Personaliteti dhe teorite mbisunduese
Faqja 1 e 1
Personaliteti dhe teorite mbisunduese
Personaliteti dhe teorite mbisunduese
Teoritë e personalitetit kanë disa qëllime kryesore. Njëri është që të organizojë karakteristikat e personalitetit. Teoritë japin një strukturë për të integruar karakteristika si agresiviteti, emocionaliteti, inteligjenca, shoqërueshmëria, ankthi dhe pasiviteti. Teoritë identifikojnë cilat karakteristika janë më të rëndësishmet dhe si organizohen ato në individë të ndryshëm. Kjo na ndihmon të kuptojmë marrëdhëniet midis sjelljeve tona të ndryshme.
Një synim tjetër i teorive të personalitetit është të shpjegojë variabilitetin në personalitet (ndryshimet dhe ngjashmëritë midis individëve). Teoricieni i personalitetit paraqet koncepte që japin faktorët që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit dhe sjelljeve të përditshme të individëve, dhe na ndihmon të kuptojmë pse secili nga ne është i veçantë
Një synim i tretë i teorive të personalitetit është që të përshkruajnë personalitetin normal dhe të shëndetshëm. Teoricienët e personalitetit kanë studjuar njerëz normalë si dhe njerëz me probleme me shpresën që të përcaktojnë faktorët që kontribojnë në krijimin e një personaliteti normal. Teoritë më kryesore që janë zhvilluar me kalimin e viteve.
Teoria psikoanalitike e Froidit.
Teoria e personalitetit e Froidit përbëhet nga tre koncepte kryesore: Id-it, superego dhe ego.
Id-i, që është i pranishëm që në lindje, përfaqëson prirjen instiktive dhe biologjike. Superego përbëhet nga vlera shoqërore dhe familjare që i janë ushqyer personit. Ajo është në një masë të madhe e pandërgjegjshme dhe frenon dëshirat e tij. Ego përbëhet nga një aftësi e ndërgjegjshme për të përceptuar dhe për tu marrë me realitetin në mënyrë intelligjente.
Sipas Frojdit, personaliteti i një individi është rezultat i ndërveprimit të këtyre tre forcave.
Psikologjia analitike e Jung.
Carl Jung mendonte se përveç yë pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive. e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit.
Në të pandërgjegjshmen kolektive janë ruajtur përvojat universale te njerëzve në shekuj. E pandërgjegjshmja kolektive formon përvojat tona, si një shtrat lumi i tharë i jep formë ujit që rrjedh pas një stuhie. Jungu i quajti këto ide të pandërgjegjshme universale arketipe.
Psikologjia kulturore e Horney (Horni).
Karen Horney ishte një mjeke e përgatitur në fushën e psikoanalizës. Si Jungu dhe Adleri, ajo u shkëput nga Frojdi, më tepër për shkak të theksit që i vë faktorëve biologjikë në personalitet.
Nëpërmjet teorisë së saj Horney shpreh idetë se ndikimet sociale dhe kulturore ishin ndikime shumë të rëndësishme mbi personalitetin.
Me kalimin e kohës Horney propozoi se ka tre tendenca neurotike, apo mënyra adaptimi.
Teoritë e Tiparit.
Modeli i tipareve të personalitetit i Eysenck (Aisenk).
Hans J. Ainsenk 1967, beson se personaliteti përbëhet nga sjellje dhe dispozita të renditura në hierarki. Më 1975 propozoi tre dimensione kryesore të tipit të personalitetit: introversion-ekstraversion, neuroticizëm (stabilitet), dhe psikoticizëm.
Introversioni përfshin karakteristika si pesimizmi, mendueshmëria, kujdesi dhe kureshtja. Ekstraversioni përfshin karakteristika si impulsiviteti, veprimtaria, eksitueshmëria gjallëria dhe shoqërueshmëria. Neuroticizmi shkon nga qëndrueshmëria në paqëndrueshmëri dhe mat tolerancën ndaj stresit.
Skaji i paqëndrueshëm i këtij dimensini përfshin karakteristika si nervoziteti, humori i keq, ankthi dhe skaji i qëndrueshëm përfshin karakteristika të tilla si të qënit i qetë, lidërshipi etj. Psikoticizmi përfshin karakteristika si agresiviteti, mosmarrja parasysh e rrezikut, vetia dhe mospërputhja me të tjerët.
Tiparet e çdo dimensioni mund të vihen në një kontinuum, si në rastin kur extraversioni-ekstraversioni dhe stabiliteti-jo stabiliteti tregojnë tipare si shpirti drejtues, gatishmëria dhe shoqërueshmëria, kurse personi jo stabël introvert mund të karakterizohet si nevrik, jo fleksibël, me ankth dhe pesimist.
Model 5 faktorësh i Personalitetit.
Aktualisht studimet merren me identifikimin e tipareve thelbsore që përshkruajnë me efektivitet personalitetin me një theks të përqëndruar tek modeli 5 faktorvsh i tipareve të personaliteti. Tupes dhe Christal (1961) ishin të parët që e propozuan këtë model dhe konsiston në këto faktorë: ekstraversion, këndshmëria, ndërgjegjshmëria, neuroticizmi (qëndrueshmëria emocionale) dhe kultura (pranimin e përvojës).
Teoritë Biheivioriste
Teoria e biheviorizmit dhe personalitetit e Skinner.
Bihejvioristët si Skiner përgjithësisht besojnë se personaliteti përkufizohet si mënyrat e mësuara të të sjellurit, e cila, si cdo sjellje, ndjek parimet e përforcimit, shuarjes, përgjithësimit, dallimit dhe ndëshkimit. Skiner merret me forcat e jashtme që veprojnë mbi individin, dhe nuk e trajton individin si një subjekt të lirë për të marrë vendime.
Teoria e modelimit e Bandura.
Teoria e Albert Bandura (1977) thekson rolin e vëzhgimit che të modelimit. Është e mundur që një njeri të mësojë dhe të ndryshojë sjelljen e tij duke vëzhguar dikë tjetër dhe pastaj duke imituar veprimin, me ose pa përforcim. Bandura eshikonte vehten si një numër strukturash kognitive të cilat drejtojnë përceptimin, të menduarit dhe sjelljen e një njeriu. Realizimi i përforcimit nuk është aq i rëndësishëm sa përceptimi i përforcimit.
Teoria e vendndodhjes së kontrollit e Rotter.
Një teori e mirë personaliteti duhet të plotësojë disa kërkesa. Ajo duhet të jetë e qartë ose të shprehet në fjalë dhe simbole të sakta. Ajo duhet të jetë e provueshme, me qëllim që të jetë e verifikueshme nga ana shkencore. Ajo duhet të jetë e gjallë dhe interesante në atë shkallë që t'i bëjë njerëzit ta studiojnë dhe ta përdorin.
Similar topics
» Personaliteti,teorite dhe modelimet rreth tyre
» Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë
» Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës
» Teoritë e reja për gurët e Stonhenge-it
» Priory Of Sion.Faktet, Teorite dhe Misteri
» Komplotet, besimi, legjendat dhe teoritë
» Përmbytjet në Univers, teoritë e së kaluarës
» Teoritë e reja për gurët e Stonhenge-it
» Priory Of Sion.Faktet, Teorite dhe Misteri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi