Rrëfimi për Profetin, e dehur: Vitet 1996-1999
Faqja 1 e 1

Presidenti Rugova në vend që t'i printe popullit, e ndiqte popullin. Shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk e dëshironin pavarësinë me çdo çmim. Nuk ishin të gatshëm që të vdisnin për liri, me ca përjashtime. Dhe Rugova, po shihej, që rrugën paqësore nuk e kishte 'filozofi rugoviane' por kartë politike. Prandaj, u kap si një pulë e lagur në Velani.
Në nëntor të vitit 1995, liderët e sllavëve të Ballkanit, pasi ishin lodhur së notuari për plot pesë vite nëpër gjak, nën trysninë e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosën të uleshin për një marrëveshje paqeje. Me një fitore të pastër, prej kësaj kasaphane, dolën vetëm kroatët. Ne që pasdarkeve, kohë pas kohe e kthenim kokën kah televizori për të mësuar se çfarë po ndodhte në Bosnje, tek sa e shkrinim sheqerin në bardakun e çajit të rusit, kjo marrëveshje pothuajse na trembi. Ngelëm të hutuar. Filluam të frikësoheshim, dhe të kujtoheshim, për fatin tonë.
Ata e kaluan lumin, kurse në Kosovë policët serbë edhe më tutje po na rrihnin pa asnjë pretekst. Dhe kështu filluan, secilën herë e më shumë, të dëgjoheshin zëra më ndryshe. Në fakt jo vetëm zëra. Ajo që ishte më brengosëse ishte se filluan të dëgjoheshin, e të shpeshtoheshin, edhe të shtënat. Në këtë kohë, prej të gjithë banorëve të Kosovës, të shtënat nuk i dëgjonte vetëm Lideri. I mbyllur në Velani, tashmë ai kishte filluar ta humbiste totalisht kontaktin me terrenin.
As që bëhej fjalë, gjatë kësaj kohë, që Rugova të dilte në terren e të vizitonte viktimat e dhunës serbe. Mezi dilte deri në ndërtesën e Shoqatës së Shkrimtarëve për të përsëritur refrenin e njëjtë, tash e gjashtë vjet. Por ajo që dukej e guximshme në vitin 1989, në vitin 1996 dukej qesharake.
"Kosova shtet i pavarur dhe sovran. E hapur si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Shqipërisë. Me një protektorat të përkohshëm ndërkombëtar". Kështu pak a shumë kishte qenë refreni që e përsëriste ai.
Por deri kur? Deri në cilin vit? Asnjë përgjigje. Dhe përveç kësaj, për sulmet eventuale që kryheshin kundër stacioneve policore serbe në Kosovë, Rugova fajësonte forcat sekrete serbe, që sipas tij po dëshironin të hapnin një front të ri të luftës.
Dhe këto ishin vitet kur emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa vinte e bëhej më i pranishëm, në media. Në anën tjetër Ibrahim Rugova, ndonëse edhe më tutje e gëzonte një mbështetje të çuditshme dhe të padiskutueshme popullore, filloi ta humbas monopolin politik. Në Prishtinë po shfaqeshin alternativa politike prej intelektualëve të ndryshëm - dorën në zemër shumica prej tyre pa kurrfarë influence. E sidomos kur përballë kishin një kundërshtar krejtësisht të papërshtatshëm siç ishte Rugova. Ai nuk polemizonte me askënd. Nuk i përgjigjej askujt për asgjë. Të tjerët që merreshin me të, dukej sikur po kërkonin më shumë protagonizëm.
Por Rugova nuk e shihte të nevojshme që të lëshohej në debate. Ai tashmë e e kishte deshifruar deri në fund se çfarë dëshironte populli. Dhe dëshira e popullit, nëse do të më duhej ta përcaktoj në dy fjali, ishte: të mos derdhej asnjë pikë gjaku; dhe nëse ishte e mundur, kështu pa u lagur fare, atëherë populli dëshironte që edhe ta fitonte pavarësinë nga Serbia. Shembulli i Bosnjës dhe Hercegovinës tash po na kthehej bumerang.
Pamjet nga Srebrenica ishin kthyer në një makth. Raportimet për 300 mijë myslimanë të vrarë ishin pengesa kryesore për të përkrahur çfarëdo rezistence të armatosur. Kujt i duhet një pavarësi e tillë? Çka ishte edhe më fatale, ishte se edhe më kaq viktima pavarësia nuk ishte e sigurt. Çfarë fituan myslimanët në Bosnje, tek e fundit? Pra, frika nga vdekja, nga masakrat dhe gjenocidi po bëhej më dominante se dëshira për liri. Askush nuk e dëshironte lirinë me një çmim gjenocidial. Kush do ta gëzonte atë? Etj. Por të gjitha këto fatalitete nuk thuheshin. Ato mendoheshin. Dhe, sipas meje, masa popullore besonte në Rugovën, pikërisht për këto arsye.
Predikimet e tij, se pavarësia do të vinte pa gjak, ishin muzika e dëshiruar për veshët e dy milionë shqiptarëve të Kosovës. Të thuash se populli besonte në 'filozofinë rugoviane' për arsye se brenda saj kishte gjetur të dhëna më të besueshme se ajo ishte rruga e vetme, ishte absurde. I vetmi shpjegim përse populli besonte 'në këtë filozofi' ishte frika nga alternativa. Kjo mund të shpjegohet vetëm me terma religjioz. Besimi në Rugovën, është sikur besimi në Jezu Krishtin. Shpëtimi do të vijë, por pa gjak. Durimi është gjithçka. Por kurrë mos kërko shpjegime teknike, a shkencore. Ato nuk ekzistojnë. Të gjitha janë të ngërthyera brenda besimit. Dhe 'shalli', siç e quanin me plot urrejtje kundërshtarët, vazhdimisht linte hapësira të mëdha për të qenë i interpretuar dhe i interpretueshëm. Dhe kështu ndodhte.
E ai, personalisht, me kalimin e viteve sa vinte e fliste pak e më pak, kur duhej të ishte e kundërta. Sa më shumë që ne e afronim veshin për të dëgjuar diçka prej gojës së tij, aq më shumë ai e mbyllte gojën. Deri në vitin 1995 ai së paku kohë pas shkonte deri në Shqipëri, dhe përmes kanalit satelitor, që paguhej nga Qeveria e Bujar Bukoshit, e jepte ndonjë intervistë. Duhet të ketë qenë viti 1996, kur ai edhe i ndali intervistat, e si duket edhe raportet me shtetin shqiptar. Mrekulli. Dhe kjo, në vend se ta dëmtonte, e bënte edhe më atraktiv për popullin.
Çdo muhabet mbyllej me fraza biblike, të natyrës: "Ai e din ma mirë", "Amerika i ka thanë", "Pse e mban Papën te koka?". E të tjera, e të tjera legjenda. Kjo ishte periudha kohore kur ata që duhej të flisnin po heshtnin, e ata që duhej të heshtnin po flisnin. Kështu, për shembull, të pamet, dasmat, zijafetet dhe ngjarje të tjera të kësaj natyre ku merrnin pjesë një numër i konsiderueshëm i njerëzve, ishin shndërruar në tribuna popullore. Politika kishte zbritur poshtë. Burrat, nëpër fshatra, po tregonin se çfarë i kishte thënë Rugova Klintonit, ose çfarë i kishte thënë Klintoni Rugovës. Ose Klintoni Jelcinit.
"Pasha kryet e fëmijëve Brahim (fjala është për Ibrahim Rugovën) kurrë Kosovës nuk kena me ia kthy shpinën", po më tregonte një kushëri i imi i moshuar një ditë, ato ditë, derisa po u kullosnim lopët buzë shtëpive, në një mëngjes monoton. Këtë muhabet, kushëriri e kishte dëgjuar në një ngushëllim, prej një njeriut që 'rrinte me Rugovën, sikur qe po rrimë unë e ti qitu'. Mu qesh, se mu duk se po e shihja Rugovën dhe atë 'personin e besueshëm' duke i kullotur lopët diku, sikur unë me kushëririn. Dhe ai që i kishte thënë kështu Rugovës, kishte qenë Papa Gjon Pali i Dytë. Sipas kushëririt, Papa i kishte kërkuar Rugovës që të mos e bënte publike ketë deklaratë. Dhe kjo çfarë po më fliste kushëriri, në kokërr të shpinës nën një dardhë të egër, nuk ishte një budallallëk me brirë.
Përkundrazi, LDK e kishte kapur mirë ketë segment. 'Spin doktorët' e Rugovës, ose rrethi i tij i ngushtë lëshonin llafe, gjoja sikur atyre u kishte thënë një sekret Rugova. Mediumi më i rëndësishëm i asaj kohe ishin pikërisht shpërndarja e dezinformatave, ose optimizmit në popull, se ditët e mira nuk ishin shumë larg. Dhe mandej ky optimizëm përtypej e ripërtypej me muaj të tërë nga një odë në një tjetër, nga një e pame në një tjetër, e nga një aheng në një tjetër dhe nga një pazar në një tjetër.
Kujdeseshin për të na kthyer në realitet huliganët serbë, të veshur në uniforma policore, që tashmë po talleshin hapur me ne dhe me insistimin tonë komik për pavarësi. Përkundër këtyre gjërave, viti 1996, ishte një vit kur Rugova ishte më i izoluar se kurrë. Takime ndërkombëtare, përtej sekretarëve të ambasadave, nuk po ndodhnin. Raportet me Shqipërinë u rrënuan tërësisht. Dhuna në Kosovë sa vinte e rritej. E bashkë me të edhe nevoja për t'ju përgjigjur dhunës me dhunë, prej elementëve të caktuara, që më vonë erdhën dhe u bënë faktor. Në këtë moment kritik, Ibrahim Rugovës i gjendet pranë misioni Shën Egjidio, dhe udhëheqësi i tij Imzot Vincenzo Paglia.
Kleriku katolik, me dy tri vajtje ardhje e arriti marrëveshjen për arsim, në bazë të së cilës Slobodan Milloshevic zotohej se do t'i hapte objektet shkollore për nxënësit shqiptar, dhe për studentët. Dhe befasisht u hapen qiejt. Pas 6-7 viteve regres, u kthye buzëqeshja në fytyrat e popullit. U posaçërisht po plotësohej profecia se Ibrahim Rugova e kishte në anën e tij Papa Gjon Palin e II dhe secilin prej Presidentëve dhe Kryeministrave të rëndësishëm të botës. Sepse një prift katolik ishte ndërmjetësues. Ky ishte një argument i mjaftueshëm që unë të torturohesha edhe më tutje me kushëririn, duke kullotur lopët. Në këtë mënyrë, dhe në këtë atmosferë festive do të kalonte edhe viti 1996, sikur kah fundi i këtij viti, në rrethana misterioze, në një aksident të trafikut, duke shkruar për në Beograd për të diskutuar me palën serbe për implementimin e marrëveshjes, të mos e gjente vdekjen Xhavit Ahmeti, njëri prej këshilltarëve të Rugovës.
Kjo nuk ishte vdekja e vetme. Këtu vdiq edhe shpresa për çfarëdo marrëveshje. Këtu vdiq, madje, edhe forca politike e Rugovës. Këtu, mund të themi, vdiq edhe magjia e Rugovës. Dhe filloi lufta me mjete tjera. Në vitin 1997, Rugova përveç që ishte bërë panevojshëm, ai kishte filluar të bëhej pengesë. Sigurisht ky është ndër rastet e rralla në histori se si një lider mund të abuzojë në këtë formë me përkrahjen popullore. Rugova, gjatë kësaj kohe, në vend që të transformohej politikisht, të ndryshonte kursin, të kapte një moment të ri, ai thjesht vazhdoi të shtirej se asgjë nuk po ndodhte. Përkthyesit e Zyrës Amerikane në Prishtinë tregojnë rrëfime të njëpasnjëshme me sjelljet jonormale të liderit tonë. Është raportuar tashmë për një letër që Rugova i kishte nisur Departamentit të Shtetit, me të cilën kërkonte që i deleguari amerikan, Robert Gelbard, të zëvendësohej me një tjetër. Kjo letër i kishte rënë në dorë edhe Gelbartit.
Kur ky i fundit e ballafaqoi Presidentin Rugova me letrën e tij, ai i tha: "Mund ta nis edhe një letër për ty". Këto janë momente kur më nuk mund të flasim për një politikan serioz, e konsistent. Mirëpo asnjë prej këtyre elementeve, edhe më tutje, nuk po e ndryshonin disponimin e qytetarëve përballë tij. Edhe kur po ndodhte lufta, edhe kur po kryheshin masakër pas masakre, Rugova vazhdonte të gëzonte një reputacion të lartë. Dhe shih ironinë, në vend se populli të irritohej me Rugovën dhe premtimet e tij përse nuk po e zgjidhte çështjen e Kosovës me mjete paqësore, qytetarët, pas çdo krimi dhe pas çdo vrasje që kryenin serbët nëpër Kosovë, gishtin e drejtonin kah Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata vazhdonin të besonin që sikur të mos dilte fare UÇK në skenë, Rugova do ta kishte zgjidhur ketë çështje.
Por, nga kjo perspektivë, shihet qartë, që kaosi i viteve 97, 98 dhe 99, ishte një dështim total i liderit të shqiptarëve, Presidentit Rugova. Ishte treguar një lider frikacak dhe anemik, në momentin kur në vend më së shumti nevojitej qartësi dhe guxim. Ai vazhdonte, kur tashmë vendi po digjej, të bënte thirrje për zgjidhje paqësore. Fundi i tij, kur u kap prej forcave serbe në Velani në vilën e tij, e tregon më së miri se në çfarë gjendje kishte përfunduar. I ishte errësuar plotësisht gjykimi. Shkuarja e tij në Beograd, qoftë edhe si peng, nuk është një akt tradhtie, sipas meje. Por, nuk ishte as një akt heroik. Ai thjeshtë ishte kapur si një pulë e lagur, tek qëndronte me familjen e tij në shtëpi, kur populli po deportohej me trena. Mungonin vetëm furrat e djegies. Ndërsa, Presidenti Rugova takohej me Sllobodan Milloshevicin, dhe pak a shumë bënte thirrje që të ndalej lufta. E edhe bombardimet e NATO's. Historia nuk e njeh edhe një rast të ngjashëm...
Vijon: Roli i Presidentit Rugova pasluftës

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Rrëfimi për Profetin, e dehur: Vitet 1996-1999
Kurrë nuk ka qenë e mundur që të jepet një gjykim racional dhe pa emocione për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Ai ishte Profet, për shumicën. Por ishte edhe i dehur, për një pjesë tjetër. E vërteta gjendet diku në mes. Si e shoh unë rolin e tij përgjatë fundviteve të 80'ta, viteve të 90'ta dhe deri në vdekje
Kryeministri i famshëm i Republikës Popullore Kineze, Chou En Lai (Zhou Enlai), në vitin 1972, i pyetur që të komentonte Revolucionin Francez të vitit 1789, kishte thënë: "Është shumë herët ta vlerësojmë ketë ngjarje". Pra, edhe 200 vjet pas, i dukej herët. A është herët të flasim për Ibrahim Rugovën, në këtë ditëlindje të tij? A ka mundësi që figura e tij të shikohet, edhe me ca ngjyra tjera, pos atyre bardhezi, që kryesisht e kanë përcjellë ketë figurë. Kështu në vitin 1999, për figurën e Rugovës assesi biseda nuk do të mund të zhvillohej me një ton normal. Ose kishte të tillë që thoshin se e ka hak plumbin në ballë për tradhti dhe sabotim të luftës, ose që thoshin se Rugova ishte i përzgjedhur i Zotit, një lloj Messia, që po i printe 'popullit të Izraelit' për në tokën e premtuar. Ekstremet ishin të skajshme. E edhe sot e kësaj dite, ndonëse vdekja e ka bërë të veten, ndarjet janë të thella. Madje deklarata e Kryetarit të PDK'së, Hashim Thaçi, se "Rugova ishte njeri i momenteve pivotale" më shumë tingëllon cinike se e sinqertë. Pak a shumë në këtë drejtim e mirëkuptoj Rexhep Qosjen që ndihet i prerë në besë nga kjo kthesë e madhe e ish aleatit të tij.
Por si e vlerësoj unë Ibrahim Rugovën? Sigurisht që një armatë e tërë e militantëve të Rugovës po pret të thotë se 'kush je ti që ta vlerësosh atë'. Mirëpo, unë nuk po ia vë pikën kësaj teme. Por për shkak që aq shumë kemi folur për 'shallin', siç e quanin, do të ishte e pamundur që të mos e kisha një mendim timin për të. Për shkak të qëndrimi të tij të gjatë në politikë - prej fundit të viteve të 80'ta, e deri në fillim të vitit 2006 kur edhe vdiq - është e pamundur që roli i tij të shihet vetëm prej një këndi. Pra, sipas meje, për Ibrahim Rugovën duhet të flasim në disa epoka, ose periudha. Dhe madje, edhe roli i tij, e posaçërisht niveli i tij, dallon shumë prej një dekade në një tjetër.
Periudha e artë: 1989 - 1995
Kjo ishte periudha e vetme, gjatë gjithë jetës së tij, kur Ibrahim Rugova po i printe popullit si një intelektual dhe filozof. Ky në fakt është i vetmi Rugovë që mua më pëlqen. I thellë. I guximshëm. E mbi të gjitha i veçantë. Në fakt, e them me bindje, se këto ishin 6-7 vitet e vetme, përgjatë gjithë historisë tonë, kur Kosova ishte në duar të një politikani/filozofi/vizionari të shkëlqyeshëm. Kjo ishte periudha e vetme kur askush nuk mund të thotë se, po të ishte dikush tjetër në ballë të popullit, gjërat do të kishin shkuar më ndryshe. Po flasim për një epokë, kur çdo gjë po ndryshonte me një shpejtësi të dritës në pjesën më të madhe të Europës dhe të botës. Kjo ishte koha kur përveç që po shembej komunizmi, po shembej edhe Jugosllavia, po rilindte religjioni i të gjitha formave. Kurse rrymat nacionaliste kishin dalë nga shtrati.
Posaçërisht, për fatin tonë të keq, tek ata që ishin edhe zyrtarisht 'shefat' tanë, serbët. Pra, rrëmbyeshëm po shembej çdo gjë për të cilën ne ishim duke u mbajtur në dekadat e fundit. Po rrezikonim të ngelnim krejtësisht pa busull. Derisa në Kroaci dhe Slloveni liderët komunistë e kishin marrë përsipër t'i prinin qytetarëve të tyre edhe në ketë periudhë të tranzicionit, këtu tek ne as që bëhej fjalë për liderë të tillë. Sepse, sipas të gjitha gjasave, të vetmit në Jugosllavi që kishin besuar në shtetin jugosllav, kishin qenë komunistët nga Kosova, si Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli etj. Në rrethana të reja, të dytë këta, e kishin futur bishtin nën shalë, dhe po çuditeshin nga monstruoziteti i nacionalistëve serbë. Shih për ketë, sipas të gjitha gjasave, këtë lloj të politikanëve, lideri jonë i ardhshëm, Ibrahim Rugova, kishte vendosur ta mbante larg vetes. U desh të përfundonte lufta, të vinin në Prishtinë komandantët për t'i rehabilituar figurat e dyshimta. PDK kishte zgjedhur ta rehabilitonte Fadil Hoxhën, kurse AAK Mahmut Bakallin. Por kjo është një temë tjetër.
Ajo çfarë ishte e rëndësishme, sipas meje, ishte se në këtë kohë ndryshimesh të mëdha, Ibrahim Rugova ia kishte dalë me sukses të zgjidhte rrugën e duhur, në fakt të vetmen, e që si rrjedhojë e saj ne jemi këtu. Normalisht që në ndërkohë janë bërë edhe shumë lëvizje të tjera, qoftë prej tij, qoftë prej të tjerëve, por ky ishte hapi i parë, i duhur. Çfarë bëri mirë Rugova, ose çfarë mund të bënte keq ai? Siç e thamë edhe më sipër fundi i viteve të 80'ta, ishte koha kur po bashkohej Gjermania, po copëtohej Bashkimi Sovjetik, e edhe Jugosllavia. Kjo e fundit ne na interesonte më së shumti, sepse e dinim se ishte një proces që nuk ndodh çdo ditë. Pra, të gjithëve përreth nesh po u ngutej, e ne kishim më së shumti arsye që të nguteshim. Ne po e shihnim se si as vëllezërit, kroatët, serbët dhe boshnjakët, nuk po dëshironin të jetonin më së bashku, e lëre më ne, që vazhdimisht ishim konsideruar si bërlloku i Jugosllavisë. Pra, ekzistonte ideja, e edhe gatishmëria, që të nguteshim për t'i kapur armët për të shpallur pavarësinë tonë, që ta zinim trenin, që nuk do të vinte prapë edhe 100 vjet të tjera. Por cilat armë? Ato që nuk i kishim... Dhe mandej dëgjoheshin zëra, që sapo ne të nisnim luftën, armët do të vinin vetvetiu. Por prej ku? Kishte një varg pikëpyetjesh, secila më kritike se tjetra. Kishte shumë ide, secila më fatale se tjetra. I vetmi që nuk po e merrte vesh se çka po ndodhte, ishe populli. Ishte një udhëkryq i jashtëzakonshëm.
Kurse populli ishte i gatshëm ta përqafonte, atë ide ose ketë ide. Pra, kjo ishte një kohë e tillë, që populli fare lehtë mund ta përqafonte edhe idenë që ne duhet të shikonim kah Lindja, por edhe idenë që ne duhet të shikonim kah Perëndimi. Kjo ishte koha kur ne e donim liderin komunist shqiptar Enver Hoxhën në Shqipëri, por e urrenim komunizmin dhe diktaturën. Ekstremet dhe lëkundjet ishin të jashtëzakonshme. Madje për hir të vërtetës, e mbaj mend si gjimnazist, që përkrahja popullore për luftën e Gjirit shkonte më shumë në favor të Sadam Hysenit, sesa Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç kishte qenë më e madhe përkrahja për të çmendurin e Libisë, Moamer El Gadafi, krahasuar me Presidentin Amerikan Ronald Regan. Sot, nga kjo perspektivë, kur të gjithë jemi të qetë në shtëpitë tona, dhe kur e dimë rolin e Perëndimit për çlirimin tonë, është shumë e lehtë të thuhet se Ibrahim Rugova, në vitin 1989/90/91, e kishte bërë zgjedhjen e vetme të duhur, duke u rreshtuar pa asnjë dyshim drejt Perëndimit. Madje, simbolikisht, ai e kishte bindur edhe popullin se fotografia e tij me Papa Gjon Palin assesi nuk i bën më pak myslimanë shqiptarët e Kosovës. Dhe për çdo të premte, jo për çdo vit, e as çdo muaj, por çdo javë, e recitonte dedikimin e tij drejt Perëndimit. Ai ketë nuk e thoshte për ne, por e thoshte për Perëndimin. Ishin këto vitet kur Presidenti Rugova arriti që ta shpëtonte Kosovën prej një tragjedie biblike.
Me një durim të pazakonshëm luftën që ishte e dedikuar të shpërthente mbi kokat tona e shmangu. E shmangu një luftë krejtësisht të barabartë, në të cilën Perëndimi do të ishte një monitorues gjakftohtë, siç ishte rasti, ta zëmë, me Bosnjën dhe Hercegovinën. Në fillim të viteve të 90'ta asnjë shtet Perëndimor nuk ishte as i gatshëm e as i interesuar që të lëvizte as gishtin për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Në këtë kohë, edhe më tutje nuk dihej qartë se kush ishte viktima dhe kush ishte agresori. OKB, NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tutje ishin duke e hetuar se cilët ishin djemtë e këqij e cilët ishin të mirët në Ballkan. Dhe hapi më i mirë i mundshëm, kur të gjithë kishin kapur armët në dorë, kishte qenë që ne të bënim dallimin. Ne, kryekëput fal Rugovës, e kishim bërë dallimin. Në një rajon përplot me huliganë dallimi nuk bëhet edhe me një huligan më tepër. Por me një huligan më pak. Dhe kështu, kur Ballkani po digjej flakë, Ibrahim Rugova po jepte një leksion të jashtëzakonshëm për civilizimin. Që konfliktet duhej zgjidhur me rrugë paqësore. Kjo ishte melodia që Perëndimi po dëshironte ta dëgjonte. Dhe ata e dëgjuan. I dëgjuan në fakt dy gjëra, për së paku 6 vite me radhë: Që ne nuk dëshirojmë luftë dhe që ne jemi të përcaktuar për vlerat Perëndimore. Çfarë mrekullie. Çfarë mesazhi tjetër do të mund të dërgonim prej një rajoni banditesk. Ishte kjo hera e parë që ne po i çudisnim të gjithë, madje edhe vetën, me durimin dhe pjekurinë e treguar.
Kështu, ne u menduam që në dimrat e përgjakshëm Ballkanik të vazhdonim të besonim në 'filozofinë rugoviane'. Me kujtohen ato net dimrash të ftohtë të 90'tave, kur Sarajeva po përjetonte një tmerr të vërtetë, e ne në shtëpitë tona luanim piçpirik ose shah. Kohë pas kohe, kur ndodhte ndonjë masakër shumë e madhe ndodhte që ia shtonim vetëm pak zërin e televizorit. Shanim serbët, ndjenim keqardhje për boshnjakët, dhe e vazhdonim lojën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo do të ishte mrekullia vet, sikur gradualisht të mos na iknin vitet. Sikur Kosova të mos zbrazej çdo vit. Sikur arsimi të mos rrënohej me themel. Të mos flasim për ekonomi dhe shëndetësi. Pra, cili ishte kuptimi i pritjes? Ose, sa gjatë duhet të presim që të konsiderohet e mjaftueshme? Ato vizitat e nivelit të ultë të diplomatëve Perëndimor në Prishtinë filluan të mos na mjaftonin më. Filluam ta kuptojmë se ndoshta sekretarët e parë të ambasadave të huaja në Beograd mund të mos janë të mjaftueshme. Kurse tensioni sa vinte e po shtohej, kur edhe përkundër gjakut enorm të derdhur, po vinte fundi i krizës në Bosnje dhe në Kroaci. Dhe në këto situata mandej vijnë në shprehje ata zërat që vazhdimisht thonë: "a ju kemi thanë", "as nana nuk i jep gji bebes nëse ajo nuk qan", "nuk ka liri pa gjak".
Vijon...

Similar topics
» Rrëfimi i britanikut John Harrison për luftën e Koshares
» Cfarë kemi mësuar për Ebolën në 40 vitet e fundit?
» Cfarë kemi mësuar për Ebolën në 40 vitet e fundit?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi