Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës

Shko poshtë

Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës  Empty Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës

Mesazh nga SHKELBA Wed Dec 03, 2014 11:05 pm

Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës

Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës  Permbytjet

Që në agimet e qytetërimit, njeriu është shtyrë përherë nga kureshtja për të ditur nëse ekziston jeta në planete të tjera të Universit, e mbi të gjitha a ekzistonin krijesa inteligjente.

Përgjatë shekujve shumë filozofë, teologë e shkenctarë janë përballur me këtë problem duke sjellë argumente pro e kundër egzistencës së jashtëtokësorëve. Mbështetësi i parë i idesë së pluralizmit të botëve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar në shek. VI para Krishtit.
Sipas këtij mendimtari, burimi i gjitha gjërave të njohura ishte një Element i Papërcaktuar e prandaj mund të egzistonin njëkohshëm shumë botë të tjera, të ndryshme mes tyre. Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botëra të pafundme të banuara, tek të cilat gjithçka është e përbërë nga një llojshmëri e pafundme atomesh që shkëputen nga Pafundësia për t’iu nënshtruar atypëraty një rregulli të përkohshëm.
Atome të tilla mund të kalojnë edhe prej një bote në tjetrën, duke gjeneruar qënie shumë të ndryshme herë mbas here. Tezat e Epikurit qenë mbështetur në botën romake nga Lukreci (shek. i para Krishtit). Në përgjithësi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezën e pluralizmit të botëve dhe çështjen e jetës jashtëtokësore. Pak mendimtarë (mes të cilëve citojmë Xhordano Brunon dhe Spinozën) u radhitën në favor të egzistencës së jetës në botëra të tjera. Bazat e para shkencore që mbështetën idenë e jetës në planete të tjera u hodhën në shek. XVII, në vijim të vëzhgimeve dhe arritjeve të Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642).
Mërkuri, Jupiteri, Afërdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartë si planete, ndërsa mbi hënë niseshin të vëreheshin male dhe kratere. Në veçanti ai që zgjoi më shumë interes ishte planeti Mars, në sipërfaqen e të cilit mund të vëzhgoheshin hapësira të ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtërngata. Duke u nisur nga këto vëzhgime, lindi ideja që planeti mund të ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimë në kohët tona kur vëzhgimi i planeteve është bërë më i saktë dhe me i përkryer, falë përdorimit të teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, radioteleskopëve dhe dërgimit të sondave në hapësirë.
Përmbytja
Oqeanografi Robert Ballard ka deklaruar disa kohë më parë, se kishte gjetur gjurmë të Përmbytjes Universale në një vijë të lashtë bregdetare të vendosur ndërmjet Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur, e cila qe zhdukur nga një përmbytje e tmerrshme rreth 8000 vjet më parë. Vetë Ballard pohon se zbulimi i tij përputhet me rrëfimin biblik. Në të vërtetë, ndryshe nga ç’mund të besohet, legjenda mbi Përmbytjen Universale apo të një katastrofe të natyrave të ndryshme që mund të kenë goditur Tokën, nuk është karakteristikë e veçantë e traditës hebreo-kristiane, përkundrazi mund të pohohet se ajo është trashëgimi e miteve sumere, që qenë asimiluar nga Hebrejtë, të cilët në kohë shumë të lashta kishin jetuar në Mesopotami.
Në të vërtetë miti i Gilgameshit, heroit sumer që përbëhej nga dy të tretat hyjnor e një e treta njeri, tregon sesi ai, mbas vdekjes së mikut të vet Enkidu, u end i dëshpëruar në kërkim të paraardhësit të tij Utnapishtim (i cili ishte në zotërim të dijes që mund ta ringjallte mikun e tij!!!). Me ta gjetur paraardhësin, Gilgameshi merr vesh se vetë Utnapishtimi, me dashjen e zotit Ea, ishte i vetmi i mbijetuar nga një përmbytje e shkaktuar nga zotat për të ndëshkuar njerëzimin e korruptuar.
Vetë zoti Ea i dha Utnapishtimit masat e një anijeje që ai duhej të ndërtonte për të shpëtuar veten e për ta ruajtur të thatë “farën e të gjitha krijesave të gjalla”. Mbas ditësh e ditësh lundrimi nëpër ujëra të trazuara nga tërbimi i elementëve, më në fund kur zemërimi i zotave u duk se qe fashitur, Utnapishtimi lëshoi më së pari një pëllumbeshë e mandej një dallandyshe të cilat duke mos patur se ku të ndalonin u kthyen sërish; atëherë ai lëshoi një korb i cili nuk u kthye më sepse gjeti ushqim me bollëk nëpër kufoma. Atëherë Utnapishtimi vendosi të zbarkonte në tokën e çliruar nga ujërat. i ngjashëm me Utnapishtimin është edhe bibliku Noe.
Edhe popuj të tjerë të zonës euro-aziatike kujtojnë nëpër mitet e tyre katastrofa të ngjashme dhe njerëz të zgjedhur për ta shpëtuar e për t’i dhënë limfë të re genit njerëzor. Kështu në traditën greke gjejmë Deukalionin e Pirrën, burrë e grua, të cilët shpëtuan nëpërmjet një arke dhe arritën ta ripopullonin tokën duke hedhur gurë mbas shpinë së tyre. Në Iran kujtohet Jima, ndërsa në Indi përmendet Baisbasbata. Më një legjendë universale kaq specifike, ku deri dhe kohëzgjatja e përmbytjes varion fare pak (mes 40-60 ditësh), duke na bërë të besojmë se më shumë se për një mit, është fjala për diçka absolutisht të vërtetë që ka shkaktuar një tronditje të thellë në njerëzimin botëror.
Zhdukjet e mistershme të anijeve
Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin në aksidente, disa rrëmbehen dhe vriten, por pjesa më e madhe janë gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vërtet të mistershme. Që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloëay, disa njerëz janë zhdukur pa lënë gjurmë.Kur personat e humbur janë gjetur, ka ndodhur gjithmonë përmes punës kërkimore të policisë, dëshmive ose aksidenteve, kurrë prej detektivëve psikikë. Por kur provat mungojnë dhe udhëheqësit kanë humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund të zgjidhin krimin. 1872, Mary Celeste: anija u nis për lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovës në Itali më 5 nëntor.
Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen të braktisur në 5 dhjetor. e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtësisht në rregull me furnizim të bollshëm dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kësaj dite. 1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej të shpërndante karburant dhe lëndë të tjera në luftanijen në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u zhduk gjatë rrugës nga Brazili për në Baltimorë.Anija ankoroi për pak kohë në ishujt Barbados më 3-4 mars.
Meqenëse nuk arriti në datën e paracaktuar, 13 mars, në Baltimorë, filluan kërkimet, por as rrënojat e saj dhe asnjë nga 309 personat në bord nuk u gjetën kurrë. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur. 1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke përfshirë edhe 45 kadetë, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi më 14 dhjetor.Kontakti i fundit me radio me anijen u bë më 22 dhjetor dhe gjithçka dukej mirë. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukën pa asnjë gjurmë dhe askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur.
Sipas një shkrimtari paranormal John Keel, shumë zhdukje paranormale mund të jenë rezultat i vrimës në fabrikën e realitetit, ku njerëzit apo objektet kalojnë përmes një vrime jashtë së njohurës, duke lëvizur në një dimension tjetër, duke mbetur jashtë botës sonë në terma të kohës dhe hapësirës, duke iu shkaktuar zhdukjen. Një numër i konsiderueshëm zhdukjesh implikojnë UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, një pilot 20-vjeçar, i cili u zhduk në një fluturim nga King Island në ngushticën australiane mes Viktorias dhe Tasmanisë më 21 tetor 1978. Trekëndëshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekëndëshi i djallit është një zonë në veriperëndim të
Oqeanit Atlantik, në të cilin një numër avionësh dhe anijesh lundruese janë zhdukur në ato të ashtuquajtura rrethana përtej kufijve të gabimit njerëzor apo veprimtarive të natyrës. Disa prej tyre i atribuohen paranormales: një pezullim i ligjeve të Fizikës ose aktivitet i qenieve jashtëtokësore. Edhe pse incidente të shumta janë raportuar pa saktësi ose janë zbukuruar nga autorët e vonshëm, shumë të tjera mbeten të pashpjeguara.(Express)
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi