Truri, një përpjekje për të “vënë rregull”
Faqja 1 e 1

Megjithatë sot jemi bashkë në një pikë kthese. E thotë këtë gjë me vendosmëri Daniel Levitin-i, neurolog në SHBA dhe docent i psikologjisë e neuroshkencës së sjelljes në Universitetin McGill të Montrealit. Ngarkesa e informacionit ndaj të cilit jemi të nënshtruar, nënvizon ai, është pesëfishuar në 25 vitet e fundit: “Në kohën e lirë ,secili nga ne përpunon përditë 34 gigabite informacion, vlen të thuhet 100 mijë fjalë, ndërsa kompjuteri, smartfoni e tableta për çdo person të vetëm përmbajnë ekuivalentin e gjysëm milioni librash”.
Telefona dhe çelësa
Problemi është që truri ynë është i kufizuar: “Kapaciteti i përpunimit të trurit tonë të ndërgjegjshëm është i barabartë me 120 bit në sekondë”, vazhdon Levitin. “Për të kuptuar atë që i thuhet një personi tjetër mbajmë të zënë një fashë të barabartë me 60 bit në sekondë. Që do të thotë që nuk mund të kuptojmë më shumë se dy persona përnjëherë. Por do të thotë gjithashtu që, për shembull, nëse hapim portën e shtëpisë, ndërsa evitojmë përmbysjen e qeseve të pazarit dhe në të njëjtën kohë bëjmë kujdes që të mos lëmë të dalë qeni ose macja, atëherë i kemi “shteruar” të gjithë burimet tanë. Nëse na bie edhe telefoni, ajo që do të ndodhë është që, pasi jemi përgjigjur, nuk do të jemi më në gjendje të kujtohemi se ku kemi lënë çelësat, pasi truri ynë e ka “lëshuar” këtë informacion, pasi në atë moment e ka konsideruar si më pak të rëndësishmin”. Si të mos mjaftonte kjo, ne jemi të rrethuar nga ide dhe detyra gjithmonë të reja: “Sejcili prej nesh kryen funksione që në të shkuarën ishin tipike për profesione të tjerë”, shton Levitin. “Shumë ndërmarrje kanë shkarkuar mbi klientët punë si prenotimin e një fluturimi, ose mbushjen e serbatorit nga pompa e benzinës, duke na detyruar të kushtojmë vëmendje të vazhdueshme për dhjetëra gjëra”. Zgjidhja? Të dish sesi funksionon truri ndihmon për lehtësimin e detyrave.
Një filtër në tru
Një nga sekretet për të qënë efiçentë është të ruajmë përqëndrimin mbi atë që jemi duke bërë, pa lejuar të shpërqëndrohemi prej dhjetëra stimujve që vijnë në trurin tonë, si për shembull të kujtojmë personat që duhet të takojmë gjatë ditës ose të organizojmë drekën apo darkën, ose nga inputet e jashtëm, si një email apo zhurma e papritur e një borie në mes të rrugës. Këtë “filtër vëmendjeje” e kontrollon për ne një lloj çelësi i montuar në një pjesë të trurit të quajtur insula, e lidhur me korteksin prefrontal. Ajo punon në sfond dhe vendos nëse është rasti për të ndërprerë gjendjen e vëmendjes maksimale përkundër detyrës që jemi duke kryer, për t’iu nënshtruar diçkaje tjetër, dhe e bën në bazë të ndryshimeve që kap si dhe rëndësisë që iu atribuon këtyre ndryshimeve.“Kur ngasim makinën”, jep shembull Levitin, “truri sinjalizon nëse rruga fillon të jetë e keqe, pasi ka bërë hartën e një ndryshimi të rëndësishëm, por nëse asfalti vazhdon të jetë jo i mirë për disa kilometra, ndalon së tërhequri vëmendjen tonë mbi këtë veçanti, pasi nuk është më një risi. Nëse në vend të kësaj shtrohet para syve reklamimi i një koncerti të grupit tonë të preferuar, e bëjmë në mënyrë që ta lexojmë e ta regjistrojmë informacionin, pasi e dimë se ky informacion ka një rëndësi të caktuar për ne, ndërkohë që vazhdojmë t’i injorojmë shfaqjet e grupeve muzikore që nuk i njohim”.
Nuk jemi shumëveprimësh. Ky mekanizëm nuk është i kontrollueshëm në mënyrë të ndërgjegjshme, por mund të veprojmë për të limituar ndërhyrjen. Arsyeja përse duhet ta bëjmë është që truri ynë i përpunon detyrat me radhë e kur mendojmë të bëjmë më shumë gjëra njëkohësisht, duke përfituar nga kapaciteti ynë për shumë veprime të njëkohshëm, në realitet e detyrojmë veten të kalojë nga një punë në një tjetër, duke u lodhur më kot e duke u detyruar të harxhojmë nga rezervat tona të glukozës.
Kështu, në fund të ditës, jemi shumë të lodhur dhe me rezultate më të ulëta nga sa janë mundësitë tona. “Sekreti? Shkarkimi i informacionit nga truri në botën e jashtme: një gjë që e kemi mësuar 5000 vjet më parë duke shpikur shkrimet”, shpjegon Levitin. Mjafton të shënojmë në një letër gjërat që duhet të bëjmë e të përgatisim një kalendar préçiz detyrash, për të shmangur që filtri i vëmendjes të na pyesë vazhdimisht nëse jemi me të vërtetë duke bërë gjënë më të rëndësishme e se nuk ka detyra të tjera në ardhje, të cilat kërkojnë përqëndrimin tonë. Drejtorët e Përgjithshëm të kompanive më të rëndësishme kanë asistentë që angazhohen t’ia ndërpresin kur një tjetër detyrë i kërkon, apo duke i lënë të lirë në ndonjë moment tjetër, me qëllim që t’i përkushtohen 100 % asaj që janë duke bërë: për fat, personat e zakonshëm mund t’i imitojnë duke ia besuar gjërat kompjuterit e smartfonit”. Levitin sugjeron shembuj të tjerë praktikë, të zbatueshëm në një pafundësi situatash të tjera që i ndeshim në jetën tonë të përditshme.
Arkivojmë sipas kategorive. Mbetet fakti që diçka duhet gjithësesi ta mbajmë në mendje, e për ta bërë në mënyrë efikase, truri ynë ka mësuar që nga fillimi të shoqërizojë kujtimin e një objekti me vendndodhjen fizike të tij. Për paraardhësit ishte në fakt e rëndësishme të dinin “ku” ishin ndoshta gjërat thelbësore (ushqimi, streha etj.): një cilësi që mund të kthehet e të bëhet e dobishme për ne sot, për të arkivuar informacionet. “Nuk kemi nevojë të dimë ku kemi vendosur çdo pirun, ose thikë, ose lugë”, jep shembull Levitin, “pasi kemi një sirtar ku mbajmë të gjitha veglat e kuzhinës së bashku”. Është një ide që zgjerohet për gjithshka që shtëpitë tona përmbajnë. Jo më kot, objektet që humbasim më shpesh janë ato që në përgjithësi nuk kanë një vendosje fikse, si çelsat, ose syzet e leximit, që mund të shërbejnë në shumë vende të ndryshme, ku më pas i harrojmë pasi i kemi përdorur. Zgjidhja, në një rast është të mbajmë një tas për të gjithë çelsat, mundësisht afër portës hyrëse, një rast tjetër të kesh për shembull më shumë sesa një kopje syzesh për t’u mbajtur në vende të ndryshme.
Në organizimin e hapësirës rrotull nesh, megjithatë është nevoja të llogaritet një zbulim në të cilin eksperimente të neurologjisë së ndërgjegjes janë bashkuar së fundmi: truri ynë nuk është i aftë të menaxhojë njëhkohësisht më shumë se katër kategori të ndryshme. Në praktikën e të gjitha ditëve, është më mirë të mos i ndajmë kurrë gjërat tona, qofshin ato dosje ku mbajmë dokumentat personale, bileta e fatura, në më shumë se sa katër kategori, duke mos harruar që kategoria e fundit duhet të jetë gjithmonë e përzierë e të përmbajë të gjitha ato gjëra për të cilat, për nga numri apo shpeshtësia e vogël e përdorimit, nuk do të ishte ekonomike të krijonim një arkiv në vete. Nëse bëjmë pak punë në shtëpi, do të ishte e padobishme t’i ndanim tipet e vidave e të gozhdëve që kemi, nëse përkundrazi i duam punët e zdrukthtarisë do të ishte mirë t’i ndanim në kategori, që pastaj t’i gjejmë kollaj.
Shplodhja është e çmuar. Rregulli i katrës është i vlefshëm edhe kur duhet të organizojmë kohën tonë. Siç kemi parë tashmë, është themelore për të bërë gati lista gjërash që duhen bërë e duke e përdorur këtë të dhënë të re, Levitin këshillon të ndajë detyrat në katër kategori: gjëra për të cilat duhet të impenjohesh menjëherë; gjëra që mund të delegosh; gjëra që mund të përballosh në një moment tjetër; gjëra që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj.
Strategjia tjetër të cilës i kushtojmë tashmë momente të ndryshme të ditës për aktivitete të përcaktuara është ajo e përgjigjes së email-eve. Edhe në këtë rast, është një e dhënë e rëndësishme për t’u konsideruar: rëndësia për të rezervuar pak kohë kohe të lirë.
Studimet më të fundit të neurologjisë së ndërgjegjes kanë demonstruar në fakt që janë momentet e gjumit ose të relaksit ato në të cilat truri ynë rendit sërish atë që ka mësuar dhe krijon kategori e lidhje midis gjërave: “Një mungesë serioze gjumi në 2-3 ditët e para pas mësimit të diçkaje mund të dëmtojë seriozisht përthithjen e informacioneve”, preçizon Levitin. Ja përse bëhet e rëndësishme të kërkohet, çdo ditë, që të lihet ndonjë minutë i lirë për ne vetë, dhe është themelore të mos prekim kurrë orët e kushtuara gjumit. Paradoksalisht, nëse i lëmë vetes pak kohë të lirë, mund të na ndihmojë të fitojmë mbi atë që është armiku numër një i rregullit: tendenca natyrale njerëzore për të zvarritur veprimtaritë më pak të pëlqyeshme.më pak të pranueshme.
Pika e kthesës e vërtetë në këtë fushë, megjithatë, qëndron në të kuptuarin që, për natyrën e vet, truri ynë kërkon kënaqësi të menjëhershme duke na shtyrë të merremi me gjëra të lehta e që zgjasin pak. Si të shmangësh këtë prirje për të fituar rezultate më të rëndësishme, që shpesh kërkojnë vite për t’u realizuar deri në fund? E thjeshtë: të ndash çdo sipërmarrje në pjesë më të vogla e t’i programosh në kohë, duke fituar kështu kënaqësi nga secila prej tyre. Pasi, siç mëson Levitin, përdorimi sa më mirë i trurit të sulmuar prej informacionit, varet vetëm prej nesh./New Scientist/
Në rrugën e evolucionit, njeriu është shquar nga speciet e tjera shtazore prej kapacitetit për të përdorur pikërisht trurin për të zgjidhur problemat.
Sot ky kapacitet vihet në rrezik serioz nga tepria e informacionit. Është e vërtetë, që në vitin 1525-ën vetëm 70 vjet pas shpikjes së shtypshkronjës, filozofi Erazmus i Rotterdamit qahej se dalja e shumë librave të rinj përbënte një pengesë për të mësuarit. E të njëjtën gjë e mbështesnin në shekullin pasardhës dy matematikanë si Leibniz dhe Kartezi. Ky i fundit sugjeronte madje t’i injoronte librat, pasi bëhej e pamundur të dalloje informacionin e mirë nga ai i padobishëm.Megjithatë sot jemi bashkë në një pikë kthese. E thotë këtë gjë me vendosmëri Daniel Levitin-i, neurolog në SHBA dhe docent i psikologjisë e neuroshkencës së sjelljes në Universitetin McGill të Montrealit. Ngarkesa e informacionit ndaj të cilit jemi të nënshtruar, nënvizon ai, është pesëfishuar në 25 vitet e fundit: “Në kohën e lirë ,secili nga ne përpunon përditë 34 gigabite informacion, vlen të thuhet 100 mijë fjalë, ndërsa kompjuteri, smartfoni e tableta për çdo person të vetëm përmbajnë ekuivalentin e gjysëm milioni librash”.
Telefona dhe çelësa
Problemi është që truri ynë është i kufizuar: “Kapaciteti i përpunimit të trurit tonë të ndërgjegjshëm është i barabartë me 120 bit në sekondë”, vazhdon Levitin. “Për të kuptuar atë që i thuhet një personi tjetër mbajmë të zënë një fashë të barabartë me 60 bit në sekondë. Që do të thotë që nuk mund të kuptojmë më shumë se dy persona përnjëherë. Por do të thotë gjithashtu që, për shembull, nëse hapim portën e shtëpisë, ndërsa evitojmë përmbysjen e qeseve të pazarit dhe në të njëjtën kohë bëjmë kujdes që të mos lëmë të dalë qeni ose macja, atëherë i kemi “shteruar” të gjithë burimet tanë. Nëse na bie edhe telefoni, ajo që do të ndodhë është që, pasi jemi përgjigjur, nuk do të jemi më në gjendje të kujtohemi se ku kemi lënë çelësat, pasi truri ynë e ka “lëshuar” këtë informacion, pasi në atë moment e ka konsideruar si më pak të rëndësishmin”. Si të mos mjaftonte kjo, ne jemi të rrethuar nga ide dhe detyra gjithmonë të reja: “Sejcili prej nesh kryen funksione që në të shkuarën ishin tipike për profesione të tjerë”, shton Levitin. “Shumë ndërmarrje kanë shkarkuar mbi klientët punë si prenotimin e një fluturimi, ose mbushjen e serbatorit nga pompa e benzinës, duke na detyruar të kushtojmë vëmendje të vazhdueshme për dhjetëra gjëra”. Zgjidhja? Të dish sesi funksionon truri ndihmon për lehtësimin e detyrave.
Një filtër në tru
Një nga sekretet për të qënë efiçentë është të ruajmë përqëndrimin mbi atë që jemi duke bërë, pa lejuar të shpërqëndrohemi prej dhjetëra stimujve që vijnë në trurin tonë, si për shembull të kujtojmë personat që duhet të takojmë gjatë ditës ose të organizojmë drekën apo darkën, ose nga inputet e jashtëm, si një email apo zhurma e papritur e një borie në mes të rrugës. Këtë “filtër vëmendjeje” e kontrollon për ne një lloj çelësi i montuar në një pjesë të trurit të quajtur insula, e lidhur me korteksin prefrontal. Ajo punon në sfond dhe vendos nëse është rasti për të ndërprerë gjendjen e vëmendjes maksimale përkundër detyrës që jemi duke kryer, për t’iu nënshtruar diçkaje tjetër, dhe e bën në bazë të ndryshimeve që kap si dhe rëndësisë që iu atribuon këtyre ndryshimeve.“Kur ngasim makinën”, jep shembull Levitin, “truri sinjalizon nëse rruga fillon të jetë e keqe, pasi ka bërë hartën e një ndryshimi të rëndësishëm, por nëse asfalti vazhdon të jetë jo i mirë për disa kilometra, ndalon së tërhequri vëmendjen tonë mbi këtë veçanti, pasi nuk është më një risi. Nëse në vend të kësaj shtrohet para syve reklamimi i një koncerti të grupit tonë të preferuar, e bëjmë në mënyrë që ta lexojmë e ta regjistrojmë informacionin, pasi e dimë se ky informacion ka një rëndësi të caktuar për ne, ndërkohë që vazhdojmë t’i injorojmë shfaqjet e grupeve muzikore që nuk i njohim”.
Nuk jemi shumëveprimësh. Ky mekanizëm nuk është i kontrollueshëm në mënyrë të ndërgjegjshme, por mund të veprojmë për të limituar ndërhyrjen. Arsyeja përse duhet ta bëjmë është që truri ynë i përpunon detyrat me radhë e kur mendojmë të bëjmë më shumë gjëra njëkohësisht, duke përfituar nga kapaciteti ynë për shumë veprime të njëkohshëm, në realitet e detyrojmë veten të kalojë nga një punë në një tjetër, duke u lodhur më kot e duke u detyruar të harxhojmë nga rezervat tona të glukozës.
Kështu, në fund të ditës, jemi shumë të lodhur dhe me rezultate më të ulëta nga sa janë mundësitë tona. “Sekreti? Shkarkimi i informacionit nga truri në botën e jashtme: një gjë që e kemi mësuar 5000 vjet më parë duke shpikur shkrimet”, shpjegon Levitin. Mjafton të shënojmë në një letër gjërat që duhet të bëjmë e të përgatisim një kalendar préçiz detyrash, për të shmangur që filtri i vëmendjes të na pyesë vazhdimisht nëse jemi me të vërtetë duke bërë gjënë më të rëndësishme e se nuk ka detyra të tjera në ardhje, të cilat kërkojnë përqëndrimin tonë. Drejtorët e Përgjithshëm të kompanive më të rëndësishme kanë asistentë që angazhohen t’ia ndërpresin kur një tjetër detyrë i kërkon, apo duke i lënë të lirë në ndonjë moment tjetër, me qëllim që t’i përkushtohen 100 % asaj që janë duke bërë: për fat, personat e zakonshëm mund t’i imitojnë duke ia besuar gjërat kompjuterit e smartfonit”. Levitin sugjeron shembuj të tjerë praktikë, të zbatueshëm në një pafundësi situatash të tjera që i ndeshim në jetën tonë të përditshme.
Arkivojmë sipas kategorive. Mbetet fakti që diçka duhet gjithësesi ta mbajmë në mendje, e për ta bërë në mënyrë efikase, truri ynë ka mësuar që nga fillimi të shoqërizojë kujtimin e një objekti me vendndodhjen fizike të tij. Për paraardhësit ishte në fakt e rëndësishme të dinin “ku” ishin ndoshta gjërat thelbësore (ushqimi, streha etj.): një cilësi që mund të kthehet e të bëhet e dobishme për ne sot, për të arkivuar informacionet. “Nuk kemi nevojë të dimë ku kemi vendosur çdo pirun, ose thikë, ose lugë”, jep shembull Levitin, “pasi kemi një sirtar ku mbajmë të gjitha veglat e kuzhinës së bashku”. Është një ide që zgjerohet për gjithshka që shtëpitë tona përmbajnë. Jo më kot, objektet që humbasim më shpesh janë ato që në përgjithësi nuk kanë një vendosje fikse, si çelsat, ose syzet e leximit, që mund të shërbejnë në shumë vende të ndryshme, ku më pas i harrojmë pasi i kemi përdorur. Zgjidhja, në një rast është të mbajmë një tas për të gjithë çelsat, mundësisht afër portës hyrëse, një rast tjetër të kesh për shembull më shumë sesa një kopje syzesh për t’u mbajtur në vende të ndryshme.
Në organizimin e hapësirës rrotull nesh, megjithatë është nevoja të llogaritet një zbulim në të cilin eksperimente të neurologjisë së ndërgjegjes janë bashkuar së fundmi: truri ynë nuk është i aftë të menaxhojë njëhkohësisht më shumë se katër kategori të ndryshme. Në praktikën e të gjitha ditëve, është më mirë të mos i ndajmë kurrë gjërat tona, qofshin ato dosje ku mbajmë dokumentat personale, bileta e fatura, në më shumë se sa katër kategori, duke mos harruar që kategoria e fundit duhet të jetë gjithmonë e përzierë e të përmbajë të gjitha ato gjëra për të cilat, për nga numri apo shpeshtësia e vogël e përdorimit, nuk do të ishte ekonomike të krijonim një arkiv në vete. Nëse bëjmë pak punë në shtëpi, do të ishte e padobishme t’i ndanim tipet e vidave e të gozhdëve që kemi, nëse përkundrazi i duam punët e zdrukthtarisë do të ishte mirë t’i ndanim në kategori, që pastaj t’i gjejmë kollaj.
Shplodhja është e çmuar. Rregulli i katrës është i vlefshëm edhe kur duhet të organizojmë kohën tonë. Siç kemi parë tashmë, është themelore për të bërë gati lista gjërash që duhen bërë e duke e përdorur këtë të dhënë të re, Levitin këshillon të ndajë detyrat në katër kategori: gjëra për të cilat duhet të impenjohesh menjëherë; gjëra që mund të delegosh; gjëra që mund të përballosh në një moment tjetër; gjëra që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj.
Strategjia tjetër të cilës i kushtojmë tashmë momente të ndryshme të ditës për aktivitete të përcaktuara është ajo e përgjigjes së email-eve. Edhe në këtë rast, është një e dhënë e rëndësishme për t’u konsideruar: rëndësia për të rezervuar pak kohë kohe të lirë.
Studimet më të fundit të neurologjisë së ndërgjegjes kanë demonstruar në fakt që janë momentet e gjumit ose të relaksit ato në të cilat truri ynë rendit sërish atë që ka mësuar dhe krijon kategori e lidhje midis gjërave: “Një mungesë serioze gjumi në 2-3 ditët e para pas mësimit të diçkaje mund të dëmtojë seriozisht përthithjen e informacioneve”, preçizon Levitin. Ja përse bëhet e rëndësishme të kërkohet, çdo ditë, që të lihet ndonjë minutë i lirë për ne vetë, dhe është themelore të mos prekim kurrë orët e kushtuara gjumit. Paradoksalisht, nëse i lëmë vetes pak kohë të lirë, mund të na ndihmojë të fitojmë mbi atë që është armiku numër një i rregullit: tendenca natyrale njerëzore për të zvarritur veprimtaritë më pak të pëlqyeshme.më pak të pranueshme.
Pika e kthesës e vërtetë në këtë fushë, megjithatë, qëndron në të kuptuarin që, për natyrën e vet, truri ynë kërkon kënaqësi të menjëhershme duke na shtyrë të merremi me gjëra të lehta e që zgjasin pak. Si të shmangësh këtë prirje për të fituar rezultate më të rëndësishme, që shpesh kërkojnë vite për t’u realizuar deri në fund? E thjeshtë: të ndash çdo sipërmarrje në pjesë më të vogla e t’i programosh në kohë, duke fituar kështu kënaqësi nga secila prej tyre. Pasi, siç mëson Levitin, përdorimi sa më mirë i trurit të sulmuar prej informacionit, varet vetëm prej nesh./New Scientist/
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Enigma shekullore ku janë vënë në dilemë shkenca dhe feja
» Sheh syri apo truri?
» Shkenca dhe gjallesat
» A ka jetë pas vdekjes? Shkencëtarët thonë po truri vazhdon punën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi