Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mali i shenjtë Emei dhe Buda Leshan në Kinë

Shko poshtë

Mali i shenjtë Emei dhe Buda  Leshan në Kinë Empty Mali i shenjtë Emei dhe Buda Leshan në Kinë

Mesazh nga Dimitrov Xhunga Thu Nov 08, 2012 4:48 pm


Mali i shenjtë Emei dhe Buda Leshan në Kinë


Mali i shenjtë Emei dhe Buda  Leshan në Kinë Buda1


Mali Emei, i mbiquajtur “mali Da Guanmin”, gjendet në Kinën perëndimore në zonën kalimtare nga ultësira Sëçuan në rafshnaltën e Tibetit. Maja e tij më e lartë Van Fo Ding është 3099 metra mbi nivelin e detit. Mali Emei është i njohur me panoramat e bukur natyrore dhe me figurat e budave.

Mali Emei ndodhet në zonën e bashkimit të shumë elementëve natyrorë.Në këtë mal ka 242 familje me 3200 lloje të bimëve të shkallës së lartë, duke përbërë 10% të numrit të përgjithshëm të bimëve në Kinë, ndër to numri i bimëve që rriten ose janë zbuluar në malin Emei ka arritur në 100.

Në të njëjtën kohë në malin Emei rrojnë edhe shumë kafshë të rralla, deri më sot janë zbuluar 2300 lloje. Mali Emei është terreni i rëndësishëm i studimit të zonave botërore të qenieve të gjalla dhe të problemeve të tjera të rëndësishme.

Mali Emei është një nga “4 malet e shenjta e njohura budiste të Kinës”. Përhapja e budizmit, ndërtimi dhe lulëzimi i tempujve i kanë shtuar këtij mali ngjyrën misterioze.

Kultura fetare, sidomos kultura budiste përbën pjesën kryesore të kulturës historike të tij, të gjitha ndërtesat, statujat, sendet budiste si dhe ritet, muzika dhe pikturat shprehin shijen e dëndur të kulturës fetare. Në malin Ëmei ngrihen shumë tempuj, ndër ta më të njour janë tempulli Baoguo, tempulli Vannian dhe 6 tempuj të tjerë.Buda e madhe Lëshan gjendet në majën Çiluan, në kohët e lashtë quhej “buda e madhe Maitreja”, “buda e madhe Gjiadin”. Kjo budë filloi të gdhendej në vitin 713 në fillim të dinastisë Tan dhe përfundoi pas 90 vjetëve.

Kjo budë gjendet në shpatin e malit dhe me fytyrë drejt lumit, ajo është buda më e madhe shkëmbore që ekziston sot në botë, dhe thuhet se “buda është aq e madhe sa mali”.

Figura e budës 71 metra e lartë është ulur,me fytyrë të pashme drejt lindjes, duke mishëruar madhështinë e kulturës së dinastisë së lulëzuar Tan. Në të dy anët e budës në jug e veri ka edhe 90 kamare me shtatore të gurtë të dinastisë Tan.

Mali i shenjtë Emei dhe Buda  Leshan në Kinë Emei1-300x225

Gjatë afro 2 mijë vjetëve, mali EMei ka krijuar grumbulluar trashëgimi të pasura kulturore që karakterizohen nga budizmi. Trashëgimitë natyrore dhe kulturore në malin EMei ka vlerë shumë të madhe historike, kozmetike, turistike, të kërkimeve dhe përhapjes shkencore, dhe përbëjnë pasuri të përbashkët të gjithë njerëzimit.

Në vitin 1996 mali E Mei dhe Buda e madhe Leshan u përfshinë në “listën e trshëgimive botërore” sipas kriterëve të trashëgimive kulturore dhe natyrore. Komiteti i trashëgimive botërore i vlerëson kështu: Në shekullin e parë, në majën me panorama të bukura të malit EMei, u ndërtua tempulli i parë budist.

Me ngritjen e tempujve të tjerë përreth tij, këtu është bërë një nga vendet e shenjta budiste. Gjatë shumë shekujve janë grumbulluar shumë pasuri kulturore, ndër to më e njohur është buda e madhe Lëshan nga drejtimi i bashkimit të 3 lumenjve, që është gdhendur në shekullin e 8-të në shkëmbinj malorë.

Kjo budë 71 metra e lartë është buda më e madhe në botë. Mali E Mei është i njohur edhe me llojshmërinë e pasur të qenieve dhe bimëve, nga bimët subtropikale deri halorë malorë, disa pemë kanë rrojtur mbi 1 mijë vjet.

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi