Fisi qe jeton jasht konceptit te kohes
Faqja 1 e 1
Fisi qe jeton jasht konceptit te kohes
Te jetosh jasht konceptit te kohes
Ne të gjithë në këtë epokën tonë moderne jemi të dhënë dhe të fiksuar pas kohës. Flasim për ngjarje që ndodhin herët, vonë, në kohën e duhur apo jo në kohën e duhur. Është obsesion që në fakt njerëzimi e ka pasur gjithmonë edhe në lashtësi.
Por që në epokën moderne ndihet më i pranishëm dhe më i prekshëm. Kësisoj, do të ishte e paimagjinueshme që të mendosh se në këtë planet të ndarë në zona kohe dhe me njerëz që jetojnë nën tiktakun e saj të ketë një pjesë popullsie që nuk e ka idenë se çfarë është koha, ora, apo çfarë do të thotë që të jetosh dhe të punosh nën presionin e saj.
Bëhet fjalë për një fis të tërë që jeton në Amazonë dhe që nuk ka strukturën gjuhësore që bën bashkë kohën dhe hapësirën në konceptin që ekziston në botë si për shembull ata nuk mund të kuptojnë dot togfjalëshin: “Të punosh gjatë natës”. Pra që përmban kohën dhe vendin e një veprimi. Një studim që i është bërë këtij fisi dhe “mangësisë” së tij ka nxjerrë në pah se në fisin Amondawa ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës dhe se koha si koncept nuk ekziston fare.
Në fakt, mund të duket gjithçka shumë kontradiktore dhe e pakuptueshme dhe do të duhen studime të mëtejshme për të kuptuar realisht se si është e mundur që këta njerëz, pra ky fis të jetojë pa konceptin e kohës. Një tjetër enigmë është nëse këtë veçori, pra atë të mangësisë së konceptit të kohës e kanë apo jo edhe gjuhë të tjera të Amazonës.
Fisi Amondawa është kontaktuar për herë të parë nga bota e “civilizuar” në vitin 1986 dhe tani shkencëtarë nga Universiteti i Portsmothit kanë nisur që të analizojnë idenë e kohës në atë mënyrë që ajo shfaqet në gjuhën e këtij fisi.
“Ne nuk po themi se këta janë njerëz që nuk kanë kohë” në konceptin e jetës së tyre”, thotë një profesor i psikologjisë së gjuhës në këtë universitet. Sipas tij, njerëzit e këtij fisi flasin për ngjarje dhe sekuenca ngjarjesh, por ajo që nuk kuptohet është se ata e kanë nocionin e kohës të ndarë nga ngjarjet që ndodhin, pra nuk kanë nocionin e ngjarjeve që u ndodhin brenda një kohe lineare dhe që kushtëzohen nga koha. Gjuha e banorëve të këtij fisi nuk përmban fjalën “kohë” ose “nënprodukte” të saj si ‘vit”, muaj.
Njerëzit ndërkohë nuk u referohen as moshës së tyre, por kanë emra të ndryshëm për momente të ndryshme të jetës së tyre, pasi përmes këtyre ndryshimeve ata ndryshojnë edhe statusin e tyre në shoqërinë në të cilën bëjnë pjesë.
Por ajo çka është më impresionuese është sugjerimi i shkencëtarëve që studiojnë çështjen me lidhjen që nuk ekziston mes konceptit të kalimit të kohës në një hapësirë të caktuar. Ide të tilla si “e shkuara” apo “e ardhmja” që janë shumë të zakonshme dhe të artikuluara në pjesën më të madhe të gjuhëve të botës formojnë bazën e asaj që njihet si “hipoteza e planifikimit”. Por në fisin Amondawa një gjë e tillë nuk ekziston. Megjithatë, sipas shkencëtarëve kjo nuk do të thotë se ata nuk i kanë aftësitë njohëse që kanë zakonisht njerëzit në lidhje me ngjarjet e caktuara në kohë dhe vende të caktuara.
Kur banorët e këtij fisi nisin që të mësojnë portugalisht, diçka që po ndodh gjithnjë e më shpesh ata nuk e kanë problem që të mësojnë fjalët “kohë” dhe ato që lidhen me konceptin e kohës dhe hapësirës. Duke u nisur nga një fakt i tillë shkencëtarët kanë dalë me idenë se ndoshta kjo “mangësi” vjen ngaqë në këto fise nuk ekziston e ashtuquajtura “teknologji” e kohës, pra ata nuk njohin as kalendarët nuk kanë as orë.
Por ky argument nuk ka arritur që të bindë Pierre Pica, një linguist teorik që është përqendruar në studimet e tij në një gjuhë tjetër të Amazonës që njihet si gjuha mundurucu. “Të bësh bashkë kohën dhe hapësirën si të bëhej fjalë për një lidhje rastësore, bazuar në diversitetin e një gjuhe nuk është një mendim i drejtë”, thotë studiuesi.
Sipas tij, studimi tregon të dhëna shumë interesante, por e argumenton në një mënyrë shumë të thjeshtë mosekzistencën e termit kohë dhe mbi të gjitha të relatës së tij me termin hapësirë. Shoqëritë e vogla si ajo e fisit të Amondawes kanë tendencë që të përdorin terma absolutë për marrëdhëniet hapësinore.
Për shembull, ata i referohen vendndodhjes së një lumi që njihet fare mirë nga të gjithë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe pa fjalë të tepërta përcaktuese që mund të ishin për shembull “bregu i lumit”. Ata banorë të këtij fisi që janë bërë pjesë e jetës moderne tashmë kërkojnë që gjuha e tyre dhe “mungesat” e saj të studiohen mirë, para se të jetë tepër vonë, pra para se të jetë zhdukur çka është duke ndodhur me shpejtësi të madhe për shkak të plakjes së popullsisë dhe ikjes së të rinjve nga trojet e vjetra.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi