Rubrika-Kuriozitete -2
Faqja 1 e 3
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Rubrika-Kuriozitete -2
Rubrika-Kuriozitete -2
Perse ju nuk duhet te perdorni sun-bed - Solar - ose sic njihet ndryshe nxirje artificiale
Deshira per te marre nje rrezatim artificial apo per qellime kozmetike ka cuar ne nje rritje te madhe te perdorimit te sunbeds(solareve artificial). Perdorimi i rezeve artificiale vazhdon te rritet sidomos ne mesin e vajzave te reja. Solaret e perdorura dhe llambat rrezatuese mendohet nga shume te rinj si alternative efektive te shpejte dhe te pa demshme. Gjithsesi mendja e njeriut dhe injorimi i rreziqeve qe sjellin rrezet ultra-violet te solareve ka bere qe shume perdorues sidomos femrat, te kene provuar nje demtim serioz te lekures se fytyres.
Femrat qe jane te ekspozuara me shume ne rrezet artificiale ultra-violet, jane ato (bjonde) por kjo nuk do te thote qe brunet jane te pa rrezikuara, sepse shkalla e rrezikshme eshte e njete nga te dyja palet por me nje ndryshim teper te vogel. Kohet e fundit eshte perhapur ne menyre extreme kanceri i lekures sidomos tek femrat, dhe % me e madhe e ketyre rasteve kane pasur te bejne me rrezet e mara neper solaret artificiale, pra sunbeds. Shumica e kancereve te lekures jane rezultat i mbi-ekspozimit ndaj rrezatimit Ulta-Violet artificial.
Duhet te keni parasysh se perpara shume koheve ishte perdorimi i duhanit i cili thuhesh qe nuk ka rrezik por tani cdo doktor e konfirmon qe ne nje pike te jetes tuaj do te keni pasoja te medha per shkak te duhanit. Ne ndryshim me duhanin rrezet ultra violet jane ne gjendje te shkaterrojne komplet qelizat e gjakut ne lekuren e fytyres tuaj. Per te vene re ndryshimin e nje femre natyrale dhe asajt qe perdor rreze artificiale ju duhet vetem pak vemendje. Shenjat e para te ekspozimit dhe demtimit te lekures eshte kur ne fytyre verehen disa linja super-te-kuqe qe ne gjuhen tjeter mund ta pershkruaj si Stretch Marks, por ne ndryshim me kete te fundit keto linja jane te super ekspozuara nen rrezatimin ultra-violet, dhe ajo eshte pjesa e fytyres ku lekura ka humbur betejen me rrezatimin artificial.
Çdo ekspozim i tepruar nen rrezet ultra-violet rezultojn ne dëmtime strukturore ne lekuren e njeriut. Ne afat te shkurter ky demtim mund ndodhe per shkak te djegies, irritimit te lekures dhe njollave, kurse ne afat me te gjate ky demtim vjen me nje pamje shume te egzagjeruar moshe. Pershembull: Nese ju do ekspozoheni per nje kohe te konsiderueshme nen rrezet ultra violet neper solaret artificiale , athere ndryshjimi drastik i fytyres tuaj do jete aq i madh sa qe , nese ju do ishit ne moshen 30 vjecare , fytyra juaj e demtuar dhe pjeset e demtuara te fytyres do tiu tregonin me shume se 10 vite me te vjeter se sa moshe reale. Keto qe them nuk jane egzagjerime jane realitet i hidhur i cili injorohet shume nga te rinjte dhe sidomos te rejat e sotme.
Solaret leshojne kryesisht rreze Ultra-Violet/A dhe Ultra-Violet/B te cilat te dyja sjellin demtimin e ADN-se ne qelizat e lekures. Megjithate, në vitet e fundit, llambat e solareve qe prodhojne nivele te larta te rrezeve Ultra-Violet/B jane te njejta me ate spektrin diellor dhe pershpetojne procesin e nxirjes. Ndersa Ultra-Violet/B njihet si rreze kancerogjene ne ekspozimin e tepert ndaj tyre per te cilin eshte i njohur ne zhvillimin e kancerit te lekures. Studimet e fundit shkencore tregojne se ekspozimet e larta ndaj rrezeve Ultra-Violet/A me vale te gjata gjithashtu ka ndikim ne shfaqjen e kancerit te lekures.
Disa llampa solaresh kane kapacitet per te leshuar nivele te rrezeve Ultra-Violet, shume here me te forta se sa dielli veror i mesdites. Perdorimi i perditshem i solareve eshte nje rrezik i madh per lekuren e fytyres tuaj. Sa here qe te merni -(e mira eshte mos shkoni fare)- rreze artificiale ju duhet te beni pushim te domosdoshem per 48 ore pa nderprerje perpara se te shkoni dhe te merni rrezatime artificiale perseri. Rrezet e solareve artificial depertojne shume here me thell se sa rrezet e diellit.
Ja tju jap nje shembull te thjesht..
Imagjinojeni veten tuaj sikur tju godasi dikush me pallask mizash cdo 5 minuta ne fytyre.... Normalisht qe fytyra juaj do skuqet por ne te njejten kohe ajo e mer veten sepse distanca e goditjeve eshte cdo 5 minuta dhe lekura arrin te riparoje veten per aq kohe sa nuk godiet (deri ne goditjen tjeter). Pra ky ishte shembulli i rrezatimeve te Diellit ---- duke pasur parasysh se ne diell ne levizim koken gjithmon, ulemi ne shazllone, kthehemi ne krahun tjeter , dikush mund te dali perpara nesh, apo dhe dielli mund te fshihet nga rete.... Pra rrezet e diellit nuk depertojne aq shume ne fytyren tone sepse jane disa faktore qe bejne te mundur ndalimin e tyre per te depertuar thelle ne lekuren tone.
Shume nga ju mund te jeni skeptik per sa i perket rrezeve sepse te krahasosh 8 ore ne plazh me 15 minuta apo 20 minuta solar juve ju duket teper e egzagjeruar, por ne te vertete nuk eshte aspak. Ato rreze qe ju merni per 20 minuta ne nje solar artificial jane te barabarta me 8 ore te diellit natyral. Arsya qe jane shume eshte sepse rrezatimet artificiale vijojne bombardimin e tyre ne menyre konstante duke mos i lene kohe lekures te mari veten dhe te jete ne bombardim te vazhdueshem.
Tani me leni tiu jap shembullin tjeter (ky i rrezeve artificiale neper solare)
Imagjinoni nje njeri super te shpejt qe eshte ne gjendje tiu godasi ne fytyre me nje pallask mizash cdo 1 sekond per 20 minuta pa ndaluar. Pra gjuajtja e vazhdueshme pa nderprerje do beje te mundur qe lekura e fytyres tende te demtohet ne menyre extreme. Nje ore ka 60 minuta , dhe 60 minuta kane 12/5 minutshe --- 8 ore jane te barabarta me 96/5 minutshe. Pra mendoni 96 goditje me pallasak cdo 5 minuta, gje qe e cila do tiu sjelli irritim te lekures apo dhe demtim, por jo ne nivelin e 20 minutave duke u goditur pa ndaluar cdo 1 sekonde.
Gjithsesi jeta eshte e juaja jetojeni si te keni qefe dhe si tiu vije me mbare. Keto qe sapo sqarova nuk jane te bazuara ne koken time por te bazuara ne shkence dhe fakte te mbledhura me kujdes. Ne te ardhmen nese do shikoni ndryshim drastik te lekures tuaj dhe ndryshim drastik te pamjes tuaj ne nje moshe jo-reale nga origjinalja ---- athere e dini arsyen se perse...
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Mon Dec 08, 2014 9:48 am, edituar 1 herë gjithsej
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Pyetsor per freskim memorje....!!!!?
Sa vite kane kaluar deri sot qe nga:
-Krijimi i botes sipas latineve 6015 vjet
-Krijimi i botes sipas ebrejeve 5773 vjet
-Permbytja e madhe(Noe) 5398 vjet
-Lufta e trojes 3166 vjet
-Lojrat e para olimpike(?) 2997 vjet
-Krijimi i Romes 2767 vjet
-Lufta e marathones 24103 vjet
-Vdekja e Aleksandrit te Madh 2336 vjet
-Lindja e Krishtit 2012 vjet
-Lindja e Muhametit 2549 vjet
-Revolucioni francez 224 vjet
-Ndertimi i anijes me avull 206 vjet
-Caktimi i Athines si kryeqytet i Greqise 179 vjet
-Ndertimi i makines se pare 123 vjet
-Lojrat e para Olimpike moderne 117 vjet
-Ndertimi i aeroplanit 105 vjet
-Lufta e Pare Boterore 99 vjet
Ndertimi i radios 91 vjet
-Ndertimi i TV 86 vjet
-Lufta e Dyte Boterore 73 vjet
-Bomba Atomike 67 vjet
-Leshimi i satelitit te pare kozmik 55 vjet
-Udhetimi i pare i njeriut ne kozmos 52 vjet
-Zbritja e njeriut te pare ne Hene 41 vjet
-Futja e Greqise ne BE 32 vjet
-Dita qe linda UNE ..?????????.....ha ha ha
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Kur ka "lindur" kontrata e pare martesore?
Një formë kontrate mes burrit dhe gruas ka ekzistuar që para 4 mijë vjetësh më parë,tek Babilonasit. Të gjithë popujt, kanë rituale sociale që sanksionojnë bashkimin mes një burri dhe një gruaje.
Dëshmia më e hershme e këtij lloji është ajo e Kodit të Hammurabit (1792-1750 para Krishtit), në të cilin përcaktohet që martesa është e vlefshme vetëm nëse ekziston një kontratë "blerjeje" (të gruas nga burri) e shkruar.
Filozofi antik grek, Aristoteli ishte i mendimit që mosha ideale për martesë ishte: 37-vjeç për burrat dhe 18 për gratë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Fundi i botës? Dëshira e fundit për gjermanët është “ seksi tresh”
Frika që ka përfshirë supersticiozët se në 21 Dhjetor do të ndodhë fundi i botës, ka frymëzuar një portal gjerman, që mundëson njohjet dhe takimet mes çifteve, të organizojë një sondazh on-line.
Pyetja e sondazhit të firstaffair.com betrug ishte: Cila është dëshira juaj e fundit përpara Apokalipsit? Nga përgjigjet e publikuar nga e përditshmja gjermane Bild ka rezultuar se 35% e burrave dhe 27% e grave që kanë marrë pjesë në sondazh janë përgjigjur se natën përpara fundit të botës dëshironin ta kalonin “treshe në shtrat”, mundësisht me dy partnerë të seksit tjetër.
“Ky është vakti i fundit erotik i të dënuarve me vdekje nga profecia Maya”,është komenti ironik i “Bild”, duke aluduar për pasionin e të intervistuarëve për trekëndëshin dashuror. Të pyetur se kush do të ishte personazhi i famshëm me të cilën donin të kalonin natën e fundit, burrat kanë zgjedhur Jessica Alba dhe Angelina Jolie, ndërsa gratë kanë parë si partner ideal Johnny Depp ose George Clooney.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Drejtuesi i emisionit djeg kokën e magjistarit live (video)
Nuk ishte truk por një incident i rëndë, ajo që ka ndodhur me magjistarin amerikan Wayne Houchin. Ai ka mbetur i lënduar rëndë në fytyrë, pasi prezantuesi i një spektakli televiziv në Republikën Domenikiane, e ka mbuluar me një lëng të djegshëm.
Nuk dihen ende motivet e gjestit të Franklin Barazarte, drejtuesit të programit “Closer to the Stars”, i cili ka hedhur në kokën e Houchin, “Ujin e Floridës”, lënd që përdoret gjatë riteve vudu. Ndoshta ishte menduar të ishte një start i mirë i spektaklit, por diçka nuk ka shkuar mirë.
Magjistrati ka pësuar dëmtime në duar, kokë dhe fytyrë. Gjendja e tij nuk është e rëndë dhe Houchin ka dal nga spitali, por është paralajmëruar një betejë ligjore mes magjistarit dhe drejtuesit të emisionit, që sipas viktimës, ka kryer “një akt kriminal”.
T.ch.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Peshku Etheostoma Obama
Një specie e re peshku, bashkë më emrin e tij shkencor, mban edhe ‘mbiemrin’ e presidentit, si një homazh për përkushtimit të tij ndaj ambientit
Peshku Etheostoma obama
Një specie e re peshku që jeton në lumenjtë e Amerikës, bashkë me emrin shkencorm ka marrë edhe mbiemrin Obama për nder të presidentit të SHBA dhe përkushtimit të tij të vazhdueshëm në mbrojtje të mjedisit.
Specia që sapo është regjistruar në Buletinin e Muzeut e Historisë Natyrore në Alabama është ripagëzuar me emrin Etheostoma obama dhe shkencëtarët amerikanë ja kanë kushtuar këtë presidentit të tyre, Barak Obama, që njihet si një partizan i mbrojtjes së mjedisit.
Peshku i vogël, që nuk është më i gjatë se 5 cm, e kalon jetën në ujërat e lumenjve të Alabamës Veriore dhe Tenesi, zona që politikisht, në fakt nuk kanë ekzaktësisht ‘ngjyrat’ e presidentit demokrat.
Megjithëkëtë, peshku që karakterizohet nga ngjyrat blu, e artë dhe portokalli ka marrë ‘mbiemrin’ e Obamës për të kujtuar gjithmonë politikat e tij natyrore, sidomos në fushën e mbrojtjes së energjisë së pastër dhe të mjedisit, thanë studiuesit.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Ora e Eric Kleptonit prej platini shitet 3.6 milion dollare
Ora e dorës prej platini “Philipp Patek ” që i përkiste yllit britanik të muzikës dhe nje nga kitaristet me te mire te botes, Eric Clapton, është shitur në një ankand për 3.44 milionë franga zvicerane (3.63 milionë dollarë), ka raportuar shtëpia e ankandeve, “Christie”.
Ora është një prej dy kopjeve prej platini, ndërsa Clapton e kishte blerë rreth dhjetë vjet më parë, shkruante në deklaratën e “Christie”. Ora është shitur në ankandin e mbajtur në Gjenevë, në të cilin u prezantuan më shumë se 300 orë.
“E ka blerë një blerës anonim”, tha zëdhënësi i ‘Christie’, Cristiano de Lorenzo, për Reuters.
E krijuar në Zvicër në vitin 1987, ora “Philipp Patek ” ka një kalendar me faza hënore si dhe dritare të vogla për ditë dhe muaj dhe akrepa që tregojnë sekondat dhe minutat.
Shumica e ekspertëve besojnë se kjo është një nga dhjetë orët më të shquara në botë për shkak të rëndësisë historike, të kompleksitetit mekanik, raritetit, gjendjes origjinale dhe performancave të jashtëzakonshme.
Clapton vitin e kaluar ka shitur më shumë se 70 kitarat e tij në një ankand bamirësie në New York duke mbledhur 2.15 milionë dollarë për qendrën e rehabilitimit, të cilën ai e themeloi në Antigua.
Muajin e kaluar në Londër, Clapton, ka shitur pikturën e artistit gjerman, Gerhard Richter në ankandin e “Sotheby” për 34.2 milionë dollarë
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Bota e sheshte...?
A e dini qe ekziston nje organizatë qe emertohet “Shoqëria Toka e Sheshtë”.Anëtarët e saj janë të bindur se përderisa njerëzit konceptojnë se sipërfaqja e Tokës është e sheshtë, pse të mos jetë në realitet?
Kjo organizatë beson se Toka nuk është e rrumbullakët, pra në formë sferike, ashtu siç e paraqesin të dhënat shkencore, por bëhet fjalë për një sajesë konspirative të NASA-s Rusëve, të ESA-as dhe shumë shteteve të tjera të botës, e sidomos ato amerikane.
“Mesa duket, këta tipa po mohojnë me dashje sa idetë e matematikanëve të lashtë grekë, Ariostarhou dhe Samiou, si dhe veprën e ndritur të Kopernikut, të cilët ishin të parët të cilët folën për sistemin heliocentrik dhe tokë sferike, njëri që nga antikiteti ndërsa tjetri në kohët e mëvonshme, shumë para se të shfaqeshin agjencitë hapësinore në hartë”, kështu e përshkruajnë ata situatën e jashtme.
Por, ajo që duhet theksuar është fakti se organizata në fjalë, dita ditës fiton edhe më shumë anëtar të rinj. Që nga viti 2009 mesatarisht në të hynë më shumë se 200 anëtar të rinj.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të rinj të cilët hyjnë në këtë organizatë, janë nga Amerika dhe Britania.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
'Effekti Pinocchio': Kur gënjeni,temperatura juaj ne hundë ngrihet
Gënjeshtra nuk ta rrit hundën siç ndodhte me të vërtetë me Pinokun, por artikulimi i një gënjeshtre e rrit temperaturën saj duke e nxehur
Grafiku që tregon se kur genjen, temperatura e hundës rritet (zona me ngjyrë të kuqe)
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe hundën e madhe. Pikërisht kështu! Gënjeshtra vërtetë nuk do tua rrisë hundën, siç ndodh me Pinokun në përrallë, por me siguri, dhe kjo është e provuar në mënyrë shkencore, do ta rrisë temperaturën në zonën e hundës dhe rreth saj duke vërtetuar kështu se hunda vërtetë reagon pas një gënjeshtre.
Ky fakt është vërtetuar nga shkencëtarë të Universitetit të Granadës, në sajë të disa eksperimenteve të zhvilluara me teknikën e termografisë, e aplikuar edhe në hulumtimet psikologjike.
Termografia është një teknikë përmes të cilës paraqitet temperatura e një pjese të caktuar të trupit përmes ngjyrave të ndryshme në një grafik, duke nxjerrë në pah zonën me temperaturë më të lartë.
Kjo teknikë, në momentin që u aplikua mbi disa subjekte të cilat u bënë pjesë e eksperimentit, pikërisht kur ata artikulonin një gënjeshtër, tregoi se pjesa e hundës dhe zona rreth saj pësonte një rritje të menjëhershme të temperaturës, çka tregohet me ngjyrë të kuqe në grafik.
Ja pra, pse hunda merr flakë kur gënjejmë; mitet dhe përrallat bazohen gjithmonë në diçka reale.
http://medimoon.com/2012/12/researchers-confirm-the-pinocchio-effect-when-you-lie-your-nose-temperature-raises/
Gënjeshtra nuk ta rrit hundën siç ndodhte me të vërtetë me Pinokun, por artikulimi i një gënjeshtre e rrit temperaturën saj duke e nxehur
Grafiku që tregon se kur genjen, temperatura e hundës rritet (zona me ngjyrë të kuqe)
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe hundën e madhe. Pikërisht kështu! Gënjeshtra vërtetë nuk do tua rrisë hundën, siç ndodh me Pinokun në përrallë, por me siguri, dhe kjo është e provuar në mënyrë shkencore, do ta rrisë temperaturën në zonën e hundës dhe rreth saj duke vërtetuar kështu se hunda vërtetë reagon pas një gënjeshtre.
Ky fakt është vërtetuar nga shkencëtarë të Universitetit të Granadës, në sajë të disa eksperimenteve të zhvilluara me teknikën e termografisë, e aplikuar edhe në hulumtimet psikologjike.
Termografia është një teknikë përmes të cilës paraqitet temperatura e një pjese të caktuar të trupit përmes ngjyrave të ndryshme në një grafik, duke nxjerrë në pah zonën me temperaturë më të lartë.
Kjo teknikë, në momentin që u aplikua mbi disa subjekte të cilat u bënë pjesë e eksperimentit, pikërisht kur ata artikulonin një gënjeshtër, tregoi se pjesa e hundës dhe zona rreth saj pësonte një rritje të menjëhershme të temperaturës, çka tregohet me ngjyrë të kuqe në grafik.
Ja pra, pse hunda merr flakë kur gënjejmë; mitet dhe përrallat bazohen gjithmonë në diçka reale.
http://medimoon.com/2012/12/researchers-confirm-the-pinocchio-effect-when-you-lie-your-nose-temperature-raises/
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Kartela mjekësore e globit
Kartela mjekësore e globit: më tepër raste të të sëmurëve me kancer e diabet, më pak vdekje nga kequshqyerja dhe lindja
Njerëzimi jeton mesatarisht 10 vjet më gjatë se në vitin 1970, por kalon më tepër kohë duke luftuar sëmundje si kanceri apo diabeti. Këto janë rezultatet e një studimi mbi shëndetin në botë të publikuara nga revista mjekësore britanike ‘Lancet’. Në 40 vjet, 1970-2010 jetëgjatësia mesatare është rritur me 11,1 vjet për meshkujt dhe 12,1 për femrat sipas superstudimit të ‘Lancet’, që mori në shqyrtim 187 vende.
Por duke jetuar në gjatë, njerëzit nuk gëzojnë domosdoshmërish një shëndet të mirë, duke u përballur përditë me sëmundje si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, të cilat sipas studimit rezultojnë të jenë në lulëzim të plotë.
Nga viti 1990 në 2010 numri i të prekurve nga tumori është rritur me 38 për qind, duke kaluar nga 5,8 milionë raste, në 8 milionë të tilla, periudhë kjo që ndërkohë është shoqëruar me një ulje të numrit të sëmundjeve të transmetueshme, të shkaktuar nga kequshqyerja apo gjatë lindjes.
Rritje vihet re në sëmundjet mendore ose emocionale, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe është shënuare një ulje e vdekshmërisë foshnjore.
Përjashtim nga këto shifra bëjnë vendet afrikane, ku jetëgjatësia është ulur si te meshkujt edhe te femrat, me 1, 3 dhe 0, 8 vjet.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.
Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet.
Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Bore e zeze ne Omsk te Rusise
Fenomeni shqetësues ka ndodhur tashmë dy herë në ditët e fundit në qytetin siberian të Omskut. Dëbora ka rene në qytet më 12 dhjetor dhe në natën mes 13 dhe 14 dhjetorit,duke depozituar masa dëbore në terren me ngjyre gri te zeze.Qyteti Omsk, i dyti në madhësi,vetëm për Novosibirskun,ne Siberi,shtrihet në jug-perëndim në afërsi të kufirit me Kazakistanin dhe është një qendër e rëndësishme për industrinë petro-kimike.
Klima e qytetit është tipike kontinentale me dimër të ftohtë dhe të thatë, ndonëse nuk janë të pazakonshme ndonjëhere edhe debora rë të bollshme. Më 4 dhjetor, një dëbora moderuar ra ne qytet me pak se dy cm,por ajo shume e paket shumë ne krahasim me kete qe ka rene në ditët e fundit .Por bora e fundit ngjall shqetësim tek banoret per ngjyrën qe ajo ka.
Manteli gri me dëborë i depozituar,tashmë eshte raportuar në një zonë të gjerë deri ne periferi të Oktjabr'skij. Raportet dhe ankesat e banorëve te preukupuar,u moren seriozisht nga autoritetet te cilet morën mostrat e dëborës për analizën e duhur.
Autoritetet për të minimizuar shkallën e frikes se ketij fenomeni,kanë deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, por është e qartë se ngjyra anormale është për shkak të grimcave të hirit të lëshuara nga industritë lokale, në veçanti,janë komponentet kimike për prodhimin e gomave, por tani mundësitë e tjera dalin gjithmonë nën industriale, por këtë herë në lidhje me prodhimin e energjisë.
Fenomeni nuk është krejtësisht i ri në zonë, ai ka ndodhur edhe për shkak të kushteve ekstreme të motit që përfshinë qytetin ditët e fundit dhe qe reflekton mbi gjendjen serioze të ndotjes,i cili ndikon në shumë qytete në Siberi. Video e meposhtme tregon per fenomenin e ndodhur.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Shqiponja rrëmben fëmijën në park (Video)
Një shqiponjë e madhe që fluturonte në një park në Montreal, Kanada ka rrëmbyer me kthetrat e saj një foshnjë rreth 2 vjeç dhe u përpoq të fluturonte bashkë me ‘prenë’ e saj.
Një video e postuar në You Tube tregon momentin e pabesueshëm kur një fëmijë i vogël, që ishte lënë i ulur në bar nga prindërit e tij, të cilët ndërkohë po përgatisnin vendin për një piknik familjar, për pak sa nuk u shndërrua në drekën e një shqiponje, e cila e ka ngritur rreth 1 metër lart me kthetrat e saj, për ta lëshuar pastaj në bar.
Prindërit kanë parë të tmerruar se si fëmija i vogël u rrëmbye nga zogu i stërmadh grabitqar dhe kanë vrapuar për tek foshnja, që fatmirësisht u lëshua pak metra më tutje nga shqiponja, pa pësuar lëndime.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
1 miliard dollare per filmin e Profetit Muhamed
Nje kompani nga Katari ka akorduar nje miliard dollare per realizimin e nje filmi me shtate seri per jeten e Profetit Muhamed.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila sqaron se kompania “Alnoor Holding” e ka rritur buxhetin e filmit në 1 miliardë dollarë, nga 1.5 milionë dollarë që kishte deklaruar tre vite më parë.
Kompania tha se filmi do të jetë në Anglisht dhe se do të përkthehet në shumë gjuhë “për ndreqjen e imazhit të gabuar që kanë shoqëritë perëndimore për Islamin”.
Kreu i “Alnoor”-it, Ahmed Al-Hashemi tha në një komunikatë se filmi biografik do të realizohet në shtatë seri – në vend të tri serive që ishte parashikuar më parë.Kompania njofton se ekipi ka përfunduar së shkruari skenarin.
“Alnoor” njoftoi në vitin 2009 po kërkonte financim për seritë e filmit, i cili do të realizohet nga Barrie Osborne, që ka më shumë se 40 vite në “Hollywood”. Në CV-inë e tij përfshihen edhe “Lord of the Rings” dhe “The Matrix”. Në respekt të traditave islame, Profeti Muhamed nuk do të shfaqet në film./Start/
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Dhjete rekordet 'Gines' me te cuditeshme
Ditari më i gjatë
Robert Shilds nga Uashingtoni mbajti ditar çdo ditë nga viti 1972 deri në 1996-ën. Ditari përmban mbi 35 milionë fjalë dhe cilësohet si më i gjati në botë.
1 016 pirsing
Robinsoni nga Kanadaja vendosi të vërë 1 200 pirsing në trup, por kjo sipërmarrje ishte aq e dhimbshme sa ai nuk i shkoi deri në fund. Gjithsesi, kanadezi ia doli të thyejë rekordin e mëparshëm me 1 015, duke vendosur vetëm një më tepër.
Sa shumë bluza veshur!
Veshja e sa më shumë bluzave njëra mbi tjetrën është një rekord që mbahet nga Dejvid Aleksandër, i cili veshi 121 për të thyer rekordin e mëparshëm.
Trupa në miniaturë nga “Star Wars”
“LEGO®” në Mbretërinë e Bashkuar ndërtoi koleksionin më të madh të trupave në miniaturë të frymëzuar nga seritë e filmit “Star Wars”. Koleksioni prej 35 310 modelesh prej plastike u shfaq në vitin 2008.
Koleksioni i “Smurfs”-ve
Stivën Parks filloi të grumbullojë lodra të serialit vizatimor “Smurfs” që kur ishte fëmijë dhe kjo iu shndërrua në zakon. Sot ai numëron më tepër se 1 100 copë.
Numri i njerëzve që kërcejnë në “Thriller”
Hektor Xhekson, një sozi e Majkëll Xheksonit, vendosi ta nderojë “mbretin” e pop-it në vitin që ai vdiq duke interpretuar në “Monumentin e Revolucionit” në Meksiko Siti këngën e famshme “Thriller”. Numri i njerëzve që e ndoqën shfaqen e që kërcyen gjatë interpretimit ishte saktësisht 13 597.
Kopracja më e madhe në botë
Henrietta Howland Robinson, e njohur si Miss Hetty Green, ishte një financiere nga Nju Jorku pasuria e së cilës në atë kohë (shekulli i 19-të) arrinte në 107 milionë dollarë. Megjithatë, ajo ka hyrë në histori si njeriu më koprac në botë. Kurnacia e saj arrin në atë pikë sa kur i biri Ned lëndoi këmbën, ajo harxhoi shumë kohë duke kërkuar një klinikë ku jepej trajtim mjekësor falas. Si pasojë, mjekëve iu desh t’ia prisnin këmbën Ndeit të gjorë.
Ta mbështjellësh... tiganin
Këtë rekord të veçantë e ka vendosur Skot Mërfi, i cili mbështolli plot 30 centimetra një tigan alumini me duar. Tigani ishte rreth 30.5 centimetra i gjatë.
Të hash një... aeroplan!
Burri me emrin Mikel Lotito hëngri një aeroplan të tërë të tipit “Cessna 150”. Për këtë sipërmarrje atij iu deshën dy vjet (1978 - 1980).
Sytë e dalë
Ky rekord i takon brazilianit Klaudio Pinto, i vetmi në botë që mund të nxjerrë të dy sytë gati 95 për qind jashtë zgavrave (rreth 3.8 centimetra).
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Turistët e trembur nga profezia Maya kanë dëmtuar tempujt
Turistët që u dyndën në tempujt Maya të Tikal, në Guatemala, në pritje të fundit të botës, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në kompleksin arkeologjik, i shpallur nga UNESCO si trashëgimi kulturore. Lajmi është dhënë nga Oswaldo Gomez, përgjegjës i parkut Kombëtar të Tikal.
Sipas portalit Prensalibre.com, në perëndim në diellit, qindra persona janë ngjitur në tempuj, pavarësisht masave te marra, duke shkaktuar dëmtime të gurëve gëlqerorë. Përllogaritja e dëmit pritet të publikohet pas dy javësh.
Pedro Duchez, drejtor i Institutit të Turizmit të Guatamalës, ka saktësuar se ditën e enjte, datë 20 dhjetor, në park kanë hyrë 6.000 vizitorë, përveç 300 personave të grupit që kishte organizuar eventin. Ndërkohë në orët e para të së premtes, kanë mbërritur rreth 1 mijë persona të tjerë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Një superkometë do te vijë në fund të vitit 2013
'Profetët' e dëshpëruar te "Mayave" do të kene një llaç te ri për Krishtlindjet e 2013: një super-kometë. Nëse do jeni ne pritje, kometa e Krishtlindjeve të vitit 2013 (C/2012 S1 ISON) mund të jetë një shfaqje epike, një ngjarje që ndodh "një herë në historinë e qytetërimit."
Eksperti i kometave John E. Bortle ka krahasuar tashmë kalimin e ISON me atë të kometës së Madhe të vitit 1680. Me atë rast banorët e Manhattanit u tmerruan aq sa u imponuan ne një agjërimin publik dhe akte përulësie "për të qetësuar zemërimin e Perëndisë."
Edhe kometa ISON do të jetë aq e madhe ne ndricim sa që mund të eklipsojë Hënën edhe në mes te dites. Ajo u diktua shtatorin e kaluar dhe pritet të sillet rreth Diellit në nëntor 2013, duke dhënë një performancë të barabartë me atë të kometës Hale Bopp-në vitin 1997.
Per ISON-in do të jetë vizita e parë në sistemin diellor dhe rreth Diellit dhe zemra e saj nuk ka do të coptohet deri në ate kohe , dhe kur te lëviz rreth Diellit do të shpërndaje për herë të parë copa akull së bashku me gazra qe jane te lidhur,dhe shkencëtarët presin ti shqyrtojne.
Në fakt, ata mund të mësojnë në lidhje me përbërjen e materies në sistemin diellor,në lindje të saj, rreth 4.6 miliard vjet.Kometa ISON e cila vjen nga mjegullnaja 'Cloud Oort', astronomët parashikojnë se ajo do të jete larg nga Dielli vetëm 116.0000.000 milje,do te lëshoje një masë gazi,me te cilen do të formoje një bisht,qe nuk eshte parë kurrë në kujtesën e njerzimit.
Shfaqja do të jetë e dukshme në hemisferën veriore, por ne duhet të kujtojme se kometat nuk arrijne te cfaqen gjithmonë, se ato mund të perthithithen nga Dielli, duke pasur parasysh afërsinë relative, ose dështojnë për të zhvilluar bishtin ashtu sic shkencëtarët presin. Ne vetëm mund të shpresojmë se një ngjarje e tillë mund të ndodhë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Florida: mijëra ton të peshq të ngordhur kane pushtuar plazhet!
29 dhjetor 2012 - Sarasota County, Florida - Aroma irrituese e peshqve të ngordhur dhe të ujit të ndotur nga prania e detit te kuq ka bërë të pamundur për të marrë pjesë ne disa te plazhe te Floridas kete jave. Autoritet kane raportuar ngordhjen e mijëra ton peshqeve përgjatë bregdetit në plazhet e Manasota Beach,Sarasota County Englewood dhe Charlotte County.
Plazhet janë shndërruar në një qilim te madh me peshq,që i kanë bërë turistët të largohen nga keto zona te frekuentuara.Shume punonjes janë duke punuar për të hequr kufomat e kafshëve.Deklarohet se një toksina e cliruar gjate lulëzimit te algave te kuqe eshte është shkaku i ketyre ngordhjeve te jashtëzakonshme.
George Tatge, drejtor i parqeve dhe rekreacionit për qarkun e Sarasota,thote: "Kjo është një ngjarje e rëndë." Çfarë e bën këtë ngjarje më te pazakontë,është se shumica dërrmuese e peshkut ështe e të njëjtës specie.Në tetor 2013, një lulëzim i madh i algave të kuqe në jug-perëndim të Floridës, sipas autoriteteve " kishte vrarë shtatë ton peshk në dy ditë përgjatë plazhit te Sarasota County.Po e njenjta gje ndodhi edhre keto 2 ditet e fundit ku sasia e peshkut te ngordhur eshte qindra here me e madhe.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Dashuria prekëse e dy qenve
Një qen ka qëndruar plot gjashtë orë pranë një qeni tjetër të pajetë, duke u përpjekur ta ngjallë.
Pamjet që shihni, të prekin në zemër dhe janë xhiruar në Çangçou të provincës Fuxhian të Kinës, të cilat tregojnë qenin i cili lëpin miken e tij të ngordhur, pasi e kishte goditur një automjet.
Ndonëse nuk ia doli ta ringjallë, ai u shtri pranë trupit të saj dhe aty qëndroi plot gjashtë orë, raportojnë mediet.
Ata i fotografoi një kasap, i cili e kishte ushqyer më parë kudrën e ngordhur. Ai ka treguar se qentë ishin miqësuar ditë më parë dhe që atëherë s’ishin ndarë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Percaktohet aroma e re të cilën nuk e ka nuhatur askush
Është izoluar aroma “e bardhë olfaktorike” (olfactory white) të cilën e përbëjnë përzierja e më shumë se 30 aromave të ndryshme me intensitet të ulët, ndërsa të testuarit e kanë cilësuar si goxha të këndshme dhe mesatarisht të ngrënshme.Aroma e re tani për tani mund të nuhatet vetëm në laborator, ndërsa shkencëtarët nga Instituti izraelitWeizmann pohojnë që “aroma e bardhë olfaktorike” të cilën kanë arritur ta izolojnë është ekuivalente e shushurimave të bardha, përzierjes së zhurmës së prapavijës me frekuencë të ulët, shkruan The Examiner.
Fshehtësia e aromës së bardhë nuk është në përbërsit e saj, por në faktin që përbërës të tillë ka shumë, theksuan shkencëtarët. Pothuajse secila aromë në botë krijohet si rezultat i bashkimit të disa aromave, ndërsa njerëzit janë shumë të mirë në dallimin e komponenteve individuale të këtyre aromave.
Shkencëtarët deri tek zbulimi i aromës së bardhë erdhën duke ekspozuar vullnetarët ndaj qindra aromave të ndryshme, prej të cilave disa përbëheshin nga disa qindra, e disa edhe nga vetëm deri 43 përbërës.
Ata zbuluan që dy aroma të ndryshme të cilat kishin më shumë se 40 përbërës të ndryshëm prej të cilëve asnjëri nuk ishte identik, i gjasojnë shumë njëra-tjetrës më shumë se aromat me më pak përbërës prej të cilëve disa janë identikë. Këtë kombinim të shumë përbërësve aromatikë e kanë quajtur aromë të bardhë. Për disa ditë me radhë vullnetarëve u kanë thënë që në mesin e shumë aromave të identifikojnë aromën e bardhë, dhe ata e kanë bërë këtë me saktësi shumë të madhe.
Kështu ata përfunduan që aroma e bardhë është e vërtetë dhe që përbëhet nga aroma të cilat gjenden në cepin e spektrit olfaktorik, si përzierje e më shumë se 30 aromave të intensitetit të ulët. Të testuarit e kanë përshkruar aromën mestaraisht të këndshem dhe mesatarisht të “ngrënshme”.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Çel në Brazil lulja më gjigante në botë
Në Brazil ka çelur lulja më e madhe dhe me erë më të keqe në botë, l'Amorphophallus Titanum, i quajtur si lulja- kufomë. Në kopshtin botanik të Inhotim, në juglindje të Brazilit lulja ka mbledhur admirues, që përveçse nga kurioziteti, duhet të durojnë dhe erën e mishit të kalbur që ajo lëshon për të tërhequr insektet për pllenim. Lulja gjigante, me origjinë nga Indonezia, është e gjatë 1 metër dhe 67 centimetra dhe do të jetojë maksimumi për 72 orë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Supergjyshja që u kthye nga bota e përtejme
Një gjyshe në Rusi është kthyer dy herë në jetë dhe ka mbijetuar për tri ditë në morg. 61-vjeçarja, siç shkruan "Daily Mail", ishte deklaruar dy herë e vdekur nga mjekët, megjithatë, të dyja herët si për çudi, ishte zgjuar, vetëm pak minuta para nisjes së autopsisë. Lyudmila Steblitskaya qëndroi për 3 ditë në morgun e akullt e familjarët prisnin ngushëllime për ndarjen e saj nga jeta.
Por "qëndrimi" i saj mes jetës e vdekjes i ka lënë të gjithë të shqetësuar. Familjarët e miqtë e saj frikësohen se ajo mund të largohet në çdo moment, e po kështu edhe mjekët. Ajo ka vdekur e është ringjallur dy herë, nëntorin e vitit të shkuar dhe këtë tetor dhe ç'është më e keqja, sa herë që ka "ndërruar jetë", familjarët kanë organizuar ceremoninë mortore e më pas është anulluar çdo gjë. Nëna e saj nuk mban mend asgjë nga ato që kanë ndodhur. Asaj i kujtohet vetëm që shkoi në spital sepse nuk ndihej mirë, e më pas u zgjua në morg.
Zonja Ludmilla nuk është i vetmi person të cilit i është dhënë një mundësi e dytë në këtë jetë. Në fillim të këtij viti, 28-vjeçari nga Egjipti, Hafez al-Nubi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak teksa ishte në punë e u zgjua në momentin e varrimit. Në muajin prill, një 95-vjeçare kineze u zgjua pas 6 ditësh pasi ishte ndarë nga jeta. Një ditë para ceremonisë mortore, miqtë e familjarët panë se arkivoli ishte bosh e Li Xiufeng po gatuante në kuzhinë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Ishulli fantazem i Krakatoas
Krakatau ose Krakatoa dikur ka qenë një ishull i vogël me bukuri të rrallë në Indonezi. Ky ishull ka qenë me prejardhje vullkanike. Ishulli është shkatërruar nga eksplodimi në vitin 1883. Ky erupcion vullkanik ishte njëri ndër më të njohurit në të gjitha kohërat.
Nga ujdhesa ka mbetur vetëm Rakatu. Krisma e eksplodimit është dëgjuar edhe në Australi në një largësi prej 3500 km. Ishulli nga eksplodimi është shëndrruar në pluhur .
Retë e pluhurit janë ngritur në 80 km lartësi, mandej disa vite janë rrotulluar rreth Tokës, duke shkakatuar ulje të temperaturave verore. Erupsioni nuk ishte aq vdekjeprues, por valët e larta te tsunamit, të cilat kanë qenë të larta mbi 40 m kane shkatërruar 163 fshatra dhe kane marre jetën e 36 000 njerëzve rreth bregdetit të ujdhesave Java dhe Sumatra.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Ure trampoline
Një urë e re krejtësisht e veçantë u inaugurua të premten në kryeqytetin e francez, Paris.
Një urë trampolinë, ajo lejon të gjithë ata që do të dëshirojnë, që të kalojnë lumin Sena në një mënyrë krejtësisht origjinale.
E ndërtuar me rastin e një aktiviteti sportiv, ura do të jetë në dispozicion për të gjithë parisienët për disa ditë me radhë gjatë tetorit.
E ndodhur pranë qendrës dhe Kullës Eiffel, trampolina do të qëndrojë mbi disa platforma gome të palëvizshme, ndërsa do të ketë një diametër prej 30 metrash, përreth kalimit qendror.
Për projektuesit, aventura nuk do të përbëjë asnjë rrezik, pasi nuk ka asnjë gjasë që kalimtarët të bien në lumë.
Shihni videon
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Rubrika e Kurioziteteve
» Kuriozitete të ndryshme
» Disa kuriozitete për kokainën
» 20 kuriozitete që nuk i keni ditur
» 50 kuriozitete të rralla nëpër botë
» Kuriozitete të ndryshme
» Disa kuriozitete për kokainën
» 20 kuriozitete që nuk i keni ditur
» 50 kuriozitete të rralla nëpër botë
Faqja 1 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi