Hipnoza e mund lodhjen kronike?
Faqja 1 e 1
Hipnoza e mund lodhjen kronike?
Hipnoza e mund lodhjen kronike?
Rezultatet treguan se gratë që kishin shkuar në hipnozë, kishin 79 për qind më pak lodhje kronike në krahasim me gratë që kishin shkuar në këshillime psikologjike.
Studiuesit theksojnë se efektet pozitive të hipnozës mesatarisht zgjatën gjashtë muaj, gjë që është një periudhë mjaft e gjatë për një terapi 30 minutash.
Lodhja kronike karakterizon një ndjenjë të pagjumësisë dhe mungesës së dëshirës për çfarëdo aktiviteti, pavarësisht nga sasia adekuate e gjumit dhe ushqimit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga lodhja kronike, dhe se një nga shkaqet kryesore është përballja joadekuate me stresin.
Hipnoza redukton drejtpërdrejt lodhjen kronike, ndërsa terapia kognitive bihejviorale ndryshon mënyrën e të menduarit dhe përballjes me lodhje kronike, kështu që studiuesit e propozojnë një kombinim të hipnozës dhe terapisë kognitive bihejviorale.
Megjithatë, duhet ta dini se ekzistojnë lloje të ndryshme të hipnozës dhe se duhet patjetër të shkoni tek një profesionist i licencuar për t’i ndier efektet pozitive.
Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e kërkimit janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm.
Hipnoza, së bashku me terapinë kognitive bihejviorale, është e mjaftueshme në lehtësimin e lodhjes kronike gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, tregon një studim i ri i publikuar në “Journal of Clinical Oncology”.
Studimi përfshiu 200 gra që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe të cilat i nënshtrohen terapisë së rrezatimit. Shkencëtarët i ndanë ato në dy grupe. Njëri grup gjatë terapisë së rrezatimit dy herë në javë shkoi në konsultim me psikologun për një periudhë prej 15 minutash, ndërsa grupi i dytë në ditën e fundit të terapisë rrezatuese mori pjesë në hipnozë për 30 minuta.Rezultatet treguan se gratë që kishin shkuar në hipnozë, kishin 79 për qind më pak lodhje kronike në krahasim me gratë që kishin shkuar në këshillime psikologjike.
Studiuesit theksojnë se efektet pozitive të hipnozës mesatarisht zgjatën gjashtë muaj, gjë që është një periudhë mjaft e gjatë për një terapi 30 minutash.
Lodhja kronike karakterizon një ndjenjë të pagjumësisë dhe mungesës së dëshirës për çfarëdo aktiviteti, pavarësisht nga sasia adekuate e gjumit dhe ushqimit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga lodhja kronike, dhe se një nga shkaqet kryesore është përballja joadekuate me stresin.
Hipnoza redukton drejtpërdrejt lodhjen kronike, ndërsa terapia kognitive bihejviorale ndryshon mënyrën e të menduarit dhe përballjes me lodhje kronike, kështu që studiuesit e propozojnë një kombinim të hipnozës dhe terapisë kognitive bihejviorale.
Megjithatë, duhet ta dini se ekzistojnë lloje të ndryshme të hipnozës dhe se duhet patjetër të shkoni tek një profesionist i licencuar për t’i ndier efektet pozitive.
Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e kërkimit janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Ja pse mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''
» Ç' është hipnoza?
» Hipnoza,historia e saj nder shekuj...
» Shkenca dhe gjallesat
» Syri, sa i keq mund të bëhet ai
» Ç' është hipnoza?
» Hipnoza,historia e saj nder shekuj...
» Shkenca dhe gjallesat
» Syri, sa i keq mund të bëhet ai
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi