në hartën e lindjes dhe në tranzitet që formojnë midis tyre. Për shembull, Saturni duke qënë i pozicionuar në Bricjap dhe duke qënë njëkohësisht sundues i kësaj shenje, mund të tregojë një prirje për sëmundje të keqe apo dëmtime që prekin kockat/gjunjët.
Secila shenjë zodiakale përfaqëson një pjesë (fushë) të trupit, duke nisur me Dashin që sundon kokën, Demin që sundon pjesën e fytit dhe kështu me radhë. Shenjat vazhdonjë me radhë duke zbritur natyrshëm përgjatë trupit dhe duke përfunduar tek Peshqit që kanë këmbët.
Harta e lindjes dhe astrologjia mjekësore
Pikat kryesore që duhet të merren parasysh kur studjojmë një hartë lindje nga pikëpamja mjekësore janë:
Shenja diellore – kjo është një forcë e natyrshme jetësore tepër e rëndësishme. Pozicioni i Diellit shpesh tregon një pikë të dobët, siç ndodh te Dashi që sundon kokën, Demi qafën dhe me radhë. Kjo ndikon më shumë kur Dielli ndodhet në pozicion negativ.
Hëna -Rrjedha e forcave të jetës përmes trupit, lëngjet që ndihmojnë të ruajnë (mbajnë) trupin. Gjithashtu mirëqënia emocionale. Hëna është veçanërisht e rëndësishme tek hartat e femrave meqë përfaqëson të gjitha aspektet e cikleve të femrave dhe nënave (grave). Edhe Hëna përfaqëson një pikë të dobët në lidhje me shëndetin, sidomos nëse është në pozicion të keq.
Ashendenti – Ky sundon trupin në tërësi, pamjen e jashtme (formën) dhe mirëqënien e përgjithshme. Planetët kuadrat ose opozitë Ashendentit, ose një planet i keq përkrah tij, shpesh tregojnë dëmtim të mundshëm ose sëmundje që mund të theksohet nga tranzitet.
Shtëpia e gjashtë – Kjo është shtëpia e shëndetit, lidhur natyrshëm me Virgjëreshën. Shenja ku bie pika e kësaj shtëpie dhe planeti i saj drejtues është sundues i shëndetit në hartë. Planetët e vendosur në këtë shtëpi përshkruajnë gjithashtu shëndetin dhe sëmundjet e mundshme apo aksidentet. Planeti që sundon shenjën në pikën e shtëpisë së gjashtë do të tregojë me anë të pozicionit të tij në hartë një tjetër pikë të dobët. Për shembull, Bricjapi duke qënë në pikën e shtëpisë së gjashtë, që sundohet nga Saturni, dhe Saturni duke qënë i pozicionuar në shenjën e Peshqve tregon një mundësi sëmundjeje në lidhje me këmbët. Në mënyrë të ngjashme, shenja në pikën e kësaj shtëpie mund të tregojë këtë ashtu siç ndodh te Bricjapi që sundon kockat dhe lëkurën.
Aspektet me këto pika të hartës tregojnë natyrën e mundshme të një sëmundjeje apo të trajtimit dhe kurimit. Nga aspekti mund të shikohet se çfarë duhet bërë për të shmangur sëmundjen apo për t’u shëruar.
Harta decumbiture (e momentit kur bie i sëmurë në shtrat) në astrologjinë mjekësore
Kjo është një lloj harte e veçantë që ndërtohet në bazë të vendit dhe kohës kur fillon sëmundja apo kur ndodh dëmtimi (plagosja). Mund të përdoret më vete si harta e sëmundjes për diagnozë dhe trajtim apo për hartën e lindjes thjesht si hartë tranzitesh. Teknikat e përdorura përhartën decumiture (e momentint e sëmundjes) janë shumë të ngjashme me ato që përdoren në astrologjinë horare dhe atë të përzgjedhjes.
Shtëpitë në hartën e momentit të sëmundjes (harta decumbiture = moment kur sëmuret njeriu)
Në hartën e momentit kur njeriu bie i sëmurë (shtrihet në shtrat) vëmendja përqëndrohet në pesë shtëpi në veçanti . Të cilat janë:
- Ashendenti/ shtëpia I: trupi i pacientit, gjallëria dhe shëndeti i përgjithshëm.
- Shtëpia VI: sëmundjet (dobësitë) apo dëmtimet.
- Shtëpia VII: vlerësimi (mendimi) i mjekut apo i cilitdo që kujdeset për pacientin.
- Shtëpia VIII: vdekja e pacientit.
- Shtëpia X: ilaçt e nevojshme / e duhura
Janë sunduesit planetarë të këtyre shtëpive që bëhën domethënës për çdo gjë. Gjithashtu, ashtu si në astrologjinë horare, e rëndësishme është edhe Hëna. Meqë Hëna sundon lëngjet e trupit, ajo përfaqëson rrjedhën e forcës jetësore (Diellin) përgjatë trupit. Hëna me lëvizjet e saj tregon se çfarë ndodh kur formon aspekte me planetët duke treguar kështu rrjedhën (motivin) e një sëmundjeje, trajtimin e saj dhe rezultatin e mundshëm.
Të gjesh domethënës të përshtatshëm – Planetët
Vetëm shtatë planetët tradicionalë (Dielli, Hëna, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni) përdoren në këtë lloj astrologjie mjekësore. Domethënësi i pacientit është sunduesi i shenjës që bie në Ashendent. Për shembull: nëse shenja ashendent është Binjakët, domethënësi do të jetë Merkuri meqë është planeti sundues i kësaj shenje. Merkuri do të përfaqësojë pra pacientin dhe gjendjen e shëndetit të tij në përgjithësi duke u varur nga pozicioni dhe aspektet që formon.
Domethënësi i sëmundjes apo dëmtimit të pacientit do të jetë sunduesi i shenjës që bie në pikën e shtëpisë së gjashtë. Për shembull: nëse shenja që zë pika e shtëpisë së gjashtë është Akrepi, domethënësi do të jetë Marsi meqë është planeti sundues i asaj shenje (tradicionalisht përpara zbulimit të Plutonit, dhe tani bashkë-sundimtar). Marsi lidhet me temperaturën e trupit dhe si pasojë me ethet, pezmatimet etj. Dhe me vendosjen e tij mund të lokalizojë zonën problematike të shëndetit. Nga gjendja e Marsit në lidhje me Vlerësimet (Dignity), është e mundur të përcaktohet serioziteti i sëmundjes apo dëmtimit.
Çdo domethënës përkatës është gjetur siç përshkruhet më sipër. Rendi i 12 shtëpive lidhet me rregullin natyror të shenjave të zodiakut në lidhje me anatominë dhe lidhet aq fort me pjesët e trupit. Pra domethënësi për ndonjë pjesë të trupit do të jetë sunduesi i çdo shenje që i ndodh të bie në pikën e shtëpisë përkatëse.
Për shembull: domethënësi i gjunjëve (qeverisur nga Bricjapi) do të jetë planeti sundues i shenjës në pikën e shtëpisë së dhjetë (shtëpia natyrore e Bricjapit). Nëse Dashi do të ishte në pikën e shtëpisë së dhjetë, domethënësi do të ishte Marsi (sundues i Dashit). Pra Marsi do të ishte domethënësi i gjunjëve.
Fuqia e planetëve
Sapo domethënësit përkatës të jenë gjetur hapi tjetër është të merret në konsideratë fuqia e tyre. Fuqia e planetëve varet nga pozicioni i tyre. Nëse planetët janë në shenjën e tyre, në ngritje, rënie apo mërgim si dhe në vlera të tjera.
Shikoni gjendjen e përgjithshme të pacientit duke gjetur domethënësin dhe duke përcaktuar fuqinë e tij, d.m.th a është sunduesi i ashendentit i fortë apo i dobët si pozicion?
Vlerësoni nivelin e energjisë së pacientit, duke shqyrtuar gjendjen e Diellit, symbol i forcës jetësore dhe gjallërisë së përgjithshme.
Vlerësoni nivelin emocional të pacientit duke shqyrtuar gjendjen e Hënës, meqë ajo do të tregojë aftësinë e përballjes me anën emocionale të sëmundjes si edhe të rrjedhës së përgjithshme të forcës së jetës.
Aspektet midis sunduesit të ashendentit dhe planetëve të këqinj Marsit dhe Saturnit tregojnë një dobësim të gjallërisë së pacientit. Nëse sunduesi i ashendentit është retrogradë, edhe kjo gjithashtu tregon një dobësim. Aspektet ndërmjet sunduesit të Ashendentit dhe planetëve të mirë Venusit dhe Jupiterit tregojnë një përforëcim të gjallërisë se pacientit.
Treguesit se cila pjesë e trupit është prekur
Hemisfera lindore e hartës (domethënë ana e Ashendentit), tregon anën e majtë dhe lidhet me dorën e majtë, krahun, këmbën e majtë dhe çfarëdoqoftë. Hemisfera perëndimore e Hartës (domethënë ana e Deshendentit), tregon anën e djathtë, dorën e djathtë, krahun, këmbën e djathtë dhe çfarëdoqoftë tjetër.
Trajtime
Çdo bimë dhe barishte i nënshtrohet sundimit të një planeti të veçantë. Sëmundja e lidhur me një planet të veçantë do të trajtohet me ilaçin që vjen nga bima që lidhet me po të njëjtin planet. Shpesh dy ose më shumë bimë përdoren në përputhje me karakteristikat e tyre për të zbutur simptomat që lidhen me sëmundjen si edhe me trajtimin e vet sëmundjes.
Bimët e lidhura me planetët:
DIELLI
Ushqimorët: Orizi, mjalti dhe bimët aromatike që përdoren si aromatizues, erëzat. Lulet: kumaku, luledielli, bozhuret etj.
Pemët: Dafina, hurma, arra, dhe palma
HËNA
Ushqimorët: Lakra, pjepri, kastravecat, kungujt, rrepat, këpurdhat, marulet, lakërishtet.
Lulet: Lulet që rriten natën, trëndafili i bardhë.
Pemët: Tradicionalisht, ato që janë të pasura me ujth, siç është panja.
MERKURI
Ushqimorët: bimët me shumë fara; karotat, majdanoza, bajamet.
Lulet: Lulet më të egra, livando, trumza e butë, qimnoni
Pemët: - Lajthia, arrat, dhe pemët e ngjashme me to.
VENUSI
Ushqimorët: kulumbri dhe manaferrat e tjera, gruri, dhe erëzat.
Lulet: Narcisi i lëndinës, thupra e artë, manushaqja, trëndafili, zambaku, trumza, lisna.
Pemët: Molla, dardha, pjeshka, fiku, bajamet, frashëri, selvia, verri dhe hardhia.
MARSI
Ushqimorët: Pothuajse të gjitha ushqimet “e nxehta”, si xhenxhefili, dhe piperi, dhe ato me shije të forte si qepa, hudhra etj.
Lulet: Lulet e shndritshme disi të ashpra dhe të pazakonshme. Pemët: asnja, bredhi dhe të gjitha ato me gjëmba, apo shkurre.
JUPITERI
Ushqimorët: Perimet si shërbela, prasi, shpargu; raveni, mendra dhe frutat si luleshtrydhet dhe rrushi i thatë.
Lulet: margaritat dhe lulet e ngjashme, shtara, trëndafili i kuq, hisopi.
Pemët: Bliri, limoni i athët, mështekëna, mani, frashëri, lisi, dushku.
SATURNI
Ushqimorët: shumica e perimeve, si patatet etj.; pastinaku, spinaqi dhe elbi.
Lulet: Dredhka, kukuta, beladona, syza, ato që rriten ngadalë, bimët me veti narkotike, me substanca të trasha si dhe ato me ferra, shkurre dhe kaçube. Pemët: Pisha, bërsheni, shelgu, vidhi.
URANI dhe NEPTUNI janë të ngjashëm me ato të Venusit dhe Hënës.
Similar topics
» Astrologjia mesopotame
» Astrologjia dhe religjioni
» Astrologjia dhe astronomia: e ëma dhe e bija
» Çfarë është Astrologjia
» Astrologjia sipas fesë islame
» Astrologjia dhe religjioni
» Astrologjia dhe astronomia: e ëma dhe e bija
» Çfarë është Astrologjia
» Astrologjia sipas fesë islame
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi