Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tartaret e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e tyre

Shko poshtë

Tartaret e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e tyre Empty Tartaret e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e tyre

Mesazh nga SHKELBA Sat Apr 21, 2012 10:30 pm



''Germo ne rrenjet e nje rusi e do te zbulosh nje tartar'


Tartaret e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e tyre Russia.tatarstan.kazan

E kaluara e tyre

Tartaret jane permendur bashke me mongolet dhe turqit per shume shekuj.Ne shekullin e 13-te,ata moren pjese ne fushatat ushtarake qe ndermerte Cangis Hani,udheheqesi mongol.Perandoria e tij u zgjerua ne nje territor te gjere,pak a shume ne permasat e ish-Bashkimit Sovjetik.Ne vitin 1236,rreth 150.000 luftetare te tij u nisen drejt Europes,qe fillon ne perendim te maleve Urale.Atje,ne fillim sulmuan qytetet ruse.

Kur mongolet pushtuan Rusine pak kohe pas kesaj,ata themeluan nje komb te perzier mongolo-turk,pjesen perendimore te te cilit disa e quajne Hordhia e Arte.Kryeqyteti i sajodhej ne pjesen e poshtme te lumit Vollge.Ne kete shtet perfshihej nje pjese e Siberise dhe malet e saj Urale,si edhe vargmalet e largeta Karpate e Kaukaze ne Ukraine dhe Gjeorgji.Principatat ruse duhej ti paguanin harac Hordhise.Ne shekullin e 15-te,Hordhia u nda ne juridiksione,siKrimeja,Astrakani dhe Kazani.

Tartaret e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e tyre Stock-photo-russia-tatarstan-kazan-kazan-kremlin-and-illuminated-kul-sharif-mosque-at-night-49466239

Tatarstani dhe kryeqyteti i tij,Kazani

Sot,popullsia e Republikes shumekombeshe te Tatarstanit,qe ndodhet ne pjesen me lindore te Rusise Europiane,eshte rreth 4 milione.Territori i tij ka nje siperfaqe prej 68.000 k.m. katrore dhe njihet si nje nder ''shtetet me te zhvilluara ekonomikisht ne Federaten Ruse''.Tatarstani eshte nje prodhues kryesor i naftes dhe i gazit ne Rusi.Industria e tij perfshin prodhimin e aeroplaneve dhe automjeteve,dhe ne kete republike ka disa aeroporte.

Kazani eshte nje qytet modern me nje milion banore ku takohen lumenjte Vollge dhe Kazanke.Ai eshte nje nga qytetet e shumta ne Rusi qe kane ndertuar sisteme te bukura metroje.Ne cdo stacion spikat nje motiv karakteristik.Disa kane nje ndertim modern dhe te tjeret kane pamje orientale ose mesjetare.Nje stacion ne Kazan eshte zbukuruar me 22 afreske me mozaike qe paraqesin perralla tradicionale tartare.

Universiteti Federal i Kazanit u themelua ne vitin 1804 nga cari rus Aleksandri I dhe ka nje nder bibliotekat me te medha ne Rusi.Eshte nje qender arsimore dhe kulturore me influence dhe eshte paraardhese e universiteteve te tjera ne Tatarstan.Nder 5.000.000 botimet e biblotekes,gjenden edhe 30.000 doreshkrime te lashta,disa prej te cilave datojne nga shekulli i 9-te i eres sone.

Eshte kenaqesi te ecesh pergjate rruges Bauman ne qender te qytetit.Zona eshte plot duqane dhe kafene te bukura.Nder gjerat me te spikatshme te Kazanit eshte kremlini i famshem.Kjo fortese e vjter,me ndertesat qe datojne nga shekulli i 16-te,eshte e vetmja fortese tartare ne Rusi qe i ka rezistuar kohes.Brenda mureve te gurta te Kremlinit te Kazanit,gjendet Kulla e Sjujumbekit,godinat e qeverise se Tatarstanit,nje xhami dhe nje kishe ortodokse.

Ne vitin 2000,Kremlini i Kazanit u shpall Trashegimi Boterore nga UNESCO.Arkitektura e kompleksit te kremlinit duket magjepsese sidomos naten.Kjo arrihet me ane te dritave qe pasqyrohen ne lume.

Tartaret e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e tyre Kazan-kremlin2

Populli dhe gjuha

Tartaret perbejne popullsine me te madhe turanike ne Rusi dhe thuhet se arrijne deri ne 5.500.000.Por nuk dihet sa eshte numri i vertete ne te gjithe kete territor te paane.
Gjuha tartare i perket familjes se gjuheve turanike.Ne kete familje gjuhesh,bejne pjese gjuha azerbajxhane,bakshire,kazake,kirgize,nogaje,turke,turkmene,tuviniane,uzbeke dhe jakute.Disa prej ketyre gjuheve jane aq te ngjashme sa ata qe i flasin e kuptojne njeri-tjetrin deri ne njefare mase.


Ata qe flasin gjuhet turanike ne bote arrijne ne miliona e miliona.Ne rruget e qytetit anembane Tatarstanit,njerezit perdorin gjuhet tartar dhe ruse,ashtu si edhe gazetat,librat,radiot dhe televizionet.Pjeset ne teatrot e Tatarstanit shfaqen ne gjuhen tartare dhe flasin per historine,folklorin dhe jeten e perditshme te vendit.
Ne vitrinat dhe ne tabelat e rrugeve ne Kazan e ne qytete te tjera,shkruhet ne rusisht dhe ne gjuhen tartare.Rusishtja ka huazuar shume fjale nga gjuha tartare.Ne Bashkimin Sovjetik,ne vitin 1928,gjuha e shkruar tartare ndryshoi nga alfabeti arab ne alfabetin latin.Por qe nga viti 1939,gjuha tartare shkruhet me shkronja cirilike te ngjashme me ato te rusishtes.

Traditat kombetare

Nje here e nje kohe tartaret merreshin me gjueti dhe blegtori.Edhe sot,ne gatimin tradicional shume lloje gjellesh i bejne me mish.Nje prej tyre eshte ''beleshi'',nje nga gatimet e preferuara ne shume familje tartare.Zakonisht behet si byreku,mbushet me patate,mish,qepe dhe ereza dhe piqet per rreth dy ore.Pastaj ''byrekun'' e presin te nxehte ne tavoline ne sy te te gjitheve teksa avulli ngrihet siper.
Nder festat kombetare te tartareve,ndoshta me e vjetra dhe me e famshmja eshte Sabantui.

Ajo e ka origjinen nga nje zakon pagan sipas te cilit njerezit luteshin se bashku dhe i ofronin flijime perendise diell e shpirterave te paraardhesve.Pjesemarresit besonin se flijime te tilla do te benin qe linja e tyre gjenealogjike te vazhdonte,qe kafshet e tyre te riprodhoheshin dhe qe toka e tyre te ishte e frytshme.

Tartaret i pelqejne shume kuajt.Ata jane pjese e rendesishme e kultures tradicionale dhe kane lidhje me jeten e tyre te meparshme si nomade.Ne Kazan ndodhet nje nga hipodromet me te mire ne bote,me 12 stalla dhe nje klinike veterinare.Aty madje ka edhe nje pishine per kuajt.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi