500 vjet kalvinizem
Faqja 1 e 1
500 vjet kalvinizem
500 vjet kalvinizem. Zhan Koveni ose sic njihet ndryshe Xhon Kalvini lindi ne Nuajon te Frances,ne vitin 1509.Ai themeloi nje levizje fetare qe pati ndikim te madh ne jeten e shume njerezve ne pjese te Europes,Amerikes te Veriut dhe te Jugut,Afrikes se Jugut e gjetke.Ai konsiderohet si nje prej reformatoreve me te medhenj te Kishes ne historine Perendimore.
Sot,rreth 500 vjet pas lindjes se Kalvinit,kalvinizmi-idete dhe mesimet e Kalvinit ndikojn ende ne nje forme apo ne nje tjeter te grupet fetare,si tek ato te reformuara,presbiteriane,kongregacionale,puritane etj.Shtatorin e kaluar,Aleanca Boterore e Kishave te Reformuara raportoi se kishte 75 milion perkrahes ne 107 vende.
Konflikti i tij me katolicizmin. Babai i Kalvinit ishte avokat dhe punonte si sekretar per kishen katolike ne Nuajon.Ka mundesi qe puna ta kishte ballafaquar goxha me sjelljen e keqe te klerikeve,shume e perhapur ne ate kohe.Nuk eshte e sigurt nese kjo coi ne protesta a veprime pa respekt ndaj kishes,por me kalimin e kohes babai dhe vellai i Xhonit u shkisheruan.
Kur i vdiq babai,Xhoni e kishte te veshtire ti bente nje varrim te krishtere.Ka mundesi qe ky incident tia kete thelluar me tej mungesen e besimit te katolicizmi.Shumica e veprave rreth Kalvinit nuk flasin shume per rinine e tij,pervecse e pershkruajn me natyre te ndrojtur e te mbyllur.Madje edhe kur ishte student ne Paris,Orlean dhe Burzh,duket se kishte pak shok.
Por Kalvini kishte si dhunti nje mendje te mprehte dhe kujtese te papare.Keto,bashke me nje vullnet te paepur per punen,duke qene se studionte cdo dite nga ora 5 e mengjesit deri ne mesnate-e ndihmuan te behej doktor i ligjit para se te mbushte 23 vjec.
Gjithashtu mesoi hebraisht,greqisht dhe latinisht qe te studionte Biblen.Por,mbi te gjitha,Kalvini ishte i njohur per qendrimin serioz dhe te disiplinuar ndaj punes,karakteristike te cilen shume veta e lidhin me kalvinizmin edhe sot.
Nderkohe,pertej kufirit,ne Gjermani,Martin Luteri e kritikonte hapur Kishen Katolike per korrupsionin dhe mesimet e saj jo biblike.Mendohet gjeresisht se ne vitin 1517 ai nguli te dera e nje kishe,ne Vitenberg,95 tezat ose protestat e tij,duke nxitur keshtu reformen e kishes.Shume veta rane dakort me Luterin dhe reforma u perhap me shpejtesi ne gjithe Europen.
Kuptohet,kjo shkaktoi mjaft kundershtim ne shume zona dhe protestuesit ose protestantet,vuajten ngaqe mbrojten pikepamjet e tyre.Ne vitin 1533,ne Paris,Nikola Kopi mbajti nje fjalim duke mbeshtetur Luterin dhe,meqenese Kalvini e ndihmoi te shkruante fjalimin,te dyve iu desh te largoheshin qe te mos i vrisnin.Kalvini nuk u kthye me kurre te jetonte ne France.Ne vitin 1536,ne Paris,Kalvini botoi Institucionet e fese se krishtere,liber i plote studimi per besimin protestant.
Ai ia paraqiti ate mbretit Fransis I,ne mbrojtje te protestanteve franceze,me vone te njohur si hygenote.Kalvini sulmoi mesimet katolike dhe mbeshteti piken me te rendesishme te besimit te tij-sovranitetin e Perendise.Pervecse ndikoi te ceshtjet fetare,libri Institucionet qe shkroi Kalvini,eshte mjaft i njohur edhe per influencen qe ka pasur te frengjishtja dhe stili letrar.
Kalvinin e mbanin si nje prej reformatoreve me te medhenj.Me se fundi,ai u vendos me banim ne Gjeneve,Zvicer,dhe prej vitit 1541 e me tej e beri ate qytet qendren e reformave te tij.Vazhdon reformat ne Gjeneve Kalvini ushtroi ndikim te fuqishem ne Gjeneve.
I motivuar nga nje ndjenje e forte morali dhe drejtesie,e ndryshoi Gjeneven nga ''nje qytet me reputacion te keq ne nje qytet me kod te rrepte moral qe i udhehiqte te gjithe njerezit'',sic veren nje enciklopedi[The Encyclopedia of Religion].
Gjithashtu pati ndryshime te tjera.Dr.Sabina Viti,kujdestare e Muzeut Historik Gjerman te Berlinit,shpjegon.''Si pasoje e luftrave fetare ne France,popullsia [e Gjeneves] u dyfishua brenda pak vjetesh pas fluksit te mijerave refugjateve protestante''Hygenotet,te perkushtuar ndaj punes,sic ishte edhe Kalvini,e forcuan ekonomine e qytetit duke e bere Gjeneven qender per prodhimin e oreve dhe per shtypje.
Gjithashtu,ne Gjeneve erdhen refugjate nga vende te tjera,perfshire shume veta nga Anglia,ku protestantet ishin nen kercenimin e mbretereshes Maria I.Meqe kalvinistet perbeheshin nga minoritete te merguara,zhvilluan ate qe gazeta fetare Christ in der Gegenwart {I krishteri bashkekohor}e pershkruan si ''teologjia e te perndjekureve''.Ne vitin 1560,refugjatet botuan Biblen e Gjeneves,bibla e pare ne anglisht qe permban vargje te ndara me numra.
Per shkak te formatit te saj te vogel,kjo bibel e lehtesoi studimin personal te Fjales se Perendise.Ka mundesi qe ky te ishte perkthimi i Bibles qe puritanet e moren kur emigruan per ne Ameriken e Veriut ne vitin 1620.Gjithsesi,Gjeneva nuk siguronte mbrojtje te sigurt per kedo.Migel Servetosi,i lindur ne vitin 1511 ne Spanje,studioi greqisht,latinisht,hebraisht e per mjekesi dhe mund ta kete takuar Kalvinin kur ishin studente ne Paris.Nga studimi i Bibles,Servetosi kuptoi se doktrina e Trinitetit ishte jo biblike.Ai u perpoq te mbante korrespodence me Kalvinin per kete teme,por ky i fundit e konsideroi Servetosin me shume si armik se mik.
I perndjekur nga katoliket ne France,Servetosi ia mbathi per te qyteti i Kalvinit,ne Gjeneve.Ne vend qe ta mireprisnin,e arrestuan,e gjykuan per herezi dhe e dogjen ne turren e druve ne vitin 1553.''Ekzekutimi i Servetosit vazhdon te jete nje njolle e erret ne jeten dhe punen e Kalvinit,qe perndryshe do te quhej reformatori i madh''-thote historiani Fridrik Oninger.Kalvini shkroi shume vepra ndersa po punonte per te bere reforme.
Thuhet se ka shkruar me teper se 100 vepra referimi e 1000 letra dhe se ka mbajtur rreth 4000 fjalime ne Gjeneve.Ne te gjitha keto,Kalvini jo vetem paraqiti pikepamjen e tij si duhej te ishte krishterimi,por edhe u perpoq te impononte menyren si duhej te jetonin te krishteret sipas tij,vecanerisht ne Gjeneve,te cilen e shihte deri diku si qytetin e Perendise.
Cfare kane sjelle perpjekjet e palodhura te Kalvinit ne Gjeneve per reforme?Sipas zyres Federale te Statistikave te Zvicres,ne vitin 2000 vetem 16 perqind e banoreve te Gjeneves i perkitnin kishes se reformuar kalviniste dhe ne ate qytet ka me shume katolike se kalviniste.
Uniteti fetar percahet shpejt.Si pasoje e reformes, qytete dhe shtete te caktuara deklaruan besnikerine e tyre ndaj katolicizmit,luteranizmit dhe kalvinizmit,duke e bere Europen vater percarjesh fetare.Megjithese reformatoret ishin te bashkuar ne kritikat qe i benin Kishes Katolike,ata kishin mosmareveshje me njeri tjetrin.
Dr. Viti,e cituar me siper,veren.''Mosmarreveshjet teologjike u zhvilluan edhe ne mes protestanteve.''Edhe pse te gjithe e pranonin se Bibla duhej te ishte baza e besimit te kruishtere,kishte mjaft mospajtime ne mesimet e tyre.Ceshtje te cilave u duhej kushtuar menjehere vemendje kishin te benin me domethenien e Darkes se Fundit dhe te pranise se krishtit.
Me kalimin e kohes,kalvinizmi zhvilloi nje prej doktrinave me te debatuara,paracaktimin e fatit.Kishte shume debate ne lidhje me perkufizimin e percaktimit te fatuit.Nje grup kalvinistesh thoshte qe,para se njerezit te mekatonin,Perendia kishte vendosur qe disa persona te zgjedhur te shpetoheshin nepermjet krishtit,kurse gjithe te tjeret te liheshin ne meshire te fatit.Prandaj, ky grup besonte se shpetimi ishte dekreti i Perendise dhe se njerezit nuk ishin te gjithe te barabarte.
Kalviniste te tjere mendonin se dera e shpetimit ishte e hapur per gjithe njerezimin dhe se shpetimi ishte ceshtje personale,nese do ta pranonin apo jo.Kjo nenkuptonte se shpetimi varej nga vullneti i lire i njeriut.Shume kohe pas vdekjes se Kalvinit,kalvinizmi vazhdoi te luftonte per ceshtje te tilla,si,dekreti i perendise,vullneti i lire i njeriut dhe mundesite e barabarta mes njerezve.
Trashegimia e njollosur e kalvinizmit ne shekullin e 20,Kisha e Reformuar Hollandeze Kalviniste e paraqiti paracaktimin e fatit si baze per diskriminimin racial ne Afriken e Jugut.Ne lidhje me politiken e qeverise per epersine e te bardheve,Nelson Mandela,i cili u be presidenti pare me ngjyre ne Afriken e Jugut,pohoi''Politika kishte mbeshtetjen e Kishes se Reformuar Hollandeze e cila i dha apartejdit ngjyrim fetar,duke sugjeruar se afrikanet e bardhe ishin populli i zgjedhur i Perendise dhe se zezaket ishin lloj qe duhej te nenshtroheshin.
Sipas pikepamjes se nje afrikani per boten,apartejdi dhe kisha shkonin krah per krah''.Ne vitet 90,Kisha e Reformuar Hollandeze kerkoi falje publike per mbeshtetjen qe i kishte dhen apartejdit.Ne nje deklarate formale te quajtur Deklarata e Rustenburgut,te paret e kishave pranuan.''Disa nga ne e kane keqperdorur Biblen per te justifikuar apartejdin,duke i bere shume veta te besojne se ai kishte miratimin e Perendise.
''Xhon kalvini vdiq ne Gjeneve ne vitin 1564.Thuhet se ne fund i falenderoi bashkekleriket e tj,''qe i kishin bere kaq shume nderime dikujt qe ne menyre te dukshme nuk i meritonte ato''dhe kerkoi falje qe tregoi dobesi per nje kohe te gjate duke qene i paduruar dhe duke shfaqur zemerim.Edhe pse mund ti kete pasur dobesi te tilla,nuk mund te mohohet qendrimi protestant ndaj punes-e karakterizuar nga papertueshmeria,vetedisiplina dhe poerkushtimi ndaj detyres.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi