Zbulohet nje bime 32.000 vjecare e vjeter .!
Faqja 1 e 1
Zbulohet nje bime 32.000 vjecare e vjeter .!
Sa po ka lulezuar nje bime 32.000 vjecare e vjeter .!
Ky lajm i dhënë tashmë pak ditë më parë, tani konfirmohet plotesisht mbasi mbeshtetet edhe ne fotot e bimëve te lulëzuara shpejt,nga një farë e mbetur e ''burgosur'' nën akull për 32.000 vjet.
Një ekip shkencëtarësh ruse ka zbuluar një sasi të farërave të bimes Silene stenophylla, një bime autoktone e Siberise, në strofullen e një ketri te Periudhes se akullit, në Siberine verilindore, pranë lumit Kolyma.Fara u datua me nje moshe 32.000 vjecare, duke përdorur metodën e karbonit radioaktiv.
Farat, disa të pjekura dhe disa më te pazhvilluara, u gjetën 38 metra të thellë në permafrost, tokë përgjithmonë e ngrirë,karakteristike tipike e tundres siberiane. Së bashku me farat, hulumtuesit kanë gjetur mbetje te shumta të mamutheve, të bizoneve dhe rhinoceronteve te leshtë.
Farat e pjekura botanikisht, ishin pothuaj te demtuara dhe sipas shkencëtarëve, ndoshta, janë dëmtuar nga ketrat,te cilet mund te kene ngelur te mbyllur ne vrimë,nga ndonje akullnaje e menjehereshme.
Por vete farat,kishin disa pjesë vitale dhe farat e papjekura ishin te paprekura. Hulumtuesit ishin në gjendje të nxjerrnin nga këto fara,inde të ngrira, dhe pasi janë vendosur në disa ambjente laboratorike,ato kane filluar te mbijne e te lulezojne .
Bimët janë të njëjta si gjini me Silene stenophylla te dites se sotme , por ato kanë lule pak 'ndryshe' nga Stenophylla ekzistuese,mbasi ato nuk i jane nenshtruar ndryshimeve mijera vjecare klimaterike,si te gjinise se sotme.Kjo bime 32000 vjecare qe ka lulezuar mbas nje viti do te lidhi edhe farat e saja .
Similar topics
» Bimet magjepsese
» Zbulohet dysheku me i vjeter ne bote...
» Zbulohet një bibel mbi 1500-vjeçare.
» Zbulohet tabela me e vjeter astrologjike
» Zbulohet mozaiku 2000 vjet i vjetër në Turqi
» Zbulohet dysheku me i vjeter ne bote...
» Zbulohet një bibel mbi 1500-vjeçare.
» Zbulohet tabela me e vjeter astrologjike
» Zbulohet mozaiku 2000 vjet i vjetër në Turqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi