Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalvari i jetes dhe “kali” i azdisur i individualizmit

Shko poshtë

Kalvari i jetes dhe “kali” i azdisur i individualizmit Empty Kalvari i jetes dhe “kali” i azdisur i individualizmit

Mesazh nga Rifat Mon Feb 06, 2012 10:08 am


Kalvari i jetes dhe “kali” i azdisur i individualizmit


[You must be registered and logged in to see this link.]

Prirja e thellë individualiste dhe besimi se në kohën e sotme të tëra problemet njeriu i zgjidh në raport me veten dhe brenda limiteve të kufizuara të ndërgjegjes personale, është bërë obsesion patologjik dhe ndjenjë e përgjithshme, që është në zgjerim të pandërprerë.

Përveç anës shumë pozitive, që ka të bëjë me shtimin e njerëzve të suksesshëm, që besojnë më shumë te vetja dhe aftësitë njohëse dhe përshtatëse të tyre, duket qartë se në anën tjetër në shoqërinë shqiptare po zhvillohen disa anomali sociale, që vijnë pikërisht nga teprimet individualiste dhe ekzagjerimi i këtij besimi të njëanshëm personalist.

Sepse është evident fakti që nga ana tjetër në shoqërinë shqiptare ka shenja të qarta të individualizmit ekstrem, të shfaqura në formën e asocialitetit dhe të mungesën e aftësisë së shumë njerëzve për të kuptuar rëndësinë dhe vlerësuar rolin e shoqërisë dhe domosdonë e pasjes së ndërgjegjes sociale si kusht komplementar i pareduktueshëm dhe element thelbësor, që ka efekte me rëndësi në organizimin e jetës personale të njeriut.

Ky është një nga shkaqet thelbësore që në shoqërinë tonë njerëzit e çekuilibruar nga obsesioni i individualizmit kanë filluar të jenë të paekuilibruar apo me aftësi sociale të kufizuara dhe shoqërisht të mpirë, që funksionojnë pa vlerësuar apo duke nënvlerësuar mundësinë ekzistenciale si domosdoshmëri për të pasur një nivel të caktuar të lidhjeve sociale, të shoqëruar me afeksione interpersonale dhe marrëdhënie sociale të dobishme.

Një gjë është e rëndësishme dhe që nga njerëzit tanë duhet kuptuar më mirë: pa harmonizim të ndikimit të faktorëve personalë dhe socialë, pa lidhjen e duhur të ndërgjegjes individuale me atë sociale, pa i vendosur të dy këta “kuaj” të lidhur në karrocën e jetës, me siguri që gjithnjë e më shumë do të kemi njerëz të paorientuar si duhet apo që shfaqen të lodhur nga jeta, që degradojnë në vetmitarë të margjinalizuar apo shfaqen si subjekte që do të jetojnë të mbyllur në guaskën e ndërgjegjes dhe nën presionin e nënndërgjegjes së tyre.

Koha po tregon se kjo kategori sociale e njerëzve që e organizojnë jetën e tyre me këtë tipologji, si rregull do të jenë me siguri të pasuksesshëm dhe mbi të gjitha me shumë gjasa nuk do të kenë “fund jete” shumë të mirë.

Pa këtë veprim dhe vlerësim të integruar të lidhjeve sociale dhe pranisë së ekuilibruar të “dy ndërgjegjeve” nuk është e mundur që njeriu të arrijë të sigurojë kuptimin tërësor të jetës apo të realizojë suksesshëm ekzistencën e vet. Sepse për të jetuar në këtë botë moderne nuk mjafton të ecësh duke “hipur” në njërin nga kuajt e ndërgjegjes. Për të jetuar si duhet në këtë botë dhe që ajo të jetë gjithnjë njerëzore njeriu duhen të harmonizojë besimin te vetja dhe aftësitë njohëse dhe orientuese të ndërgjegjes personale, por dhe te ndërgjegjja dhe ndërtimi i marrëdhënieve sociale.

Pa dyshim që tani në shoqërinë shqiptare ka tregues socialë të ndikimit të fortë të disa faktorëve të jashtëm në jetën e njeriut, që vërtetohen jo vetëm nga pikëpamja empirike, por dhe nga të gjitha analizat sociologjike. Sidomos kur vlerësojmë mënyrat e ndërtimit të raporteve të njeriut si qenie individuale të lidhur ngushtë me problemin e kuptimit të thelbit të dyfishtë të jetës, si jetë personale dhe jetë sociale.

Por së pari duhet të ndihmojmë njerëzit dhe shoqërinë që të kuptojnë dhe të binden se kjo është jeta moderne, e cila për të shmangur natyrën anomike, që e ka në natyrën dhe thelbin e saj, kërkon që njeriu të sigurojë harmoninë e duhur të “dy ndërgjegjeve” si dy kuaj që do të tërheqin në rrugën e duhur karrocën e jetës personale.

Sepse në kohën e sotme, siç ka konstatuar me mençuri sociopsikologu Erik From, njeriu “nuk mjafton të ushqehet dhe strehohet në mënyrë të përshtatshme; lypset që interesat e shoqërisë të jenë të përputhshme me të tijat; që ndërlidhja me qeniet e tjera njerëzore, shprehësia e aftësive të veta dhe jo konsumi i mallrave dhe papajtueshmëria ndaj të afërmit të jenë parimet që mbizotërojnë jetën individuale dhe shoqërore”. (E. From, “Anatomia e destruktivitetit njerëzore”, f. 178)

Shoqëria jonë për shumë arsye është përballë krizës së dukshme të identitetit e shfaqur në praninë e koncepteve kontradiktore dhe në praktikën e realizmit të normave midis sjelljes morale personale dhe parimeve të përbashkëta të jetës sociale.

Kohët e fundit ka një bindje të qëndrueshme dhe një tentativë konsistente, që kërkon të krijojë bindjen e përgjithshme se tashmë në kushtet e jetës moderne kornizat e hapura të shoqërisë demokratike dhe struktura e organizimit të jetës personale të individualizuar ka më shumë rëndësi aftësia e njeriut për të krijuar identitet ndërgjegjeje dhe moral personal, si kusht për ndërtimin e një stili jete sa më të pavarur nga shoqëria, sa më të këndshme dhe sa më joshëse për vete. Kjo është arsyeja pse është bërë sunduese prirja për ta organizuar gjithçka sipas parimeve të jetës individuale.

Kjo situatë ka sjellë kaos të vërtetë social, mungesë të kritereve të zbatimit të rregullave morale personale në përputhje me imperativat e jetës sociale. Sepse tashmë në funksionimin e jetës sonë morale është bërë sundues theksimi i tepërt i identitetit moral individual, që shfaqet dukshëm në dominimin e stilit të jetës së përveçme dhe organizimit të veçantë të jetës personale. Kjo nuk është ndonjë gjë e veçantë apo devijim nga normat e shoqërisë moderne, në të cilën mendimet, mënyra e sjelljes dhe etika e shoqërisë është gjithnjë e më shumë e shfaqur në trajtë personale sesa sociale.

Ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra? Problemi i parë në një kënd pak më përgjithësues dhe me natyrë filozofike shfaqet si kontradiktë midis natyrës dyfishe të ndërgjegjes së njeriut, i cili duket se për shkak të njëanshmërive të perceptimit të raportit individual me atë social priret në kahun që nuk e lejon të ketë konceptin e duhur dhe raportin e qartë me nevojën e ekzistencës së ekuilibruar të “dy ndërgjegjeve”, qoftë individuale dhe sociale, që në njëfarë mënyre janë kornizat e duhura të harmonizimit në një nivel të caktuar të jetës individuale dhe sociale.

Janë bërë të vështirë, kaotikë, të paqartë, të papërcaktuar “kufijtë” ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra, se në cilat pika dhe territore këto dy ndërgjegje brenda njeriut janë sovrane, të pavarura dhe ku janë në terrenin e nevojës së përbashkët të interferimit të dobishëm social dhe individual.

Kjo sepse ndoshta si asnjëherë më parë shoqëria dhe njerëzit tanë nuk kanë qenë në këtë gjendje të strukturimit dhe funksionimit kaotik të “dy ndërgjegjeve”. Ka një fakt të rëndësishëm të jetës në shoqërinë tonë, që vjen prej mungesës së përcaktimit të vlerave të qarta individuale dhe paqartësisë së harmonizimit të natyrshëm me kriteret sociale, me parimet e përbashkëta të vlerësimit të sjelljes njerëzore.

Sepse nga një shoqëri dikur me rregulla sjelljeje të ngurta dhe moral të hekurt determinist, kemi kaluar në një shoqëri që jeton në kakofoni morale, ku duket se nuk ka më rregulla sjelljeje, parime morale, vlera sociale të dobishme të pranuara nga e gjithë shoqëria. Konceptet themelore me të cilat klasifikojmë sjelljen e njeriut dhe vlerat e tij morale, siç janë “e mira” dhe “e keqja”, tashmë në kohën e pragmatizmit moral janë relativizuar ekstremisht në favor të së drejtës së njeriut për t’i vendosur i pavarur nga të “tjerët” dhe shoqëria kufijtë e vet të jetës morale personale.

Ky zgjerim i dukshëm i relativizmit moral e bën të vështirë situatën e harmonizimit dhe bashkëpunimit të “dy ndërgjegjeve” të njeriut, sepse gjithnjë e më shumë është bërë e vështirë t’i ndash, klasifikosh dhe identifikosh. Natyrisht që do të ndryshonte në përputhje me imperativat e kohës koncepti për rolin e ndërgjegjes sociale, vlerësimi për idealin e vjetër moral, vlerën relative dhe përmbajtja e ndryshuar të së mirës dhe së keqes morale.

Mendimi i vjetër, tradicional për moralin është dëmtuar thellë, sa që gati ideja se tek njeriu duhet të funksionojnë të dy ndërgjegjet të duket si gjë e tepërt, kërkesë jashtë kohe, mënyrë jetese e dalë loje që nuk kanë më asnjë vlerë në vlerësimin e parametrave të sjelljes njerëzore.

Tani është krijuar ideja që është në zgjerim në shoqërinë tone, tipike në sjelljen e njerëzve tanë, sipas të cilës në kohën moderne në shoqërinë liberale është tërësisht e bazuar në mënyrën individualiste të jetës. Prandaj nuk ka dhe nuk mund të bëhet fjalë për parime dhe vlera sociale që qëndrojnë jashtë njeriut apo që kanë ndikime të determinuara që janë përtej kufirit të sjelljes personale.

Po të analizosh mënyrat e sjelljes së njerëzve, kupton se është shumë i fortë ndikimi i faktorëve që po prish ekuacionin normal të funksionimit të jetës sociale, të sjelljes individuale të njeriut të bazuar në kriterin universal të harmonizimit të domosdoshëm të ndërgjegjes së njeriut në të dyja nivelet e ekzistencës së vet.

Qoftë si ndërgjegje individuale, që është e veçantë dhe e përsëritshme, apo si ndërgjegje sociale, që është një tërësi vlerash të përbashkëta, që shoqëria i pranon konsensualisht. Kjo situatë është duke u agravuar në favor të njërës prej tyre, ngaqë është duke u ravijëzuar ashpër dhe pa kompromis social koncepti i pragmatizmit moral. Por individualizmi social dhe pragmatizmi i ndërgjegjes morale ka ndikime të shkapërderdhura në sjelljen e njerëzve tanë.

Sepse gjithçka është kuptuar jo vetëm në formën më sempliste, por dhe konceptualisht shumë të deformuar. Sepse gjithnjë e më shumë karroca e jetës së individit është duke vrapuar sipas parimeve të njërit prej “kuajve” të ndërgjegjes: asaj individuale të bazuar në qëllimet, dëshirat, instinktet dhe veprimet që atij i sjellin sukses, plotësim dëshirash dhe çdo gjë që i duhet. “Kali tjetër” i karrocës, ai i ndërgjegjes sociale është i lodhur, madje nuk është në gjendje as të ndalë dhe bëj zap kalin e ndërgjegjes individuale. Kjo është arsyeja që karroca e jetës te shumë njerëz është duke ecur keq, ose e anuar nga fuqia e papërmbajtur e kalit të azdisur të ndërgjegjes individuale.

Dy ndërgjegjet dhe dy “kuajt” e karrocës së jetës nuk ekuilibrohen për sa kohë jeta do të organizohet me qëllime të njëanshme dhe qëllime ultra të personalizuara, duke menduar vetëm për vete, pa llogaritur që në shoqëri jemi të detyruar të bashkëjetojmë edhe me të tjerët. Por kjo nuk mund të realizohet në kushtet kur gjithnjë e më tepër është evidente tipologjia sunduese e jetës, të njerëzve që e konsiderojnë moralisht të mirë në sjelljen e tyre. Ky thjeshtëzim tejet pragmatist ka ndikuar në formatimin e një gjendjeje kaosi në kriteret e vlerave morale, që po shoqërohet dukshëm me shtrembërimin e mekanizmit moral të shoqërisë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi