Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë

2 posters

Shko poshtë

Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë Empty Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë

Mesazh nga Rifat Tue Jan 31, 2012 8:53 pm



Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë

Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë Conspiracy

Teori të suksesshme komplotesh i kanë dhënë ujë burimit të besimit për puçe e komplote - dyshimit të skalitur në mendje mbi pjesëtarët e një grupi kundër një grupimi tjetër, apo dhe mes individëve të të njëjtit grup.

Kjo mund të prekë një bashkësi religjioze, një popull, një komb, një shtet apo madje edhe thjesht një fshat apo lokalitet. Ku qëndron arsyeja e gjithë kësaj?

Nga eksperimentet është e njohur se: njerëzve që jetojnë në mjedisin e tyre natyral u atribuohen më së shumti cilësi pozitive, ndërsa të huajve u vishen kryesisht cilësi negative.

Ata me kënaqësi ndajnë atribute për njerëzit në mënyrë fare të përgjithshme, duke rënë pre e paragjykimeve: për shembull, qarkullon shprehja se gjermanët janë të dhënë shumë pas rregullit e disiplinës, irlandezët të dhënë pas pijes e shumë të lidhur me traditën e fenë e të parëve.

Ndërkohë, për sllavët qarkullojnë të tjera shprehje. Po kështu, për japonezët e kinezët etj. Këto pra janë dhe ato çfarë socio-psikologët i cilësojnë si "stereotipa". A i nënshtrohen ata këtij mishërimi të së keqes, amoralitetit, agresivitetit apo skenarëve të nëndheshëm ogurzinj?

A nuk është kjo jo larg thashethemeve për akte të fshehta sabotazhi, që vlonin në komunizëm e fashizëm, ose në sisteme të tjera diktatoriale? Komploti që hasej më shpesh në kohët e shkuara ka qenë "Një epidemi ka shpërthyer - armiqtë duan të na helmojnë puset e ujit që ne të vdesim!", duke krijuar panik dhe frikë të kotë në të gjithë vendin.

Dikur, dikush shkruan më pas në një fletushkë apo në një libër mbi nënshtetasit plangprishës dhe planet e fshehta të "të këqijve". Vetëm nëse kjo nis e bëhet shumë e madhe pastaj, shumëkush do të mendonte: "Do të ketë diçka aty, sepse ne nuk u kemi besuar kurrë atyre".

Kështu vlojnë teori e besime të vërteta mbi komplote, puçe, legjenda e më pas vijnë, sigurisht, edhe "kundërteoritë". Një ndjenjë mosbesimi e mirëfilltë u mjafton atyre si bazë dhe ata pastaj e ndiejnë atë si një nevojë - si për shembull "rituali i legjendës së vrasjeve" - të cilin e përmendëm më lart, që sipas studiuesve nuk ka, në fakt, asnjë bazë të vërtetë historike.

Në kohët e lëvizjeve e ndryshimeve të mëdha shoqërore, ku nis e mbizotëron edhe pasiguria politike, përveç përparimit vjen edhe një fazë e rafinuar e mendimit njerëzor, ku qeveris mosbesimi e plasin thashethemet e historitë të sajuara për komplote.

Vijmë te revolucioni francez apo ai bolshevik në Rusi, të cilët shfuqizuan pushtetin e dy rretheve konservatore që e mbanin veten si monarki, që burimin e pushtetit të tyre e kishin nga "vullneti i Zotit".

Përfaqësues të sistemit të vjetër shihnin një komplot gjigant të funksiononte - dhe i shkruan mendimet e tyre rreth kësaj në libra të panumërt. Fundi i socializmit real, për çudi, nuk u shoqërua fare nga ndonjë teori komplotiste, e cila mendohej se mund të ishte shkaktare për një kohë të gjatë e rënies së sistemit.

Dështimi i regjimit në rastin e tyre ishte mëse evident e nuk shkonte më as edhe një teori e vetme komploti për ta justifikuar atë, pasi populli ishte i bindur tashmë se ishte sistemi që kishte dështuar e më pas edhe elitat e tyre udhëheqëse.

Besimi në komplot nuk është sëmundje mendore

Historianët dhe politologët nga SHBA-ja po përpiqen të gjejnë se përse pikërisht në vendin e tyre teoritë e komplotit e besimi në to po njohin një lulëzim kaq të madh. S'ka rëndësi nëse bëhet fjalë për 11 shtatorin, zbritjen në Hënë apo vrasjen e Kenedit.

Për socio-psikologët shpjegimi është shumë më i thjeshtë: Shoqëria amerikane ndahet në shumë grupime e njeh shumë thyerje kulturore, që kanë një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj njëri-tjetrit - gjë e cila çon në një shtim inflacionar të detyrueshëm të teorive të komplotit.

Për ta besuar këtë, nuk të bën të besosh, nga ana tjetër, se aty hasim ndonjë indeks se kjo mund të jetë një sëmundje mendore. Për një shqetësim mendor paranojak do mund të flisnim vetëm atëherë kur lidhjet e një njeriu me mjedisin që e rrethon do të prekeshin tejpërtej nga ndjenja të shumëfishta frike e mosbesimi.

Idetë e komplotit të skizofrenëve shpesh janë shumë bizarre, të destabilizuara dhe nga jashtë, jo të pranueshme. Komplotet e zakonshme dhe motrat e tyre të vogla, intrigat, ne i hasim përkundrazi thuajse çdo ditë në jetët tona, e për këtë nuk mund të akuzohemi se jemi paranojakë apo të sëmurë mendorë.

Në firmat ku punojmë, familje, klube, shoqata, parlamente e qeveri, njerëzit komplotojnë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit, e për këtë të gjithë jemi dëshmitarë.

Komplotet reale dhe pasojat

Por edhe komplotet reale më të mëdha në botë nuk kanë qenë kurrë kaq të dhunshme sa pasojat e tyre të paramenduara. Komplotet botërore të shfaqura në kopertinat e librave kanë gjithnjë një prirje për të qenë "Bestseller".

Teoritë "bizare" mbi iniciatorët apo shkaktarët e sulmeve famëkeqe terroriste në botë, e veçanërisht ato mbi kullat binjake më 11 shtator 2001, bënë që në Evropë e Amerikë të lulëzonin përmbledhje librash konspirativë me skenarë spiunësh, që po risillnin edhe njëherë atmosferën e "vëllezërve" të tyre të Luftës së Ftohtë, thuajse të gjitha fiksione letrare.

Gjithashtu, kemi dhe rastin e romanit të famshëm të Dan Braun, i cili të sillte ndërmend rishfaqjen apo rizbulimin e grupimit mistik okult të ashtuquajtur "Illuminati", sigurisht nën një emër tjetër, "Vëllazëria e Sionit".

Komplotistët botërorë janë zakonisht ashtu siç pritet: shoqëri homogjene.

S'ka rëndësi nëse janë jezuitë apo hebrenj, masonët e lirë apo koncerne të mëdha botërore financiare, grupime mediatike apo politike, ekonomike a religjioze, ato janë të ndarë nga kufij thuajse të padukshëm prej njëri-tjetrit.

Pas një studimi mbi konceptin e armikut, që haset në shkrimet evangjelike amerikane, historiani amerikan, David Brian Davis, për shembull arriti në një përfundim befasues: "Ndërsa masonët, katolikët e mormonët në realitet shfaqin fare pak ngjashmëri mes tyre, për sa i përket stereotipit të armikut, ato thuajse e venë gishtin në të njëjtën pikë".

"Illuminati" - një fantazmë e mitit të superkomplotistit botëror

Urdhri i "Illuminati"-t, një shoqëri apo klan okult gjermano-bavarez, i cili kujdesej për përhapjen e idealeve të tij në vitin 1785, u ndalua vetëm nëntë vite pas themelimit të tij dhe u shkri përfundimisht në vitin 1790.

Ai kishte sipas dokumentacionit historik anëtarë vetëm në Gjermani. Ishin autorët e librave konservatorë ata që e bënë atë përgjegjës fillimisht për shpërthimin e revolucionit në Francë e pastaj në Rusi.

Në vitin 1799 për shembull, predikuesi religjioz amerikan, Jedidiah Morse, ishte ai që e përmendi atë për herë të parë në kontekstin e luftës që duhej bërë ndaj fushatës shkatërrimtare të "Fronit e altarit".

Historiania britanike, Nesta Webster, e shihte Anglinë në vitet njëzet, të kërcënuar nga një aleancë shkatërrimtare mes "Illuminati", hebrenjve e një lëvizjeje pangjermane.

Autori "bestseller" amerikan, Dan Braun, nga ana tjetër, nga "Illuminati", krijon (megjithëse kjo edhe mund të jetë e vërtetë) me fantazinë e tij një shoqëri të fshehtë - ku Da Vinçi na shfaqet si anëtar i këtij urdhri.

Një gjë të përbashkët kanë të gjithë autorët me njëri-tjetrin për sa i përket shpjegimit të teorive mbi komplotet. Ato mbërrijnë me mesazhet e tyre direkt në grupet që ata mendojnë se u përkasin: "Armiqtë tanë janë të egër, të këqij, të fuqishëm, të përhershëm, të pashikueshëm e duan të shkatërrojnë e degjenerojnë idealet tona më të larta".

Ky stereotip demonial si armik haset sot, për shembull, edhe në shkrimet e kundërshtarëve, le të themi, të globalizimit, ashtu sikurse edhe te fondamentalistët e të gjitha krahëve religjiozë apo dhe në librat "bombë" që mundohen të fantazojnë mbi shumë teori, për shkaqet e organizimit të sulmeve të 11 shtatorit.

Komplotet minimizohen në një shoqëri demokratike

Një gjë është e qartë: ai që vuan nga një frikë e tillë shpesh bëhet objekt e subjekt i pasojave të saj, pasi paranoja për një veprim keqdashës nga një grup apo individ që të ndodhet pranë, është e rrënjosur thellë në psikikën njerëzore.

Teori mbi komplotin mund të ketë pa fund, por praktika ka treguar se shpesh (për fat) distanca mes asaj çka paralajmërohet e asaj çka ndodh në të vërtetë është e madhe.

Shumëkush demonizohet me pa të drejtë e ndonjëri në këtë rast do të thoshte se këtu ka një ngatërresë të qartë koncepti mes komplotit, paragjykimeve e stereotipave, për të cilat folëm më lart.

Por, komploti, gjithsesi, ekziston realisht e shpesh është i prekshëm e më konkret sesa paragjykimet e stereotipat. Ai fle në mendjet tona e ka shoqëruar zhvillimin njerëzor, duke furnizuar edhe historitë më të famshme letrare e artistike me personazhe nga më rrëqethësit.

Por, përpjekja për të gjetur komplot në çdo veprim është qartazi një reminishencë e së kaluarës e që ushqehet sidomos në shoqëri të pazhvilluara e antidemokratike.

Në një shoqëri ku rregullat e lojës funksionojnë, baza reale e vënies në praktikë të komploteve njerëzore minimizohet e kështu njeriu i nënshtrohet fatit të tij real, të bazuar në normat e jetës së përditshme njerëzore, që nuk përjashtojnë kurrsesi mistikën që e shoqëron njeriun në shumë aspekte deri në ditën që ndahet nga kjo botë
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë Empty Re: Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë

Mesazh nga Rifat Thu May 24, 2012 7:37 pm


Spiunazhi dhe historiku ....



Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë Espionage-thumb-508xauto-1287


Spiunazhi është ndoshta profesioni i dyte me i vjetër ne bote. Qysh nga kohet e lashta, deri ne ditët e sotme, shoqëria, shtete, ndërmarrje private, individë etj kane përdorur spiunazhin si mjet për te manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interesa. Spiunet janë ndofta njerëzit me te çuditshëm ne bote.

Pa ta nuk bëjmë dot, por te gjithë i urrejnë. Ne saje te spiunazhit dhe spiuneve janë fituar luftëra, perandori te mëdha janë gjunjëzuar, janë shkatërruar jete njerëzish, por dhe janë shpëtuar ne te njëjtën kohe. Si duket është ne natyrën njerëzore, e fshehur brenda ne shpirtin tone te dimë diçka që te tjerët duan ta kenë sekret.

Historia e shkruar e spiunazhit, te paktën ajo që njihet ka filluar qysh ne Greqinë e lashte kur Istieu i Militit spiunonte perset që donin te pushtonin Greqinë për llogari te qytetit te Azisë se Vogël te Militit. I maskuar nen petkun e "tradhtarit", Istieu, fitoi besimin e komandanteve ushtarake perse, madje te vete Darit te Madh, mësoi planet e tyre për sulm ndaj Greqisë. Paisi mësoi atë që donte i rroi kokën dhe duke e bere tatuazh informatën ne kokën e skllavit te vet, e dërgoi atë pasi iu rriten flokët ne Milito, që këta te fundit te përgatisnin mbrojtjen e qytetit. Ne epokat e mëvonshëm spiunazhi u përdor nga te gjithë njerëzit që kërkonin pushtet ose dhe nga ata që donin ta ruanin atë.

Gjate luftës për pavarësi te kolonive britanike ne Amerike, spiunazhi u përdor nga te dy palët për te mbledhur informacione kryesisht te karakterit politiko-ushtarak. Ne revolucionin francez ruajalistët përgjonin kundërshtaret dhe këta te fundit kishin njerëzit e tyre ne kampin e kundërshtarit.

Lufta e Pare Botërore beri te njohur spiunen me te famshme femër, me fundin e saj tragjik, Mata Harin. Revolucioni bolshevik i Tetorit 1917 që solli ne fuqi komunistet me Leninin ne krye, solli dhe krijimin e CHEKA-s, sigurimin e pare sekret sovjetik si vazhdimtare e Okhranas, shërbimit sekret carist. Pasi ndërroi disa emra nga CHEKA ne GRU, OGPU, NKVD etj, ne vitet '1950 ne kulmin e Luftës se Ftohte u riemërtuan ne KGB e tmerrshme për tu kthyer mbas rënies se komunizmit ne SVR.

Ne LIIB, spiunazhi u përdor gjerësisht nga te gjitha palët ndërluftuese. Gjermania kishte Abwehr dhe Gestapon, Anglia Inteligent Service, ShBA që deri ne vitin 1941 nuk kishin asnjë lloj shërbimi sekret krijuan OSS, paraardhësen e CIA-s, sovjetiket përdoren NKVD, Italia SIM-in etj.

Mbas LIIB, pothuajse te gjitha shtetet e botes kishin shërbimet e tyre sekrete, te cilat kryenin një lufte aktive kundra njëra tjetrës, sipas interesave te shteteve përkatëse. Lufte e cila ne shumicën e rasteve nuk gjykohet nëse sa fizik apo armatim ka kundërshtari, por sesa mundet te penetrohet, ti vidhet informata, te gënjehet, ti behet loje e dyfishte, ti korruptohen agjentet etj. Lufte ne te cilën dy lojtaret kryesore ishin KGB dhe CIA, se bashku me partneret përkatës.

Çuditërisht kjo lufte nuk ka mbaruar akoma dhe sot e kësaj dite dhe deri me sot asnjë pale nuk ja ka dale mbanë te dali pa e pësuar, çuditërisht kjo lufte midis këtyre shërbimeve sekrete nuk ka pasur fitues,por vetëm te humbur. Ne postimet e mëposhtme do te lexoni për historinë e disa prej shërbimeve sekrete, për veprimtarinë e tyre te shkruar, agjentet kryesore, spiunet me te famshëm dhe arritjet e tyre.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë Empty Re: Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë

Mesazh nga Dimitrov Xhunga Thu May 24, 2012 8:24 pm

SHERBIMI I FSHEHTE NUK ESHTE GJE TJETER VECSE SIGURIMI I INFORMACIONIT.SA ME SHUME INFORMWCION E TE DHENA TE KESH PER KUNDERSHTARIN E PER KEDO AQ ME SHUME DHE AQ ME MIRE I MERR MASAT PER PERFITIM,KUNDERVEPRIM, VETMBROJTJE APO VETSIGURI.

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë Empty Re: Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi