Apokalipsi 2012..? Per Mayat ndodhi një mijë vjet
Faqja 1 e 1
Apokalipsi 2012..? Per Mayat ndodhi një mijë vjet
Apokalipsi 2012..? Per Mayat ndodhi një mijë vjet më parë,tashti ndoshta rradha jone..!!
Perkeqsimi i klimes kushtezon trazira sociale dhe me pas e ardhmja ne pikpyetje...
Studimet e kryera nga shkencëtarët dhe arkeologët në një shpellë në Belize, pikërisht ne Yok Balum, sugjerojne per një skenar apokaliptik,pothuajse si ai i ashtuquajtur i "profecise" Maya për vitin 2012. Këto studime kanë rindërtuar 2.000 vjet të historisë klimaterike, duke kombinuar të dhënat me dëshmite historike qe Mayat kishin gdhendur në gurë dhe ne disa objekte,të gjetura gjatë gërmimeve.
Artikulli i botuar nga Ansa, risjell pikërisht një studim te gravures,që tregonë se ngjarjet armiqësore janë rritur dukshëm në mes të viteve 660 dhe 900, së bashku me to edhe kushtet e përkeqësuar klimaterike. Studimi, i kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicëres, dhe botuar në revistën Science, tregon se qytetërimi i lashtë Maya ishte kombinim fatal i përkeqësuar i klimës dhe intensifikimi i konflikteve sociale, në atë mënyrë që shkaktuan që ky qyteterim te shkaterrohej . Studimet e kryera nga Douglas Kennett, Pennsylvania State University, dhe Sebastian Breitenbach i ETH Zürich, kanë prodhuar nje kalendar historik mbi klimën dhe kulturën e kohës.
Çelësi i rezultateve është gjetur në kryerjen e analizave kimike në stalagmitet e një shpellë të largët në Belize, i cili zbulon një përkeqësimit të klimës në atë zonë gjatë periudhës midis viteve 660 dhe 1000.
Shpella është e vendosur rreth një milje e gjysmë nga Uxbenka, një vend i periudhës klasike të qytetërimit Maya,e që ndodhet në afërsi të qendrave të tjera të mëdha,por qe te të gjitha i jane nënshtruar të të njëjtit lloj klime. "Nëpërmjet ndryshimeve të përbërjes kimike dhe normave te rritjes se stalagmiteve është bere e mundur që të rindërtohej evolucioni i klimës së një rajoni të caktuar në detaje", thotë Xhani Zanchetta, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Volcanologjise (INGV). " Jane informacioni më i rëndësishëm - vëren ai-sepse ata na bëjnë të kuptojmë se si ato faktore mund të kenë ndikuar në rritjen apo shkaterrimin e qytetërimeve të përparuara të tilla si Maya, situatat kritike që ata kanë përjetuar,ngelet një mësim i rëndësishëm për të ardhmen''
Ndër instrumentat e përdorura nga studiuesit është gjithashtu edhe një "indeksi i luftës",i cili bazohet në përsëritjen e fjalëve të caktuara kyçe,që gjenden në mbishkrimet që sunduesit Maya i kane gdhendur neper pllaka, per te regjistruar rrjedhën e ngjarjeve. Frekuencat e gravurave tregojnë ngjarjet armiqësore te rritura ndjeshëm mes viteve 660 dhe 900, së bashku me kushtet e përkeqësuar te klimes. Klima e thatë dhe shterimi i burimeve ujore e ushqimore,thone hulumtuesit, sollen gradualisht paqëndrueshmërinë politike dhe me pas luftën.
Sot, ndryshimi i klimës është tashmë duke u zhvilluar dhe klima është një faktor i rëndësishëm që rregullon zhvillimin e shoqërise njerzore me ate mjedisit në të cilin ata jetojnë. "Studimi i tanishëm amerikan argumenton se 'Pranvera Arabe' mund të ketë qenë shkaktuar nga faktorët klimatikë," vëren Zanchetta. "Kostoja në rritje e grurit - përfundon ai - për shembull, kanë pasur pasoja në rezultatin konkret të tensioneve politike dhe sociale në atë pjesë të botës." E gjithë kjo mund të ndodhë përsëri? Uehhhh ... duke pasur parasysh gjendjen e tanishme të ndryshimeve te medha klimaterike, çdo gjë është e mundur.
Mënyra e duhur për të shpëtuar nga kjo ardhme Apokaliptike qëndron në respektimin e Tokës Nënë.Nëse ne nuk e respektojmë Tokën, në qoftë se ne nuk i respektojmë ciklet biologjike të saj, nëse nuk përshtatemi per ta mbrojtur ate , në vitet e ardhshme do të jetë e vështirë të perballemi me fatkeqësitë (naturale..),por më të fuqishme se ato aktuale....
Re: Apokalipsi 2012..? Per Mayat ndodhi një mijë vjet
Fundi i botës më 21 dhjetor? Supersticiozët “pushtojnë” Bugarach
Numri 1 i Bugarach, në Francë, druan se vendi do të mbipopullohet nga njerëz kuriozë dhe supersticiozë, të cilët i besojnë profecisë se bota do të përmbyset në datën 21 dhjetor dhe mund të shpëtojnë vetëm ata që ndodhen në malin Bugarach.
Kreu i bashkisë, i ka kërkuar qeverisë qendrore, burimet e nevojshme për të përballuar atë që druan se do të shndërrohet “në një delir masiv”. Prej muajsh të gjitha hotelet dhe shtretërit nëpër pensione janë pronotuar dhe gati çdo banesë është shndërruar në vend pritjeje për të huajt. Ka mjaft prej atyre që janë gati të paguajnë çfarëdolloj shifre për tu ndodhur në Bugarach natën mes 21 dhe 22 dhjetorit, kohë kur përfundon kalendari Maya.
Ndërsa shkenca po përpiqet prej kohësh të bindë se profecia nuk është e vërtetë dhe “fundi” i kalendarit Maya nuk është domethënës, miliona njerëz ndihen të terrorizuar nga ideja. Nuk është shpjeguar ende pse mali Bugarach duhet të shpëtojë nga apokalipsi, por disa e shpjegojnë me faktin se dikur njihej si vendi ku ishte fshehur Graali i Fshehtë. Të tjerë thonë se njihet si udhëkryq i vizitave të jashtëtokësorëve.
Similar topics
» Zbulohet ADN më e vjetër e njeriut modern, 45 mijë vjet më pare
» Njerëzit evropianë të Epokës së Gurit zbuluan Ameriken para 10 mijë vjetesh.!
» 100 vjet pavaresi?
» Çfarë i ndodhi pemës? (Video)
» Historia e 3 mijë shqiptarëve në ushtrinë e Napolon Bonapartit
» Njerëzit evropianë të Epokës së Gurit zbuluan Ameriken para 10 mijë vjetesh.!
» 100 vjet pavaresi?
» Çfarë i ndodhi pemës? (Video)
» Historia e 3 mijë shqiptarëve në ushtrinë e Napolon Bonapartit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi