Sekretet dhe hijet për familjen Putin
Faqja 1 e 1
Sekretet dhe hijet për familjen Putin
Sekretet dhe hijet për familjen Putin
[You must be registered and logged in to see this link.]
Presidenti rus Vladimir Putin jeton jetën e tij në shkëlqimin verbues në sytë e botës. Si në punë, ashtu edhe gjatë pushimeve, ai rrethohet nga një grup besnikë gazetarësh të Kremlinit, kamera televizioni si dhe fotografë. Buletinet informative ruse kryesohen nga lajmet e aktiviteteve të tij të përditshme. Ai ia ka arritur ende që ta mbajë familjen e tij jashtë vëmendjes, ashtu si një operacion special i KGB-së.
Nuk ekzistojnë foto të konfirmuara të dy vajzave të rritura të Putinit, 29-vjeçares Maria me nofkën Masha dhe 28-vjeçares Ekaterina e njohur si Katya. Vajzat kanë ndjekur një universitet në Rusi me emra të rremë; madje edhe shokët e kursit nuk e kanë ditur kurrë identitetin e tyre.
Dhe kur, avioni Malaysia MH17 u rrëzua, një tabloid holandez pretendoi se Masha jetonte në Holandë me partnerin e saj holandez, një grup reporterësh dhe protestuesish deklaruan se nuk mund ta gjenin atë, madje se askush nuk e njihte. Pieter Broertjes, kryetari i Bashkisë së Hilversumit në Holandë bëri thirrje që Masha të deportohej (më pas ai e tërhoqi këtë deklaratë), dhe protestuesit e Ukrahinës dolën përpara apartamentit luksoz ku ishte thënë se jetonte çifti. Por çifti kishte kohë që kishte ikur prej andej, nëse kishin qenë ndonjëherë me të vërtetë aty.
Velloja e sekretit që mbështjell Putinët, është zbatuar rigorozisht nga Kremlini. Gazetarët që dhunojnë këtë lloj tabuje të krijuar, duke raportuar mbi jetën private të familjes së parë në Rusi janë marrë shpejt në analizë. Në vitin 2008, kur gazeta liberale ‘’Korrespodenti Moskovit’’ raportoi se Putini kishte planifikuar martesën me një gjimnaste të quajtur Alina Kabayeva, editori u detyrua që të jepte dorëheqjen brenda pak orëve. Sipas editorit të pushuar Grigory Nekhoroshev, pronari i gazetës Evgeny Lebedev (një financier miliarder që zotëron ‘’Evening Standard’’ dhe ‘’The Independent’’ në Londër) fillimisht premtoi se do t’i qëndronte versionit të gazetarit, para se të merrte një telefonatë nga ‘’një figurë e lartë e administratës së Presidencës’’. Lebedevi e nxori moralin e kësaj telefonate dhe ‘’Korrespodenti Moskovit’’ nuk u shfaq më në treg.
I pyetur për marrëdhënien e tij me gjimnasten Kadayeva në një konferencë shtypi në Sardenjë të Italisë, Putini e bëri të qartë se hulumtimet për jetën e tij private ishin jashtë kufijve që ai lejonte. ‘’Jam i vetdijshëm, sigurisht, për klishetë ku politikanët jetojnë në shtëpi xhami por edhe brenda tyre ka disa kufij…Nuk i kam pëlqyer asnjëherë njerëzit që sillen vërdalllë me fantazitë e tyre erotike, duke futur hundët në jetën e një njeriu’’, u shpreh Putini. Menjëherë, kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi që po qëndronte në krah të Putinit, bëri shaka duke komentuar se gazetari rus që bëri këtë pyetje duhej gjuajtur.
Mesazhi nuk kishte se si mund të ishte më i qartë se kaq. ‘’Putini është një person që e ruan ekstremisht jetën e tij private’’, tregon një nga ish-reporterët e oborrit të Kremlinit, emri i agjencisë për të cilën punon nuk dëshiron që t’i bëhet publik. ‘’Ne do të publikojmë thashetheme gjatë të gjithë kohës për ndihmësit e tij, sigurisht. Por familja e tij nuk mund të diskutohet asnjëherë…Eshtë një rregull i pashkruar ky. Jeta e familjes së personit të parë, Putinit, është mbajtur gjithnjë sekret.’’
Në tre vite pune në oborrin e Kremlinit, duke udhëtuar me Putinin që nga 2009 deri më 20012, gazetari e ka parë gruan e Putinit, Lyudmila, vetëm një herë, ndërsa vajzat e tij asnjëherë.
Artisti gjerman i dokumentarëve Hubert Seipel iu dha akses për të njohur Putinin në vitet 2010-2011 për filmin ‘’Unë’’. Ai kaloi qindra orë më udhëheqësin rus, por asnjëherë nuk i pa fëmijët e Putinit. Një nga kushtet themelore që iu vu Seipelit, ishte se nuk do të nxirrte asgjë për jetën private të udhëheqësit rus. ‘’Ai është shumë i ndjeshëm për këtë gjë dhe unë i premtova se nuk do të ekspozoja shumë për familjen e tij’’, u shpreh Seipeli pas premierës së filmit.
Vetëm disa detaje janë bërë zyrtarisht publike nga jeta e tij. Ai takoi gruan e tij të ardhshme Lyudmila, një stjuardesë, përmes miqve të tyre në 1980. Takim e parë ata e bënë në një teatër më 1980 dhe gruaja e tij në një intervistë në vitin 2000 tregoi se ai ishte ‘’veshur keq’’ dhe ‘’aspak propozues. As që do ia kisha hedhur sytë në rrugë’’. Por Putini këmbënguli dhe ata u martuan më 1983.
[You must be registered and logged in to see this link.]
[You must be registered and logged in to see this link.]
Masha lindi në Leningrad në prill 1985, e cila mori emrin e mamasë së Putinit. Katya lindi në gusht 1986 në Dresden, Gjermani, ku babai i saj ishte në krye të detyrës për KGB-në. Të dyja vajzat ndoqën shkollën ndërkombëtare gjermane ‘’Friedrich Haass German International School’’ dhe më pas u kthyen në Moskë më 1996, ku ndoqën Universitetin Shtetëror ‘’St. Petersburg State University’’, ku Masha studioi biologji dhe Katya u diplomua për Studime Aziatike.
Vajzat kanë dhënë vetëm një intervistë gjatë jetës së tyre, në kohën kur babai i tyre u emërua President pas sëmundjes dhe dorëheqjes së Boris Yeltsin. Transkripti, publikuar në një koleksion me intervista të Putinit, familjes së tij dhe miqve u quajt: ‘’Personi i Parë: Një Vet-Portret Befasues i Presidentit rus Vladimir Putin’’, shoqëruar me një foto të familjes së Putinit, të sapohyrë në flluskën e pushtetit, duke shfaqur anonimitetin që trashëgonin deri atëherë.
Në libër, 14-vjeçarja Katya ankohej se tashmë ato nuk shkonin më në shkollë dhe se mësuesja iu vinte në shtëpi për t’u dhënë mësim. ‘’Ne kemi roje edhe kur shkojmë për të parë një film’’, u tregonte Katya gazetarëve Nataliya Gevorkyan, Natalya Timakova dhe Andrei Kolesnikov që intervistuan familjen në rezidencën e tyre.
[You must be registered and logged in to see this link.]
[You must be registered and logged in to see this link.]
‘’Eshtë një djalë që ulet në kinema për të parë filmin, por unë mendoj që ai na ruan në të njëjtën kohë. Zakonisht ne nuk i vëmë re bodigardët. Edhe kur shkojmë diku me miqtë tanë, ata na rrinë afër, por jo aq sa të na bezdisin. Ne i kemi ftuar për të pirë kafë me mijëra herë por ata nuk pranojnë’’, rrëfente Katya.
Më tej ajo rrëfente se ‘’lëviza vendit kur dëgjova se Babi do të bëhej President. Kur Mami ma tha këtë, mendova se po bënte shaka. Më tej kuptova se ajo kurrë nuk mund të bënte shaka me një gjë të tillë’’
Kurse Lyudmila shprehej se ‘’kishte qarë për një dit të tërë pa pushim’’, kur dëgjoi lajmin se bashkëshorti kishte realizuar takimin për President, ‘’sepse kuptova që jeta jonë private kishte përfunduar’’. ‘’Vajzat e shikojnë babanë e tyre më shumë në televizion se sa në shtëpi. Por gjithnjë ai shkon t’i shohë, pavarësisht se çfarë ore kthehet në shtëpi. Ai i do shumë ato. Jo të gjithë burrat i trajtojnë të bijat siç bën ai me to, me kaq shumë dashuri. Dhe i llaston shumë. Unë jam e vetmja që detyrohem t’i disiplinoj.’’, tregon Lyudmila. Gazetari e pyeti Lyudmilën nëse vajzat mund ta kapnin Babanë me gishtat e tyre të vegjël por ajo u përgjigj: ‘’Askush nuk mund ta ketë Babanë në pëllëmbë të dorës’’
Për karrierën e tyre, ‘’Masha shprehu shumë seriozisht fjalën angleze ‘’manaxhim’’ dhe Katya tha se do të dëshironte të bëhej një arreduese’’, vazhdon tregimin e saj Lyudmila. Vajzave ju pëlqen të bëjnë ski; filmi i tyre i preferuar në atë kohë ishte ‘’Matrix’’. Atyre u pëlqejnë rrobat e mira dhe janë shumë ‘’të dobëta’’.
E gjitha kjo ishte në 2000, fjala e fundit publike e Putinit apo gruas së tij për vajzat e tyre.
Pas 14 vitesh, jetët e vajzave janë zhvilluar në sekret të plotë, sekret i thyer ndonjëherë rastësisht, por vetëm nga zhurma të pavërtetuara. Në vitin 2002, u raportua se vajzat e Putinit po kalonin pushimet në Sardenjë me vajzën e Berlusconit Barbara. Në 2010 një gazetë e Koresë së Jugut raporoi se Katya ishte gati për t’u martuar me djalin e një admirali korean, i cili ishte dërguar në Moskë.
Po në të njëjtin vit, i dashuri i raportuar nga media i Mashës, Jorrit Faassen, një administrator i kompanisë shtetërore dhe më pas të privatizuar ‘’Gazprom’’ dhe asaj ‘’Stroytransgaz’’, kompani prodhuese e tubacioneve të gazit, kryesoi lajmet kur u raportua se ishte ofenduar nga bodigardi i një bankieri, Matvei Urin, gjatë një incidenti rrugor në qendër të Moskës.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Putini me te bijen, Masha
Hakmarrja e Kremlinit që e shpejtë: Biznesi i Urinit u shpërbë dhe ai u burgos për mashtrim.
Masha dhe Faassen e lanë menjëherë Rusinë dhe nisën një jetë të qetë në Voorschoten, Holandë, në periferi të Hagës.
Një shpjegim se pse Putini është kaq fanatik dhe mbrojtës ndaj vajzave të tij është se ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës në oborrin e dy familjeve politike aspak funksionale, atë të shefit të tij të parë të KGB-së në St.Petersburg, kryetarit Anatoly Sobchak dhe më vonë atë të Boris Yeltsin.
Sjellja e gruas së Sobchakut, Lyudmila Narusova dhe vajzës Xenia, ‘’e lodhën Putinin dhe e nxorrën jashtë funksionit ekipin’’, thotë Ben Judah, autori i ‘’Perandoria e Brishtë: Si Rusia ra dhe doli nga dashuria me Vladimir Putinin’’. Më tej Judah shton: ‘’Familjet e tyre u panë të shoqëruar me njerëz të pamoralshëm dhe merrnin pjesë në festa të personave mafiozë. Sjellja e tyre e pahijshme, e terrorizoi atë’’
Më vonë, Putini pa se si Yeltsini u manipulua shumë nga dy bijat e veta dhe ‘’varësja e tyre e rrobave, e ashtuquajtura Familja Yeltsin’’, që përfshinte oligarkët Boris Berezovsky dhe Roman Abramovich. ‘’Kështu që Putinit i mbetej vetëm të ishte ndryshe nga Yeltsini. Ai e mban mend politikën e turpshme të dhëndrrit të Yeltsinit, Valentin Yamashev dhe të Berezovskyt dhe vendosi që të dilte nga i njëjti fat’’, thotë Judah.
Për t’i mbajtur vajzat larg nga prozhektorët, Putini i mbajti larg nga politika, pjesërisht për të mirën e tyre dhe pjesërisht për të mirën e vet. Shokët e Putinit në Uzbekistan dhe Kazakhstan kanë patur probleme politike me vajzat e tyre ambicioze.
Vajzat që janë ‘’zhdukur’’ nga skena flasin sa mijëra libra për atë që Rusia është shndërruar nën udhëheqjen e Putinit. Në të vërtetë Putini nuk ka bërë kurrë fushatë me zgjedhje konkurruese, kështu që nuk i është dashur aspak të nxjerrë familjen e tij para medieve, ashtu siç bëjnë politikanët e Perëndimit.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Putini me ish-bashkeshorten, Lyudmila
Dhe përderisa nuk ka opozitë në vend, nuk ka asnjë që ta quajë atë hipokrit që ngre lart vlerat e familjes duke e mbajtur familjen e tij në hije.
Irene Pietsch, një mike gjermane e zonjës Putin, tregon se martesa e Lyudimilës ishte pa dashuri. ‘’Ai nuk pi dhe as më rreh, por ai është si një vampir që thith gjithë lëngun e jetës tek mua’’, tregon Irenë rrëfimet e mikes së saj Lyudmila për Putinin.
Putini e ka sjellë medien ruse nën rregulla strikte të kontrollit sipas mënyrës së tij, duke bërë që asnjë media në Rusi të mos ketë hulumtuar rreth familjes së parë. Madje edhe kur vetë Putini deklaroi divorcin e ‘’civilizuar’’ nga Lyudmila në qershor të vitit 2013, televizioni shtetëror e raportoi historinë për një ditë, pastaj thjesht filloi ta emërtonte ish-gruaja e parë, sikur ajo të mos kishte ekzistuar kurrë.
Ajo kishte kaluar 30 vite në hije. Pas divorcit, pjesa më të madhe e citimeve ku përmendej Lyudmila në websitin e Kremlinit u fshinë, duke u lënë në errësirë. Sipas ligjit asaj i takon gjysma e rrogës zyrtare së Putinit prej 102 mijë dollarësh, por asnjë detaj nga kushtet e divorcit nuk u bë publik.
Putini ka krijuar një Rusi ku njerëzit, ashtu si në kohët e vjetra, hiqen nëpërmjet Photoshop-it nga historia. [You must be registered and logged in to see this link.]
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi