Univers plot surpriza
3 posters
Faqja 1 e 3
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Univers plot surpriza
Univers plot surpriza
Vec nje shekull me pare,shkencetaret mendonin se krejt universi permblidhej ne galaktiken tone Udha e Qumeshtit.Megjithate,gjate shekullit te 20-te,perparimet e medha ne astronomi,fizike dhe teknologji zbuluan sa maramendes eshte kozmosi.Gjithashtu,disa prej zbulimeve kane treguar se sa pak dime.Per shembull,ne dekata e fundit astronomet kane kuptuar se nuk e dine nga cfare perbehet me shume se 90% e universit.Per me teper,zbulimet qe cuan drejt ketij perfundimi i kane bere shkencetaret te vene ne pikepyetje kuptueshmerine e tyre rreth bazave te vet fizikes.Sigurisht,keto ceshtje nuk linden sot.
Per shembull,nga fundi i shekullit te 19-te,fizikantet verejten dicka te cuditeshme per shpejtesine e drites.Ata zbuluan se ne lidhje me nje vrojtues,drita gjithmone udhetonte me te njejten shpejtesi,pavarsisht se sa shpejt levizte vrojtuesi.Por kjo nuk dukej logjike.Problemi u trajtua ne vitin 1905 nga Albert Ajnshtajni ne teorine speciale te relativitetit.Me kete teori ai tregoi se largesia (gjatesia),koha dhe masa jane relative.Pastaj,ne vitin 1907,fale nje shkendije te intuites,te cilen e quajti ''mendimi me i lumtur i jetes time'',Ajnshtajni filloi te hartonte teorine e pergjithshme te relativitetit,te cilen e botoi me 1916-en.Ne kete veper revolucionare,Ajnshtajni nderthuri bashke gravitetin,hapesiren dhe kohen,si edhe permiresoi shpjegimet e Isak Njutonit per fiziken.
Univers ne zgjerim
Duke u bazuar ne deshmite e asaj kohe,Ajnshajni mendonte se universi eshte statik,pra as zgjerohet,as tkurret.Gjithsesi,ne vitin 1929,astronomi amerikan Edvin Habell paraqiti prova qe tregonin se universi po zgjerohet.
Gjithashtu,Habelli hodhi drite rreth nje misteri te vjeter per disa njolla te ndriteshme te turbullta qe vereheshin naten ne qiell.Ato i quanin nebuloza ose mjegullnaja,ngaqe dukeshin si re gazi.Por,a gjendeshin brenda galaktikes sone keto mjegullnaja apo jashte saj,sic kishte thene ser Uiljam Hershelli (1738-1822) para nje shekulli?
Kur Habelli llogariti per here te pare largesine e njeres prej ketyre mjegullnajave,Mjegullnajes se Madhe ne yjesine e Andromedes,ai nxori perfundimin se kjo mjegullnaje ishte nje galaktike nje milion vite-drite larg.Pra ishte goxha larg nga Udha e Qumeshtit,e cila ka nje diameter vetem 100.000 vite-drite.Ndersa maste largesite e mjegullnajave te tjera,ai nisi te zbulonte permasat kolosale te kozmosit dhe zgjoi nje revolucion ne astronomi dhe kozmologji.
(Astronomia studion trupat dhe lenden jashtetokesore.Kozmologjia eshte dege e astronomise dhe,sipas THE WORLD BOOK ENCYCLOPEDIA,''studion strukturen dhe zhvillimin e universit,si dhe forcat qe veprojne ne te.Kozmologet perpiqen te shpjegojne si u krijua universi,cka ndodhur qysh atehere dhe cmund te ndodhe ne te ardhmen.'')
S'kaloi shume dhe Habelli verejti se universi po zgjerohet pasi dalloi se galaktikat e largeta largoheshin prej nesh.Gjithashtu vuri re se,sa me larg ishte galaktika,aq me shpejt largohej.Keto vrojtime nenkuptojne se dje universi ishte me i vogel se sot.Kur Habelli botoi vepren e tij novatore ne vitin 1929,hapi udhen per zhvillimin e teorise se Big-Bengut,per origjinen e universit.Sipas kesaj teorie,universi erdhi si rezultat i nje shperthimi kozmik rreth 13 miliard vjet me pare.
Sa shpejte ndodh zgjerimi?
Qe nga koha e Habellit,astronomet jane munduar ta matin sa me te sakte te jete e mundur shpejtesine e ketij zgjerimi,qe quhet edhe konstantja e Habellit.Pse eshte kaq i rendesishem njehsimi i saj?Nese llogaritnin sa shpejt po zgjerohet universi,kete mund ta perdorin per te llogaritur moshen e tij.Per me teper,shpejtesia e zgjerimit mund te nenkuptoje pasoja serioze per te ardhmen.Ne c'kuptim?Sipas arsyetimeve,ne rast se universi zgjerohet teper ngadale,graviteti do te fitoje e do te shkaktoe qe gjithcka te ngjeshet ne nje njesi te vetme te quajtur Big-Kranc.Nga ana tjeter,nese zgjerimi eshte teper i shpejte,universi mund te zgjerohet pambarimisht e te shperbehet krejt.
Ndonese matje me te sakta u kane dhene pergjigje disa prej pyetjeve,pyetje te tjera jane ngritur,per kuptueshmerine tone rreth materies dhe forcave themelore te natyres.
Energjia e erret dhe lenda e erret
Me 1998-en,kerkuesit gjeten prova se zgjerimi i universit po pershpejtohet,teksa studionin driten e nje lloji te vecante supernove ose ylli shperthyes.
(Yjet shperthyese quhen supernova te tipit Ia dhe per nje kohe te shkurter mund te ndricojne sa nje miliard diej te marre se bashku.Astronomet i perdorin keto supernova si standart per matjet.)
Fillimisht shkencetaret ishin mosbesues,por shpejt provat u shtuan.Natyrisht,ata ishin kureshtare se c'lloj energjie po e shpejtonte zgjerimin.Se pari,dukej se vepronte kunder gravitetit,dhe se dyti,nuk parashikohej nga teorite e kohes.Kjo energji misterioze eshte quajtur me vend energjia e erret dhe mendoni qe ajo mund te perbehet gati 75% te universit!
Sidoqofte,kjo energji nuk eshte e vetmja cudi e erret e zbuluar kohet e fundit.Nje tjeter dukuri u konfirmua ne vitet 80-te te shekulli te 20-te kur astronomet analizuan galaktika te ndryshme.Shpejtesia me te cilen keto galaktika,ashtu si edhe galaktika jone,rrotulloheshin rreth vetes,ishte aq e madhe sa,normalisht duhej te shperbeheshin.Pra,me sa duket,duhej te ekzistonte ndonje lende qe u jepte terheqjen gravitacionale te nevojshme.Po c'lende ishte kjo?Meqe shkencetaret nuk e dine,e kane quajtur lende te erret,pasi nuk thith,nuk leshon dhe as pasqyron ndonje sasi te dallueshme rrezatimi.Sa lende te erret ka ne univers?Llogaritjet tregojne se ajo mund te perbeje 22% a me shume te mases se universit.
Mendoni:sipas llogaritjeve te sotme,lenda e zakonshme ze rreth 4% te mases se universit.Dy enigmat e medha:lenda e erret dhe energjia e erret,duket se zene pjesen tjeter.Keshtu,gati 96% e universit mbetet mister i plote deri ne zbulimin e rradhes.
(Hipoteza per lenden e erret u hodh ne vitet 30 te shekullit te 20-te, dhe u vertetua ne vitet 80.Sot astronomet masin sa lende te erret mund te kete nje grumbull galaktikash,duke vrojtuar si e perthyen ky grumbull driten qe vjen nga objektet me te largeta.
Viti 2009 eshte quajtur Viti Nderkombetar i Astronomise dhe shenon 400 vjetorin e perdorimit per here te pare te teleskopit astronomik nga Galileo Galilei.)
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Univers plot surpriza
Perseri nje koment per lenden e erret
Një copëz qielli, e boshatisur nga galaktikat, mund të çojë në përfundimin se në këtë univers të pafund dhe misterioz, ekzistojnë disa lloje lëndësh të errëta. Lënda e errët, në qendër të Abell 520, një “tren kozmik anijesh të mbytura”, 2.4 miliardë vite dritë larg nesh, nuk “po sillet” sipas parashikimeve. Kjo sipas lajmeve të fundit të NASA-s të marra nga informacionet e Teleskopit Hapësinor Huble.
Lënda e errët është një substancë misterioze, që nga sa dihet deri më tani, ka mundësi që të përbëjë thuajse një të katërtën e universit tonë, por që me mjetet aktuale në dispozicion të shkencëtarëve, nuk mund të detektohet.
Sipas teorisë në lidhje me këtë lëndë misterioze, grupimet e lëndës së errët ose të ashtuquajturat “halo” krijojnë dhe formojnë qendra gravitacionale rreth të cilave krijohen thelbet dhe zanafillat e galaktikave. Kur galaktikat dhe grupimet e galaktikave përplasen me njëra-tjetrën, lënda e tyre e errët gjithashtu përplaset. Duke qenë se lënda normale tërhiqet gravitacionalisht nga lënda e errët, copëzat e shpërbëra të galaktikave duhet të vijnë zvarrë rrotull lëndës së errët, si qentë që nuk larohen më shumë nga zinxhiri i tyre.
Të paktën këtë e observuan astronomët në vitin 2006, në një grup galaktikash, që gjendej pikërisht në një moment të tillë si ai për të cilin po flasim. Ky vëzhgim shërbeu dhe shërben edhe sot për të shpjeguar mënyrën e funksionimit të lëndës së errët. Gjatë këtij observimi, astronomët që vëzhguan Abell 520 zbuluan se lënda e errët e kësaj mase galaktikore përqendrohej në një thelb të errët, që në fakt përmbante shumë më pak galaktika nga sa mendohej se ndodheshin në një sektor të tillë të universit.
Ajo që u pa më pas ishte se një pjesë e madhe e galaktikave, ndryshe nga sa mendohej, pas përplasjes ishin larguar tutje dhe nuk ishin grumbulluar në zemrën e lëndës së errët. Sipas shkencëtarëve që merren me studimin e kësaj lënde misterioze është shumë e vështirë, në fakt, që të shpjegohen saktësisht lëvizjet dhe zhvendosjet e lëndëve të tilla dhe trupave e masave qiellore që sillen rreth tyre.
Rezultatet e vitit 2006 ishin aq të papritura sa disa shkencëtarë, madje i mohuan ato. Por më pas një analizë e bërë nga Hubble i mbështeti vëzhgimet fillestare duke i lënë astronomët të çuditur dhe pa ndonjë shpjegim teorik të gatshëm. Si përfundim u dol me idenë se ndoshta ekzistojnë disa lloje lëndësh të errëta, por e gjithë kjo ende edhe sot e kësaj dite mbetet shumë spekulative…
Çfarë është lënda e errët
Në astronomi dhe astrologji, lënda e errët është aktualisht një lëndë e panjohur, që mendohet se është një pjesë e madhe e masës së universit. Kjo lëndë as emeton dhe as thith dritë, apo emetime të tjera elektromagnetike dhe nuk mund të shihet në mënyrë direkte me teleskopë. Mendohet se ajo përbën 83% të lëndës së universit dhe 23% të masës së energjisë. Lënda e errët erdhi në vëmendje të astrofizikanëve, për shkak të mospërputhjeve në masat midis objekteve astronomike.
Kjo u vlerësua nga efektet gravitacionale dhe përllogaritja e masës së ndritshme që ato përmbajnë. U përkufizua fillimisht nga Jan Oort, në vitin 1932, për të shpjeguar shpeshtësinë e yjeve në galaktikën tonë Udha e Qumështit, si dhe nga Fritz Zwicky , në vitin 1933, në lidhje me shpjegimin që i dha “masës së munguar” në shpejtësitë orbitore të galaktikave në grupet në të cilat ato ndodheshin. Vëzhgime të mëtejshme, ndërkohë, treguan ekzistencën e kësaj lënde në univers.
Në bazë të një konsensusi të vendosur nga astronomët, lënda e errët besohet se kryesisht përbëhet nga një lloj thërrmije nënbërthamore, e cila nuk është kapur dhe kufizuar. Kërkimet për këtë thërrmijë janë ndër sfidat më të mëdha të fizikës së sotme. Edhe pse përgjithësisht, ekzistenca e lëndës së errët është pranuar nga komuniteti i shkencëtarëve, ekzistojnë edhe shumë teori alternative që përpiqen të shpjegojnë anomalitë, për të cilat quhet përgjegjëse pikërisht lënda e errët.
Re: Univers plot surpriza
Nibiru,misteri qe fsheh ky planet
Flitet shume qe ne vitin 2012 nje planet me permesa 4 her me te medha se toka, do kaloje ne rruzullin tone, edhe do i jape fund egzistences tone. Sa te verteta jan kto teori? Nuk dihet! Por lexoni sepse jan me te vertete teori shum te bukura edhe terheqese per tu lexuar. Un do sjell disa shkrime te bera nga Darius qe flet per rrugen qe ndjek Planeti X (Nibiru) edhe misterin e tij.
Prej kohesh ne ambjentet e shkences eshte folur per ekzistencen e nje planeti te 12 ne sistemin tone diellor (duke perfshire diellin dhe henen, perndryshe do ishte planeti i 10). Shume te dhena, eksperimente dhe studime te bera konfirmojne mundesine e nje planeti deri me sot te pastudiuar qe eshte pjese e sistemit tone por me nje orbite shume te gjate, rreth 3600 vjet rreth diellit dhe kjo mund te jete arsyeja kryesore pse dihet kaq pak per kete planet.
Ne janar te vitit 1981 disa revista shkencore ngulmonin ne kete fakt duke u nisur nga orbita e crregullt e Plutonit. Zyrtarisht ne vitin 1982, NASA pranoi mundesine e ekzistences se nje planeti te tille qe u quajt planeti X.
Per disa studiues kjo nuk ishte aspak dicka e re apo e papritur. Njeri prej tyre, Zecharia Sitchin, profersori i njohur cifut prej kohesh kishte deklaruar pranine e ketij planeti dhe ne hartimin e kesaj teorie ai i referohej teksteve te sumereve te lashte. Nje vit me pas, ne 1983 sateliti i ri qe studionte hapesiren me rreze infra, konfirmoi perfundimisht ekzistencen e planetit X dhe shkenctaret dolen me deklaraten qe planeti ekziston, eshte aty ndonese shume me larg se planeti me i larget i sistemit tone.
Drejtuesit e IRAS (Infrared Astronomical Satellite) dolenk perpara shtypit me keto fjale:
Nje trup planetar i permasave te madha, sa Jupiteri (permasa perputhet teresisht me ate ne tekstet e lashta) pjese e ketij sistemi diellor, eshte zbuluar ne drejtimit te Orionit. Teleskopi orbital e zbuloi planetin ne drejtimin qe ju dha, sepse kishte kohe qe mendohej qe prania e trupit qiellor mund te ishte ne ate pjese te qiellit.
Planeti X ka nje mase 4 here me te madhe se ajo e tokes dhe me nje dendesi pothuajse 20 here me te madhe. Ne momentin qe Planeti X do te kaloje midis tokes dhe diellit, forca e tiji terheqese do te zevendesoje perkohesisht ate te diellit. Pra per nje kohe te shkurter Planeti X do jete forca kryesore magnetike terheqese ndaj tokes qe do sjelli si rezultat ndalimin e rrotullimit te tokes ne aksin e saj per 2-3 dite. SHkenctaret e NASA-s jane te shqetesuar nga ky fakt sepse nuk mund te dihen pasojat qe kjo gje mund te sjelli ne toke.
Historia na jep shume emra per planetin X. Sumeret e quanin ate planeti i 12 ose Nibiru, qe do te thote "planeti qe kalon". Ne Babilonine dhe Mesapotamine e Lashte ate e quanin Marduk qe do te thote Mbreti i Qiejve dhe Trupi i Madh Qiellor. Cifutet e quanin Globi me Krahe per shkak te orbites se tij te gjate ndersa greket e quanin Nemesis.
Ndersa emri me me kuptim i eshte dhene nga profetet duke u quajtur Ylli Blu, Ylli i Kuq, Mesazheri Pervelues, Kometa e Gjykimit etj. Por sidoqofte ska rendesi emri me te cilin eshte quajtur. Behet fjale per te njejtin objekt dhe te njejtin efekt qe shkakton perpara dhe gjate kalimit afer tokes. Sumeret kishin edhe nje emer per orbiten e tij 3600 vjecare qe e quanin A Shar ndersa astronomet e lashte Hindu e quajten orbiten e tij Treta Yuga ndersa efektet shkaterruese Kali Yuga.
Hera e fundit qe Nibiru i eshte afruar tokes ka qene ne vitin 1628 para eres sone dhe llogarite tregojne qe shume shpejt ai do jete perseri i pranishem. Ne fakt filmimiet e teleskopit Hubble tregojne per afrimin e tij. Ne vitin 1995 planeti X ka filluar ti afrohet tokes madje ka filluar te ndihet efekti i tij magnetik i cili rritet dite pas dite. Graviteti i diellit e shtyn ate drejt tokes me shpejtesi me te madhe por sidoqofte ai nuk do perplaset me token.
Por shtyrja dhe terheqja qe i ben dielli krijon nje prishje te balances se vete gravitetin te tij qe ndikon ne toke dhe kjo ka qene nje nder arsyet e fenomeneve natyrore te koheve te fundit. Madje eshte ndryshimi i akseve te tokes eshte rezultati direkt i afrimit dhe ndikimit te planetit X.
Ne nje shkrim me poshte do flas per studiuesin rus Zechariah Sitchin me origjine cifute, pershkrimin qe ka bere per Nibirun dhe peshtjellimin qe ka krijuar ne ambientet shkencore me zbulimet e tij si dhe referimet qe i ka bere ezksitences se planetit me ate to teksteve te lashta te sumereve.
Zechariah Sitchin nje studiues i gjuheve te lashta, doktor i shkencave historike te antikitetit dhe gjuheve te lashta te lindjes, ekspert i gjuhes sumere dhe as hebraishte te vjeter, mbas studimit te bere ka qene nder te paret qe ka hedhur torine e ekzsitences se planetit te 10 qe e quan Nibiru madje duke u bazuar ne tekstet e lashta qe ka studiuar ka pergatitur nje kronike te tokes qe ne kohet e lashta, shume me te lashta se ato qe jane te rregjistruara sot.
Habia e Stitchin gjate studimit te teksteve sumere erdhi per faktin qe keto tekste nuk ishin aq te reja sac mendohej me perpara dhe ne shkrimet e tyre permbahej nje histori e tere e tokes qe daton rreth gjysem milioni vjet me pare. Kundershtues i flakte i teorise se Darvinit, ai thekson me force qe jeta ne toke eshte krijuar ne format e saj privitive por krijimi i njeriut qe ne njohim apo homo sapienis eshte nje faktor i nje nderhyrje gjenetike nga civilizime jashtetokesore.
Materiali eshte shume interesant dhe ka zgjuar nje kurejshtje shume te madhe ne ambjentet e historianeve, antropologeve, astronomeve dhe gjithe shkencave qe jane te lidhura me njera tjetren ne menyre te pandashme. Ajo qe do paraqes me poshte eshte raporti i mbajtur nga Stitchin ne Asamblene e 3 Boterore te Gjuheve te Lashta, Historise dhe Lidhjes se saj me te ardhmen e njerezimit ne Las Vegas, ne tetor te vitit 2004.
Ka dhe nje planet tjeter ne sistemin tone diellor, jo me vite drite larg, qe afrohet midis Marsit dhe Jupiterit cdo 3600 vjet. Sipas teksteve sumere, njerezit nga ai planet erdhen ne toke pothuajse gjysem milioni vjet me pare dhe bene shume nga gjerat per te cilat ne lexojme sot ne Bibel, ne librin e Gjenezes ose te Zanafilles.
Sic thuhet ne liber ne menyre profetike, rikthimi i planetit eshte parashikuar te ndodhi ne ditet sotme. (kujto orbiten 3600 vjecare). Planeti eshte i banuar nga qenie njerezore inteligjente*(disa burime te tjera shkencore e kundershtojne kete fakt dhe shprehen qe planeti permban nje forme qeniesh reptiliane)si ne te cilet do te vijne dhe do te shkojne nga planeti i tyre ne ate tonin. Ata krijuan homo sapiens. Ne kemi te njejten paraqitje me ta. Dhe une i quaj Annunaki.
Momenti i fillimit te studimeve te mija lidhet me femijerine time dhe vitet e para te shkolles. Me terhiqte ideja e Nefilim te cilet permenden ne Gjeneze, kapitulli 6, si bijte e perendise te cilet u martuan me bijen e njeriut perpara se te ndodhte Permbytja e Madhe Biblike. Fjala Nefilim perkthehet GJIGANDE dhe ne kohet e lashta kane populluar token.
Fillova te beja pyetje per kete gje dhe mesuesi me denoi me pretendimin qe "ti nuk mund te vesh ne dyshim fjalet e bibles apo te pyesesh per to". Por une nuk interpretova Biblen, as vura ne dyshim ate por menyren sesi mesuesi shpejgonte dhe kuptimi jo i sakte qe ai paraqiste. Nefilim, emri me te cilin njiheshin keto qenie te jashtezakonshme, bijte e perendise, ne menyre letrare shpjegohet si ata qe erdhen ne toke nga qiejte. Te gjitha shkrimet e lashta, Bibla, mitologjia greke, mitologjia egjiptiane dhe tekstet e saj, shkrimet ne piramida, cdo gje te shpie tek sumeret e lashte, civilizimi i te cileve eshte i pari qe njihet ne toke qe 6 mije vjet me pare.
U perqendrova shume tek sumeret, burimet e ketyre legjendave dhe miteve, teksteve dhe informacioneve. Mesova te lexoj shkrimin sumer qe eshte i tipit kuneiform dhe arrita ne perfundimin e pakundershtueshem qe cdo gje qe thuhet per keto qenie te lashta te cilet sumerianet i quanin Annunaki, kane ardhur ne toke nga planeti Nibiru.
Planeti si shenje te tijen kishte kryqin dhe ne fakt Nibiru kishte kuptimin Planeti Qe Kryqezon. Nderkohe ne studimet e mija vemendja u perqendrua apo me sakte kaloi ne faktin se Nefilim apo Annunaki erdhen nga Planeti Nibiru, pra Nibiru ne vetvete paraqiste gjithe celsin e enigmes. Kjo me shtuy te thelloja njohurite e mija ne astronomi. Gjate kohes qe fillova te bej kete, zbulova se studiues te ndryshem ishin te ndare ne disa grupe me mendime te kunderta. Disa thoshin se Nibiru ishte Marsi i cili natyrisht ishte pershkruar dhe i njohur nga njerezit e antikitetit. Te tjeret thoshin jo, ishte Jupiteri. Te dyja palet paraqesnin argumentat e tyre per kete problem.
Po kur arrita te lexoja tekstet e lashta dhe te deshifroja kuptimin e tyre, zbulova ate qe asnjera nga palet e siperpermendura nuk kishte te drejte sepse pershkrimi i Nibirut dhe i pozicionit te tij kur i afrohej diellit tregonte qe smund te ishte as Marsi dhe as Jupiteri. Dhe nje nate u zgjova nga gjumi me kete ide ne koke: natyrisht eshte nje planet tjeter qe ne menyre perdiodike kalon midis Marsit dhe Jupiterit por nuk eshte asnjeri prej te dyve.Sapo arrita ne kete perfundim, pra ate te ekzistences se nje planeti tjeter, pergjigjet e tjera erdhen vete...
Kuptimi i Epikes te Mesapotamise mbi Krijimin mbi te cilen jane bazuar kapitujt e pare te librit te Gjenezes dhe detajet mbi Anunaki, kush ishin ata dhe lideret e tyre, si udhetuan nga planeti i tyre per ne Toke dhe si u gjenden ne Gjirin Persik ku krijuan kolonite e para, cdo gje u be e qrte. Sumerianet kishiin njohuri te pamasa. Ata kishin dijeni per Uranin, Neptunin madje i kane pershkruar ato ne menyre perfekte. Po ashti kishin dijeni per Putonin i cili u zbulua nga shkenctaret tane kaq vone. Sumeret ishin shume te forte ne matematike dhe me respektin me te madh deklaroj se njohuria e tyre e tejkalon shume here ate te sotmen.
Ata thoshin: "Cdo gje qe ne dime, e kemi mesuar nga Annunaki." Ajo qe te magjeps ne literaturen e qyteterimeve antike eshte qe te gjithe duke filluar me sumeret, kishin dijeni dhe flasin per nje planet tjeter te sistemit tone diellor ashtu sic kishin dijeni per Plutonin qe 6 mije vjet me pare ne nje kohe qe shkenctaret tane e zbuluan ate vetem ne vitin 1930. Zbulimi i Plutonit nuk eshte se paraqet ndonje rendesi te madhe sidomos per njerezit e zakonshem po kur vjen puna tek Nibiru, gjerat jane shume me ndryshe.
Nese Nibiru ekziston, (dhe ky eshte planeti qe sot shkenctaret e quajne Planeti X), atehere dhe Annunaki ekziston.
Pra ekzistenca e Nibirut nuk eshte thjesht nje ceshtje e nje globi me shume ne sistemin tone diellor. Eshte shume me ndryshe sepse nese Nibiru ekziston atehere dhe Annunaki ekziston dhe sipas deshmive te sumereve ata vijne ne afersi te tokes cdo 3600 vjet, kohe gjate se ciles ata na kane dhene ne civilizimin dhe qe ne nuk jemi te vetem dhe qe ne sistemin tone diellor ka civilizime me te perparuara.
Libri i pare, Planeti i 12-te bazohet dhe pershkruan njohurite e sumereve dhe konkludon ne faktin e ekzistences se ketij planeti, te kuptuaren se cfare eshte ai, cfare jane perrallat e Genesis, perrallat mbi Krijimin, cfare eshte e kaluara jone dhe ne nje fare menyre si do jete e ardhmja jone.
Shkallet per ne Qiej i referohet historive te koheve antike ne dy aspekte te reja. Njeri ishte qe te nxirreshin ne drite tekstet dhe mitologjine e Egjyptit te Lashte dhe ti shikoje ato sesi perfshihen ne tekstet e sumereve dhe se cfare kuptimi te mirefillte kane. Aspekti i dyte eshte ai i te parit te perpjekjeve njerezore ne kerkim te pavdeksise ose perjetesise. Dhe keto gjera lidhen shume ngushte me Malin Sinai (vendi biblik), me kozmodromin ne gadishullin Sinai dhe rrolin e Jerusalemit ne te gjithe kombinim.
Anomali ne kuroren Diellore
Anomali ne kuroren Diellore
Nje anomali kurioze në koronen diellore eshte regjistruar me 12 mars 2012 nga ana e vëzhguesve të NASA-s dhe Agjencisë amerikane te Motit. Një vrimë gati perfekte,ne forme trekëndëshi, me origjinë ndoshta nga erërat diellore, duket nga distanca tokesore me pamje te errët .Anomalia është shume intriguese
Shihni pamjet e meposhteme
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
''Djalli pluhur''spektokolar ne planetin Mars
''Djalli pluhur''spektokolar ne planetin Mars
Një pluhur ''djall'' i tmerrshëm ka arritur gjysmë milje në lartësi dhe ka qenë fotografuar si një vorbull nëpër sipërfaqen e Marsit nga NASA.
Imazhi është kapur me një qartësi tepër të lartë nga kamerat më 16 shkurt të këtij viti pasi ajo kaloi rajonin Planitia të Amazonis.
Pavarësisht atmosferës në Mars ka qenë mjaft i hollë - pasi një për qind e presionit të erërave të Tokës, janë mjaft të forta për të prodhuar ngjarje dramatike të tilla që janë të dukshme si vija të pluhurosura në sipërfaqe.Imazhi është marrë gjatë kohës së vitit marsian kur planeti është shumë larg nga dielli.
Ashtu si në Tokë, erërat në Mars janë mundësuar nga ngrohje diellore. Ekspozimi ndaj rënies së rrezeve të diellit gjatë këtij sezoni, madje edhe tani, djajtë pluhur veprojnë për të pastruar sipërfaqen e pluhurit që depozitohet në pak kohë.
Diajtë pluhur ndodhin edhe në Tokë ashtu si edhe në Mars. Ata janë tjerrje kolona ajri, që bëhen të dukshme nga pluhuri që tërhiqet në terren. Ndryshe nga një uragan, një djall pluhuri zakonisht formohet në një ditë të qartë kur toka është ngrohur nga dielli, dhe ajri mbi tokë është i ngrohtë.
Mars Reconnaissance Orbiter ka marrë deri tani 21 000 fotografi nga planeti Mars që nga mbërritja atje në 2006.
http://www.meteoweb.eu/2011/07/spettacolare-dust-devil-sul-suolo-marziano/67860/
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Re: Univers plot surpriza
Ne objekt misterioz ne jug-lindje te korones Diellore.
Specialistet e NASA-s ende nuk jane ne gjendje ti japin spiegim se cfare objekti eshte ne kuroren juglindore te diellit,i cili eshte me madhesine e planetit Jupiter.Ky objekt apo anomali diellore eshte kapur diate 11 mars nga anija kozmike monitoruese e diellit SOHO, SDO e STEREO
Ja dhe nje video rregjistruar gjate shfaqjes se tij.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Testi i ri rehabiliton teorine Relativitetit te Ajnshtajnit
Testi i ri rehabiliton teorine e Ajnshtajnit
Shkencëtarët në Europë deklaruan se ata bënë një matje të re të shpejtësisë së një pjese nënatomike që shtatorin e kaluar rezultoi se kishte ecur më shpejt se sa drita, duke dhunuar teorinë e jashtëzakonshme të Ajnshtajnit mbi relativitetin, ku bazohet pjesa dërrmuese e fizikës moderne.
Grupi kërkimor që udhëhiqet nga nobelisti Carlo Rubbia, zbuloi se neutrinot në fakt nuk udhëtojnë më shpejt se sa drita. Skuadra e tij e quajtur Ikarus, mati shpejtësinë e neutrinove të lëshuara nga CERN, organizata Europiane e Kërkimeve Bërthamore me bazë në Zvicër, në drejtim të një detektori të vendosur rreth 700 kilometra më tutje në Itali.
“Rezultatet janë shumë bindëse,” tha Rubbia në fund të eksperimentit. “Ato na thonë se në testin e mëparshëm ka patur diçka të rëndësishme që nuk funksionoi.”
Teoria e relativitetit thotë se asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se sa drita në univers dhe shpejtësia maksimale është rreth 300 mijë kilometra në sekondë. Ky postulat shërben për gjithçka, ajo përdoret për të matur moshën dhe përmasat e universit apo rrezet e vrimave të zeza. Antonio Ereditato, një anëtar i grupimit që më parë kreu matjen e gabuar, i pranoi rezultatet e fundit. “Kjo është mënyra se si shkenca ecën përpara. E rëndësishme është progresi botëror shkencor,” shtoi ai.
Por skuadra e tij Opera pritet të përsërisë eksperimentin duke korrigjuar atë që më parë rezultoi e gabuar.
http://www.theneweurope.co.uk 17 Mars 2012
Re: Univers plot surpriza
Nasa,filmohet nga Sonda SDO nje tornado Diellore sa pesefishi i siperfaqes se Tokes
Superstuhia arriti shpejtesi deri ne150 mije kilometra ne ore, ndersa temperaturat ne berthamen e saj ishin prej dy milione grade celcius.
Huw Morgan, nje prej shkencetareve qe zbuloi tornadon diellore, parashikoi qe pasojat e stuhise te ndihen edhe ne planetin tone. “Stuhite e fuqishme shkaktojne ndryshime te fuqise se rrezeve diellore per disa muaj ne vazhdim dhe me shume gjasa, ky fenomen do te shkaktoje nje rritje te perkohshme te temperaturave edhe ne Toke”.
Kjo eshte hera e pare qe nje tornado diellore e ketyre permasave arrin te dokumentohet nga ana e vezhguesve qiellore. Ajo u fotografua ne daten 25 shtator 2011, por fotografite dhe ekspertiza e pamjeve perfundoi vetem kete jave.
Re: Univers plot surpriza
Nje lidhje spektakolare e Venusit dhe yjesise se Pleiades
Qasja vizuale u be e mundur për shkak se sistemi diellor përbëhet nga një disk protoplanetar dhe të gjitha pamjet janë përafruar në të njëjtin plan. Grumbulli i yjesise s Pleiades, i njohur si "shtatë motrat", gjendet afer yjesise tjeter te Demit, një yjesi që kalon ketë plan.
Venus është 97.56 milion kilometra larg nga Toka, por madhësia e tij është e dukshme sa nje monedhë e 1 euro. Shkelqimi i tij intensive është për shkak të atmosferës se dendur që rrethon planetin dhe e shumica e dritës reflektohet nga Dielli, çfarë është e njohur në astronomi si albedo.
Ndërkohë,yjesia e Pleiades ështe pak 'më e largët''. Ata janë të vendosur rreth 440 vite drite, dhe me një anije Stargate ose spacecraft shtytës, mund të arrihet atje shumë shpejt ....
Grumbulli yjesise është i përbërë nga rreth 500 yje , por me sy të lirë mund te shihen vetem 8 prej tyre, në varësi të gjendjes individuale dhe pastertise se qiellit. Yjet e dukshme me sy të lirë janë: Alcyone, Electra, Maia, Merope, Celaeno dhe Taygeta.
http://www.segnidalcielo.it/index.php?option=com_content&view=article&id=771:spettacolare-congiunzione-tra-venere-e-le-pleiadi&catid=42:segnidalcielo-news&Itemid=50
Nje komete e re po i afrohet Tokes
Nje komete e re po i afrohet Tokes
Një kometë e re po i afrohet tokes, ajo është C/2011 L4.Astronomët parashikojnë se kjo do të jetë e dukshëm me sy të lirë në muajin e parë të vitit 2013, duke u bërë e ndritshme si Venusi, sinjalizime qe kane arritur si nga Instituti i Astronomisë,ashtu dhe nga Universiteti i Hawait. Kometa C/2011,L4 u zbulua së pari nga teleskopi Pan- STARSS -1,ne Haleakala,e ishujve te Havait,qe do te jete e dukeshme me sy të lirë.
Pan-STARSS, teleskopi Panoramic Hulumtues dhe Sistemi i reagimit të Shpejtë, punon me softuer të automatizuar, i cili skanon çdo imazh për të kërkuar për objekte që lëvizin.
Natën midis 5 dhe 6 qershor 2011, diçka u gjet: gjate punës nga astronomi Richard Wainscoat i Universitetit të Hawaii,duke përdorur teleskopin Kanada-France-Hawaii në Mauna Kea,konfirmoi praninë e këtij objekti në lëvizje .
Kometa është tani rreth 1.2 miliardë kilometra nga Dielli ndërmjet orbitave të Saturnit dhe Jupiterit, dhe është shumë e dobët për t'u pare me sy të lirë. Por në vitin 2013 kometa do i afrohet diellit rreth 50 milion milje larg dhe do të jetë e dukshëme me sy te lire në qiellin perëndimor pas perëndimit të diellit, në të ngrysur.
Re: Univers plot surpriza
Stuhi e re diellore
Dielli ka shënuar një episod të ri të stuhie gjeomagnetike që dje në mëngjes, siç raportohet nga Prediction Climatica e Oqeanisë,Qendra Hapësinore dhe Atmosferike,si dhe Agjencia( NOAA) e Shteteve të Bashkuara.Fluksi gjeomagnetik i aktivitetit ka filluar dje 7 prill në oren 10:08, UTC,dhe ajo e fundit në orë 19.00. Ndikimet e mundshme priten në polet në 65 gradë, ku mund të regjistrohen luhatje te energjisë elektrike apo dobësim te saj. Aurorat janë të dukshme në lartesite e Kanadasë dhe Alaskës.
Sont ka pasur edhe një sinjal të fortë radio-bllok e nivelit R4, me shkallë nga 1 në 5, ku 5 është shkall më e madhe, e cila ndikon në pjesën e ndriçuar, nga një deri në dy orë. Më 5 prill, ka ndodhur stuhia diellore gjeomagnetike,e ngjashme me atë të sotme.Qendra Hapësirës ka parashikuar se indeksi i aktivitetit diellor do te jete i ulët në ditët e ardhshme me ngjarje të izoluara të stuhive gjeomagnetike.
Re: Univers plot surpriza
Fuqia e “tërmeteve diellore”
Deri më tani mendohej se flakët misterioze të diellit shkaktoheshin nga shkëlqimet diellore. Një teori e re hedh hipoteza për shkaqe të tjera
Sipas një zbulimi të ri, ngjarjet e fuqishme sizmike në sipërfaqen e diellit mund të lidhen me nxjerrjen jashtë të grimcave të ngarkuara në atmosferën diellore. Shkencëtarët i kanë lidhur gjithmonë tërmetet diellore, me shpërthimet diellore, gjë që mund të lëshojnë në hapësirë flukse rrezesh X, ultravjollcë dhe lëndë. Më 15 shkurt të vitit 2011, shkencëtarët vunë re dy ngjarje sizmike dhe një shpërthim diellor pak a shumë në të njëjtën orë, por shpërthimi nuk ishte dhe aq i nxehtë sa të gjeneronte valë sizmike.
“Mendohet se nxehtësia dhe rrezatimet nga shpërthimet diellore lëshojnë një valë presioni mbi sipërfaqe, si bubullima që krijohet nga rrufeja. Mirëpo, ngjarja e 15 shkurtit nuk ishte e tillë”, thotë Sergei Zharkov astrofizikan në universitetin “College” të Londrës. Me sa duket “stuhitë diellore” të shkurtit të 2011-s u shkaktuan nga një derdhje e masës koronale, ose CME (“coronal mass ejection”) një re e madhe grimcash të ngarkuara që shpërtheu në atmosferën e sipërme të diellit.
“Është hera e parë që jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të tillë sizmike diellore të shoqëruar me një CME”, thotë Zharkov. “Falë kësaj ndodhie u hodh poshtë teoria e shkëlqimeve diellore”.
Fuqia e “tërmeteve diellore”
Në vitin 1972 për herë të parë shkencëtarët hodhën hipotezën e ekzistencës së tërmeteve diellore, që të kujtojnë rrathët koncentrikë që krijohen nga hedhja e një guri në një pellg uji. Megjithatë, vetëm në vitin 1998 një grup studiuesish njoftoi për një ngjarje sizmike të ndodhur në diell, që u zbulua mes të dhënave të vitit 1996 nga sonda e NASA-s “Solar and Heliospheric Observatory”.
Tërmeti me magnitudë 11,3 kishte ndodhur pas një shkëlqimi diellor dhe ishte 40,000 herë më i fuqishëm se ai i San Franciskos i vitit 1906. Zharkov dhe grupi i tij i punës e cilësuan forcën e ngjarjeve sizmike të shkurtit të 2011-s si 1000 herë më të fuqishme se tërmeti i marsit i vitit të kaluar që ra në Japoni.
Vëzhgimet e reja të Zharkov dhe kolegëve të tij sugjerojnë se ngjarjet sizmike në sipërfaqen diellore mund të shkaktohen nga shumë forca të tjera të ndryshme, e jo vetëm nga presioni i krijuar nga shkëlqimet diellore siç mendohej më parë.
“Një nga mundësitë është se flakërimat e grimcave të derdhjes së masës koronale mund të ushtrojnë presion nga lart mbi atmosferën diellore, duke nxitur kështu tërmetet diellore”, thotë Zharkov. Një teori tjetër është se linjat e fushës manjetike të shtresuara mund të lëshojnë valë akustike që përhapen në atmosferën diellore, ndërprerjet e të cilave pas ndeshjes me sipërfaqen diellore sjellin ngjarje sizmike.
“Në këtë pikë është e qartë që nuk e kemi kuptuar ende mekanizmin e tërmeteve diellore. Kështu pra, proceset fizike që i shkaktojnë mbeten ende një mister”, shton Zharkov. Shkencëtarët e NASA-s zbuluan se me 14 qershor të 2010-s sistemi ynë diellor po kalon përmes një reje të energjisë ndëryjore. Kjo re energjike dhe e elektrizuar e gazit, pengon dhe ndërpret Diellin në lidhje me dobësimin dhe zhvendosjen e fushës magnetike të Tokës, kështu që bota po bëhet gjithnjë e më e pambrojtur ndaj shpërthimeve masive diellore dhe rrezatimit intensiv të tij.
“Të dhëna të mrekullueshme” nga Dielli
Për të zbuluar këto mistere, Zharkov ka nevojë që të shikojë ngjarje të tjera sizmike diellore dhe të mbledhë më shumë dhëna. Lajmi i mirë është se sot janë aktivë një numër i madh satelitësh për vëzhgimin e aktiviteteve diellore, shumë herë më efikasë se ata të mëparshmit. “Të thënat më të mrekullueshme vijnë nga sonda e NASA-s ‘Solar Dynamics Observatory’ e lëshuar në vitin 2010”, thotë Zharkov. Sipas studiuesit, do të jetë pikërisht ajo sondë që do të sigurojë pamjet më të mira të ngjarjeve sizmike diellore, që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
“Këto tërmete diellore janë një pjesë e enigmës së shkëlqimeve dhe CME-së, që kanë ndikim të madh në klimën diellore, por gjithashtu mund të dëmtojnë satelitët artificialë dhe të shkaktojnë aurorat (krijimin e dritave veriore që njihen me këtë emër)”, shpjegon Zharkov.
Ëndrra e shkencëtarit është që të mund t’i përdorë tërmetet diellore për të “parë” brenda diellin, ashtu si sizmologët përdorin tërmetet për të matur thellësinë e planetit tonë. Tërmetet diellore përshkojnë brendësinë e diellit dhe mund të na informojnë se çfarë ndodh brenda yllit. Na duhen me doemos këto informacione për të kuptuar se çfarë ka nën sipërfaqen e diellit”, përfundon studiuesi.
Re: Univers plot surpriza
Lapidar në Mars? A mund ta quajmë kështu ?
|
Studiuesit amatore te yjeve kanë zbuluar një objekt intrigues ne sipërfaqjen e Marsit. Sipas tyre, foto ne fjale te jep pershtypjen e nje drejtkëndëshi të përkryer,me strukturë te drejtë,pra keto jane imazhet e NASAs nga planeti i kuq,e cila mbart një ngjashmëri të habitshme ndaj monoliteve te ngulura në tokë dhe hënë nga të huajt,në filmin klasik Sci-fi "2001. A Space Odyssey"
Objekti në fjalë është i kapur para disa vite më parë,i fotografua me kameren HiRISE e instaluar ne bordin e Orbiterit Zbulues Marsian. Por a është ky nje objekt i natyrshem -pra një objekt i ngritur nga të huajt për arsye misterioze.?
Sipas Jonathon Hill, një teknik dhe projektues misioni i Flight Facility i Hapësirës Marsiane,qe punon në Universitetin Shtetëror të Arizonës,ka përpunuar shumë nga imazhet e marra gjatë misioneve Marsiane te NASA-së,dhe rezulton se objekti në fjalë nuk është më shumë se një gur, afërsisht drejtkëndësh.
Kamera HiRISE qe e ka fotografuar,ka një rezolutë afërsisht 30 centimetra per pixel,mbresëlënës, duke marrë parasysh lartesine 180-milje lartësi (300 kilometra) nga ku u realizuan fotografitë e sipërfaqes se Marsit, por jo mjaft të pastra për të dalluar konturet e një guri. "Kur pixeli i kameres është shumë i vogel,zgjidhja e te vertetave te një objekti te filmuar nga shume distance,do te jete jo plotesisht i sakte. Çdo kurbë ne gur do të duket si një seri vijash të drejta,detyrimisht ato konture nuk jane mjaftueshme per te thene se ai objekt eshte vertete nje lapidar", thote Jonatan Hill ne librin ''Misteret e jetës'' .
Vendi i gurit, në fund të një shkëmbi,pranë shumë gureve te tjere me te vegjel,tregon dhe verteton se ai ''lapidar''nuk eshte i vendosur nga qenie te gjalla,por nje shkëmb qe ka ranë në vendin e tij të tanishëm,dikur në të kaluarën e largët,thote Hill. Ky vend i rrezikshëm në vetvete është një argument kundër vendosjes së qëllimshme nga ana e të huajve.Hill shton se lartësia e gurit është duke u ekzagjeruar,mbasi hija në foto eshte e madhe,per vete faktin e një këndi të ulët të diellit.Ajo foto eshte bere kur dielli ishte afër në horizont,dhe guri ka hedhur një hije gjatë.
Ndersa per komentet e ufologisteve,ata nuk janë domosdoshmërisht te gabuar që e kane quajtur atë një lapidar -mbasi fjala lapidar thjesht do te thote ''nje gur Monolit'',në Mars.
Re: Univers plot surpriza
Foto e rralle.Aurora e Uranit fotografohet nga teleskopi Huble
Astronomët kanë kapur pamjet e para të aurores së planetit Uran, nga teleskopi më i afërt i Tokës, duke zbuluar pamjet e fenomenit,qe me aq vështirësi kapen në planetin gjigant .
Fotot e Aurores se Uranit u kapën nga teleskopi Hubble, duke shënuar herën e parë pamjet e drites se planetit te akullt blu,fenomen qe nuk ka qenë rregjistruar me parë nga një observator pranë Tokës. Deri tani,pamjet e auroras së Uranit ishin rregjistruar nga sonda Voyager e NASA-s që obitoi planetin në vitin 1986.
Shkrepja e fotove te reja nuk ishte hap i lehtë,: Hubble regjistroi Auroren e Uranit kur planei ishte në anën e ditës,qe ky planet e kalon 2 here ne vit, ndërsa planeti ishte 2.5 miliardë milje (4 miliardë kilometra) larg tokes.Ora e vëzhgimit duhej parashikuar me kujdes,ne kohen kur një stuhi diellore do te godiste Uranin,që të maksimizonte shansin e Hubble, që te shihte aurorat në planet,tregojne studjuesit.
Aurorat ne Uran krijohen nga bashkëveprimi në mes të fushës magnetike të planetit dhe grimcave te ngarkuara nga ''era'' diellore. Grimcat e magnetosferës në atmosferën e sipërme të planetit, kane ndërveprime me grimcat diellore,veprim qe shkaktonë një shkëlqim të dukshëm. Në Tokë, aurorat ndodhin ne polet magnetike në veri dhe në jug.
Re: Univers plot surpriza
Nga 16 prill deri në 26 në qiellin e natës ju mund të vëzhgoni meteoret Lyrids.
''Shiu'' i meteore Lyrids ka qenë i njohur që nga kohërat e lashta.Përmendja dhe shkrimet e para per to, datojne qe nga vitet 687 para.e.s: "Yjet bienin si shi" lexojmë në disa dokumente historike kineze.
''Shirat'' e meteoriteve e kane origjinen prej kometës Thatcher,e cila kalon tokën çdo vit në muajin prill.Kometa eshte afruar me prane Tokës në vitin 1861, herën tjetër do të jetë e dukshëme vetëm pas 415 vjet,pra ne vitin 2276. Grimcat e bishtit te kometës që hyjne në atmosferën e Tokës,digjen, duke formuar bresherine e yjeve luminishent .Ky fenomen do te jete me i dukshem te shtunen deri te dielen,21-22 prill 2012
Meteoritet Lyrids janë të paparashikueshme. Vlerat normale te numrit te renies janë nga 15-20 ne orë, por nganjëherë numrin e meteorëve që bien mund të jetë shumë më i madh.Shiu më intensiv i meteorëve u vu re në Shtetet e Bashkuara në 1803, deri në 700 meteorëve në orë dhe në Ukrainë në vitin 1922, më shumë se 2 000 meteore në orë.Meteorët duken veçanërisht gjate nates,por kur jane të mëdhenj janë të dukshem edhe gjatë ditës.
http://www.meteoweb.eu/2012/04/si-avvicina-la-notte-delle-meteore-liridi-occhi-al-cielo-tra-il-21-22-aprile/128954/
Re: Univers plot surpriza
Kur N.A.S.A zbuloi(ndoshta) jeten në Mars
Ky eshte perfundimi i hulumtimit te tre studiuesve (dy amerikane dhe nje italian), te pamjeve te marra nga “Planeti i kuq”, qe ne vitin 1976 nga sonda amerikane Viking 1.
Tre shkencetaret, Giorgio Bianciardi, docent ne Universitetin e Sienes, Gilber Levin nga Universiteti Shteteror i Arizonas dhe Joseph Miller nga Universiteti i Karolines se Jugut, gjithashtu neurobiolog, thone se ne baze te nje metode te re studimore, analizave me te thella te imazheve mbi te dhenat e marra 36 vjet me pare, arriten ne perfundimin se Marsi eshte bartes jete elementare ne forma mikrobike.
Studimi eshte publikuar ne revisten shkencore “International Journal of Aeronautical and Space Sciences”. Tre studiuesit simuluan ne laborator, sipas te dhenave te perftuara nga Viking 1 ne vitin 1976, “krijimin e jetes” ne kushtet e Marsit. Ata vune re se ne keto kushte vihej re prania e karbonit dhe kombinimeve te tij si anhidrid karbonik dhe nje izotop radioaktiv i njohur si 14CO2.
Ne keto kushte u pane forma jete mikroskopike dhe tre shkencetaret u shprehen te bindur per ekzistencen e jetes ne Mars. Por megjithate, i njejti eksperiment eshte krijuar edhe pas marrjes se te dhenave nga Viking 1, pas 1976 dhe ne ate kohe, studiuesit thane se ne Mars nuk ka jete. Pikerisht per kete fakt, pritet ballafaqimi i dy eksperimenteve ne qarqet shkencore amerikane, çka do te sjelle edhe nje debat te ri mes tyre qe do t’i sherbeje zhvillimit dhe perqasjes se njohurive rreth “Planetit te kuq”.
per me shume mund te shfletoni edhe kete faqe
http://www.nationalgeographic.it/scienza/spazio/2012/04/16/news/nasa_aveva_scoperto_vita_su_marte-969223/
Në maj të vitit 2012 Dielli do te kete kater pole !!!!?
Në maj të vitit 2012 Dielli do te kete kater pole !!!!?
Kërkuesit japonezë thonë se dielli do të hyjë në një periudhë të ndryshimeve të pazakonta magnetike që mund të çojë në temperatura të ulëta në Tokë.
Sipas shkencëtarëve në Observatorin e Qendrës Kombëtare astronomike te Japonisë dhe Riken Research Foundation, aktiviteti aktual i njollës diellore duket si në shekullin e 17-të një periudhë e njohur si minimum i aktivitetit diellor,qe shkaktoi nje periudhe akullnaje te vogel .
Gjatë kësaj periudhe prej 70 vitesh,akulli në Londër dhe Tamis ishte i pranishem dhe lulet e qershise celen më vonë,krahasuar me Kioton.
Temperaturat vlerësohet të ketë qenë rreth 2, 5 gradë më të ulët se minimumi i gjysmës së dytë të shekullit të XX,periudhe ku aktiviteti i njollave diellore ishte i ulet.
Hulumtuesit kanë gjetur edhe shenja të ndryshimeve të pazakonta magnetike të diellit, duke i çuar ata të besojnë se polariteti i fushës magnetike diellore në polet ka ndryshuar dhe ai bëhet katerpolesh në maj.
Një ekipi hulumtuessh i udhëhequr nga Saku Tsuneta, një profesor në observator, konfirmoi se ndryshimi i polaritetit te fushës magnetike në Polin e Veriut, filloi qe në korrik të vitit të kaluar.
Megjithatë, fusha magnetike në Polin e Jugut, e cila duhet të ketë qenë e ndryshme me Polin e Veriut, ka mbajtur një polarizim pozitiv, i cili, sipas studiuesve, do të formojë katër polet magnetike me të dy polet të reja pranë ekuatorit të diellit .
Studimi japonez ka gjetur se trendi i tanishëm i aktivitetit njollave është i ngjashëm me të dhënat e asaj periudhe te shek XVII.
Normalisht, fushA magnetike e diellit rrotullohet një herë në çdo 11 vjet. Në vitin 2001, poli magnetiki i diellit, ishte në hemisferën perendimore, i orientuar me drejtim nga jugu.
Ndërsa shkencëtarët e kishin parashikuar që ndryshimi tjetër do të fillonte ne muajin maj 2013,sateliti i vëzhgimit diellor,''Hinode'' ka zbuluar se Poli i Veriut te diellit kishte filluar të lëvizi një vit me përpara afatit te parashikuar
Nuk kishte asnjë ndryshim te dukshëm në Polin e Jugut.
Nëse ky trend vazhdon, Poli i Veriut mund të plotësojë dridhjet e tij në maj të vitit 2012, duke krijuar një strukture katër polesh magnetike me dy qendra të reja,qe janë krijuar afër ekuatorit te yllit tonë të afërt.
http://www.antikitera.net/news.asp?id=11571&T=3
Re: Univers plot surpriza
Sateliti i NASA-s fotografon nje objekt misterioz
Opinionet janë të ndarë nëse anomalia është një objekt aktual në hapësirë apo objekti eshte në afërsi të kameras. Në qoftë se ky eshte një objekt i vërtetë, për distancen e larget qe eshte fotografuar atëherë ai duhet të jetë shumë i madh, madje edhe më i madhe se Toka.
"Një zmadhim i objektit bën qe ai të duket jashtëzakonisht i madh,si nje UFO apo anije kozmike si ne filmat e Hollivudit," shkruan një entuziast ufosh.
Nje permbedhje e ne nje te perditeshme lajmesh për këtë fenomen ka shkruar "objekti i paidentifikuar fluturues, i cili nuk ka ngjashmëri me ndonjë nga prej llavave pranë Diellit, arrin të përballojë të nxehtit që hidhet jashtë nga aktiviteti i shpërthim diellor dhe temperaturat tepër të larta që burojnë nga fuzionit bërthamore të krijuara në sipërfaqja e yllit. "
Atehere cfare eshte ky objekt prane diellit? Pritet qe shkenca te thote fjalen e saj...
http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2134916/The-Icarus-spacecraft-Mystery-Nasa-sun-watching-satellite-captures-UFO-surfing-hellish-surface-sun.html
Re: Univers plot surpriza
Baze Aliene ne asteroid..? Ja provat
17 Shkurt 1996 NASA lanson sonden NEAR pranë një asteroidi, qëllimi i të cilit ishte që të arrijë asteroidin"433Eros". Emri i sondes është i shkurtuar Near " Near Earth Rendez-Vous" duke iu referuar atyre trupave qiellor që kanë orbita të vazhdueshme "rendez-vous" rreth tokës.
Zbulimi i asteroidit 433Eros i atribuohet berlinezit Carl Gustav Witt,i cili e ka fotografuar atë për herë të parë më 13 gusht 1898 gjatë kryerjes së matjeve astronomike. Emri është zgjedhur në nder të perëndisë greke të dashurisë, duke thyer traditën,mbasi asteroideve i jepej emer femëror.Fakti është se 433Eros ishte i pari asteroid pranë Tokes, dhe jo rastësisht, por sepse ai është më i madh i kësaj klase të objekteve astronomike.
Pra NASA vendosi në vitin 1996 te dërgoi sonden e saj për vezhgim dhe për të marrë fotografi në një distancët e afërt tek ky asteroid interesant dhe i privilegjuar, në krahasim me trupat e tjere më të afert me Tokën (si 1943 Anteros,3361 dhe 4660 Nereut Orfeut), fillimisht me te preferuarit.
Misioni ka pasur disa të papritura mbasi eshte vonuar më shumë se një vit,i vënë në orbitë rreth astetroidit433Eros,vonese qe ka ndodhur më 14 shkurt 2000. Kjo ngjarje u transmetuar direkt në internet, dhe një astronom italian Alberto Pilolli qëndroi deri në orën 4 të mëngjesit për ta pare live . Kur më në fund ai pa asteroidin qe afrohej prane ekranit, pamjet transmetoheshin me ngjyra,dhe asteroidi kishte pamjen e nje guri me nuanca te verdha.
Në disa momente në fund të gurit ai pa një objekt metalik vezullues "diçka" me ngjyre te bardhe-gri , shumë e dukshme në sfondin e verdhë të asteroidit. Në atë moment kamera ndal transmetimin dhe ka vazhduar ta bëjë atë vetëm bardh e zi,duke "kaluar" asteroidin më shumë se 100 km. Që nga ai moment italianit i lindi dëshira amatore për të parë "me qartë asteroidin".
NASA në (http://near.jhuapl.edu/) faqja e saj në internet, disa kohë më vonë,hodhi disa qindra foto të marra nga afër nga anija e saj, një përzgjedhje e kujdesshme e më shumë se 600.000 imazheve. Por fotot postuar në faqen e internetit janë me sfond të errët,jane me rezolucion shumë të ulët, vështirë se mund të studiohet pa një punë të mirë dixhitale.
Disa te apasionuar në një forum të mistereve, kane vendosur për ti dhënë një dorë për ndihme Alberto Pilollit, me prodhimin e disa programeve ne pastrimin e fotove ne menyre dixhitale. Filluan të ndriçohen disa pamje dhe dolen me në fund "disa gjëra",pra disa objekte të cilat NASA i kishte shmangur me kujdes dhe nuk i kish përmendur në raportet e saj, duke lënë për sytë e shikuesve "pak gjera".
Ky artikull është përmbledhje e punës se Runa Binca në studio,nje pune me fotot dixhitale që janë ende të dukshme në faqen e NASA-s (dhe për këtë arsye e verifikueshme nga kushdo që dëshiron ta bëjë këtë).
Re: Univers plot surpriza
Spirale mbi siperfaqen e Marsit
Ekzaminimi i fotografive te marra nga sonda (ZKK) Mars Orbiter,me rezolutë te lartë,shkencëtarët e NASA-s,kanë zbuluar një grup prej 269 spiralesh te gdhendura në sipërfaqen e Marsit. Figurat tregojnë se Valles Athabasca, një lugine e pazakontë ne zonën pranë ekuatorit të planetit, ka qenë i formuar nga vullkanet dhe jo, siç disa besojnë, nga veprimi i akullit.
Kanalet dhe pllakezat e tokës se Valles Athabasca tregojnë qartë se, miliona vjet më parë, sipërfaqja e planetit ka qenë përshkuar nga një rrjedhje e materialit te zi e me erë. Sipas disa shkencëtarëve ajo ishte një lavë gjigande qe eshte edhe aktuale, sipas të tjerëve ato jane blloqet e akulli, të ngjashme me blloqet e Arktikut, të dala nga brendesi e një deti,në lashtësi.
Spiralet, të gjera deri në 30 metra secila, favorizojnë hipotezën e parë. "Nuk ka mekanizma të njohura për të prodhuar akull, në një ambient të ngrirë,duke krijuar figurat e spiraleve me përmasat dhe frekuencat qe ne vëzhgojmë në zonën e studiuar", shkruan Andrew Ryan dhe Filip Christensen nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, në një artikull të botuar në ''Shkenca javore'' .
Dy studiuesit, megjithatë, argumentojnë se spiralet e ngushta ngjajnë dhe kane karakteristikat e rrjedhave te ngadalta te llavës me origjinë vullkanine,astu si ne Havain e planetit tone. "Çdo gjë që ne shohim ne Vallea Athabasca,mund të jetë modeluar nga llava. Disa spirale duket si i atribuohen rrjedhave te akullit, por shume nga keto spirale, tregojnë se ky nuk është i rastesishem", thotë Ryan.
Në Tokë,llavë e dale mund të lëvizi nga një burim i vetëm për shume drejtime dhe me shpejtësi të ndryshme. Ka raste qe kjo llave rezulton dhe në një lëvizje rrotulluese e cila shkakton kore në krye të fluksave,te cilat ngrijne në forma spirale,qe jane shumë të ngjashme me ato të vëzhguara në Mars. Spiralet e Marsit janë të ngjashme me ato në Tokë në një varg malor oqeanike, ku dy "shiritat e transportierit"cajne koren e tokës në drejtime të kundërta, në mënyrë që të forcojë rrjedhen e lavës nga të çarat.
Jo të gjithë dijetarët janë dakord me përfundimet e Christensen dhe Ryan. John Murray, Departamenti i Shkencave të Tokës, Open University, një universitet britanik, beson se studimi është interesant dhe spiralet jane një fenomen kurioz. Por, vazhdon ai, karakteristikat e Vallea Athabasca mund të shpjegohen vetëm nga prania e një akulli te detit ne lashtësi....
"Unë mendoj se teoria e vetme që mund të shpjegojë të gjitha këto karakteristika, është se nuk kishte ujë në atë zonë që është e ngrirë qe pastaj u sublimua," thotë Johnson. Sublimim është kalimi i drejtpërdrejtë i një substancë nga gjendje e ngurte në gjendje të gaztë. "Llava nuk sillet në mënyra kaq shumë të ndryshme," thotë ai.
"Ajo mund të rritet së bashku në pllaka, por vetëm në shkallën e disa metrave.Pllakat tek Vallea Athabasca, shtrihen për milje, dhe e vetmja mënyrë për të shpjeguar pranine e tyre, supozohet se ka një lëng shumë te hollë ndoshta dhe prania e ujit të lëvizshem ose diçka shumë e ngjashme me te."
Debati në mes të përkrahësve te atyre per pranine e blloqeve te akullit dhe perkrahese te llaves eshte i gjate dhe i forte. Në qoftë se vërtetohet mbi praninë e akullit të ujit ne Valles Athabasca,atehere ajo lugine mund të vihet në shënjestër nga misionet e ardhshme për të kërkuar për gjurmë të jetës në Mars.
"Nëse jane të vërteta mbetjet e një deti të madh në brendësi, atehere atje eshte zona ku mund të gjenden shenja të jetës, nëse atje ka pasur ndonjëherë", thotë Murray. "Edhe në qoftë se deti u zhduk pesë milion vjet më parë, mund të ketë ende mbeturina akullit mbi sipërfaqe, dhe ndoshta gjurmët e microfossileve"....etj....
http://www.ansa.it/scienza/notizie/rubriche/spazioastro/2012/04/27/Spirali-lava-Marte_6782508.html
Harta yjore e Perandorise Qiellore
Harta yjore me e vjeter ne bote daton 1.300 vjet më parë
Harta më e vjetër e yjeve ëshrë në Angli,në një ekspozite që tregon supremacinë e pakundërshtueshëm ne astronomine e lashtë kineze.
Kjo harte eshte gjendur e varrosur në një shpellë në shkretëtirë përgjatë Rrugës së Mëndafshit të lashtë midis Kinës dhe Perëndimit,që daton ne shekullin e shtatë pas Krishtit
Kjo hartë del ne pah dhe na tregon per një periudhë disa shekuj te mëparshme,se sa hartat e para të prodhuara në Evropë gjatë Rilindjes kur astronomet përfituan nga shpikjen e teleskopit. Harta është riprodhuar në letër,një tjetër shpikje kineze - dhe është një përfaqësim i plotë i qiellit me rreth 1,585 yje të mundshëm të grupuara në 257 grupe.
Edhe pse Babilonasit dhe Grekët e lashtë ishin vëzhguesit me te zjarrtët e qiellit të natës, dhe te katalogimit te yjeve,ata kurre nuk kane prodhuar një hartë të qiellit me plotësime të tilla, ose të paktën nje harte e tille ende nuk eshte gjendur deri ne ditet tona.
Harta yjore ''Dunhuang'' e merr emrin e vet nga rrjeti i Rrugës së Mëndafshit,që u zbulua në 1907 nga britaniku Sir Stein Marc Aurel, i cili njohu rëndësinë e saj dhe e solli atë në Muzeun Britanik në Londër.
Në vitin 1959,harta u datua nga historiani i shkencës Jozef Needham,qe rezultonte rreth 940 pas Krishtit, por më vonë u ri-vlerësohen nga një dijetar kinez i cili e datoi atë në mes 705 dhe 710 pas Krishtit.
Dy akademikët francezë tani thonë se letra është shumë më e vjetër dhe mund të ketë qenë hartuar në fillim të periudhës Tang, 618 pas Krishtit
Jean-Marc Bonnet-Bidaud i Agjencisë Franceze të Energjisë Atomike dhe Praderie Françoise Paris Observator, gjithashtu besojnë se dorëshkrimi Dunhang,është nje kopje e shkruar me dorë e një harte shumë të vjetër,se sa ajo e dates se vlersuar tani.
Në një përshkrim në ekspozitën në Bibliotekën Britanike për Rrugën e Mëndafshit,shkencëtarët kanë raportuar: "Cilësia e përgjithshme e dokumentit duket qartë dhe na demonstron një teknikë të pjekur,e qe na thote se harta është prodhuar ndoshta si një kopje e një dokument ekzistues ".
Bonnet-Bidau ka thënë: "Në një mënyre kurioze, informacioni në tekstin që shoqëron hartën,është shumë i ngjashëm me stilin dhe përmbajtjen e të dhënave në tekstet astronomike shumë më herët, që datojne rreth 300 vjet para krishtit.
"Ky është një tregues i drejtpërdrejtë se hartat janë të bazuara në tekstet tradicionale dhe riprodhimet që janë sot, ndoshta jane një version shumë më herët."
Fonte: http://www.independent.co.uk/
Vezullimi i yjeve
A jeni mahnitur duke pare mijera e mijera yje qe duken nga toka ne nje nate te kthjellet?Teksa i soditni me endje,mund te keni vene re se ato pika vezulluese drite ndryshojne nga njera-tjetra per nga shkelqimi,e madje edhe ngjyra.
Pse yjet ndryshojne per nga vezullimi,ose sic do te thoshim,per nga shkelqimi?Pse,per shembull,disa duken te bardhe,kurse te tjere blu,te verdhe ose te kuq?Pse vezullojne?
Yjet jane si furra gjigante,ne brendesi te te cilave ndodhin reaksione berthamore qe clirojne sasi te pallogaritshme energjie.Kjo energji zhvendoset ne shtresat e jashtme te yllit dhe nga aty rrezatohet ne hapesire,kryesisht ne formen e drites se dukshme dhe te rrezeve infra te kuqe.Mbase ju duket e habitshme,por yjet me te nxehte jane ata blu,kurse me te ftohte jane ata te kuq.Pse ndryshon ngjyra?
Drita mud te mendohet si nje vershim grimcash te quajtura fotone,te cilat veprojne edhe si vale te ngarkuara me energji.Yjet me temperature me te larte leshojne fotone me energji te larte,te cilat kane gjatesi vale me te shkurter ne skajin blu te spektrit.Kurse yjet me te ftohte leshojne fotone me energji me te ulet,te cilat gjenden drejt skajit te kuq te spektrit.Drita qe leshon Dielli yne qendron pak a shume ne mes te spektrit,sepse sasia e madhe e drites se tij eshte ne rrezen qe shtrihet nga e gjelbra tek e verdha.Atehere pse nuk duket gjelberosh?Sepse ai leshon nje sasi te madhe drite ne te gjitha gjatesite e valeve te dukshme.Keshtu,i pare nga hapesira,dielli yne duket i bardhe.
Dielli
Atmosfera e tokes ''ngjyros'' Diellin
Ne e shohim diellin nepermjet filtrit te atmosferes dhe kjo i jep atij pamje te ndryshme ne varesi te kohes gjat ditesPer shembull,ne mesdite dielli zakonisht ka ngjyre te verdhe te shndritshme.Por gjat lindjes dhe perendimit,kur puqet me vijen e horizontit,mund te duket portokalli deri ne te kuqe.Ky ndryshim ngjyre ndodh per shkak te molekulave te gazit,avujve te ujit dhe grimcave te ndryshme mikroskopike ne atmosferen e tokes.
Fale perberjes se saj,atmosfera percon driten diellore blu dhe ngjyrevjollce,duke i dhene qiellit ne nje dite te kthjellet nje ngjyre blu te mrekullueshme.Pa ngjyren blu dhe vjollce ne zonen e dukshme te spektrit te drites,drita e drejteperdrejte qe mbetet ne mesdite eshte ne menyre mbizoteruese e verdhe.Por kur dielli eshte shume poshte ne horizont,para se te arrije tek ne,drita e tij pershkon atmosferen ne nje kend minimal pjerresie.Si rezultat,drita e diellit pershkon me shume atmosfere,e cila tani shperndan edhe me shume drite ne rrezen blu,si edhe drite jeshile.Keshtu,ne perendim dielli mund te duket si nje lemsh i zjarrte qe kuqelon e te le pa mend.
Qielli ngjyra-ngjyra i nates
Ylli V838 Monocerotis
Ndjeshmeria e syrit tone percakton ne menyre te konsiderueshme se si na duket qielli i nates.Syri yne e merr driten nepermjet dy sensoreve-koneve dhe kleckave.Konet sherbejne per te dalluar ngjyrat,por ne drite shume te zbehte ato nuk funksionojne.Kurse kleckat,megjithese nuk i kapin ngjyrat,jane fotoreceptore jashtezakonisht te afteNe fakt,ne kushte ideale,klecka mund te shquaje edhe nje foton te vetem.Megjithate ndjeshmeria e kleckave ndryshon ndaj gjatesive te valeve me te shkurtra ne skajin blu te spektrit.Per pasoje,kur shohim me sy te lire yje te zbehte me te njejten ndritshmeri,ka te ngjare qe te jemi duke pare yje blu,por jo yje te kuq.E mira eshte qe sot nuk jemi te kufizuar te shohim vetem me sy te lire.
Galaktika ndervepruese Arp 273
Dylbite dhe teleskopet na e rritin aftesine per te pare objekte te zbehta ne qiellin e nates,si yjet,galaktikat,kometat dhe mjegullnajat.Madje edhe me to,pamja ndikohet disi nga atmosfera.Ketij problemi i ka dhene zgjidhje TELESKOPI HAPESINOR HABELL ose HST,i cili orbiton rreth tokesMrekulli e teknologjise,HST-ja mund te dalloje objekte qe jane 10 miliarde here me te zbehta se ato qe mund te shohim me sy te lire.Si rrjedhoje,HST-ja ka sjelle pamje te mahnitshme te objekteve ne hapesiren kozmike,duke perfshire galaktika,re pluhuri nderyjor dhe re gazi te quajtura mjegullnaja.
Sidoqofte,teleskopet e rinj me baze ne toke jane po aq,e madje me te afte se HST-ja ne disa aspekte.Per shembull,fale teknikave te zgjuara korrigjuese ndaj efekteve te atmosferes,keta teleskope te rinj u japin mundesi astronomeve te shohin pamje me rezolucion me te larte ose me shume hollesi sesa me ndihmen e HST-se.Nje shembull eshte Observatori U.M.KEK ne Havaji,ku eshte montuar teleskopi Keck I,nje nga teleskopet me te medhenj optike ne bote.Nepermjet tij,astronomi Piter Tethill i Universitetit te Sidneit,Australi,zbuloi rete e pluhurit qe dalin nga sistemet me yje te dyfishte ne yjesine e Shigjetarit qe nga kendveshtrimi yne duket sikur eshte afer qendres se galaktikes sone Udha e Qumeshtit.
Sa me thelle e vezhgojne astronomet kozmosin,aq me shume yje dhe galaktika zbulojneSa eshte numri i tyre?Ne vetem mund te hamendesojme.
Udha e Qumeshtit
Pse vezullojne yjet?
Yjet vezullojne ose duken sikur ndryshojne paksa shkelqimin dhe vendodhjen per shkak te turbullimeve ne atmosferen e tokesLe ta ilustojme me nje shembull.Besoj se keni pare driteza te vockla ne fund te nje pishine.Si duken dritat kur uji valezon?Ato vezullojne,njesoj si yjet.Kurse dritat me te medha ndikohen me pak.Planetet jane si keto drita me te medha,jo se jane me te medhenje se sa yjet,por sepse jane shume me afer tokes ndaj duken me te medhenj.
A jane natyral ngjyrat e pamjeve?
Fale Teleskopit Hapesinor Habell (HST) ka te ngjare te keni pare pamje te mahnitshme e plot ngjyra te galaktikave,mjegullnajave dhe yjevePor a jane te vertete ngjyrat?E verteta eshte se ato jane nje riprodhim,nje gershetim i artit me shkencen.Pamjet qe vijne nga HST-ja jane bardh e zi,por te bera me filtra me ngjyraAstronomet dhe specialistet e imazhit perdorin teknologji moderne dhe programe kompjuterike per nxjerrjen e pamjeve perfundimtare,nganjehere per te riprodhuar sa me afer qe te jete e mundur ato qe mendojne se jane ngjyrat natyrale te objekteve qiellore.Ne raste te tjera,astronomet nxjerrin qellimisht pamje me ngjyra jo natyrale per te nxjerre ne pahe disa gjera,mbase per qellime studimi.
Pa ngjyra
Me ngjyra
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Univers plot surpriza
Zbulohet nje planet extrasolar qe mund te kete jete...
Një planet extrasolar që mund të strehojë forma të jetës., u zbulua në shkurt,nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh. I ngjashëm me Tokën, rrotullohet rreth një ylli xhuxh te kuq në 28 ditë dhe ka një distancë normale me një klimë të moderuar. Kjo do të thotë se mund të ketë ujë të lëngshme dhe temperatura e sipërfaqes eshtë e ngjashme me temperaturat tokesore..
Shkencëtarët kete sukses ne zbulimin e planetit te ngjashem me planetin tone e arriten fale mjeteve të sofistikuara, të tilla si spektografi HARPS, i cili është i vendosur në Kili dhe se ka ndihmuar studiuesit të "Observatorit Evropian Jugor" për të identifikuar në një muaj të vetem më shumë se 50 planete te reja extrasolar.
http://it.euronews.com/2012/07/11/alla-ricerca-di-nuovi-pianeti-extrasolari/
Re: Univers plot surpriza
Sonda "Curiosity" identifikon gurin e parë në Mars
Sonda "Curiosity" identifikon gurin e parë në MarsLOS ANXHELOS - Sonda robotike "Curiosity", që zbarkoi në Mars në fillim të gushtit, identifikoi gurin e parë me madhësinë e një grushti, nëpërmjet një kamere të vogël dhe hapi për herë të parë krahun e tij të telekomanduar, bënë të ditur burime në NASA.
"Sonda, e cila u lëshua nga Agjencia Hapësinore Amerikane kaloi kamerën e saj, 'ChemCam' mbi një copë shkëmbi", theksuan burimet.
"Presim zbulime të rëndësishme shkencore me kamerën 'ChemCam', që do të analizojë disa mijëra objektivavë gjatë dy viteve të ardhshme", deklaroi Sylvestre Maurice, një përgjegjës në Nasa.
"ChemCam" është një nga mjetet më të rëndësishme të "Curiosity" dhe një nga më të dallueshmit.
Përbëhet nga një lazer, një teleskop dhe një aparat fotografik dhe do të shërbejë për eksplorimin e shkëmbinjve deri në 9 metra thellësi.
Re: Univers plot surpriza
Harta e Arktikut po ndryshon dimensione
Arktiku, gjatë këtij viti, ka humbur më shumë akull se në çdo periudhë tjetër prejse satelitët kanë nisur regjistrimet, në vitin 1979.
Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka bërë të ditur se sasia e akullit në det është zvogëluar në 4.1 kilometra katrorë. Akulli në det rritet gjatë dimrave të ftohtë të Arktikut dhe zvogëlohet me rritjen e temperaturave.
Shkencëtarët thonë se gjatë tre dekadave të fundit, satelitët kanë vërejtur zvogëlim për 13 për qind në çdo dekadë gjatë kohës së verës. Shkencëtarët e përfshirë në llogaritjen e fundit, thonë se ajo mund të jetë pjesë e ndryshimeve rrënjësore të kushteve të Arktikut.
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës
» Univers enigma
» Univers No Limit
» Ja pse nuk jemi vetëm në Univers
» Cdo yll ne Univers shoqerohet nga nje Planet
» Univers enigma
» Univers No Limit
» Ja pse nuk jemi vetëm në Univers
» Cdo yll ne Univers shoqerohet nga nje Planet
Faqja 1 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi