Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kisha Greke i jep BERISHËS, titullin e lartë: “BEKIMI YNË i ARTË”, për “Shërbime të shquara ndaj Greqisë”

Shko poshtë

Kisha Greke i jep BERISHËS, titullin e lartë: “BEKIMI YNË i ARTË”, për “Shërbime të shquara ndaj Greqisë” Empty Kisha Greke i jep BERISHËS, titullin e lartë: “BEKIMI YNË i ARTË”, për “Shërbime të shquara ndaj Greqisë”

Mesazh nga Rifat Thu Jan 19, 2012 11:18 am


Kisha Greke i jep BERISHËS, titullin e lartë: “BEKIMI YNË i ARTË”, për “Shërbime të shquara ndaj Greqisë”


Kisha Greke i jep BERISHËS, titullin e lartë: “BEKIMI YNË i ARTË”, për “Shërbime të shquara ndaj Greqisë” 400996_2420966893193_1522051008_31757936_1514072367_n


Me rastin e Vitit të Ri 2012, në “Librin e Nderit” të Kishës Greke u “skalit” edhe emri shtetasit shqiptar, kryeministrit aktual të Shqipërisë SALI RAM BERISHA nga Vicidoli i Tropojës. Në këtë “libër nderi” shënohen emrat e gjithë të huajve, që i shërbejnë me devocion dhe japin kontribute konkrete madhore, në favor të interesave kombëtare greke.

Burime pranë klanit të afërt qeverisës e familjar të kryeministrit SALI BERISHA, bëjnë me dije, se në një ceremoni krejt të mbyllur në datën 26 dhjetor 2011 në “Vilën 31”, krye-kleriku grek i Shqipërisë Anastasios Janullatos, i ka dorëzuar SALI RAM BERISHËS, titullin e lartë “BEKIMI YNË i ARTË”, akorduar nga Kisha Greke, titull që u jepet vetëm të huajve që kontribuojn me akte dhe vepra të mëdha ndaj kombit grek. Që të jemi të drejtë, SALI BERISHA e ka merituar këtë titul nderi nga grekët, mbasi ka kryer shumë shërbime, madje deri në sakrifica ndaj interesave të shtetit e kombit grek në Shqipëri.

Ndaj dhe me sa duket, ngaqë e dinte që i ishte akorduar një titull “NDERI”, në 25 datën Dhjetor 2011, natën e Lindjes së Krishtit, i vetshpalluri “KRISHT” i Shqipërisë, kryeministri krye-mëkatar SALI BERISHA, duke qeshur deri në ekstazë, super i lumtur shkoi e gëlltiti karamelen e “bekimit” tek Janullatos.

Të gjtihë e pamë me zë e me figurë, kur SALIU u paraqit përpara Janullatosit, duke u përulur e duke buzëqeshur “vesh më vesh”, madje duke i lëpirë edhe dorë e këmbë, tamam si një “kone” e mësuar dhe e bindur. Ka 20 vjet, që SALIU e bënë këtë ritual përuljeje e kënaqësie përpara janullatosit e shtetit Grek, si një “dele e urtë e perëndisë” në shërbim të interesave anti-shqiptare greke.

Janullatos, në datën 25 dhjetor i futi publikisht në gojë SALI RAM BERISHËS “karamelen”, ndërsa në datën 26 dhjetor krej fshehtas, i dorëzoi titullin “BEKIMI YNË i ARTË”, duke e “bekuar” atë, për të vazhduar “rrugën e shenjtë” (misionin) si shërbëtor besnik i interesave të Greqisë në Shqipëri. Për ata që nuk i dinë, ose që “i kanë harruar”, po përmendim 15 “dhuratat” (shërbimet kombëtare) që i ka bërë SALIU (i) Greqisë, në të dy pushtetet e tij 1992-1997 dhe 2005-2011.

Ja 15 nga shërbimet anti-shqiptare, që SALI BERISHA ka bërë për Greqinë

1. SALIU bëri ligj dhe dekretoi: “Kisha Autoqefale Shqiptare, do të jetë nën varësinë e Kishës Autqefale Greke, me drejtues të përhershëm Klerik Grek dhe me shërbesa në gjuhën Greke”. Me këtë dekret, SALIU zhduku dhe shkriu Kishën Autoqefale Shqiptare brenda Kishës Autoqefale Greke, duke “pagëzuar” si Kryepeshkop Grek në Shqipëri, hirësinë e tij Anastasios Janullatos, pasuesin më besnik e më agresiv të ish-klerikut shovinist grek anti-shqiptar, Sebastianos, duke ia falur Kishën Autoqefale Greqisë.

2. SALIU, duke përdorur si maskë Ligjin Agrar 7501 të ndarjes së tokës në Shqipëri, dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare, për familjet minoritare geke në jug të vendit, duke i kthyer ato në “troje greke”, madje në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre territoreve shqiptare edhe në kadastrat pronësore greke.

3. SALIU, mbi bazën e një pakti me qeverinë greke në nëntor 1992, futi në veprim skemën e shkatërrimit të ekonomisë kombëtare me mbyllje ndërmarrjesh të mëdha dhe asfiksimin e bujqësisë shqiptare, duke detyruar “krahun” e punës prej 700 mijë shqiptarësh të nisen e të punojnë si skllevër për “1 copë bukë” në bujqësinë, turizmin dhe ekonominë greke.

4. SALIU, pas një pakti të bërë më Greqinë në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi ndërtimin e varrezave e lapidarëve grekë në “hartën” e Voriro-Epirit, duke ligjëruar kështu pretendimin grek, se të vrarët në luftën italo-greke në Shqipëri, ishin “çlirimtar të atdheut të tyre, pra të trojeve greke (Vorio-Epirit) në jug të Shqipërisë”, kur në fakt ishin pushtues të Shqipërisë si italianët.

5. SALIU, sipas një pakti me Greqinë në vitin 1994, në vijim të skemës për përfaqësimin e dhe futjen e Greqisë në gjithë pushtetet, shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, bëri ligj dhe dekretoi shkrirjen e sitemit bankar shqiptar dhe instalimin në Shqipëri të sistemit bankar grek.

6. SALIU, sipas pazareve me Greqinë, bllokoi e shkatërroi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndërtues e hidrokarburet shqiptare dhe lejoji e favorizoi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndërtues dhe të hidrokarbureve greke.

7. SALIU, pas pazaresh të bëra me grekët në vitin 1994, kur u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosi në prezencë të ish-presidentëve Klinton, Glikorov, Zheliev dhe Ozal, për devijimin e “vijës” së këtij Korridori në Selanik, në favor të grekëve, devijim që nisi procedurat në vitin 1995, me hartimin e projekteve, duke e lënë Shqipërinë jashtë këtij korridori gjigand.

8. SALIU, sipas një pazari me gekët në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi futjen e gjuhës zyrtare greke në institucionet, rrugët, transportin rrugor (tabelat), çertifikatat e gjëndjes civile, shkollat, shërbimet publike etj, në të gjithë territorin shqipar, ku kishte qoftë edhe “8-10 familje” minoritare greke, duke pranuar të shtyhej deri në vitin 2000, hapja e shkollave shqipe në Greqi për emigrantët shqiptarë.

9. SALIU, sipas një pakti me qeverinë Greke të bërë në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo që e kërkonte Greqia, madje dhe në ato qytete e rajone ku nuk kishte zona minoritare, por që minoritarë grekë kishin punuar disa vite si mësues, shoferë, berberë, oficerë e sigurimsa.

10. SALIU, pas takimit me Nikolas Geixh në vitin 2006 në selinë e PD dhe në vilën qeveritare në Vlorë, konfirmoi Himarën si “troje, si zonë e popull grek”, duke dalë në publik përkrah falmurit grek e parullës “HIMARA-GREKE”, me anti-shqiptarin Vasil Bollano dhe me 3 deputetë grekë, që flisnin për Vorio-Epirin.

11. SALIU, pas pazareve me Greqinë në janar 1992, firmosi që të mos kundërshtonte futjen e shoqatës “OMONIA”, si grup parlamentar në kuvend dhe të mos i kundërvihej platfromës së saj shoviniste ligjenëse anti-shqiptare e pro-greke.

12. SALIU, pas pazareve me Greqinë që në vitin 1993, ka bërë ligj futjen në Shqipëri të Arsimit të Lartë Grek, duke dekretuar ngritje fakultetesh greke edhe brenda styurkturës së Sistemit Universitar Shtetëror Shqiptar.

13. SALIU, pas pazareve me Greqinë në vitin 1993, pranoi të hesht e të mos thotë asnëj fjalë për Çështjen “ÇAME”, për pronat, trojet, gjuhën, memorialet çame dhe genocidin grek ndaj tyre, duke mos lejuar në parlament shqiptar, hartimin dhe miratimin e rezolutës së shtetit shqiptar, për kërkimin dhe kthimin e të drejtave të çamëve.

14. SALIU, pas pazareve me Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë e Rumaninë, bëri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemën anti-shqiptare greko-serbe, për të rritur fiktivisht numrin minoriteteve e të popullsive të tyre, me qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar, për ta kthyer Shqiëprinë në “Vend Multi-etnik” pa ekzistencën e popullsisë bazë SHQIPTARËT.

15. SALIU, pas pazareve me Greqinë, bër ligj dhe realizoi copëtimin territorial të Shqipërisë nëpërmejt “Pakti Detar”, duke i dhënë Greqisë hapësirën detare shqiptare.



Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi