Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetembrojtja tek Kafshet

Shko poshtë

Vetembrojtja tek Kafshet  Empty Vetembrojtja tek Kafshet

Mesazh nga Rifat Sun Jan 29, 2012 1:53 pm


Vetembrojtja tek Kafshet

Vetembrojtja tek Kafshet  169j061

Nga mrekullitë më të mëdha në natyrë janë mënyrat që përdorin gjallesat për vetëmbrojtje. Shumë krijesa kanë aftësinë të vlerësojnë rreziqet e mundshme dhe të përdorin forma të ndryshme sigurie. Për shembull,termitet që përmendëm më sipër i ndërtojnë muret e kolonisë se tyre aq të trasha dhe të qëndrueshme, saqë me shumë vështirësi mund të shkatërrohen edhe me kazmë.

Zogjtë shtegtarë e ndërtojnë hyrjen e folesë së tyre në një mënyrë të atillë që të ndalojnë gjarpërinjtë të hyjnë brenda. Disa merimanga kanë dhoma të caktuara në folenë e tyre,në të cilat mbeten të bllokuara insektet e tjera që, në një mënyrë apo një tjetër, kanë hyrë në fole.

Bletët, gjithashtu, marrin masa të veçanta mbrojtëse për të ruajtur kosheret e tyre. Bletë roje
vëzhgojnë kosheret. Ato nuk lejojnë të hyjë aty askënd, përveç anëtarëve të kolonisë. Kur ndonjë nga rojet largohet, një tjetër bletë vjen tek hyrja e kosheres për ta zëvendësuar. Për më tepër, këto bletë
roje i marrin përsipër detyrat duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

Vetembrojtja tek Kafshet  2rh4sg9

Duke ndërtuar diga nëpër përrenj e lumenj, kastorët ndalojnë rrjedhjen e ujit dhe ndërtojnë strofka të mrekullueshme për veten e tyre.

Kastorët i ndërtojnë strofkat e tyre nën ujë. Për të hyrë, çdonjëri duhet të kalojë nëpër një tunel të fshehtë, të njohur vetëm nga kastorët që e kanë ndërtuar atë. Në fund të tunelit, ndodhet një dhomë ku kastorët jetojnë së bashku me të vegjëlit e tyre.

Këta shembuj janë të mjaftueshëm për të kuptuar se një inteligjencë e jashtëzakonshme fshihet pas mënyrës së sjelljes të këtyre gjallesave, të cilat zbatojnë metoda kaq të efektshme për t’u vetëmbrojtur. Përveç kësaj, ju e keni vënë re që armiku i një krijese është një krijesë tjetër. Megjithatë, të gjitha krijesat i njohin armiqtë e tyre shumë mirë dhe marrin masa të ndërlikuara për t’u mbrojtur prej tyre.

Është shumë e çuditshme që një termit ose një zog, pavarësisht nga mungesa e funksioneve të
zhvilluara mendore, mund të njohë tiparet e një krijese tjetër. Për ta kuptuar më mirë, mendoni veten tuaj! A mundeni ju të kuptoni që në shikimin e parë karakteristikat e një kafshe që nuk e njihni ose që nuk e keni parë më parë? A mund të dini se me çfarë ushqehet, si gjuan dhe çfarë e frikëson? Natyrisht që nuk mundeni.

Ju nevojitet të lexoni një libër dhe të merrni informacion rreth kësaj krijese ose dikush t’ju flasë rreth cilësivë të saj. Si është e mundur që kafshët kanë informacion rreth krijesave të tjera? A mundet që ato të kenë zbuluar vetë kush janë armiqtë e tyre, pastaj të kenë organizuar një studim mbi sjelljen dhe mënyrat e tyre të të gjuajturit, në bazë të të cilave ato kanë zhvilluar format e përshtatshme të mbrojtjes? Natyrisht që jo.

Asnjë kafshë nuk ka aftësi mendore për të bërë kërkime. Për më tepër, do të ishte absurde dhe e pakuptimtë të mendosh që kafshët mbledhin rastësisht informacion rreth armiqve të tyre, sepse dështimi nëpërpjekjen e parë do të thotë vdekje.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi