Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pese vjet ne Mars

Shko poshtë

Pese vjet ne Mars Empty Pese vjet ne Mars

Mesazh nga Rifat Tue Dec 13, 2011 4:38 pm



Pese vjet ne Mars, brenda 3 minutave (video)


Pese vjet ne Mars Images?q=tbn:ANd9GcQsXmFOIp0sx6LhB9jyG5AWh9XWRNLYLAyc8Z1IPoPJS3_f2yTf

NASAmarsSpirit, misioni i parë i NASA-s në Mars, pas 5 vjetësh shërbim, ka përfunduar punën e vet në mënyrë jo fort të lavdishme, duke ngecur në një zonë shkëmbore: kështu, në prill të 2009-s, u shuajt përfundimisht dhe shpejt do të nisë një mision i ri drejt planetit të kuq.

Por i gjithë materiali që ka vjelur Spirit në këto vite, me imazhe e të dhëna, janë përmbledhur në një video, që shfaq ecjen e robotit të vogël, nga ndezja deri në shuarje. E gjitha në një video prej tre minutash.

Në minutën 2.20, Spirit bie me rrotën e majtë të prapme në një zonë të tokës tepër të butë, nga e cila nuk arrin më të dalë. Sonda u shuajt pas një tentative të fundit ekstreme për ta nxjerrë jashtë Tokës. Sipas "Daily Mail", fatkeqësitë e Spirit kanë qenë të shumta.

Prej kohësh ajo ecte me “indietro”, sepse i ishte prishur marshi i ecjes normale, para se të ngecte. Derisa pati mundësi, NASA e përdori si stacion fiks, por në mars të vitit 2010, humbi çdo kontakt. Më poshtë mund të ndiqni të gjithë itinerarin e ndjekur gjatë 5 viteve të aktivitetit...