Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit “Mein Kampf”

Shko poshtë

Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit “Mein Kampf” Empty Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit “Mein Kampf”

Mesazh nga Rifat Sat Mar 10, 2012 10:07 am


Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit “Mein Kampf”


Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit “Mein Kampf” Mein_kampf_hitler_450

Megjithëse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon botimin e veprave që nxisin urrejtje ndërmjet kombësive, feve e racave, në shqip ka ardhur më në fund një nga librat më të përfolur të shekullit XX. Bëhet fjalë për “Mein Kampf” të Adolf Hitler, botuar nga shtëpia botuese “Belina H”, i ndaluar në disa vende të botës, e kryesisht në Gjermani ku aktualisht po bëhet një debat i madh për të.

Për botimin e tij ‘Gazeta’ është njoftuar në mënyrë elektronike dhe të dhënat për të janë këto: Adolf Hitler “Mein Kampf” (Lufta ime), përktheu Kushtrim Gjosti, nr. i faqeve 528, ISBN 978-9928-40-71-7-7, çmimi 1500 lekë, Botimet “Belina H”.

Po a mund të botohet në shqip ky libër? Të pyetur për këtë, shumëkush ka hezituar të flasë, mbasi konsiderohet si libri kryesor që nxit urrejtje, si libri prej nga nisi shfarosja e hebrenjve. Nga ana tjetër, ‘Gazeta’ ka kontaktuar për t’iu marrë një mendim, drejtorin e librit të Ministrinë e Kulturës, Ermir Nikën dhe Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare profesor Aurel Plasarin.

Nika u shpreh i habitur për botimin dhe tha se nuk e ka parë ende librin dhe nuk mund të flasë konkretisht për të. Megjithatë ai shtoi se, librat që janë ndërkombëtarisht të ndaluar, që nxisin urrejtje dhe që bien ndesh me nenet dhe parimet e ligjit shqiptar të librit në Shqipëri, janë të ndaluar”. Sipas tij ka autoritete që i kontrollojnë veprime të tilla.

Nga ana tjetër, Aurel Plasari botimin e “Mein Kampf” e sheh të lidhur me lirinë sikundër mund të shihet në intervistën e tij. Ndokush tjetër pyet nëse libri është i nevojshëm sot për publikun tonë, në një kohë kur na mungojnë botime të albanologjisë e autorë të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë, sot kur ne festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë?

Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë ka dy nene që i dedikohen urrejtjes ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Në të dy nenet përcaktohet edhe dënimi që parashikohet në rastin ku një person shkel ligjin. Nenet po i citojmë më poshtë: “Neni 265 – Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 266 – Thirrja për urrejtje nacionale

Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

Botuesi shqiptar

Në njoftimin për mediat botuesi i librit ka dërguar edhe një parathënie ku shkruan: “Ky botim në shqip ka për qëllim, ashtu si edhe botime në gjuhë e vende të tjera, të ‘çmistifikojë’ këtë libër. Botuesit bashkohen në një pikë kur vjen fjala për librin ‘Mein Kampf’, që ky libër ka një fuqi të errët, por kjo më tepër vjen nga fakti që askush nuk e ka lexuar. Miti i këtij libri është shtuar vetëm nga aureola e gjësë së ndaluar që e ka mbështjellë”.

Sipas tij, në një farë mënyre, një libër i tillë nuk e meriton kaq shumë zhurmë e vëmendje, dhe një mënyrë për t’ia hequr është bërja publike e tij. Botues të ndryshëm njëherësh mendojnë se lexuesit sot është aq i kulturuar e i pjekur sa ka aftësi ta gjykojë këtë libër.

Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet. Botuesi shton se: Pas Luftës së Dytë Botërore, disa vende të botës e kanë botuar e ribotuar librin si Shtetet e Bashkuara, Franca, India, Britania e Madhe, Suedia, Turqia, Kanadaja, Australia, Italia, Holanda, Japonia, disa vende amerikano-latine, vendet e botës arabe, vendet e Ballkanit, Polonia, Çekia, Rusia (të paktën tri ribotime pas 1992-it, ndërkohë që në Bashkimin Sovjetik ishte botuar një variant i përzgjedhur dhe shkurtuar).

Në disa prej këtyre vendeve është i detyrueshëm shoqërimi i librit me parathënie sqaruese ndërsa në disa të tjera lejohet botimi dhe shpërndarja, por jo përdorimi i tij për qëllime politike dhe propagande”. Në të njëjtën parathënie, botuesi (të cilin nuk mundëm ta kontaktojmë, ndonëse i kërkuam një numër kontakti po me e-mail) thotë se ndalesat për botimin e librit duke e vlerësuar atë si propagandë me parulla armiqësore dhe mjet për nxitjen e urrejtjes në popull nuk qëndrojnë më.

Sipas tij, me ndalimin kërkohet të pengohet shpërdorimi dhe ndikimi politik mbi lexuesit, një argument që shumë vetë e shohin si të pakuptimtë, duke pasur parasysh raportet demokratike të forcuara prej kohësh. Në fakt libri gjendet edhe pjesërisht, edhe i plotë në internet./GSH-BW/
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi