Eksperienca “Afër vdekjes”
Faqja 1 e 1
Eksperienca “Afër vdekjes”
Eksperienca “Afër vdekjes”
Parapsikologjia, si njohuri e re shkencore në formim e sipër, që merret me studimin e fenomeneve të ndryshme paranormale dhe jashtëshqisore, kohëve të fundit pasurohet edhe me një segment specifik të fushës së saj të gjerë kërkimore – fenomenin “nde” (shkurtesë nga anglishtja: Near Death Experience – Eksperienca “Afër vdekjes”), që kanë të bëjnë me dëshmitë gjithnjë e më të shpeshta të përjetimeve të shumë njerëzve, pas kontakteve të afërta me vdekjen.
Dhjetëvjeçarëve të fundit, mjekët dhe shkencëtarët ballafaqohen me rastet e jashtëzakonshme që nuk mund të shpjegohen me njohuritë tona ekzistuese të shkencës bashkëkohore.
Konkretisht, fjala është për përjetimet mrekulluese të individëve të shumtë, pas gjendjes së komës, vdekjes klinike, transit psikik… pra, pas përjetimit të ndjenjës “në kufi të vdekjes” dhe të rikthimit të sërishëm në jetë. Edhe pse instrumentet tejet të ndjeshme medicinale, në ato momente nuk shënonin asnjë aktivitet të vetëdijshëm të trurit, dëshmitarët, pas kësaj gjendjeje, ktheheshin me rrëfimtarë të fascinuar të përjetimeve të ndryshme, që krahasuar me rastet e njëjta të izoluara nga vendet e ndryshme të botës, këto rrëfime në mes veti kishin përmbajtje analoge.
Rasti më i popullarizuar i këtij lloji në botë është ai i Beti Idit, e cila, eksperiencën personale të përjetuar të fenomenit “NDE”, e ka përshkruar në veprën e vet të njohur: “Në përqafim të dritës”, vepër kjo “bestseller” në SHBA, e shitur në 5 milionë ekzemplarë.
Beti Idi është një grua psikikisht dhe fizikisht normale, e cila kishte jetë të zakonshme. Ishte nënë e shtatë fëmijëve dhe me burrin e saj jetonte në harmoni bashkëshortore. Në moshën tridhjetë vjeçare, qe e detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik. Menjëherë pas operimit, derisa pushonte në shtratin e kurimit pas operativ, papritmas fillon të ndiejë se si trupi i saj bëhej i lehtë dhe bie në komë.
“… Aty për aty shpirti im çrrënjoset nga gjoksi dhe fillon të ngrihet lart…” shkruan Beti në veprën e saj. “Ndjenja e parë në atë moment ishte një lehtësim i këndshëm. Nuk vërejta asgjë që do të dukej jonormale. Nuk kishte asgjë të panatyrshme në atë përjetim. E mbushur përplot me ndjenjën e lirisë së pakufishme, ndjeva se fillova të ngrihem në lartësinë e tavanit.
Nga kjo lartësi, vërejta në shtrat një trup të shtrirë. U bëra kureshtare ta zbuloj se kujt i takon ky trup dhe u lëshova poshtë. E njoha! Qe imi! Menjëherë, në atë çast kuptova se isha larguar nga jeta. Kisha vdekur! Nuk u dëshpërova.
Përkundrazi u ndjeva e lumtur. Tripi im, që ishte i shtrirë aty poshtë, m’u duk si një rrobë e vjetruar që e kisha braktisur. Nuk kisha më as dhembje pas operative, që, sa isha në trupin tim, qenë tejet të forta. Isha e kapluar tërësisht nga ndjenja e gëzimit, sepse unë tanimë isha trup tjetër, pa peshë dhe tejet të lëvizshëm!”.
Më pas, siç e përshkruan Beti në veprën e saj, në praninë e afët u paraqitën tri silueta që dukeshin si të pleqve dhe u prezantuan se vijnë nga “e kaluara e përhershme”.
“E njoftojmë që ka vdekur e re, duke e inkurajuar se nuk do të brengoset për këtë”. Me të kuptuar se tanimë, vërtet, ishte e vdekur, Betit, në atë moment, i kujtohen bashkëshorti dhe fëmijët. Pasi vëren se mund të lëvizë, furishëm drejtohet kah shtpia e saj. Në atë çast, në sallonin e shtëpisë së tyre familjare, e shikon burrin dhe fëmijët se si pa brenga kryenin veprimet e zakonshme ditore.
Aty për aty tenton të depërtojnë dhe të hulumtojë në thellësinë e shpirtit të tyre. Në këtë zhytje, te çdonjëri, veç e veç, vëren se në fluidet eterike si mbështjellëse të trupit të tyre të quajtur shpirt si klishe, paraprakisht, ishin të kalitura fatet e tyre. Pasi u sigurua se ardhmëria e të dashurve të saj ishte e mirë, u ndje e lumtur. Më pas nga largësia dëgjon një tingëllimë sikur të këmbanave të vogla.
Aty për aty, një forcë e madhe tërheqëse e shpie kah një hapësirë thellësie që ngjante si tunel, në fundin e të cilit, ajo sheh një dritë verbuese. Gjatë këtij udhëtimi që ndodhi me një shpejtësi marramendëse, nuk ishte e frikësuar fare, sepse ajo që e kishte përmbushur atë hapësirë të atij tuneli ishte ndjenja e fortë e dashurisë.
Si u transformua shpirtërisht?
Sikur tek Beti, ngjashëm edhe me tregimet e tjera të dëshmitarëve të ndryshëm, me të arritur në fund të tunelit të errët, nga shihej drita e fortë, paraqitet një figurë flakëruese drite, me kontura të qarta të një plaku me mjekër të gjatë, të cilit mund t’i bëheshin pyetja për shumë gjëra të paqarta nga situata.
Atë, ajo krijesë flakëruese drite në formë plaku, pas shumë këshillave dhe udhëzimeve të tjera të bëra, e njofton se duhet të kthehet në tokë, sepse ende nuk i kishte ardhur koha ta braktiste jetën materiale, me kusht që tani e tutje duhej ta ndërronte në tërësë mënyrën e zakonshme të të jetuarit dhe të menduarit. Kështu, Beti kthehet në spital, hyn në trupin e saj të shtrirë në shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e përcaktuar prej mjekëve si “vdekje klinike”.
Vazhdon të jetojë, por jo më si Beti e dikurshme, por e transformuar shpirtërisht.
I nxitur nga dëshmitë e shumta dhe nga përshkrimet tërësisht analoge të personave të ndryshëm anë e këndej botës, mbi përjetimet e tyre pas gjendjes së komës, transit psikik, vdekjes klinike…, dy shkencëtarë të mirënjohur amerikanë, autorë të veprës së famshme dhe më e lexuar “Jeta pas jetës”, Dr. Kened Ring dhe Rajmond Mudi, formojnë Shoqatën e parë ndërkombëtare në botë për hulumtimin e fenomenit “NDE” (shkurtesa nga anglishtja: near death experience-eksperienca “afër vdekjes”).
Dr. Kened Ring, profesor i psikologjisë në Universitetin Konektiket, në SHBA, në lidhje me këtë fenomen tejet specifik dhe kontradiktor, si dhe për rezultatet e arritura në këtë drejtim, deklaron:
“Kur, në vitin 1976, së bashku me kolegun tim Dr. Rajond Mundi, kemi filluar të punojmë në këso rastesh, në rend të parë deshëm të bindemi se mos kemi të bëjmë me ëndrra ose halucinacione. Fillimisht, mu ky ishte shkasi t’i hyjmë kësaj pune.
Por, të gjithë bashkëbiseduesit tanë që i intervistonim, për përjetimet e tyre “gjatë vdekjes”, jo vetëm se na flisnin aq bindshëm, duke i përshkruar në detaje të gjitha situatat, por asnjë taktikë e parapërgatitur nga se, si grackë e verifikimit të mundësisë së gënjeshtrës nga ana e tyre, nuk i dëshmoi dyshimet tona. Ishim më se të bindur, se në këto tregime, vërtet, misterioze, nukkemi të bëjmë me ëndrra dhe as halucinacione, e më së paku gënjeshtrat.
Pra vetes kishim një sfidë për një fenomen, vërtet, misterioz. Pasi u bindëm se ka diçka, vërtet, sfiduese në këtë ndërmarrje, filluam t’i hulumtojmë teknikat e njëjta që të çojnë në këtë gjendje tëndryshme shpirtërore, sikure është medimit, transi psikik, krizat mistike dhe religjioze. Vërtetuam se gjendja më e përafërt psikike e fenomenit tonë studimor, ishte gjendja shpirtërore “OOBE” (anglisht: out of the body eksperience – udhëtimi jashtë trupit), e cila mund të përjetohet si në situatat e shfaqjes së gjendjes “NDE”, po ashtu, edhe në mënyrë plotësisht të vetëdijshme, nga ana e personave paraprakisht të ushtruar mirë për udhëtime jashtëtrupore.
Gjatë “gjumit anastezik”, para operimit, shumica e pacientëve e ndiejnë veten se rrinë pezull në ajër, duke pasur mundësinë që ta shohin në detaje vijimin e operacionit të bërë në trupin e tyre!”, thekson në vazhdin dr. Ring. “Ka pasur raste që disa pacientë, në këtë gjendje, ta quajmë ashtu – kome, të udhëtojnë tek të afërmit e tyre në largësi të mëdha dhe pas krahasimit të këtij udhëtimi me skenat e para që të moment nga largësia, dëshmohet se “udhëtimi astral”, vërtet ka ndodhur!”.
Similar topics
» Misteri i vdekjes se Hitlerit
» A ekziston jeta pas vdekjes?
» Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
» NASA : Çka po fshehë Ylli i Vdekjes
» Engjëlli mbi kinemanë e vdekjes në Kolorado
» A ekziston jeta pas vdekjes?
» Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
» NASA : Çka po fshehë Ylli i Vdekjes
» Engjëlli mbi kinemanë e vdekjes në Kolorado
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi