Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta per dominim Bote(Rend te Ri Botëror),një platforme shumë e herëshme.

Shko poshtë

Lufta per dominim Bote(Rend te Ri Botëror),një platforme shumë e herëshme. Empty Lufta per dominim Bote(Rend te Ri Botëror),një platforme shumë e herëshme.

Mesazh nga Rifat Sun Jul 01, 2012 6:55 am


Lufta per dominim Bote(Rend te Ri Botëror),një platforme shumë e herëshme.



Lufta per dominim Bote(Rend te Ri Botëror),një platforme shumë e herëshme. 46e5cfad-e599-44cf-bd2c-a8990d21b5d3

Dominimi i Botës(ose termi i sotem i moderuar Rend i Ri Boteror ) është vendosja e një qeverie në të gjithë botën,që kontrollon çdo cep të saj.Shumë vende e kanë provuar t'ia arrijnë por nuk ia kanë dalë mbanë.Më afër këtij qëllimi ka qenë Perandoria Mongole e cila në kulmin e fuqisë zotëronte 1/3 e territorit të botës.

Rendi i ri botëror është një emërtim që përdoret nga "Teoria e komplotit", me të cilin nënkuptohet një shoqëri e fuqishme dhe sekrete, që ka hedhur themelet për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore.

Rendi i ri botëror është një teori e përbashkët mijëvjeçariste që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore.

Pjesë të teorisë se re komplotiste janë të njohura që nga qindvjeçari i 19. Ato mund të gjurmohen edhe në qindvjeçarin e 20-të me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh H. Bushit, me 11 shtator 1990, ku ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim, pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik, duke përdorur emeërtimin "rendi i ri botëror".

Në teoritë komplotistë të rendit të ri botëror, shumë gjëra të veçanta shkaktohen nga një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm. Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore.

Përkrahës të kësaj teorie mund të tregojnë në një fare shkalle kush bën pjesë në këtë grup apo shoqëri e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror. Shumë familje të njohura si Familja Rotshild, Familja Rokfeler, Morganët, Kisingerët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe monarkë evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie. Teoria poashtu beson që të gjithë personat e rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të botës së bankës, tregut, arteve, zbavitjeve, dhe mjeteve të komunikimit të masave janë anëtarë të kësaj shoqërie.

Sistemet shoqërore, të cilat sipas teorisë së komplotit janë sisteme paraprirëse të rendit të ri botëror janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së fundmi Bashkimi Evropian. Poashtu edhe organizata ndërkombëtare si Banka botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Kombet e Bashkuara dhe NATO shihen si pjesë përbërëse të Rendit të Ri Botëror. Presidentët, kryeministrat dhe kryetarët e këtyre kombeve dhe organizatave përfshihen në këtë rrjet të madh komplotist.

Por le të shkojmë më përpara në histori për të parë se si ka evoluar kjo ide e praktikë dhe cilat janë vendet që kanë provuar të dominojnë Botën:

Perandoria e Aleksandrit të Madh

Aleksandri i Madh krijoi të parën perandori botërore.Për 10 vjet me radhë Aleksandri pushtoi territore nga Maqedonia në Indi.Beteja më e famshme është ajo kundër Darit të Persisë të cilin ai e mundi.Por pas vdekjes së Aleksandrit perandoria e krijuar prej tij u shpërbë.

Perandoria Romake

Kjo perandori u krijua pas rënies së perandorisë së Aleksandrit.Në kulmin e fuqisë së saj kjo perandori shrihej në brigjet e Detit Mesdhe,në Ballkan,në Gali,në Iberi,në Britani dhe në Lindjen e Mesme.Perandoria Romake nisi në kohën e perandorit Jul Çezari.

Pas tij do të vinte Augusti perandori më i madh i perandorisë.Pas këtyre të dyve Roma u dobësua dhe një listë perandoresh të paaftë udhëhoqën vendin derisa perandoria e perëndimit do të rrëzohej në vitin 476.Perandoria Bizantine e cila ishte pjesa e mbetur nga perandoria u rrëzua ne shek.15 nga Perandoria Osmane.

Kalifati Arab

Kalifati Arab shtrihej në Lindjen e Mesme,Afrikën Veriore dhe Gadishullin Iberik.Kalifati rezistoi disa shekuj.

Perandoria Mongole

Perandoria Mongole u krijua nga Xhenxhis Kani.Ai krijoi një ushtri të frikshme dhe të pamposhtur.Nën udhëheqjen e tij u krijua shteti më i madh i botës ne histori me afro 33 milion km katror tokë qe është sa dyfishi i sipërfaqes së Rusisë që është vendi më i madh i botës.Kjo perandori rezistoi shume pak pas vdekjes së Xhenxhis Kanit.

Perandoria Inkase

Perandoria Inkase shtrihej në pjesën më të madhe të Amerikave duke u bërë kështu një Superperandori.

Perandoria Osmane

Perandoria Osmane në kulmin e fuqisë së saj shtrihej në territoret e mëparshme të Bizantit dhe Kalifatit.Kjo perandori u krijua ne shek.14 dhe perfundoi ne shek.20.

Perandoria Spanjolle

Kjo perandori u krijua nga pushtimi i tokave të reja të zbuluara.Në kulmin e fuqisë së kësaj perandorie thuhej:Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Spanjolle.

Perandoria Franceze

Kjo perandori u krijua nga Napoleoni.Ai pushtoi të gjithë Europën,Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.Humbja që ktheu luftën ishte në Rusi ku Napoleoni humbi 600 mijë ushtarë.Pas kësaj humbje perandoria e tij nuk e mori më kurrë veten.

Perandoria Britanike

Perandoria Britanike është përpjekja e dytë më e madhe për dominimin e botës pas Perandorisë Mongole.Por ndryshe nga Mongolia,Perandoria Britanike rezistoi shume gjate bile ekziston edhe sot.Kulmi i fuqise se ketij shteti ishte gjate sundimit te Mbretëreshës Viktoria.

Perandoria Japoneze

Kjo perandori u krijua në Azi.Japonezët kërkonin të krijonin perandorinë e Diellit.Por ëndrra e tyre u shua në vitin 1945 kur Japonia nënshkroi kapitullimin pas hedhjes se bombës atomike.

Perandoria Naziste

Nazistët ishin shumë prane dominimit të Botës.Italia dhe Japonia,dy aleatët e Gjermanisë po fitonin në cdo front.Gjermanët ishin vetëm 50 km larg Moskës.Pikerisht ne Moskë ndodhi kthesa e madhe.Gjermania së bashku me 400 mijë ushtarë kapitulloi ne Rusi.Ishte humbja më e rëndë pas asaj të Napoleonit.Pas kësaj humbje fati i luftës u bë i qartë.

Bashkimi Sovjetik

Bashkimi Sovjetik krijoi nje perandori të madhe pas lufte.Ajo shtrihej ne Europën Lindore,Kinë,Kore e Veriut,Vietnam,Afrikë dhe Kubë.Kulmin kjo perandori e pati në kohën e Stalinit.Pas Stalinit erdhën Hrushovi,Brezhnjevi dhe Gorbaçovi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA-të janë sot e vetmja Superfuqi dhe Perandori Botërore.Perandoria e tyre nuk është krijuar nga lufta por nga dominimi ekonomik.Megjithëse zyrtarisht SHBA nuk njihet si zotëruese e botës faktikisht SHBA ka ndikim të madh në të gjithë botën përfshirë edhe Rusinë.New York konsiderohet kryeqyteti i Botës ndërsa Presidenti i SHBA-ve cilësohet Presidenti i Botës.SHBA ka ndërhyrë ushtarakisht në Vietnam,Irak dhe Afganistan.

Një ide për dominimin e Botës


Sipas një ideje mendohet se një vend mund të dominojë Botën duke përhapur kulturën dhe qytetërimin e tij sic janë Perandoria e re e sotme Kineze..
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi