Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuti metalike misterioze që emetojne tinguj te çuditshem

Shko poshtë

Kuti metalike misterioze që emetojne tinguj te çuditshem Empty Kuti metalike misterioze që emetojne tinguj te çuditshem

Mesazh nga Rifat Fri Feb 17, 2012 5:50 pm



Kuti metalike misterioze që emetojne tinguj te çuditshem

Kuti metalike misterioze që emetojne tinguj te çuditshem MaskoABraysbox

Në plazhin Stonefield në Oregon janë shfaqur "kuti metalike"misterioze pas kalimit te disa UFO-sh. Incidenti ka ndodhur më 6 shkurt 2012 kur zbulimi eshte bërë nga pronar i një qeni, ndërsa ata ishin në plazh ai vuri re se qeni zvarritej dhe germontedrejt rreth kesaj "ene". Struktura metalike e këtyre "kutive" nuk tregon ndonji vend hapje te mundshme dhe duket qe kutite misterioze jane plotësisht te mbyllura ne menyre hermetike.

Bill Hanshumaker, Doktor në shkencat detare në Qendrën Detare te Shkencës Hatfield afër Newportit , tha në një intervistë: "Unë nuk e di se çfarë janë ato kuti." Dr Hanshumaker tha se ai rekomandoi "Monitorimin e plazhit" per te hetuar kutitë e çuditshme metalike që janë shfaqur papritur përgjatë plazheve lokale,me 6 shkurt, dhe tani duket se po shumëfishohen. Këto kuti nuk janë në gjendje të lëvizin pa një kamion të madh, pasi ata janë vendosur në plazh per rreth 20 inç të zhytura ne rëre.


Kuti metalike misterioze që emetojne tinguj te çuditshem Stonefield

Një i moshuar që jeton pranë plazhit Stonefield, tha të dielën në mbrëmje (05-02-2012),se dëgjoi një zë të lartë dhe shumë të mprehtë si një sirenë, që tërhoqi vëmendjen e tij. Shërbimi Pyjor Oregon tashmë është thirrur për të ndihmuar e per të shpjeguar atë që është shpallur si "një seri e kutive metalike shperndare në plazh lart e poshtë bregut Oregon.

Shumë njerëz thonë se keto kuti emetuan diçka si tingujt e një sirenë ambulance qe zgjuan banorët pranë plazhit Stonefield dhe te zonave tjera gjatë natës se 5 janarit, rreth ores 4:00 ne bregdetin e Oregonit. Banorët argumentojnë se zona e Stonefield Beach është një vend i qetë ku zakonisht vetëm thyerja e valeve te Oqeanit Paqësor prishin heshtjen.

''Kutite metalike" te shperndara lart e poshtë bregut Oregon,tashme jane një fakt i vërtetë. Duket se keto kuti "misterioze"jane te lidhura me historite e UFO-ve.Brenda dosjeve qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar,gjenden te deklasifikuara ndodhi te kesaj natyre te cfaqura rreth viteve 50 ne Angli.

Po keshtu edhe në Sri Lanka janë gjetur "kuti metalike të ngjashëm në ngjyrë,madhësi dhe forma, të gjithë së bashku në plazhet e Sri Lankes. Kutite metalike do të shfaqeshin atje papritmas dhe pas raportimeve te shumta per shfaqe UFO ne zone.

Kutite metalike përgjatë plazhit e Oregon,Shtetit Washington dhe Californise veriore tani janë fotografuar, dokumentuar dhe jane vlerësuar nga ekspertët vendorë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi