Alarm,rreth 3200 gjuhe te folura po zhduken
Faqja 1 e 1
Alarm,rreth 3200 gjuhe te folura po zhduken
Alarm,rreth 3200 gjuhe te folura po zhduken
“Brenda vitit 2100, gjysma e 6 mijë gjuhëve të folura në botë janë në rrezik zhdukje, midis tyre shumë dialekte!”
Ky është alarmi i përcjellë nga UNESKO në aktivitetet e shumta të saponisura anekënd botës në prag të 21 shkurtit festës Ndërkombëtare “Dita e Gjuhës Nënë”.
Me anë të një harte gjigande të botës, UNESCO shpreh një nga rreziqet e ardhshme të historisë së njerëzimit; ”Me zhdukjen e gjuhëve jo të shkruara e të dokumentuara, humanizmi mund të humb jo vetëm një pasuri kulturore, por dhe njohuritë e trashëguara nga përmbajtja e tyre”.
Sipas të dhënave të Uneskos, gjuha rrezikohet kryesisht nga faktorët e jashtëm si dominimi ushtarak, ekonomik, fetar e kulturor , por dhe nga faktori i brendshëm, i lidhur me sjelljen negative të popullsisë ndaj gjuhës së saj.
Sot emigrimi, urbanizimi, modernizmi në luftë të vazhdueshme me tradicionalen, një mënyrë e re jetese nën presionin e përdorimit të një gjuhe dominuese vec favorizojnë këtë proces. Për këto arsye ekspertët e UNESKO-s theksojnë se është e domosdoshme që komunitetet e gjuhësore, të aktivizohen, të ruajnë e të përhapin gjuhën e territorit të tyre.
Duke dashur të bësh një historik e ke të pamundur të klasifikosh numrin e gjuhëve që i janë zhdukur njerëzimit gjatë rrugëecjes së tij. Disa specialstë kanë llogaritur se numri i gjuhëve të zhdukura në Evropë e në Azinë e Vogël është 75, e në SHBA janë 115 të tilla gjatë pesë shekujve të fundit , kundrejt 280 gjuhëve të përdorura që nga koha e Kristofor Kolombos. Në cdo pesë gjuhë në rrezik, sipas UNESKO-s, katër prejt tyre fliten nga të paktën 5 mijë persona.
Më shumë se 50% e 6700 gjuhëve aktualisht folëse në të gjithë globin janë në rrezik zhdukjeje, e cdo gjuhë që vdes merr me vete një pjesë nga vizioni i përgjithshëm kulturor i botës. 96% e gjuhëve ekzistuese sot në botë flitet vetëm nga 4% e popullsisë e më pak se 25% e tyre përdoret në shkolla apo në internet.
Që gjuhët në rrezik zhdukje mund të shpëtohen nga bota e ëeb-it duket një paradosk, pasi shpesh interneti është konsideruar si një faktor progresiv i varfërimit të gjuhës, në format e shkurtuara e në favorirmi e anglistes. Por ja që ëebi është kthyer në një arkiv të mire dixhital, ku shumë gjuhë e dialekte në rrezik, ruhen e vihen në dispozicion të kujtdo që kërkon të di më shumë.
Përhapja e tyre, konservimi me anë të mjeteve të reja të informimit e komuniteteve sociale virtuale është një mënyrë fituese ndaj këtij rreziku. Mjaft site ofrojnë mundësinë e ruajtjes së sekretit të gjuhëve antike, që nga ato indigjene si Rama , e folshme vetëm nga 30 persona në brigjet e Nikaraguas, apo ajo e indigjenëve të Oklahomës në Florida e përdorur vetëm nga 8 persona. Sa më shumë kuriozohesh online mbi këtë argument aq më shumë informacione e mundësi studimi gjen mbi to.
Qe viti 1999 kur Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 shkurtin si “Dita Internacionale e Gjuhës Nënë”. Është festa në kujtim të 21 shkurtit të viti 1952, kur studentët bengalez u vranë në kryeqytetin Dhaka, ndërsa manifestonin për të mbrojtur të drejtën e tyre për t’u shprehur në gjuhën mëmë. Sakrifica e këtyre studentëve i lejoi popullit të tyre të ruajën identitetin e tyre gjuhësor. Sivejt mbushen 50 vjet nga kjo ngjarje e cdo vit kjo datë paraqet një mundësi më shumë për të diskutuar, reaguar e promovuar të gjitha gjuhët folëse.
Si një mjet që shpejton njohjen, kuptimin, dialogun, shprehjen e vizionit të realitetit të një kulture të vecantë, secila prej tyre, ushqen e pasuron me origjinalitetin e vet, pasurinë kulturore të njerëzimit. Roli që kanë gjuhët në strukturën e përgjithshme të cdo kombi shpjegon dhe rëndësinë strategjike që ato marrin ndaj së ardhmes.
“Kush di akoma të flas me natyrën ku jeton, kush është i aftë të rinjohë e të përshkruaj në gjuhën e tij këngën e një zogu do të bëhet pjesëmarrës i fatit të tij. Përkundrazi kush nën një presion historik të diskriminimit e mohimit shtyhet të braktisë botën e tij duke harruar e mosnjohur gjuhën e kulturën e paraardhësve, përfiton horizonte të tjera njohëse.
Këto të fundit janë të fragmentizuara e të paqarta e që shtyjnë automatikisht drejt një bote akoma më me hapësirë. Braktisja e gjuhës mëmë nuk të drejton patjetër në zotërimin e plotë shprehës të një gjuhe dominuese por con domosdoshmërisht në krijimin e argomentave diskriminuese”- shkruan sociologu italian prof. Francesco Gnerre.
Gjuha nënë është e vetmja mënyrë e aftë për të përcjellë cdo nevojë komunikimi, nuk është thjesht një mjet mesazhi, por shprehja e gjithckaje që përmbledh një botë me vlera kulturore e sociale, me tradita e njohuri. Gjuha është pasuria kulturore jomateriale që duhet shpëtuar e transmetuar gjeneracioneve të ardhshme.
Më shumë se 50% e 6700 gjuhëve aktualisht folëse në të gjithë globin janë në rrezik zhdukjeje, e cdo gjuhë që vdes merr me vete një pjesë nga vizioni i përgjithshëm kulturor i botës. 96% e gjuhëve ekzistuese sot në botë flitet vetëm nga 4% e popullsisë e më pak se 25% e tyre përdoret në shkolla apo në internet. Mbi 50 milionë qytetarë europianë (një në shtatë) i përket një grupi linguistik minoritar.
Europa mund të krahasohet më kullën e Babelit, pasi numri i gjuhëve folëse në të është mbi 60 kundrejt 21 gjuhët e saj zyrtare. Por jo gjithmonë të ashtuquajturat gjuhë më pak të përhapura zotërohen po nga pak folës, p.sh. katalano është një gjuhë minoritare në Spanjë, Francë, e Itali, por numri i personave që e flasin është më i madh përsa i përket folësve të gjuhës daneze apo finlandeze, të cilat janë pjesë e gjuhëve zyrtare të Unionit Europian. “Gjuha është instrumenti i parë i gjenisë së një populli”-ka afermuar Stendal, pra me anë të saj mëshirohet identiteti nacional, kulturor e fetar i cdo personi.
Mbrojtja e shumëllojshmërisë gjuhësore hyn në mbrojtjen e gjerë të larmisë kulturore shpëtimi i së cilës merr një rëndësi të vecantë në një botë përherë e indiferente. Pikërisht zhvillimi i dialogjeve midis kulturave, promovimi i plurilinguistikës e mbrojtja e pakicave gjuhësore janë terrente ku UNESCO ka zhvilluar e zhvillon programe te ndryshme ndërhyrjesh.
Të vlerësosh gjuhët do të thotë të respektosh njerëzit që i kanë në përdorim e kulturat që ata përfaqësojnë, por do të thotë të respektosh dhe rrethanat e vecantitë e cdo folësi me diferencat individuale, me aftësitë e ndryshme funksionale e personale që krijojnë identitetin e tyre..
Një rëndësi të vecantë merr në këtë epokë të sotme problemi delikat i emigracionit. Të privosh emigrantin nga gjuha e tij nënë do të thotë të krijosh kushtet e një konflikti midis modelit familjar e atij social e ënëkupton shpërfilljen ndaj identitetit të tij. Por në qoftë se gjuha e kultura e tyre do të respektohen me sisteme shkollore, kjo do cojë pa dyshim në rritjen e stimës ndaj vetvetes e ndaj të tjerëve.
Historikisht mosfavorizimi i respektit të zgjedhjes së lirë të gjuhës ka krijuar një atmosferë jo pak problematike, mjaft të kujtojmë vendet ish koloniale. Popullsia e tyre jeton në një kompleksitet social të lidhur nga përdorimi i gjuhës së derivuar nga kolonizatorët, edhe pse shpesh popullsia është e formuar nga grupime të cilat flasin gjuhën e përbashkët vendase. Pa harruar Spanjën, ku gjatë diktaturës së Frankos, mësuesit në shkolla rrihnin fëmijët që flisnin Basko.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të shkuar, anglishtja ishte e vetmja gjuhë që mësohej në shkollat e Porto Rikos. Në Taiëan duhej pritur viti 1987 që gjuha nënë të rikthehej në një të drejtë të sanksionuar me ligj. Sot një i burgosur turk nuk mund t’i përgjigjet letrave që i vijnë nga jashtë pasi atij i lejohet vetëm të shkruaj në gjuhën turke.
Mbi 150 milionë fëmijë në të gjithë botën nuk arrin dot në klasën e pestë fillore, pra largohen nga shkolla pa pasur aftësitë e nevojshme bazë që do u duhen në harkun e tyre jetësor. Në Algjeri pas hyrjes në fuqi më 1998 të ligjit i cili bëntë gjuhën arabe si e vetmja gjuhë zyrtare, janë shumëfishuar protestat e grupimeve minoritare kundër arabizmit të forcuar.
Sot anglishtja nuk është gjuha më e folur, por është më e përdorura për të komunikuar në cdo cep të botës, e shumë investojnë për ta mësuar, pasi ajo konsiderohet si një kalim i detyrueshëm për t’u bërë pjesë e botës së globalizuar.
Cilat janë gjuhët që po zhduken?
Kush pjesë e botës e vuan më shumë këtë fenomen?
Cfarë mund të bëjmë për ta shpëtuar këtë?
“Atlanti i gjuhëve të botës”, botimi i UNESCO-s i ka gjetur disa përgjigje pyetjeve, e ofron një informacion të detajuar mbi 2500 gjuhë të studiuara, frut i bashkëpunimit të një grupi linguistësh nën drejtimin e australianit prof.Christopher Moseley.
“Fjala është si uji që rrjedh, sjell me vete shijen e shkëmbit nga ka buruar e të terreneve në të cilat ka kaluar”- shkruan filologu Giorgio Pasquale. Vdekja e gjuhëve është sot një fenomen gjithjnjë e më i pranishëm dhe me një ritëm intesiv të ngjashëm me zhdukjen e qënieve te gjalla, kafshëve, bimëve. Por ndryshe nga këto të fundit gjuhët që vdesin lënë prapa fragmenete të asaj cka ishin. Pas fjalëve të lëna pas zbulohen gjurmët e një historie të mëdhe apo të vogël .
E sidoqoftë kjo histori qëndron mbi shpatullat e gjuhës që flasim, është rezultati. dëshmia, memoria e ngjarjeve të mëdha.
Similar topics
» Vullkanet: alarm i shkencëtarëve për shperthime masive rreth "Unazes se zjarrit"
» Anglishtja – gjuhë e parë e shekullit XXI
» Konspiracionet rreth Projektit Montauk per kontrollin mendor
» Mbytja e Kosta Concordias dhe teorite e konspiracionit rreth saj.
» Disa fakte interesante rreth Gruas më të Fuqishme në Botë
» Anglishtja – gjuhë e parë e shekullit XXI
» Konspiracionet rreth Projektit Montauk per kontrollin mendor
» Mbytja e Kosta Concordias dhe teorite e konspiracionit rreth saj.
» Disa fakte interesante rreth Gruas më të Fuqishme në Botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi