Anglishtja – gjuhë e parë e shekullit XXI
Faqja 1 e 1

1.
Në vitet ’60 të shek. XX Kryeministri i Indisë, Jawaharlal Nehru, duke parë interesat perspektive të vendit të tij, ndërmori vendimin e drejtë politik për të fut e mbajtë Anglishten si gjuhë e huaj e detyruar në institucionet shtetërore dhe në ato arsimore e shkencore. Ai e ndërmori këtë hap madhor në një vend ku flitet kryesisht Gjuha Hindu (mbi 41 për qind e popullsisë) dhe 14 gjuhë të tjera zyrtare, në një vend që kishte dy dekada të Pavarësisë Kombëtare nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe (15 gusht 1947).
Në sipërmarrjen e tij, Kryeministri largpamës Nehru, i kishte të gjithë kundër: edhe këshilltarë të tij, edhe ministra të tij, edhe ambienti, edhe gazetarët. Në disa shtete pati edhe protesta masive, pro e kundër gjuhës, me të vrarë, të plagosur e të burgosur. Edhe drejtësia indiane iu hodh në akuza e proçese gjyqësore.
Sot, Anglishtja, e ka ngritur në nivele të larta Indinë, aqsa ka shënuar arritje madhore në zhvillimin e shkencës e teknikës, në konkurimin me Gjuhën Kineze, në një lidhje në mes shteteve e kombeve të saj, etj. Investimet e huaja në këtë vend edhe anglishtfolës kanë shënuar kulminacione. India do të jetë shumë shpejt një nga superfuqitë e botës, jo vetëm nga numri i popullsisë, (aktualisht rreth 1.2 miliardë banorë), por edhe nga potencialet e saj të larta e të shumanshme, në synimet e saj për të qënë antare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, etj. Këtë shembull e ka ndjekur dhe po e ndjek edhe Pakistani fqinjë e rival.
Në këtë rrugë me fryte të shpejta po ecën edhe Shqipëria, në zemër të Europës, populli më amerikandashës.
2.
Gjuha Angleze është gjuhë ndërkombëtare, gjuhë globale, gjuhë e parë e shek. XXI, që lidh kombe, raca e fe të ndryshme.
Në dy shekujt e fundit zhvillimet kryesore shkencore u arritën në vendet anglishtfolëse, prandaj Anglishtja cilësohet edhe si “Gjuhë amtare e shkencës”. Mbi 60 për qind e diturive të botës gjenden në anglisht.
Sot në gjuhën angleze kryhen mbi 80 për qind e biznesit të komunikimit dhe mbi 70 për qind e komunikimeve në diplomaci e marrëdhënie ndërkombtare.
Anglishtja është gjuha e sotme e internetit.
3.
Gjuha Angleze është gjuha e huaj kryesore e zhvillimeve e integrimeve euro-atlantike të
Shqipërisë dhe të shqiptarëve në të gjitha trevat etnike shqiptare në Ballkan.
Si në BE dhe në NATO gjuha kryesore e folur dhe e shkruar në shtetet antare të këtyre dy organizmave ndërkombëtare është anglishtja, pavarësisht se BE ka 23 gjuhë zyrtare kryesore dhe në NATO janë vetëm dy gjuhë: anglisht e frengjisht.
Amerika anglishtfolëse, aleati strategjik e gjeo-politik më i rëndësishëm i Shqiptarëve, sipas programeve politike të dy dekadave të fundit të së djathtës e të majtës, është e mbetet lidere e NATO-s.
Amerika ka buxhet për ushtrinë, më shumë se çdo shtet tjetër i planetit dhe ma të madhin ndër të gjitha shtetet antare në NATO. Tri shtete anglishfoëse si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut dhe Kanadaja kanë buxhetin për ushtrinë ma të madh se mbi 20 shtete të tjera antare të NATO-s.
Në Bashkimin Europian 51 për qind e popullsisë së saj e flasin Gjuhën Angleze, si në Mbretërinë e Bashkuar, në Irlandë 95 për qind, Suedi 89 për qind, Maltë 88 për qind, Hollandë 87 për qind, Danimarkë 86 për qind, Qipro 76 për qind, Finlandë 63 për qind, Luksemburg 60 për qind, Belgjikë 59 për qind, Austri 58 për qind, etj.
4.
Gjuha Angleze është një nga gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së, biles ma e përdorura në komunikime zyrtare të saj, ku Shqipëria është një nga 192 vendet antare të saj, qyshse nga viti 1955.
Kjo ngjet për tri arsye: E para, se Anglishten e kanë gjuhë zyrtare të parë apo një nga gjuhët zyrtare të tyre 53 shtete të botës në të gjitha kontinentet, çka përllogaritet në 36 për qind të vendeve antare të OKB-së. E dyta: për vet rolin, fuqinë e ndikimin e Amerikës mbi globin tokësor, në dete, ajër e planete të universit dhe në strukturat e OKB-së. E treta: kontributi financiar i SHBA në OKB është sa i 180 shteteve antare të saj të marra së bashku.
Në vendet e G-7 Anglishtja është parësore: në SHBA është gjuhë kombtare, në Mbretërinë e Bashkuar gjuhë zyrtare, në Kanada është një nga dy gjuhët zyrtare, ndërsa në Francë, Gjermani e Itali anglishtja është gjuha e parë e huaj. Edhe në forumet e rajonit po flitet Anglisht.
Anglishtja nuk është një nga gjuhët zyrtare kryesore vetëm OKB, NATO, BE, Këshillin e Europës, OECD. Edhe në dy organizmat financiare më të fuqishme të botës: Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombtar është gjuhë kryesore, ndërsa në konferenca, etj. interpretohet edhe në frengjisht, spanjisht, rusisht, kineze e arabe.
Disa organizma ndërkombtare e kanë anglishten gjuhë zyrtare të vetme si Komonuelthi, OPEC, APEC, ASEAN, CARICOM, SAARC, etj., ndërsa në disa të tjera mbetet ndër gjuhët kryesore si në BE, OSBE, Konferencen e Vendeve Islamike, Unionin Afrikan, Organizatën e Shteteve Amerikane, në Agjensitë Ndërkombëtare të OKB, në organizma të Afrikës si COMESA, EAC, CEMAC, ECOWAS, etj.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi 80 për qind e flasin anglishten, mbi 10 për qind spanjisht dhe pastaj vijnë gjuhët e tjera: franceze, gjermane, kineze, italiane, portugeze, etj. Në Mbretërinë e Bashkuar anglishtja është gjuhë zyrtare, por 23 për qind flasin frengjisht, 9 për qind gjermanisht dhe mbi 10 për qind italisht, rusisht, arabisht, etj. Në Kanada janë dy gjuhë zyrtare – anglisht e frengjisht, ku anglishten e flasin 73 për qind e popullsisë, frengjishten 23.6 për qind, etj. Në Francë, përveç gjuhës zyrtare frengjisht, 36 për qind flasin anglisht, 13 për qind spanjisht, 8 për qind gjermanisht, 5 për qind italisht, etj. Në Gjermani, përveç gjuhës zyrtare gjermane, flitet 56 për qind në anglisht, 15 për qind në frengjisht, 7 përqind rusisht, 4 për qind spanjisht, 3 për qind italisht, etj. Në Itali, përveç gjuhës italiane zyrtare, flasin 29 për qind anglisht, 14 për qind frengjisht, 5 për qind gjermanisht, 4 për qind spanjisht, etj.
5.
Anglishtja, në kuadrin e nismës “Shqipëria Anglofone”, ka arritur të jetë gjuha e parë e huaj në vendin tonë dhe është pjesë e zhvillimit tonë kombëtar.
Duke i kushtuar kujdesin më të lartë Gjuhës Shqipe si Gjuhë e Identitetit Kombëtar, i është dhënë përparësi edhe Anglishtes, si pasuri personale dhe intelektuale për brezat e rinj shqiptarë dhe në shërbim të ardhmërisë kombëtare.
Anglishtja është gjuha e parë e huaj e detyruar e shqiptarëve si anglisht-folës (eglish-speaking) në shkollat shqiptare, biles ka nisur edhe nga cikli i ulët. Numri i nxësësve e studentëve që mësojnë anglisht përbën mbi 70 për qind të atyre që mësojnë gjuhët e huaja, si frengjisht, gjermanisht, spanjisht, etj. Në Maturën Shtetërore ka hyrë edhe Anglishtja si lëndë me zgjedhje, biles me koefiçentë të lartë. Gjatë viteve të fundit ka rritje të numrit të mësuesve të anglishtes si dhe do të rritet edhe paga e tyre, e drejtëvlerësuar si e mësuesve të matematikës dhe informatikës.
6.
Anglishtja është gjuha me përhapje progresive më të madhe në botë.
Ballkani i zhvilluar e integruar në rrjedhat e lartësitë e kohës do të ketë Anglishten gjuhë të parë të komunikimit në nivele rajonale e mes shteteve, në mes kombeve, racave e feve të rajonit.
Mbi 750 milionë njerëz në planetin tone, pwrveç gjuhws sw tyre zyrtare apo etnike, e flasin Anglishten si gjuhë të huaj.
Në këto vitet e fundit, janë rreth dy miliardë njerëz në të gjithë botën që po e mësojnë Anglishten si gjuhë të huaj, të cilët ndihen mjaft të përkushtuar ndaj përvetësimit të kësaj gjuhe globale.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Alarm,rreth 3200 gjuhe te folura po zhduken
» Semundja me e frikshme e shekullit te 19-te
» Stresi,shkaktaret dhe si ta perballojme kete ''murtaje''te shekullit
» Masonët dhe krijimi i njeriut të parë
» Kompjuteri dhe shpikesi i tij i pare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi